Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar me një shenim në rrjetet sociale pas aksionit policor të ditëve të fundit.
“Nuk ka luftë kundër krimit por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri”, shkruan Basha duke folur gjithashtu për dosjen 339 të Vangjush Dakos dhe eksponentëve të tejrë të krimit që janë të lirë.
Postimi i plotë i Bashës në Twiter
3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako,peshku i madh i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë,njëlloj si bosët e krimit nga Admir Hoxha tek Klement Balili dhe Lul Berisha.
Nuk ka luftë kundër krimit por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri.
Basha: Rama dhe Xhafa, garantët e krimit në qeveri, ‘Dosja 339’ nuk preket
Përgjimet e Dakos me bandën e drogës së Avdylëve, çfarë firmosi Dako për bandën!
Dosja hetimore e mega-operacionit ‘Vol-Vo 4’, ku u goditën 4 grupe kriminale në 12 qarqe të vendit si dhe u arrestuan 27 persona për vepra të ndryshme penale është bërë sot pjesë e diskutimit në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’.
Si funksiononin 4 grupet kriminale të ‘Vol-Vo 4’?
Cila ishte harta e trafikut të kokainës e heroinës? Kush ishin kokat e grupit dhe a janë vënë ata pas hekurave?
Cili ishte roli i të arrestuarve të grupit ‘Vol-Vo 4’.
Si bashkëvepronin dhe si e trafikonin drogën? Këto dhe shumë pyetje të tjera gazetarët e ftuar në studio përballë moderatores Rudina Xhunga, do zbërthejnë dosjen hetimore për trafikun e drogës dhe tjetërsimin e pronave.
Gazetarja Klodiana Lala u ndal mbrëmjen e sotme te dosja ku thuhet se kryebashkiaku Vangjush Dako është përgjuar, e cila është në duar të prokurorisë që prej 2016-ës. Lala tha se deri më tani nuk dihet nëse Dako është implikuar apo jo në ngjarje të paligjshme.
Ajo tha se i vetmi fakt deri tani është se Dako është përgjuar, ndërsa në dosje thuhet se përfshihen edhe zyrtare apo dhe deputetë.
“Është hetim i vitit 2016, i vënë në lëvizje nga policia e Kavajës, që kishte dyshime se grupi Avdylaj kryente trafik droge, kokaine dhe hashash. në këtë mënyrë u vu në lëvizje Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në atë kohë u nis hetimi, ku në rrjetën e përgjimeve ra Dako dhe ka firma për tendera për këtë bandë.
Ata që kanë lëvizur trafikun e drogës, kanë lëvizur sasi kokaine, 2 ton hashash. Hetimi për dosjen 339, është ndarë me një fraksion, ku po hetohen zyrtarët. Sesa do të arrijë Prokurorë të vërtetojë përgjimet mes Dakos dhe personave të tjerë, apo mes zyrtarëve të tjerë dhe deputetëve, dhe inkriminimi i tyre në botën e krimit, kjo është çështje që duhet të presim. Është herët që të çojmë në hetim dhe pranga një zyrtar. Është fakt që Dako është përgjuar. Nëse e komprometon se me kë ka folur, ne se dimë”, tha Lala.
Ajo tha se i vetmi fakt deri tani është se Dako është përgjuar, ndërsa në dosje thuhet se përfshihen edhe zyrtare apo dhe deputetë.
“Është hetim i vitit 2016, i vënë në lëvizje nga policia e Kavajës, që kishte dyshime se grupi Avdylaj kryente trafik droge, kokaine dhe hashash. në këtë mënyrë u vu në lëvizje Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në atë kohë u nis hetimi, ku në rrjetën e përgjimeve ra Dako dhe ka firma për tendera për këtë bandë. Ata që kanë lëvizur trafikun e drogës, kanë lëvizur sasi kokaine, 2 ton hashash.
Hetimi për dosjen 339, është ndarë me një fraksion, ku po hetohen zyrtarët. Sesa do të arrijë Prokurorë të vërtetojë përgjimet mes Dakos dhe personave të tjerë, apo mes zyrtarëve të tjerë dhe deputetëve, dhe inkriminimi i tyre në botën e krimit, kjo është çështje që duhet të presim.
Është herët që të çojmë në hetim dhe pranga një zyrtar. Është fakt që Dako është përgjuar. Nëse e komprometon se me kë ka folur, ne se dimë”, tha Lala.
Skandal! Qytetarët konsumojnë qumësht me baktere e fekale
Emisioni “Stop” i rikthehet çështjes së sigurisë së ushqimeve, që konsumojmë çdo ditë. Në shumë prej marketeve të kryeqytetit, gazetari bleu qumështin dhe nënpoduktet e tij, akulloren dhe bozën dhe vendosi t’u bëjë analizat. Fillimisht gazetari iu drejtua Autoriteti Shëndetësor Rajonal, Tiranë.
Pasi mori të gjitha mostrat gazetari i dërgoi tek Autoriteti Shëndetësor Tiranë, për të bërë analizat e këtyre produkteve përsa i përket koliformeve dhe ngarkesës bakteriale.
Bakteret janë mikroorganizma njëqelizorë zakonisht një mikrometër të gjatë dhe kanë një gamë të gjerë formash. Ato mund të gjenden gjithkund në natyrë. Pasi hynë brenda organizmit të njeriut ato mbërrijnë në vendet e synuara, si mushkri dhe zorrë ku i bashkëngjiten qelizave tona dhe shumohen. Trupat tanë i garantojnë këtyre baktereve lëndë ushqyese, por në këmbim ato çlirojnë toksina të cilat mund të dëmtojnë indet tona.
Gent Stroni, mjek infeksionist: Enerokoket ato të cilat japin problematikat më të shpeshta, flasim në aspektin bakterial ku midis tyre është esheriakoli, salmonela dhe shigela. Këto japin infeksione të ndryshme, por janë të ngjashme me njëra-tjetrën sepse janë të gjitha që prekin trupin e njeriut sepse prekin trupin e njeriut në zorrën e hollë dhe zorrën e trashë. Kur ky infeksion kthehet i gjeneralizuar sepse nuk është e thënë të mbetet vetëm në një pjesë të vetme të traktit tretës. Kur kjo kalon në qarkullimin e gjakut situata bëhet shumë herë më e rriskuar për personin që e ka dhe mund të shkojë deri në vdekje.
Pasi u ndoq e gjithë procedura e kërkuar nga Autoriteti i Shëndetësor Tiranë, përsa i përket marrjes së mostrës dhe pagesës që duhet të bëntë emisioni ” Stop” për kryerjen e analizave një ditë më pas ASHR, tha se nuk mund të bëhen këto analiza.
Punonjësja e ASHR- Po eee ai, kur pyeti më lart…
Gazetari – Po mirë, një biznes privat, që ka një akullore?
Punonjësja e ASHR- Privati ka Nipt dhe është i identifikuar.
Gazetari – O, jemi ne të identifikuar, o s’ka. Po boza? Pse nuk bëhet?
Punonjësja e ASHR– Nuk e di çfarë të thanë?
Gazetari – Janë zhdukur, s’ka anjë…
Gazetari – A nuk folëm për analizat bashkë, që the silli, do i bëjmë?
Drejtori i ASHR Dritan Ulqinaku– Dakord thashë nuk thashë silli, thashë merr informacion!
Gazetari – Po e mora, më thanë bëjmë… Na gënjyet, janë të gjitha të filmuar, ja ai inspektoi ka qenë dhe ajo vajza këtu. Sepse ai më gënjeu, plotësova formularin, mirë po i bëj këto analiza, pastaj na doli që nuk bëhen. Pse privati e bën dhe ju nuk e bëni? Bëj si privati, nxirre mirë, keq, pse nuk e bëni?
Shefi i Higjienës ASHR–Nuk do hapet dera pa ardhur policia, do të mbash përgjegjësi, nqs del, do mbash përgjegjësi, le të rrinë aty!
Roja i ASHR – E kam mbyllur unë derën, e kam mbyll unë, nuk e hap më derën, po nuk e hap derën, o vëlla jo…
Sjellja e pahijshme e punonjësve të Autoritetit Shëndetësor Tiranë le shumë për të dëshiruar.
Roja i ASHR – Nuk lejohet këtu, nuk lejohet…
Qytetari – Pse nuk u lejoka aty? Ata janë media.
Shefi i Higjienës ASHR– Jeni shumë të fortë juve, jeni cuba të gjithë.
Gazetari– Po, cuba jemi!
Shefi i Higjienës ASHR- Kena rregulloren tonë, respektoni rregulloren!Ju hyjmë ne tek Klani, si du unë?
Gazetari–Klani është privat.
Shefi i Higjienës ASHR– Cili është privat?
Gazetari– Klani!
Shefi i Higjienës ASHR– Çfarë flet? Edhe ne privat jena.
Mjek ASHR– Ku e ke autorizimin?
Gazetari– Për çfarë autorizimi?
Mjek ASHR– Që të vish këtu…
Gazetari–Për çfarë arsye ?
Mjek ASHR– Ik, se po të nxjerr përjashta!
Gazetari– Si ore më nxjerr përjashta mua ti? Je dhe mjek.
Mjek ASHR—Të nxjerr përjashta! Ty, o ty të nxjerr përjashta, as dua t’ia di, as pët ty, as për shefin tënd as për asnjë!
Duke qenë se Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë nuk i kryen këto analiza, gazetari i emisionit “Stop” u drejtua tek një laborator privat, duke e çuar deri në fund misionin e marrë.
Gazetari çoi mostrat e akullores dhe bozës në laboratori privat, SCA në Sauk, i akredituar nga DPA, për të tilla analiza dhe që drejtohet nga Sokol Abazi. Rezultati i analizave ishte i frikshëm, ngarkesa bakteriale të mëdha, madje edhe koliforme, ose fekale.
Sokol Abazi, administrator i laboratorit SCA: Sipas kërkesës tuaj ne i analizuam këto produkte për tre parametra, për numrin total të baktereve për salmonelën dhe për koliformesh. Monstra e parë e akullores ka dalë më një ngarkesë të konsiderueshme të koliformesh, mbi 1000 njësi për gram, gjithashtu dhe numri i baktereve është shumë i lartë. Edhe monsta numër dy ka një problem me numrin total të baktereve është shumë e lartë. Kurse mostra tre ka edhe koliformet i ka përsëri mbi 3 mijë edhe numrin total të baktereve e ka mbi 800 mijë. Ndërsa përsa i përket bozës njëra prej tyre ka dalë e pastër, ka dalë një ngarkesë bakteriale që e ka vetë produkti. Mostra tjetër ka 730 koliforme dhe 12 milionë numri total i baktereve.
Në mostrat që u dërguan në laborator, përsa i përket parametrave gazetari i është referuar Italisë, që e ka nga 100 mijë deri në 500 mijë ngarkesën bakteriale. Ndërkohë që në Shqipëri ka produkte bakteriale me 26 milionë, apo 77 milionë ngarkesë bakteriale.
Pasi u morën rezultatet e analizave të akullores dhe bozës ku rezultoi se ngarkesa bakteriale ishin të frikshme, emisioni “Stop” iu drejtua Ministrisë së Bujqësisë e cila nuk ka kthyer përgjigje, por në rrugë jo zyrtarë është thënë që nuk ka parametra. Ministria e Bujqësisë, nuk ka norma bakteriale të lejuara, tejkalimi i të cilave, do të quhej shkelje.
Për arsye të mos ndikimit në laboratorin privat gazetari kodifikoi të gjitha produktet e qumshit dhe nënproduktet e tij duke i hedhur produktet në vazo sterile duke i bashkangjitur një kod për ti identifikuar më pas me produktin që i përket.
Në 5 produkte kishte ngarkesë koliforme, ndërsa në 13 të tjera kishte ngarkesa bakteriale nga 1 milionë në 130 milionë.
Gent Stroni, mjek infeksionist: Këto produkte janë shumë të rrezikshme dhe shkaktojë infeksione të cilat quhen si toksiko-infeksion, të cilat kanë në vetvete dhe disa toksina që japin problematika në traktin tretës, ku shpesh herë populli thotë helmime ushqimore. Kur kjo kalon në qarkullimin e gjakut, situata bëhet me e riskuar për pacientin që e ka, sepse mund të shkojë deri në vdekje.
Emisioni “Stop” gjithashtu tha se për të gjitha produktet që ishin marrë për tu analizuar mund ti bëjnë sërish analizat dhe nëse del e kundërta do të thotë se produkti është i sigurt. Nëse fabrika përmirëson kushtet apo ka qenë vetëm për atë mostër niveli i lartë i baktereve është i gatshëm të thotë të kundërtën./tvklan.al
Gazetarja: Vangjush Dako, ministra e deputetë në përgjimet e bandës së drogës
Dosja hetimore e mega-operacionit ‘Vol-Vo 4’, ku u goditën 4 grupe kriminale në 12 qarqe të vendit si dhe u arrestuan 27 persona për vepra të ndryshme penale është bërë sot pjesë e diskutimit në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’.
Si funksiononin 4 grupet kriminale të ‘Vol-Vo 4’? Cila ishte harta e trafikut të kokainës e heroinës? Kush ishin kokat e grupit dhe a janë vënë ata pas hekurave? Cili ishte roli i të arrestuarve të grupit ‘Vol-Vo 4’. Si bashkëvepronin dhe si e trafikonin drogën? Këto dhe shumë pyetje të tjera gazetarët e ftuar në studio përballë moderatores Rudina Xhunga, do zbërthejnë dosjen hetimore për trafikun e drogës dhe tjetërsimin e pronave.
Gazetarja Klodiana Lala u ndal mbrëmjen e sotme te dosja ku thuhet se kryebashkiaku Vangjush Dako është përgjuar, e cila është në duar të prokurorisë që prej 2016-ës. Lala tha se, i vetmi fakt deri tani është se Dako është përgjuar, ndërsa në dosje thuhet se përfshihen edhe zyrtarë dhe deputetë.
“Është hetim i vitit 2016, i vënë në lëvizje nga policia e Kavajës, që kishte dyshime se grupi Avdylaj kryente trafik droge, kokaine dhe hashash. në këtë mënyrë u vu në lëvizje Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në atë kohë u nis hetimi, ku në rrjetën e përgjimeve ra Dako dhe ka firma për tendera për këtë bandë. Ata që kanë lëvizur trafikun e drogës, kanë lëvizur sasi kokaine, 2 ton hashash. Hetimi për dosjen 339, është ndarë me një fraksion, ku po hetohen zyrtarët.
Sesa do të arrijë Prokurorë të vërtetojë përgjimet mes Dakos dhe personave të tjerë, apo mes zyrtarëve të tjerë dhe deputetëve, dhe inkriminimi i tyre në botën e krimit, kjo është çështje që duhet të presim. Është herët që të çojmë në hetim dhe pranga një zyrtar. Është fakt që Dako është përgjuar. Nëse e komprometon se me kë ka folur, ne se dimë”, tha Lala.
Gazetari Mentor Kikia pohoi se aksione të tilla kanë edhe rrjedhe informacioni, ndërsa shtoi se pronari ku ‘gatuhej’ heroina, Admir Hoxha është ende i lirë. Kikia tha se pas hekurave përfunduan njerëz të llumit, por nuk është zbuluar ende nëse implikohet apo jo politika.
“Se ka etiketuar kush të dështuar. Në të tilla aksione ka rrjedhje. Ende mungon pronari i govatës ku gatuhej heroina në Has. Operacionet e tilla janë pompoze, aq sa mund të fusë të gjithë lagjen brenda. Ajo që vlen të analizohet në këtë operacion, është; deri ku shkon bashkëpunimi apo suporti politik. Njerëzit e arrestuar janë ata të llumit, të botës së nëndheshme. Ndërkohë që krimi tregon sesa më e madhe të jetë torta, aq më shumë njerëz të nivelit të madh kanë dorë”, tha Kikia.
Ndërkohë, gazetari Xhevahir Zhabina u ndal tek një dosje e vitit 2016, ku flitet për faktin se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është përgjuar. Ai theksoi se kjo dosje është në dorë të Krimeve të Rënda, ndërkohë nuk dihet ende nëse Dako implikohet në veprimtari të paligjshme.
“Ky është procedim i vitit 2016. Në këtë përgjim ka dalë edhe numri i telefonit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Ka një procedim të ndarë ku janë të përfshirë zyrtarë, por nuk ka hetim konkret për Dakon. Është një dosje tjetër që e ka Krimet e Rënda. S’mund ta ketë media. Ajo çka del në media janë copëza informacioni. Ndoshta në ditë në vijim thonë se do ketë operacione të tjera, nuk e dimë nëse do jenë për këtë dosje. Do përqendrohen në Shkodër dhe Durrës”, tha ai.
BastArena e Olsi Ramës shtrihet edhe në Kosovë
Kryeministri Edi Rama po çirret duke bërtitur me të madhe se do t’u japë fund kompanive të basteve në vend, por BastArena e Olsi Ramës përveçse në Shqipëri, ka hapur sallone edhe në Kosovë.
Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, përmes rrjetit social Facebook pas një mesazhi të marrë nga një qytetar.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Bastarena e vella Olsit pushton edhe Prishtinen!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor, jam nje qytetar nga Prishtina.
Edi Rama po krenohet se kinse do i mbyll bastet ne Republiken e Shqiperise, mirepo ne Kosove, posaqerisht ne Prishtine vecse kane fillu me lulezu bastet kompanise se vella Olsit.
Kjo eshte pika qe sapo e ka hap mu ne qender te Prishtines, shume prane menzes se studenteve.
Kjo eshte reklama gjigante e bixhozgjiut Rama e cila po infekton popullin e kosoves, respektivisht qytetaret e Prishtines!”
Basha: Prela, kreu i celulës kriminale, grisi fletëarrestin për Dakon
Kryetari i opozitës, Basha ka deklaruar përmes një postimi të shkurtër në facebook, se Donika Prela është Kryetarja e celulës kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Basha ka bërë deklaratën e fortë sipas të cilës Prela është autorja e grisjes së fletëarrestit për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Basha thotë se, Prela po bën gjithçka për të prishur provat e hetimit.
Postimi i Bashës
Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut.
Dosja 339 e Dakos
Opozita vijon akuzat për lidhje të eksponentëve të mazhorancës me bandat kriminale. Teksa ka komentuar arrestimet e fundjavës që shkoi, deputeti Enkelejd Alibeaj ka thënë se në Prokurori ka një dosje përgjimesh, pjesë e së cilës është edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
“Përgjimet janë në një dosje që ndodhet në Prokurori. Dosja është me numër protokolli 339, dhe është depozituar në vitin 2017. Ai përfshihet në pazar votash vetë me grupet kriminale që operojnë në zonën e Durrësit”, tha Alibeaj në Abc News.
Një ditë më parë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha drejtoi gishtin nga Vangjush Dako si i implikuar në pazare me bandat kriminale. Sipas Bashës, prokuroria nën presionin e Edi Ramës nuk guxon të arrestojë Dakon.
Goditet banda e kokainës në Itali, kush janë dy shqiptarët e arrestuar
Edhe dy shqiptarë të tjerë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotëm si pjesë e një grupit të trafikut të kokainës.
Në pranga përfundoi Artur Hysa, 39 vjeç me banim në Tribano, i cili kishte një rol udhëheqës në menaxhimin e trafikut të paligjshëm të drogës.
Gjithashtu është arrestuar edhe Florian Naci, 39 vjeçar, banues në Tribano, shitës me pakicë i kokainës.
Arrestimet e dy shqiptarëve e çojnë në 6 numrin e të arrestuarve, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga prokurori i Padovës në janar të këtij viti, i cili kishte bërë të mundur çmontimin e veprimtarisë kriminale të një grupi me shqiptarë dhe italianë.
Hetimet e Prokurorisë së Padovas zbuluan se grupi blinte, paketonte e më pas shiste sasi të konsiderueshme të një lloji kokaine, që karakterizohej nga një pastërti e lartë e për pasojë e kërkuar shumë në tregun ilegal. Baza e grupit ishte ishte një depo industriale në Monselice (Padova)
Kur studentët trajtohen si trafikantë, dhe trafikantët si zyrtarë!
Dje gjatë një takimit të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku u fol për politikat në arsimin e lartë, dy studente, që mbanin banderolën “Boll i zhvatët studentët”, akuzuan kryeministrin për rritjen e tarifave të arsimit të lartë.
Banderola u gris brenda pak sekondash nga punonjësit e Gardës, të cilët po ashtu nxorrën jashtë me forcë dhe dy studentet. Pas nxjerrjes jashtë të vajzave, Kryeministri Rama i quajit ato “ngelëse”, ndërsa studentët e mbetur në sallë qeshën.
Nxjerrjen me forcë jashtë të dy studentëve e dënoi dhe Partia Demokratike. Deputetja Albana Vokshi, njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit të Medias dhe Arsimit, tha se urdhëri për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues, arroganca, fyerja, poshtërimet e Kryeministrit ndaj studentëve dhe shqetesimeve të tyre janë të patolerushme dhe duhen dënuar.
Kjo nuk është hera e parë që studentë të Lëvizjes për Universitetin, që kanë kundërshtuar që prej fillimit reformën në arsim, protestojnë kundër qeverisë Rama dhe reformës në arsim.
Më 2 nëntor 2015, një grup studentësh të “Lëvizjes për Universitetin” qëlluanme vezë makinën e kryeministrit Rama. Tetë studentët u arrestuan dhe më 20 mars 2017, Gjykata Penale e Tiranës i shpalli ata fajtorë dhe i dënoi me dy muaj burg. Si provë materiale për këtë rast, u sekuestruan mbetjet e një kokërr veze.
Më 18 nëntor 2016, Mirela Ruko, aktivistja e “Lëvizjes për Universitetit” hodhi salcë domateje mbi Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, në formë proteste për reformën e arsimit të lartë. Pas ngjarjes ajo u shoqëruar në Komisariatin Nr.1 të Tiranës, ku u mbajt për më shumë se 10 orë.
Gattuso rrezikon seriozisht, Milani kontakton ish-futbollistin!
Humbja në derbi ka bërë që drejtuesit e Milanit të mos jenë aspak të kënaqur me mënyrën e përgatitjes së ndeshjes nga trajneri Gennaro Gattuso. Paolo Maldini është shfaqur tepër i zymtë në fytyrë në stërvitjen e ditës së hënë, teksa drejtori sportiv, Leonardo, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për shtyp.
Edhe pse ndaj Interit ishta vetëm humbja e dytë e kuqezinjve këtë sezon, duke përfshirë edhe dy ndeshjet në Europa League (ku kanë arritur dy fitore), kjo nuk justifikon aspak zgjedhjet e trajnerit, zëvendësimet dhe sidomos vendosja në fushë, totalisht një dorëzim në pritje të barazimit, që u prish në fund.
Gennaro Gattuso e di mjaft mirë, që prej fillimit të sezonit, se është nën vëzhgim, ndaj edhe për këtë arsye, sipas asaj që shkruan TGCOM, kuqezinjtë janë duke parë një alternativë në rast se në ndeshjet e radhës, atë ndaj Sampdoria dhe Genoa, nuk do të vijnë gjashtë pikë, siç edhe parashikohet.
Emri në listë si kandidat i mundshëm për stolin është një tjetër ish-milanist, Roberto Donadoni, aktualisht pa skuadër. Disa kontakte, madje, ka pasur me ish-trajnerin e Italisë dhe Bologna-s, por thjesht formale.
Emri i Antonio Conte-s është lënë pas dore, për momentin, shkak edhe kostot financiare të tepruara, duke qenë se ish-trajneri i Chelsea vazhdon gjyqin për të fituar 10 mln eurot e gjithë rrogës për sezonin 2018-2019, pasi u shkarkua me pa të drejtë sipas tij.