26.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Islami: Frika që ka, do t’ia bëjë fundin të tmerrshëm

Kastriot ISLAMI
Të gjithë e dinë se është frikacak, shumë frikacak…
Edhe gufosja e krekosja është shprehje e frikës së madhe që e pushton…
Mbi të gjitha ka frikë të madhe nga e Vërteta, shumë frikë, prandaj gënjen e mashtron për gjithçka…
Ka shumë frikë nga realiteti prandaj i largohet vazhdimisht atij duke krijuar realitetin e tij virtual…
Ka shumë frikë nga humbja e pushtetit prandaj kapet me thonj e dhëmbë pas tij…
Ka frikë nga vdekja prandaj kërkon ti shpëtoj duke u marrë me politikë
Ka shumë frikë nga të fortët dhe kriminelët prandaj i mban afër ata dhe i lëpihet atyre…
Rama shumë frikë nga dialogu, prandaj gjatë të gjithë kohës është në monolog…
Ka shumë frikë nga aftësia prandaj mban afër vetes mediokër e injorantë…
Ka shumë frikë nga ndershmëria prandaj është zhytur në pisllëk dhe korrupsion…
Ka shumë frikë nga normaliteti prandaj sillet si pervers dhe ekstravagant…
Ka shumë frikë nga kundërshtarët prandaj mban pranë vetes servilë e kukulla
Ka shumë frikë nga nata prandaj nuk fle i qetë dhe preferon ta kalojë natën me taksistë…
Ka shumë frikë nga transparenca prandaj fsheh gjithçka…
Ka shumë frikë nga gratë prandaj i keqpërdor…
Ka shumë frikë nga fundi i tij politik dhe kjo frikë duket do t’ia bëjë fundin të tmerrshëm…
Është një frikacak që do të çmontohet gradualisht por që mund të shpërthejë nga frika…
Një frikacak që mendon ti shpëtojë ndëshkimit me lëpirje por këtë rrugë e shikon të mbyllur …
Një frikacak që mendon të shpëtojë duke i bërë gropën të tjerëve por që do bjerë vetë brenda…
Një frikacak shpifës që kërkon të shpëtojë me antishpifje…
Një frikacak që po tenton të shkatërrojë gjithçka për të shpëtuar por që do të vetëshkatërrohet….
Një frikacak që ka lepurin në bark por një frikacak që mund të shpërthejë nga

“Shqipëria do të bëhet një kafene e madhe”!

Aurel PLASARI

Fjala sot në përurimin e vëll. III “Vepra të zgjedhura” të Mid’hat Frashërit / Lumo Skëndos:
Pjesa e tretë e vëllimit III të “Veprave të zgjedhura” të Lumo Skëndos përbëhet prej shkrimesh më së shumti nën syzën “Dukë kënduar një libër”, të botuara në revistën “Hylli i Dritës”, por hera-herës edhe në revistën e tij “Diturija”, në “Dodona”, në “Edukata e re”, në “Besa”. Përfshijnë gati një dhjetëvjeçar: 1922-1931. Programin e këtyre shkrimeve Lumo Skëndo e ka përvijuar vetë si vijon:
“Miqtë e mi të “Hyllit” do të kenë vënë re se në shkrimet që po botoj me titullin “Duke kënduar një libër”, kujdesi im është t’u jap një njoftim mbi veprat që botohen për Shqipërinë dhe t’u mbaj në korrent të ideve të botës për sa i takon vendit tonë. Kombet, si dhe njeriu, nuk mund të rrinë indiferentë për opinionin që kanë të huajt për ta. “Ç’thonë bota?” është një pyetje plot brengë që bën i moçmi. Kjo nevojë është dhe më e madhe akoma për ne shqiptarët , një komb i lindur, i ri në jetën politike, një popull i njohur ligsht dhe mbi të cilin është bërë një propagandë e ligë. Të njohurit e opinionit publik të botës për Shqipërinë s’është, pra, për ne një kuriozitet, një merak letrar, po më tepër një detyrë politike dhe patriotike”.
Autorët e huaj, për veprat të cilëve ka shkruar këtu, alternohen në dy çeta: në “miq” ose “dashamirë” të shqiptarëve dhe në “armiq” ose “rivalë” të tyre. Të parët i ka dalluar për objektivitetin, ndershmërinë, paanësinë, sinqeritetin, seriozitetin, por edhe kurajën për t’i thënë të vërtetat. Ndër këta shkëlqejnë prej vlerësimeve të tij emra, si koloneli Aubrey Herbert, deputeti Justin Godard, senatori D’Estournelles de Constant, miss Edith Durham etj. Të dytëve u ka vënë në dukje veset e trillimit, të mashtrimit, të ligësisë dhe të pandershmërisë, stilin fyes e detraktues, deri edhe shitjen e penës. Gjithsesi ka pasur elegancën të shënojë që i ka trajtuar si “armiq” padashtas, në kuptimin që nuk do të dëshironte aspak që Shqipëria dhe shqiptarët të kenë armiq.

Çfarë ngre më shumë peshë: raportin e ndikimit mes të parëve dhe të dytëve autori e ka vlerësuar të zhdrejtë. Ky bilanc negativ për shqiptarët përbën për të shqetësimin madhor në gjithë ciklin e shkrimeve “Duke kënduar një libër”. Më se një herë ka pohuar hapur: “Mjerisht kundërshtarët tanë janë përpjekur më tepër se ne”. Fjalët e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët i ka përshkruar figurativisht të mbytura në një oqean qortimesh dhe kritikash. Ndërsa shqiptarët të mësuar të mjaftohen me mbrojtjen që u bëjnë nëpër botë miqtë e tyre.
Ky shqetësim madhor, i përsëritur dendur në veprën publicistike të Lumo Skëndos, përbën vlerë më vete të mendimit të tij politik më shumë se albanologjik. Mirëpo ai nuk është mjaftuar me këtë konstatim dhe me shpalljen e këtij shqetësimi. Qysh në fillim të viteve’20 Lumo Skëndo përvijoi edhe programin, në trajtë detyrash, për të përballuar betejën në atë “mejdan”, siç e quajti.
Detyrat kryesore në bazë të këtij programi i ka parashtroi kështu:
1) Të njohim mirë taktikën dhe armët e përdorura prej kundërshtarëve tanë;
2) Të këndojmë literaturën e tyre politike;
3) T’ia bëjmë atë të njohur popullit tonë;
4) T’i përgjigjemi asaj duke ditur si të ruhemi e të mbrohemi.
Dhe ka shtuar argumentin bindës me vlerë edhe sot e gjithë ditën: “Se bota e di fuqinë e shtypit, pushtetin e botimeve, që bren dhe përmbys fortesat”.
Nuk do të ishte e drejtë të mos hap një parantezë për të kujtuar që vetë Lumo Skëndo, prej më shumë se një dhjetëvjeçari, e kryente tanimë atë detyrë, ndonëse për këtë nuk rezulton të jetë mburrur ndonjëherë. Po përmend si shembuj vetëm disa pak tituj të botimeve të tij në atë “mejdan”:
1) L’Affaire de l’Epire: le martyre d’un people, Sophia 1915;
2) L’Albanie et les Albanais, Lausanne 1918;
3) Albanais et slaves, Lausanne 1919;

4) Pour l’Albanie, Lausanne 1919;
5) Les Albanais chez eux et à l’étranger, Lausanne 1919;
6) Albania : zece ani de istoria albanezâ, Constanta 1921;
7) Le Différend albano-serbe, Constanza 1921.
Etj.
Armiqve ç’u takon armiqve, shqiptarëve ç’u takon shqiptarëve, kështu do ta perifrazoja këshillën “NJIH VETVETEN”, që Lumo Skëndo e ka përsëritur, madje duke ngulmuar mbi të, edhe në shumë punime dhe shkrime të tij të tjera publicistike si fjalë e të urtëve të çdo epoke.
Për të jo të gjitha qortimet dhe kritikat e shkruesve të huaj janë të pavërteta ose të rreme. Ka mes tyre nga ato prej të cilave mund dhe duket nxënë mësim. Ky qëndrim e dallon Lumo Skëndon për realizmin politik në vlerësimet e tij ndaj autorëve të huaj. Edhe ndaj autorëve “armiq”. Një e vërtetë e thënë troç, edhe në qoftë e hidhur, ka vlerë.
Një shembull: duke vlerësuar librin “Dy vagabondë në Shqipëri” (London 1927) të çiftit Jan & Cora Gordon, e ka cilësuar atë edhe “të pikëllueshëm”. “Po është si kinina e hidhur që duhet pirë kundër etheve, – ka shkuar për të vijuar: – Kemi detyrë të shikohemi në pasqyrë para se të dalim para botës , të shohim ç’të meta kemi”.
Më në fund, me teknikën e njohur narrative të hapjes së sirtarit brenda sirtarit, më duhet të pohoj që pothuaj në çdo faqe të ciklit “Duke kënduar një libër” gjen përkime me realitetin tonë, me të sotmin. Dhe e shumta nuk janë përkime të ëmbla, përkundrazi.
Më ngacmuesi mes tyre është kallëzimi prej Lumo Skëndos së viteve ’20 i paaftësisë së “doktorëve” (në kuptimin e njerëzve të ditur) të Shqipërisë për të zbritur në fushën e betejave të mendimit politik, në kohë e sipër që fletoret e shtypit shtohen, sikundër e thotë autori, “si kërpudhat mbi togun e plehut”, kurse gazetat shndërrohen në “industri nacionale”. Vetëkuptohet që në ato kohë nuk ekzistonin portalet dhe faqet personale, prandaj autori nuk është shprehur për to. Druaj, vëren ai, që intelektualët tanë, për nga mënyra se si e shkruajnë shqipen, nuk e dinë alfabetin e gjuhës shqipe deri në fund, e dinë atë deri te shkronja v, meqë shkronjat x, xh, y, z, zh përdoren fare pak. Madje ata as që kanë kohë ta nxënë tërë alfabetin e shqipes, na thotë Lumo Skëndo, duke qenë të zënë “për të nxjerrë gazeta” dhe “për të vënë kandidaturën për deputet, prefekt ose ministër”. Në vijoftë puna kështu, ka parashikuar ai, “Shqipëria do të bëhet një kafene e madhe”! Profeci e hidhur, sigurisht, por e hidhur si ajo “kinina” e përmendur që, në të vërtetë, bën mirë kundër etheve.
fb © a.p.

Pas ultimatumit turk, Cipras tërhiqet nga projekti me Ramën për faljen e detit Greqisë

Kryeministri dhe Ministër i Jashtëm, Aleksis Cipras, është distancuar publikisht sot nga deklaratat Nikos Kotzias për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale të Greqisë.
Sipas Cipras, procesi do kryhet gradualisht, me dialog të përbashkët me gjithë partitë politike, duke ngritur Këshillin Kombëtar të Politikës së Jashtme.
Ndërkohë, vendimet përfundimtare do të kalojnë me ligj në Parlament, jo me dekret presidencial sipas formulës Kotzias.
Sot Cipras është informuar dhe për ecurinë e negociatave me Shqipërinë, që së bashku me Ballkanin, Turqinë dhe Qipron kalon në kompetencat ekskluzive të atij vetë.
Në lidhje me deklaratat Kotzias për zgjerimin e ujërave territoriale, Greqia ka hasur bllokadë të egër nga Turqia, që i është përgjigjur deklaratave Kotzias me ‘casus belli’ – shkak lufte.
Greqia kërkon zgjerimin e ujërave territoriale në Egje që së bashku me ishujt i siguron 75% të zonës detare, që bie ndesh me interesat e palës turke.
Në këtë debat përfshihet edhe Shqipëria, në vijën Joniane nga ishujt Othonos dhe Diapontike.
Pala greke, gjithsesi, thekson se me Shqipërinë nuk ka çështje prioritare për politikën e jashtme, se marrëdhëniet janë tejet miqësore dhe se nuk ka asnjë problematike.

Përgjimet/ Si futi në në konflikt vëllezërit e saj Ndoka, drejtoresha e hipotekës së Lezhës

Mimoza Ndoka është motra e deputetit Arben Ndoka, e cila bashkë me të arrestuarit e tjerë ndodhet sot në Gjykatë për të marrë masën e sigurisë lidhur me tjetërsimin e pronave në Lezhë.
Ndoka rezulton se ka qenë kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lezhë, dhe për këtë shkak ajo ka rënë pre e dosjes së përgjimeve.
Nga shqyrtimi i dosjes rezulton se shtetasi Arben Ndoka rezulton se ka konstatuar se prona e tij nuk figuronte në emrin e tij, por në emrin e shtetasit Altin Mikaj, ku ka të dhëna se është dhëndër i të ndjerit Sandër Ndoka. Pas ardhjes në dijeni të këtij momenti Arben Ndoka është acaruar dhe ka pasur debate të forta me motrën e tij Mimoza Ndoka dhe vëllanë e tij Gjevi Ndoka.
Në përgjimet në vijim rezulton se Arben Ndoka duke pasur idenë se anëtarët e tij të familjes kishin dalë nga rregullat ‘kanunore’ familjare është acaruar dhe ka akuzuar vëllanë më të madh të ndjerin Aleksandër Ndoka. Duke qenë se pronën që realisht duhet të ishte në emër të tij i është dhënë pa ndonjë shpjegim dhëndrit të Aleksandrit. Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit PS, mbeti i i vrarë me armë zjarri më 9 dhjetor të vitit 2017.
Arben Ndoka ka kërkuar llogari si nga familjarët e tij ashtu edhe nga punonjësit në zyrat përkatëse shtetërore që prona objekt konflikti duhej kthyer me patjetër në pronë shtet, pastaj e dinte ai se si të vepronte për ta marrë. Kështu ai debaton me Gjevi Ndokën, Mimoza Ndokën, Bardhok Bardhi, inxhinier dhe Bledar Cara kushëri i tyre që punon në hipotekë.

Në vijim tregohet shqetësimi që kishte sidomos Mimoza dhe Gjevini pasi kishin frikën e ndonjë përplasjeje fizike ndërmjet vëllezërve Aleksandër dhe Arben Ndoka.
Pjesë nga përgjimet
Mimoza: Tashti që ta dish se prandaj i ka rënë telefonit … që ti të lidhesh me Bardhin dhe të marrësh numrin e parcelës që ta verifikosh.. A po lidhesh me Bardhin ti? ( Bardhok Bardhi rezulton inxhinier gjeodezie matje)
Gjevi: Shih tani Mozë që ta shpjegoj unë nji diçka.. kur futesh te Pashku e del te ajo rruga për me dal e u la (plazh) ‘ Ky” e ka djashtas e Pashku e ka majtas Mozë, nuk ka lidhje fare!
Mimoza: Bravo … mirë shumë bukur shyqyr aq ma mirë.
Gjevi: A kupto?! Nda rruga … ka shenjë në të.. rri e qetë e di unë atë punë,
Mimoza: Po po, perfekt ndërko ti vetëm sqaro Bardhin…
Gjevi: Po në past merak po ta them me bindje, … se dikund aty e din ai se jma edhe une me kët… e ja jap unë pjesën teme e s’ma bahët vonë hic..!
Mimoza: Po jo ore se nuk është ashtu, nuk don ashtu ai.. !!
Gjevi: Nuk e lo po gjo unë të mos mërzitet ai !!
Mimoza: jo jo nuk ka lidhje kjo pjesë… ‘ai’ thjesht don që mos të jenë hap ‘njerëzit e vet aty’ !!! Kët hall ka ai.

Banda “Avdulaj”, të gjithë rrugët të çojnë tek Partia Socialiste

Nga Boldnews.al

Avdulajt e Shijakut konsiderohen një prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend. Ata u goditën së fundmi, falë insistimit të autoriteteve gjermane, të cilët kishin identifikuar këtë grup si një prej furnizuesve të tregut të vendit të tyre me droga të forta, kokainë dhe heroinë.
Policia shqiptare, pavarësisht se ka njohuritë e duhura për aktivitetin e këtij grupi kriminal, nuk ka ndërhyrë asnjëherë gjatë 5 viteve të fundit të qeverisjes së “Rilindjes”. Detajet nga dosja hetimore e Prokurorisë për Krime të Rënda në ngarkim të tyre zbulojnë arsyen e vërtetë se përse Avdulajt, megjithëse ishin tepër aktiv në trafikun e narkotikëve, nuk u goditën nga Policia e Shtetit.
“Sekreti” i suksesit të Avdulajve qëndron në faktin se ata kanë bashkëpunuar me zyrtarë të ndryshëm të Partisë Socialiste, e cila kontrollon në çdo qelizë Policinë (e pavarur, sipas ligjit) të Shtetit.
Në bazë të elementëve hetimorë, të publikuar deri më tani, rezultojnë se Avdulajt kanë pasur kontakte me zyrtarë dhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste në 4 drejtime të ndryshme:
1. Hetimi për Avdulajt ka nisur zyrtarisht kur, me urdhër dhe insistim të Prokurorisë së Kavajës, policia e atij qyteti arrestoi në automjetin e kryetarit të degës së Partisë Socialiste, Gentian Daja, dy persona të kërkuar për shitje dhe tregtim lëndësh narkotike të forta, Ramadan Shabani dhe Endrit Duka.
Në momentin e arrestimit, në mjetin Audi të Gentian Dajës ishte në timon i kërkuari Shabani. Të arrestuarve iu gjet në flagrancë edhe një sasi lënde narkotike kokainë. Nga ky episod nisi hetimi për bashkëpunëtorët e dy të arrestuarve në Kavajë, ku u arrit deri tek Avdulajt e Shijakut. Por, natyrisht, hetimi i autoriteteve shqiptare u bazua më së shumti në të dhënat e mbërritura nga autoritetet gjermane, ku Avdulajt dyshohet se trafikonin lëndën narkotike.

2. Gjatë hetimit për Avdulajt, prokuroria arriti të identifikonte edhe përfshirjen në korrupsion të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko. Ky i fundit, ish-deputet i Partisë Socialiste deri në qershor të vitit 2017, u emërua nga ministrja e Drejtësisë, me porosi të Kryeministrit Edi Rama, në krye të Burgjeve.
Nga përgjimet mbi Avdulajt, rezultoi se një anëtar i bandës kishte ndërhyrë tek Arben Çuko për transferimin e një të burgosuri nga burgu i Burrelit në një më afër me Tiranën. Në këmbim të këtij “favori”, Çuko do të paguhej me 3 mijë euro.
3. Po gjatë hetimit të Avdulajve, prokurorët zbuluan një lidhje të tyre me familjen Ndoka nga Lezha, e cila ka si personazh kryesor Arben Ndokën, ish-deputet i Partisë Socialiste. Ndoka humbi mandatin e deputetit për shkak të ligjit “Për dekriminalizimin”. Por, gjithësesi, ai vijoi aktivitetin e tij politik për Partinë Socialiste në Lezhë dhe u pa shpesh, në daljet publike, në krah të kryeministrit Edi Rama.
Nga përgjimet e Avdulajve, rezultoi se dy anëtarë të familjes Ndoka janë arrestuar për mbajtje narkotikësh, të cilën e kishin siguruar nga Avdulajt. Gjithashtu, disa anëtarë të tjerë të Ndokave, përfshirë ish-deputetin, u arrestuan në bazë të përgjimeve për Avdulajt, si të dyshuar për tjetërsim të pronave në bregdetin e Lezhës.
4. Lidhja e katërt dhe më e fuqishme e Avdulajve është ajo me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Gjithësesi, për këtë pistë, Prokuroria për Krime të Rënda dhe Policia e Shtetit nuk dhanë asnjë informacion në konferencën e tyre për media, ku, triumfatorë, paraqitën rezultatet e këtij operacioni të gjerë.
Partia Demokratike ka deklaruar shpesh se Avdulajt i kanë shërbyer Vangjush Dakos dhe Partisë Socialiste për të siguruar vota për maxhorancën gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, të zhvilluara në qershor 2017. Për të mbështetur këtë qëndrim, opozita, krahas informacioneve që posedon, ka publikuar pak kohë më parë edhe një video, ku Vangjush Dako dhe deputeti i ri, Jurges Çyrbja, festonin me Avdulajt fitoren e Partisë Socialiste në votimet e vitit të kaluar.

Basha: Përballja me popullin, e pashmangshme, fundi i diktaturës së krimit i sigurtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një status në Twitter, ka ritheksuar se vendi nuk ka më as kryeministër, as polici e as gjykata.
Basha shkruan se, Shqipëria udhëhiqet nga një tufë politikanësh banditë që po mbajnë peng vendin.
Megjithatë, ai shprehet se përballja me popullin është e pashmangshme dhe se fundi i diktaturës së krimit është afër.
“Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por një tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin. Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurtë”, shkruan Basha.

Lubonja: Ndërkombëtarët kapën me presh në duar prokurorinë shqiptare, pse nuk arrestohet “Xhuxhi”?

Analisti Fatos Lubonja, teksa komentoi dosjen e përgjimeve për operacionin ‘Vol-Vo 4’, u shpreh se, prokuroria duhet të hetojë se kush është ‘Xhuxhi’ që përmendet në këtë dosje.
Ai tha se disa mendojnë se personi me këtë nofkë është kryebashkiaku Vangjush Dako, apo një punonjës administrate që bashkëpunon me krimin për punësime.
‘Në gjithë këtë zallamahi siç thotë populli, këtu nuk ka asnjë entuziazëm. Mendoj se mjafton që t’i bëj vetes dhe juve një pyetje për të kuptuar nëse kemi të bëjmë këtu me një dëshirë për të çmontuar krimin me politikën. Dosja e fundit e tregoi qartë lidhjen e krimit me politikën.
Do ta mbuloj prokuroria apo do t’i shkojë deri në fund?! Mesa pashë unë aty tek përgjimet na përdoret një pseudonim ‘Xhuxhi’ që qenka një punonjës administrate. Disa thonë se qenka Vangjush Dako, që për mua s’ka rëndësi. Ai bënte pazare për punë. Ky hetim qenka për gati dy vjet. Ore cili është ‘xhuxhi’? Ta kapin ‘Xhuxhin’. Kusho qoftë ky, Dako apo kushdo tjetër, detyrë e prokurorisë është që ta kapin. Ne se dimë se kush është ‘Xhuxhi’, ne duam ta kapin. Një ‘Xhuxhi’ qenka në një zyrë, dhe deri tani nuk bëjnë asgjë’, tha Lubonja për News 24.

Po ashtu Lubonja theksoi se edhe këtë herë, siç ndodhi në rastin ‘Tahiri’, ndërkombëtarët ‘kapën me presh ndër duar prokurorinë shqiptare’.
‘Nga mënyra se si flasin ata duket se e kanë dokumentin, por se thonë (opozita për akuzat ndaj Dakos). Unë di që aty ka një ‘xhuxhi’ dua ta di se kush është ai, pasi ai po bashkëpunon me kriminelë.
Njerëzit e dinë se s’kanë nevojë për këto dosje. Të gjithë i dinë ato pronat se ku i kanë. Mjafton të shohësh se nga i bënë këto prona, këto hotele dhe të mendosh se nga i gjetën paratë.
Gjykimi im është se siç ishte dhe rasti ‘Tahiri’ këtu kemi të bëjmë me kapje me presh në duart nga ndërkombëtarët. Kur kapesh me presh në duart, duhet të lehtësohesh këto që ke bërë. Ndaj lehtësimi është; arrestimi i peshqve të vegjël dhe lënia e të mëdhenjve jashtë’, tha ai. /Balkanweb/

Fletë-arresti për Dakon, Rama nuk lejon prangosjen!

Partia Demokratike ka akuzuar pasditen e sotme Prokurorinë e Krimeve të Rënda, se ka anuluar urdhër arrestin për Vangjush Dakon.
Në një konferencë për mediat, deputeti i PD-së Flamur Noka është shprehur se sot është urdhëruar anulimi i arrestimit të Dakos.
Sipas Ndokës, sot në mesditë do të arrestohej kryebashkiaku i Durrësit, por ndërhyrjet e fuqishme politike kanë bërë që të anulohej urdhëri.
Sipas tij, ‘nuk mund të prishet dosja, nuk mund të fshihen përgjigjet e bëra’.
Deklarata e plotë e deputetit të PD, Flamur Noka
Me një prokurori që nuk do të ishte nën urdhrat politikë të Edi Ramës, sot, Vangjush Dako duhet të ishte në burg.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit është pjesë e dosjes me numër 339, njësoj si miqtë e tij kriminelë – trafikantë droge apo si dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, që sot janë prapa hekurave për të shpëtuar më të rëndësishmin e dosjes 339, Vangjush Dakon.
Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar.
Prokuroria duhet t’u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta:
• Pse është kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë?

• Kush po ndërhyn që Vangush Dako, “xhuxhi”, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339?
Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa!
Askush nuk duhet të guxojë të prishë provat e përgjimit të Vangjush Dakos me kriminelët më të rrezikshëm të Durrësit! Çdo përpjekje për prishjen e provave, për zhdukjen e përgjimit apo për fshirjen e faqeve të transkriptuara të Vangjush Dakos me kriminelët është krim i rëndë, që paguhet me burg të gjatë.
Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh.
Këtë fakt e denoncoi një vit më parë Lulzim Basha. Për këtë fakt, e paditi për shpifje Vangjush Dako. Me këtë fakt, me dosjen me numër 339, Lulzim Basha fitoi gjyqin.
Paditë shterpë kundër opozitës dhe propaganda e lodhur se gjoja po luftohet krimi, pa arrestuar asnjë bos të krimit, janë në funksion të mbulimit të së vërtetës: se Edi Rama është peng i krimit të organizuar, i cili po qeveris dhe po pasurohet bashkë me Edi Ramën!

Maskat terror në Vlorë, lidhin të moshuarin dhe i grabisin makinën

Dy persona të maskuar kanë grabitur një shtëpi në fshatin Vranisht të Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së djeshme.
Pas grabitjes, dy personat e maskuar kanë goditur të moshuarin dhe më pas i kanë marrë edhe makinën dhe janë larguar.
Bëhet e ditur se grabitësit kanë hyrë në banesë nga dritarja e tualetit duke e lidhur të moshuarin, ndërsa nën kërcënimin e armës i kanë marrë edhe mjetin.
Autorët e kanë lënë të lidhur të moshuarin, N. Habili, i cili jetonte i vetëm pasi fëmijët dhe pjesëtarët e fëmijës i kishte në Itali. Ndërkohë policia tha se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët grabitën dhe dhunuan vlonjatin.

Dosja sekrete e përgjimeve/ Kush është “Xhuxhi” për të cilin flasin trafikantët e drogës?

Goditja e grupit të Avdylajve të arrestuar si trafikantë droge po serviret nga opozita si një lëvizje e parakohëshme për të shpëtuar “peshqit e mëdhenj”. Njëri prej tyre i treguar me gisht me emër dhe mbiemër, është kreu u bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. PD ka akuzuar se dosja e tij është ndarë me një manovër politike nga ajo e 44 të arrestuarve, për të mos i dhënë kosto shtesë mazhorancës. Madje, duke treguar se është në brendësi të ngjarjeve, për këtë përgjim që e ka denoncuar këtu e dy vite më parë, opozita ka ‘nxjerrë” edhe numrin e fashikullit ku gjendet emri i Dakos: “Dosja 339”. Aty gjithnjë sipas të njëjtit burim thuhet se gjenden edhe bisedat e Dakos me krerë të krimit të organizuar të cilëve u premton punësime në këmbim të mbështetjes në zgjedhje.
Po a ka të vërtetë në këto pretendime që ia atribuojnë përgjimet shërbimeve sekrete gjermane?
Dosja “Dako”, a është përgjuar kryebashkiaku nga gjermanët?
Deri më tani në publik nuk ka dalë asnjë fakt që e implikon kreun e Bashkisë Durrës. Indicia e vetme për njeriun që ambasada e ShBA i ka ndaluar hyrjen në amerikë, është se ai po rri pa folur, dhe ndryshe nga porosia e Ramës apo shembulli i taulant ballës, nuk po e hedh PD, në në gjygj sipas modës së re të shpifjes. Nga ana tjetër edhe Rama nuk po i bën një mbrojtje ballore dhe nuk po i vë gjoksin krijimit të alibive në favor të Dakos, siç ka bërë në raste të tjera.

Vangjush Dakos i anullohet viza amerikane
Një pistë tjetër e dyshimtë është edhe ajo se për këtë dosje, prokuroria e kapur nga e përzgjedhura e socialistëve, Arta Makru, ka ndërruar 5 prokurorë me rradhë, siç njoftoi gazetari i kronikës Flamur Vezaj. Po pse duhet të ndodhinin këto lëvizje drastike, ndoshta për të gjetur dikë që do e veçonte dosjen e Dakos nga ajo e Avdylajve?
Përpos këtyre hipotezave që mbeten të tilla deri në daljen e fakteve të reja, ekziston vetëm një “provë” që Lapsi.al ka arritur ta shohë me sy nga dosja e përfolur e prokurorisë. Aty dy të akuzuarit. Jasin Kala dhe Altin Avdyli përmendin një person me pseudonimin “Xhuxhi” i cili do tu sigurojë vende pune. Kala i kërkon Avdylit numrin e “Xhuxhit” dhe në të njëjtën bisedë përmen edhe Lulzim Berishën(faksimile poshte).
BIRN/ Skandali i kërkesës së Vangjush Dakos për lirimin e Lul Berishës
Dihet botërisht që me firmën e Vangjush Dakos, Lulzim Berisha çoi një document në gjykatë për të shkurtuar dënimin e tij dhe për të arritur lirimin nga burgu. Po a janë këto fakte të mjafta për të thënë se “Xhuxhi” që del në bisedat e trafikantëve është Vangjush Dako që pretendon opozita? Ende nuk kanë dalë fakte dhe prova për këtë.

©Lapsi.al