34.5 C
Tirana
E hënë, 9 Qershor, 2025

Deputeti i përgjigjet Ramës: Ti njeh vetëm vrasës, përdhunues, trafikantë njerëzish e narkotikësh

Bardh SPAHIA

I pyetur mbreme nga gazetari Arian Çani ne emisionin zone e lire mbi denoncimin tim publik per emerimet pa merite te shefave te klinikave, kryesherbetori e mbrojtesi i krimit Edvin Kristaq Rama u shpreh se nuk me njihte. Qe ti s’me njeh mua eshte nder per mua e ne rastin me optimist turp per ty qe s’njeh nje nga deputetet e parlamentit te vendit qe ti rrenon, vjedh, abuzon dhe turperon.
Ti nuk me njeh se ti njeh vrases, perdhunues, trafikante njerezish e narkotikesh, hajdute, servila dhe antishqiptare brenda e jashte vendit tone. Por une dhe cdo shqipetar i ndershem dhe qe e do vendin e vet te njohim mire. Te njohim si djalin e nje firmosesi te urdherit te varjes se nje shqipetari te mire e patriot.
Te njohim si mbetje e nje sistemi te urryer nga shqipetaret e mire e kombdashes, te njohim si shkaktarin e largimit te gati gjysem milioni bashkatdhetaresh gjate sundimit tend, te njohim si shitesin e trojeve tona, te njohim si vasalin e krimit, te njohim si ai qe ulerinte me te madhe mos hiqni vizat per shqipetaret, te njohim edhe si nje artist te deshtuar te pa lare e te pa ditur.
Si mjek mund te te beja edhe nje diagnoze personale tenden por atehere do isha duke folur per nje pacient dhe etika profesionale nuk ma lejon ta bej kete publikisht.

Lirohet miku i Taulant Ballës që u arrestua për korrupsion

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e arrestit për 3 sekserët e arrestuar pak ditë më parë, të cilët merrnin para nga studentët për t’u “rregulluar” provimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Njëri prej të arrestuarve, i njohur si mik i Taulant Ballës, u lirua nga burgu dhe ju dha masa e arrestit detyrim paraqitje. Bëhet fjalë për shtetasin Mehdi Hanaj, i cili më herët ka qënë drejtor i gjimnazit në Përrenjas.
Nuk ka patur të njëjtin” fat” Skënder Stafa, ndaj të cilit gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg.
Ndërkohë detyrim paraqitje ka qënë masa e dhënë për të arrestuarin e tretë Qamil Murataj.
Më poshtë keni një foto të kreut të deputetëve socialistë Taulant Balla, me të arrestuarin për korrupsion dhe më pas të liruarin Mehdi Hanaj.

Gazetarja shqiptare bën për ‘ujë të ftohtë’ Vuçiç, fshin djersët nga sikleti (Video)

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic është vënë në siklet në mes të Beogradit teksa eshte pyetur se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?
”Pyetja eshte bere nga gazetarja e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Nerënxa Jakupi, gjate një konference për media të mbajtur pas një paneli të Forumit të Sigurisë në Beograd, në të cilin ishte panelist edhe vete ai.
Vuçiç përpiqej që të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli. Megjithatë, pavarësisht tendosjes në të cilën është ndodhur, Vuçicç është përgjigjur.
Përkundër tendosjes, ai përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.
Menjëherë pas kësaj, kur ai po merrte një pyetje nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte djersët duke dëshmuar se nuk ishte i perqendruar në pyetjen që po i bëhej.
Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, por gjatë konferencës është përgjigjur edhe në gjuhën angleze.
/KosovaPress/

Fotot e Ramës me thonj pa prerë, nuk është shpifje…

Që nga koha kur Edi Rama ju fut politikës dhe deri më sot, njerëz që e njohin që nga rinia e tij e veçanërisht në jetën në Francë e kanë stigmatizuar, si një ‘Thonj-paprerë’ dhe, që ka një marrëdhënie armiqësore me pastërtinë.
Një nga batutat ‘lapidare’ të njeriut i cili i dha shansin të jetë ky që është sot është ajo, e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano; E solla nga Franca me thonj të paprerë dhe e bëra ministër!
Ky fakt është përdorur gjerësisht më pas në debatin mediatik dhe politik gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Sa herë që Edi Rama është pyetur për këtë konstatim të Nanos në ambiente konfidenciale ka reaguar me përbuzje, duke shqiptuar fjalën; shpifje!
Një nga politikanët që ja përmendur shpesh këtë ‘ves’ të paprecedentë për një burrë të moshës së Ramës dhe veçanërisht për një politikan të lartë dhe kryeministër vendi ka qenë paraardhësi i tij në qeveri, Sali Berisha. Dhe jo më kot, sepse Edi Rama është kapur shpesh me thonj të paprerë.
Një nga rastet e fundit ishte, kur Edi Rama postoi një video ku komentonte spitalin e ri të Sarandës dhe shfaqej me thonj jo vetëm të paprerë, por edhe të pa pastruar. Kjo ‘është kapur’ nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka ironizuar Ramën duke postuar videon në fjalë, të shoqëruar edhe me një shënim të shkurtër.

Thuapisti!
Fatos Nano deklaronte se e mori Edi Ramën në Paris thuapiste tek shiste ikona të vjedhura! (ikonat e vjedhura nga i ati bllokmen nga kishat që u shkatërruan nga regjimi). Sot pas 20 vitesh përsëri thuapistë mbetet!
Shikoni videon që ka postuar vet thuapisti!’, shkruante në atë kohë Berisha.
Por natën e mbrëmshme, Edi Rama është shfaqur në studion e Arian Çanit, ‘Zonë e Lirë’, dhe në momentin që drejtuesi i ka dhuruar një palë zare bixhozi, kamerat janë fokusuar në duart e tij.
Ajo që panë shqiptarët me këtë rast ishte, sa e paprecedentë aq edhe qesharake. Një burrë në moshë, kryeministër i Shqipërisë që na përfaqëson edhe në takime ndërkombëtare të nivelit më të lartë, i mban thonjtë njësoj si vajzat e Shoë-Bizit.
Fotot e më poshtme dhe fillimi i videos, nuk kanë nevojë për koment.
Kur ta quajnë sërish ‘Thonj-paprerë’, apo ‘thuapisti’ siç e etiketon Berisha, a do të bërtasë Edi Rama; Shpifje, shpifje, shpifje….?!

Aktori i njohur italian: Shembja e Teatrit Kombëtar, akt barbar!

Regjisori dhe aktori i njohur italian Michele Placido në një intervistë për Fax News foli për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar shembjen e tij si një akt barbarie.
Placido, një nga personazhet më të dashur të shqiptarëve në rolin e komisar Katanit dhe një personalitet i kinematografisë italiane është prononcuar ekskluzivisht për Fax Neës në një lidhje telefonike duke mbrojtur kauzën e artistëve shqiptarë në mbrojtje të ruajtjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.
“Vendin tuaj e kam njohur kur sapo kishte dalë nga regjimi komunist, ndërsa xhironim filmin “Amerika” dhe kam kujtime shumë të bukura. Kam vizituar gjithashtu dhe godinën e Teatrit Kombëtar, ndërtesë shumë e rëndësishme për artin dhe trashëgiminë e një vendi. Kam shumë vite që i kam humbur kontaktet me Shqipërinë, por mbështes çdokënd që përpiqet të ruajë trashëgiminë kulturore të vendit të tij”, tha për Fax Neës Michele Placido.
Por regjisori dhe aktori i njohur ka shkuar dhe më tej duke e cilësuar si një akt barbar shembjen e kësaj godine për të ndërtuar një të ri “në emër të artit bashkëkohor”:
“Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.
Placido e konsideron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe se politika duhet të ndalet dhe të kuptojë se sa e rëndësishme është për një vend pasja e një memorieje historike.
“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare”, u shpreh për Fax News regjisori dhe aktori italian Michele Placido.
Gjithashtu ky i fundit bëri dhe një premtim për artdashësit shqiptarë, sjelljen në Tiranë, në godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar të shfaqjes së Pirandelos.

Berisha, takim me drejtues e aktivistë të LDK: Argatët e Beogradit në Prishtinë nxorën në treg integritetin territorial të Kosovës

Te dashur miq, dje prita ne nje takim nje perfaqesi te deges se dyte te Prishtines te Lidhjes Demokratike te Kosoves te kryesuar nga kryetari i saj zoti Mustafe Krasniqi dhe te perbere nga drejtues te tjere te kesaj dege, zoterinjte Florian Dushi, Osman Vitia, Sabri Zylfiu, Vehbi Krasniqi, zonjen Jeta Rafuna, z. Tefik Fazliu, zotin Fitim Havolli dhe Arianit Berisha.
Ne kete takim zoti Mustafe Krasniqi dhe pjesemarresit e tjere te takimit me shprehen falenderimet per te gjitha qendrimet dhe me njohen me zhvillimet me te fundit ne Kosove dhe qendrimet e LDK ndaj ketyre zhvillimeve.
Pershendeta dhe shpreha vleresimin tim per qendrimin e qarte dhe te prere te LDK dhe te gjitha forcave politike ne Kosove ndaj projektit antishqiptar, me emra te ndryshem, per krijimin e Serbise se Madhe, projekt te cilin po e paraqesin si te tyre argatet e Beogradit ne Prishtine.
Me kete akt antikombetar keta albanofob i bene Kosoves nje dem te pamerituar.
Keta argate, pa asnje mandat, ne dhunim flagrant te kushtetutes se vendit, per interesa te padroneve te tyre nxoren ne treg territoret, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit te pavarur te Kosoves. Ata, per te argumentuar aktin e tyre te pashembullt, i servirin publikut si zedhenes te Beogradit nje seri te pafundme trillimesh, mashtrimesh bajte te perditshme, dhe si sharlatane, per te maskuar aktin e tyre antikombetar, njehere flasin ne emer te presidentit Putin, heren tjeter ne emer te presidentit Trump dhe tani se fundi dhe te presidentit Makron.

Keta aventuriere, qe duan te zhbejne Kosoven si shtet te pavarur, negociojne me Beogradin si perfaqesues te tij ne hije, si Dushan apo Miladin shqipfoles. Ata jane te rrezikshem sepse tani qe e shohin se kane deshtuar, se bashku dhe ne koordinim me Beogradin mund dhe te provokojne per llogari te tij konfliktualitet dhe akte destabilzuese.
Pershendeta votimin e perbashket nga te gjitha forcat politike te tre ligjeve per ushtrine e Kosoves, krijimi i te ciles eshte ne interesin me te mire te shqiptareve dhe te gjithe atyre qe duan te jetojne ne nje Kosove te lire, te sigurte, faktor paqe dhe stabiliteti ne rajon.
Zoti Mustafa me dhuroi botimin e plote te veprave te presidentit Rugova.
Takimi ishte i perzemert dhe vllazeror. sb

Financimet sekrete greke për detin, 1 milionë euro vetëm në tetor për portalet pranë qeverisë shqiptare

Sherri mes ministrave grekë ka nxjerrë në skenë se qeveria greke ka financuar, në mënyrë sekrete, disa media dhe portale shqiptare, sikurse edhe politikanë që merren me Marrëveshjen e Detit, me mbi 1 milionë euro vetëm për muajin tetor të këtij viti.
Synimi grek: Të propogandonin Marrëveshjen si të favorshme për shqiptarët dhe të sulmonin kush ishte kundër kësaj Marrëveshje diskriminuese për Shqipërinë.
Sherri drastik mes ministrave në qeverinë greke, ku çoi në dorëheqjen e ministrit të jashtëm Kotzias, ka nxjerrë në dritë fakte skandaloze për cenimin e interesave kombëtare të Shqipërisë.
Mediat greke kanë raportuar dje se Ministria e Jashtme Greke ka financuar media, portale dhe gazetarë në Shqipëri, në mënyrë sekrete. Edhe negociatorë në Marrëveshjen për Detin kanë kode sekrete financimi.
Bile media greke ka botuar një listë me kode dhe shifra, të cilat duhet të zbardhen nga prokuroria shqiptare se cilat portale dhe emra nga Shqipëria kanë përfituar këtë shumë prej 1 milion euro. Sipas të dhënave të publikuara në vendin fqinj, flitet për 1 milionë euro që janë dhënë për mediat në Shqipëri vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti.
E gjithë kjo shumë duket se është dhënë në kulmin e diskutimit mes Greqisë dhe Shqipërisë për Marrëveshjen e Detit, ku siç dyshohet se qeveria shqiptare ka rënë dakort me variantin grek, por është kundër Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit shqiptar ka thënë se pa një gjykatë kushtetuese funksionale nuk mund të miratohet kjo marrëveshje mes dy qeverive.
Dhe për këtë qëndrim kushtetues e kombëtar disa media dhe portale filluan dhe vazhdojnë një fushatë denigruese ndaj Presidentit të Shqipërisë, e ku po del publikisht, se janë media të financuara nga Athina me fondin prej 1 milionë euro në mënyrë sekrete.

Ky është një skandal kombëtar e ku prokuroria duhet të fillojë hetimet urgjente për shitje të interesave kombëtare.
Edhe media bën tradhti e jo vetëm qeveritarët apo politika!
Ndërkohë paratë që janë hedhur në vitet e fundit në Shqipëri mendohet se janë disa herë më shumë. Këto para kanë kaluar me anë të një fondi sekret nga Ministria e Jashtme e Greqisë, gjë që do të thotë se që në nisje përdorimi i këtyre parave ka patur karakter të veçantë politik, në mbrojtje të interesave greke në Shqipëri.
Qëllimi i këtyre parave është blerja e mediave dhe gazetarëve për të ndikuar në favor të interesave të Greqisë. Me anë të parave të dhëna në mënyrë jo zyrtare, Ministria e Jashtme greke ka kërkuar të ndikojnë në opinionin shqiptar, duke i paraqitur tezat e saj në mënyrë gati të ‘paanshme’, por që ti bëhej lavazh trurit shqiptar sikur marrëveshja e Detit favorizon Shqipërinë, duke hequr Ligjin e Luftës.
Televizioni ‘Top Channel’, që hapi i pari skandalin, citonte dje burime që deklarojnë se ‘45 milionë euro është shuma të cilën ministri grek i Mbrojtjes, Kamenos, ia faturon Kotziasit si shumë e shpenzuar në mënyrë abuzive nga fondi që konsiderohet buxhet sekret i ministrisë së Jashtme greke.
Burime pranë ministrisë së Jashtme në Athinë bëjnë me dije se një pjesë e madhe e buxhetit sekret të kësaj ministrie jepet në formë grantesh e ndihmash në media dhe organizata të ndryshme në rajon për të paguar gazetarë, portale, por edhe media e politikanë në Shqipëri dhe Maqedoni.
Gjithashtu mësohet se miliona euro janë dhënë për biznese në Shqipëri, kryesisht në ndërtimin e hoteleve në jug të vendit, apo për financimin e ndërmarrjeve, pronë e të afërmve të politikanëve të ndryshëm të minoritetit grek që jeton në Shqipëri. Veç medias, pjesë e financimit është dhënë edhe për zyrtarë të ndryshëm të minoritetit, por burimet tregojnë se dyshohet se fonde kanë marrë politikanë shqiptarë apo edhe negociatorë të Marrëveshjes së Detit me Greqinë.

Gjithashtu, janë financuar edhe programe të ndryshme për studime Master të zyrtarëve shqiptarë në Greqi, por edhe për pritje, përcjellje dhe udhëtime turistike të disa prej gazetarëve shqiptarë. Sipas Top Channel ekziston dhe një listë e detajuar me emra dhe kodet e personave që kanë përfituar, kode të cilat kanë emra mediash, gazetarësh, analistësh dhe politikanë e zyrtarë shqiptarë, kryesisht të angazhuar në krijimin e një klime pozitive për Marrëveshjen e Detit.
Ndërsa lista e atyre që kanë sulmuar Presidentin e Shqipërisë se ‘pse vonon firmosjen e Komisionit Negociator’ apo kur Ilir Meta deklaroi se pa gjykatë kushtetuese nuk mund ta firmos Marrëveshjen, pra kjo kategori mediash rezulton se kanë marrë shuma të mëdha në euro nga ministria e jashtme greke. Prokuroria e Athinës po heton se nga doli sekreti shtetëror, por edhe si janë dhënë këto 1 milionë euro për mediat dhe portalet shqiptare; pra me bankë apo cash.
Po hetohet edhe një agjenci reklamash në Tiranë e cila ndan fondet për disa portale apo media, sipas interesit grek, pra kush mbështet Marrëveshjen e Detit merr me shumë fonde reklamash. Edhe këtu prokuroria shqiptare duhet të hetojë, se dyshohet se ka një kanal grek financimi të portalëve me fondet greke, të fshehta.
Greqia është një vend fqinj që ka ndihmuar në jo pak raste Shqipërinë. Qeveria greke ka dhënë miliona euro ndihma në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Por skandali për të cilin po flasim nuk ka të bëjë me ndihmë, por me synime të tjera. Po flasim për fonde sekrete të Ministrisë së Jashtme.
Objekti i këtyre fondeve është të ndihmojë politikën e jashtme greke të arrijë qëllimet e saj duke blerë faktorë mediatik apo edhe politikanë shqiptarë. Praktikisht diplomacia greke ka arritur të gjejë në Tiranë njerëzit që duke i paguar do të bënin punën e tyre. Është një proces që këto ditë do të dëgjojmë të quhet në shumë mënyra, por në shqip ka vetëm një fjalë:
Tradhëti kombëtare. Ndaj prokuroria duhet urgjent të fillojë hetimet për këto financime të paligjshme dhe të fshehta. Nëse janë dhënë në forma bankare si projekte apo gjithfarë sajesash, prokuroria shqiptare heton llogarinë e çdo media apo portali, sepse ia lejon ligji. Nëse janë dhënë cash nga burimet sekrete greke, do jetë pak i vështirë hetimi, por përsëri kontrolli do gjejë se si mbahen këto portale apo media.

Detajet e këtij skandali për përdorimin e fondit sekret të ministrisë u publikuan nga kundërshtarët e ministrit Kotsias në qeverinë greke. Por indirekt sherri në Athinë duhet të shërbejë për të ‘hapur sytë’ në Tiranë. Këto vite mes dy vendeve po negociohen çështjet më të rëndësishme, si ajo e Paktit Detar.
Nëse flasim për interesa të diplomacisë greke këto kohë në Shqipëri është pikërisht arritja e këtij pakti në favor të tyre. Sot jemi para faktit se një pjesë e parave mund të jenë hedhur për të shpërqendruar opinionin dhe për të goditur figura që realisht janë në mbrojtje të interesave kombëtare. Është skemë jo vetëm e pistë, por edhe anti-kombëtare, përderisa nga media në Tiranë praktikisht punohet për interesa të diplomacisë greke.
Skandali për milionat e fondit sekret në Athinë është një nga arsyet që sollën largimin e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Niko Kotias. Në Greqi politikanët e opozitës janë të shqetësuar për abuzimet që mund të kenë ndodhur me këto para, pra, nëse janë përdorur siç duhet për interesat e Greqisë. Deputetë të mazhorancës qeverisëse greke thonë se me publikimin e listës opozita greke po dëmton interesat kombëtare të Greqisë.
Prokuroria e Athinës ka nisur dje hetimet mbi bazën e shkrimeve që janë botuar në mediat greke. Ndërkohë dje në Tiranë, përveç shkrimeve në media nuk pati asnjë reagim zyrtar nga institucionet tona. Po flitet për një nga skandalet më të mëdha në kurriz të interesave kombëtare dhe nga Prokuroria nuk ka asnjë hetim.
Këtu nuk po flitet për fonde që janë marrë nga marrëveshje zyrtare, por për pagesa sekrete për interesa të diplomacisë së fshehtë greke. Shqiptarët duhet të dijnë se kush janë mediat, gazetarët apo bizneset që kanë përfituar para për shërbime që i interesojnë Greqisë.
Natyrisht Greqia është në të drejtën e saj të bëjë politikë për interesat e saj, por Shqipëria dhe mediat shqiptare nuk duhet kurrsesi të shesin interesat kombëtare për eurot e derdhura nga kanalet e ministrisë së jashtme greke.
Në fund të fundit prokuroria shqiptare duhet të hetojë për t’i thënë, por edhe për t’i dhënë, publikut shqiptar se kush janë mediat dhe portalet e blera nga fondi sekret grek.
Botuar në Koha Jonë

Kush është bosi shqiptar i kokainës që u dënua me 25 vite burg në Angli

Nëntëmbëdhjetë anëtarë të një organizate kriminale në Angli e përfshirë në trafikun e kokainës është dënuar me 165 vite burg në total. Erald Mema koka e kësaj organizate u dënua me 25 vite burg. Mema drejtonte operacionin e trafikut të drogës përmes telefonit edhe kur ishte në Shqipëri,
Erald Mema i konsideruar nga policia angleze si koka i një grupi kriminal i përfshirë në trafikun e kokainës është dënuar me 25 vite burg. 33-vjeçari shqiptar i cili jetonte në qytetin e Oksfordit prej vitit 2003 u gjet fajtor nga gjykata për dy akuzat që lidheshin me konspiracionin e shitjes së drogës të klasit A.
Jurisë nga publiku në këtë proces gjyqësor iu desh vetëm 12 minuta për ta gjetur fajtor Erald Memën për akuzat që kishte ngritur prokuroria. Policia angleze thotë se Mema ishte kreu një organizate kriminale e përbërë nga 19 persona që të gjithë të arrestuar të cilët përmes një rrjeti korrierësh transportonin dhe shisnin kokainën në të gjithë Anglinë.

Xhafaj emëron 534 ish-sigurimsa drejtues të lartë të policisë, reagon PD

534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë qënë drejtues dhe bashkëpunërorë të Sigurimit të Shtetit.
Deklarata e fortë është bërë nga deputeti i PD, Gent Strazimiri, i cili i bëri thirrje drejtueses së autoritetit të dosjeve Gentiana Sula që pa vonesë të bëjë publike listën e këtyre personave.
Verifikimi i dosjeve është ndërprerë pas një takimi të znj. Sula me Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, duke bërë që ky rast të marrë përmasa e një skandali të vërtetë.
Strazimiri tha se, ky skandal po mbahet i fshehur nga vetë ministri Xhafaj, një ish-hetues i regjimit diktatorial.
Deklarata e plotë e Strazimirit
Veting në polici nuk ka pasi është verifikuar se, 534 oficerë kanë shërbyer në strukturat e Sigurimit të Shtetit si drejtues apo spiunë.
Është verifikuar gjithashtu se kupola e lartë e policisë së shtetit rezulton të jetë e lidhur kryekëput më organizatën më gjakatare të ish-vendeve komuniste, Sigurimin e Shtetit.
Skandali po mbahet i fshehtë nga ministri Fatmir Xhafaj, një ish-hetues i rregjimit të diktaturës, por gjurmët e këtij skandali janë lënë në zyrat e autoriteit të dosjeve.
PD është vënë në dijeni se verifikimi është ndërprerë pas një takimit të autoritetit të dosjeve Gentiana Sula dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ky i fundit është informuar zyrtarisht për 534 drejtues të rangut të lartë të policisë së shtetit si pjesë e sigurimit të shtetit.
Situata alarmante e rikthimit të sigurimit në drejtim të policisë është bërë alarmante nga PD që në vitin 2014.
Komisioni hetimor provoi zyrtarisht se qindra sigurimsa ishin rikthyer në punë në mënyrë të paligjshme, me vendim politik pas kontributit të dhënë për partinë e Enver Hoxhës që sot drejtohet nga Edi Rama.
Komisioni provoi se këta persona ishin përfshirë në zgjedhjet e vitit 2013, si komisionerë apo vëzhgues apo dhe financues të PS.
Falë këtyre sigurimsave vetingu në polici është bllokuar, vendi u kanabizua dhe u bë miqësor me organizatat kriminale.
Pavarësisht se i krijuar nga partia e sigurimit të shtetit, autoriteti për informimin e dokumentave të sugurimit ka detyrim ligjor të publikojë informacione mbi praktikën në fjalë dhe jo ta fshehë atë.
PD i kërkon Gentiana Sulës të mos bëhet vegël e Sigurimit të Shtetit, por të bëjë publike pa vonesë listën e 534 drejtuesve të lartë të shtetit të lidhur me sigurimin.

Rrënjët historike e “Spin Doctor”, 100 vite kandisje jo gjithmonë e ligjshme

Nga manipulimet e Bernays tek nuhatjet e Boorstin
Tashmë kanë mbushur të 100-at, por nuk i tregojnë. Po, teoritë moderne «spin» i përkasin një shekulli më parë. Bile dikush i zbret në tetëqindën, kur qeveritë njohën rëndësinë e menaxhimit të informacioneve dhe rafinuan teknikat e tyre të propagandës. Megjithatë, e mendoj se më të përshtatshme që t’i datoj në fillimin e Nëntëqindës për analogji me situatën e sotme: qe në atë kohë që regjimet demokratike nisën të planifikojnë përdorimin instrumental të komunikimit.
Pararendësi është padyshim amerikani Ivy Lee, i cili në vitin 1906 botoi “Deklaratën e parimeve të marrëdhënieve publike (PR)”, në të cilën sanksiononte rregullat etike e profesionit atëhere në shpërgëj, ende të cituara sot në manualet universitare. Lee mendonte se misioni i PR-it ishte të «informonte në mënyrë të ndershme dhe të hapur», «duke i dhënë shtypit apo qytetarëve, për llogari të një kompanie apo të një institucioni publik, informacione të sakta». Mendonte se çdo lajm duhej të ishte i vërtetë dhe se kompanitë e PR-it qenë të detyruara të vepronin «në dritën e diellit», «jo si zyra sekrete shtypi», dhe «të asistonin gazetarët, duke u mundësuar atyre të verifikonin drejtpërsëdrejti çdo deklaratë». Mendonte se marrëdhëniet publike qenë një instrument për t’i bërë më transparente dhe të drejta shoqëritë demokratike. Sipas vlerësuesve të tij të shumtë, si studiuesi Fraser Seitel, «Lee e ngriti debatin, duke transformuar teknika të ushqyera nga objektivë të diskutueshëm “kërkimi i publicitetit me çdo kusht) në një disiplinë profesionale të prirur që të fitonte besimin e publikut me një komunikim të bazuar mbi ndershmërinë dhe të vërtetën».
Por një ndershmëri dhe një dashuri për të vërtetën që jo të gjitha ia njohin. Virtuoz në teori, Lee nuk ishte gjithmonë i tillë në praktikë. Për shembull, në rastin e masakrës së Ludloë.

Ishte viti 1914 dhe manjati John D. Rockefeller për t’i dhënë fund një greve të gjatë në një prej kompanive të tij, Colorado Fuel & Iron Company, rekrutoi disa agjentë të Gardës së Colorado, të cilët sulmuan stabilimentet duke vrarë 20 persona, midis të cilëve 2 gra dhe 11 fëmijë të djegur gjallë në tendat të cilave milicët u kishin vënë zjarrin. E shtrënguar që të mbrohej nga akuzat e mediave, kompania petrolifere angazhoi Lee, i cili nisi një punë kapilare kundërinformacioni. Zjarri? U ndez padashje nga gratë dhe nga fëmijët, që në hutim e sipër përmbysën një sobë me naftë gjatë tentativës së daljes. Falë Lee, Rockefeller arriti që ta mbrojë për shumë javë reputacionin e tij përballë opinionit publik. Një operacion shembullor, por aspak transparent dhe sigurisht jo i mbështetur mbi informacione të sakta: më pas ai version i fakteve rezultoi fals.
I shquari Ivy u pagëzua nga kritikët «Helmi Ivy», domethënë ai që mistifikonte të vërtetën. Në distancën e një shekulli, Lee vazhdon që t’i ndajë studiuest e komunikimit: ka që e admirojnë dhe ka që e përçmojnë. Por edhe kush i njeh arritje të rëndësishme – si hulumtuesi Kirk Hallahan i Colorado State University, sipas të cilit Lee nuk e mashtroi qëllimisht opinionin publik pasi përdori, me qëllim të mirë, dokumenta që nuk mund t’i verifikonte – e pranon inkoherencën midis ideve të shprehura tek Deklarata dhe sjellja në realitet. Një ambiguitet që e gjejmë në momente të tjera të jetës së tij, si në fillimin e viteve ’30, kur u angazhua nga një prej kompanive më të njohura naziste, IG Farben Industrie Deutschland. Bëhej fjalë për një kontratë të thjeshtë me një kompani të madhe europiane apo për një konsulencë për regjimin hitlerian? Komisioni i Kongresit amerikan, që e mori në pyetje në vitin 1934, ishte i prirur nga hipoteza e dytë, i akuzuari natyrisht për të parën. E vërteta nuk u sqarua asnjëherë: Lee vdiq po atë vit nga një tumor në tru.

Bernays, ideologu i spin-it
Por ideologu historik i «spin» është padyshim Edward Bernays, nipi i Freud, që në kundërshtim nga Lee nuk mendonte se marrëdhëniet publike duhej të ishin në shërbim të së vërtetës, por ia zmadhonte cinizmin dhe vetitë manipuluese. Në vitin 1928, në librin e tij të famshëm “Inxhinieria e konsensusit”, shkruante: «Nëse kupton mekanizmat dhe logjikat që rregullojnë sjelljen e një grupi, mund të kontrollosh dhe disiplinosh masat sipas qejfit tënd dhe pa dijeninë e tyre». Bernays veproi sidomos në fushën e PR-it industrial me rezultate spektakolare sipas këndvështrimit të tij dhe shpesh duke shkaktuar ndryshime jetëgjata në zakonet sociale. Cili është një prej simboleve tradicionale të emancipimit femëror? Gruaja që pi duhan. Sot në Perëndim askush nuk skandalizohet më, por për pjesën më të madhe të shekullit të kaluar ka qenë një akt sfide dhe afirmimi i pavarësisë së saj në një shoqëri konservatore dhe ngurruese në njohjen e barazisë së të drejtave. Akoma sot pak feministe e dinë se ky gjest nuk u adaptua spontanisht, por u shpik nga Bernays. Natyrisht që me porosi. Ishte viti 1929 dhe për të kundërshtuar sulmet e shpeshta ndaj industrisë së duhanit, Bernays organizoi në New York, gjatë një parade publike, Pishtarin e Brigadës së Lirisë, gjatë së cilës bëri që të parakalojnë dhjetëra vajza që tymosnin pandërprerë. Pamjet e manifestimit shkaktuan bujë të madhe në opinionin publik dhe polemikat të pambarimta. Por Bernays e centroi objektivin e tij: duke kombinuar një koncept fisnik, lirinë, dhe një rebel, brigadën, në një kontekst spektakolar dhe tërheqës – një parakalim në New York – nxiti mijëra gra që të imitonin sufrazhistet njujorkeze. Mesazhi ishte i qartë: kush ishte antikonformiste dhe e pavarur nuk ka sesi të mos pinte duhan. Falë nipit të Freud, kompania Chesterfield i trefishoi brenda pak kohësh shitjet e saj. Në mijëvjeçarin e rij cigarja vazhdon të jetë në vendet në rrugën e zhvillimit emblema e emancipimit femëror.
Një transformim po aq jetëgjatë u bë në zakonet ushqimore të amerikanëve. Bernays qe i pari që kuptoi rëndësinë e përdorimit të «palës së tretë të pavarur» për të arritur qëllimin e tij. «Nëse mund të influencosh liderët – me ose pa miratimin e tyre – kushtëzon automatikisht kë beson tek ta», përsëriste shpesh. Prodhuesit e proshutës i dhanë mundësinë që të provonte vlefshmërinë e kësaj thënieje, duke i besuar një fushatë marketingu. Në vend që të synonte mbi komunikimin tradicional publicitar, porositi një sondazh midis disa dhjetëra mjekëve, që në shumicën dërrmuese ekzaltuan vetitë shëndetësore të një mëngjesi të parë të pasur dhe ushqyes. Pastaj ia dërgoi rezultatet e sondazhit mijëra mjekëve amerikanë, bashkë me një komunikatë elegenate ku ilustroheshin vetitë e «vezës e proshutës» si «mëngjes i parë i pasur dhe ushqyes». Rezultati: në harkun e pak javëve shitjet e proshutës u rritën ndjeshëm. Pjesa më e madhe e mjekëve kishte ndjekur këshillat bindësve e kolegëve të tyre të panjohur, por dukshëm me autoritet. Shitjet vazhduan të shtohen deri sa u transformuan në një zakon amerikan. Akoma sot miliona amerikanë e nisën ditën duke ngrënë vezë dhe proshutë. Një teknikë, kjo e «palës së tretë», që brenda pak vitesh Bernays e rafinoi. Siç e shpjegojnë ekspertët Stauber dhe Rampton, nipi i Freud inkurajoi lindjen e qendrave studimore në dukje të pavarura, por në realitet të krijuara me qëllim mbështetjen e interesave specifike.
Premisa është e thjeshtë.

Nëse unë, prodhues i njohur automobilash, do të botoja një studim në të cilin demonstroj se ndotja e shkaktuar nga gazrat e shkarkuara të automobilave nuk është helmuese për mushkëritë, njerëzit do të dyshonin për vërtetësinë e kërkimit. Por nëse këto konkluzione do të përhapeshin nga një «Qendër studimesh për mirëqënien sociale» ku nuk dyshon njeri, opinioni publik do t’i vlerësonte me dashamirësi më të madhe dhe të paktën do të niste të dyshonte. Është kjo që bëri Bernays. Me guxim krijoi «më shumë institute dhe fondacione të Rockefeller dhe Carnegie të bërë bashkë». Të financuara fshehurazi nga industritë, këto agjenci kërkimore të «pavarur» shpërndanin studime «shkencore» dhe materiale për shtyp, ku argumentonin përfitimet dhe dobishmërinë e produkteve të vetë këtyre industrive. Fatkeqësisht, në distancën e dekadave, situata nuk është përmirësuar: në mijëvjeçarin e dyrë këto praktika janë të gjalla, natyrisht pa u ditur nga publiku.
Bernays kishte ashumë admirues, disa prej të cilëve të habitshëm, si Paul Joseph Goebbels, Ministri i Propagandës së Hitlerit. Këtë e zbuloi vetë Bernays në kujtimet e tij, duke cituar intervistën e dhënë nga hierarku fashist një gazetari amerikan në vitet ’30. Goebbels pranoi se kishte përdorur veprën «Të kristalizosh opinionin publik» si bazë për fushatën e eliminimit të hebrenjve nga Gjermania. Bernays «mbeti i shokuar», por nuk e vrau shumë mendjen, duke vazhduar që të mbështesë vlefshmërinë e torive të tij. Kjo i kushtoi edhe kritika të ashpra, si ato në vitet ’40 të nga ana e Felix Frankfurter, një prej gjykatësve më të famshëm të Gjykatës Supreme amerikane, që në një letër për Presidentin Roosevelt i përshkruan Bernays dhe Ivy Lee si «helmues profesionistë të vetëdijes publike».
I influencuar nga teoritë e psikologjisë së masave të dajës së tij Freud, Bernays ishte i bindur se manipulimi shkencor nëpërmjet marrëdhënieve publike ishte i nevojshëm për të tejkaluar kaosin dhe konfliktin në një shoqëri demokratike. Në librin e tij më të rëndësishëm, “Propaganda” (1928), shkruan: “Manipulimi i vetëdijshëm e inteligjent i opinioneve dhe i zakoneve të masave është një element i rëndësishëm në një shoqëri demokratike. Njerëz që rregullojnë mekanizmat e fshehta të shoqërisë përbëjnë një qeveri të padukshme, e cila përfaqëson pushtetin e vetëm dominues. Ne jemi të qeverisur, mendjet tona modelohen, shijet tona formohet, idetë tona frymëzohen në pjesën më të madhe nga njerëz për të cilët nuk kemi dëgjuar kurrë të flitet. Ky është rezultati logjik i mënyrës me të cilën është organizuar shoqëria jonë. Është instrumenti më oportun për të garantuar një shoqëri eficente dhe të rregullt. Thuajse të gjitha veprimet e jetës tonë – në politikë, në biznes, në sjelljen tonë sociale, në vlerësimet tona morale – janë të dominuara nga një numër relativisht i vogël njerëzish që kuptojnë proceset mendore dhe modelet e sjelljes së masave. Janë ata që luajnë fijet të cilat kontrollojnë mendjen e njerëzve”. Cinizmi i Bernays është drithërues: një spin doctor kokëshkretë që synon pikërisht tek kjo.

Intuita e Lippmann
Një përmendje të veçantë meriton Walter Lippmann, jo sepse ishte një spin doctor, por sepse qe një ndër të parët që e kuptoi evolucionin e rrezikshëm të mbrujtur nga personazhe si Bernays dhe Lee. Në librin “Public Opinion”, i botuar në vitin 1922, theksonte se një prej problemeve kryesore të shoqërive moderne përfaqësohet nga mekanizmi me anë të të cilit formohet opinioni publik. Përderisa pjesa më e madhe e fakteve ndodh «jashtë fushës vizuale të individit dhe, për më tepër, janë të vështirë për t’u kuptuar», njerëzit e njohin dhe e gjykojnë botën nëpërmjet informacioneve të përhapura nga mjetet e komunikimit masiv. «Nyja e problemit përmblidhet në divergjencën midis fakteve dhe paraqitjes së tyre». Lippmann mendonte se mediat e theksojnë këtë divergjencë duke i thjeshtëzuar apo dramatizuar aspekte të caktuara dhe duke i injoruar të tjera, si edhe duke i forcuar stereotipet. Duke i ekspozuar kështu atë që ai e quante «fabrikim konsensusi» nga ana e liderëve dhe e elitave, në gjendje që ta projektojnë imazhin e botës më komod për ta falë propagandës dhe teknikave të bindjes masive. Mbi 80 vite më parë kishte kapur «korelacionin midis psikologjisë dhe mjeteve moderne të komunikimit», duke folur për «kthesë të demokracisë» dhe për «një revolucion në zhvillim, pafundësisht më domethënës se çdo ndryshim i pushtetit ekonomike». Lippmann paralajmëronte se zhvillimi i marrëdhënieve publike të zbautuara politikës sillte përgjegjësi të mëtejshme për gazetarët, të thirrur që të ishin më kritikë dhe më të saktë në punën e analizës, thellimit dhe interpretimit: Nëse do të bëhej fjalë që të ilustrohej zhvillimi i thjeshtë i fakteve të natyrshme, atëhere puna e të ngarkuarit me shtypin nuk do të ishte shumë e ndryshme nga ajo e një shkruajtësi. Por përderisa në prani të lajmeve të mëdha faktet nuk janë as të thjeshta, as të natyrshme, por janë subjekt zgjedhjesh dhe gjykimesh, atëhere është e natyrshme që të kërkohet të mbizotërohet versioni i tyre për faktet. Njeriu i PR-it bën pikërisht këtë, duke e lehtësuar shumë punën e gazetarit. Di të paraqesë më qartësi një situatë komplekse. Ama ky është versioni që njeriu i PR-it synon që t’i transmetojë publikut. Është njëherazi censor dhe propagandist, i përgjigjet ekskluzivisht punëdhënësit të tij dhe e vërteta e vetme e pranuar është ajo që akordohet me interesat e shefit të tij. Zhvillimi i këtyre teknikave është një sinjal i qartë se komunikimi i fakteve të jetës moderne nuk merr formë spontanisht, por është i modeluar nga dikush.

Pseudongjarjet e Boorstin
Ai që krijoi termin «pseudongjarje» qe Daniel Boorstin, në vitin 1962, për të shpjeguar «tendencën në rritje të mediave për të mbuluar ngjarje iluzive, jo autentike». Në librin e tij imazhi sanksionoi «dallimin midis fakteve të shpikura nga njeriu dhe atyre të krijuara nga Zoti». Për shembull: një përplasje midis trenash apo një tërmet është një fakt objektiv, të clilin askush, përjashto Zotin ose Fatin, ka mundur ta shkaktojë apo parashikojë. Por një pjesë e mirë e lajmeve të botuara nga mediat janë të «kultivuara» artificialisht; për shembull, një intervistë, një koferencë për shtyp, një samit. Në këto raste bëhet fjalë për «pseudongjarje», të cilat nuk janë spontane, por synojnë që të mbështesin qëllime të dëshiruara nga një aktor politik. Janë të programuara në një orë të caktuar të një dite të caktuar, me qëllim që të përhapin në publik – nëpërmjet mediave – informacione të caktuara ose të mbulojnë të tjera. Duhet të kapin vëmendjen e gazetarëve dhe, për pasojë, paraqiten duke mbajtur parasysh logjika të mediave. Pyetja «A po themi të vërtetën?» është dytësore. Komunikuesi do të pyesë: «Ky njoftim do bëjë lajm? Do të flasin gazetat?». Dhe do të tentojë që të ushqejë interesin e mediave, duke i lënë hapësirë interpretimit, duke i orientuar polemikat, nënkuptimet, në një raport ambiguiteti, i shkëputur nga realiteti. Një «pseudongjarje» e mirësajuar padyshim që skakton një tjetër në atë që bëhet «një progresion gjeometrik. Influencojnë vetëdijen tonë thjesht sepse janë shumë, gjithnjë e më shumë». Mbi 40 vite më parë, Boorstin nënvizonte rreziqet e spektakolarizimit të informacionit. Publik pret gjithmonë diçka të «re, eksituese, të habitshme. Pretendon më shumë nga sa mund të ofrojë realiteti. Kështu që u drejtohet ngjarjeve artificiale për të mbuluar mangësitë e lajmeve të vërteta». Duke qenë subjektive, «pseudongjarja» mundëson q ëtë orientohet vëmendja e mediave dhe, për pasojë, e publikut ndaj aspekteve të veçanta, që jo domosdoshmërisht përkojnë me ato më të rëndësishmet. Për shembull duke privilegjuar imazhin e një politikani karshi programeve të tij. Më në përgjithësi, duke shkurajuar shqyrtimin racional të një situate dhe duke mbështetur atë emotiv, i përqëndruar mbi një përfaqësim semplicit dhe të stereotipizuar të realitetit.
Manipulues ndërgjegjesh, kandisës strategjikë, planifikues lajmesh: konteksti teorin në të cilin lëvizin spin doctor është i qartë. Por është duke filluar nga viti 1980 që teoritë e spin-it bëhen instrumenti kryesor i komunikimit, të paktën në disa vende. Jo rastësisht termin «spin doctor» u krijua vetëm në vitin 1984 nga William Safire, një prej gazetarëve më të njohur amerikanë, për të shënuar diferencën midis rolit, të respektueshëm, të komunikuesit në të gjitha nivelet, përfshi atë të zëdhënësit dhe të ngarkuarit me shtypin, dhe atij, ambig, të specialistëve të rinj, të çartur, të marrëdhënieve publike të aplikuara politikës. Ai që inauguroi epokën e re qe Presidenti amerikan Ronald Reagan, falë sidomos gurit të tij të imazhit Michael Deaver, e imituar menjëherë në Britaninë e Madhe nga Kryeministrja Margaret Thatcher, e frymëzuar nga Bernard Ingham. Pasuesit e tij, si republikanë (të dy Bush-ët), ashtu edhe progresistë (Clinton e Blair), kanë përshkuar të njëjtën rrugë. Ajo epokë nuk ka përfunduar akoma. Spin-i nuk ka konotacion ideologjik dhe, të paktën ën botën anglosaksone, duket se është bërë i domosdoshëm. Ka ardhur momenti që t’i thellohet dija.
(nga Kapitulli i I-rë i librit “Gli stregoni della notizia. Da Kennedy alla guerra in Iraq come si fabbrica informazione al servizio dei governi” të autorit Marcello Foa)

Përgatiti
ARMIN TIRANA