35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Zhdukja e gazetarit Kashoggi, Arabia Saudite i përgjigjet kërcënimit të Trump

Arabia Saudite hodhi poshtë kërcënimin e Presidentit Trump për ta dënuar atë lidhur me zhdukjen e gazetarit saudit Xhamal Kashoggi, duke thënë të dielën se do të hakmerret me veprime më të mëdha ekonomike nëse Trumpi do të sanksiononte Rijadin.
Tregu saudit i aksioneve u ul me 7 për qind përpara se të mëkëmbej me një humbje prej pesë për qind për ditën, pasi presidenti Trump tha për kanalin CBS se do të kishte “dënime të rënda” nëse përcaktohet, siç beson Turqia, se agjentët sauditë vranë Kashogin brenda konsullatës së Rijadit në Stamboll dy javë më parë . Sauditët kanë thënë se akuza është “e pabazë”, por nuk kanë dhënë asnjë provë se Kashogi u largua nga posti diplomatik pasi shkoi për të marrë dokumente për martesën e tij të ardhshme.
Agjencia saudite e shtypit citoi një burim të paidentifikuar qeveritar të ketë thënë se: “Mbretëria refuzon totalisht çdo kërcënim dhe përpjekje për ta minuar atë, qoftë duke kërcënuar të imponojë sanksione ekonomike, duke përdorur presione politike ose duke përsëritur akuza të rreme”.
Në deklaratë thuhet se qeveria saudite “gjithashtu pohon se nëse merret ndonjë veprim, ajo do të reagojë me veprime më të mëdha”, duke vënë në dukje se ekonomia e saj, si eksportuesi më i madh i naftës në botë “ka një rol me ndikim dhe jetësor në ekonominë globale”.
Trump, në fragmente të publikuara të shtunën nga një intervistë që do të transmetohet të dielën në programin “60 Minuta” të kanalit CBS, paralajmëron se do të ketë “dënime të rënda” për Arabinë Saudite nëse vërtetohet se Kashogi u vra brenda konsullatës saudite. Kashogi jetonte në mërgim të vetë-imponuar në Shtetet e Bashkuara dhe kishte kritikuar princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, në artikuj redaksionalë të shkruar për gazetën The Washington Post.

Si të mbroheni nga gripi sezonal

Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive që përhapet nga një person i sëmurë tek tjetri përmes nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit fillojnë papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё. Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por personat që janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:
-Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç
-Njerëzit 65 vjeç e sipër
-Gratë shtatëzëna.
-Njerëzit me sëmundje kronike.
Simptomat mё tё zakonshme të gripit sezonal janё: temperaturё, ethe, kollё, lodhje, dhimbje fyti, koke dhe muskulore, diarre, rrjedhje të hundëve.
Mënyra më e mirë për të luftuar gripin është vaksinimi, masat e përditshme parandaluese dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon, ose mjekësia alternative si çajra dhe lëngje. Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.
Nëse jeni të sëmurë me grip mjekët ju këshillojnë:
– Qëndroni në shtëpi
-Qëndroni veç nga të tjerët
-Pushoni dhe përdorni sa më shumë lëngje
-Mbuloni gojën dhe hundën me facoletë kur kolliteni apo teshtini
-Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime
-Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj
-Evitoni kontaktet me njerëzit.

Afron fundi i Ramës, familjet mafioze Rama-Xhafa-Balla-Tahiri nën hetim nga agjenci ndërkombëtare

Sali BERISHA

Kakistokracise se Kallam Deshtaku po troket!
(ne greqishten e lashte kakistos ad literam dmth më i keqi. A ka lidhje me fjalen shqipe nuk e di por ngjasin si dy gjysmat e nje pike uje te piste)
Te dashur miq, kohet e fundit jo vetem qeveri te vendeve kryesore te Bashkimit Europian por dhe vet Parlamenti Europian dhe me ne fund edhe Komisioni Europian jane deklaruar hapas kunder diskutimit per hapjen e negociatave me Shqiperine per shkak te krimit te organizuar ne nivelet me te larta te pushtetit, me fjale te tjere per shkak te familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla -Tahiri.
Sqaroj ketu se vetem 6 muaj me pare Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian i rekomanduan Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian qe u mblodh me 28 qershor 2018, hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine por ky propozim u hodh poshte unanimisht ne Samitin e BE per shkak te lidhjeve te qeveritareve me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Kurse sot, ne me pak se 4 muaj pas vendimit te ministrave te jashtem te BE, kane ndryshuar qendrim edhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian.Kjo sepse kalbesira kundermoi ane e mbane si Kakisto dhe Kallam Deshtaku dhe suita e tij perfaqesojne per Europen me te keqen dhe sepse familjet mafioze Rama-Xhafa-Balla-Tahiri jane vene ne hetim nderkombetar jo nga nje por nje seri agjensish te disa vendeve partnere.
Shqiptaret nuk meritojne te qeverisen nga kakisto-të banda e tyre kriminale ndaj duhet ti permbysin nje minute e me pare.
Ketu me poshte keni nje artikull qe tregon venien ne n hetim te Taulant Bego/Yaris/ Hoxha/Gjura/Jaupi etj etj. sb

Gjermania lëshon ‘bombën’: Po verifikojmë Taulant Ballën
Skandalet e Taulant Ballës nuk duket se kanë mbetur brenda kufirit shtetëror.
Ato kanë ngjallur interesin e pesë deputetëve tê Bundestagut gjerman, të cilët i përkasin CDU, partisë së kancelares Angela Merkel.
Burime diplomatike kanë bërë të ditur se, këta të fundit i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale, specifikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme (Ausëartiges Amt), por edhe agjencive të tjera me kërkesë për informacion specifik nëse ka të dhëna mbi përfshirjen e Taulant Ballës me malavitën e Shqipërisë me degëzimet e saj në Europë.
Shkak u bë prezantimi i Ballës gjithandej në krah të Edi Ramës edhe në takimin me kancelaren Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Berlin në fund të prillit të këtij viti.
Kjo sipas tyre, në dritën e skandaleve Bego e Rraja, ku Balla raportohet i përfshirë personalisht si dhe të fotove të tij me narkotrafikantë të dyshuar.
Afati i përgjigjes është sipas rregullit gjerman 15 nëntori.
Mbetet në gjykimin e deputetëve nëse informacionet e marra do t‘i bëjnë publike apo jo.
Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme.
Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum.
Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes.
Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera.
Gjatë kësaj vizite Merkel ka qenë e prerë për mbrojtjen parlamentare që Rama i kishte dhënë Saimir Tahirit.

Hernia diskale, operacion apo fizioterapi?

Shpesh herë tendenca është që çdo dhimbje lumbare ne ta përkufizojmë si “hernie diskale”. Hernie është ajo që ne të gjithë e dimë, dalja e nucleusit pulpos nga vendi i tij, shpesh herë duke irrituar strukturat rreth e rrotull.
Në këtë stinë kemi një incidencë të lartë të dhimbjeve lumbare, temperaturat e larta, të cilat (duke e ekzagjeruar kohën e qëndrimit në diell) acarojnë akoma më tepër një inflamacion të fshehur që e kanë pasur me parë, disa nga ekzagjerimi i të notuarit shumë dhe në mënyrë të gabuar duke shkarkuar ngarkesë të madhe në shpinë. Me uljen e temperaturave disa e ndjejnë më shumë të ftohtin dhe kanë tendencën të tkurren në vetvete duke krijuar situata të pakëndshme në zona të caktuara të trupit.
Kush ka rrezikshmëri më të lartë të preken nga hernia diskale?
Unë mendoj se të gjithë ne nga pak jemi të rrezikuar, si ata që bëjnë një jetë sedentare duke mos krijuar një stabilitet të mirë të muskujve, por edhe ata që kanë punë të renda fizike ose janë të detyruar të qëndrojnë për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion, ulur ose në këmbë. Përveç profesioneve të vështira, të rrezikuar janë edhe ata që kryejnë sporte në terrene të vështira ose personat që vuajnë nga mbipesha trupore.

Çfarë duhet të bëjmë nëse kemi hernie?
Si fillim, duhet të bindemi që jemi të prekur nga hernia diskale, dhe e vetmja mënyrë është ekzaminimi MRI. Jo çdo dhimbje cervikale apo lumbare është hernie. Kemi edhe situata të tjera, si bilging, fryrja e diskut dhe protuzioni që është dalja jo e plotë e diskut nga hapësira intervertebrale. Këto situata ekzaminohen dhe trajtohen nga mjeku neurokirurg, është ai mjeku përgjegjës që merret me dëmtimet të këtij lloji të skeletit. Mbi 70% e rasteve nuk trajtohen ashtu siç duhet sepse nuk shkojnë te mjeku përgjegjës por konsultohen me reumatologun, neurologun ose ortopedin.
Po kur mjeku na thotë që duhet të operohemi, si duhet të veprojmë?
Mjeku neurokirurg e ka përgjegjësinë të vendosë nëse një situatë është për operacion ose është për rehabilitim. Rastet të cilat nuk klasifikohen si hernie, janë të rehabilitueshme me procedurat fizioterapeutike, dhe jo pak herë pacientët i kanë cilësuar fizioterapistët si “shpëtimtarë”, sepse jo vetëm që i kanë eliminuar operacionin por i kanë rikthyer në aktivitetet e përditshme.
Para se të vendosim të operohemi duhet të kemi parasysh:
– Afërsisht vetëm 15% e rasteve është për t’u operuar, atëherë kur kemi rrezikshmëri për dëme të parikthyeshme dhe dhimbje persistente për një kohë të gjatë (si për shembull, hedhja e hapit dhe mos ngritja sipër e këmbës).
– Në 5-7% të rasteve nuk përjashtohet mundësia e ripërsëritjes në nivele të afërta.
-Nëse durojmë për pak kohë dhimbjen, kryejmë rehabilitimin fizioterapuetik të duhur, operacioni mund të jetë vetëm një ëndërr e keqe.

Kur duhet t’i drejtohemi fizioterapistit?
Pacienti për një rehabilitim efikas duhet me patjetër të kryejë ekzaminimin me MRI, të diagnostifikohet nga mjeku neurokirug, të përjashtohet situata emergjente e operacionit dhe më pas mund të fillojë rehabilitimin fizioterapeutik sipas një programi të detajuar. Situatat kur struktura është e dhimbshme, por nuk është një hernie, por bulging ose prituzion, janë raste të cilat trajtohen dhe gjejnë një zgjidhje afatgjate me fizioterapinë.
Duhet pasur kujdes me procedurat fizioterapeutike, sepse jo pak herë ndodh që pacienti të ndjejë efektin e kundërt edhe të irritojë edhe të shtojë më tepër nivelin e dhimbjes.
Kjo ndodh nëse fizioterapisti nuk ka eksperiencën e duhur për të trajtuar me programin përkatës rastin në fjalë.
Sa kohë na duhet për të eliminuar operacionin?
Vazhdoj të theksoj që operacioni duhet të jetë zgjidhja e fundit dhe jo zgjidhja e parë pas çdo dhimbje
të tillë. Përjashtim bëjnë rastet që ritheksuam më sipër, paralizimin e lëvizjeve edhe të dhimbjeve persistente për një kohë të gjatë.
Pas përjashtimit të këtyre rasteve, procedurat fizioterapeutike mund të zgjasin deri në një muaj si periudhë kohore, duke e ndërthurur seancat edhe me hidroterapinë edhe me kohën e pushimit. Në të tilla raste ajo që duhet për një trajtim me sukses pa operacion është një koordinim i mirë i marrëdhënies mjek-pacient-fizioterapist.

Gabimet që bëhen shpesh kur ushtroni aktivitet fizik

Këto janë gabimet që bëhen shpesh kur ushtroni aktivitet fizik
1. Të fillosh aktivitet të intensitetit të lartë pa bërë nxemje.
2. Të ushtrohesh çdo ditë pa pushim! Muskujt e ushtruar me pesha duhet të pushojnë minimalisht 48 orë nga ushtrimi në ushtrim.
3. Të vonuarit e vaktit pas palestrës më shumë se 30min. E mira është të konsumohet një vakt i vogël me proteina dhe karbohidrate menjëherë pas ushtrimit me pesha.
4. Të ushtruarit më shumë seç duhet: nëse ndjeni lodhje dhe dhimbje të vazhdueshme të muskujve duhet të bëni më shumë pushim.
5. Gabimi kryesor – konsum i pamjaftueshëm i ujit! 8-10 gota në ditë janë të domosdoshme për të gjithe ata që ushtrojnë aktivitet fizik.
Një vakt ideal pas palestrës mund të jetë shembulli mëposhtëm:
Vakti ideal pas palestrës – 4cho : 1proteina (80gr : 20gr)
• 1 kupë kos (8gr proteina) ose 1 gotë qumësht pa yndyrë.
• 1 lugë recel boronice ose recel tjetër (0gr proteina).
• ¼ kupe stika (9gr proteina) ose 50gr djathë.
• 2 banane (2gr proteina) ose 1 kupë qershi.
Rreth 1 orë përpara ushtrimit mjafton të merret 1 frut për çdo orë palestër plus 3-4 arra.

Pse policia duhet të merret nën hetim

Në kohështrirjen fund 2017 deri gusht 2018, Xhisiela Maloku ka denoncuar në polici dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit dhunimin, përdhunimin dhe kërcënimet që i janë bërë nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rahman Rraja.
Bazuar në pohimet e oficerit të policisë Emiljano Nuhu, kanë marrë dijeni apo në shqyrtim për këto denoncime një sërë oficerësh të policisë të Komisariatit 3 Tiranë, një sërë oficerësh dhe shefi i krimeve të Komisariatit 6 Tiranë, oficeri Gentjan Çitozi i stacionit të policisë Fushë-Krujë, disa punonjës të Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme dega Durrës.
Të gjithë këta punonjës të zbatimit të ligjit përveç ligjeve penale kanë qenë të detyruar të zbatojnë Ligjin për Masa ndaj Dhunës në Familje, i cili mbulon jo vetëm dhunën mes bashkëshortëve, bashkëjetuesve dhe patnerëve, por edhe dhunën në rastet e marrëdhënieve dashurore.
Qëllimi i ligjit është të detyriojë autoritetet shtetërore të “marrin masa dhe përdorë mjetet e arsyeshme për të mbrojtur viktimën dhe për të parandaluar vazhdimin e dhunës” ndaj viktimës, krahas ndjekjes penale të rastit.
Më poshtë, ne po rendisim detyrimet ligjore që janë shkelur apo nuk janë përmbushur nga të gjithë këta punonjës të policisë.
Informimi i viktimës dhe dërgimi në qendrat e mbrojtjes shoqërore
Neni 8, pika 3 i detyron autoritetet shtetërore, përfshi policinë që të informojë viktimën “për masat që do të merren sipas ligjit në fuqi dhe për institucionet të cilave duhet t’u drejtohet.”
Ata duhet ta informonin atë gjithashtu për “shërbimet sociale ekzistuese dhe shoqërimit në qendrat dhe institucionet përkatëse” dhe ta referonin tek këto institucione.
Nëse viktima pranon t’u drejtohet qendrave shëndetësore dhe apo sociale, autoritet duhet të sigurojnë transportin e viktimës në këto qendra.
Shoqërimi i menjëhershëm me punonjës policie
Kur vlerësohet apo pohohet nga personi i dëmtuar se i rrezikohet jeta, policia duhet të sigurojë “vënien në dispozicion të menjëhershëm të një punonjësi policie.”
Ndalimi i afrimit të të paditurit
Gjithashtu sipas nenit 10, Policia dhe institucionet e shtetit duhet të:

“ndalojnë menjëherë të paditurin (dhunuesin) që t’i afrohet përtej një distance të caktuar viktimës apo pjesëtarëve të familjes së saj” dhe “të ndalojnë menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afrohet shtëpisë, vendit të punës, banesës së familjes […..], ose vendeve të cilat frekuentohen më tepër nga viktima, me përjashtim të rasteve kur frekuentimi bëhet për arsye pune;
Nxjerrja e urdhërit të menjëhershëm mbrojtje.
Policia duhet të kishte nxjerrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje ndaj viktimave që dhunohen, i cili pastaj duhet të miratohet nga gjykata.
Nenit 13, pika 3 e ligjit shprehet:
“Kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje mund ta paraqesin a) vetë viktima; b) përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës; c) policia/prokuroria; ç) personi me të cilin viktima ka marrëdhënie familjare.”
Konfiskimi i armëve apo mjeteve të dhunës
Duke qenë se dhunuesi kishte përdorur armë gjatë kërcënimit të viktimës dhe ishte hetuar më parë për “kanosje me armë” dhe “armëmbajtje pa leje”, policia duhet t’i kishte konfiskuar, sipas nenin 10, pika g “çdo armë që i përket dhunuesit apo të urdhërojë dhunuesin për të dorëzuar çdo armë që i përket atij”.
Nëse autoritet shtetërore dështojnë në zbatimin e detyrimeve të mësipërme ligjore, ata vendosen përpara përgjegjësisë. Neni 8, pika 5 e ligjit të mësipërm shprehet se të gjithë personat “të cilët marrin dijeni për shkak të detyrës apo autoritetit të ngarkuar për zbatimin e këtij ligji dhe nuk veprojnë në zbatim të tij, ngarkohen me përgjegjësi administrative dhe/ose penale, duke zbatuar sanksione të përcaktuara në nenet 248 dhe 251 të Kodit Penal”.
Në bazë të këtyre përcaktimeve ligjore, të gjithë këto punonjësit e policisë të përfshirë në rastin Maloku duhet të hetohen dhe dënohen për “dëmtim të interesave të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë dhe për mosmarrjen e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë […], që ka prekur lirinë e shtetasit”.
Ata minimalisht duhet të përballen me akuza që nëse provohen sjellin dënime nga gjobë deri në 11 vite burgim.
Përveç punonjësve të policisë, këto ligje nuk janë zbatuar as nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, të cilat në bazë të ligjit, janë institucionet përgjegjëse kryesore për zbatimin e këtij ligji.
Ministrat Fatmir Xhafaj, Etilda Gjonaj dhe Ogerta Manastirliu duhet të mbajnë pëgjegjësi publike dhe politike për mosveprimin e institucioneve dhe shërbimeve në varësi të tyre.

“Exit.al”

Ish-ministri zbulon prapaskenat e ligjit për lojrat e fatit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar disa nga prapaskenat e ligjit të ri për lojrat e fatit.
Sipas tij qeveria do ta kthejë këtë biznes monopol, dhe do ti detyrojë bixhozlinjtë të paguajnë më shumë për vesin e tyre.
Postimi i plotë i Manjanit
Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojrave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt gabim. Bizhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris! Çështja është se marrëzia aktuale i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol. Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!!
Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani… Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.
Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti… Fake?! Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë! Janë thjesht mashtruesa!

Sot, ditëlindja e njeriut që bën histori

Sot është një ditë e veçantë për ish-kryeministrin Sali Berisha pasi ai feston ditëlindjen e tij të 74-tërt. Eshtë ditëlindja e njeriut që bëri histori duke ndryshuar Shqipërinë dhe duke e drejtuar atë nga beteja kundër regjimit diktatorial drejt anëtarësimit në NATO, heqjes së vizave dhe një transforimi të plotë duke nisur nga infrastruktura rrugore dhe zhvillimi ekonomik.
Ai ka lindur në 15 tetor të vitit 1944 në Viçidol të Tropojës, dhe përgjatë këtyre 30 viteve të demokracisë në vendin tonë ka mbajtur poste të rëndësishme politike, duke përfshirë postin kryeministror dhe presidencial.
Pavarësisht viteve që ikin Berisha mbetet një nga politikanët më aktivë edhe tashmë që ndodhet në opozitë, duke mos ndalur denoncimet lidhur me qeverisjen që po i bëhet vendit nga Edi Rama. Ai vijon të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, pjesë e qarkut të Tiranës.
Nuk dihet nëse për Berishën do të mbahet ndonjë ceremoni në familje, pasi jo më larg se dje familja festoi dhe fejesën e Shkëlzenit me Armina Mevlanin. Festa u mendua të ishte mjaft familjare, me rreth 30 të ftuar, persona shumë të afërt për çiftin.

Përgjimet, “hap gojën sa do”, si u pagua Alizoti nga Fatmir Xhafa për dëshminë e rremë

Enkelejd ALIBEAJ

Përgjimet telefonike provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar prova e sajuar dëshmitar për të mbrojtur vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm nga burgu.
Alizoti ka takuar “shefin e madh” dhe ka marrë një “pako” prej tij, por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk e heton se kush është “shefi madh” dhe çfarë vlere ka pako e ofruar prej tij.
Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj.
Është pikërisht skenari mafioz që njoftoi Edi Rama vetëm 2 ditë pasi u faktua që i vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ku edhe mashtroi publikisht se kishte ekspertizën shkencore që provonte se ishte sajesë.
Partia Demokratike ka publikuar faktet e plota që provojnë se hetimi ndaj Agron Xhafajt nuk është bërë nga Prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.
Sot do të bëjmë publike dokumente të reja që provojnë se aktori i Edi Ramës, është gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Fatmir Xhafaj, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant.
Në ekran shikoni dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.
Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:
Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”.

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.
Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më latë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”.
Partia Demokratike, pyet sot Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe veglat e tyre kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:
• Çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?
• Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”?
• Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?
• Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?
• Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?
Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.
Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, qё jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.
Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.
Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.
Por fundi i tyre është i afërt.
Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.

Presidenti Meta në Tropojë: “Rruga e Kombit” u ndërtua vetëm falë Sali Berishës!

Dobësinë që ka për ish-Kryeministrin Sali Berisha nuk e ka fshehur asnjëherë Ilir Meta. Eksperienca në koalicionin qeverisës me ish kryeministrin Sali Berisha e bëri Ilir Metën të mos ndryshojë përshtypjen e tij ndaj ish liderit të demokratëve. Edhe kur e kishte kundërshtar politik e as tani që është mbi palët në detyrën e presidentit të republikës. Shkak par ta shprehur vlerësimin ia dha vendlindja e ish kryeministrit Sali Berisha.
Ilir Meta, president i Republikës: “Jam sot këtu për t’u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalitete të tjera, intelektualë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja”.
Presidenti Meta u kujton tropojanëve e gjithë shqiptarëve se Rruga e Kombit u ndërtua vetëm falë Sali Berishës.
“Ashtu sikurse nuk duhet të harrojmë se pa vendimmarrjen dhe vendosmërinë e Sali Berishës edhe sot, Rruga e Kombit nga Tirana në Prishtinë mund të mos ishte bërë dhe shqiptarët do të vazhdonin të udhëtonin drejt njëri-tjetrit përmes Maqedonisë”.

Tropojanë janë protagonistë jo vetëm të së tashmes por edhe të së shkuarës së Shqipërisë nënvizoi presidenti Meta duke risjellë në vëmendje kontributin e tyre në Lidhjen e Prizrenit, në Lidhjen e Pejës, në Lidhjen e Junikut, në Kuvendin e Vlorës, në Konferencën e Bujanit e në çdo ngjarje.
Në përshëndetjen e tij për veprimtarinë kulturore “Kcimet e Tropojës në UNESCO” presidenti i republikës tha se shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore artistike të Tropojës duhet të promovohen nga institucionet shqiptare më shumë e më mirë-apeloi presidenti Meta për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.
Presidenti i Republikës vlerësoi disa personalitete të spikatura të artit, kulturës dhe gazetarisë, të zonës së Tropojës, zotin Islam Lauka; zotit Ndue Smail Ukcamaj, zotit Skënder Zeqir Dezhlani, Murat Ali Hajdarit (pas vdekjes), zotit Skënder Ram Haklaj si dhe Xhevahire Elez Gashit (pas vdekjes)./abcnews.al.