30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Prokuroria refuzoi të çelë haetime për Ramën, Basha: Kësaj drejtësie do t’i vijë fundi shpejt

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit se Prokuroria nuk ka nisur procedim penal për kallëzimin e opozitës për kryeministrin Edi Rama.
Basha deklaron se Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën edhe pse ai mashtroi publikisht dhe sërish prokuroria nuk ka marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën.
Në anën tjetër kreu i PD sjell në kujtesë njerëzit e thjeshtë dhe kuksianët që u burgosën për shkeljet më të lehta si dhe hetimet ndaj gazetarëve. Por Basha thekson se, kësaj “drejtësie” do t’i vijë fundi shumë shpejt!”

Postimi i Bashës
Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin.
Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë luksin në të cilin jeton.
Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë.
Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do t’i vijë fundi shumë shpejt!

Kush është shqiptari i kërkuar në Greqi, koka e grupit kriminal

Policia greke ka publikuar emrin dhe foton e një shqiptari të shumëkërkuar, pasi konsiderohet si koka e një grupi kriminal të trafikut të drogës në shtetin fqinj.
Sipas policisë greke, shqiptari i shpallur në kërkim është 30-vjecari Erius Tafaj, i biri i Malos dhe Suzanes, lindur me 08 gusht 1988.
Grupi kriminal i shqiptarit u godit 5 ditë më parë nga operacioni i policisë greke, ndërsa u arrestuan 3 shqiptare e 5 greke (mes të cilëve dy policë) dhe u shpall në kërkim një polic grek dhe një shqiptar, përcjell “newsbomb.gr”.

Si të kuptoni nëse keni mungesë të vitaminës B12

Vitamin B12 capsule. Pill with cobalamin. Dietary supplements. 3d illustration

Nëse nuk adresohet ky problem, mungesa e vitaminës B12 mund të çojë në një numër të madh të problemeve fizike dhe mendore.
Çfarë është Vitamina B12?
Ndryshe njohur si cobalamin, vitamina B12 nevojitet për të performuar funksione të rëndësishme të trupit, siç është edhe mbështetja e sistemit nervor.
Kjo vitaminë nevojitet edhe për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat e bartin oksigjenin përreth përmes një proteine të njohur si hemoglobinë.
Përse ju nevojitet kjo vitaminë?
Bashkë me folatin dhe vitaminën B6, vitamina B12 nevojitet për qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut.
Në veçanti nevojitet për ta parandaluar aneminë dhe për të mirëmbajtur një sistem të shëndetshëm nervor.
Mungesa e vitaminës mund të shpijë në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut me madhësi anormale, të cilat nuk mund ta bartin gjakun përreth trupit dhe të funksionojnë në mënyrë efikase.
Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni tejet të lodhur, të mos keni energji, mund t’ju shfaqen ulcerat në gojë, të keni ligështim të muskujve, probleme me shikim, etj.
Por, përveç problemeve fizike, mund të shpijë edhe në probleme mendore, si depresioni, etj.
Çfarë duhet të hani për ta parandaluar mungesën e vitaminës B12?
Vitamina B12 gjendet në produktet e kafshëve si mishi, qumështi, djathi dhe vezët.
Normalisht, kjo mund të shfaq problem për veganët dhe vegjetarianët, apo për ata që thjesht nuk konsumojnë shumë prej produkteve të lartcekura.

Dieta mesdhetare mbron shëndetin e trurit

Përfitimet shëndetësore të dietës mesdhetare janë eksploruar vazhdimisht gjatë viteve të fundit, ku disa pohojnë se një dietë e tillë mund t’jua zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Sidoqoftë, mënyrat se si dieta mund të ndikojë në mirëqenien e përgjithshme të meshkujve dhe femrave nuk janë eksploruar hollësisht deri tani.
Një studim i fundit ka zbuluar se femrat që i nënshtrohen një diete të tillë janë më pak të prira sesa meshkujt që e ndjekin dietën e njëjtë të kenë sulm në tru.
Sipas zbulimeve të publikuara në revistën ‘American Heart Association’, femrat që i nënshtrohen një diete mesdhetare mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në tru deri në 50%.
Por, çfarë lloje ushqimesh duhet t’i hanë femrat në mënyrë që ta zvogëlojnë një rrezik të tillë?
Fillimisht duhet të kenë parasysh se dieta mesdhetare është inspiruar nga ushqimet që konsumohen kryesisht nga banorët e Spanjës, Italisë dhe Greqisë.
Dieta përmban një shumëllojshmëri pemësh dhe perimesh, shumë peshk, një sasi të moderuar të produkteve të bulmetit dhe një sasi të vogël të mishit.
Vaji i ullirit, pastat, orizi i kaftë, mishi i bardhë, salmoni, farat, etj. janë disa prej ushqimeve më të zakonshme të kësaj diete.

Fakte interesante që nuk i dini rreth djathit

Ka pak njerëz që s’janë adhurues të djathit.
Djathi është një prej produkteve që mund të ushqehet në çdo shujtë dhe gjithmonë u jep shije të mirë ushqimeve, transmeton Telegrafi.
Por, nëse jeni adhurues i djathit, është mirë që t’i dini dy-tri gjëra për ushqimin tuaj të preferuar, apo jo?
Prandaj, më poshtë ju sjellim disa fakte interesante sa i përket këtij produkti:
Djathi ka mbi 4,000 vjet që është krijuar AKSIDENTALISHT
Shumë interesante – një nga ushqimet tona të preferuara mund të mos ishte zbuluar kurrë po të mos kishte ndodhur një gabim.
Legjenda thotë se copa e parë e djathit është krijuar aksidentalisht, duke e ruajtur qumështin në një enë me lukthin e një kafshe. Një enzimë nga lukthi kishte nxitur që qumështi të ndahej në lëng (hirrë) dhe në një copë të fortë. Ajo copë e fortë ishte djathi.
Feta cheese, a traditional Greek cheese made from goats milk or sheeps milk
Nevojiten rreth 5 litra qumësht për ta bërë vetëm 0.5 kilogram djathë
Po pra, kjo është e vërtetë, ndërkaq për t’u siguruar se qumështi shndërrohet në djathë të shijshëm, është e rëndësishme që lopa të ushqehet shëndetshëm.
Lopët mund të hanë rreth 40 kilogramë ushqim në ditë dhe të prodhojnë rreth 10,000 litra qumësht në vit.

Disa lloje të djathërave janë ilegalë në SHBA
Për shkak të brengave të sigurisë që ndërlidhen me baktere të ndryshme, mbikëqyrësit ushqimorë i kanë ndaluar djathërat e caktuara të futen në SHBA. Kjo përfshin djathërat që bëhen me qumësht të papërpunuar, duke përfshirë llojet e djathit si vijojnë: Brie de Meaux, Reblochon, Valencay, Epoisses, Rqouefort dhe Camembert de Normandie.
Këto lloje të djathërave mund t’i provoni duke udhëtuar në Francë.
Minjve nuk iu pëlqen djathi
Pavarësisht besëtytnisë së njohur, minjve faktikisht nuk iu pëlqen djathi. Nëse do të kishin pasur opsione të ndryshme, ata më parë do të zgjedhnin ëmbëlsirat dhe karbohidratet. Sigurisht se do të hanin djathë nëse nuk do të kishin gjë tjetër përreth, njësoj do bënin shumica e kafshëve, por nuk iu pëlqen djathi domosdoshmërish.
Ka një arsye se përse disa emra të llojeve të djathit shkruhen me të mëdha
Nëse djathi është emëruar pas një qyteti apo shteti, atëherë shkruhet me të madhe.
P.sh. djathi Asiago, Brie, Camembert, Gouda, Gruyere dhe Parmezan.
Djathërat që nuk shkruhen me shkronja të mëdha janë djathi çedër, feta, fontin, mozarella dhe provolone.

FAKTE TJERA INTERESANTE DHE TË SHKURTA QË DUHET T’I DINI PËR DJATHIN
– Kur djathi tretet, ai shndërrohet në opioid. Opioidet tjera që i njihni janë heroina dhe morfina.
– Shkencëtarët në mënyrë të suksesshme kanë krijuar djathë duke përdor baktere njerëzore nga gishtat dhe kërthiza.
– Djathi mund të krijoj varshmëri pasi që përmban morfinë, që vjen nga mëlçia e lopës
– Vetëm në Winsconsin prodhohen rreth 1.5 miliardë kilogramë djathë në vit
– Djathi pule është një prej djathërave më të shtrenjtë në botë dhe vjen nga qumështi i gomarëve të Ballkanit, kryesisht nga Serbia. Vlera e këtij djathi është rreth 600 dollarë për gjysmë kilogramë; është aq i shtrenjtë sepse janë vetëm 100 femra gomare që iu merret qumështi për krijimin e këtij djathi

A po shkon Kosova drejt krizës fiskale?

“Buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale. Të mos i përmendim skemat e tjera pensionale që janë duke u shqyrtuar. Po që se do të zbatoheshin edhe ato, shpenzimet do të rriteshin në shkallë të paqëndrueshme”, thotë ndër të tjera në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, Ruud Vermeulen.
Radio Evropa e Lirë: Më shume se 350 mijë qytetarë të Kosovës marrin para nga skemat sociale dhe pensionale, ky numër mund të rritet. Qeveria e Kosovës paguan 370 milionë euro për këto skema. A do ta sjell kjo në krizë buxhetin?
Ruud Vermeulen: Tingëllon shumë alarmuese të flasim për një krizë në këtë pikë. Megjithatë, nëse shikojmë trendet dhe presionin në rritje për të futur në zbatim skema të reja të pakuptimta kategorike sociale- qoftë për mësimdhënësit, policët, minatorët e Trepçës, e kështu me radhë – Kosova mund të jetë në rrugën e krijimit të një krize fiskale. Kjo është natyrisht diçka që ne do të donim ta shmangnim.
Vitin e kaluar, Kosova shpenzoi diku 383 milionë euro për skemat sociale, 30 për qind më shumë se në vitin 2015. Dy të tretat e kësaj rritje kanë ardhur vetëm për shkak të skemës për pensionet e veteranëve të luftës, derisa 13,300 veteranë të luftës kanë nisur të marrin pensione në pjesën e fundit të 2015-ës (më shumë se sa 12,000 që parashiheshin në fillim) dhe ky numër shkoi pastaj në 36,000 në fund të vitit të kaluar.

Këtë vit, parashihet që shpenzimet për skema sociale të shkojnë deri në mbi 400 milionë euro, një rritje prej më shumë se 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rreth një e treta e kësaj rritje vjen sërish për shkak të skemës për veteranët e luftës meqë mbi 2000 përfitues të rinj janë shtuar këtë vit.
Nëse shohim përpara, buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale. Të mos i përmendim skemat e tjera pensionale që janë duke u shqyrtuar. Po që se do të zbatoheshin edhe ato, shpenzimet do të rriteshin në shkallë të paqëndrueshme.
Më lejoni të theksoj se kjo nuk është vetëm shqetësuese për shkak të kostos fiskale dhe diversionit të parasë së taksapaguesve që do të ishte në dispozicion për shpenzime më produktive në edukim, shëndetësi dhe infrastrukturë, por është shqetësuese edhe për shkak të ndikimit në tregun e punës.
Benefitet e skemave pensionale që janë gjeneroze dhe mund të krahasohen me pagat minimale dhe mesatare dhe që kërkojnë që përfituesit të mos jenë në marrëdhënie pune mund të lënë jashtë tregut të punës një numër tepër të madh të kosovarëve që janë të aftë për punë dhe po ashtu mund të dekurajojnë përfituesit për të gjetur punë (duke fryrë në këtë mënyrë të ashtuquajturat pagat e rezervimit) . Kjo lëndon konkurrencën dhe rritjen ekonomike të Kosovës.
Riklasifikimi i veteranëve të luftës është dashur të ndodhte shumë më parë
Radio Evropa e Lirë: Prokuroria e Kosovës, ka filluar hetimet për të gjithë ata që janë regjistruar si veteranë lufte, po që asnjëherë nuk kane marrë pjesë në luftë. Ju e keni kritikuar këtë proces qe nga fillimi se nuk është bërë në mënyrë të duhur. A jeni të kënaqur me atë se çfarë po bëjnë autoritetet tani?
Ruud Vermeulen: Ne kemi avokuar dhe vazhdojmë të avokojmë për verifikimin dhe riklasifikimin e veteranëve të luftës, i cili është dashur të ndodhte shumë më parë, në përputhje me ligjin e amendamentuar mbi veteranët e luftës që hyri në fuqi në prill të vitit të kaluar.
Ky proces i riklasifikimit të veteranëve sipas kohës së shërbimit të tyre dhe duke rregulluar pensionet në përputhje me këtë shërbim, sikurse duke ndalur dhe kthyer pagesat për pensione nga ata që nuk kanë kërkuar këto benefite në mënyrë legjitime, ishte dashur të mbaronte tashmë për të siguruar që shpenzimet totale të mos tejkalonin 0.7 për qind të Bruto produktit Vendor, siç parashihej me ligj.
Për fat të keq, ky proces nuk është iniciuar ende. Si rezultat, këtë vit shpenzimet për pensionet e veteranëve të luftës pritet të tejkalojnë 0.5 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kjo është baras me më shumë se 30 milionë euro të cilat do të mund të përdoreshin për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës, shëndetësisë dhe edukimit.

FMN: Rritja ekonomike në vitin 2018 parashihet rreth 4 për qind
Radio Evropa e Lirë: Cilat janë parashikimet e FMN-së për rritjen e ekonomike më 2018? Çka po e shtynë këtë rritje? Pavarësisht rritjes së ekonomisë, varfëria dhe papunësia akoma janë të larta. Çfarë duhet të bëjë Kosova në mënyrë që të rrisëpunësimin dhe të zvogëloj varfërinë.
Ruud Vermeulen: Ne presim që rritja ekonomike të jetë rreth 4 për qind këtë vit, kryesisht në linjë me shkallët e rritjes që kemi parë në vitet e fundit, por ne do ta rishikojmë këtë çështje në misionin tonë të ardhshëm konsultativ mbi Artikullin IV.
Aktiviteti ekonomik ende dominohet nga konsumi privat, i cili financohet në masë të madhe nga të hyrat e remitencave, pastaj nga investimet. Krahasuar me vitin 2017, kontributi nga eksportet kaloi në negativ për shkak të rritjes në importit dhe rënies në eksporte e që pjesërisht ka të bëjë me ndalimin e përkohshëm të prodhimit të Ferronikelit, eksportuesit më të madh të Kosovës.
Derisa rritja është e lartë krahasuar me vendet e rajonit, nuk mjafton të ngushtohet boshllëku i madh i të hyrave me vendet e tjera në rajon apo BE, ose të gjenerohen vende pune për të ulur shkallën e papunësisë.
Për ta zmadhuar rritjen ekonomike të Kosovës, politik-bërësit duhet të dizajnojnë një model tjetër duke kaluar nga modeli aktual i rritjes ekonomike që bazohet në konsumin e financuar nga remitancat dhe investimet në sektorë jo-tregtues drejt një modeli që do të bazohej në investimet në sektorë tregtues dhe eksporte.
Investimet në kapitalin human dhe fizik janë të nevojshme për të nxitur zhvillimin dhe rritjen e sektorit privat. Kjo duhet të shkojë paralelisht me reformat që forcojnë klimën e biznesit e që përfshijnë sundimin e ligjit. Sektori privat dhe jo sektori publik do të duhej të ishte motori i rritjes së ardhshme ekonomike dhe i krijimit të vendeve të reja të punës.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë plan për një program të ri ndërmjet Kosovës dhe FMN-se?
Ruud Vermeulen: Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për një program të ri të mbështetu nga fondet me kërkesë të autoriteteve. Deri më tani nuk kemi marrë një kërkesë të tillë.
Rritja e shpejtë e kredive në disa segmente mund të ngërthejë në vetë riske të mëdha
Radio Evropa e Lirë: A është sektori financiar i qëndrueshëm?
Ruud Vermeulen: Me kapitalin e lartë, mbulesat e larta të likuditetit dhe një nivel të ulët të kredive me probleme (NLP) me dispozita të tërësishme, bankat e Kosovës janë të pajisura mirë për të përballuar goditje të mëdha. Pas krizës globale financiare që nuk e preku aq shumë Kosovën, bankat dhe mbikëqyrësit e tyre në të gjithë botën, por edhe në Kosovë, forcuan menaxhimin e rreziqeve, rrjetet e sigurisë financiare, dhe mbikëqyrjen mikro- e makro- prudenciale. ]
Kjo ndihmoi sigurimin dhe forcimin e stabilitetit financiar. Rritja e kredisë reflekton pjesërisht thellimin financiar meqë më shumë amvisëri dhe firma kanë qasje në financimin nga bankat. Megjithatë, ne tërheqim vëmendjen nga përqendrimi tek rritja e statistikave për rritjen e kredive duke marrë parasysh që rritja e shpejtë në disa segmente mund të ngërthejë në vetë rriske të mëdha.

Lirimi i pastorit amerikan, Trump: Nuk kemi bërë marrëveshje me Turqinë

Presidenti i SHBA, Donald Trump përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë negociuar asnjë marrëveshje me Turqinë për lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson.
“Nuk bëmë marrëveshje me Turqinë,” tha zoti Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë. “Ndjehem shumë ndryshe për Turqinë sot sesa ndjehesha dy ditë më parë. Kam një ndjenjë shumë të mirë ndaj Turqisë, dy ditë më parë, nuk e kisha”, tha ai.
Ministri ungjillor i krishterë Andrew Brunson ishte burgosur në Turqi prej dy vjetësh dhe u lirua të premten.
Lirimi i tij shënoi fundin e një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis Uashingtonit dhe Ankarasë. Brunson përballej me 35 vjet burg nëse dënohej për terrorizëm dhe spiunazh, akuza që Uashingtoni i kishte quajtur të pabaza.

Granit Xhaka lojtari i ndeshjes Islandë-Zvicër

BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 12: Granit Xhaka of Switzerland gestures during the UEFA Nations League A group two match between Belgium and Switzerland at Roi Baudouin Stadion on October 12, 2018 in Brussels, Belgium. (Photo by TF-Images/Getty Images)

Zvicra ka regjistruar një fitore fantastike “kuqezi” mbrëmjen e së hënës ndaj Islandës teksa ka marrë tri pikët në shifrat 1-2. Nga vlerësimet e bëra pas përfundimit të ndeshjes në bazë të performancës së ekipeve në fushën e blertë, ekipi zviceran ka marrë notën 6.99 ndërsa skuadra vendase është vlerësuar me 6.61.
Pas harkimit të bukur të Granit Xhakës në zonë, topi ka përfunduar tek Seferovic i cili ka realizuar golin e parë me kokë. Ky asist ka lehtësuar punën e vlerësuesve të cilët e kanë shpallur shqiptarin lojtarin më të mirë të ndeshjes. Mesfushorit i është vënë nota 8.2, ndërsa Xherdan Shaqirit 7.6.

Raiola arrin marrëveshjen, Pogba pranë gjigantëve të Europës

Super ylli i Manchester United, Paul Pogba raportohet të jetë shumë pranë transferimit te Barcelona, pasi menaxheri i francezit, Mino Raiola arriti marrëveshjen në parim me kampionët në fuqi të Spanjës. Në mes të një sezoni shumë të tensionuar, gati gati të dështuar te United, Pogba përflitet për transferimin nga Manchester në Katalunja. Francezi ishte pranë transferimit të bujshëm që gjatë merkatos së verës, por United nuk pranoi të privohej nga lojtari i çmuar. Gjithsesi, dëshira e Pogba për tu larguar nga ‘Old Trafford’ mbetet e palëkundur, madje është përforcuar si pasojë e konflikteve ndërmjet lojtarit dhe trajnerit portugez Jose Mourinho.
Fituesi i Kupës së Botës u privua nga titulli i zëvendës kapitenit si pasojë e deklaratave të bëra nga 25-vjeçari pas barazimit në shtëpi ndaj Wolves. Gjërat madje u përkeqësuan pas eliminimit shokues të United ga Carabao Cup, kur bëri bujë një video ku shfaqej Pogba duke u konfrontuar me Mourinhon. Tashmë, referuar raportimeve nga “Rai Sport”, menaxheri i Pogba, Mino Raiola ka siguruar marrëveshjen në parim me gjigantët katalanas. Të njëjtat raportime informojnë se edhe mesfushori i Barças, Arturo Vidal ka insistuar te trajneri Ernesto Valverde për blerjen e ish-shokut të tij te Juventus, me ekipin blaugrana që synon të rikonfirmojë titullin kampion, por edhe të shtyjë më shumë në Champions League. Vetë drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, Oscar Grau pat deklaruar: “Nëse stafi teknik do të kërkojë ndonjë futbollist, atëherë ne do të shohim mundësitë. Ne nuk do të mbyllim dyert”.

Intervista e Modriç: Kurrë nuk do të luaj me Messin

Këtë të martë është publikuar intervista e plotë, që Luka Modric i dha “France Football”. Të hënën, prestigjiozja franceze ofroi një vrojtim të intervistës në faqen e parë, në të cilën kroati ka folur në lidhje me ëndrrat e tij që nga fëmijëria (unë do të pëlqeja të luaja me Boban, Zidane dhe Ronaldo Nazario), mbi largimet e papritura të Zidane dhe Cristiano Ronaldo nga Real Madridi, për “Topin e Artë” (nuk do të shpall me zë të lartë se e meritoj) dhe filozofinë e tij të futbollit (fizikja kurrë nuk do t’ia zërë vendin inteligjencës).
Lufta Ballkanike: “Një nga mënyrat më të mira për t’i shpëtuar luftës, për t’u larguar nga të gjitha këto, ishte të luajturit futboll. Kam gjetur miqtë e mi duke luajtur top. Pak nga pak, po mësoja në mënyrë më të strukturuar në qendrën e trajnimit të Zadarit. Doja të bëhesha një futbollist profesionist që nga lindja ime, ose pothuajse. Futbolli gjithmonë ka qenë i gjithëpranishëm te mua. Futbolli është me të vërtetë dashuria ime e parë. Si fëmijë kam ëndërruar për sukses, por dëshira ime e parë e vërtetë ishte të luaja një ditë për ekipin kombëtar kroat”.
Pse Kroacia më shumë se një klub i veçantë: “Sepse vendi im sapo kishte arritur pavarësinë e tij dhe kombëtarja kishte një kuptim shumë të fortë. Pak më vonë, Kupa e Botës 1998 u mbajt në Francë. Unë kam qenë atëherë 12 vjeç dhe idhujt e mi të ekipit kombëtar arritën në gjysmëfinale. Doja të dukesha si ata”.

A kanë ndryshuar marrëdhëniet me futbollin, që kur u bë profesionist: “Jo, jo me të vërtetë. Ose shumë pak. Unë kam të njëjtën kënaqësi, si kur fillova të luaj futboll. Vizioni i futbollit që kisha si fëmijë ishte ai që kam edhe sot”.
Ndeshjet e fundit në kujtesën e tij: “Do të përmend tri momente: së pari, kundër Juventusit (4-1), një vit e gjysmë më parë, në finalen e Ligës së Kampionëve. Gjithashtu, mbaj mend një ndeshje në vitin e kaluar kundër Barçës, 3-1 në Superkupë. Dhe ndeshja e Kupës së Botës kundër Argjentinës, 3-0. Këto janë ndeshjet që më kanë sjellë një kënaqësi të veçantë. Isha vetë në fushë!”
A është rastësi që këto tri ndeshje ishin kundër rivalëve të mëdhenj: “Jo, sigurisht. Sa më shumë vendimtare të jetë ndeshja, aq më i madh rreziku, aq më shumë kënaqësi më jep”.
Me cilët lojtarë do të donte të luante: “Së pari, me Bobanin, idhullin tim të ekipit kombëtar. Më pas, me Zidane, të cilin isha me fat që e pata trajner dhe me të cilin kemi jetuar momentet më të bukura në historinë e Real Madridit, duke pasur parasysh tre Champions-it e fundit. Ndonjëherë, Zidane luante me ne dhe ishte mbresëlënëse për ta parë elegancën e tij. Unë do të kisha dashur të bëhesha bashkëlojtar i tij. Dhe i treti është Ronaldo Nazario”.
Dhe Messi: “(qesh) Unë luaj kundër tij, jo me të. Natyrisht, Messi është një nga lojtarët më të mirë në histori, por kurrë nuk do të luaj me të”.

Cila është marrëdhënia e tanishme me Cristiano Ronaldon: “Ekselente. Kaluam gjashtë vite të mrekullueshme në Madrid, kohë në të cilën kemi zhvilluar miqësi dhe respekt të ndërsjellë. Tani ai është larguar te Juventusi, por mbajmë kontakte përmes mesazheve. Edhe pse disa njerëz po përpiqen të thonë se nuk është kështu, mund të them se ne ende po mbajmë raporte të mira”.
Përveç jush, cilët janë pesë lojtarë, do ta meritonin “Topin e Artë”: “Për mua janë Varane, Griezmann, Mbappé, Cristiano dhe Messi”.
Pse tre francezë: “Që 2018-ta është një vit i Kupës së Botës, ne duhet ta marrim parasysh, sigurisht. Varane kishte një sezon fantastik me Real Madridin, duke fituar Champions-in e tretë dhe duke treguar një nivel mbresëlënës të lojës. Gjatë Kupës së Botës ishte mbrojtësi më i mirë, edhe me kroatët, natyrisht (qesh). Mbappé është një talent i jashtëzakonshëm, një premtim i mrekullueshëm për të ardhmen e futbollit, por edhe tani ka një nivel të madh. Më kujtohet se partneri im në kombëtare, Subasic, më tha një herë: Ka një lojtar të ri Monaco, i cili do të jetë një nga më të mirët në botë. Ai ishte duke folur për Mbappé, kur nuk ishte i njohur. Unë jam i sigurtë se do të përparojë. Dhe natyrisht do të flisja për Griezmann. Nga tre francezët, edhe ai ka fituar shumë në këtë vit”.