Pas katër humbjesh dhe një barazimi në pesë ndeshjet e fundit, me vetëm një gol të shënuar, pyetja që i kanë bërë vetes pjesa më e madhe e tifozëve sportdashësve është: Çfarë duhet të bëjë më shumë Lopetegui që të shkarkohet nga Real Madrid? Ndoshta, asgjë më shumë, duke parë se një paraqitje zhgënjyese kundër Viktoria Plzen mund të mjaftojë për t’i thënë lamtumirë “Bernabeut”.
Problemin më të madhe e ka klubit, që preferon të gjejë një zgjidhje të brendshme nëse do të jetë i detyruar ta largojë trajnerin aktual pak ditë para “El Clasico”. Por, ndryshe nga sa ka ndodhur me Rafa Benitez, kur ekipi i parë iu besuar trajnerit të Castilla-s, këtë herë “metoda Zidane” mund të mos jetë e pranueshme.
Kjo është ajo që bëhet e ditur nga Spanja, nga emision radiofonik “El Transitor”. Solari është një alternativë e vlefshme, ashtu si dukej të ishte Guti në verë, para se të bëhej ndihmës trajner i Besiktas. Por duket se ish-intersti nuk pëlqehet shumë nga lojtarët e “Los Blancos”, veçanërisht nga senatorët. Arsyeja? Solari është shumë afër drejtuesve. Me pak fjalë, veteranët e ekipit nuk duan të kenë në dhomat e zhveshjes veshët e Florentino Perez.
“Lojtarët më të rëndësishëm të ekipit mendojnë se Solari është një spiun i klubit. Vetë drejtuesit e klubit e dinë se prania e tij në stol do të ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme, jo përfundimtare”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Jose Ramon de la Morane, drejtuesi i emisionit, që ka zbuluar se janë pikërisht senatorët e Real që kanë bllokuar ndryshimin në stol.
Real zgjedh trajnerin e ri, lojtarët: Është një spiun
Berisha: 303 gënjeshtrat taze të Edi Ramës!
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama, lidhur me aksionin e policisë së dy ditëve më parë.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, Edi Rama i gënjeu sot shqiptarët, ndërsa ka renditur edhe faktet që tregojnë mashtrimet e Ramës.
Postim i ish-Kryeministrit Berisha
303 genjeshtrat taze te Kallam Deshtakut!
Te dashur miq, sot Kallam Deshtaku mashtroi 303 here shqiptaret kur me zedhenesin e tij Geron Veliu deklaroi:
1- jane bere keto dite 300 arrestime, nderkohe harroi se ky numer dje u tha prej tij 26 arrestime?????
2- Nuk ka patur dekonspirim, pra rrjedhje te informacoinit. Paçka se, sipas vete komunikates se djeshme te policise, nga 44 urdher arreste vetem 26 u ekzekutuan, te tjeret jane ne kerkim.
3- Sot vet Geron Veliu tha se bosi kryesor i heroines, Admir Hoxha eshte larguar ne drejtim te paditur. Ne njoftimet e meparshme u tha nga narkopolicia se me kete rrjet ishte i perfshire edhe Lul Berisha me detyre kalimin e droges nga porti i Durresit drejt Europes.
Por rezullton se per Lul Berishen, megjithese i perfshire ne transportin e droges, flet arresti nuk eshte leshuar.
Ketij i thone informacion me 303 bukvale taze te Kallam Deshtakut. sb
Ky shtet është më i zi se ai përpara viteve ‘90, por fundi është i njëjtë, i tmerrshëm dhe shumë i afërt!
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilli ka komentuar procedimin penal të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Për Vasilin Prokuroria është shndërruar në një vegël e mirëfilltë e Ramës për të mbuluar vjedhjet që bën kabineti i tij qeveritar.
Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së thekson se ky shtet është më i zi dhe tradhëtar se ai i para viteve 90′.
“Ky eshte shtet i zi, tradhetar dhe hajdut dhe me i zi se ai para viteve 90′, por fundi eshte i njejti. Ky shtet i zi i Rilindjes eshte ne syte e te gjitheve te gjitheve, shtet tradhetar, qe mbyll gojen dhe hajdut e i kriminalizuar deri ne qelize. Prokurori qe mbyll çdo poshtersi te kryeministrit edhe per faje qe si pranon boterisht. Shtet qe jua shet, si tradhetaret me te zinj, vendin te huajve me det e toke e me ç’tu ndodhet. Shtet qe procedon kryetarin e opozites dhe mbyll cdo proces te kryeministrit. Prokurori qe i sherben per te asgjesuar “grupet armiqesore brenda partise”, shkruan Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit
Ky eshte shtet i zi, tradhetar dhe hajdut dhe me i zi se ai para viteve 90′, por fundi eshte i njejti. Ky shtet i zi i Rilindjes eshte ne syte e te gjitheve te gjitheve,shtet tradhetar,qe mbyll gojen dhe hajdut e i kriminalizuar deri ne qelize. Prokurori qe mbyll cdo poshtersi te kryeministrit edhe per faje qe si pranon boterisht.
Shtet qe jua shet, si tradhetaret me te zinj, vendin te huajve me det e toke e me ç’tu ndodhet. Shtet qe procedon kryetarin e opozites dhe mbyll cdo proces te kryeministrit.
Prokurori qe i sherben per te asgjesuar “grupet armiqesore brenda partise”.
Shtet qe denon nje keshilltar opozitar se denoncon mashtrimin dhe premtimet mashtruese publike te nje genjeshtari te pacipe ne krye te bashkise. Shtet qe rremben e dhunon studentet se i thone kryeministrit hapur qe po i plackit me taksat. Shtet i mbushur me kusare e grabitqare qe kane dale sheshit dhe si hiejenat po shqyejne njeri tjetrin. Ky shtet eshte edhe me i zi se ai perpara viteve ‘90, por fundi eshte i njejte, njesoj i tmerrshem dhe shume i afert… dhe i pashmangshem.
Si u ngrit laboratori i heroinës në Has, kush janë ideatorët dhe kush qëndron pas të arrestuarve
Dosja voluminoze e Krimeve të Rënda për 4 grupet kriminale të trafikut të drogës, përmban detaje të hollësishme për një prej laboratorëve më të mëdhenj të drogës të zbuluar në Shqipëri.
Shtëpia e familjes Shuti u gjet si vend i përshtatshëm nga Admir Hoxha, një biznesmen nga Tirana, pronar i një hoteli luksoz në Rinas. Ai është edhe ideatori i ngritjes së laboratorit.
Hetimet e Prokurorisë, sipas dosjes së siguruar nga TV Klan, zbulojnë se biznesmeni i shpallur në kërkim, kishte kontaktuar dy shtetas turq dhe një kosovar, edhe ata të shpallur në kërkim, për të sjellë në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e kokainës dhe heroinës dhe për të prodhuar drogat e forta.
Admir Hoxha i ka takuar në hotelin e tij në Rinas turqit Iskander Saleh dhe Nedjet Cesuroglu, që mbante edhe emrin Lavdërim Limani, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Sala, me të cilët ka bashkërenduar punën për laboratorin. Lënda e parë vinte nga Turqia dhe Kolumbia.
Sipas prokurorisë, është po Admir Hoxha që siguron shitjen e drogës. Grupi që do ta blinte është ai i Shijakut. Lidhja mes tij dhe këtij grupi kryhet nëpërmjet Saimir Gjepalit dhe Hekuran Hoxhës.
Nga përgjimet rezulton se biznesmeni ka komunikim të shpeshtë me dy personat, anëtarë të grupit të Shijakut që trafikonte kokainë, heroinë e kanabis brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Ishte po grupi i Shijakut që merrej më pas me shpërndarjen në tre grupe të tjera, në Lezhë, Fier e Sarandë.
Destinacioni i drogës edhe për këta grupe ishte tregu i brendshëm dhe vende si Anglia, Gjermania, Norvegjia, Holandë dhe Itali.
Grupi i Lezhës e trafikonte drogën nëpërmjet plazhit të Shëngjinit. Ai, sipas hetimeve të prokurorisë, bashkëpunonte me grupin e Barajve në Shkodër, të cilët kishin aktivitet në trafikun e drogës në Holandë dhe Belgjikë.
Grupi i Fierit e transportonte drogën nga plazhi i Semanit. Ndërsa edhe grupi i Sarandës rezulton të ishte më aktiv, pasi trafikonte sasi të mëdha jashtë vendit.
Policia e ka shpallur në kërkim biznesmenin Admir Hoxha, por mësohet se ai ka humbur gjurmët prej më shumë se një jave, së bashku dy shtetasit turq dhe kosovarin Sala.
Edhe shtetas të tjerë kosovarë janë të përfshirë në trafik dhe bëjnë pjesë në listën e 17 personave të shpallur në kërkim. Operacioni “VOL-VO4” çoi në pranga 27 persona, përfshirë dy ish-deputetë socialistë.
Kryemadhi: Rama po qeveris me bandat, Partinë Socialiste e ktheu në një sekt kriminal
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur ditën e sotme nga Vlora, për aksionin e policisë, ndërsa diskutonte me të rinjtë e LRI-së. Sipas Kryemadhit, arrestimet treguan, se opozita kishte të drejtë, ndërsa i ka bërë apel institucioneve të drejtësisë të jenë të kujdesshme për të mos dështuar në këtë aksion.
Deklarata e Kryemadhit
Që të angazhosh me dhjetëra dhe qindra të rinj me LSI në Vlorë, është një domethënie e madhe, është një përgjigje e fortë ndaj çdo angazhimi arrogant të strukturave shtetërore, ndaj çdo angazhimi kriminal të strukturave kriminale në jetën politike shqiptare dhe është një domethënie shumë e madhe për t’i dhënë shpresë të rinjve që ky vend do të bëhet një ditë. Ky vend do të bëhet një ditë, sepse ka njerëz që duan ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri dhe unë jam shumë e lumtur për hir të së vërtetës, sepse në të gjithë historikun e LRI, ne e kemi pasur pak të vështirë për ta zhvilluar strukturën.
Janë të gjithë këta të rinj kanë dëshirë për të marrë fatet e tyre në dorë dhe nëse ju nuk do të merrni fatet tuaja në dorë, do të jetë shumë e vështirë, sepse mos mendoni se do të mendojë për ju dikush tjetër që ju kërkon thjeshtë si aktor në shfaqjet e tyre.
Mendoj që LRI është një strukturë e domosdoshme për LSI-në dhe aq më shumë e domosdoshme në Vlorë, sepse Vlora është një qytet që ka resurse të jashtëzakonshme turistike dhe pa të rinj që mund ta bëjnë të zhvilluar turizmin dhe jo vetëm turizmin, por edhe shumë fusha të tjera të ekonomisë shqiptare, do të jetë e pamundur. Të rinjtë janë ata të cilët i japin mundësi dhe shpresë ekonomisë shqiptare, të rinjtë janë ata të cilët i japin shpresë një populli të tërë, i cili mezi pret të zhvillohet për të qenë pjesë e BE-së.
Për të mos u zgjatur shumë do të doja që nga ky takim dhe nga kjo sallë që jam në takim me të rinjtë e Vlorës , do të doja që të jepja shumë mesazhe edhe për shumë të rinj dhe të reja që janë në të gjithë Shqipërinë, të cilët presin me padurim se çfarë do të jetë dhe çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre. Sot Shqipëria është në një udhëkryq dhe për hir të së vërtetës, sot shqiptarët më shumë se kurrë janë të verbuar ose janë të izoluar me historinë apo me ngjarjet që ndodhin. Kemi dëgjuar për arrestimet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri që është një sinjal shumë i mirë për hir të së vërtetës, për shkak të sigurisë, është një sinjal shumë i mirë për të rinjtë, për t rejat, për popullin shqiptar, si një mundësi për të parë që diçka do të fillojë dhe do të shkojë në vend. Është një sinjal i mirë, sepse të ndalosh sot grupe kriminale apo të zbulosh laboratore droge, të cilat në një farë mënyre kanë njollosur të ardhmen e Shqipërisë, apo emrin e Shqipërisë në hartën e Europës, është diçka që fillon ti lëvizi gjërat, por nga ana tjetër skepticizmi, jo vetëm i klasës politike, por edhe skepticizmi i njerëzve është se sa e qëndrueshme do të jenë institucionet e drejtësisë, për të përballuar presionet e këtyre grupeve dhe bandave kriminale, të cilat janë arrestuar.
Janë arrestuar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, bashkë me strukturat e policisë shqiptare dhe përfitoj nga rasti për të falenderuar të gjithë ata individë, apo segmente, apo struktura të përfshira në këtë aksion kundër grupeve kriminale, por nga ana tjetër i bëj thirrje të gjithave atyre institucioneve, të cilët sot kanë në dorë lirimin ose ndalimin e tyre, që të jenë shumë të kujdesshëm që këtë aksion të ndërkombëtarëve në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, të mos ta dështojnë, të mos ta dekonspirojnë, por të ecin përpara.
Nga ajo që ne dëgjojmë në korridoret e politikës, thashethemet e saj, ka akoma shumë të përfshirë, njerëz që janë të lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin shqiptar, individë, kryetar bashkish apo deputetë, të cilët lidhjet e tyre me krimin janë shumë prezente.
Pra doli që fjalët e opozitës, të cilët e ngrenë me zë të lartë për përfshirjen e segmenteve të shtetit, të policisë, të politikës të përfshira me bandën dhe krimin e organizuar, të përfshira me trafikun e drogës dhe jo me trafikun e drogës të kanabisit, por me një trafik droge shumë të rëndë, të cilët rrënjët e tyre janë shumë më të thella, shumë më të errëta dhe shumë më të rrezikshme se sa fushat me kanabis që kanë mbjellë nëpër Shqipëri.
Pra dolën që fjalët e opozitës dhe deklaratat e opozitës ishin të vërteta, por kjo nuk do të thotë që ne na kënaq, kjo ne na mërzit, na shqetëson sepse çdo ditë edhe më shumë mundësitë për të rinjtë bëhen sa më të pakta për shkak të krimit që ka kapur çdo segment, vetëm sa ka filluar historia, por akoma më tej do të vazhdojë, sepse akoma dhe më e thellë është, sepse në këto vite që Edi Rama qeverisi, instalimin e bandave dhe krimit të organizuar e nguliti aq thelle saqë është shumë e vështirë për ta çrrënjosur, sepse është shumë e vështirë sot për të gjetur punë në administratën shtetërore, por është shumë më e kollajtë për të gjetur punë dhe për t’u bërë shërbëtor i bandave të krimit, është shumë e vështirë për një polic, i cili sakrifikon jetën e tij për të ushqyer fëmijët me një rrogë minimale, por është shumë e kollajshme që një polic të shitet tek bandat dhe krimi i organizuar sepse ka 10-fishin e pagesës së rrogës së një polici dhe si mund të luftojë policia e shtetit krimin e organizuar, bandat dhe kriminelët kur paratë që vijnë nga droga dhe trafiku shkojnë të gjitha në funksion të blerjes dhe kapjes së institucioneve të shtetit.
Po të bëjmë një hartë të bandave dhe të të arrestuarve do të shikojmë që njerëzit që janë arrestuar sot, që janë të ndaluar nga policia në bashkëpunim me partnerët e huaj janë banda kryesore që kanë organizuar të gjithë shitblerjen e votës apo të intimidimit dhe kërcënimin e votuesve dhe kjo është mëse e qartë, por ajo ç’ka duam të themi ne është që ne nuk mund të rrimë dhe të presim se si do reagojë policia apo si do reagojë Edi Rama.
Ne na duhet të organizohemi vetë në mënyrë të tillë që të mos krijojmë asnjë lloj dyshimi apo iluzioni që bandat dhe kriminelët do drejtojnë jetën politike të shqiptarëve, por jo vetëm jetën politike të shqiptarëve por edhe atë ekonomike. Prandaj përfshirja e të rinjve në politikë është shumë e domosdoshme sepse vetëm një i ri dhe një e re kanë për të ecur përpara. Ne që jemi marrë për një kohë të gjatë në politikë, po e fus bashkë edhe veten me profesorin, nuk i mbetet hatri profesorit, jemi pak mund të themi edhe më politikanë por edhe më të qetë.
Nganjëherë qetësia jonë edhe dashuria jonë nuk na krijuar efekte shumë të mira, qetësia dhe dashuria jonë u dha mundësi atyre që abuzuan me tolerancën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe sot kemi të instaluar segmente të krimit të organizuar në shtet, që drejtojnë dhe menaxhojnë të gjithë buxhetin e shtetit apo edhe vendimmarrjen e qeverisë shqiptare.
Prandaj, ne kërkojmë të rinj me të cilët me pasion, me entuziazëm dhe dëshirën e tyre duan të luftojnë dhe ndërtojnë vendin e tyre. Pse e them këtë, e them sepse dëshira dhe entuziazmi i një të riu mund t’i dali përballë dhe të sfidojë çdolloj force dhe çdolloj arrogance dhe mungesën e arsyes të kujtdo qoftë, qoftë ky Edi Rama, qoftë ky edhe Edi Rama i grupeve të krimit të organizuar, e them këtë me bindje sepse vetëm përballë të të rinjve, përballë shpresës dhe dëshirës për të ndryshuar realitetin nuk mund t’i bëjnë rezistencë absolutisht asnjëri.
E kam besimin dhe kam besuar gjithnjë tek të rinjtë dhe do të besoj gjithmonë tek të rinjtë, pse besoj tek të rinjtë, sepse edhe unë kur kam qenë e re kam qenë e papërballueshme për të realizuar ato objektiva dhe për të realizuar ato qëllime që kishin të bënin me strukturën e Forumit Rinor EuroSocialist Shqiptar, ndërmjet forcës dhe energjisë së të rinjve ne ndryshuam Partinë Socialiste nga një parti ish-komuniste, e cila kishte drejtuar në diktaturë për 50 vjet shqiptarët e rikthyem dhe e sollëm në pushtet, duke sjellë një metodë dhe mentalitet të ri. Por duke shkatërruar atë forum rinor eurosocialist, ne sot kemi nga një parti socialiste e cila solli dhe emancipoi jetën politike shqiptare në vitin ’97, është kthyer në një sekt kriminal dhe vetëm Parti Socialiste nuk është. Prandaj dhe besojmë se duke pasur një strukturë rinore të fortë, të fuqishme, energjike, brenda radhëve të LSI-së, jam e bindur që vazhdimësia dhe historia e LSI- së do të jetë shumë e gjatë. Përveç se do të jetë shumë e gjatë do të jetë jashtëzakonisht një histori e pasur, me njerëz të rinj, me njerëz që sjellin zhvillim dhe me njerëz që duan të ndryshojnë jo vetëm qytetin e Vlorës por edhe Shqipërinë.
Duke ju falenderuar, do t’iu bëja edhe një kërkesë. Krijoni strukturat jo vetëm nëpër gjimnaze dhe nëpër universitete, por krijoni strukturat tuaja në çdo lagje dhe çdo rrugicë. Vetëm në këtë mënyrë ju do të zgjeron radhët tuaja, do të krijoni një shoqëri të fortë, por mbi të gjitha do t’i jepni fytyrën e merituar Vlorës. Asaj Vlore që të gjithë ne jo vetëm e kemi lexuar nëpër libra, jo vetëm e kemi parë nëpër dokumentarë që është qytet i mrekullueshëm, por duhet t’i kthejmë fytyrën Vlorës historike, asaj Vlore të cilës i ngriti flamurin Shqipërisë dhe i dhashë pavarësinë. Vlora heroike duhet të jetë heroike edhe për ta pastruar njëherë e mirë këtë vend nga krimi, nga droga dhe nga fatkeqësia. Unë ju uroj gjithë të mirat. Zoti ju ruajtë ju dhe familjet tuaja dhe ju dhëntë forcën për të punuar sa më shumë sepse çdo angazhim i juaji do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për LSI-në.
Bosët e vërtetë të krimit dhe drogës qëndrojnë ulur në karrigen e kryeministrit
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj ka komentuar aksionet e policisë së ditëve të fundit. Alibeaj deklaroi se, asnjë nga bosat e vërtetë të drogës dhe krimit në Shqipëri nuk është arrestuar.
Sipas tij, bosët e vërtetë të krimit dhe drogës qëndrojnë të ulur në karrigen e kryeministrit bashkë me Edi Ramën.
Deklarata e Alibeajt
Policia e Shtetit, e cila në 5 vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, veproi si një organiztatë në mbrojtje të krimit me lidhje politike, tani po bëhët vegla më e shëmtuar dhe e rrezikshme e propagandës së kryeministrit, peng i krimit.
Lista me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli, asnjë emër të forti, që drejton realisht bandat dhe organizatat kriminale në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili u emërua në këtë detyrë për shkak të miqësisë me të fortin e Vlorës Agron Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, ka zgjedhur të bëjë megafonin e kryeministrit kundër interesit të qytetarëve për luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar.
Operacioni “Forca e Ligjit” është pjesë e propagandës së Edi Ramës.
Asnjë bos i krimit nuk është arrestuar.
Asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar.
Nëse Forca e Ligjit do të kishte goditur vërtet krimin, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ishin hapur.
Operacionet apo paketat me emra propagandistikë janë shpikje e Edi Ramës për të mbuluar lidhjet e tij dhe të bashkëpuntorëve të tij me krimin.
Është fakt se Taulant Balla përmendet për disa nga dosjet e rënda që janë në hetim. Por kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i lirë.
Është fakt se Vangjush Dako është i kapur në përgjim me disa kriminelë, por, megjithëse disa peshq të vegjël arrestohen, kryebashkiaku i Durrësit, është i lirë.
Është fakt se Qazim Sejdini është kokë e këmbë i zhytur me bandat e Elbasanit, por kryebashkiaku i Elbasanit është i lirë.
Është fakt se Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Jurgis Çyrbja, Ulsi Manja përmenden edhe këta në disa nga dosjet e rënda që janë në hetim, por të gjithë janë të lirë.
Të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që Policia e Fatmir Xhafës dhe Ardi Veliut, jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të shkojnë në drejtim të paditur edhe kur operacionet e partnerëve ndërkombëtare i evidentojnë si bosë të krimit të organizuar në vend.
Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, kanë detyrimin të informojnë qytetarët
Sa nga bosët e krimit të organizuar janë arrestuar.
Sa është numri i familjeve mafioze që janë shkatërruar.
Sa janë Laboratorët e Drogës që janë zbuluar nga Policia Shqiptare, pa kërkesën e partnerëve.
Të konsiderosh suksese arrestimin e të moshuarve, rojeve apo shoferëve, është, më e pakta, shfokusim ndaj luftës së vërtetë me krimin.
Në të vërtetë, në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë, bosët e krimit nuk do të arrestohen, përsa kohë ata janë të ulur, bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit.
Basha: As Rama dhe as kamikazja e tij nuk do ja mbyllin gojën opozitës, fundi i tyre i ngjashëm me atë të diktaturës
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas padisë që Regleta Panajoti bëri ndaj Akil Krajës, duke e akuzuar atë për shpifje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se, as Panajoti, as Rama dhe as vrasësi i Ardit Gjoklajt nuk do t’i mbyllë gojën opozitës.
Postimi i Bashës
As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u padit nga këshilltarët e djathtë për rritje jotransparente të çmimit të ujit të pijshëm.
Lidhur me këtë padi, sot ai ka dalë para togave të zeza me pretendimet se ndihet “i turbëlluar shpirtërisht”, ndërsa gjykata ka vendosur s eakuzat e këshilltarëve të djathtë ndaj Veliajt janë të pavërteta, e kësisoj ka dënuar këshilltarin Akil Kraja me 250 mijë lekë gjobë për shpifje.
Velina e Ramës: Më “turbulloi shpirtërisht”, gjykata, gjobë Krajës se denoncoi rritjen e çmimit të ujit!
Me pretendimin se ishte “i turbulluar shpirtërisht” nga komentet dhe statuset në Facebook të këshilltarit të Partisë Demokratike Akil Kraja, kryebashkiaku Erion Veliaj i ishte drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi për shpifje.
Vendimi është marrë sot dhe këshilltari i PD, Akil Kraja që e konsideroi një aferë rritjen e çmimit të ujit, që denoncoi mungesën e transparencës dhe që kujtoi premtimet e Veliajt se çmimi nuk do të rritej, u dënua me 250 mijë lekë.
Në dalje të Gjykatës së Tiranës, Akil Kraja tha se vendimi është marrë nën presion politik nga gjykatësit, mbi të cilët qëndron kërcënimi i vetingut.
“Erion Veliaj arriti me debatin e shpifjes, me Rilindjen e drejtësië, me rikthimin e ligjit famëkeq 55, që sot të kërkosh demokraci, një debat qytetar, të mbrosh interesat e qytetit, ti mund të dënohesh.
Është një vendim fatkeq që mbron një kryebashkiak gënjeshtar. Ai premtoi publikisht se çmimi i ujit nuk do të rritet, se çmimi i transportit publik nuk do të rritet, ai premtoi moratorium për ndërtimet, por ka ndodhur e kundërta. Ai premtoi se edhe sikur një pemë do të pritej , ai do të jepte dorëheqjen.
Ai është një kryebashkiak gënjeshtar që u paraqit sot para Gjykatës së Rrethit Tiranë si një viktimë “e turbulluar shpirtërisht”. Cinizmi nuk ka fund! Ai e akuzon demokracinë, kërkon ta dënojë, të mbysë dialogun qytetar, llogaridhënien në bazë që na mban të bashkuar se po nuk pati llogaridhënie një i zgjedhur, kthehet në diktator, drejtësia kthehet në pushtim.
Mendojeni edhe njëherë: Erion Veliaj ndjehet i turbulluar shpiërtërisht se ne e akuzojmë për një aferë për rritjen jotransparente të çmimit të ujit për banorët e Tiranës, po kështu për taksat, po kështu për moratoriumin e ndërtimeve!
Janë me dhjetra raporte ndërkombëtare që e konsiderojnë bumin e ndërtimeve në Tiranë si një lavatriçe për paratë e drogës.
Gjykata dha një vendim të pakuptueshëm, kam kurajon qytetare që ta them se mbase po, mund të ketë pasur edhe presione në këtë gjykim, gjyqtarët janë të shqetësuar, sepse një Veting po kalon nëpër këmbë dhe jam kurioz se çfarë do të thojë “i turbulluari shpirtërisht”.
Me këtë dua ta mbyll: sa cinik është Erion Veliaj që ne i kemi krijuar një trubullim të gjendjes shpirtërore. Po shqiptarët që po largohen, po ky vend që po braktiset, çfarë do të thojë?! Ky është cinizmi. Pushtetari që po e largon, po e masakron, rrëmben këtë vend thotë “unë jam viktimë”! u shpreh Kraja.
I dërguari i Merkel i tregon “vijën e kuqe” Thaçit, reagimi arrogant: Vendos unë!
Një deputet gjerman nga partia e Merkelit, Peter Beyer, ia ka bërë të qartë presidentit Hashim Thaçi qëndrimin e Berlinit rreth çështjes së ndryshimit të kufijve. Ai ka thënë se kjo ide është e rrezikshme dhe se Thaçi e di mirë qëndrimin gjerman.
Deputeti i CDU-së ka thënë se ende duhet të merret në konsiderim modeli i dy Gjermanive si zgjidhje për raportet Kosovë –Serbi, duke e prezantuar nëntorin si muaj të rëndësishëm për këtë proces.
Disa herë brenda pak minutave, deputeti i partisë së kancelares Merkel ka përmendur fjalën ‘rrezik i lartë’ kur ka folur sot për korrigjimin e kufijve në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.
“Kam dëgjuar disa shprehje si korrigjim i kufijve, shkëmbim i territoreve… kjo është ndarje. Nuk është e shëndetshme, është shumë e rrezikshme”, ka thënë deputeti gjerman.
Peter Beyer, deputeti i partisë së Angela Merkel, CDU, ka thënë para gazetarëve në Prishtinë se ideja e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve është “me rrezik të lartë dhe e papranueshme”.
Ai shtoi se vullnetin e qytetarëve e përfaqësojnë deputetët.
Beyer ka treguar se ka folur qartë me presidentin Thaçi, por se ky i fundit i kishte thënë se “unë jam president dhe unë vendos”.
“Kam dëgjuar disa shprehje si korrigjim i kufijve, shkëmbim i territoreve… kjo është ndarje. Nuk është e shëndetshme.
Të zgjedhurit duhet të kujdesen për qytetarët e tyre. Deputetët janë ata që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë ai.
Në pyetjen e gazetarëve se a u ka propozuar ai liderëve ndonjë ide se si mund të arrihet marrëveshja finale, ai tha se ‘modeli i dy Gjermaneve nuk duhet të injorohet’, duke shtuar se nuk është këtu që të japë ide.
Beyer, i cili vjen nga CDU-ja, tha se ia ka bërë të qartë presidentit Thaçi se Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve dhe se normalizimi i marrëdhënieve kërkon zgjidhje të qëndrueshme.
Ai tha se nëntori do të jetë ‘muaji i vendimeve’ në dialogun Kosovë – Serbi dhe se përfaqësuesit e vullnetit të qytetarëve janë deputetët e Kosovës, e jo presidenti.
“E takova Thaçin para jush dhe isha shumë i qartë. Fola saktësisht të njëjtat gjëra që po flas me ju, që të mos përsëriten. Nuk mendoj që u surprizua, ai e di qëndrimin gjerman”, tha ai kur u pyet nga Kallxo.com rreth takimit me Thaçin.
Deputeti i partisë së kancelares Merkel tha se nuk e di datën kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.
“Nuk e di[kur do të ndodhë liberalizimi. Tash është në dorën e ministrave të brendshëm (të shteteve anëtare të BE-së). Vërtetë nuk e di se kur do të ndodhë. Askush nuk duhet të premtojë data”, tha ai.
Deputeti i parlamentit gjerman tha se nesër do të jetë në Beograd.
“Kam për ta takuar presidentin serb nesër dhe jam kureshtar ta dëgjoj opinionin e tij (për dialogun)”, tha ai.
“Express”
Trupi i gazetarit, Khashoggi gjendet i prerë në pusin e rezidencës së Konsullit në Stamboll
Trupi i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi u gjet në një pus në territorin e rezidencës së Konsullatës së Përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stamboll.
Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i partisë turke Vatan Dogu Perincek.
“Mësova nga burime të besueshme në shërbimet e sigurimit të Stambollit se trupi i Khashoggi u gjet në një pus të vendosur në kopsht në territorin e rezidencës së Konsullit të Përgjithshëm të Arabisë Saudite”, tha ai.
Burimi i gazetës Hurriyet në policinë turke ka treguar detajet e hetimit.
“Kur Khashoggi hyri në konsullatë, ai mbante këpucë, jo atlete. Dallimi i parë i vërejtur nga ekipi i policisë që shqyrtoi kamerat e vëzhgimit ishin këpucët, “tha burimi.
Gazetari saudit dhe korrespondenti i Washington Post, Jamal Hashogi, u vra në një konsullatë të Arabisë Saudite në Stamboll.
Pas disa ditësh mohimi, Arabia Saudite e ka pranuar se Khashoggi është vrarë në konsullatën e saj në Stamboll.
Khashoggi u zhduk më 2 tetor kur u pa për herë të fundit të hyjë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Nderkohe sipas burimeve të Sky Neës, trupi i gazetarit ishte “prerë” dhe fytyra e tij ishte “shpërfytyruar”
Vetem pak moment me parë Presidenti turg Erdogan deklaroi se Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë e planifikuar disa ditë para se të ndodhte. Recep Tayyip Erdogan, mbajti një fjalim përpara deputetëve të partisë së tij në pushtet.
Ai tha se Turqia ka prova të forta se Khashoggi ka vdekur si pasojë e një “vrasjeje të paramenduar dhe të brutale”, në Konsullatën saudite në Stamboll, më dy tetor.
Ai bëri thirrje gjithashtu që të dyshuarit të gjykohen në Stamboll, e jo në Arabinë Saudite. Ndërkohë që prej sauditëve kërkoi përgjigje ndaj pyetjeve mbi vendndodhjen e trupit të pajetë të Khashoggit dhe se kush e urdhëroi operacionin.