35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Ramos i “shkel syrin” Harry Kane

Kapiteni i Real Madridit dhe i Spanjës, Sergio Ramos, beson se sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, ka aftësinë për të qenë një yll në La Liga. Kapiteni i “Tre Luanëve” ka qenë i lidhur me një lëvizje drejt kampionëve europianë (Real Madridi) vitet e fundit.
Kane ka shënuar pesë gola në Premier League për Tottenhamin këtë sezon, ndërsa Ramos e ka veçuar yllin e Anglisë përpara përballjes së kombëtareve në grupin përkatës të Ligës së Kombeve, në Sevilla.
I pyetur se cilin lojtar nga ekipi i Anglisë kishte kualitet teknik për të patur sukses edhe në Spanjë, Ramos tha: “Ata janë të gjithë me të vërtetë mbresëlënës. Është e vërtetë se ajo që shkëlqen më shumë në Premier League është forma fizike, por Anglia ka lojtarë me shumë kualitet.
Harry Kane, për shembull, është një sulmues fizikisht i fortë, por edhe teknikisht i aftë. Ai lë shtangur shumë mbrojtës, por nuk do të më befasojë mua. Anglezët kanë shumë sulmues të tjerë, që janë vërtet të rrezikshëm dhe jobalancues. Unë mund t’ju siguroj se i kemi studiuar me detaje, kështu që nuk do t’i lejojmë të bëjnë më të mirën ndaj nesh”.

Rama në makth nga largimi prej pushtetit mobilozon policinë: Duan të rrëzojnë qeverinë!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me strukturat e Policisë së Shtetit, ku përveç statistikave është ndalur te ‘shpifjet’ e kundërshtarëve. Sipas Ramës, kundërshtarët e tij kanë marrë një ofensivë shpifjesh jo vetëm ndaj publikut por edhe ndaj policisë së shtetit.
“Po kalojmë në moment të keq mbi publikun dhe për fat të keq për Policinë e Shtetit është marrë një valë ofensive shpifjesh. Lajmet e rreme që përhapen falë kanaleve dhe alladameve dixhitale. Edhe fuqitë më të mëdha japin e marrin për t’u përballur me këtë mortje.
Në faqen e parë të gazetave dhe në edicionet informative të mediave. Kam ardhur këtu se pse dalldija e shpifjeve dhe publikimeve nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në punën tuaj.
Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformat tuaja nuk duhet të përqëndrojnë në asnjë moment nga misioni dhe qëllimi juaj. Ofensiva meriton një kundërpërgjigje dhe si kundëpërgjigje shumëfishimin imediat ndaj krimit, që nga lloji i të fortëve në mes bllokut, deri te kundërvajtësit që kërcënojnë qetësinë e komunitetit, kriza e politikës që syno të errësojë sytë e publikut është mundësi që duhet shfrytëzuar për të dhënë gjithçka, shtysë për të mbledhur fuqitë dhe energjitë e brendshme duke e renditur në një shkallë tjetër policinë e shtetit.
Kriza ulëritëse e politikës që helmon gjakun dhe verbon sytë e publikut. Një shtysë për mbledhur të gjithë energjitë e brendshme dhe ngritjen në një shkallë tjetër të policissë së shtetit. Shifrat flasin qartë për raportin e krimit vit pas viti.
Më shumë shpifje më shumë fabrikime më shumë aktorë audiosh. Krimi në mëngjës, krimi në darkë, pse kshu vallë është e thjeshtë quhet luftë e dëshpëruar për pushtet. Çdo kush merr pushtetin me forcë kur nuk e merr me votë. Kjo nuk është punë e policisë së shtetit, por është puna juaj”, u shpreh Rama.

Për karagjozin që qeveris Shqipërinë!

Ka mbërritur edhe reagimi i parë pas publikimit të listës së portaleve të parregjistruara dhe që u kërkohej të paraqiteshin pranë QKB për të marrë niptin përkates.
Respublica.al, ka reaguar me një koment në faqen e saj të cilin po e sjallim të plotë.
Për KARAGJOZIN që qeveris Shqipërinë
Qutoriteti i Komunkimeve Elektronike dhe Postare publikoi sot listën me 44 portale që duhet të regjistrohen si biznese të rregullta, duke nënvizuar se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.
Publikimi i kësaj liste vjen pas paralajmërimit të kryeministrit për të gjobitur mediat online që nuk janë të regjistruara. Mjafton një shikim i shpejtë i listës për të verifikuar se ajo nuk është e saktë. Kjo pasi pjesë e listës është edhe Respublica.al, e deklaruar që ditën e parë të ekzistenceës se saj. NË VITIN 2010 KUR Z. RAMA ISHTE NË OPOZITË. Këtë e vërteton edhe çertifikata e regjistrimit të Respublica.al
Por me kryesorja është se AKEP konfirmon që listen ia kanë dërguar, dhe nuk e ka përpiluar vet. Pyetja që kërkon përgjigje është kush e bëri këtë listë që serviret si pasqyrë e mediave online të paregjistruara?

Pse duhet që i pari i delegacionit në PE të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata

Debati për përfaqësimin me Taulant Ballën si kryetar i delegacionit shqiptar të Stabilizim-Asociimit në PE pas dhjetëra akuzave që po shtohen ndaj tij për pengim të drejtësisë dhe bashkëpunim me krimin ka vijuar edhe sot.
Deputeti Genc Pollo ka shkruar në rrjetet sociale se, “Edi Rama nguli këmbë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është mënyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delegacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata? Apo tani që na doli ministri për Europën, në biseda me bandat kush pyet për Taulantin.”
Ky reagim erdhi pasi më herët, Balla “paralajmëroi” në Twitter se, deputetët e PD-së kishin përgatitur “rrëmujë” në Parlamentin Europian – demaskimin e tij dhe sipas tij, kjo e turpëronte vendin.

Reagon Basha: Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, Veliu në arrest

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me “ndryshimet që ka pësuar Policia e Shtetit në këto 5 vite qeverisje”.
Përmes nje reagimi ne ‘Twitter’ Basha shkruan se, siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, Rama mbron sot Xhafën dhe Veliun.
“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”, tha Basha.

Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 15. Oktober 2018

Transferimi i Modric tek Interi është “fantasy football”…

Zërat që ylli i Real Madridit, Luka Modric, mund të bashkohet me Interin, i përkasin “fantasy football”, sipas Pep Guardiolës. 33-vjeçari kroat ishte i lidhur ngushtë me një kalim te zikaltrit e Seria A gjatë merkatos së verës, por në fakt qëndroi te kampionët europianë.
Megjithatë, kapiteni i nënkampionëve të botës vazhdon të jetë objektiv i raportuar për Interin, ndonëse një lëvizje në merkaton e janarit duket e pamundur. I pyetur për kalimin e mundshëm të kroatit në “San Siro”, trajneri i Manchester City, Guardiola, tha se çdo bisedë e tillë në këtë fazë është imagjinatë e pastër.
“Ndoshta është pjesë e asaj, çfarë quhet, “fantasy football”, – tha Pep të dielën. – Kur flisni për një lojtar, që mund të largohet, kjo vlen për vitin e ardhshëm, sepse merkato është e mbyllur tani”.
Drejtori i Interit, Piero Ausilio, gjithashtu, kohët e fundit ka hedhur poshtë mundësinë që Modric të mbërrijë në janar, duke e përshkruar transferimin si “të pamundur”. Skuadra e Seria A do të jetë aktive kur merkatoja të rihapet në janar, por Ausilio tha se Modric nuk do të jetë ndër lojtarët, që klubi kërkon të sjellë: “Modric është i pamundur në janar, por ne e dimë se ku duhet të shikojmë. Gjëja më e rëndësishme për merkaton e ardhshme do të jetë cilësia”.

Vjedhja me stolat inteligjentë, 20 herë më shumë se çmimi real

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë “zbuluar” kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. Një nga projektet më të debatuara në Vlorë ka qenë edhe vendosja e “Stolave Inteligjentë”, në zonën e Lungomares.
Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij raporti, ku rezulton se çmimi i një stoli inteligjent, është 15 herë më i shtrenjtë sesa çmimi i tregut. Në total, vetëm për disa stola të vendosur në këtë shëtitore, KLSH thotë së dëmi që i është shkaktuar shtetit shkon në 150 milionë lekë (të vjetra) .
Këto para të shpërdoruara mund të ishin përdorur në investime të tjera që ndihmojnë realisht qytetarët, si rikonstruksioni i shkollave apo kopshteve.
Në raport thuhet se projekti për këtë investim është hartuar nga J. P, Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë Vlorë. Pra, në këtë projekt është i përfshirë drejtpërdrejt vetë Leli, i cili synonte ndërtimin dhe përgatitjen e infrastrukturës pasive dhe aktive të telekomunikacionit për një zgjidhje “Smart City” përgjatë shëtitores Lungomare, ndërtimin e një sistemi Wi – Fi në pikat me dendësi të lartë përdorimi nga publiku dhe ato që frekuentohen nga turistët nëpërmjet teknologjive multifunsionale përgjatë shëtitores Lungomare.
Gjithashtu, edhe vendosjen e stolave “Smart” përgjatë shëtitores Lungomare, module të karikimit të telefonave “Smart” për qytetarët dhe turistët përgjatë shëtitores Lungomare. Do të vendoseshin edhe kamera me cilësi të lartë.
Pas zhvillimit së tenderit, më datë 10 korrik 2017 është lidhur kontrata me firmën fituese. Vlera e këtij tenderi ka qenë plot 634 milionë lekë dhe punimet duhet të bëheshin përgjatë 4 muajve. Në tender thuhej se përllogaritja e vlerës limit të kontratës është bërë duke marrë tre oferta nga tre subjekte duke përdorur si çmime për preventivin e fondit limit, mesataren e çmimeve të ofertuara nga këto tre oferta. KLSH thotë se gjatë përllogaritjes së vlerës së fondit limit të investimit, është përzgjedhur për të marrë ofertë nga një subjekt tregtar A. E., i cili nuk rezulton se tregton produkte të ngjashme me ato të preventivit dhe as nuk ofron asistencë teknike.

“Nga sondazhet e bëra në treg nga audituesit gjatë afatit të auditimit, rezultoi se, për të njëjtat produkte çmimet e ofertuara nga subjekte që operojnë në këtë treg janë deri në 20 herë më të ulëta nga çmimet e vendosur në preventivin e fondit limit përfshirë këtu edhe vendosjen e tyre në objekt” thuhet në këtë raport.”
Më tej vijon se,” referuar kërkesave teknike lidhur me stolat inteligjentë kërkohet që materiali i përdorur për këta stola të jetë i tillë që të mos ndryshket. Në fakt nga verifikimi në terren rezultoi se stolat ishin të ndryshkur në disa raste. KLSH ka konstatuar se për rrjetin e fibrës optike 48 SM është kërkuar që kjo fibër të jetë e armuar, me fije alumini. Por, nga verifikimi në terren i punimeve rezultoi se fibra optike e vendosur nuk është me fije alumini. Vetëm këto fibra kishin një vlerë prej 172 milionë lekësh të vjetra.”
“Si përfundim rezulton se, në mënyrë fiktive, janë preventivuar tepër në fond limit të paktën vlera 157 milionë lekë pa TVSH si pasojë e rritjes së çmimeve të përdorua për zërat e preventivit. Dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore në vlerën 15,879,800 lekë pa TVSH rezulton të jetë i ndarë në 5,959,800 lekë pa TVSH në ngarkim të anëtarëve të njësisë së prokurimit për rritje fiktive me pasojë dëm ekonomik dhe në vlerën 9,920,000 lekë pa TVSH në ngarkim të firmës sipërmarrëse të punimeve si rrjedhojë e mosrespektimit të zërave dhe specifikimeve të kërkuar nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Vlorë” përfundon KLSH. /TPZ.AL/
Raporti i KLSH

Zgjedhjet në Bavari, humbje e madhe për CSU dhe SPD

Partia kristiansociale CSU e ministrit të Brendshëm Horst Seehofer dhe kryeministrit aktual Markus Söder ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet për landin e Bavarisë. Mirëpo pikërisht kjo parti ka shënuar rënien më të madhe në vota, në krahasim me zgjedhjet e kaluara. CSU sipas prognozave të para ka fituar 37,3% të votave, që do të thotë se ajo e ka humbur shumicën absolute, që e ka pasur në mandatin e deritanishëm. Ky është rezultati i dytë më i dobët i CSU pas Luftës së Dytë Botërore. CSU-së, e cila tradicionalisht gjendet në pushtet në Bavari, për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion. Parnter i mundshëm i CSU-së në koalicionin e ardhshëm mund të jetë Partia Ekologjiste, e cila ka shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 17,7%. Vendin e tretë e kanë zënë “Zgjedhësit e Lirë” me rreth 11,5% të votave të fituara. Edhe kjo parti mund të jetë partnere e CSU në koalicion.
Fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve
Krahas ekologjistëve, ndër partitë të cilat mund të festojnë për shkak të rezultat të arritur është edhe partia ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermani (AfD), e cila ka fituar 10,3% të votave. Ndërsa krahas CSU-së, humbëse e madhe e këtyre zgjedhjeve në Bavari është edhe Partia Socialdemokrate (SPD), e cila deri tani ka qenë forca dytë politike në këtë landi.

Në këto zgjedhje SPD ka fituar sipas prognozave të para, vetëm rreth 9,6 % të votave, që do të thotë se ka rënë në pozitën e pestë, që është një prej rezultateve më të dobëta të kësaj partie. Shikuar ngë rezultatet e deritanishme në Landtag (parlamentin e landit) është futur edhe partia liberale FDP, me rreth 5% të votave. Por kjo parti duhet të dridhet deri në numrimin e të gjitha votave, për të qenë e sigurt nëse vërtet e ka kaluar cenzusin prej pesë përqind. Ndërkohë që e sigurt është se e Majta do të mbetet jashtë parlamentit, për shkak se ajo ka fituar vetë,m 3,5% të votave.
Për koalicione tepër heret
Kryetar i CSU Horst Seehofer tha se kjo parti nuk është e kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve, por ajo ka fituar më së shumti vota dhe sërish do të marrë përgjegjësinë për pushtet. Ai nuk foli për përgjegjësinë e tij, për humbjen e mbi 10% të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Sekretari i përgjithshëm i CSU, Markus Blume ka pranuar menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve se parita e tij ka shënuar humbje të thellë në këto zgjedhje. Blume nuk deshi të flasë se cilën parti do të preferonte CSU për partnere në koalicionin e ardhshëm qeveritar, sepse fillimisht duan të shikojnë
në qetësi rezultatet dhe më pas të vendosin. Mirëpo që tani është e qartë se shumë politikanë lokalë në Bavari fajësojnë politikën federale për rezultatet e dobëta të partive në koalicionin federal (CSU dhe SPD). Kryetarja e SPD Andrea Nahles tha se për këtë parti këto zgjedhje janë një “humbje e hidhur” dhe për këtë përgjegjësinë e mbajnë në radhë të parë autoritetet federale në Berlin, ku kjo parti është në pushtt. Ndërkohë që atmosferë festive po mbretëron në Partinë Ekologjiste dhe tek AfD.

Presioni ndërkombëtar detyron Prokurorinë të shtyjë hetimet për Tahirin

Zgjaten sërish hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Samir Tahiri. Ky i fundit po hetohet pas publikimi të përgjimeve të grupit ‘Habilaj’ që permendim edhe emrin e tij për trafik ndërkomëbtar droge. Vendimi për shtyrje u dha nga 4 prokurorët e çështjes ‘Tahiri’.
Burimet thonë se Prokuroria ka vendosur të zgjasë me tre muaj të tjerë hetimet ndaj Saimir Tahirit, për të plotësuar dosjen ndaj tij.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet si pjesë e grupit ‘Habilaj’, kushërinj të tij, të cilët akuzohen për trafik droge. Tahiri akuzohet për këtë akuzë dhe akuzën tjetër atë të ‘korrupsionit të zyrtarëve të lartë’.
Hetimet ndaj tij kanë nisur 1 vit më parë, ndërsa Edi Rama e mbrojti deri në fund duke mos i hequr mandatin. Më pas ishte Tahiri që u tërhoq nga mandati, duke u hetuar në gjendje të lirë.
Deri më tani, kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka larguar dy prej prokurorëve kryesorë të dosjes, Besim Hajdarmataj dhe Elisabeta Imeraj.
Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.
Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi” rreth orës 10:51.

Dy ditë më pas, më 16.08.2014 në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga Qafë-Bota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi” që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.
Tahiri show me kalë mbi shalë 7.500 euro
Tahiri është parë nëj ditë më prë duke dhuruar shoë mbi një kalë, ku vetëm shala i kushton 7500 euro.
Denoncimi është bërë nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Ja deklarata e Palokës 
Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!
Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.
Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…
Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro.
Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!
Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…

Trump: Sekretari i mbrojtjes, Mattis, mund të largohet nga detyra

Presidenti Donald Trump po sugjeron se Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis mund të jetë një nga zyrtarët e tij të ardhshëm kyç që mund të largohet nga qeveria.
Republikani Trump, në një intervistë të transmetuar të dielën në emisionin “60 Minutes” të kanalit CBS, thotë se Mattis nuk ka asnjë shenjë se po largohet, por shtoi: “Mund të ndodh që ai të largohet. Mendoj se ai është si një demokrat, nëse doni të dini opinionin timtë vërtetë. ”
Udhëheqësi amerikan e përshkroi gjeneralin enë pension si “një njeri të mirë, ne shkojmë shumë mirë, por mund të largohet, pasi në një moment, të gjithë largohen.
Trump, gjatë administratës së tij 21-mujore, ka shkarkuar ose detyruar të largohen dhjetra zyrtarë të rëndësishëm, ose ka parë të tjerët që i pëlqente, të japin dorëheqjen, përfshirë ambasadoren në Kombet e Bashkuara Nikki Haley, e cila javën e kaluar tha se do të linte postin e saj në fund të vitit.
Mattis, duke udhëhequr ushtrinë amerikane, herë pas here ka qenë në kundërshtim me presidentin Trump dhe shumë zyrtarë të administratës së tij, duke përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton. Mattis, në mes të vitit 2017, bëri thirrje për më shumë opsione diplomatike me Korenë e Veriut në lidhje me programin e armëve bërthamore të Phenianit, një qëndrim që presidenti Trump përfundimisht e përkrahu, gjë që çoi në samitin e qershorit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.