19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Sasia rekord e heroinës, 5.2 ton në Has, Berisha tregon foton e Ramës me bosin e drogës

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi sonte sasinë record të heroinës që është kapur në laboratorin e Hasit. “Bëhet fjalë për një sasi rekord droge të heroinës që është kapur në Has. Bëhet fjalë për 5.2 ton heroinë dhe pas kësaj sasie heroine janë garantët politikë”. Pyetjes së kush janë këta protektorë, Berisha tha se bëhet fjalë për politkanë të rangjeve të larta. Ish-Kryeministri ka bërë publike foton e Ramës me bosin e laboratorit të drogës Peci Abdyli.
Ish-Kryeministri Berisha i ftuar mbrëmjen në “Open”, ka folur edhe për operacionin e fundit policor që çoi në arrestimin e 26 personave.
Për ish-kryeministrin Berisha operacioni është dekonspiruar nga policia.
“Fundjava mund të konsiderohet si fundjava e dekonspirimit të operacioneve ndërkombëtare. Bosët janë larguar. Sasia e konvertuar në heroinë janë në tonelata. Kapën fshatarët, nuk mund ta bëjnë ata këtë trafik droge. Ky laborator, shumë herë më i madh se sa ai i Xibrakës, ka nevojë për mbështetje”, u shpreh ish-kryeministri Berisha, duke theksuar edhe njëherë se, operacioni i ndërkombëtarëve u dekonspirua nga policia e shtetit.
“E vërteta është që fundjava mbi të gjitha mund të quhet dekonspirimi i operacioneve ndërkombëtare. Siç e the vetë janë lëshuar 46 urdhërarresti, por janë arrestuar vetëm 26 vetë pasi të tjerët janë larguar, ata që mbrohen nga politika. Raportet flasin për 5.2 tonelata heroinë po të kthesh opiumin në heroinë. Mos harro se lëvizin 5 tonelata heroinë për 2 apo 3 fshatarë, ata kanë një proteksion të madh shumë. 5.2 tonelata heroinë janë një sasi e madhe për europën. Partnerët nuk dështua, ata e kapën drogën, por nuk u kapën bosin. U kapën fshatarët, një punonjës zjarrfikësish në Shkodër dhe një biznesmen turk. Aksioni është dekonspiruar nga policia. Kupola politike e kësaj sasie kolosale u njoftua për këtë. Droga i përkiste një kupole të lartë”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e së hënës në “Open” të Eni Vasilit, teksa foli për operacionin e policisë në Has ku u zbulua një laborator heroine, tha se policia arrestoi vetëm fshatarët dhe jo bosët e vërtetë të drogës.
“Nuk u kapën bosët në Has, por fshatari dhe e shoqja e tij, një elektricist, një zjarrfikës dhe një biznesmen turk. Ajo sasi droge nuk mund të lëvizë pa garanci nga politika. Kjo është shumë më e madhe se Xibraka, është më e madhe se Maminasi. Është 5.2 ton heroinë e konvertuar”, tha Berisha.
Më tej, ai tha se është dekonspirua edhe operacioni, ku në pranga u vunë disa pjesëtarë të familjes Avdyli në Shijak.
Berisha publikoi edhe një foto të kryeministrit Rama me një person, për të cilin tha se është anëtar i kësaj familje. Sipas Berishës, foto është shkrepur gjatë fushatës së fundit.
“Kjo është vetëm njëra anë, pasi ka dhe video dhe detaje të tjera. Të Ramës me Avdylët, të Gjushit me Avdylët. Gjushi, me urdhër të Avdulit, ka emëruar kryeinspktorin e Durrësit për mjedisin”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Berisha, ka komentuar në ‘Open’ përplasjen me armë që ndodhi pak javë më parë në një lokal në bllok, ku mbeti një i vdekur dhe dy të plagosur.
Ish-kryeministri deklaroi se një nga personat e përfshirë në këtë përplasje, Ervin Mata është njeriu i Saimir Tahirit. Sipas tij provat tregojnë se Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë për të takuar Matën.
‘Ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata, pasi është faktuar që Saimir Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Matën, e ka nxjerrë Partia Demokratike. Se çfarë ishte ajo unë mund të kisha 10 hipoteza, por aty doli një këngëtare dhe unë nuk mund të hyja në komente. Nuk ka dy standarde, pasi unë jam i pari që kam denoncuar ngjarjen. Unë nuk munda të komentoj sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushe’, u shpreh Berisha.

“3 mijë euro dhe një makinë”, përgjimet mes Çukos dhe dy shoferë të tij, njëri drejtor burgu

Deputetet e PS, Arben Cuko dhe Anduel Xhindi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku opozita ka protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga./r/n/r/nLawmaker Arben Cuko and Anduel Xhindi, during a parliamentary session.

Një ditë më parë u arrestua nga policia ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko. Ky i fundit ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe arrestimi i tij vjen pas kërkesës së Gjykatës së Krimeve të Rënda. Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda që çoi në burg Arben Çukon. “Report Tv” ka publikuar vendin e gjykatës dhe sipas hetuesve gjithçka ka nisur në burgun e Burrelit ku i arrestuari si vrasës me pagesë, Olsi Karagjozi, ka takuar fillimisht Denis Llaftiun.
Ky i fundit ka qenë shoferi i Çukos. Karagjozi i ka bërë kërkesë Llaftiut të ndërhyjë me lidhjet e tij tek Drejtori i Përgjithshëm që ky i fundit ta transferojë. Fill pas kësaj porosie Denis Llaftiu takon shoferin e Çukos, shtetasin me emrin Qerim Musha. E kjo marrëveshje mes Llaftiut dhe shoferit të Çukos do të kryhej kundrejt përfitimit 3 mijë euro dhe një automjeti.
Biseda telefonike e përgjuar:
-Alo drejtor përshëndetje, Fatjoni jam.
– Kush Fatjon o burrë?
– Fatjoni jam, drejtori Burrelit.
– Hë Fatjon, më thuaj.
– Nuk kemi ndonjë problem, situata e përgjithshme është e qetë, a mundet të vi nesër të bisedoj për nja dy çështje të vogla?
– Nuk e di a mi thua dot në telefon…?
– T’i them edhe në telefon por doja të vija të takoja e të uroja. Mirë drejtor doja të flisja edhe për këtë, për një transferim të një të paraburgosuri që të kishim bisedu.
– Ca është?
– Është ky Karagjozi…
– Me këtë lojë. Ata që më kanë ndërhyrë mua më duket se më kanë bërë pisllëqe.
– Mirë, prit ta vërtetoj unë…

Çfarë fshihet prapa aferës Khashoggi?

Kush ishte vërtet gazetari saudit i vrarë në Turqi. Çfarë do të ndryshojë në ekuilibrat ndërkombëtarë dhe çfarë do të qëndrojë njëlloj?

Më 28 shtator, gazetari saudit me banim në Shtetet e Bashkuara Jamal Khashoggi ka hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll për të marrë disa dokumenta që i duheshin për t’u martuar me të fejuarën e tij dhe nuk ka dalë më prej saj. E fejuara e pritur për orë të tëra dhe më pas i ka telefonuar policisë. Ditën kur duhej të ishte martesa, Khashoggi nuk dukej akoma dhe ka qenë atëhere që Reuters ka dhënë lajmin e zhdukjes së tij.
Ndërsa Turqia thërriste ambasadorin saudit dhe Princi Trashëgimtar Mohammed bin Salman shprehej i gatshëm për të bashkëpunuar me çfarëdolloj investigimi lidhur me këtë ngjarje dhe autoritetet saudite lëshonin një deklaratë zyrtare ku sugjerohej se Khashoggi mund të ishte zhdukur pasi kishte lënë konsullatën, filluan të dalin lajme shqetësuese: sipas mediave turke, në ditën e zhdukjes së gazetarit, stafi turk i konsullatës saudite ishte njoftuar të rrinte në shtëpi dhe nga Riadi ka ardhur një avion privat me në bord 9 punonjës të inteligjencës së Mbretërisë, që më pas do të shkonin në konsullatë.
Me kalimin e kohës është bërë gjithnjë e më e qartë se të dyja gjërat qenë të lidhura, derisa më 8 tetor një burim anonim i inteligjencës turke ka thënë për Washington Post se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës saudite. Në orët dhe në ditët në vazhdim kanë nisur të qarkullojnë zëra, janë bërë gjithnjë e më këmbëngulës dhe janë pasuruar dora dorës me detaje: Khashoggi është prerë copa copa dhe është nxjerrë nga konsullata me një furgon të zi, ekziston një video e torturimit dhe e vrasjes, ka qenë një tentativë rrëmbimi e përfunduar keq. Ka qenë atëhere që ajo që dukej si një gjë e ndërlikuar është transformuar në një aferë ndërkombëtare.

Fillimisht, nëpërmjet Ministrit të Brendshëm të saj, Arabia Saudite është pozicionuar, ka denoncuar “akuzat false që qarkullojnë nëpër media” kundër saj për zhdukjen e Khashoggi dh i ka quajtur zërat për vrasjen e tij “gënjeshtra dhe akuza të pabaza kundër qeverisë së Mbretërisë”. Por më pas i është dashur t’u nënshtrohet presioneve ndërkombëtare sidomos të Turqisë dhe të Shteteve të Bashkuara: natën e 15 tetorit, policia turke ka kontrolluar konsullatën, duke zbuluar se brendësia e ndërtesës ishte e sapolyer krejtësisht (dhe praktikisht një video e paraqitur nga al-Jazeera e xhiruar pak orë përpara tregon hyrjen në ndërtesë të një kompanie pastrimi). Ndërkaq Neë York Times, pasi ka konsultuar burime të inteligjencës turke, ka shkruar se filmimet dhe audiot në posedim të turqve demonstronin se Khashoggi është torturuar, i janë prerë gishtat dhe më pas i është prerë koka dhe është bërë copa copa.
Nga zhvillimet e fundit, duket praktikisht e sigurtë se Khashoggi është vrarë brenda konsullatës saudite: në mënyrë mjaft elokuente, pasi ka dyshuar për rreth 20 ditë, Washington Post ka vendosur të botojë artikullin e fundit e shkruar nga gazetari për rubrikën që mbante aty.
Deri Trump – që në fillim minimizonte duke thënë se, përderisa gazetari nuk ishte shtetas amerikan, nuk do t’ia ndërpriste furnizimet më armë Arabisë Saudite – i është dashur ta pranojë se Khashoggi duket pikërisht se ka vdekur se në rast se zbulohej se përgjegjësia është e sauditëve, atëhere ata do të kishin pasoja të rënda.
Ndërkohë, në gazetat perëndimore, narrativa që po përcillet e redukton gjithçka në vrasjen e një gazetari dhe disidenti saudit: një sintezë sipërfaqësore dhe e gabuar, që na bën ta keqkuptojmë shtrirjen e kësaj historie dhe atë çka po ndodh prapa kuintave.

Kush ishte Jamal Khashoggi
Jamal Khashoggi ishte 60 vjeç dhe ishte gazetari më i famshëm i botës arabe. Kishte punuar për gazeta të ndryshme të botës arabe, por edhe si korrespondent nga jashtë; ka qenë dy herë kryeredaktor i al-Watan, gazetë progresiste saudite, dhe drejtor i televizionit al-Arab me qendër në Bahrein. Pjesë e reputacionit të tij i detyrohet faktit që në vitet ’90 ka qenë gazetari me kontaktin më të ngushtë me Usama bin Laden, që e ka ndjekur nga afër dhe e ka intervistuar disa herë si në Sudan, ashtu edhe në bastionin e tij të Tora Boras në Afganistan.
Për aktivitetet e tij, Khashoggi i është mbyllur shumë herë goja nga censura saudite. Në vitin 2003 kishte humbur vendin e punës tek al-Watan prej një artikulli kritik ndaj Ibn Taymiyya, i konsideruar si babai themelues i ëahabizmit. Në vitin 2016, pasi ka kritikuar Donald Trump, autoritetet saudite e kishin ndaluar që të shkruante nëpër gazeta dhe të shfaqej në televizion. Më së fundmi kishte kritikuar fushatën ushtarake kundër Jemenit dhe Princin Trashëgimtar mjaft të fuqishëm Mohammed bin Salman: në vijim të këtyre poziciomeve dhe duke u ndjerë i kërcënuar, kishte vendosur ta linte Arabinë Saudite për Uashingtonin.
Pavarësisht pozicioneve të tij mjaft kritike ndaj qeverisë saudite, Khashoggi mbetej megjithatë një anëtar i spikatur i elitës së Mbretërisë. Gjyshi i tij Muhammad Khashoggi, me origjinë turke, ishte mjeku personal i Mbretit Abdulaziz al-Saud, themelues i Arabisë Saudite; xhaxhai i tij ishte shumë i famshmi dhe tregëtari shumë i fuqishëm i armëve Adnan Khashoggi. Në vitet ’90 kishte bashkëpunuar me shërbimet sekrete saudite me detyrën që të provonte ta bindëte Usama bin Laden të hiqte dorë nga dhuna dhe në vitet ‘2000 kishte qenë përgjegjës i komunikimeve të Princit Turki al-Faisal, ambasadorit saudit në Shtetet e Bashkuara.
Me pak fjalë, jo tamam disidenti dhe opozitari politik që paraqitet në shumë gazeta perëndimore. Dhe pikërisht për këtë arësye vrasja e tij është jashtëzakonisht e rëndësishme: është një mesazh drejtuar disidentëve të vërtetë për t’u thënë se nëqoftëse një si Khashoggi eliminohet kështu, atëhere ata mund të shpresojnë vetëm për më keq akoma.

Çfarë po ndodh midis Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe Turqisë
Edhe pse në dukje janë në konflikt, në realitet ajo që po zhvillohet midis Uashingtonit, Ankarasë dhe Riadit është një lojë komplekse diplomatike, qëllimi i së cilës është që t’u mundësojë të gjithëve ta ruajnë fytyrën e tyre. Asnjëri – në radhë të parë Shtetet e Bashkuara – nuk ka dëshirë që të vihet vërtet kundër sauditëve, që janë një aleat strategjik për motive të ndryshme: nga furnizimet me naftë tek shitja e armëve, nga bazat ushtarake në qendër të një rrjeti diplomatik për të frenuar influencën iraniane në Lindje të Mesme. Aq sa fillimisht Trump praktikisht ka thënë se, duke mos qenë Khashoggi shtetas amerikan, nuk ia ndjente aspak për zhdukjen e tij, por edhe kur e ka korrigjuar shënjestrën, ajo ka qenë për të akuzuar pjesë të devijuara të shërbimeve sekrete.
Sipas të përditshmes Foglio, është Turqia fituesja e vërtetë e kësaj historie praktikisht, sjellja e Turqisë – që thotë se ka në dorë prova dërrmuese të përbëra nga filmime dhe regjistrime audio të bëra brenda konsullatës që do të demonstronin se Khashoggi është torturuar dhe vrarë – është ambige. “E kanë ndërtuar rastin pa arritur tek skena finale, kanë moduluar rrjedhjen e lajmeve dhe, megjithatë, nuk e tregojnë videon vendimtare. Është sikur të kishin një armë të drejtuar tek sauditët dhe ka të ngjarë që t’u kenë bërë shumë kërkesa”, shkruan Foglio.
Në realitet, as ata nuk duhet të vihen kundër sauditëve: e gjitha është një balet diplomatik. Në fakt, është e qartë se cila është zgjidhja e përkryer për të tri palët e përfshirë: një investigim që të deklarojë se Khashoggi praktikisht është vrarë në konsullatë, por që shfajëson nivelet e larta e qeverisë saudite, duke ua veshur përgjegjësitë ndonjë koke turke – domethënë shërbimeve sekrete të devijuara për të cilat fliste Trump – për t’i mundësuar Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara që të mos kalojnë vende që u lejojnë aleatëve të tyre t’i shkelin pafytyrësisht dhe pandëshkueshmërisht të drejtat e njeriut dhe të vrasin gazetarë në dritën e diellit, por edhe ta lejojnë qeverinë e Arabisë Saudite që të dalë relativisht e pastër, duke bërë ndonjë ndryshim në favor të Uashingtonit dhe Ankarasë.

Çfarë pasojash do të ketë gjithë kjo situatë?
Edhe sikur operacioni të dilte (dhe do të dalë) me sukses, zhdukja dhe vrasja e Khashoggi do të kenë një pasojë jetëgjatë: do të peshojnë rëndë mbi imazhin e Mohammed bin Salman, Princit Trashëgimtar saudit ose, siç e quajnë rëndom, MbS.
Gjatë viteve të fundit, MbS ka bërë përpjekje të mëdha për të ndërtuar imazhin e princit të ri “reformator” si në kuadrin ekonomik – ku ka lançuar Saudi Vision 2030, një program ambicioz me qëllim që ta shkëpusë ekonominë saudite nga nafta dhe të tërheqin investime ndërkombëtare – ashtu edhe në kuadrin social. Vendimi për t’i lejuar gratë që të ngasin makinat dhe ajo e lejimit pas 35 vitesh e rihapjeve të kinemave në vend kanë qenë iniciativa të marra në këtë drejtim dhe për një periudhë edhe kanë funksionuar: praktikisht të gjithë gazetat perëndimore i kanë bërë jehonë propagandës së tij, duke folur për “pranverën” saudite në ardhje me Princin e ri.
Në realitet, bëhej fjalë për operacione kozmetike që nuk e ndryshonin aspak situatën e të drejtave civile në Arabinë Saudite dhe që bile provonin që t’i paraqisnin si meritë e mendjehapjes së Princit ato që në realitetin e fakteve qenë arritje të lëviizjeve të protestave saudite: për shembull, vendimi për lejimin e grave që të ngisnin makinat vinte pak kohë pas arrestimit të aktivisteve të ndryshme që prej kohësh luftonin për këtë objektiv.
Qysh nëntorin e kaluar, imazhi i MbS ishte dëmtuar, kur kish ndërmarrë një operacion policor për të konsoliduar pushtetin e tij që kish çuar në arrestimin e dhjetëra eksponentëve të elitës dhe të familjes mbretërore saudite në Ritz-Carlton Hotel të Riadit. Por atëhere ia kishte kaluar duke folur për “masa antikorrupsion”. Por kësaj radhe Princi duket se e ka ekzagjeruar dhe vrasja e një gazetari të njohur dhe gjithsësesi pak i rrezikshëm si Khashoggi – sidomos prej brutalitetit dhe prej modaliteteve të sipërpërmendura: viktima është tërhequr në kurth në një përfaqësi diplomatike në një vend të tretë – sigurisht që do të jenë një njollë në imazhin prej reformatori të cilit Princi i ka kushtuar kaq shumë (dhe kaq shumë para) për ta ndërtuar.
Jo vetëm kaq, por mund t’i kushtojë shumë më tepër se reputacionin. Shpejt do të nisë Future Investment Initiative, një samit ekonomik i organizuar nga Princi dhe i mbiquajtur “Davosi i shkretëtirës”, por sponsorë, media partnere të ndryshme si Financial Times e New York Times dhe të ftuar të ndryshëm si CEO e JPMorgan Chase, Ford, Uber dhe Virgin Group kanë njoftuar tashmë se nuk do të marrin pjesë në shenjë proteste për zhdukjen dhe vrasjen e Khashoggi. Bile orët e fundit ka zëra që i kërkojnë Mbretit saudit Salman që ta zëvendësojë dhe të emërojë një trashëgimtar tjetër në vend të tij.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Si u zbulua lidhja e Avdulajve të Shijakut me Ndokat e Lezhës

Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, lexoi mekanikisht para medias rezultatet e një hetimi thuajse dy-vjeçar, të cilin e kanë zhvilluar prokurorët që ajo i ka penalizuar apo ka ndikuar të largohen së fundmi nga institucioni që ajo drejton.
Në hetimet, të cilat Prela i prezantoi si arritje të saj, janë zbuluar, ndër të tjera edhe bashkëpunimi i grupit të Avdulajve të Shijakut me Ndoka nga Lezha për trafikun e narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë.
“Boldnews.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë për Krime të Rënda, ku identifikohen lidhjet e Astrit Balliut (Avdulaj) me Danjan dhe Vilson Ndoka. Prokurorët shkruajnë se: “
Nga hetimet proaktive, të filluara prej vitit 2016, evidentohet se shtetasi Astrit Balliu ka komunikime me persona të ndryshëm, biseda të cilat, megjithëse me mesazhe të koduara, janë në funksion të aktivitetit të trafikimit, mbajtjes, tregtimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Rezulton se shtetasit Altin Avdyli dhe Astrit Balliu, nga Shijaku, në muajin Maj 2017, kanë pasur biseda me Danjan Ndoka dhe ky i fundit me Gertjan Ndoka. Më 28 maj 2017, nisur nga të dhënat e këtij hetimi, Policia e Shtetit ka arrestuar Danjan Ndokën, i cili ishte në kërkim, ndërkohë që ka arrestuar në flagrancë edhe Gertjan Ndoka, të cilit iu sekuestruan 236 gr marijuanë.

Në vijim, në qershor 2017, janë evidentuar biseda ndërmjet Astrit Avdylit dhe një shtetasi tjetër, Elton Gjini. Në bazë të të dhënave të këtij hetimi, Policia e Shtetit organizon një post-bllok dhe arreston në flagrancë shtetasin Gjini, të cilit iu gjetën 47 gr lëndë narkotike kokainë.
Po në të njëjtën datë, nga të dhënat e siguruara nga ky hetim proaktiv, Policia e Shtetit orientohet të kryejë operacionin “Streha”, ku gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e shtetasit Saimir Gjepali u gjetën 149 gr lëndë narkotike kokainë, si edhe një pistoletë e një automatik pa leje.
Këto raste, megjithëse kanë lidhje me vëllezërit Avdulaj, prokurorët kanë vlerësuar që të mos i bashkojnë Çështjet, por t’i trajtojnë si “flagrancë policore” për të mos u kuptuar se po hetohej për një aktivitet më të gjerë kriminal, i cili lidhej me trafikimin e sasive të mëdha të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.
Në bazë të këtyre përgjimeve, prokuroria për Krime të Rënda arriti të identifikonte edhe disa raste, ku familjarët e ish-deputetit Arben Ndoka, ishin përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të fallsifikimit të dokumentave dhe tjetërsimit të pronës. Në bazë të këtij hetimi të derivuar, pasditen e së Dielës u arrestua edhe ish-deputeti Ndoka, së bashku me disa persona të tjerë.

“Boldnews.al”

Trafiku i drogës/ Si u zbulua lidhja e Avdulajve të Shijakut me ish-deputetin e Ramës

Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, lexoi mekanikisht para medias rezultatet e një hetimi thuajse dy-vjeçar, të cilin e kanë zhvilluar prokurorët që ajo i ka penalizuar apo ka ndikuar të largohen së fundmi nga institucioni që ajo drejton.
Në hetimet, të cilat Prela i prezantoi si arritje të saj, janë zbuluar, ndër të tjera edhe bashkëpunimi i grupit të Avdulajve të Shijakut me grupin Ndoka nga Lezha për trafikun e narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë.
“Boldnews.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë për Krime të Rënda, ku identifikohen lidhjet e Astrit Balliut (Avdulaj) me Danjan dhe Vilson Ndoka. Prokurorët shkruajnë se:
“Nga hetimet proaktive, të filluara prej vitit 2016, evidentohet se shtetasi Astrit Balliu ka komunikime me persona të ndryshëm, biseda të cilat, megjithëse me mesazhe të koduara, janë në funksion të aktivitetit të trafikimit, mbajtjes, tregtimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Rezulton se shtetasit Altin Avdyli dhe Astrit Balliu, nga Shijaku, në muajin Maj 2017, kanë pasur biseda me Danjan Ndoka dhe ky i fundit me Gertjan Ndoka. Më 28 maj 2017, nisur nga të dhënat e këtij hetimi, Policia e Shtetit ka arrestuar Danjan Ndokën, i cili ishte në kërkim, ndërkohë që ka arrestuar në flagrancë edhe Gertjan Ndoka, të cilit iu sekuestruan 236 gr marijuanë.

Në vijim, në qershor 2017, janë evidentuar biseda ndërmjet Astrit Avdylit dhe një shtetasi tjetër, Elton Gjini. Në bazë të të dhënave të këtij hetimi, Policia e Shtetit organizon një post-bllok dhe arreston në flagrancë shtetasin Gjini, të cilit iu gjetën 47 gr lëndë narkotike kokainë.
Po në të njëjtën datë, nga të dhënat e siguruara nga ky hetim proaktiv, Policia e Shtetit orientohet të kryejë operacionin “Streha”, ku gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e shtetasit Saimir Gjepali u gjetën 149 gr lëndë narkotike kokainë, si edhe një pistoletë e një automatik pa leje.
Këto raste, megjithëse kanë lidhje me vëllezërit Avdulaj, prokurorët kanë vlerësuar që të mos i bashkojnë Çështjet, por t’i trajtojnë si “flagrancë policore” për të mos u kuptuar se po hetohej për një aktivitet më të gjerë kriminal, i cili lidhej me trafikimin e sasive të mëdha të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.
Në bazë të këtyre përgjimeve, prokuroria për Krime të Rënda arriti të identifikonte edhe disa raste, ku familjarët e ish-deputetit Arben Ndoka, ishin përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të fallsifikimit të dokumentave dhe tjetërsimit të pronës. Në bazë të këtij hetimi të derivuar, pasditen e së Dielës u arrestua edhe ish-deputeti Ndoka, së bashku me disa persona të tjerë.
Boldnews.al

“Derri Maç” i Ramës/ Po kapen ‘peshqit e vegjël’ që të mbulohen të mëdhenjtë

Nënkryetari i PD, Edi Paloka duke marrë shkas nga ndalimet e fundit të zyrtarëve e ish-zyrtarëve të institucioneve publike si dhe goditjen e grupeve kriminale, theksoi se Rama po tenton që të heqë vëmendjen nga vetja. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Paloka tha se po kapen ‘peshqit e vegjël’ që të mbulojnë të mëdhenjtë. Po ashtu ai foli edhe për një dosje përgjimi që është që prej 2016-ës në Prokurori, ku implikohet sipas tij kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako që sipas opozitës flet me eksponentë të krimit për shit-blerje votash. Paloka tha se kjo dosje po tentohet të fshihet.
“Prokuroria që e kemi akuzuar si të njëanshme dhe të kapur nga Rama, po godet persona të lidhur me pushtetin, me PS. Pra në pamje të parë kemi të bëjmë me një akt që duhet të duartrokitet. Por në fakt nuk është ashtu. Është dosja në prokurori që mban numrin 339, e vitit 2016. Është kjo dosje që kanë nisur përgjimet e Dakos. Nuk janë të njëjtat çështje. Kjo dosje u denoncua nga zoti Basha dhe më pas u dërgua padia nga Dako në gjykatë për kryetarin e PD, ku ai e akuzoi për shpifje. Hilja që ka bërë këtë herë prokuroria është se e ka fshehur këtë dosje”, tha Paloka. Po ashtu ai tha se ka edhe emra ministrash të përfshirë në përgjime, që sipas tij janë Gjiknuri dhe Ahmetaj.
“Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj dalin në komunikime me elemente kriminal në shitja-blerjen e votave.

Kanë dosje të tjera, nuk është e njëjta dosje. Bëhet fjalë për zgjedhjet e 2017-ën. Janë të faktuara. Shpërthimi i kësaj dosje nuk vjen as nga vullneti e dëshira e Ramës. Është DEA dhe Gjermania që erdhi dhe e detyroi këtë qeveri që të veprojë. Rama po përpiqet që të shpëtojë kokat. Kjo beteje e Ramës bëhet për të shpëtuar këta elementë që përmendja dhe veten e tij. Historia e kësaj dosje nuk ka mbaruar. Ata që e kanë nxitur këtë dosje, s’kanë mbaruar punë. Ka një bazë amerikane sigurie në gjermani ku shumë deputetë, kanë zhvilluar kurse ku jepet edhe informacion. Që prej 2015-ën kam qenë aty, ku flitej për kthim të Shqipërisë në nyje të kokainës”, theksoi ai. Teksa u ndal tek fakti se cili do të jetë fati i Dakos në këto zgjedhje, Paloka tha se, Rama mund të dojë që ta bëjë sërish kryebashkiak.
“Kjo është çështje për Ramën. Dhe jo vetëm kandidat, por ai e bën edhe kryetar bashkie. Me këtë mënyrë Dako e ka të sigurt fitoren. Pse mendoni se kjo është luftë ndaj Dakos? Jo nuk është kështu”, tha Paloka.
Mes të tjerash ai u ndal edhe tek padia që do të bëjë për komisionin “Tahiri”. “Padia është gati për komisionin “Tahiri”. Ku ta dorëzosh padinë?! Këtu në çdo moment plas nga një skandal. Fillojnë dhe duken këto skandalet e tjera si lodra. Kur luan 5 katësh, të gjithë duan të shpëtojnë derrin. Edhe Rama këtë po bën, po heq ca të tjerë, që të shpëtojë ‘derrin maç’, veten”, përfundoi Paloka.

Si fshehu Policia numrin 339/2016 të procedimit penal për Vangjush Dakon

Arrestimet e 24 orëve të fundit janë pjesë e të njëjtës dosje penale për të cilën Lulzim Basha akuzoi Vangjush Dakon në nëntor 2017 se ishte kapur në përgjim me kriminelët për të blerë vota.
Gjatë intervistës për Ora News, deputeti Flamur Noka tha se, “Procedimi penal për Vangjush Dakon mban numrin 339/2016.
Në bazë të kësaj dosje, 339/2016 është bërë arrestimi i personave pasditën e së dielës. Policia, qëllimisht e ka fshehur numrin e procedimit penal, në mënyrë që mediat të mos lidhin këto arrestime me akuzën që kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një vit më parë për Vangjush Dakon”, tha Flamur Noka.

Fotot e Olsi Ramës në shoqërinë e drejtorit të kompanisë së bixhozit

Partia Demokratike po akuzon prej ditësh kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar drejtuesit e kompanisë APEX, për të kaluar paratë e bixhozit në industrinë e ndërtimit.
Ndërkohë, sot në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vëllai i kryeministrit, Olsi Rama është fotografuar në shoqërinë e një prej drejtuesve të APEX. Bashkë me ta ndodhej edhe Eridian Salianji, përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste.
Ata janë përshëndetur dhe kanë biseduar përpara ambienteve të kazinosë që APEX ka në ish-Bllok.
Sa i përket akuzave që vijnë nga opozita, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se një nga aksionerët e kësaj kompanie, Dajlan Avdia, ka shitur aksionet e tij pak kohë përpara se Rama të deklaronte mbylljen për disa kategori të lojrave e fatit.
“Dajlan Avdia ka shitur aksionet tek APEX dhe, me firmën e Edi Ramës, brenda 7 muajsh ka marrë leje për tre kulla gjigande në qendër të Tiranës, në zonën e ish bllokut dhe mbrapa Presidencës”, u shpreh Zhupa. /Politoko.al.

Krimi është fytyra e vetme e Ramës, kreut të meduzës të krimit dhe trafiqeve në Shqipëri!

Ish-Kryeministri Berisha shprehet se fytyra e vërtetë e krimit në Shqipëri është ajo e kryeministrit Edi Rama. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha ka komentuar thirrjen e Ramës i cili shprehteshqetësimin e tij tek socialistët pas ndalimeve të fundit të zyrtarëve e ish-zyrtarëve të institucioneve publike.
“Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, iu ishte drejtuar Rama deputetëve në mbledhjen e grupit të PS-së, deklaratë të cilin e ka komentuar Berisha. Sipas Berishës, “për të të marrë dikush fytyrën duhet të kesh fytyrë”.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Krimi eshte fytyra e vetme e Kallam Deshtakut, kreut te meduzes te krimit dhe trafiqeve ne Shqiperi!
Te dashur miq, pas goditjes nderkombetare te bandes se qeverise te lidhur me nje mije fije me vet Ramen, Gjushin, dy ministrat e Gjushit ne qeveri, ndrikull Nikolles dhe ish polic banditit Ndreu etj etj, Rama deklaroi per te arrestuarit se po na e marrin fytyren?!
Miq, per te te marre dikush fytyren duhet te kesh fytyre, kurse duke filluar nga Rama dhe e gjithe organigrama partiake dhe shteterore e mazhorances aktuale fytyre te vetme ka krimin. Sb”.

“Boll i zhvatët studentët”, Garda tërheq zvarrë studentët që protestuan kundër Ramës

Aktivistët e lëvizjes ‘Për Universitetin’ janë nxjerrë me forcë jashtë takimit ku ndodhej edhe kryeministri Rama.
Teksa kreu i qeverisë po mbante fjalën e tij në podium, duke folur për arsimin, një grup aktivistësh shpalosën një banderolë ku shkruhej: ‘Boll i zhvatët studentët’.
Më pas truprojët e Ramës u afruan tek vajzat dhe i morën me forcë për t’i nxjerrë jashtë sallës së mbledhjes.
Ndërsa po shoqëroheshin jashtë sallës, vajzat lëshuan akuza të tjera në drejtim të kryeministrit Rama, i cili lëshoi batutën: ‘Me siguri ngelëse!’
Sipas aktivistëve, Rama në takimin e sotëm me studentët, profesorët dhe dekanët, po përsëriste gënjeshtrat e ulëta në lidhje me arsimin e lartë.
Pas nxjerrjes së banderolës, situata brenda është tensionuar pasi aktivistët janë nxjerrë jashtë sallës së konferencës.
Pas kësaj njëri nga studentët është shoqëruar në komisariatin numër 3 për t’i fshirë filmimet jashtë çdo norme ligjore, sipas aktivistëve të Lëvizjes ‘Për Universitetin’.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, “Lëvizja për Universitetin”, ka publikuar videon e incidentit të rëndë ku duket një vajzë që nxirret me dhunë nga ambjentet ku kryeministri po mbante fjalën.
Rama po fliste për “bursën” që do të përfitonin studentët e ekselencës që kanë zgjedhur degën e mësuesisë.
“Lëvizja për Univeristetin” i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e Ramës dhe u bën thirrje drejtuesve të universitetit publik të mos i nënshtrohen shantazhit të qeverisë.

Partia Demokratike, ka reaguar sot, pas dhunës së ushtruar nga truprojat e kryeministrit Edi Rama, ndaj një studenteje, në një takim të kreut të qeverisë me nxënësit e ekselencës.
Përmes një deklarate për mediat PD thekson se dhuna ndaj vajzës u urdhërua nga Rama, pasi këtij të fundit iu prish shfajqa e radhës që ishte organizuar nga vetë ai.
Deklarata e PD
Partia Demokratike dënon dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit Rama në takimin me nxënësit e ekselencës.
Prishja e shfaqjes dhe skenarit të propagandës me regjizor Ramën e nervozoi atë duke urdhëruar dhunë ndaj vajzave studente.
Urdhri për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues, arroganca, fyerja, poshtërimet e Kryeministrit ndaj studentëve dhe shqetësimeve të tyre janë të patolerushme dhe të dënueshme.
Shprehim shqetësimin e madh për mënyrën, se si fryma e dhunës po bëhet modeli i promovuar nga Kryeministri në publik dhe në media.
Keqardhje për sjelljen e nënshtruar të auditorit në sallë, dëshmi se më shumë se studentë ekselentë, mesa duket kishte fresh-istë të indoktrinuar. Indiferenca e drejtuesve të Universiteteve Publike dhe pedagogëve ndaj dhunimit të studentëve është një tregues i qartë se universitetet janë vasale të Qeverisë.
Shprehim shqetësimin për censurimin e këtij incidenti nga shumica e mediave, sepse Kryeministri nuk do vononte t’u kujtonte burgun.

Partia Demokratike dënon dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit Rama në takimin me nxënësit e ekselencës. Prishja e shfaqjes dhe skenarit të propagandës me regjizor Ramën e nervozoi atë duke urdhëruar dhunë ndaj vajzave studente. Urdhëri për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues, arroganca, fyerja, poshtërimet e Kryeministrit ndaj studentëve dhe shqetesimeve të tyre janë të patolerushme dhe të dënueshme.Shprehim shqetësimin e madh për mënyrën, se si fryma e dhunës po bëhet modeli i promovuar nga Kryeministri në publik dhe në media.Keqardhje për sjelljen e nënshtruar të auditorit në sallë, dëshmi se më shumë se studentë ekselentë, mesa duket kishte fresh-istë të indoktrinuar. Indiferenca e drejtuesve të Universiteteve Publike dhe pedagogëve ndaj dhunimit të studentëve është një tregues i qartë se universitetet janë vasale të Qeverisë.Shprehim shqetesimin per censurimin e këtij incidenti nga shumica e mediave, sepse Kryeministri nuk do vononte t’u kujtonte burgun.

Gepostet von Albana Vokshi am Montag, 22. Oktober 2018