30.5 C
Tirana
E hënë, 9 Qershor, 2025

SHBA i jep Arabisë Sudite pak ditë kohë për hetimet

Presidenti Donald Trump tha të enjten se “sigurisht duket” që gazetari saudit që banonte në SHBA, Jamal Khashoggi ka vdekur. “Sigurisht që për mua ashtu duket. Është shumë e trishtueshme,” u tha ai gazetarëve kur po nisej nga Baza Ajrore Andrews pranë Uashingtonit.
Ndërkaq, SHBA duket se është e gatshme t’i japë Arabisë Saudite pak më shumë kohë për të përfunduar hetimet ndaj akuzave të Turqisë se agjentët sauditë vranë një gazetar me banim në SHBA brenda konsullatës së Riadit në Stamboll.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, pas takimit me udhëheqësit sauditë dhe turq këtë javë, informoi të enjten Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke i kërkuar atij t’i japë Arabisë Saudite edhe disa ditë të tjera për të përfunduar hetimin rreth zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Zoti Pompeo tha se pasi SHBA të shqyrtojnë raportin saudit, “Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë se cila mund të jetë përgjigja e duhur”.
Ai tha se janë përhapur shumë variante rreth asaj se çfarë mund t’i ketë ndodhur Khashoggit. Por ai nuk pranoi të shprehë hamendje mbi rezultatet e hetimeve në Arabinë Saudite dhe Turqi. Kryediplomati i SHBA tha se beson se nga hetimet do të dalë “një panoramë e plotë”.
Zoti Pompeo sqaroi se i kishte thënë mbretit saudit Salman dhe udhëheqësit de facto të vendit, princit të kurorës Mohammed bin Salman, se SHBA e merr “shumë seriozisht” çështjen Khashoggi por gjithashtu vuri në dukje se SHBA dhe Arabia Saudite kanë një “aleancë strategjike” prej shumë dekadash.
Takimi i zotit Pompeo me Presidentin Trump vjen pasi hetuesit turq kryen një kërkim të ri në konsullatë, i dyti brneda një jave. Ata përfunduan gjithashtu një kërkim prej nëntë orësh në rezidencën aty pranë të konsullit saudit në Stamboll, i cili u kthye papritmas në Riad të martën.
Arabia Saudite ka mohuar se ka dijeni për zhdukjen e Khashoggit.

Pas Riadit, zoti Pompeo shkoi në Ankara, për t’u takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu.
Media pro-qeveritare turke ka publikuar pohimet e hetuesve se agjentët sauditë i kanë prerë gishtat gazetarit, i kanë prerë kokën dhe i kanë coptuar trupin, pak pas arritjes së tij në konsullatën saudite më 2 tetor për të marrë disa dokumente martese.
Gazeta pro-qeveritare Sabah identifikoi zyrtarin e sigurimit saudit Maher Abdulaziz Mutreb si kreu i një “ekipi vrasësish” prej 15 anëtarësh që shkoi në Stamboll për të kryer ekzekutimin e Khashoggit.
Gazetari jetonte në mërgim të vetimponuar në Shtetet e Bashkuara duke shkruar komente për gazetën Washington Post, ku kritikonte princin e kurorës dhe përfshirjen saudite në luftën në Jemen.
Gazeta turke tha se Mutreb, është fotografuar shpesh pranë princit të kurorës gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit.
Ndërkohë, gazeta Washington Post botoi të enjten atë që besohet të jetë shkrimi i fundit i Khashoggit, në të cilën ai kritikon mungesën e lirisë së shtypit në botën arabe.
“Bota arabe po përballet me versionin e saj të një Perdeje të Hekurt, të imponuar jo nga aktorë të jashtëm, por përmes forcave të brendshme që konkurrojnë për pushtet,” shkruan ai.
Presidenti Trump tha të mërkurën se ai dëshiron informacione audio dhe video nga Turqia, “nëse ekzistojnë”.
Kërkesa e tij erdhi pasi ai shprehu mbështetje për Arabinë Saudite, një aleate e vjetër e SHBA dhe tha se pret që hetimi i tyre për zhdukjen e Khashoggit të përfundojë deri në fund të javës.
“Ju e dini që ne kemi nevojë për Arabinë Saudite sa i përket luftës sonë kundër terrorizmit, gjithçkaje që po ndodh në Iran dhe në vende të tjera,” tha zoti Trump.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do të largoheshin nga Arabia Saudite për çështjen Khashoggi, zoti Trump tha: “Unë nuk dua ta bëj këtë dhe sinqerisht ata kanë një kontratë-porosi të jashtëzakonshme, 110 miliardë dollarë”, duke iu referuar blerjes së premtuar nga sauditët të armatimeve amerikane në vitet e ardhshme.
“Janë 500 mijë vende pune, janë në fund të fundit 110 miliardë dollarë. Janë shumë,” tha Presidenti Trump.

Rama internon Shoqatën Antikomuniste të ish-të Përndjekurve, PD: Po çon vendin drejt konfliktit civil

Partia Demokratike dënon vendimin e paligjshëm të qeverisë për dëbimin e Shoqatës Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë nga selia e saj. •
Në një dekleratë të forcës kryesore të opozitës thuhet se Edi Rama po sjell para syve të shqiptarëve hijet e të kaluarës dhe po vepron si nostalgjik fanatik, që ka si objektiv vetëm rikthimin e regjimit autokratik.
Në dekleratë thuhet se akti i qeverisë është dëshmi se liritë dhe të drejtat e shqiptarëve po treten përditë dhe se vendi po shkon me shpejtësi drejt një përplasjeje civile si në vitin 1991.
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike
Partia Demokratike dënon me forcë vendimin e qeverisë për dëbimin e Shoqatës Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë nga selia e saj. Ky dëbim, i pabazuar në ligj, është një vendim personal i Edi Ramës dhe merr shkas vetëm prej instinktit pervers të luftës klasore, trashëguar nga babai i tij biologjik dhe ati i vet ideologjik Enver Hoxha.
Me këtë akt, Edi Rama dëshmohet edhe njëherë si armik i lirive të njeriut, shpërfillës i respektit njerëzor, frymëzues i skutave më të egra të krimit politik. Çdo ditë, ai po sjell para syve të shqiptarëve hijet e të kaluarës dhe po vepron si nostalgjik fanatik, që ka si objektiv vetëm rikthimin e regjimit autokratik. Nuk ka fund egërsia klasore që ai hedh ndaj të përndjekurve politikë: •

Emëron në poste kyçe pinjollë të Byrosë Politike komuniste. • Promovon hetuesit dhe persekutorët më të egër të regjimit komunist, duke i futur ata edhe në sistemin e ri të drejtësisë. • Rrënon kullën e Prek Calit, simbol të antikomunizmit. •
Urdhëron t’i këndohet diktatorit. • Keqpërdor fëmijët të parakalojnë me pankarta me simbolet e komunizmit. • Ndërpret me ligj të posaçëm dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë dhe haptas. Kudo e kurdo mundet, Edi Rama shfaqet si një buratin i diktatorit, një kryeministër i yllit me pesë cepa.
Dëbimi nga selia është hapi i radhës i Edi Ramës kundër shtresës së të përndjekurve. Ministrinë e Drejtësisë, si vegël qorre e Edi Ramës, në kundërshtim me kompetencat e saj, po internon edhe njëherë Shoqatën Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve. Veprimi i qeverisë së Edi Ramës është provokimi më i ndyrë social dhe sulmi i radhës ndaj demokracisë në Shqipëri. Është dëshmia e radhës se shqiptarëve po u treten përditë liritë dhe të drejtat e tyre dhe se vendi po shkon me shpejtësi drejt një përplasjeje civile si më 1991-n, prej të cilës qeveria e Edi Ramës do të ketë të njëjtin fund si rregjimi i atit të tij ideologjik.

Tetë arsye përse ndiheni vazhdimisht të lodhur

A ndjeheni të lodhur vazhdimisht? Epo, nuk jeni të vetmit. Çdo i dyti amerikan raporton se ndjehet vazhdimisht i lodhur gjatë javës, dhe zbulimet kanë treguar se një në tre të rritur nuk bënë gjumë të mjaftueshëm. Në mes shkollës dhe punës, familjes dhe shoqërisë, dhe të gjitha komuniteteve tjera ne jemi duke u mashtruar, është e lehtë për tu ankuar për jetën e ngarkuar dhe lodhjen e vazhdueshme.
Por nëse jeni duke pyetur veten vazhdimisht, “Pse jam i lodhur vazhdimisht”, jepni vetes rreth dy ose tri javë për të bërë ndryshime në jetën tuaj: rregulloni planin për të dal, pakësoni ngarkesat në punë, dhe provoni të flini më shumë. “Nëse jeni duke i ndjerë simptomat e njëjta të lodhjes edhe pas këtyre ndryshimeve, atëherë ju duhet një ndihmë profesionale”, thotë Sandra Adamson Fryhofer.
Lodhja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e problemeve me të mëdha me shëndetin që mund të trajtohen.
Këtu mund të gjeni disa shenja që mund t’ju shpjegojnë problemin tuaj.
Hulumtuesit kanë duke zbuluar arsyet pse jeni të lodhur vazhdimisht dhe është e lehtë për t’i kontrolluar, dhe ju duhen vetëm disa ndryshime të vogla ditore për t’i ndryshuar.
Jeni duke fjetur në dyshek dhe jastëk të vjetër
Federata Nacionale e Gjumit rekomandon ta zëvendësoni dyshekun çdo 9 apo 10 vjet, dhe jastëkun çdo vit.
Dhoma juaj është shumë e nxehtë
Një dhomë e nxehtë mund të jetë e vështirë për të rënë në gjumë (dhe të qëndroni zgjuar).
Jeni duke shpenzuar shumë kohë në telefon
Duke i ekspozuar sytë para dritës gjatë natës ndalon së prodhuari metaloninë, hormonin e gjumit. Për gjumë optimal, bëjeni dhomë të gjumit zonë pa wi-fi.

Jeni duke përdoruar alkool për t’ju ndihmuar të flini
Patjetër, se një gotë verë mund t’ju shpie deri në ishullin e ëndrrave. Problemi është se alkooli mund ta bëjë gjumin më të keq. “ Përgjatë orëve të para, metabolizmi me alkool prodhon gjumë që parandalon gjumin që është më çlodhës.
Nuk jeni duke konsumuar ujë mjaftueshëm
A e keni vërejtur ndonjëherë se kur jeni duke u ndjerë i lodhur, ju me siguri nuk keni pirë asnjë gotë me ujë për ca kohë? Kjo nuk është e rastësishme, të qenit i dehidratuar mund të jetë faktori kryesor në ndikimin e gjendjes tuaj dhe nivelit të energjisë. Hulumtuesit besojnë se pjesë të trurit tkurren kur nuk kanë lëngje. Gjithashtu nuk ju duhet që të jeni shumë të dehidratuar për ti përjetuar këtë simptoma të njohura. Ju do të filloni të ndjeheni të lodhur edhe nëse jeni vetë pak të dehidratuar, dhe zbulimet në Amerikë kanë gjetur se 75 % e amerikanëve nuk janë duke marrë ujë të mjaftueshëm. Është lehtë për ta trajtuar dehidrimin: vetëm pini më shumë ujë.
Problemet shëndetësore që mund t’ju bëjnë të ndjeheni të lodhur
Jeni duke shkuar në shtrat më herët çdo natë, dhe keni përmirësuar dietën tuaj dhe prapë ndjeheni të lodhur? Nëse jeni të lodhur edhe pse keni ndryshuar mënyrën e jetesës, atëherë është koha për të vizituar doktorin, për problemet e mëparshme shëndetësore.
Anemia
Lodhja e shkaktuar nga pagjumësia është si rezultat i mungesës së qelizave të kuqe, që e sjellë oksigjenin nga mushkrit deri tek indet dhe qelizat. Ju mund të ndjeheni të lodhur dhe pa frymë. Anemia mund të shkaktohet si rezultat i mungesës së vitaminave, mungesës së gjakut apo ndonjë sëmundje kronike siç është artritisi, kanceri ose dështimi i veshkave.
Diabeti
Më shumë se një milion e njerëzve janë të diagnostikuar me dy lloje të diabetit çdo ditë, por edhe shumë të tjerë nuk e dinë se e kanë. Sheqeri, i quajtur edhe glukoza, është furnizues që e mban trupin tuaj. Dhe ky është një problem për njerëzit dhe llojin e dytë të diabetit që nuk mund ta përdorin glukozën vazhdimisht, duke e shkaktuar atë në gjak. Pa energji të mjaftueshme për ta mbajtur trupin tuaj në funksion, njerëzit me diabet shpesh vërejt për lodhje si një nga shenjat e para.

Kujdes! Mos konsumoni portokall nëse po mjekoheni me këto ilaçe

E keni lexuar udhëzimin “mos e merr këtë ilaç me lëngun e portokallit” dhe keni menduar përse? Nuk jeni të vetmit.
Të paktën 53 ilaçe mund të bëhen më pak efikase nëse konsumohen bashkë me qitron, prandaj, njerëzit që përdorin ilaçe të caktuara duhet të kenë kujdes se çfarë konsumojnë.
Portokalli dhe grejpfruti përmbajnë një përbërës që kundërvepron me një enzimë në zorrën e hollë, që është përgjegjëse për absorbimin e thuajse gjysmës së të gjitha ilaçeve.
Si rezultat, ky frut mund t’i bëjë ilaçet më të forta ose jo aq të forta sa duhet duke ndikuar në mënyrën si trupi i absorbon ato.
Grejpfruti mund të ndikojë seriozisht në mënyrën si ilaçet funksionojnë, sidomos nëse po mjekoheni me ilaçe për tensionin e lartë të gjakut, aritminë kardiake, statinën për uljen e niveleve të kolesterolit ose feksofenadinë për alergjitë.
Ju duhet të shmangni grejpfrutin nëse po mjekoheni me këto ilaçe:
Ilaçet për kancerin
Crizotinib
Dasatinib
Erlotinib
Everolimus
Lapatinib
Nilotinib
Pazopanib
Sunitinib
Vandetanib
Vemurafenib

Ilaçet kundër infeksioneve
Erythromycin
Halofantrine
Maraviroc
Primaquine
Quinine
Rilpivirine
Statinat
Atorvastatin
Lovastatin
Simvastatin
Ilaçet për zemrën dhe enët e gjakut
Amiodarone
Apixaban
Clopidogrel
Dronedarone
Eplerenone
Felodipine
Nifedipine
Quinidine
Rivaroxaban
Ticagrelor

Ilaçet për ankthin ose sistemin nervor
Oral alfentanil
Buspirone
Dextromethorphan
Oral fentanyl
Oral ketamine
Lurasidone
Oxycodone
Pimozide
Quetiapine
Triazolam
Ziprasidone
Ilaçet për të përzierat
Domperidone
Imunosupresantët
Cyclosporine
Everolimus
Sirolimus
Tacrolimus
Ilaçet për infeksionet e traktit urinar
Darifenacin
Fesoterodine
Solifenain
Silodosin
Tamsulosin
Viagra
Feksofenadine (anti-histamine)

Luftoni gripin sezonal me ushqimet që rrisin imunitetin

Ndryshimi i menjëhershëm dhe i parakohshëm i stinëve, sjell shqetësime dhe probleme të ndryshme tek shëndeti i njeriut. Duke qenë kështu, bëhemi pre e viruseve si: gripi etj. Ajo çka mund të bëjmë për të parandaluar këtë është një mirë ushqyerje dhe sigurisht ushqime që nxisin imunitetin. Regjimi juaj ushqimor duhet të përfshijë gjithë fruta perimet por kryesisht ato që e përmbajnë sasi të larta të Vitaminës C. Më poshtë ju përmendim disa prej tyre.
Agrumet
Tek agrumet Vitamina C është në sasi të konsiderueshme duke nxitur kështu prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, “ushtarët” e trupit tonë. Tek agrumet përmendim
portokall
mandarina
limonat
limes etj
Specat e kuq
Specat e kuq përmbajnë dyfish më shumë vitaminë C sesa agrumet, gjithashtu janë të pasura me beta karotën që ia shton aftësinë nxitëse të imunitetit, gjithashtu promovon shëndetin e lëkurës dhe të syve.
Brokoli
Është një perim shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Ka sasi të larta të Vitaminave A, E dhe C. Përmban sasi të larta antioksiduesish dhe shumë fibra. Konsiderohet si një nder perimet më të shëndetshmet që mund të konsumoni. Ju sugjeroj të mos e zieni shumë, apo më mirë akoma të mos e zieni fare.

Hudhra
Hudhra është e kudo gjendur në kuzhinë, sallatra marinime gatime etj. Përmban zink, i cili është shumë i rëndësishëm si mineral antioksidues, duke luftuar shumë baktere në trupin tonë. Ndihmon shumë për stabilizimin e presionit arterial tek personat që vuajnë me hipertension. Duke qenë që përmban shumë allicine e cila përbehet nga squfuri, hudhra konsiderohet ndër perimet me antioksiduese dhe antibakteriale.
Xhenxhefil
Me shije dhe aromë karakteristike i jep mundësinë trupit të përballojë viroza të stinës, probleme mykotike, rregullim të gjëndrave tiroide etj. Ul ndjeshëm inflamacionin dhe pasoja të sëmundjeve virale. Ul ndjeshëm ndjenjën e të vjellit. Mund të përdoret në çdo lloj pjate duke filluar nga sallatrat, lëngje frutash supra, çajra etj. Përmban xhinxherol e cila në nxehtësi çlirohet dhe ka gati aftësinë e kapsaicinës. Qetëson dhimbjet kronike dhe gjithashtu ul nivelet e kolesterolit.
Sqinaq
Spinaqi i famshëm, i tillë për vetitë e tij stimuluese për sistemin imunitar. I pasur me vitaminë C, i pasur me antioksidues, betakarroten, gjithashtu si brokoli nuk rekomandohet të gatuhet shumë.
Kosi
Kosi përmban kultura bakteriale pozitive për shëndetin e zorrës. Këto baktere stimulojnë sistemin imunitar duke luftuar shumë sëmundje, është i pasur me vitaminë D, e cila ndihmon sistemin imunitar të gjejë “armët” për luftën kundër viruseve.

Bajamet
Nëse do të flisnim për stimul të imunitetit nuk duhet të anashkalojmë rolin e rëndësishëm që ka Vitamina E. Është një kyç për stimulimin dhe nxitjen e imunitetit. Është një vitaminë e tretshme në yndyrna. Frutat e thata janë të mbushura me vitamina dhe yndyrna të shëndetshme. 46 kokrra bajame përmbajnë rreth 100 % të vitaminës E të rekomanduar.
Turmeriku, shafrani indian
Siç tanimë e dimë, shafrani është një ndër rezat kyç të shumë salsave kerri. Por jo vetëm për shije, shafrani për shekuj me radhë është përdorur si anti-inflamator në trajtimin e osteoartriti, dhe artritit rheumatoid. Kërkimet kanë treguar se sasi të larta të përqendruara të kurkuminës e cila është përbërësi kryesor i shafranit e cila dhe i jep ngjyrën, ndihmon shumë në uljen e dëmtimeve muskulare të shkaktuara nga ushtrime fizike të rënda.
Çaji jeshil
Si çaji jeshil ashtu edhe ai i zi janë të pasura me flavonide. Çaji jeshil përmban një antioksidues të fuqishëm epigalokatekin galate, (EGCG), i cili ka veti të lartë të stimulojë metabolizmin. Procesi i fermentimit tek çaji i zi shkatërron këtë lloj antioksiduesndaj rekomandohet më shumë konsumi i çajit jeshil. Jo vetëm për këtë, por çaji jeshil është një burim i aminoacidit, L-theanine i cili ndihmon në prodhimin e përbërësve vrasës të baktereve në qelizat T.
Kivi
Kivit përmbajnë sasi shumë të larta të nutrienteve esencial duke përfshirë folate, potas, vitaminë K dhe C.

Lëngu i mishit të pulës
Ndihmon shumë në lehtësimin e pasojave të ftohjes dhe gripit pasi përmban sasi të larta të vitaminës B6. Rreth 100 gram nga lëngu i pulës përfitojmë rreth 40-50% të dozës së rekomanduar për vitaminën B6 e cila ka një rol thelbësor në shumë reaksione kimike që ndodhin në trup. Është jetësore veprimi që ka në formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Lëngu përmban xhelatinë, kondroitin, dhe të tjerë nutrient ndihmës që ndihmojnë shërimin e zorrës dhe gjithashtu nxisin imunitetin.
Fara luledielli
Shumë të dashura farat e lulediellit nuk janë thjeshtë një [produkt për të shtyrë kohë si rëndom përdoren. Ato janë të pasura me fosfor, magnez dhe vitaminë B6. Kanë sasi shumë të larta të vitaminës E.
Produktet e detit
Janë shumë të pasura me zink dhe hekur. Megjithatë kujdes me sasinë e zinkut në ushqimet tuaja. Për te meshkujt e rritur nevojiten vetëm 11 miligramë (mg), dhe për femrat 8 mg. Kjo sepse sasi të larta të zinkut ndalojnë sistemin imunitar të veprojë.

‘Nisma #Thurje’ i kërkon Parlamentit të votojë kundër monopolit online të basteve sportive

Nisma #Thurje ka përgatitur një draft propozim konkret mbi ndryshimet që duhet t’i bëhen ligjit për lojërat e fatit.
Shkresa i është drejtuar gjithë zinxhirit politik legjislativ dhe do të depozitohet edhe pranë Parlamentit.
Drafti synon që të eliminohet mundësia që industria e basteve të transferohej nga pikat fizike tek ajo online.
Një nismë e tillë është ndërmarrë nga kjo organizatë, në mënyrë që të pengohet mundësia e krijimit të një monopoli në fushën e basteve.
Propozimi i plotë i Nisma #Thurje
Sot kemi përgatitur një shkresë drejtuar gjithë zinxhirit politik legjislativ, të cilën do ta dorëzojmë pranë parlamentit shqiptar, me një propozim konkret mbi ndryshimin që duhet t’i bëhet ligjit për “Lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” me qëllim mbylljen e basteve totale, pa lënë asnjë shteg nga ku do të krijoheshin kushte që kjo industri të transferohej nga pikat fizike të basteve tek ajo online. E para sepse nëse kjo ndodhte atëherë bastet nuk do të quheshin realisht të mbyllura, dhe e dyta që kjo e gjitha do të krijonte kushtet për krijimin e një monopoli në fushën e basteve.
Pranimi ose jo i këtij propozimi do të tregojë qartë nëse kjo iniciativë e ndërmarrë nga qeveria është vërtet për zhdukjen e plagës sociale të basteve siç ajo pretendon, apo e gjitha është një inskenim për të përfunduar në një situatë monopol, ku i gjithë tregu do të përfundojë në duart e një kompanie të vetme.

Plas skandali në Greqi/ Mediat: Ministria ka dhënë fonde sekrete për mediat në Shqipëri

Ministria e Jashtme greke raportohet se ka financuar me fondet sekrete mediat në Shqipëri dhe Maqedoni.
Lajmi ka qarkulluar në mediat elektronike greke, në kohën që partia më e madhe opozitare kërkon nga qeveria që të publikohen të gjitha detajet.
Sipas një ligji të iniciuar nga ish-ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, përdorimi i fondeve sekrete të ministrisë, shqyrtohet nga një komision i parlamentit.
“Shqyrtimi i fundit është bërë më 10 tetor. Dosja që u hap në zyrën e kryetarit të parlamentit përmbante tre kode, për një fond prej 1 milion eurosh”, shkruan CNN Greek.
“Të njëjtat burime thonë se kodi i parë ishte për para që iu dhanë mediave në Shqipëri, i dytë për media në Shkup dhe i treti për mbështetjen e kishave ortodokse.
Sqarimi që u dha për dy kodet e para, ishte se janë përdorur me qëllim që të publikohen shkrime pozitive për Greqinë dhe të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje në dobi të interesave të Greqisë”.
Rrjeti citon nënkryetarët e parlamentit që merrnin pjesë në komisionin në fjalë, të kenë thënë se informacioni ishte tepër i përgjithshëm dhe i padetajuar.
Gjithsesi, kryetari i parlamentit Nikos Voutis tha se, “shkakton indinjatë publikimi i gjoja shpenzimeve sekrete të MPJ, ndërsa krijon pikëpyetje serioze mbi qëllimet dhe synimet e politikanëve dhe mediave që i riprodhojnë këto lloj ‘lajmesh’.”

Shfrytëzimi i fondeve sekrete ishte një nga pikat e debatit të ashpër që u zhvillua të martën ndërmjet ministrit të jashtëm dhe ministrit të mbrojtjes Kammenos, që çoi në dorëheqjen e Kotzias.
Partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, ka kërkuar që të publikohen të gjitha detajet nga transaksionet e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes.
“Menaxhimi i fondeve shtetërore nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me ekuilibrat brenda qeverisë, por i intereson gjithë shoqërisë greke. Qeveria dhe personalisht zoti Tsipras duhet t’u japin përgjigje të pastra qytetarëve”, thuhet në deklaratën e Demokracisë së Re.
Vetë qeveria ka akuzuar partinë më të madhe opozitare dhe kryetarin e saj, Kyriakos Mitsotakis. “Publikimi i gjoja informacioneve mbi disponimin e fondeve sekrete dëmton direkt interesat kombëtarë dhe është rezultat i mizerablitetit të Demokracisë së Re dhe zotit Mitsotakis”, nënvizon zyra e shtypit e kryeministrit grek.
“Nëse zoti Mitsotakis dëshiron të informohet për fondet sekrete, të kërkojë menjëherë takim me kryeministrin”, përfundon reagimi i qeverisë.
Robert Goro,
Ora News

KLSH zbulon skandalin me Urgjencat Mjekësore: Autoambulancave u mungojnë dhe pajisjet bazë

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka publikuar raportin përfundimtar për Urgjencën Mjekësore, ku konstaton se ky shërbim ka problematika të përsëritura në shërbimin e urgjencës të cilat evidentojnë qartësisht një mungesë lidershipi, koordinimi, bashkëpunimi dhe transparence midis institucioneve shtetërore.
KLSh thekson në raport se pacientët vazhdojnë të raportojnë se shërbimi që u ofrohet nuk është në kohën e duhur dhe me cilësinë e kërkuar kjo edhe për arsye se:
Ende numri i autoambulancave është i pamjaftueshëm;
Shërbimi i urgjencës mjekësore nuk është i shtrirë në të gjithë territorin;
Infrastruktura rrugore përbën një problem thelbësor në ofrimin e këtij shërbimi;
Personeli i urgjencës mjekësore nuk është i mjaftueshëm;
Autoambulancave u mungojnë pajisjet bazë për të shpëtuar jetën e pacientëve.
Nga ana tjetër, institucionet shëndetësore të cilat çdo ditë përballen me pacientët sjellin në vëmendje se:
Ende nuk ka protokolle të posaçme të urgjencës mjekësore të miratuara nga MSHMS;
Sistemi i referimit nuk funksionon, duke krijuar ngarkesë të panevojshme në sportelet e urgjencës;
Ende mungon certifikimi i profesioneve të urgjencës mjekësore;
Nuk janë përcaktuar kriteret për infrastrukturën, pajisjet, barnat dhe burimet njerëzore nga MSHMS;
Në disa raste në nivel parësor institucioni nuk është në dijeni të detyrimit për të ofruar shërbim urgjence 24/24, 7 ditë në javë;

Jo të gjitha strukturat shëndetësore publike që ofrojnë shërbim urgjence janë në dijeni të detyrimit për raportim pranë QKUM; Strukturat shëndetësore private simotra, të cilat kanë të njëjtin detyrim nuk e kryejnë farë atë.
Në analizën e riskut, KLSH thekson se ka pasur shkurtim të fondeve për shëndetësinë për vitet 2015-2016; Shërbimi nuk është i shtrirë në gjithë territorin; ka një numër të pamjaftueshëm ambulancash dhe mjetesh. Po ashtu nuk janë miratuar standardet për pajisjet mjekësore, barnat, infrastrukturën fizike, autoambulancat dhe mjetet e tjera.
KLSH konkludon se veprimtarisë së institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe funksionimin e urgjencës mjekësore në vendin tonë për periudhën objekt auditimi i ka munguar efektiviteti në disa aspekte kyçe të saj.
Edhe pas 4 vitesh nga hyrja në fuqi e Ligjit për urgjencën mjekësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (MSHMS) nuk ka miratuar standardet për infrastrukturën fizike, barnat, pajisjet mjekësore, si dhe burimet njerëzore të nevojshme për ofrimin e këtij shërbimi në vendin tonë. Mosveprimi i MSHMS evidenton një mungesë përgjegjshmërie institucionale për të përmirësuar situatën e Urgjencës Mjekësore në Shqipëri, sidomos kundrejt veprimtarisë së vakët në drejtim të miratimit të protokolleve të urgjencës mjekësore, si edhe sa i takon rishikimit dhe përafrimit të legjislacionit të vendit tonë me atë evropian. MSHMS ka qenë totalisht inefektive për ato pak iniciativa që ka ndërmarrë në këtë fushë, për periudhën objekt auditimi.

Që nga momenti i krijimit, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), pavarësisht përpjekjeve, nuk ka vepruar në mënyrë efektive me qëllim identifikimin e prioriteteve kyçe sa i takon planifikimit, drejtimit, pjesëmarrjes dhe bashkërendimit të të gjitha aseteve ekzistuese në një sistem mbarështetëror të unifikuar, duke arritur të ofrojë vetëm koordinim të pjesshëm për qytetin e Tiranës.
QKUM nuk ka kryer rishikim të cilësisë së shërbimit të urgjencës në shkallë vendi dhe nuk ka ushtruar kontroll të brendshëm në të gjithë shërbimin e urgjencës mjekësore, duke penalizuar zhvillimin e këtij shërbimi, si edhe aktivitetin e vet në këtë drejtim. Ky institucion nuk ka qenë i aftë të ndërtojë një kanal komunikimi zyrtar me MSHMS, me qëllim përcjelljen e të gjitha problematikave të ndeshura në shtrirjen e shërbimit në shkallë vendi dhe në mbarëvajtjen e tij. Mosveprimi dhe neglizhenca e treguar shpreh qartë që ky institucion nuk ka gjeneruar impaktin e përcaktuar nga Ligji për përmirësimin e shërbimit të urgjencës mjekësore.
Sipas KLSH, mungesa e vendosjes së standardeve nga MSHMS për barnat, pajisjet mjekësore në të gjitha nivelet e shërbimit të urgjencës në vendin tonë sipas përcaktimeve ligjore60 nuk ka lejuar një zhvillim bashkëkohor të sistemit të urgjencës mjekësore, duke mos arritur të plotësojë pritshmëritë e taksapaguesve mbi këtë shërbim.
/Monitor/

Hakmerret Rama/ Nxirret nga zyra Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve pse i dërgoi letër Arta Markut

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të lirojnë zyrën që ndodhet në ambientet e saj përballë Kryeministrisë.
Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur kryetari i kësaj shoqate, Nebil Çika. Pikërisht në ditën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha, Ministria e Drejtësisë e justifikon këtë me arsyetimin se ‘vë në rrezik sigurinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionari Publik të Vettingut’.
Çika thotë se kjo shkresë mbërriti vetëm dy ditë pasi i dërgoi një letër të hapur Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku ku denoncoi bllokimin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e regjistrimit dhe të hetimit të kallëzimit penal për krime kundër njerizimit dhe gjenocid.
Reagimi i plotë i Shoqatës
Në pritje të një përgjigje për arsyet dhe qëllimet e bllokimit për bllokimin nga ana e Prokurorisë se Krimeve te Renda të kallëzimit tonë për krime kundër njëzimit dhe gjenocid për Masakrën e Bombës në Ambasadën Sovjetike depozituar në 26 shkurt të vitit 2018, Ministria e Drejtësisë ka zgjedhur një mënyrë komuniste komunikimi të ngjashëm me praktikat e dëbim-internimit gjatë diktaturës komuniste.
Ministria e Drejtësisë i ka dërguar në datën 16–tetor pikërisht në ditëlindjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, një shkrese drejtuar Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politike të Shqipërisë ku urdhëron largimin nga selia qendrore në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë qëndrimi ynë në këtë ambient ‘vë në rrezik sigurinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionari Publik të Vettingut’ të cilët i kanë zyrat në një godine me ne, në Kryesinë e Kuvendit t Shqipërisë.

Kujtojmë se selia jone është në këtë vend me VKM që në vitin 1994 të ndryshuar në vitin 1998. Logjikisht e ligjërisht duhet që një VKM tjetër të ndryshojë të parën dhe të rregullojë sistemimin tonë por ne nuk kemi asnjë dijeni për një vendim të tille.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka këtu që prej me shumë se 6 muaj ndërkohë që në të njëjtën ndërtesë janë edhe institucione të tjera të rëndësisë së veçantë si Kryesia e Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese, të cilat nuk kanë shfaqur deri tani ndonjë frikë për sigurinë nga prania jonë këtu.
Në këto kushte ne kemi dyshimin e besueshëm se kemi të bëjmë me një akt të pastër të shantazhit politik që lidhet jo me praninë fizike tonë këtu por me punën, aktivitetin dhe qëndrimet tona politike.
Kjo shkrese mbërriti vetëm dy ditë pasi kryetari i Shoqatës i dërgoi një letër të hapur Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme znj. Arta Marku ku denoncoi bllokimin nga Prokuroria e Krimeve të Renda e regjistrimit dhe të hetimit të kallëzimit penal për krime kundër njerizimit dhe gjenocid.
Me sa duket qeveria nëpërmjet ministrisë së linjës të drejtësisë ka zgjedhur mjetet komuniste të shantazhit për ti mbyllur gojën të përndjekurve antikomuniste me qëllim që ne të mos kërkojmë dënimin e krimeve të komunizmit, autorë të të cilëve janë një pjesë e konsiderueshme e politikës në pushtet drejtësisë dhe administratës shtetërore apo të afërm gjenetike të tyre.
Ky urdhër i Ministrisë së Drejtësisë konsiderohet nga ne si urdhrat e dëbim-internimit që u bëheshin njerëzve tanë gjatë diktaturës ku të ashtuquajturit armiq të komunizmit nxirreshin nga banesat dhe pronat e tyre, burgoseshin, dëboheshin e internoheshin në fshatrat e humbura e të izoluara me të njëjtin motivacion që Ministria e Drejtësisë na kërkon ne largimin nga zyra: Cenonin sigurinë e institucioneve dhe drejtuesve të diktaturës komuniste. Qartësisht me ketë shkresë, Ministria e Drejtësisë po na trajton ne ashtu si në diktaturë: ‘armiq politik të qeverisë’.

Në këto kushte ne i kërkojmë qeverisë shqiptare të heq dorë nga këto praktika komuniste shantazhi ndaj të përndjekurve politikë antikomunistë që kanë si qëllim pengimin e punës sonë, mbylljen e gojës për krimet komuniste dhe padrejtësitë e tjera që i janë bërë e po i bëhen shtresës sonë nga komunistët dhe pinjollët e tyre politikë e gjenetikë dhe të garantojë kushtet bazike të funksionimit të Shoqatës siç janë zërat pa të cilat aktiviteti jone është i pa mundur.
I kërkojmë autoriteteve të larat shtetërore Presidentit të Republikës etj të ushtrojnë autoritetin e detyrës për të ndalur rikthimin e metodave të luftës së klasave .
I bëjmë thirrje opozitës, kreut te saj Lulzim Basha, veçanërisht deputetëve të përndjekur politike të komunizmit të reagojnë ndaj këtij shantazhi të pastër politik të qeverisë ndaj nesh.
I kërkojmë përfaqësive diplomatike perëndimore SHBA, BE etje të përdorin autoritetin dhe ndikimin e tyre ndaj qeverisë shqiptare me qëllim ndërprerjen e shantazhit politik ndaj nesh.
Garantojmë të gjithë të përndjekurit politikë antikomunistë dhe opinionin publik se pavarësisht sjelljes armiqësore që qeveria po manifeston ndaj të përndjekurve politike antikomunistë ne nuk do ta ndalojmë luftën tonë për ndëshkimin e krimeve te komunizmit, dekomunistzimin e vendit dhe të drejta e të përndjekurve politike të komunizmit.
Kryetari
Nebil Çika

Sot masa e sigurisë për Stresin, Sali Lushaj: Hakmarrje brenda 12 orësh, ne kemi duart ky regjim ka hekurat

Sali Lushaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për arrestimin e të birit, reperit të njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Lushaj e quan arrestimin e djalit të tij një hakmarrje pas padisë ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ai thekson se ky regjim nuk do ta mposhtë atë dhe familjen e tij dhe i kërkon Stresit të mos dorëzohet.
Lushaj kujton se Stresi ka lindur në internim dhe pavarësisht të gjithave e ka mbështetur në bindjen e tij duke iu referuar bindjes politike.
Postimi në Facebook
Përshëndetje miq! Besoj po shikoni e ndigjoni ca përralla që na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy ditë që ky pushtet po merret me djalin tim, Stresi. Çdo gjë e sajuar. Çdo gjë e përgatitur nga mllefi që u tërbuan që unë i bëra Ballës një padi në gjykatë.
Këta filluan të hakmerren brenda 12 orësh. Aspak e vërtetë se qenka grup kriminal. Një shpifje e fëlliqur. Askush nuk është ndaluar tjetër e s’do të dalë në këtë lojë të fëlliqur e të përgatitur.
Grup kriminal i madh shumë pa asnjë tjetër. Por ne kurrë s’do të mund të na thyejnë e të na përkulin para këtij regjimi të fëlliqur. Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat. Kurrë s’do më mposhtin mua e as familjen time. Vetëm dua t’i them djalit tim mos u dorëzo para këtyre falangave se jemi të fortë.
Kënga që ke kënduar mos u dorëzo kjo është. Ti për mua je gjëja më e shtrenjtë se linde në internim dhe me gjithë ato vuajtje s’mu ndave nga bindjet e mia, por më mbështete deri në këto momente dhe ne do të mbështesim e do jemi me ty. Të duam fort.

Gjykata lë në burg Stresin, Avokati: U kap i zhveshur, ku e kishte armën?
Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ngelet në qeli. Në seancën e sotme të rivlerësimit të masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në fuqi masën “arrest me burg”.
Këngëtari i njohur me emrin e artit Stresi u arrestua më 17 tetor pasi gjykata e Tiranës kishte firmosur urdhrin e arrestimit.
Avokati Marash Ibraj e quajti arrestimin e Stresit të paligjshëm: “Nuk ka pasur vendim gjykate për kontrolli. Nuk vërtetohet se pistoleta e gjetur i përkiste klientit tim. U kap i zhveshur, ku e kishte armën?”
“Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit'”, thuhej në deklaratën e policisë ditën e arrestimit.
Gjithashtu policia publikoi video ku dukej se Arkimed Lushaj ishte arrestuar brenda në dhomën e një hoteli në zonën e Linzës. Policia tha se, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm. Ndërkohë avokati i ka hedhur poshtë këto akuza.