19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Gazetari Çollaku, 30 minuta në Prokurori: Të gjendet grupi armiqësor

Gazetari Basir Çollaku, i cili është paditur për shpifje nga Taulant Balla është marrë sot në pyetje për rreth 30 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Çollaku sapo ka dalë nga Prokuroria ka thënë për gazetarët se ai u pyet për mënyrën se si ishte realizuar intervista me oficerin që denoncoi rastin e Xhisiela Malokut, Emilajno Nuhu.
Ai tha se Prokuroria duhet t’i shkojë këtij rasti deri në fund për të “nxjerrë grupin armiqësor”.
“Isha thirrur nga prokurori në cilësinë e pesonit që di për ngjarjen. Prokuroria t’i shkojë deri në fund, për të nxjerrë grupin armiqësor.
Prokurorët kanë kërkur të dinë se cilat ka qenë mënyrë e intevistës, kontaktet me Nuhun, besoj se prokuroria do të jetë korrekte ashtu siç ishte gjatë kësaj séance. T’i shkojë deri në fund pretendimit të politikanëv e se mbase ata janë skenaristët”, tha ai ndër të tjera.
“Unë jam që të kallëzohet kushdo që shpif, por nëse do ta fillonim, duhet ta nisim nga politikanët”, shtoi Çollaku.

Skandali i vjedhjes nga zv.ministri Demo dhe deputetja Gjylameti, reagon PD: Pse hesht ministrja e Arsimit

Partia Demokratike ka denoncuar një skandal të ri në të cilin janë përfshirë një deputet i PS si dhe një zv.ministër i Arsimit të qeverisë së Edi Ramës.
Deputeti Luçiano Boçi nga selia blu bëri të ditur se ky skandal po tentohet të mbulohet me heshtje: “Prej disa ditësh, është bërë i njohur denoncimi publik dhe me fakte i një studiuesi të njohur dhe kërkuesi shkencor, mjekut Taulant Muka, lidhur me një botim-plagjiaturë që mban nënshkrimet e deputetes socialiste Blerina Gjylameti dhe të zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo.
Nga faktet publike, artikulli shkencor me titull “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, botuar në vitin 2011, rezulton se në të vërtetë nuk është punë origjinale e tyre. Ata kanë përvetësuar idetë dhe punën e të tjerëve, pa cituar burimin origjinal, duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektuale. Ministria e Arsimit, e cila është ftuar publikisht të deklarohet lidhur me denoncimin, ka heshtur, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve publike të vetë studiuesit Muka, por edhe interesimit të mediave dhe opinionit publik intelektual.
Deputetja Blerina Gjylameti, e cila sot mban detyrën e koordinatores së Edi Ramës për bashkëqeverisjen as nuk skuqet e as nuk zverdhet për kapjen në flagrancë në vjedhjen e punimit intelektual të tjetrit, por vijon të japë leksione se si qeveriset e bashkëqeveriset. Madje ajo në ditën e parë të vitit akademik merr përsipër edhe të urojë studentët.

Vjedhja e punës intelektuale bëhet një vepër shumë e rëndë, kur mendon se hajdutët janë eksponentë të lartë të qeverisjes së Edi Ramës në arsim.
Heshtja tregon se në ç ‘derexhe ka rënë arsimi në Shqipëri. Në Evropë janë me dhjetëra raste që zbulimi i plagjiaturave ka shkatërruar karriera politike të ministrave apo deputetëve deri edhe tek kryeministra e presidentë. Një shembull tipik është ai i Presidentit gjerman Kristian Wulff, i cili dha dorëheqjen kur u gjet fajtor në një vepër të tillë plagjiature në vitin 2012.
Ndërkohë Annette Schavan, ministrja gjermane e Arsimit, dha po ashtu dorëheqjen, sepse Universiteti i Dusseldorfit i kishte zbuluar plagjaturën në punimin e doktoraturës. Kjo është norma evropiane, por që s’funksionon në Shqipërinë e Edi Ramës. Në Shqipërinë e tij, hajdutët e punimeve shkencore merren me arsim, kurse kriminelët e trafikantët ngarkohen me ruajtjen e rendit dhe të nomenklaturës.
Në Shqipërinë e Edi Ramës, Blerina Gjylameti u jep leksione universitarëve, kurse Ervin Demo ngarkohet të kryejë reformën e arsimit të lartë. Këta dy kopjacë dhe hajdutë intelektualë, synojnë ta kalojnë me heshtje vjedhjen prej xhepistësh që kanë kryer në artikullin e tyre shkencor, sipas shembullit të narkotrafikantëve, që vijojnë punën e tyre, sa kohë interesi i tyre, është edhe interesi i Edi Ramës?”

Bllokimi i faqeve të internetit pa ligj dhe me urdhër

Pa asnjë referencë konkrete në ligj, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), publikoi një listë me 44 faqe interneti me një afat kërcënues 72 orësh “për të publikuar numrin e tyre fiskal”, ose në të kundërt do të mbyllen.
Në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e vet të internetit, AKEP renditi faqe interneti nga Shqipëria, Kosova, SHBA e vende të tjera, përfshirë Reporter.al, publikimin shqiptar të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative.
“AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online,” thuhet në njoftim.
“AKEP iu bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online,” vijon më tej njoftimi.
Kristina Voko, drejtoreshë e BIRN Albania, tha se njoftimi për shtyp i AKEP tregon moskuptimin flagrant të ligjeve të vendit si dhe një kontroll të drejtpërdrejtë nga qeveria të një institucioni që me ligj është i pavarur nga qeveria.
“Siç duket, fushata anti-shpifje e kryeministrit ka filluar me një institucion shtetëror që publikon të dhëna të pavërteta, pa procedurën e duhur të kontrollit të fakteve dhe pa komunikuar me palët e prekura,” tha Voko.
BIRN Albania është një organizatë jofitimprurëse e regjistuar në Gjykatën e Tiranës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe që respekton në tërësi ligjet fiskale të vendit. Reporter.al është një faqe interneti e publikuar në Shqipëri dhe forma e saj e kontaktit përfshin të dhënat mbi ponësinë e faqes si dhe adresat e kontaktit online dhe ato fizike.
Është e paqartë se çfarë procedure ka ndjekur AKEP për të përgatitur listën e faqeve të internetit, të cilat sipas saj, duhet të Regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Një email i thjeshtë duhej të kishte mjaftuar për të mësuar më shumë mbi BIRN dhe statusin tonë fiskal,” tha Voko. “Siç duket, AKEP nuk është e interesuar të verifikojë informacionin e vet. Është e turpshme, sepse informacioni i pakonfirmuar është ai që shpie në shpifje, që është aktualisht edhe shqetësimi i kryeministrit.”
AKEP nuk iu përgjigj pyetjeve me email të BIRN.
Një nga faqet e internetit të përfshira në listë, insajderi.com, është aktualisht një faqe interneti në Kosovë.
Parim Olluri, redaktor në Insajder, tha se ishte i habitur nga fakti që edhe faqja e tij e internetit ishte në listë.
” Po habitem me dëshirën e flaktë të Edi Ramës për ta kopjuar Korenë Veriore,” shkroi Olluri në Facebook.
“Ne jemi biznes që operojmë dhe paguajmë taksa në Kosovë. Nuk kemi nevojë që të njëjtën ta bëjmë edhe në Shqipëri. Kjo është normale. The Guardian, Neë York Times, BBC, Neë Yorker etj., nuk regjistrohen si biznese në çdo vend të botës, në të cilat lexohen,” shtoi ai.
Neritan Sejamini, publikues i Exit.al, e konsideroi njoftimin për shtyp të AKEP si tregues të mënyrës së përgjithshme me të cilën qeveria funksionon aktualisht.
“Urdhri i AKEP nuk bazohet në asnjë ligj dhe lista dukshëm tregon dëshirën për të mbyllur faqet e internetit të kritikëve të qeverisë,” tha Sejamini.
“Exit.al është një organizatë jofitimprurëse dhe është regjistruar si e tillë në autoritetet fiskale. Si organizatë, nuk jemi të angazhuar në asnjë aktivitet komercial dhe rrjedhimisht nuk mund të regjistrohemi si të tillë,” tha Sejamini.
Blendi Fevziu, publikues i Opinion.al, tha se përfshirja e faqes së tij në listë duhet të jetë gabim. “Opinion.al është një kompani e regjistruar dhe ka NIPT. Ne nuk mund të shesim reklama pa fatura fiskale,” tha ai.
Formalisht një institucion i pavarur që rregullon tregun e telekomunikacioneve, drejtuesi aktual i AKEP, Ilir Zela, është një ish-deputet i Partisë Socialiste. Teknikisht AKEP mund të urdhërojë ofruesit e shërbimit të internetit të bllokojnë aksesin e faqeve të internetit në territorin e Shqipërisë si dhe ka kontroll mbi regjistrin e adresave me prapashtesat .al.

“BIRN”

Faktet tregojnë qartë regjinë e Ramës për të inskenuar aktorë, për t’i paguar dhe për t’u ofruar garancitë

“Faktet tronditese më të fundit të inkriminimit të qeverisë në mbulimin kriminal dhe korruptiv të audiopërgjimit të vëllait të ministrit, plotësojnë qartë pamjen e Rama-gate, thënë ndryshe, grushtit të shtetit në veprim”.
Ky është reagimi që vjen nga LSI, nga deputeti Petrit Vasili, pas publikimit të fakteve të reja nga PD sesi qeveria ka fabrikuar një dëshmitar të rremë për të mbrojtur të dënuarin për trafik droge, Agron Xhafajn dhe vëllain e tij, ministrin e Brendshëm.
“Faktet tregojnë qartë regjinë e kryeministrit për të inskenuar aktorë, për t’i paguar dhe për t’u ofruar garancitë e paprekshmërisë së tyre. Qeveria, që ka çuar përpara drejtësisë, drejtorë, specialistë, infermierë e plot e plot njerëz thjesht dhe vetëm me faktet e emisioneve televizive investigative, sot mbulon përgjimet – pjesë e dosjes së audiopërgjimit.
Qeveria, që ka çuar ne burg njerëz për denoncimet në portalin e saj, sot, e mbështetur nga kryeprokurorja, po mbulojnë sheshit një krim shtetëror.
Kryeprokurorja po shkel mbi çdo ligj dhe mbi institucionin që ajo vetë drejton, në emër të borxhit që ka ndaj kryeministrit që e votoi me 69 vota.
Rama-gate po thellohet orë pas ore dhe grushti i shtetit tashmë është në sytë e të gjithëve. Rama-gate është pa rrugëdalje për të”.

Rama si kopje zhgarravine e diktatorit

Edi PALOKA

Diktatori dhe Rama si kopje zhgarravine e tij.
Me nostalgjiket e diktatorit qe vazhdojne dhe e nderojne ne kete dite shpesh kam qeshur me tallje duke i pare si karikatura-hije te atij rregjimi qe e rrenoi kete vend dhe dhunoi e shkatrroi shqiptaret ne cdo aspekt.
Kam ndjekur me perbuzje ato media qe duke perfituar nga fakti qe rinia e sotme nuk e ka jetuar ate kohe te ndyre, perpiqen ta glorifikojne duke e paraqitur si nje kohe qe kishte te metat e veta por kishte dhe te mira.
Por ne fakt as te paret e as te dytet nuk do i konsideroja si rrezik se as te paret e as te dytet nuk e ringjallin diktatorin.
Rreziku eshte nderkaq me real se kurre i personifikuar tek Edvin Rama.
Ngjashmerite me diktatorin komunist jane te frikshme.
Si Hoxha ashtu dhe Rama rezultojne dy deshtak ne cdo aspekt te jetes se tyre deri ne momentin qe te trete i zbulojne dhe ju japin pushtet politik.
Hoxha u “zbulua” dhe u perdor nga komunistet jugosllave. Rama nga Soros.
Perversiteti i deshtakeve me ambicje dhe ego qe kalonin mundesite dhe aftesite e tyre ishin tiparet qe paradoksialisht gjeten jugosllavet tek Hoxha dhe Soros tek Rama.
Kjo sepse ata kuptuan qe monstra te tilla jane gati te bejne gjithshka per te realizuar ambicjet e tyre, te shkelin e te perdorin dhe vete familjet e tyre, te mos kene skrupuj perpara asnje llojamoraliteti per te kapur majen e deshiruar te pushtetit. Nga ana tjeter, keta arrogante me te dobtit, jane sherbetore te mire per padronet e tyre.
Ngjashmerite ne karakter per fat te keq po pasqyrohen gati pike per pike dhe ne komportimin e te dyve edhe pse Rama ngjan si nje kopje zhgarravine e diktatorit.
Po cfare beri diktatori e cfare po ben Rama?

Diktatori ju rrembeu gjithshka, sekuestroi cdo pasuri te shqiptareve, te luajtshme dhe te paluajtshme dhe u be vete pronar i gjithe vendit dhe pasurive.
Rama po ben te njejten gje me taksat dhe ppp e tij, grabit parate e shqiptareve dhe ju a kalon oligarkeve qe ne fund i cojne po ne xhepin e tij. Rremben me ligje te posacme prona publike dhe private. I jep monopolet e bizneseve me fitimprurese te vellait dhe familjareve. Ve nen kontrroll fitimet e cdo aktiviteti kriminal…
Me pak fjale dhe ky po kerkon te behet pronar i vetem i Shqiperise dhe shqiptareve.
Per te kontrolluar plotesisht pushtetin, Hoxha sajoi “komplote” te armiqve te brendshem e te jashtem dhe eliminoi kundershtaret politik qe ne fillim te pushtetit te tij, nga ata pak deputete qe arriten te dalin ne zgjedhjet e para dhe te vetme ku u lejuan kandidate alternative me komunistet e deri tek kleriket e intelektualet qe konsideroheshin si kundershtare. Futja e armeve neper objektet e kultit per te fajsuar e burgosur kleriket, bomba ne ambasade, sajesat me deshmitare te rreme…
Te njejten gje po ben sot Rama; flet per “komplote” te opozites per marrjen e pushtetit. Sajon deshmitare te rreme duke i kercenuar apo joshur. Shpall opoziten armike .
Diktatori eliminoi gjithe shtypin alternativ dhe e zevendesoi me “Zerin e Popullit”.
Rama e bleu pjesen me te madhe te mediave. Ata qe nuk i bleu dot, i kercenoi dhe nje pjese ua mbylli gojen. Tani po kerkon te mbylle te gjitha ato media e portale qe as nuk i joshi e as nuk i trembi dot per te lene ne fund vetem ERTV.
Diktatori denonte me ligjin e agjitacion e propagandes te gjithe ata qe guxonin te flisnin kunder rregjimit te tij.

Rama kerkon ti denoje me ligjin antishpifje.
Diktatori i ktheu institucionet e ruajtjes se rendit dhe sigurise ne mjete represioni dhe dhune ndaj kundershtareve.
Rama keto institucione pervecse i ka vene ne funksion te krimit , i urdheron publikisht te mbledhin vota per te ne fushata dhe te luftojne opoziten me cdo menyre.
Diktatori eliminoi drejtesine duke perdorur hetuesine, prokurorine dhe gjykatat si arme ndaj kundershtareve te tij.
Rama ka rrembyer prokurorine dhe ka eliminuar gjykatat deri sa ti kontrrolloje plotesisht edhe gjyqtaret me vetingun e tij.
Diktatori i ktheu zgjedhjet ne farse dhe eliminoi pluralizmin dhe demokracine .
Rama i ka kthyer zgjedhjet ne farse. Po e lejuam nuk e ka problem dhe te burgose gjithe kundershtaret e te shpalle me Kushtetute, “rilindjen” si e vetmja force politike ne Shqiperi.
Te paret tane e lejuan Hoxhen ta kthente Shqiperine ne ferr. Do ta lejojme Ramen te bej te njejten gje? Por kjo eshte pyetje per te gjithe, jo vetem per opoziten. Eshte e lehte te besh me pergjegjesi PD pa dhene asnje kontribut vete. Ca me shume ata qe bejne opoziten e opozites. Gjithe diten vetem sulmojne PD gjoja sikur jane te shqetesuar se pse PD nuk e rrezon Ramen e ne fakt i bejne sherbimin me te mire Rames duke e konsideruar PD te pafuqishme apo ca me keq si pjese te tepsise se Rames. Kete politike ben dhe Rama gjithe diten. Duke qene koshient se eshte i nxirre nga te gjitha anet, kerkon t’ju fuse ne koke shqiptareve se te gjithe te zi jemi, atehere pse te protestojne e pse ta rrezojne Ramen shqiptaret…?
Nje fjale te fundit per sherbetoret; vazhdoni ta mbeshtesni Ramen, po kujtoni qe diktatori, pasi eliminoi kundershtaret, ju hengri kokat dhe miqve e pasuesve te tij …

Përplasje e fortë mes SHBA dhe Arabisë për gazetarin e zhdukur, dyshime për tortura dhe vrasje

Arabia Saudite po përgatitet të pranojë se gazetari i zhdukur Jamal Khashoggi është vrarë, sipas njoftimeve të dy mediave amerikane.
Njoftimet citojnë burime që thonë se vdekja e Khashoggit erdhi për shkak të një operacioni për marrjen e tij në pyetje që shkoi keq.
CNN njofton se ata që qëndrojnë pas operacionit mund të kenë menduar ta rrëmbenin Khashoggin nga konsullata saudite në Stamboll dhe ta çonin atë në Arabinë Saudite për ta marrë në pyetje.
Sipas burimeve, në raportin që përgatitet të publikojë Arabia Saudite pritet të deklarohet se operacioni që çoi në vdekjen e Khashoggit u ndërmor pa lejen e zyrtarëve dhe se ata që qëndrojnë pas vdekjes së tij do të mbahen përgjegjës.
Komentet e Presidentit amerikan Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të hënën se gazetari saudit i zhdukur dy javë më parë mund të ketë qenë viktimë e vrasësve që ishin jashtë kontrollit.
Khashoggi u pa duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, ku kishte shkuar për të marrë disa dokumente martese, por nuk u pa të dilte më.
Presidenti Trump tha se gjatë një bisede telefonike 20 minutëshe të hënën, mbreti saudit Salman i mohoi atij kategorisht të kishte dijeni për atë që mund t’i kishte ndodhur gazetarit, një kritik i trashëgimtarit të fronit saudit, princit të kurorës Mohammed bin Salman.

“Më i fortë nuk bëhet mohimi që ai më shprehu mua,” tha Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Ndoshta nuk duhet të futem në mendjen e tij, por kjo më tingëlloi se ndoshta fjala ishte për vrasës jashtë kontrollit, ku ta dish.”
Presidenti i SHBA dërgoi sekretarin e shtetit Mike Pompeo në Riad për të biseduar me Salmanin rreth zhdukjes së gazetarit.
Ai u zotua se nuk do të lerë gur pa lëvizur për të gjetur se çfarë ndodhi me Khashoggin.
Çështja Khashoggi në fokus
Ndërkohë, në Stamboll, policia turke nisi të hënën një kërkim në konsullatën e Arabisë Saudite.
Agjencitë shtetërore të lajmeve të të dy vendeve njoftuan se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe mbreti saudit Salman biseduan lidhur me këtë çështje, gjatë një telefonate që zhvilluan të dielën në mbrëmje.
Arabia Saudite iu kundërvu kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump i cili paralajmëroi ndëshkimin e Riadit lidhur me zhdukjen e gazetarit, duke thënë të dielën se do të hakmerrej me veprime ekonomike “edhe më të ashpra” nëse Uashingtoni do t’i vendoste sanksione.
Tregu saudit i aksioneve shënoi një rënie me shtatë për qind përpara se të ringrihej lehtë, por gjithësesi me humbje prej 5 për qindësh, pas intervistës së zotit Trump për rrjetin televiziv amerikan CBS.
Presidenti amerikan tha se Riadi do të “ndëshkohej ashpër” nëse do të arrihej në përfundimin që mbështet Turqia se Jamal Khashoggi u vra nga agjentë sauditë, brenda konsullatës së këtij vendi në Stamboll,
Sipas autoriteteve saudite akuza është “e pabazë”, por nga ana tjetër ata nuk kanë dhënë asnjë provë që tregon se gazetari u largua

gjallë nga konsullata, në të cilën hyri për të marrë dokumentet për martesën e tij të afërt.
“Mbretëria bën të ditur se në qoftë se do të jetë objektiv i ndonjë mase, do të reagojë me veprime më të mëdha. Ekonomia e mbretërisë ka një rol me ndikim jetësor në ekonominë botërore dhe ajo ndikohet vetëm prej saj”.
Jamal Khashoggi jetonte në mërgim të vetë-imponuar në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte kritikuar princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman në disa artikuj të publikuar në gazetën “The Ëashington Post”.
Sipas njoftimeve në shtyp Jamal Khashoggi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij me orën inteligjente Apple që mbante në dorë.
Raportet thonë se në momentin që kishte hyrë në konsullatën saudite ai kishte ndezur butonin e orës që bën të mundur regjistrimin e zërit.
Gjithashtu thuhet se kishte arritur të regjistronte jo vetëm momentin e marrjes në pyetje dhe torturat ndaj tij, por edhe momentin e vrasjes.
Sipas njoftimeve një grup prej 15 personash me shtetësi saudite patën mbrritur në Stamboll ditën kur Jamal Khashoggi hyri në konsullatë.
Në shenjë proteste ndaj zhdukjes së tij disa drejtues biznesesh në Shtetet e Bashkuara anuluan pjesmarrjen në konferencën “Iniciativa e investimeve të ardhshme” e cila mbahet javën që vjen në Riad, e quajtur ndryshe si “Davos-i i shkretëtirës”, referuar takimit vjetor ekonomik botëror që zhvillohet në Zvicër.
Megjithatë sipas Shtëpisë së Bardhë sekretari i Thesarit Stiven Mnuchin ka ende në plan të marrë pjesë në konferencë.

Publikoi denoncimin e përdhunimit nga djali i deputetit të PS, gazetari Çollaku thirret në Prokurori

Drejtori i Informacionit në Televizionin Shijak, Basir Çollaku është thirrur sot në orën 13:00 në Prokurorinë e Tiranës. 
Çollaku është kallëzuar penalisht nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla për ‘kallzim të rremë’ dhe ‘fyerje’ të qëllimshme.
Kallëzimi erdhi menjëherë pas publikimit të dëshmisë së nënkomisarit Emiljano Nuhu, i cili akuzon numrin dy të Partisë Socialiste Taulant Balla, deputetin Rrahman Rraja dhe kryebashkiakun Artur Bushi për kërcënim me armë në zyrën e tij në komisariatin e Krujës.
Sipas dëshmisë, nënkomisari u kërcënua për të liruar djalin e deputetit Rrahman Rraja i cili ishte paditur nga Xhisiela Maloku.
Çollaku do të paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës.
Çollaku thotë se, ne do t’i kërkojmë prokurorisë hetimin e plotë të të gjitha deklarimeve të nënkomisarit për çdo zyrtar dhe politikan, për çdo përgjegjësi të tyre.
‘Kërkojmë dhënien e drejtësisë’, thekson ai.
Në kallëzimin e tij Balla kërkon: ‘Fillimin e hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit ‘Kallëzimit të rremë’ për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, ‘Fyerjes’ së qëllimshme e personit e cila përbën kundërvajtje penale dhe kur kryhet botërisht përbën kundërvajtje penale të parashikuar në nenin 305, 119 dhe 120 të Kodit Penal.’

Babai i Stresit padit në Gjykatë Taulant Ballën

Sali Lushaj padit në Gjykatën e Tiranës deputetin e PS-së, Taulant Ballën. Mësohet se Gjykata e Tiranës depozitoi padinë e Lushajt, babai i këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi.
Ky veprim vjen pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së Balla, i cili tha se, “Sali Lushaj ishte pjesë e “bandës së Berishës”.
Lushaj dhe Avdyl Gjokmakaj kanë paditur në Gjykatën e Tiranës kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla, lidhur akuzat e tij në drejtim të tyre pas publikimit nga PD të videopërgjimit të Fredi Alizotit.
“Balla ka bërë deklarata të pavërteta duke cënuar imazhin tonë. Nuk jemi anëtar të asnjë bande që cënon rendin dhe sigurinë”.
Sali Lushaj kërkon 20 milionë lekë dëmshpërblim nga Balla.

Lexim i dyfishtë

Kur lexojmë një tekst në ndonjë pajisje dixhitale, truri jonë nuk arrin ta kapë kompleksitetin, të provojë simpati apo të perceptojë bukuri. Duhet një alfabetizim i ri.
Herën tjetër kur të hipni në avion, hidhni një sy përreth. iPad është biberoni i ri për të sapolindurit dhe fëmijët e vegjël. Ata që tashmë shkojnë në shkollë lexojnë nëpër smartphone; meshkujt më të të mëdhenj nuk lexojnë aspak, por do t’i shikoni të përkulur mbi videolojërat e tyre. prindërit dhe pasagjerët e tjerë lexojnë në Kindle ose kalojnë me shpejtësi emaila dhe lajme. Në padijen e pjesës më të madhe prej nesh, një ndryshim jo i perceptueshëm, por epokal, i bashkon të gjithë këta njerëz: në cirkuitin neuronal që ndodhet në themelin e aftësisë trurit për të lexuar po ndodh me shpejtësi një transformim që do të ketë pasoja për të gjithë, nga fëmijët ne çerdhe deri tek të rriturit.
Siç e dimë nga kërkimet e neuroshkencëtarëve, më shumë se 600 vite më parë, alfabetizimi i ka imponuar trurit të species tonë nevojën e një cirkuiti të ri. Ky cirkuit është zhvilluar, duke kaluar nga mekanizmi i thjeshtë që shërbente për të dekodifikuar informacione elementare, si numri i dhive në një tufë, në trurin jashtëzakonisht kompleks dhe në gjendje të lexojë që kemi sot. Nga kërkimet e mia kam kuptuar se truri i aftë të lexojë mundëson zhvillimin e disa prej proceseve tona mendore dhe afektive më të rëndësishme, të tilla si brendësimi i dijes, arësyetimi analogjik dhe aftësia deduktuese; përvetësimi i një pikëpamjeje të ndryshme nga e jona është në origjinën e simpatisë; analiza kritike dhe intuita. Kërkime të tjera në zhvillim e sipër na paralajmërojnë mbi rreziqet që hasin të gjitha këto procese thelbësore të lidhur me “leximin e thellë” me modalitetet e reja të leximit dixhital.
Nuk bëhet fjalë për një kundërvënie të thjeshtë midis leximit në letër dhe atij dixhital. Siç ka shkruar Sherry Turkle, studiuesja e Massachusetts Institute of Technology (MIT), shoqëria nuk gabon kur fut një novacion, por nuk mban parasysh dëmet që mund të shkaktohen.

Në këtë moment kalimi nga kultura e shtypit në letër në atë dixhital, shoqëria duhet të përballojë problemet që dalim – dëmet që po i shkaktohen cirkuitit memorial të leximit ekspert, aftësive që fëmijët dhe studentët tanë nuk po zhvillojnë – dhe të mendosh se çfarë mund të bëhet lidhur me to. Dijmë nga studime të ndryshme se qeniet njerëzore nuk e fitojnë aftësinë e të lexuarit me rrugë gjenetike, siç fitojnë të shikuarit dhe të folurit. Për t’u zhvilluar, cirkuiti i të lexuarit ka nevojë për një mjedis të veçantë dhe u përshtatet kërkesave të këtij mjedisi, nga sistemet e ndryshme të shkrimit tek karakteristikat e mjeteve që përdor. Nëqoftëse mjeti predominues favorizon procese të shpejta, mundëson që të bëhen shumë gjëra njëkohësisht dhe të menaxhohet një sasi e madhe informacioni – si mjeti aktual dixhital – cirkuiti i të lexuarit përshtatet.
Siç shkruan Patricia Greenfield, psikologe e University of California Los Angeles (UCLA), rezultati është që truri do t’i kushtojë më pak kohë dhe vëmendje këtyre proceseve të leximit të thellë që kërkojnë më shumë kohë, si për shembull arësyetimi deduktiv, analiza kritike dhe simpatia, por që janë të domosdoshme për t’u kuptuar në çdo moshë.
Është kjo që mbështesin gjithnjë e më shumë edukuatorë dhe ekspertë psikologjie e lëndësh humaniste. Mark Edmundson, studiues i Letërsisë Angleze dhe pedagog universitar, ka vërejtur se shumë studentë refuzojnë të lexojnë klasikët e ‘800 dhe të ‘900, pasi nuk kanë më durim që të përballojnë tekste të gjata, të vështira dhe të dendura me domethënie. Por ky “mosdurim konjitiv” i studentëve duhet të na preokupojë më pak se ajo që qëndron në themelin e tij: paaftësia potenciale e një numri të madh studentësh për të lexuar në një nivel analize kritike të mjaftueshme sa për të kuptuar kompeksitetin e mendimit dhe argumentimin e teksteve impenjues, qoftë nëse kemi të bëjme me libra literature dhe shkence në universitet, për një testament, për një kontratë apo për pyetje qëllimisht të deformuara të cilave do të duhet t’u përgjigjen kur si qytetarë të thjeshtë do të thirren për të marrë pjesë në një referendum.
Studimet të ndryshme kanë demonstruar edhe se tek studentët e shkollave të mesme dhe të universiteteve përdorimi ekranit mund të ketë një seri efektesh preokupuese mbi aftësinë e të kuptuarit të asaj që lexojnë.

Në Stavanger të Norvegjisë, psikologia Anne Mangen dhe kolegët e saj kanë provuar që të verifikojnë se në çfarë mënyre gjimnazistët e kuptojnë të njëjtin tekst të lexuar në pajisje të ndryshme, duke ju bërë atyre një seri pyetjesh lidhur me një tregim, tema e të cilit mund t’i interesonte çdo adoleshenti (një histori dashurie dhe seksi), i titulluar “Jenny mon amour”. Gjysma e tyre e kishte lexuar në Kindle dhe tjetra në letër. Ka rezultuar që studentët të cilët kishin lexuar versionin letër e kishin kuptuar më mirë se ata që e kishin lexuar në dixhital, në mënyrë të veçantë qenë më të aftë të kujtonin detaje dhe ta rindërtonin tregimin në mënyrë kronologjike.
Ziming Liu i San Jose State University ka kryer një seri studimesh në të cilat rezulton se “norma e re” është që të kalohet një tekst në vend që të lexohet, duke u ndalur vetëm mbi disa fjalë. Tashmë shumë njerëz përdorin skemën F o a Z, lexojnë rrjeshtin e parë dhe e kalojnë pjesën tjetër të tekstit duke kërkuar fjalë kyçe. Kur kryhet ky operacion, truri ynë e redukton kohën e kushtuar proceseve të leximit të thellë. Me fjalë të tjera, nuk kemi kohë që të kapim kompleksitetin, të kuptojmë ndjenjat e të tjerëve, të perceptojmë bukurinë dhe të formulojmë mendimet tona.
Karin Littau dhe Andreë Piper kanë vërejtur një dimension tjetër të fenomenit: atë fizike. Grupi i formuar prej tyre dhe nga Anne Manger nënvizon se duke lexuar në letër prekja shton një faktor të rëndësishëm bollëku informacioneve, një lloj “gjeometrie” fjalëve, dhe një “realitet” hapësinor tekstit. Siç vëren Piper, qeniet njerëzore kanë nevojë të dinë se ku janë të vendosur në kohë dhe në hapësirë, pasi një gjë e tillë ju mundëson që të kthehen tek gjërat dhe t’i rishqyrtojnë, domethënë të përdorin atë që quhet “teknologjia e përsëritjes”. Si për lexuesit e rinj, ashtu edhe pë rata më të rritur, përsëritja është e rëndësishme pasi kërkon aftësinë e të kthyerit prapa, të verifikojë e të vlerësojë kuptimin e vet të një teksti. Në këtë pikë, problemi është se çfarë ndodh me të kuptuarin kur i drejtohesh një ekrani, mungesa e realitetit hapësinor të të cilit i shkurajon që të kthehen prapa.

Ekspertët e mjeteve amerikane të informimit Lisa Guernsey e Michael Levine, gjuhëtarja e American University Naomi Baron dhe konjitivistja Tami Katzir e Haifa University kanë studiuar efektet e mjeteve të ndryshme të informimit, në mënyrë të veçantë tek të rinjtë. Nga kërkimi i Katzir ka dalë se efektet negative e leximit në ekran duken të qarta qysh nga klasa e 4-ët apo e 5-të, me pasoja jo vetëm mbi kuptimin, por edhe mbi zhvillimin e simpatisë. Mundësia që analiza kritike, simpatia dhe procese të tjera të leximit të thellë të bëhen “dëme kolaterale” të pavullnetshme të kulturës tonë dixhitale nuk është një problem që ka të bëjë vetëm me kundërvënien midis leximit në letër dhe leximit dixhital.
Është çështje sesi fillojmë të lexojmë në çdo pajisje dhe sesi kjo influencon jo vetëm mbi atë që lexojmë, por edhe mbi qëllimin për të cilin lexojmë. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me të rinjtë. Atrofizimi gradual i analizës kritike dhe i simpatisë na dëmton të gjithë. Influencon mbi aftësinë tonë për të dredhuar nën një bombardim konstant me informacione. Na inkurajon që të tërhiqemi në botën më familjare të informacioneve jo të kontrolluara, që nuk kërkojnë asnjë analizë, duke na ekspozuar ndaj rrezikut të fake neës dhe të demagogjisë.
Në neuroshkencë ka një rregull të vjetër që vlen për të gjitha moshat: nëqoftëse nuk e përdor, e humb. Është një concept mjaft i dobishëm nëse i aplikohet mendimit kritik, pasi implikon një zgjedhje. Historia e ndryshimit të trurit që lexon nuk ka mbaruar akoma. Posedojmë si diturinë, ashtu edhe teknologjinë për ta korrigjuar mënyrën tonë të ndryshme të të lexuarit përpara se të bëhet mjaft e rrënjosur. Nëqoftëse mendojmë për atë që rrezikojmë të humbasim, përveç fitimit të aftësive të reja të jashtëzakonshme që na ofron bota dixhitale, atëhere kemi motiv për të qenë entuziastë, por edhe për të qenë vigjilentë. Duhet të kultivojmë një tip të ri truri: një tru të “bialfabetizuar”, në gjendje oër firma mendimi më të thella, duke përdorur si mjetet dixhitale, ashtu edhe ato tradicionale. Nga këto varen shumë gjëra: aftësia e qytetarëve të një demokracie për të përqafuar pikëpamje të ndryshme dhe për ta dalluar të vërtetën nga gënjeshtra; aftësia e fëmijëve dhe nipërve tanë për të vlerësuar e krijuar bukuri dhe aftësia jonë për të shkuar përtej urisë aktuale të informacionit për të fituar dije dhe urtësinë e nevojshme në krijimin e një shoqërie të mirë.
(Maryanne Ëolf është John DiBiaggio Profesor e Qytetarisë dhe Shërbimit Publik, Drejtore e Qendrës për Leximin dhe Kërkimin Gjuhësor dhe Profesore në Departamentin Eliot – Pearson të Studimit të Fëmijëvedhe Zhvillimit Njerëzor në Tufts University)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

“Më mirë një vit burg e marr ato që m’u ofruan”, përgjimet e reja të Fredi Alizotit

Partia Demokratike ka publikuar sot një pjesë tjetër të re të dosjes së përgjimeve të prokurorisë për çështjen ‘Babalja’. Deputeti i PD, Ervin Salianji lexoi pasazhe të përgjimeve në fjalë, ku në qendër të tyre është Fredi Alizoti. Ai thotë se Alizoti ka thënë; Hap gojën sa do, apo ‘Më mirë një vit burg dhe marr ato që m’u ofruan’.
Salianji ka bërë publike sot prova të reja kundër Taulant Ballës, Ardi Veliut, Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës për krijimin e dëshmitarit të rremë, Fredi Alizoti. Në një deklaratë për mediat, Salianji ka bërë publike përgjime të reja që faktojnë fabrikimin e dëshmitarit të rremë.
“Provat që sajuan një dëshmitar të rremë janë të pakundërshtueshme. Faktet e pakundërshtueshme i ka parë me zë e figurë çdo shqiptar, përfshirë edhe Prokuroria, që i ka në fashikullin e plotë.
Ato faktojnë përfshijnë e Taulan Ballës dhe Ardi Veliut në fabrikimin e dëshmitarit të rremë. Sot po publikojmë dokumentet që tre ditë para se të dilte aktori i Ramës, ai bën këtë bisedë. Provat zyrtare tregojnë qartë se Prokuroria ka mbyllur sytë për të realizuar skenarin mafioz të Edi Ramës, që mbron vëllain trafikant droge të Fatmir Xhafës”, u shpreh deputetit Salianji.

Pjesë nga deklarata e deputetit Ervin Salianji
Provat që sajuan një dëshmitar të rremë janë të pakundërshtueshme. Faktet e pakundërshtueshme i ka parë me zë e figurë çdo shqiptar, përfshirë edhe Prokuroria, që i ka në fashikullin e plotë. Ato faktojnë përfshijnë e Taulan Ballës dhe Ardi Veliut në fabrikimin e dëshmitarit të rremë Alizoti. Sot po publikojmë dokumentet që tre ditë para se të dilte aktori i Ramës, ai bën këtë bisedë, citoj:
“Më është afruar një gjë e mirë nga ana tjetër”.
Më poshtë Alizoti bën pohimin shkatërrues. Në përgjimin tjetër ai thotë se më mirë bëj një vit burg e të marr ato që më janë afruar sesa të rri kështu. Pra , qartësisht ai i referohet dëshmisë së rreme që dënohet me 1 vit burg.
Përgjimi provon pikërisht pse është dëshmi e rreme. Kështu Albert Veliu në përgjimin tjetër, pas datës 1 qershor, pas rekrutimit zyrtarisht të aktorit të Edi Ramës, i thotë, citoj:
“Çfarë lidhjeje ke ti e këtë punë? Çfarë pune ke ti që u afrohesh, kur nuk ke asnjë lidhje me këto gjëra?!”
Këto janë prova të mjaftueshme që sot Prokuroria e Përgjithshme e Krimeve të Rënda të arrestojë Ardi Veliun për shpërdorim detyre, fabrikim provash në mbrojtje të një trafikanti droge.

Këto prova janë mjaft për ta arrestuar Ardi Veliun.
Provat tregojnë qartë se Prokuroria ka mbyllur sytë për të realizuar skenarin mafioz të Edi Ramës që mbron trafikantin e drogës dhe sulmon gazetarin dhe denoncuesit. Sot është dita kur Prokuroria duhet t’i japë fund farsës që ka ngritur deri më sot.
Sot është dita kur Ardi Veliu duhet të jetë në burg.
Sot është dita kur Drejtori i Policisë së Fierit duhet të jetë në burg.
Sot është dita kur Taulant Balla duhet të ishte në procedim penal me imunitet të heq nga parlamenti për sajim të provave dhe blerje të dëshmitarit të rremë.
Sot Fatmir Xhafaj duhej të ishte nën hetim për mbështetjen shtetërore që i ka dhënë vëllait të vet trafika droge dhe duhet të ishte nën hetim për shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.
Fundin e Edi Ramës nuk e fshehin dot veglat e tij”.