19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Pengmarrja në Këln, nuk përjashtohet akti terrorist

Policia po heton në të gjitha anët pengmarrjen (15.10) në Këln. “Nuk mund të përjashtojmë as sfondin terrorist të kësaj pengmarrjeje”, tha zëvndësshefi i policisë së Këlnit, Miriam Brauns. Dy gra janë lënduar, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë u plagos rëndë edhe pengmarrësi. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert përmes një mesazhi në Twitter falënderoi për ndërhyrjen e forcave të sigurisë: “Mendimet tona janë tani tek gratë e marra peng, me shpresë që ato do të shërohen shpejtë”. Situata në stacionin hekurudhor në Këln është normalizuar, pas një bllokade që ka zgjati me orë të tëra.
Çfarë ka ndodhur?
Të hënën (15.10) në mbrëmje policia kumtoi të dhënat e ditës: Pengmarrësi u fut në një lokal fast food dhe hodhi një koktej molotov. Një vajzë 14-vjeçare u plagos në këmbë, ndërsa një grua u helmua prej gazrave. Pas alarmimit të policisë, sulmuesi u largua dhe hyri në një farmaci. Atje ai mori peng një punonjëse. Disa dëshmitarë thonë, se ai atje ka thënë se i takon grupit terorirst “Daesh”. “Daesh” është emri arab për “Shtetin Islamik”.
Në farmaci ai e kërcënoi të punësuarën me djegie. Policia e kuptoi shumë shpejtë që ai kishte mundësi për vënien e zjarrit në farmaci. Pengmarrësi kërkonte që ta lejojnë të largohet i lirë si dhe kërkonte lirimin e një shtetasi të Tunizisë. Ai kërkonte që t’i kthehet edhe një çantë që i kishte mbetur në restorant. Pas nuhatjes së erës së benzinës, policia ka vendosur të ndërhyjë. Njësia speciale (SEK) ndërhyri në farmaci. Policia thotë, se pengmarrësi kishte nxjerrë një armë, ndonëse nuk dihej nëse ajo ishte e vërtetë apo lodër. Polica hapi zjarr duke e goditur pengmarrësin. Një mjeke e njësisë antiterroriste GSG 9 i ofroi ndihmën e parë pengmarrësit. E gjitha përfundoi pas dy orësh.
Letërnjoftimi
Pas përfundimit të pengmarrjes, hetuesia ka nisur punën për të konstatuar identitetin dhe motivet e këtij personi. Në vend të ngjarjes policia ka gjetur një letërnjoftim, të lëshuar nga qyteti i Këlnit, për një sirian i lindur në vitin 1963. Shefi i policisë kriminale në Këln, Klaus-Stephan Becker, thotë se dokumenti “sipas të gjitha gjasave” i takon personit të plagosur dhe të arrestuar. Personi nga letënjoftimi ka qenë arrestuar dhe dënuar disa herë. Por ende nuk dihet me siguri të plotë, nëse letërnjoftimi i takon këtij personi.

Rritet numri i emigrantëve nga Ballkani në Gjermani

Imigrimi në Gjermani shënon rënie në përgjithësi. Në vitin 2017 kanë ardhur 416.000 njerëz më shumë në Gjermani se sa janë larguar. Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Visbaden, ardhjes së 1,551 milionë vetëve i qëndron përballë një shifër tjetër, largimi i 1,135 milionë njerëzve. Në vitin 2016 imigrimi në Gjermani shënonte shifra më të larta, 500.000 vetë më shumë erdhën krahasuar me ata që u larguan. 90% e atyre që kanë ardhur në Gjermani janë të huaj, pjesa tjetër janë gjermanë, ku bëjnë pjesë edhe gjermanët e ardhur nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Ndër të huajt e ardhur në Gjermani numrin më të madh e përbëjnë qytetarët që vijnë prej vendeve të Bashkimit Europian. 239.000 gjithsej. Më së shumti Gjermaninë e synojnë qytetarët rumunë (73.000), ata polakë (34.000), kroatë (33.000) dhe bullgarë (30.000) vetë.
Nga Ballkani erdhën në 2017 më shumë vetë
Në vitin 2017, ndryshe nga viti 2016, ka pasur një rritje të numrit të ardhurve nga vendet e Ballkanit. Nga Kosova kanë ardhur gjithsej 8000 vetë vitin e kaluar, ndërsa nga Shqipëria nëse viti 2016 shënoi një rënie me 26.000 vetë të shqiptarëve, në 2017-n ky numër u rrit me 1000 vetë. Nga Serbia erdhën 6000 vetë, po kaq edhe nga Maqedonia.
Nga vendet aziatike kanë ardhur 140.000 vetë, nga vendet europiane jashtë BE-së kanë ardhur 60.000 vetë gjithsej, ndërsa nga Afrika 35.000 imigrantë. Ndërkohë ka rënë ndjeshëm numri i të ardhurve nga Siria, Afganistani dhe Irani.

Receta me xhenxhefil, hudhër dhe limon për zhbllokim të artereve

Doctor drawing ecg heartbeat chart with marker on whiteboard concept for healthcare and medicine

Arteret janë rruga nëpër të cilat gjaku udhëton nga zemra në pjesët tjera të trupit. Ndonjëherë gjenetika, sëmundjet kronike ose ushqyerja e pashëndetshme mund të ndikojnë që arteret të bllokohen.
Nivelet e larta të kolesterolit luajnë rol në këtë, pasi që kjo substancë nuk përzihet me gjak.
Bllokadat në artere mund të shpijnë në brenga serioze shëndetësore – këto përfshijnë shtypjen e lartë të gjakut, e madje edhe vdekjen.
Por, lajmi i mirë është se zemrën dhe arteret është më lehtë sesa ç’mendoni për t’i mbajtur të shëndeteshme.
Kolesteroli rritet kur trupi ka tepricë të yndyrës, prandaj është e rëndësishme të ruheni në ushqim. Për ta mbrojtur veten nga bllokimi i artereve, qëndroni larg ushqimeve të fërguara, larg sheqerit dhe larg konsumimit të tepërt të mishit të kuq.
Përveç dietës dhe ushtrimeve fizike që ndikojnë në pastrimin e artereve, ka edhe disa ilaçe natyrale që ju ndihmojnë në këtë proces.
3 PËRBËRËSIT QË I ZHBLLOKOJNË ARTERET
“Nuk ka gjë më të rëndësishme sesa shëndeti jonë i mirë; ai është aseti jonë kryesor” – Arlen Specter
Një recetë e krijuar nga ‘Step to Health’ për pastrimin e artereve përbëhet nga tre përbërës: xhenxhefili, hudhra dhe limoni.

XHENXHEFILI
Si antioksidues i fuqishëm, xhenxhefili funksionon duke e copëtuar kolesterolin e keq. Xhenxhefili përdoret në ilaçet natyrale për të trajtuar marramendjet dhe dhimbjet e kokës, ndërkaq studime të shumta tregojnë se ky produkt mund të ndihmojë edhe në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit të keq në trup.
Një studim tjetër ka treguar se xhenxhefili mund të ndihmojnë në ndalimin apo ngadalësimin e procesit të depozitave të stemave në muret arteriale.
Është shumë e lehtë ta shtoni xhenxhefilin në dietën tuaj sepse xhenxhefili mund të konsumohet në shumë mënyra. P.sh., xhenxhefilin mund ta pini në çaj, si pluhur në kapsula, ta gatuani me ushqim, etj.
HUDHRA
Hudhra mund t’i zvogëlojë nivelet e kolesterolit, por vetëm për një kornizë afatshkurtër kohore. Studimet theksojnë se hudhra mund të ketë edhe efekte antibakteriale dhe antikërpudhore.
LIMONI
Limoni sjell shumë përfitime shëndetësore. Përveç se ndihmon në sistem më të mirë të tretjes, në shëndet të lëkurës dhe shëndet të mëlçisë, limoni ka efekt pozitiv edhe në kolesterol.
Vitamina C që gjendet në limon është dëshmuar se i zvogëlon nivelet e kolesterolit dhe i zvogëlon efektet e artereve të bllokuara.
Veç kësaj, acidi citrik që gjendet në limon mund të ndihmojë në zvogëlimin e depozitave që formohen në artere.
Nuk ka gjë më të lehtë sesa ta shtoni limonin në dietën tuaj. P.sh., mund ta shtrydhni limonin mbi shujtat e rregullta dhe sallatat; ta shtoni në ujë, çaj dhe pije tjera, etj.
RECETA ME KËTA 3 PËRBËRËS
Receta e ‘Step to Health’ përfshin t’i përzieni në blinde lëngun e freskët të limonit, hudhrën, xhenxhefilin dhe mjaltë.
Ekspertët sugjerojnë ta pini këtë përzierje në mëngjes para shujtave.

Ish-ministri i Brendshëm: Dosja e xhelatit të diktaturës, Braho

Ish-ministri i Brendshëm, në periudhën 13 mars-22 qershor, 1997, Belul Çelo i është përgjigjur sot akuzave të bëra nga deputeti socialist Spartak Braho.
Ky i fundit, në një intervistë të botuar në gazetën Dita akuzon Çelon. Ish-ministri ka hedhur akuza të shumta ndaj deputetit të PS, duke i kujtuar edhe faktin se ka vjedhur një pjesë të arkivës shtetërore.
Më poshtë reagimi i plotë i Belul Çelos 
Në përgjigje te intervistës se deputetit Spartak Braho ne gazetën Dita te datës 13 Tetor, 2018
Duke marre shkas nga intervista e Spartak Brahos ne gazeten Dita dhe ne respekt te sqarimit te publikut dhe te gjithë dashamirësve te mi ne Shqipëri, dëshiroj te replikoj si me poshtë.
Duke qene larg Shqipërisë për një periudhe 20 vjeçare, dhe pjese e diasporës shqiptare ne Amerike, unë nuk jam pjese aktive e politikes se ditës ne Shqipëri. Megjithatë, e ndjek me shume vëmendje dinamiken e zhvillimeve politike ne vendin tone.
Ndjej një keqardhje te madhe për interpretimet dhe spekulimet e bëra nga Braho, ne lidhje me detyrën time si Ministër i Brendshëm për periudhën e vështire te vitit 1997. Braho me logjiken dhe shabllonin e hetuesit te diktaturës komuniste, ka marre ne posedim personal pjese te arkivave shtetërore, njëlloj siç vodhi databazën e Drejtorisë se Tatimeve dikur nga fillimi i mandatit te qeverise Rama 1.
Kjo nuk me shqetëson, pasi është objekt i organeve te drejtësisë, por ajo qe dua te sqaroj për publikun është roli im personal si Ministër i Brendshëm i asaj kohe.
Me pak fjale mandati i qeverise se Pajtimit Kombëtar i miratuar nga te gjitha forcat politike shqiptare te asaj kohe ka qene rivendosja e rendit dhe sigurisë publike nëpërmjet rikthimit ne pune te te gjithë strukturave institucionale ligjzbatuese te ministrisë se Brendshme, dhe përgatitja e terrenit te sigurte per zgjedhjet e përgjithshme politike te vitit 1997.

Nuk me shqetëson logjika prej hetuesi te komunizmit e zotit Braho, por me surprizon injoranca administrative e këtij deputeti zëvendësues.
Spekulon ne menyren me te ulet duke bere publike nje shkrese te firmosur nga une si Minister i Brendshem me numer protokolli 459, date 30 Mars, 1997 nepermjet te ciles une i kerkoj ndihme (nuk e urdheroj) kolegut tim te kabinetit Z. Shaqir Vukaj-Minister i Mbrojtjes, ish perfaqesues ne qeveri i Partise Socialiste. Kjo shkrese as nuk eshte sekrete, dhe as urdheruese, por ne permbushje dhe perputhje te plote te misionit te Qeverise se Pajtimit Kombetar.
Si pjese e diaspores shqiptare ne Amerike, konsideroj si fatkeqesine me te madhe te tranzicionit shqiptar, mungesen e nje ligji te vecante per de-komunistizimin e politikes shqiptare, per te cilen bej pergjegjese edhe Partine Demokratike. Prandaj shoqeria shqiptare dhe parlamenti perballet sot me interpretimet dhe spekulimet e pjeses me gjakatare te regjimit komunist, sic ishin hetuesit e diktatures, te cilet planifikonin dhe ekzekutonin torturat ne paraburgim te te gjithe kundershtareve politke te komunizmit. Spartak Braho, para se te beje canten shetitese te dokumentave te marra ilegalisht nga arkivat e shtetit (sic raportohet nga mediat), duhet te jape llogari per perdorimin e paligjshem te tortrures dhe shtrengimit fizik dhe psikologjik gjate kohes kur ka sherbyer si hetues i diktatures.
Pa dashur te merrem me interpretimet boshe te Brahos, jam ne perkrahje te plote te procesit te vetingut, i cili do te skanoje individet dhe figurat publike dhe politike te shqiperise ne nivelet me larta institucionale te saj.

Ky veting pervec kapitujve te pastrimit te lidhjeve te politikaneve me krimin, apo aferave ekonomike korruptive, duhet patjeter te largoje te gjithe ish falangat dhe xhelatet e inkuizicionit komunist, pjese te te cilit eshte edhe Spartak Braho. Eshte e tmerrshme qe edhe pas 30 vjetesh shqiptaret te degjojne me ze dhe figure ne parlament kete xhelat te diktatures.
Pergjigja me e mire drejtuar Spartak Brahos dhe cantes dhe shpirtit te tij te zi, eshte thirrja ime publike drejtuar te gjithe viktimave te hetuesise se Spartak Brahos, qe te bejne publike episodet famekeqe te torturave dhe dhunimeve te orkestruara dhe ekzekutuara prej tij, dhe te gjithe bashkepunetoreve te tij ne krim. Keshtu ndergjegjesohet dhe sherohet nje shoqeri ne demokraci, dhe ne kete menyre vendoset drejtesia e munguar ndaj krimeve te komunizmit. Hapja e dosjeve penale dhe transparenca e rolit te hetuesve te tipit Braho gjate diktatures, duhet te jete nje nga kapitujt kryesor te vetingut ne Shqiperi.
Une personalisht si pjese e diaspores ketu Amerike dhe ne kuader te vetingut do ta sensibilizoje dhe informoje shtetin Amerikan dhe institucionet e diplomacise Amerikane per krimet e padenuara te komunizmit, sepse Amerika eshte dhe do te jete aleati dhe ndima e madhe e pastrimit dhe demokratizimit te shoqerise shqiptare.
Me respekt,
Belul Celo, Michigan, U.S.A.

Ilaçi natyral që shëron aknet në 5 minuta

Hulumtim më i ri shkencor ka treguar që bimët shëruese ndonjëherë munden denjësisht të zëvendësojnë preparatet mjekësore.
Kështu shkencëtarët kanë vërtetuar që trumza (Thymus vulgaris) të cilën zakonisht e gjejmë në specialitetet mesdhetare – mund t’u ndihmojë njerëzve që kanë probleme me akne.
Ilaçi shërues në veçanti u bën mirë individëve te të cilët për shkak të ndjeshmërisë së lëkurës, shfaqet reaksioni irritues në kremrat antibakteriale.
Për të vërtetuar nëse ilaçi shërues në të vërtetë mund të ndihmojë aknet, shkencëtarët kanë testuar efektin e ekstraktit të tij alkoolik në P. Aknes – bakterin i cili shkakton aknet, respektivisht nxit infeksionet e poreve të lëkurës.
Rezultatet e testimit kanë treguar që tinktura bimore e fituar nga trumza vret bakteret vetëm pas pesë minutash veprimi.
Poashtu, hulumtues në Mbretërinë e Bashkuar theksuan se fenolet në trumzë i japin kësaj barishteje fuqi si trajtues njollash kur kombinohet me uthullën e mollës.
Si të zgjedhim dhe ruajmë trumzën
Trumza e njomë ose e thatë gjendet në treg. Gjethet e trumzës së freskët duhet të jenë në një ngjyrë të gjelbër të çelët dhe pa njolla të zeza ose të verdha. Trumza e freskët duhet ruajtur në frigorifer e mbështjellë në një letër kuzhine pakëz të njomë.
Trumza e thatë duhet mbajtur në një enë qelqi të izoluar mirë. Duhet ruajtur në një vend të thatë, të errët dhe të freskët ku mund të zgjasë për deri 6 muaj

Përse është aq e vështirë të humbim peshën?

Me kalimin e kohës, pantallonat bëhen gjithnjë e më të ngushta, ndërkaq këmisha duket sikur po shpërthen. Dhe, megjithatë, kur qëndroni para pasqyrës, asgjë nuk vëreni. Si është e mundur?
Në një hulumtim britanik të bërë në 1.200 meshkuj dhe femra në dietë, të anketuarit kanë zbuluar që u janë nevojitur katër vjet që të pranojnë se kanë tepricë kilogramësh, por edhe një vit e gjysmë të fillojnë të veprojnë me shpresën në mos “i shkrijnë” shtresat dhjamore.
Arsyen e një “mosbindjeje” të këtillë psikologët e shohin në ndjenjën e turpit për shkak të kilogramëve të tepërt – përgjithësisht të bërë e pranueshme.
Është më e vështirë të vërejmë shëndoshjen nëse shtojmë peshë gradualisht,
Aq sa ne shtojnë kilogramët, aq edhe rrethi ynë bëhet gjithnjë e më i shëndoshë, andaj perceptimi i jo i shëndoshë, normalisht edhe ndryshon.
Pra, hulumtuesit këshillojnë të jemi të sinqertë ndaj vetvetes, sepse për ta zgjidhur një problem, në rend të parë, duhet ta pranojmë që edhe ne jemi vetë problemi.
Përpiquni që shportat tuaja të përmbajnë më shumë ushqime që më pak shijojnë e që më shumë të mbushin me jetë-shëndet.

Policia e Shtetit nuk e meriton tradhëtinë që po përjeton sot

Nga Bujar Nishani

Policia e Shtetit nuk e meriton tradhëtinë që përjeton sot. Sot, si kurrë më parë forca e shtetit ndërtuar tek uniforma e policisë, drejtësia e ligjit jetësuar tek profesionistët antikrim, garancia dhe besimi i qytetarëve për siguri investuar tek oficerët kurajozë, është tradhëtuar rëndë. Ky ishte destinacion i pashmangëshëm i imponimit prej një modeli kur pushteti prodhohet nga krimi, nga antishteti, nga narkotrafiku, mashtrimi, zhvatja, nga grupet kriminale të botës së errët.
Në këtë kaos dhe ambjent ku tashmë dominojnë të fortët, vrasësit, gjobvënësit dhe trafikantët, policia dhe punonjësit e saj janë më në vështirësi se kurrë më parë. Jo se shumica e tyre nuk janë profesionistë. Jo se shumica e tyre nuk kanë kurajo. Jo se shumica e tyre nuk di si ta mbrojë ligjin, shtetin dhe qytetarin. Por se të gjithë ata, pa përjashtim janë të tradhëtuar. Të tradhëtuar nga ata që nuk e duan policinë antikrim, nuk e duan ligjin mbi këdo, nuk e duan shtetin mbi ta, nuk e duan qytetarin të jetoj normalisht në paqe e prosperitet, nga ata që modelin e gjejnë tek të fortët, model që për herë të parë në këto 25 vite të një sistemi të ri politik prodhoi shembullin më të turpshëm, të degraduar dhe të dështuar.
Ky model i dështuar solli dy drejtorë të Përgjithshëm Policie të shkarkuar brenda 4 viteve të një qeverie. Ky model i degraduar prodhoi drejtorë të lartë në arrati në kërkim për bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut të drogës. Ky model i turpshëm detyroi dy oficerë të lartë policie të strehohen në azil politik pas përballjes me grupet kriminale të lidhura me pushtetin. Në këtë model, piramida policore shkalafitet lart-e poshtë, që të sajojë dëshmitar te rremë mejhanesh në vend që të arrrestoj autorë publik krimesh.
Për shkak të këtij modeli, zbulueshmëria e krimeve të rënda ka rënë me 50%. Nën këtë model pranohet ekzistenca e 40 grupeve të krimit të organizuar dhe 5 familjeve mafioze por që pas dy vitesh, nga ky konstatim zyrtar, nuk ka asnjë raportim se cili nga këto grupe apo familje është goditur dhe asgjesuar. Vjedhjet e shtëpive, dyqaneve, pronave janë masive, në qytet dhe fshatra, raportimi i tyre fshihet.

Për herë të parë që nga rrëzimi i shtetit monist ndodh që një kryeministër del përpara policisë dhe pasi iu kërkoi publikisht të mblidhnin vota për partinë e tij gjatë fushatës elektorale, tashmë sulmon opozitën me terminologji kriminalizimi duke nxitur perceptimin e armiqësisë policeske ndaj opozitës politike.
Padyshim, që ndër rradhët e të rekrutuarve në polici pa asnjë meritë profesionale, do të ketë shumë syresh subjekte të drejtesisë së shetit ligjor të rivendosur. Por shumica dërrmuese e punonjësve të policisë janë shqiptarë patriot, familjarë të ndershëm, profesionistë kurajoz, qytetarë të mençur. Pavarësisht se ata janë të tradhëtuar nga një model qeverisje që ka aleat bandat dhe grupet kriminale, (pikerisht ata që janë armiqtë e vërtetë të rendit, sigurisë dhe policisë), përsëri ata nuk e humbasin toruan dhe as nuk sugjestinohen nga bipolarizmi që ju fanepset përpara.
Ata, punonjësit e Policisë së Shtetit, i njohin mirë, më mirë se kushdo politikanët, shtetarët dhe zyrtarët e lidhur me krimin. Iu njohin dhëmbë e dhëmballë. Ua dinë të gjithë historinë e rrugëtimit me krimin dhe banditët. I dinë se ua ka dashur puna dhe profesioni t’i mësojnë. Ndaj ata nuk kompleksohen nga ngrefosja boshe e rradhës se e njohin mirë. Por ata e dinë se duhet që të rezistojnë për pak kohë. Ata do të rezistojnë se të tillë janë pregatitur për të qenë. Rezistentë ndaj përballjes me krimin dhe kapot e krimit.
Rezistentë ndaj mafies dhe bosëve të saj. Rezistente ndaj mashtruesve dhe nonës së saj. Rezistentë ndaj shantazhuesve dhe mashtruesve profesionistë. Ata edhe më parë kanë rezistuar e më pas triumfuar. Jo thjesht ndaj ndonjë eprori të inkriminuar kalimtar por ndaj sfidës për të cilën shteti i ka krijuar si forcë, shoqëria i ka besuar si faktor, historia i ka përzgjedhur si kontributor. Ata do të rezistojnë, do të ringrihen, do të rinisin përballjen, do ta zhvleftësojnë tradhëtinë dhe do të rifitojnë. Do të rifitojnë ndaj krimit, sado i sofistikuar, kollarisur apo bisht përpjetë që të mbahet ai. Rezistenca nuk do të shkoj dëm.

Basha: AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të vrarë të vërtetën

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas listës me emrat e portaleve që publikoi AKEP, ku u bënte thirrje që të deklaronin niptin dhe të regjistroheshin në QRK.
Në një postim në ‘Twitter’, Basha shkruan se, AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës.
“AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”, shkruan Basha.

Piazzë lartët…

Nga Ylli Manjani

Propaganda, propagandistës dhe viktimat e propagandës qeveritare përpiqen të ngulin në opinion teorinë se ata që merren me Babalen janë piazzë e ulët. Medemek qeveria që mbron trafikantët dhe drejton trafikun e drogës është piazzë e lartë. Babalja dhe kush merret me të, për të denoncuar krimin e kriminelët e qeverisë nuk bëjnë… Puna është se ka shumë viktima kjo lloj propagande. Them viktima sepse pak kush e vë mendjen në punë.
Babalja është një njeri i zakonshëm që ka jetuar me këto gjëra. Pra me trafik e shitje malli. E ka bërë këtë gjë për njëfarë kohe edhe me Agronin dhe ndoshta edhe me Agronë të tjerë. U fut në vallen e denoncimit jo për parime të larta, por thjesht se kishte mbetur pa punë. E kishin nxjerrë nga loja. Kështu që çfarë prisni të jetë Babalja?! Profesor Doktor i Akademisë së shkencave?! Ai ishte bashkëpunëtor me Agronin dhe bashkë shisnin drogë. Ndaj ne të tjerët nuk kishim si ta merrnim vesh ç’bënte Agroni, i dënuar nga Italia, nëse nuk fliste bashkëpunëtori i tij.
Këtë gjë bëjnë prokuroritë anti mafia gjithandej. Por meqë këtu prokuroria quan Mafie ata që denoncojnë, ai e bëri publikisht. Ndaj ata që e mbajnë veten për piazzë të lartë, i sugjeroj të ulen me këmbë në piazzën ku rrimë të gjithë. Në piazzën që jetojmë si shqiptarë e na shesin si trafikantë…

Basha sot në Bruksel, ja për çfarë do të diskutojë në samitin e PPE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor.
Mësohet Basha do të takohet me lider të partive të djathta evropiane, ndërsa në fokus të axhendës së tij do jetë situata poltike dhe denoncimi i lidhjeve që qeveria ka me krimin e organizuar.
Një ditë më parë ai i bëri një apel Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Taulant Ballës dhe arrestimin e Ardi Veliut dhe vartësit të tij në policinë e Fierit.