24.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Përgjimet, “hap gojën sa do”, si u pagua Alizoti nga Fatmir Xhafa për dëshminë e rremë

Enkelejd ALIBEAJ

Përgjimet telefonike provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar prova e sajuar dëshmitar për të mbrojtur vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm nga burgu.
Alizoti ka takuar “shefin e madh” dhe ka marrë një “pako” prej tij, por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk e heton se kush është “shefi madh” dhe çfarë vlere ka pako e ofruar prej tij.
Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj.
Është pikërisht skenari mafioz që njoftoi Edi Rama vetëm 2 ditë pasi u faktua që i vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ku edhe mashtroi publikisht se kishte ekspertizën shkencore që provonte se ishte sajesë.
Partia Demokratike ka publikuar faktet e plota që provojnë se hetimi ndaj Agron Xhafajt nuk është bërë nga Prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.
Sot do të bëjmë publike dokumente të reja që provojnë se aktori i Edi Ramës, është gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Fatmir Xhafaj, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant.
Në ekran shikoni dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.
Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:
Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”.

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.
Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më latë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”.
Partia Demokratike, pyet sot Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe veglat e tyre kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:
• Çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?
• Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”?
• Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?
• Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?
• Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?
Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.
Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, qё jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.
Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.
Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.
Por fundi i tyre është i afërt.
Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.

Presidenti Meta në Tropojë: “Rruga e Kombit” u ndërtua vetëm falë Sali Berishës!

Dobësinë që ka për ish-Kryeministrin Sali Berisha nuk e ka fshehur asnjëherë Ilir Meta. Eksperienca në koalicionin qeverisës me ish kryeministrin Sali Berisha e bëri Ilir Metën të mos ndryshojë përshtypjen e tij ndaj ish liderit të demokratëve. Edhe kur e kishte kundërshtar politik e as tani që është mbi palët në detyrën e presidentit të republikës. Shkak par ta shprehur vlerësimin ia dha vendlindja e ish kryeministrit Sali Berisha.
Ilir Meta, president i Republikës: “Jam sot këtu për t’u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalitete të tjera, intelektualë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja”.
Presidenti Meta u kujton tropojanëve e gjithë shqiptarëve se Rruga e Kombit u ndërtua vetëm falë Sali Berishës.
“Ashtu sikurse nuk duhet të harrojmë se pa vendimmarrjen dhe vendosmërinë e Sali Berishës edhe sot, Rruga e Kombit nga Tirana në Prishtinë mund të mos ishte bërë dhe shqiptarët do të vazhdonin të udhëtonin drejt njëri-tjetrit përmes Maqedonisë”.

Tropojanë janë protagonistë jo vetëm të së tashmes por edhe të së shkuarës së Shqipërisë nënvizoi presidenti Meta duke risjellë në vëmendje kontributin e tyre në Lidhjen e Prizrenit, në Lidhjen e Pejës, në Lidhjen e Junikut, në Kuvendin e Vlorës, në Konferencën e Bujanit e në çdo ngjarje.
Në përshëndetjen e tij për veprimtarinë kulturore “Kcimet e Tropojës në UNESCO” presidenti i republikës tha se shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore artistike të Tropojës duhet të promovohen nga institucionet shqiptare më shumë e më mirë-apeloi presidenti Meta për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.
Presidenti i Republikës vlerësoi disa personalitete të spikatura të artit, kulturës dhe gazetarisë, të zonës së Tropojës, zotin Islam Lauka; zotit Ndue Smail Ukcamaj, zotit Skënder Zeqir Dezhlani, Murat Ali Hajdarit (pas vdekjes), zotit Skënder Ram Haklaj si dhe Xhevahire Elez Gashit (pas vdekjes)./abcnews.al.

Ja pse po i mbyll Rama bastet, thjesht ndryshoi klientin e tij në këtë megabiznes, ia la vetëm Olsit

Mbyllja e basteve sportive po bëhet nga Rama për të pasuruar veten dhe familjen e tij. Shefja e Departamentit Juridik në PD Leaba Pelinku shkruan se, Rama thjesht ndryshoi klientin e tij në këtë megabiznes.
“Sa ngut i madh! U zgjua nje ditë të bukur dhe i tha “Stop” basteve e kazinove!
“Sa mirë!” do të thoshin viktimat e kësaj sëmundjeje të keqe.
Në fakt, Rama nuk i ka lënë pa zgjidhje ata që e kanë këtë ves. Ai thjesht ndryshoi klientin e tij në këtë megabiznes. Ata që janë dhënë pas bixhozit, kanë një mënyrë për të vazhduar që t’i jepen vesit: baste në distancë!
Këtu i ka drejtuar vëllai i atij që ka sot koncesionin e monitorimit te lojrave të fatit online.
Klienti përfitues është një dhe i vetëm! Vetëm shoqëria “Universe” sha, me kapital të huaj dhe vendas, zotëron licencën për bixhozin online.
E mesa duket, do të mbetet e tillë edhe për do kohë, sepse autoriteti përgjegjës për licencime, ka ulur qepenin me urdhër të Ramës. Për ristrukturim, medemek! Pikërisht tani!
Edhe ARRSH u ristrukturua para disa muajsh, por nuk pezulloi veprimtarinë e saj.
E gjitha është e mirëmenduar nga autori i “Fundi i marrëzisë”: 1) licencimi i vetëm një kompanie me një aksionar offshore e tjetrin pa lidhje në këtë fushë; 2) ngrirjen e autoritetit licencues dhe 3) mbylljen e beftë të të gjitha pikave të basteve e kazinove”, shkruan Pelinku.

Burgosen dy futbollistët që e sulmuan ministrin

Dy futbollistët e Kombëtares së Rusisë, Pavel Mamaev dhe Alexander Kokorin janë burgosur pasi e kishin fizikisht me karrige Ministrin e Tregtisë të Rusisë, Denis Park në një kafene në Moskë.
Lojtari i Zenit St Petersbugurt, Kokrin, dhe ai i Krasnodarit, Mamaev, u filmuan duke e sulmuar Parkun, të cilin e ofenduan në baza etnike zyrtarin qeveritar, i cili i takon etnitetit Korean, transmeton Gazeta Express.
Park kishte kërkuar ndihmë mjekësore para se ta raportonte rastin në polici. Ministria e Brendshme e Rusisë e kishte nisur një hetim ndaj dy futbollistëve të përfshirë në sulm.
“Momentalisht janë duke u hetuar të gjitha rrethanat dhe të përfshirët në incident”, kishte thënë ministria ruse në një komunikatë për media.
Tanimë hetimi ka përfunduar dhe Kokorini dhe Mamaevi tanimë janë burgosur. Ata po mbahen në burgun Butirka, ku ishin burgosur edhe disidentët sovjetik. Dyshja do të qëndrojë në këtë burg deri më datën 8 dhjetor.
Pastaj, ata do të transferohen në një bllok të veçantë, ku kushtet janë më të përshtatshme, sipas sekretarit të komisionit që i mbikëqyr të drejtat e të burgosurëve në Moskë, Ivan Melnikov.
Kjo ngjarje u dënua nga Kremlini, Qeveria, Kancelaria, Duma, Ministria e Sportit, klubet e futbollistëve dhe legjenda të futbollit rus. Arrestimi i Kokorinit dhe Mamaev u bë lajmi më i rëndësishëm gjatë këtyre ditëve në Rusi.

Demaskohet Rama: Nuk rrihet më me atë drogaxhi që vjen në SHBA e blen 23 mijë dollarë këmisha

Në një kohë që raportet ndërkombëtare flasin për rritje të borxhit publik në Shqipëri dhe rritje të varfërisë, qeveritarët tanë nuk reshtin së jetuari në luks.
Një qytetar shqiptarë i cili jeton në Shtete e Bashkuara të Amerikës, tregon se si kryeministri Edi Rama harxhoi 23 mijë dollarë vetëm për të blerë këmisha. Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Kallam dështaku blen 23000 dollarë këmisha në një dorë në New York!
Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb
Pershendetje zoti Sali Berisha. po ti shkruj kto fjale prej hallit te madh. Une jam djale 22 vjec vendosa me lan cdo biznes te im ati, cdo burim pune qe ai ka ndertu dhe erdha ne amerik vetem se Nuk Shtyhet ma, nuk shtyhet ma me ate person te poshter dhe drogaxhi me ket shtet te shpifun qe ka shnderru ky person i pa moral … nxjerri lot perdit kur shof moshen teme dit per dit cdo i ri gjen mnyra te ndryshme me u zhduk nga aj shtet kur ne aty kena kalu jeten dhe e dojm me gjith zemer por nuk rrihet ma me at ekonomi poshteruse qe asht tu ba aj qe jep pare vetem vetes dhe shokve te vet dhe tjert marojn per buk… dhe edvin rama vjen blen 23 000 dollar kemisha ne hugo boss ne time square … respekte zoti sali berisha shpres cdo dite qe shteti jon te zgjohet prap nga ju.

Mavraj: “Jemi shqiptarë, ndaj Izraelit fitojmë 1-0”

Përkrah trajnerit Christian Panucci, në konferencën për mediat, kapiteni i zgjedhur i kuqezinjve, Mërgim Mavraj, ka folur në prag të sfidës në transfertë ndaj Izraelit, e vlefshme për takimin e tretë të grupeve për Ligën e Kombeve. Në një linjë me teknikun italian të kuqezinjve, edhe kapiteni Mavraj mendon se Shqipëria vjen me moral dhe vetëbesim të lartë në këtë sfidë, por ndryshe nga Panucci që mendon vetëm të ndalë vendasit, mbrojtësi veteran beson te një fitore minimale.
“Besoj se jam gati për të luajtur dhe jo vetëm, por për të kontribuar për skuadrën. Besoj se Izraeli ka ndryshu shumë nga ndeshja e një viti e gjysmë më parë, nga ajo e para pak kohësh e luajtur në Shqipëri. Normalisht janë më të fortë dhe vijnë me një moral mjaft të madh sidomos pas fitores ndaj Skocisë. Gjithsesi ne vijmë me vetëbesim të lartë dhe mendoj se mund ta fitojmë edhe këtë ndeshje. 1-0 do të ishte shumë mirë, me zero do të ishte shumë mirë. Ne jemi Shqiptarë dhe vetëbesimin e kemi nga natyra jonë. Stërvitja që kemi bërë na mjafton”, deklaroi ndër të tjera kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj.
Panucci: “E vështirë ndaj Izraelit të fortë”
Shqipëria do të diskutojë të dielën takimin e tretë të vlefshëm për grupin 1 të Ligës C në kompeticionin më të ri, atë të Ligës së Kombeve, ku do të përballet në transfertë ndaj Izraelit. Pikërisht në vigjilje të sfidës, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka dalë këtë të shtunë përballë medieve në konferencën e fundit, i shoqëruar nga kapiteni kuqezi, Mërgim Mavraj.

Një grup shumë i ekuilibruar, me të tre ekipet në të njëjtën kuotë pikësh, 3 në dy ndeshje, por me Shqipërinë që renditet në vend të tretë, për shkak të golavarazhit më negativ. Ndryshe nga intervistat dhe konferencat e fundit të italianit, këtë herë ai ka ditur të administrojë me profesionalizëm tensionin, madje duke shtuar edhe nota humori në fund të fjalës së tij.
“Jam optimist sepse kam parë ekipin duke u stërvitur këtë javë dhe ka qenë një nga javët më të mira. Morali është shumë i lartë dhe përgatitjet kanë shkuar mirë. Unë e mbështes punën tek ekipi ynë dhe jo tek lodhja e kundërshtarit. Bazuar në atë që kam parë në ndeshjen e Izraelit ndaj Skocisë, kam përzgjedhur formacionin tonë dhe kam të qartë idenë se si do të luajmë. Në fushë do të jenë edhe disa nga futbollistët që luajtën në miqësore. Gjithsesi, formacionin zyrtar do ta zbulojmë plotësisht nesër në fushë”, u shpreh tekniku Panucci në konferencën e fundit për mediat të dhënë para sfidës ndaj Izraelit.
“Ajo që pashë në ndeshjen Skoci-Izrael ishte një sfidë shumë e fortë. U duk sikur Izraeli ishte Skocia kundër nesh. Kundërshtari ka një ekip të mirë dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ne do të provojmë të japim më të mirën tonë dhe të marrim maksimumin. Është një ndeshje e vështirë. Ne e dimë se kemi një kundërshtar të fortë përpara. Kanë shumë kualitet dhe cilësi në përbërje. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por do tentojmë që t’i ndalojmë. Do të tentojmë që të përsërisim suksesin që realizuam në vizitën e fundit të Shqipërisë në Izrael”, vijoi trajneri i Shqipërisë, Panucci, që në lidhje me Balliun deklaroi: “Klubi nuk e ka lejuar dhe kjo nuk është shumë profesionale nga ana e klubit. Është potencial për t’u thirrur nga Kombëtarja”. Një konferencë e teknikut të kuqezinjve, që është mbyllur me nota humori, teksa deklaroi: “Nesër do mësoni gjithçka. E vendos kapiteni skemën (qesh)”.

Sanksionet ekonomike

Në epokën bashkëkohore, arma e parë që shpaloset në kontestimet ndërshtetërore – kur diplomacia rezulton joefikase dhe, të paktën në fazën fillestare, kërkon që të shmangë përdorimin e instrumentave shtrëngues të tipit luftarak – është thuajse gjithmonë që nuk shkakton gjakderdhje. Por për këtë jo më pak e rrezikshme për atë që e pëson: sanksioni ekonomik. Siç do ta shohim, ajo zbatohet në modalitete të ndryshme, sin ë emër kolektiv nga ana e organizmave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, ashtu edhe në formë unilaterale nga ana e vendeve të veçanta apo të grupimeve mbikombëtare, si Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Europian. Bëhet fjalë për një mjet presioni (përgjithësisht tranzitor, por ka edhe raste me jetëgjatësi shumëvjeçare ose, si për Korenë Veriut, Kubën dhe Iranin, deri disadekadëshe) të përdorur paralelisht me zhvillimin e negociatave diplomatike tradicionale apo thjesht si bashkëveprim për të siguruar finalitete të sakta politike.
Politika ndërkombëtare e kohëve të fundit na jep shembuj sanksionesh politiko – ekonomike gjithnjë e më të shpeshta: gjatë mandatit të tij të parë të tij, në 4 vjeçarin 1992 – 1996, Presidenti amerikan Bill Clinton vendosi masa unilaterale ndaj 33 vendeve që përfaqësonin 42% të popullsisë botërore. Riprova më evidente janë ndodhitë e fundit në raportet e Shteteve të Bashkuara me Rusinë, Korenë e Veriut dhe, në javët e kaluara, me Iranin e dhe Venezuelën, të dominuara nga masa shtrënguese të marra në mënyrë të përsëritur nga Uashingtoni. Duke perifrazuar Carl von Clauseëitz, polemologun e famshëm gjerman, mund të phohet se sanksionet «nuk janë gjë tjetër veçse bashkimi i politikës me mjete të tjera», përpara drejtimit të një konflikti të hapur, duke zbatuar atë që tashmë përkuffizohet rëndom si “diplomacia shtrënguese”.
Për masa të ndryshme kufizimi selektiv apo bllokimi të raporteve ekonomiko – tregëtare dhe/ose diplomatiko – ushtarake, në fakt u drejtohet përgjithësisht Kombeve të Bashkuara dhe masa të tilla duhet të miratohen nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, me votë shumicë dhe pa veton e 5 anëtarëve të përhershëm.
Ose vendosen nga një ose më shumë vende (për shembull, Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Europian) ndaj një shteti tjetër (por edhe kundër kompanive të mëdha prodhuese apo deri qytetarëve të veçantë të tij, përgjithësisht drejtues publikë, politikanë apo biznesmenë, nëpërmjet dekretesh selektive të hartuara ad hoc) i konsideruar fajtor pse ka shkelur të drejtën ndërkombëtare apo se është njollosur me krime politiko – ushtarake apo ekonomike të rënda (mbështetje të terrorizmit ndërkombëtar, proliferim armësh bërthamore, riciklim parashë frut trafiqesh të paligjshme, represione të përgjakshme të brendshme të drejtash civile dhe njerëzore apo pakicave etnike, agresione ushtarake ndaj vendeve të treta). Thënë më thjesht: se pengojnë projektet politike e atyre që vendosin sanksionet.

Një histori mijëvjeçare
Pavarësisht se përdorimi aktual gjithnjë e më i shpeshtë të bën t’i konsiderosh një instrument politik bashkëkohor, në realitet përdorimi i sanksioneve është shumë i lashtë. Rasti i parë klasik konsiderohet në fakt dekreti i Megaras me të cilin Athina vendosi ndalimin e tregëtimit të produkteve të ndryshme dhe bllokimin detar e qytetit fqinj rival, që nga viti 432 B.C. qe midis shkaqeve që çuan në shpërthimin e Luftës së Dytë të Peloponezit. Pak të zbatuara në shekujt e mëpasëm, tek ato u kthye në fillimet e ‘800, kur Napoleoni deklaroi bllokimin kontinental (1806), me ndalimin e tregëtisë me Britaninë e Madhe të vendosur ndaj të gjitha shteteve europiane. Një vit më vonë Presidenti Thomas Jefferson shpalli Embargo Act, me të cilin Shtetet e Bashkuara hiqnin dorë nga shkëmbimet me Francën dhe Britaninë e Madhe për të shmangur që të përfshiheshin në konfliktin e gjatë europian.
Edhe Italia në shekullin e kaluar ka pasur “nderin” që t’i eksperimentojë sanksionet ekonomike në mesin e viteve ‘30. Ama të korrigjuara nga fjala të “padrejta”, e krijuar nga regjimi fashist, që e përdori si armë efikase kundërpropagande të brendshme. Të vendosura nga Lidhja e Kombeve në vijim të sulmit ushtarak italian ndaj Etiopisë, më pas pushtimit të saj dhe të miratuara nga 50 vende anëtare të organizatës (por Austria, Hungaria e Shqipëria abstenuan, ndërsa Spanja dhe Jugosllavia, megjithëse zyrtarisht në favor, i komunikuan Romës nëpërmjet kanalesh të fshehëta se nuk do t’i zbatonin), mbetën në fuqi për një kohë pakashumë të shkurtër, nga 18 nëntori 1935 në 4 korrik 1936. Ato parashikonin ndalimin e eksportimit të prodhimeve italiane dhe të importit të materiale të dobishme luftarake, por nga lista u përjashtuan çuditërisht qymyri dhe nafta, dy zëra jetikë për aparatin ushtarak e industrial italian, me justifikimin se gjithësesi do të mund të siguroheshin nga vende prodhuese të rëndësishme eksportuese jo anëtarë të Lidhjes si Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Pak vite më pas, fillimisht më 1940 e më pas më 1941, Shtetet e Bashkuara morën kundër Japonisë një seri embargosh mbi shitjet e naftës dhe të mineraleve të ndryshme strategjike, të shoqëruara nga “ngrirja” e pronave që Tokio zotëronte në Shtetet e Bashkuara, për shkak të ndalimit të munguar të luftës së dytë të pushtimit kundër Kinës të shpërthyer prej saj më 1937. Këto masa që e ngadalësonin fuqimisht funksionimin e makinës prodhuese dhe luftarake japoneze, qenë ndër shkaqet kryesore që shkaktuan sulmin aereo – detar japonez mbi Pearl Harbour dhe hyrjen pasuese amerikane në Luftën e Dytë Botërore.

Instrument përdorimi në rritje
Në pasLuftën e Dytë Botërore qenë Kombet e Bashkuara, që kishin zënë vendin e Lidhjes së Kombeve, ato që rimoërn përdorimin e vendosjes së sanksioneve në emër kolektiv, duke ia vendosur Koresë së Veriut (qysh atëhere të parevokuara ndonjëherë, bile të forcuara në mënyrë konstante pas 2006) pse ka pushtuar në qershorin e 1950 Korenë e Jugut. Pastaj qenë Shtetet e Bashkuara, më 1959, që miratuan masa unilaterale ndaj Kubës prej shtetëzimeve pa shpërblim të kryera nga qeveria e Fidel Castro në dëm të disa kompanive amerikane që kontrollonin mbi 2/3 e ekonomisë së ishullit, të kulminuara në një bllokim detar të zgjatur 1 muaj gjatë fazës më akute të së ashtuquajturës “krizë e raketave” midis Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Sovjetik në tetorin e 1962, dhe akoma sot në pjesën më të madhe në fuqi. Në vijim qe radha e sanksioneve të miratuara në 1963 kundër regjimit të bardhë segregacionist të Afrikës së Jugut, nëpërmjet një rezolute të Kombeve të Bashkuara që ndalonte shitjen e armëve dhe të materialit luftarak. Duke parë efikasitetin e paktë të masave të mëparshme, më 1979 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i ftoi shtetet anëtare dhe ndërmarrjet shumëkombëshe që të ndërpresin çdo raport diplomatic, ushtarak, ekonomik, financiar dhe bërthamor me Pretorian. Instrumenti më i vlefshëm rezultoi bllokimi i eksporteve të naftës, edhe pse vendi qe në gjendje që të zhvillojë – në shkallë të gjerë dhe me efikasitet të lartë prodhues – distilimin e naftës nga qymyri, të cilit i disponon rezerva të mëdha. Bazë të ngjashme juridiko – diplomatike patën sanksionet ekonomike që Kombet e Bashkuara vendosën nga 1965 më 1979 për të kundërshtuar pavarësinë unilaterale nga Britania e Madhe e shpallur nga një tjetër regjim segregacionist, ai i Rodezisë së Jugut, nën udhëheqjen e Jan Smith.
Më të afërta me ne janë sanksionet e vendosura faktikisht prej Perëndimit ndaj Iranit në vijim të lindjes së regjimit islamik më 1979, të formalizuara më 2007 pas nisjes së aktivitetit të pasurimit të uraniumit – zyrtarisht për përdorime civile, por (u tha) me finalitete të mundshme ushtarake – dhe më pas të zgjeruara progresivisht në dekadën e mëpasme. Sanksione të tilla janë pezulluar dora dorës pas janarit 2016 si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes JCPOA (Joint Comprehensive Plan of Action), e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me Rezolutën, që ia nënshtrojnë kontrollit ndërkombëtar aktivitetet bërthamore të Teheranit, por rifutja e tyre, graduale, por masive, është njoftuar nga Shtetet e Bashkuara më 12 maj të këtij viti. Me këtë lëvizje synohen që të denoncohet unilateralisht një marrëveshje e tillë pasi Teherani – që megjithatë i është përmbajtur fjalë për fjalë marrëveshjes, siç e ka pranuar Bashkimi Europian dhe siç e kanë konfirmuar inspektimet sistematike e kontrollit nga ana e AIEA-s (Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike) – sipas Uashingtonit, nuk ia respekton “frymën”, por sidomos nuk synon që të kufizojë zhvillimin e arsenalit të tij raketor dhe të tërheqë mbështetjen ushtarake të dhënë qeverisë siriane të Bashar al-Assad. Probleme këto të fundit që janë të huaja për vetë marrëveshjen, arësyeja e vërtetë e tërheqjes amerikane nga marrëveshja (me një diskutim krejtësisht të diskutueshëm në planin e së drejtës ndërkombëtare) gjithësesi duhet kërkuar në faktin që sot administrate Trump e gjykon jashtëzakonisht të dëmshëm për interesat amerikane, por sidomos për atë të aleatëve të tij më besnikë në Lindje të Mesme, Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Sanksione më të ashpra qenë ato të vendosura ndaj Irakut të Saddam Hussein pas pushtimit të Kuvajtit në gushtin e 1990 dhe të hequra vetëm pas pushtimit amerikan të marsit 2003, që nuk arritën të kenë sukses në qëllimin e përmbysjes së Raisit iraken, por prodhuan një denutricion të vërtetë masiv dhe përhapjen e sëmundjeve të ndryshme midis popullsisë irakene, me një bilanc të vlerësuar midis 670 e 880 mijë të vdekurve vetëm midis fëmijëve. Edhe ato të vendosura ndaj Serbisë më 1992, prej represionit të kryer në Kosovë, nuk prodhuan efektet e shpresuara dhe ato shpejt i pasoi një sulm shkatërrimtar ushtarak i NATO-s kundër shtetit ballkanik.
Bumi bashkëkohor i sanksioneve lind me shpërthimin e krizave në Ukrainë dhe Korenë e Veriut. Në rastin e parë Rusia, përgjegjëse e aneksimit të Krimesë në marsin e 2014 (pas largimit të errët të qeverisë legjitime ukrainase të Viktor Janukoviçit për shkak të Euromaidanit në Kiev dhe zëvendësimit të tij me Petro Poroshenkon) dhe se ka nxitur rebelimin e rajonit lindor të Donbasit, në pjesën më të madhe e banuara nga popullsi rusishtfolëse armiqësore ndaj kthesës properëndimore të vendit, i është nënshtruar sanksioneve ekonomike me ashpërsi në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, në të cilat janë ripërfshirë oligarkë të veçantë rusë (të cilëve, veç masave të tjera shtrënguese, u është ndaluar hyrja në vende të ndryshme perëndimore). Ato i kanë pasuar sanksione të tjera të lidhura me motive nga më të ndryshmet: akuzat e përsëritura ndaj Rusisë se ka kërkuar që të manipulojë zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016; kibernosulmet e përsëritura ndaj kompanive dhe ministrive amerikane që, sipas uashingtonit, të çojnë në ente paraqeveritare ruse; shkelja e të drejtave të njeriut dhe politike në vend; helmimi i supozuar i Sergei Skripal, një ish agjent sekret rus i strehuar në Britaninë e Madhe, dhe i vajzës së tij Yulia dhe, së fundi, akuzat e bashkëpunimit me qeverinë siriane të al Assad në sulmet e supozuara kimike kundër rebelëve prislamistë. Në fakt, të gjitha akuza që çojnë në keqësimin e vazhdueshëm e raporteve bilaterale ruso – amerikane, që të bëjnë tashmë të mendosh për një rihapje të një faze të re të Luftës së Ftohtë. Por, ndoshta, nuk mjafton akoma: pas sulmit të fundit kimik në qyteti sirian Douma – të ndodhur më 7 prill, për të cilin është akuzuar sërish al Assad dhe, për pasojë, prej një lloj përgjegjësie objective tranzitore, edhe Kremlini – Nikki Haley, Përfaqësuesja amerikane në Kombet e Bashkuara, ka njoftuar masa të mëtejshme ndëshkuese ndaj Moskës, për më tepër jo akoma materialisht të zbatuara.
Në rastin e Koresë së Veriut, nën embargo prej 68 vitesh (dhe kjo shpjegon, të paktën pjesërisht, nivelin shumë të ulët të jetesës së banorëve të saj), vendi ka pësuar një kufizimesh progresive të shkëmbimeve ndërkombëtare dhe të transaksioneve financiare, të theksuara gjatë muajve të fundit në përgjigje të eksperimenteve të shumra bërthamore dhe lëshimit të raketave me rreze të gjatë të kryera gjatë gjithë 2017.
Në fakt, Pheniani ka parë që t’i bllokohen 90% e importeve të naftës dhe e gjithë tregëtia e jashtme, në hyrje e në dalje, pse jo edhe çdo lidhje financiare me botën e jashtme. Anipse, falë veprimeve të ndryshme (kalim mallrash nën embargo midis anijesh në det të hapur, kamuflime njësishë detare, përdorim sistemasik flamujsh – hije komodë) dhe – sipas administratës amerikane – edhe prej bahskëpunimesh të heshtura me Rusinë dhe Kinën, që duket ta vazhdojnë të furnizojnë Korenë e Veriut me mallra të nevojshme, edhe pse në sasi më të pakëta se dikur, ajo ka arritur deri më tani që t’i tejkalojë vështirësitë e shkaktuara nga sanksionet shumë të ashpra.
Aq sa lideri Kim Jong – Un, me një bezdi të hapur, ka mohuar se kanë qenë efektet e embargo ndërkombëtare ato që e kanë shtyrë të ndërmarrë rrugën e negociatave me Perëndimin, duke pranuar ta takojë Presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar për denuklearizimin e Gadishullit Korean. Së fundi, duhen kujtuar sanksionet e marra kundër Katarit në korrikun e 2017 nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti, që kanë ndërprerë edhe raportet diplomatike me vendin “vëlla”, i akuzuar se financon grupe ekstremiste islamike, por sidomos e është ngurrues që të ndërpresë raportet e tij të mira politiko – ekonomike me Iranin.
Qysh atëhere, katari është i izoluar në planin e komunikimeve aero – detare dhe u është nënshtruar sanksioneve të rrepta financiare, turistike e tregëtare, por deri më tani ka refuzuar që t’u përmbahet 12 kërkesave politiko – diplomatike të formuluara ndaj tij, midis të cilave mbyllja e bazës ushtarake që po ndërtonte Turqia, bllokimin e kanalit telviziv al-Jazeera, me seli në Doha (më i ndjekur i Lindjes së Mesme), ndërprerjen e çdo ndihme ndaj grupeve të supozuara terroriste që kanë gjetur strehim në vend (Vëllazëria Myslimane dhe Hizballahu) dhe dorëzimi i anëtarëve të tyre.

Shumë sektorë dhe shumë zbatime
Ky ekskursion i shkurtër historik zbulon sesa janë të ndryshëm instrumentat dhe modalitetet me të cilat organizatat botërore apo shtetet e veçanta godasin sjelljet e të tjerëve të papëlqyeshme nga pikëpamja politike. por duke gjeneruar një kaos të vërtetë normash të adoptuara dhe vendesh të goditura. Në sintezë ekstreme, zbatohen sanksione në fushën:
Diplomatike. Bëhet fjalë për masa me të cilat kufizohen apo deri ndërpriten marrëdhëniet zyrtare midis vendeve, me reduktim numerik (zakonisht në formë reciproke dhe për një periudhë kohore disa mujore) të personelit të kredituar deri, në raste ekstreme, në mbylljen për një kohë të papërcaktuar të ambasadave dhe/ose selive të rëndësishme konsullore. Me këto instrumenta synohet që të shprehet dënimi për qasjen politike të mbajtur nga vendi i goditur, pa ndërhyrë në fushat ekonomike dhe ushtarake. Shembulli i vonshëm më i rëndësishëm është shkurtimi drastik i numrit të diplomatëve rusë të akredituar (mbi 100, nga ku 60 vetëm nga ana e Shteteve të Bashkuar), me të cilën Perëndimi ka reaguar nga helmimit të supozuar të sipërpërmendur në Britaninë e Madhe të ish spiunit rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij.
Ushtarake. Masa parashikohet që ta pengojë një vend (ose, në rast konfliktesh civile, një fraksion ndërluftues) të vazhdojë në luftëra agresioni, të praktikojë aksione terroriste të brendshme apo ndërkombëtare ose të marrë masa repressive kundër shtetasve të vet, në përgjithësi pakica etnike apo fetare. Por ka edhe qëllimin që t’i mundësojë një vendi të deklarohet neutral përballë një konflikti, sin ë rastin e tashmë të kujtuarit Embargo Act, miratuar më 1807 nga Shtetet e Bashkuara kundër Francës dhe Britanisë së Madhe. Bllokumi i furnizimeve ushtarake zbaothet edhe ndaj teknologjive me aplikime “dual use” (ushtarake dhe civile), duke goditur kështu në masë të konsiderueshme shkëmbimet tregëtare ndërkombëtare. Sipas dative të dhëna nga SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute) për të gjithë 2017, Kombet e Bashkuara kanë rikofnrimuar sanksione ushtarake ndaj forcave guerrilase aktive në Republikën e Afrikës Qendrore dhe kundër rebelëve Houthi në Jemen, të miratuara në 2015 (Rezoluta 2216). Në mënyrë të ngjashme, Bashkimi Europian e ka shtyrë edhe për një vit embargon mbi armatimet ndaj Bjellorusisë, Zimbabves dhe Mianmarit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbajnë prej afërsisht 30 vitesh (megjithëse mbi dyshime të mëdha që gëlojnë në Kontinentin e Vjetër) ndalimin e eksportimit të armëve në Kinë, si pasojë shtypjes së egër të protestive popullore në Sheshin Tien An Men të ndodhur në Pekin në qershorin 1989.

Sportive. Masat ndëshkuese në këtë fushë parashikojnë tërheqjen e një skuadre kombëtare (apo të klubeve të veçanta) nga manifestime të rëndësishme me impakt të madh mediatik, si Lojëra Olimpike dhe kampionate botërore apo kontinentale në sporte të ndryshme. Efekti që synojnë të arrijnë është psikologjik, përveçse praktik (varfërimi me pjesëmarrës i kompeticioneve nga ku vendi i goditur tenton të nxjerrë prestigj ndërkombëtare), pasi synojnë ta marxhinalizojnë atë që i pëson. Shembulli më i njohur është bojkotimi i Olimpiadës së Msokës më 1980 – promovuar nga Shtetet e Bashkuara me aderimin e thuajse të gjithë Perëndimit – për të protestuar kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit. Në shenja hakmarrje, qe Bashkimi Sovjetik, pasuar nga të gjitha vendet aleate të tij, që refuzuan të marrin pjesë në Olimpiadën e Los Angeles më 1984. Në vitet ’70 e ’80 të shekullit të kaluar skuadra të ndryshome jugafrikane u ndaluan që të garojnë nëpër Olimpiada, lojëra të Commonëealth dhe në kampionate botërore rregbie (sport shumë popullor në vend) prej politikës së aparteidit të praktikuar nga regjimi segregacionist i Pretorias deri më 1993.
Economike: kjo sferë zbatimi mund të ndahet në 5 tipologji të mëdha:
1) Tarifa: bëhet fjalë për tarifa të larta mbi importet e ardhura nga vendet e sanksionuara. Sektori është në qendër të vëmendjes botërore pas rritjes së tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj produkteve të ndryshme të prodhuara në Kinë (në radhë të parë, çelik dhe alumin) dhe shpagimeve të tyre në fazë adoptimi.
2) Kuota: shërbejnë për të kufizuar nga pikëpamja sasiore mallrat e shkëmbyera me një vend.
3) Embargo: është një kufizim tregëtar që e pengon një vend të shkëmbejë mallra me një tjetër. Ka të bëjë gjithnjë e më shpesh edhe me individë, kompani dhe banka të veçanta.
4) Barriera jotarifore: janë rregullime jofiskale të tregëtisë së jashtme që kanë për qëllim të kufizojnë qarkullimin e mallrave të vendit të goditur, në mënyrë të veçantë që t’i frenojë importet. Për shembull, mund të marrin pamjet e normave teknike ultra të detajuara rreth konfeksionit, prejardhjes, përbërjes, afatit të skadimit të produkteve etj., ku vetëm kontrolli i konformitetit është në gjendje që ta bllokojë për një kohë të gjatë një mall në dogana, duke i shkaktuar një dëm të madh.
5) Ngrirje dhe/ose sekuestrim të mallrave (edhe financiare) që u përkasin vendeve të treta.

Degjenerim i sistemit
Një barabrazim në kuptimin e vërtetë të fjalës i “problemit – sanksione” përbëhet nga fakti që, siç e kemi cekur tashmë, nuk janë vetëm Kombet e Bashkuara ato që i vendosin në emër të interesit kolektiv të komunitetit ndërkombëtar, por edhe grupe shtetesh – siç është rasti i Bashkimit Europian – apo deri edhe një i vetëm. Referimi është i qartë: Shtetet e Bashkuara. Natyrisht që veprojnë mbi bazën e interesit të tyre ekskluziv, duke e shtuar dora dorës numrin e vendeve të goditura, me rënduesin e mëtejshëm të përbërë nga ekstraterritorialiteti i vendimeve juridiko – politike të marra kundër vendeve të treta që nuk kanë ndërmend të aderojnë në bojkotime të vendosura unilateralisht: ndalimet dhe gjobat amerikane nuk vlerë jo vetëm brenda kufijve kombëtarë, por erga omnes, domethënë në të gjithë planetin. Do të jetë ky rasti i kompanive europiane (sidomos franceze, gjermane dhe italiane) që do të refuzonin t’u përmbaheshin masave kufizuese të vendosura javët e kaluara nga Administrata Trump kundër Iranit, duke humbur kontrata prej dhjetëra miliard dollarësh.
Në të kaluarën e vonshme, Uashingtoni ka arritur në fakt që vendosë gjoba edhe stratosferike – si ajo prej 8.9 miliard dollarësh të vënë Paribas më 2014 me akuzën se kishte pranuar të ndërmjetësonte disa transaksione me Teheranin. Megjithëse kjo rezulton totalisht e paligjshme, pasi shkel sovranitetin e vendeve të goditura dhe normat më të zakonshme juridike ndërkombëtare. Michel Sapin, Ministri i atëhershëm francez i Financave, u ankua se «ekstraterritorialiteti i modeleve amerikane, lidhur me përdorimin [global] të dollarit, duhet ta shtyjë Europën që të mobilizohet për të favorizuar përdorimin e euros si valutë me përdorim ndërkombëtar» për të luftuar «parregullsi» të ngjashme.
Ftesë e ngjashme, në rastin iranian, ka ardhur javët e kaluar nga ekonomisti i famshëm Jeffrey Sachs, sipas të cilit «Europës i duhet të përballojë sanksionet ekstraterritoriale të Amerikës». «Një gjë është që Shtetet e Bashkuara të vendosin që të mos kenë marrëdhënie tregëtare me Iranin. Një tjetër është që qeveria amerikane të tentojë të bllokojë shkëmbimet tregëtare e vendeve të tjera me të…
Problemi i vërtetë do të jenë kompanitë amerikane që operojnë jashtë Shteteve të Bashkuara dhe që ndërveprojnë me Iranin nëpërmjet valutave të ndryshme nga dollari, si euro apo renminbi. Sigurisht që Shtetet e Bashkuara do të tentojnë që t’i ndëshkojnë kompani të tilla, duke synuar në degët vendore, duke kërkuar që t’i nxjerrin para gjykatave [natyrisht amerikane, shënimi im.] ose duke u mohuar aksesin në tregun amerikan. Dhe është këtu që Bashkimi Europian duhet të tregojë një pozicionim të vendosur dhe të bëjë një lëvizje që shkon përtej lutjes Trump për “përjashtime” ndaj marrëveshjeve tregëtare specifike europiane, një proces që do t’i bënte vendet europiane edhe më të nënshtruara ndaj kapriçove të tij. Europa duhet të shqiptojë një “jo” të vendosur dhe të paekuivok ndaj sanksioneve ekstraterritoriale amerikane, sidomos për kompanitë që operojnë me valuta të ndryshme nga dollari… Paqja botërore varet nga aftësia e Europës për të mbrojtur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe rregullat e tregëtisë ndërkombëtare».

Vërtet vlejnë sanksionet? Në këtë pikë duhet që të bëhet një pyetje kyçe mbi të gjithë systemin sanksionues: është vërtet i dobishëm për të arritur finalitet që deklaron? Në pamje të parë, përgjigja duket të jetë positive, duke parë përdorimin në rritje që u bëhet. Për shembull, Presidenti Donald Trump, siç e kemi cekur tashmë, është i bindur se diktatori koreanoverior Kim Jong Un ka vendosur të negociojë dhe ta takojë – duke hequr dorë (ndoshta) nga ëndërrat e tij bërthamore – pikërisht falë sanksioneve drastike dhe gjithnjë e më shtrënguese që Shtetet e Bashkuara kanë arritur të vendosin nëpërmjet Kombeve të Bashkuara. Në të vërtetë, thekson Emily Cashen në “World Finance”, «sipas një studimi të kryer midis viteve 1915 e 2006, sanksionet kanë pasur sukses vetëm në 30% të rasteve». Edhe pse, sa më shumë që janë të përgjithshme dhe gjenerike, aq më i vogël është probabiliteti që të prodhojnë një rezultat pozitiv: përvoja e dekadave të fundit na mëson se ndalimi i përdorimit në sektorë të caktuar dhe specifikë, ku një vend tregon ndjeshmëri të dukshme, mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme dhe, për pasojë, të rezultojë më efikas. Një factor tjetër që implikon një arritje të favorshme është të godasësh një vend me përmasa të vogla, fuqimisht i varur nga jashtë për zërat e rëndësishëm e shkëmbimeve të tij, pasi kjo e rrit ndjeshëm impaktin e masave.
Koreja e Veriut mund të përbëjë një prej shembujve më të mirë, ndërsa sanksionet e vendosura “kontinentit – Rusi”, pavarësisht se shumë herë të forcuara, kanë demonstruar një vlefshmëri shumë të ulët. Ralph Peters, komentator i njohur i “New York Post”, ka hartuar një kod të shkurtër efikasiteti:
– Sanksionet funksionojnë më mirë në kuadër të një “pakete” masash më të gjerë: janë instrument, jo zgjidhja e vetme e përdorshme
– Sanksionet funksionojnë vetëm nëse drejtohen kundër një shtet drejtuesit e të cilit duhet t’u japin llogari popullit të tyre (kështu, demokracitë rezultojnë shumë më të dobëta se regjimet autoritare)
– Sanksionet (siç kanë ndodhur në Kubë) nuk funksionojnë në rast se vendi i goditur gëzon mbrojtje të jashtme, që ia dobësojnë efektshmërinë me mbështetjen e tyre politiko – ekonomiko – tregëtare
– Sanksionet “punojnë” ngadalë: duhet të disponojnë kohë të mjaftueshme me qëllim që japin rezultate të prekshme.
Në thelb, një sintezë e mirë e potencialiteteve të instrumentit është krijuar nga përkufizimi i përpunuar prej Sambit Panigrahi i Indian Institute of Foreign Trade në New Delhi: «Sanksionet janë si shkrepsja: mund të digjen me shpejtësi duke përfunduar në asgjë, ama mund edhe të shkaktojnë zjarre të pakontrollueshme».
(nga Affari Esteri)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Ndërkombëtarët kundër paketës “antishpifje” të Ramës

Nuk janë vetëm shqiptarët dhe opozita kundër të ashtuquajturës’ Paketë antishpifje’ të propozuar nga Edi Rama, por edhe ndërkombëtarët.
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki, ka publikuar raportin e OSBE-ODHIR-it në të cilin thuhet qartë se, askush nuk mund të pengojë të drejtën dhe lirinë e shprehjes tek qytetarët. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, ka vendosur që askush të mos flasë më kundër qeverisë së tij dhe askush të mos denoncojë skandalet e mëdha qeveritare si dhe lidhjet e politikës me krimin, he këtë kërkon ta bëjë përmes ‘Paketës antishpifje.
Postimi i Bylykbashit
Ndërkombëtarët kundër paketës “antishpifje” të Ramës
‎Te nderuar gazetare, kjo eshte nje kujtese per ju se nuk jeni vetem ne luften per liri te shprehjes, perkunder tentatives se fundit te Edi Rames per t’i mbyllur gojen medias dhe opozites, per t’i mbyllur gojen te vertetes dhe fjales se lire. Keto jane rekomandimet nderkombetare:
Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes
Rezoluta 2019 (viti 2014)‎‎
Zbatimi i detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqiperia‎
Rekomandimi 5.4‎
Asambleja e Keshillit te Europes mirepret shfuqizimin e denimit me burg per fyerjen dhe shpifjen dhe shfuqizimin e mbrojtjes se vecante per kategori te posacme personash.
Megjithate, ajo shpreh keqardhjen qe shpifja nuk eshte dekriminalizuar (hequr nga Kodi Penal) plotesisht dhe vazhdon te kete nje efekt frenues mbi gazetaret dhe mund t’i coje ata drejt autocensures. Per kete arsye, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes i ben thirrje Parlamentit te dekriminalizoje (heqe nga Kodi Penal) plotesisht shpifjen, ne perputhje me standartet e Keshillit te Europes.

OSBE/ODIHR
Raporti Perfundimtar per zgjedhjet parlamentare
(Viti 2017)‎
Rekomandim prioritar nr. 6‎:
‎‎Dispozitat penale per shpifjen duhet te shfuqizohen, duke u dhene perparesi zgjidhjeve juridike civile per te rivendosur reputacionin e demtuar.
Shen‎im: qeveria e Kryeministrit Sali Berisha, pervec urdherit te ndalimit per padi civile ndaj mediave dhe gazetareve, e uli shpifjen nga “krim” me denim me burg ne “‎kundravajtje penale” me denim me gjobe. Kjo u mireprit nga Keshilli i Europes sic e shpreh rekomandimi me siper. Nderkohe, me urdher te Kryeministrit Sali Berisha, asnje gazetar apo politikan nuk u padit as civilisht nga qeveria apo administrata per shpifje‎, edhe pse Kodi Civil ka dispozitat e nevojshme kunder shpifjes, pra nuk ka nevoje per rregulla shtese.
Qe ne vitin 2014, qeveria e Edi Rames vazhdon te shkele rekomandimet e Keshillit te Europes dhe OSBE. Perkundrazi, jo vetem e ka perdorur Kodin Penal per te denuar penalisht deputetet e opozites, ka ndersyer deputetet e tij per te kallzuar penalisht deputete dhe gazetare per shpifje per denoncimin qe ata i bejme lidhjeve te tij dhe qeverise se tij me krimin dhe korrupsionin, por kercenon me pakete te re antishpifje si instrument per autocensure, sic e quan Keshilli i Europes.
Diktatura kunder lirise se shprehjes eshte tek porta‎! Ose flasim e ngrihemi sot kunder kesaj te keqeje, ose neser eshte vone!

“Babalja” i vuri poshtë të gjithë, Manjani: Rama nervoz, Prokuroria nën tutelën e ministrit të Brendshëm

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në emision ‘Kjo Javë’ në News24, lëshoi akuza të forta në drejtim të Prokurorisë, ndërsa tha se, Arta Marku po vepron si militante. Manjani u shpreh se, zhvillimet me dosjen “Babale” e kanë kthyer vite dritë larg demokracinë në Shqipëri.
“Këtë javë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, e cila e ka kthyer vite dritë pas, situatën demokratike në Shqipëri. Është akuzuar një gazetar, përfaqësues i fjalës së lirë, me një akuzë idiote. Është kallëzuar për kallëzim të rremë pa bërë kallëzim”, tha Manjani, ndërsa theksoi se gazetari Jetmir Olldashi nuk ka shkuar në prokurori nuk ka bërë kallëzim edhe pse akuzohet për kallëzim të rremë.
“As në kohën e agjitacion e propagandës nuk është vepruar kështu”, theksoi Manjani ndërsa akuzoi Prokurorinë se po vepron në mënyrë krejtësisht militante, ai tha se e mëshiron prokurorin e dosjes ‘Babale’.
“E mëshiroj sepse është në hall shumë të madh, e kërcënojnë me vetting me çdo gjë, e kanë çpersonalizuar e kanë zhburërruar, po të doni ta quani kështu. E mëshiroj, nuk kam asnjë kritikë dhe asnjë fjalë, por shërbimi i prokurorisë nuk është më i pavarur dhe kjo është ngjarja numër dy e konfirmuar këtë javë, dhe e vendosur haptazi kundër fjalës së lirë”, vijoi Manjani.
“Prokuroria dhe drejtësia në Shqipëri është në presion permanent. Ka kohë që është kështu, nën presion nga klika që e qeveris, e cila kërcënon me vetting këdo që heton. Ata që kalojnë vettingun duhet të kalojnë në kryeministri. Vettingu nuk është i pavarur”, tha Manjani.

Ish-ministri Manjani komentoi edhe paketën antishpifje të propozuar nga kryeministri Rama. Manjani tha se, edhe pse po e ndërmarrin një nismë të tillë edhe vetë janë të bindur se askush nuk do të dënohet pasi, ka një listë me skandale që i pret. “Këta përpiqen t’i thonë njerëzve mos i besoni këta se janë shpifës, se këta janë burra të mirë”, u shpreh ai
“E kuptoni çfarë rrene kanë maskuar deri sot, borxhin publik. Shqiptarët duhet ta dinë që kjo qeveri i ka futur në një borxh të jashtëzakonshëm”, theksoi Manjani më tej.
Ai tha se nëse kërkojmë një shërbim të pavarur të prokurorisë, duhet t’i japim një shans reformës në drejtësi të nisur, por kjo nëse kthehemi te konsensusi i 2016.
“Sot Prokuroria është nën tutelën e Ministrit të Brendshëm, është nën tutelën e qeverisë. Drejtësia nuk vendos e pavarur, policia aq më pak. Vendos, Ministria e Brendshme”, tha më tej Manjani.
Për ish-ministrin historia “Babale” është e mbyllur pasi Agroni është në burg tashmë, por vijon më tej ai, “qeveria nuk kërkon të pranojë të vërtetën sipas tij, se Agroni është në burg dhe droga vazhdon, pasi kanë gënjyer, i thanë njerëzve se e mbyllëm drogën nuk ka më drogë”.
Pse Rama është nervoz
Në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 me Nisida Tufën ish-ministri Manjani u shpreh se kryeministri është sot nervoz, pasi nuk po gjen dot mekanizmin për të parë opozitën dhe parlamentin e ka bosh.

“Rama ka një nervozitet këto kohët e fundit. Nervozitet që i vjen nga fakti që nuk po gjen dot mekanizmin për të parë opozitën. Ai sot është në krye të qeverisë, edhe pse sot nuk e ka shumicën e votave të shqiptarëve, pikërisht se përçau opozitën”, tha Manjani, ndërsa shtoi se sot opozita gjithnjë e më shumë po bëhet solide.
“Opozita ka ende punë për të bërë, duhet racionalizuar mirë jo vetëm reagimi opozitar por edhe përgatitja për të qeveris nesër. Në këtë nervozitet Rama hedh shashka. Unë mendoj se me këtë qeveri nuk ka asnjë arsye për tu ulur, po e zëmë se për një moment të caktuar opozita ulet me Ramën, Taulant Balla është i parë që e ha, nga Rama vetë. Fatmir Xhafaj, nuk e shtyn dot më, jo vetëm për arsye të brendshme por edhe për arsye ndërkombëtare, ka ardhur edhe memoja e Fatmirit e di ai shumë mirë, siç erdhi për Saimirin.
Dhe hedh karrema për opozitën, po ju jap KLSH, po ju jap SHIK-un, përpiqet për të futur opozitën te logjika e pazarit politik, dhe nëse partitë e opozitës së sotme bien në këtë logjikë do bëjnë gabimin më të rëndë të mundshëm dhe do jetë me pasoja shumë të rënda për demokracinë në Shqipëri. Kjo opozitë kështu si e ka nisur duhet ta bitisi e bashkuar, pa asnjë kontakt me Edi Ramën, asnjë kontakt me këtë parlament. Me djegie pa djegie mandatesh këto janë teknikalitete pa vlere”, theksoi më tej Manjani.

Vasili akuza të forta Prokurorisë: Rama është paditur 3 herë, Marku nuk e thërret, por e “përkëdhel”

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër gjatë një konference shtypi me vënien e institucionit të akuzës, pra Prokurorisë, në shërbim të plotë të Kryeministrit Rama.
Vasili deklaroi se, në një kohë që kreu demokrat Basha thirret me vrap nga prokuroria, Rama i cili është paditur 3 herë vazhdon të mos thirret me pretendime qesharake nga ana e prokurorisë.
Reagimi i plotë i Vasilit
Jemi së bashku në këtë komunikim për të vënë në dukje qartazi për të gjithë qytetarët shqiptarë, se cila është drejtësia për ta dhe cila është drejtësia për Kryeministrin e Shqipërisë. Sot qytetarët duhet të jenë me mendjen top dhe duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë që drejtësi për ta, nuk ka më. Ka vetëm një drejtësi që mban, përkëdhel dhe mbron Kryeministrin e Shqipërisë. Shumë qytetarë ndodhen sot prapa hekurave të burgjeve për shkak të një drejtësie të padrejtë të kapur, të cilën tashmë e telekomandojnë kriminelët dhe krye trafikantët.
Kryetari i Partisë Demokratike duhet të thërritet para drejtësisë , me vrap, me ankth, me nxitim të jashtëzakonshëm, në mënyrë të paduruar, pasi është paditur nga një frymëzues mbështetës i trafikantëve, ashtu sikurse kolegët e Partisë Demokratike vunë në dukje pak më parë, njësh si një trup i vetëm me trafikantë të njohur, ndërsa Kryeministri i Shqipërisë gëzon të gjitha privilegjet e një njeriu të pa atakueshëm.
Jam këtu që t’i kujtoj edhe njëherë tjetër shqiptarëve tre gjëra të rëndësishme. Kryeministri i Shqipërisë është paditur tre herë. Këto sigurisht nuk janë shpifje, por këto janë realitete të hidhura dhe të rënda.

Së pari, kryeministri i Shqipërisë është paditur sepse i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të hedhë uniformat dhe të bëjë vota. Prokuroria e turpshme e Shqipërisë e ka mbyllur këtë çështje me shkakun se Kryeministri i vendit paska kërkuar falje në Facebook. Pra i gjithë populli shqiptar ka kuptuar standardin që Kryeministri mund të shfajësohet me Facebook, kurse të tjerët shkojnë në burg.
Së dyti, kryeministri i Shqipërisë është i paditur dhe padija qëndron atje, fle ose më mirë të themi mbrohet në bunkerin e Arta Markut, pasi ai pretendoi se paska bërë verifikimin, çertifikimin dhe ekspertizën e audio përgjimit, ku implikohej vëllai i Ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që Arta Marku vetë nuk e bëri dot për 4 muaj. Dhe sot e kësaj ditë nuk e ka. Por ky kryeministër nuk thirret të pyetet. Ka shpërdoruar detyrën. Ka bërë hetime paralele. Ka mashtruar opinionin publik duke shpifur 1000 të paqena për një ekspertizë që se ka bërë dhe që nuk ekziston, që është i lidhur me një çështje shumë të madhe që është në hetim. Por ky nuk pyetet. Kryetari i Partisë Demokratike thërritet të pyetet për një padi të një deputeti ordiner të lidhur kokë e këmbë me trafikantët, kryeministri i Shqipërisë, qytetarë fiksojeni në kokën tuaj, nuk thërritet të pyetet. Asnjëherë! Është i paditur.
Së treti është i paditur sërish kryeministri, pasi ka quajtur njerëz që kanë denoncuar të vërteta, sikurse ishte oficeri Emiljano Nuhu, dhe e ka quajtur horr që nuk do t’i ndahet për jetë a vdekje, ky kryeministër i cili bën prokurorin, bën hetuesin, bën gjithçka i është kanosur publikisht, e ka kërcënuar publikisht, pasi e kanë kërcënuar edhe kriminelët këtë oficerin dhe pasi këta nuk e kanë marrë në mbrojtje.

Megjithatë çështja është shumë e thjeshtë qytetarë, ky është i paditur, është padia numër tre. Nuk pyetet ky, nuk thërritet. Kryetari i Partisë Demokratike thërritet me vrap, sepse e ka paditur një deputet mashtrues, një i mbytur deri në grykë me një komprometim të jashtëzakonshëm publik.
Pra përfundimisht, qytetarët duhet ta kuptojnë shumë qartë, ka një drejtësi që i godet për vdekje, i sakaton, i dërrmon dhe një drejtësi, një Prokurori që është e kapur për gryke nga krimi, e kam quajtur dhe po e quaj publikisht edhe njëherë tjetër, zorrën qorre të kryeministrit të Shqipërisë, e cila nuk vepron ndaj tij.
Këto arsye janë arsyet e mëdha për të cilat Europa nuk na lejon që të ecim përpara në integrimin evropian, pasi kjo shkallë kriminalizimi e Prokurorisë, kriminalizimi i qeverisjes, kriminalizimi i jetës së vendit, trafikantët që janë të qetë e mbrohen, përdhunuesit që janë të qetë e mbrohen, sepse përdhunuesi mbrohet, ndërsa ai denoncuesi përpiqet që të arrestohet, të persekutohet. Denoncuesit e djeshëm të ish-ministrit të Brendshëm qëndrojnë në mërgim,sepse nuk mund të rrijnë në një vend që mezi pret që t’i hajë të gjallë kryeministri, sepse janë denoncuesit e së vërtetës. Janë pikërisht këto standarde që e mbajnë larg Shqipërinë nga integrimi evropian, larg një perspektive shumë më të mirë, larg kontrollit dhe syrit akoma më të fortë të europianëve për të mbajtur një qeveri të kriminalizuar në këmbë, e cila kapjen dhe mashtrimin e ka bërë çështje të madhe.
Sot, pikërisht sot, Prokuroria shqiptare duhej të kishte filluar një çështje të katërt, shumë të madhe për kryeministrin, qeverinë e tij dhe të gjithë njerëzit përgjegjës,

të cilët kanë mashtruar dhe me borxhin publik, të cilin organi shtetëror kushtetues, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka denoncuar që vërtetë që nuk është 69.9 siç thotë qeveria, por 72%.
Bëhet fjalë për shifra të frikshme të një vendi shumë të varfër. Që nga sot në mëngjes duhet të kishte filluar kryesisht çështjen Prokuroria, Prokuroria që siç thash edhe njëherë tjetër, që të fiksohet në mendjen e qytetarëve, zorra qorre e kryeministrit, duhet të fillonte hetimet dhe i pari që të thërritej duhet të ishte kryeministri. Ka gënjyer publikisht me shifra për borxhin publik të vendit dhe këtë denoncim nuk po e bën opozita. Po rimerr atë që zyrtarisht organi kushtetues Kontrolli i Lartë i shtetit ka shkruar e zeza në të bardhë, ky shtet maskarenjsh me një drejtësi të poshtër kundër qytetarëve dhe një drejtësi mbrojtëse bunkerizuese për kryeministrin dhe gjithë aradhën e horrave të tij, të cilët janë lidhur njësh me krimin dhe korrupsionin, ky është shteti, kjo është Prokuroria, ky është antishteti, antiligji për të cilin jemi thirrur të gjithë së bashku ta mbrojmë, në mënyrë që Shqipëria të mos rrëshqasë në atë humnerë të rrezikshme nga do e kishte të vështirë të dilte sërish.
-Z.Vasili, cili është komenti juaj për vendimin e Presidentit për të kthyer mbrapsht ligjin për Teatrin?
Vendimi i kthimit të ligjit sërish nga Presidenti, është një ngjarje shumë e mirë për shqiptarët. Është një rreze shprese që Kushtetuta e këtij vendi, ligjet e këtij vendi, ka një institucion i cili i respekton.

Dhe është shembulli i parë dhe më i fortë që është dhënë për respektimin e ligjit në një moment ku ligji vetëm shkelet, nëpërkëmbet, dhunohet apo është i gjithi në funksion dhe në favor të qeverisë, kundër interesave të vendit.
Së dyti, ka mbrojtur me këtë gjë sërish një pronë publike, të cilën çakenjtë e qeverisë dhe të bashkisë duan ta shqyejnë sa më parë, për të ndarë 200 e ca milionë euro, ku secili ka futur lugën në atë tepsi të madhe. Se të tepsisë janë këta dhe secili do të marrë copën e tij. Së treti intelektualizmës shqiptare, kulturës shqiptare i ka dhënë mesazhin e madh të mbështetje. Së katërti traditës ka dhënë mesazhin e madh të mbështetjes. Së pesti, trashëgimisë sonë, të shkuarës sonë, i ka dhënë një dimension të ri. Pra do thoshim mbi të gjitha është një mesazh pozitiv shumëplanësh. Është mbi të gjitha një mesazh shprese që ka një garant në krye të shtetit i cili Kushtetutën ka pikërisht fanarin udhëheqës së tij. Dhe nuk ka këto interesa të fëlliqura që ka qeveria.
-Cili është komenti juaj për paketën antishpifje të propozuar nga kryeministri Rama?
Paketa antishpifje e kryeministrit Rama është një përzierje shumë e veçantë e maskarallëkut dhe idiotësisë. Është një bashkim që vetëm kryeministri i vendit, i mishëron si asnjë tjetër. Pra amalgamën midis maskarait dhe idiotit.