Armand MAHO
Meqe shkojme ne gjyq, nuk po flasim me emra po ashtu ne pergjithesi . Seç me thane qe eshte njeri ketej nga Shqiperia jone qe diagnostikohet me “psikoze afektive” ne rinine e tij ku nje nder siptomat sipas frengut qenka dhe “ Çrregullimi antisocial i Personalitetit”! Ka dhe kartele verdalle per kete pune, dhe diku thoshte qe siptomat shfaqen jo vetem ne rinine e hershme por dhe ne adoleshencen e vone. Taksirati jone thuaj po na ra per pjese. Ja sec thote frengu per kete pune, por cdo ngjashmeri me ndonje person qe ju kujton eshte e rastesishme.
”Karakterizohet me veprime te vazhdueshme antisociale apo kriminale por nuk është sinonim për kriminalitetin. Me tepër është paaftësi për sjellje konform normave sociale qe përfshin shume aspekte te zhvillimit.
Këta persona paraqiten si normal, por historia e tyre zbulon çrregullim te funksionimit jetësor. Gënjeshtrat, ikja nga shtëpia, përleshja fizike, abuzimi me substanca dhe aktivitete tjera ilegale janë prezentë ne fëmijërinë e këtyre personave. Demonstrojnë gjendje ankthi ose depresioni çka nuk përputhet me situatën e tyre dhe shpjegimi i tyre për sjelljen antisociale ben qe ata te duken si pa mend.
Kërcënimet për suicid dhe preokupimet somatike mund te jene te shpeshta. Shpesh e impresionojnë observuesin me inteligjencën e mire verbale. Janë manipulativ, abuzues fizik kryesisht ndaj partnerit, apo fëmijës së tyre.
Edhe klinicistet me te mire mund te mashtrohen nga këta pacientë. Këta pacientë nuk paraqiten ne mjediset e kujdesit te shëndetit mendor, por ka mundësi te përfundojnë ne gjyqe, burgje dhe ne pavijonet e urgjencave. Rastet kur ata paraqiten ne klinika te shëndetit mendor ndodhin pasi sillen kundër dëshirës se tyre ose pasi përpiqen t’i shmangin pasojat legale te një veprimi te kohëve te fundit.”
Diagnoza e Ramës, “psikozë afektive” ; antisocial, veprime kriminale, ikin nga shtëpia, abuzojnë…
Skandali! Rama kujton se meqenëse është dërrasa nga matematika shqiptarët do ta falin

Pas daljes së raportit të KLSH-së, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili. Raporti i KLSH-së, nxori zbuluar mashtrimin e Ramës sa i përket borxhit publik.
Vasili shkruan se Rama gënjeu shqiptarët, pasi borxhi publik nuk është 69.9% por 72%. Sipas tij Rama kujton se meqenëse është dërrasa nga matematika shqiptarët do ta falin.
Reagimi i Vasilit
Ç’shpifarak. Gojetari Kryeminister borxhi nuk eshte 69.9% siç ke shpifur ti, por 72%.
Skandal i dimensioneve te frikshme.
Gojetari shkollepak ka shpifur e thote qe borxhi eshte 69.9% kur Kontrolli i Larte i Shtetit e ka zbuluar qe eshte 72%.
Per nje shpifje te tille burgu nuk eshte asgje, apo ky gojetari mendon se meqenese eshte derrase nga mendja per financat e shtetit do ta falin.
Ja ç’deklaron Kontrolli i Larte i Shtetit:
“Defiçiti zyrtar për vitin 2017 paraqitet në nivelin 31.2 miliardë lekë, ndërkohë që ky zë në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë paraqitet 50.8 miliardë lekë, pra me një diferencë prej 19.6 miliardë lekësh më shumë”, thuhet në raportin bombë të KLSH.
Sipas KLSH, bën që borxhi publik i vendit të mos jetë 69.9 për qind sa raporton qeveria zyrtarisht, por 72 për qind e Prodhimit Kombëtar”.
Lirimi i pastorit amerikan, Erdogan tërhiqet pas luftës që i shpalli Trump
Pas një konflikti të ashpër me SHBA, Turqia liroi priftin nga SHBA Andreë Brunson, i cili mbahet që prej dy vjetësh i arrestuar në Turqi. Një gjykatë e qytetit të Izmirit urdhëroi të premten heqjen e urdhërit të arrestit shtëpiak, bëri të ditur një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve dpa, i pranishëm në sallë.
Edhe ndalimi për t’u larguar nga Turqia për pastorin u hoq. Brunsoni tani mund të largohet në SHBA. Dënimin që u shqiptua njëkohësisht me tre vjet, një muaj dhe 15 ditë ai nuk duhet ta vuajë. Veç kësaj, sipas medieve turke, atij i llogaritet koha që ka kaluar në arrest.
Avokati i Brunsonit Ismail Cem Halavurt i tha dpa se ai pret që mandanti i tij të largohet nga Turqia që mbrëmjen e sotme. Me këtë është bërë një hap i madh për shtensionimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Ankarasë.
Për Turqinë, ky vendim është njëkohësisht një zgjidhje që i ruan fytyrën dhe praktike për një konflikt, i cili e futi vendin në një krizë të rëndë monetare.
Ky vendim pritet ta rikthejë pjesërisht besimin e investorëve ndërkombëtare të tronditur rëndë dhe të tregjeve dhe të ndihmojë rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur rëndë të Turqisë. Pas vendimit të gjyqit, monedha turke Lira reagoi menjëherë duke e shtuar vlerën.
Në seancën gjyqësore, të ndjekur me vëmendje në botë, u zhvlerësuan deklaratat e dëshmitarëve kryesorë. Siç bëri të ditur gazeta “Hyrriet” të premten, tre dëshmitarë i tërhoqën deklaratat.
Një dëshmitar për shembull e tërhoqi pohimin se një anëtar sirian i komunitetit të kishës së Brunsonit pati ndërtuar bomba për sulme terroriste.
Ministri i Jashtëm i SHBA, Mike Pompeo e këshilloi me këmbëngulje natën duke gdhirë e enjtja Turqinë, që ta dërgojë në shtëpi Brunsonin.
Televizioni amerikan NBC njoftoi një ditë para procesit gjyqësor për një marrëveshje të fshehtë për lirimin e pastorit – por Uashingtoni nuk e konfirmoi këtë.
50 vjeçari Brunson jeton prej 20 vjetësh në Turqi. Ai ishte atje prift i një kishe evangjeliste në Izmir, kur e arrestuan pak muaj pas përpjekjes për puç në Turqi, në vitin 2016.
Në dhjetor të të njëjtit vit atë e dërguan në paraburgim. Në fund të korrikut e kaluan në arrest shtëpiak, për shkak të problemeve shëndetësore. Brunsonin e akuzonin për mbështetje të PKK dhe të lëvizjes së predikuesit që jeton në SHBA, Fetullah Gylen.
E bujshme/ Trukohet “Champions League”, drejtori i Crvena Zvezda bast 5 milionë euro
Nuk kanë të sosur problemet për kampionët e Francës, PSG! Pas problemeve që kishte me blerjet e shtrenjta, tashmë është në hetim për trukim ndeshjesh.
Mediet ndërkombëtare raportojnë se UEFA ka lëshuar një alarm drejt PSG, pasi dyshohet se mund të jetë pjesë e trukimit në sfidën me skuadrën serbe të Crvena Zvezdas, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, një zyrtar i Crvena Zvezda, ka kërkuar të vërë bast për humbjen e skuadrës serbe me 5 gola diferencë, por ajo që ka shtuar dyshimet është se PSG arriti të fitojë në shifrat 6-1.
Po sipas kësaj mediaje, thuhet se drejtori i Crvena Zvezdas ka luajtur rreth 5 milionë euro për këtë takim, ndërsa nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo, por do të ishte shumë e lehtë për t’u verifikuar, nga hyrjedaljet e parave të drejtorit.
Neymar realizoi një tregolësh për parisienët në takimin e luajtur në “Parkun e Princave”, teksa Edinson Cavani, Di Maria dhe Kylian Mbappe realizuan të tjerët. Goli i vetëm i Crvenas u shënua nga Marko Marin.
Në të shkuarën ka pasur dyshime edhe për një fitore mjaft të thellë të Lyon ndaj Dinamo Zagrebit, ndërsa klubi i fundit i dënuar nga UEFA është Skënderbeu. Nëse UEFA hap një çështje në ngarkim të Crvena Zvezda, mund të kemi një tjetër dënim shumëvjeçar dhe do të ishte një njollë për futbollin serb, por edhe për Champions League.
PSG kërcënon akuzuesit
Njëlloj sikurse klubi serb, Ylli i Kuq i Beogradit, edhe kampionët në fuqi dhe kryesuesit aktual të kampionatit francez, PSG, kanë reaguar zyrtarisht ndaj akuzave dhe aludimeve për trukim të rezultatit të ndeshjes në përballjes mes dy skuadrave, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, e përfunduar me fitoren e thellë të francezëve në shifrat 6-1. “Është me çudinë më të madhe që Paris Saint-Germain zbulon këtë të premte artikullin në rrjet, që hedh dyshimet mbi trupimin e ndeshjes së Champions League, të zhvilluar më 3 tetor, me akuza ndaj Yllit të Kuq të Beogradit, për baste nga Serbia”, citon komunikata për shtyp e PSG.
“Klubi mohon kategorikisht çdo përfshirje të formës direkte apo indirekte në lidhje me këto dyshime dhe gjithashtu specifikon se në asnjë moment nuk ka qenë Paris Saint-Germain i dyshuar apo hetuar nga Zyra Kombëtare e Financës, që është autoriteti përgjegjës për hetimin. Paris Saint-Germain mbetet në dispozicion të plotë të hetuesve dhe nuk do të tolerojë as edhe dëmtimin më të vogël të reputacionit apo të drejtuesve. Në lidhje me këtë, klubi ka të drejtën që të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo kujt që dëmton klubin ose zyrtarët e tij. Klubi rikonfirmon angazhimin e plotë ndaj principeve thelbësore të sportit që është dhe do të jetë gjithmonë integriteti i konkurrimit”, përfundon komunikata.
Ylli i Kuq i Beogradit mohon akuzat për trukim
Klubi serb i Yllit të Kuq të Beogradit ka reaguar përmes një komunikate për mediat, për të mohuar dhe hedhur poshtë akuzat e ngritura për trukim të rezultatit të ndeshjes së humbur në transfertë ndaj Paris Saint-Germain, me rezultatin e thellë 6-1, e vlefshme për takimin e dytë të fazës së grupeve në UEFA Champions League.
Komunikata e klubit është publikuar nga e përditshmja “Novosti”, me qëllim mohimin përmes një qëndrimi zyrtar dhe unanim të klubit.
“Ylli i Kuq i Beogradit, që ndjehet i mërzitur dhe keqkuptuar, mohon dhe hedh poshtë gjtihçka të shkruar nga media franceze ‘’L’Equipe, në lidhje me rezultatin e ndeshjes kundër Paris Saint-Germain dhe përfshirjen e ndonjë anëtari të klubit në veprime të parregullta.
Ylli i Kuq insiston që UEFA dhe autoritetet investigative në Serbi dhe Francë të hetojnë dyshimet dhe në përfundim të publikojnë të vërtetën. Teknologjitë aktuale dhe mekanizma të tjerë të ndryshëm kanë bërë shumë progres, duke bërë që të jetë gati e pamundur që çdo shkelje eventuale të mbetet e pazbuluar.
Ylli i Kuq pretendon të vërtetën mbi këtë çështje, duke shpresuar që të realizohet sa më parë, në mënyrë që të shuhet çdo hije dyshimi mbi klubin dhe anëtarët e tij të”, citon komunikata.
Mbyllen shumë kisha katolike në SHBA, bie numri i besimtarëve
Kisha Katolike është duke mbyllur famullitë në pjesën qëndrore dhe verilindore të Shteteve të Bashkuara për shkak të rënies së numrit të besimtarëve. Ndryshimet demografike dhe në përgjithësi prirja drejt laicizmit janë shkaqet e mbylljes, por rastet e abuzimit seksual në kishë gjithashtu e kanë përkeqësuar gjendjen. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Teresa Krug njofton nga shteti i Ajovës, ku disa anëtarë të kishës janë duke vënë në pikëpyejte arsyet e qëndrimit në kishën katolike.
Pas më shumë se një shekulli në shërbim të këtij komuniteti katolik të Mallardit në Ajovën veri-perëndimore, Kisha Shën Maria, dikur një nga më kryesoret e qytetit mbylli dyert e saj për herë të fundit gjatë kësaj vere.
“Nuk e prisnim këtë, nuk e kuptuam se si ndodhi dhe çfarë roli pati në jetën e njerëzve derisa u mbyll. Tani kur shohim njerëzit e kishës, gjëja e parë që u themi është ‘nuk të kam parë prej muajsh’”, thotë Bernie Kenyon, Ish anëtar i Kishës Shën Maria.
Kisha Shën Maria është mes dhjetra kishave katolike anembanë Shteteve të Bashkuara që janë mbyllur ose janë konsoliduar duke detyruar shumë besimtarë katolikë si Bernie Kenyon të kërkojnë kisha të reja.
“Pra, ne jemi ende duke u përpjekur ta gjejmë veten, disa nga anëtarët e famullisë po përpiqen të gjejnë kisha të tjera, një vend tjetër ku mund të mblidhen, sepse kjo famulli ka qenë shtëpia jonë e adhurimit”, thotë zoti Kenyon.
Por, ndërsa fermat e vogla po i hapin rrugën e fermave më të mëdha, shumë punonjës të rinj po largohen nga këto zona, duke lënë bosh kishat.
Por, rënia e numrit të anëtarëve kishave nuk është vetëm një problem rural. Edhe qytetet e mëdha kanë të njëjtin problem.
Ndërsa, katolicizmi është ende një nga fetë më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, vetëm rreth 40 për qind thonë se shkojnë rregullisht në kishë.
At Brent Lingle, i cili mbikëqyr mbylljet e disa kishave, thotë se ka shumë arsye për rënien e numrit të anëtarëve të kishës.
“Si shoqëri në tërësi, gjatë këtyre dekadave të fundit, ne jemi bërë shumë më laikë. Roli i besimit dhe roli i kishës nuk është aq i rëndësishëm në jetën e familjeve siç ishte dikur”.
Por, të tjerë thonë se ndryshimi i qëndrimit të kishës ndaj abortit, divorcit, martesave të homoseksualëve dhe, kohët e fundit, ndaj rasteve në rritje të abuzimit seksual kanë ngritur pikëpyetje për shumë katolikë.
“Nuk kam marrë një mesazh të qartë nga njerëzit me të cilët flasë dhe takojë çdo ditë se ata janë të gatshëm të largohen nga kisha, por për herë të parë në një kohë të gjatë, ata janë të zemëruar dhe duan përgjigje”, thotë At Brent Lingle, Drejtor i Planifikimit, Dioqeza e qytetit të Sioksit.
Njoftimet e reja eksplozive rreth abuzimit nga klerikët në Pensilvani kanë bërë që shumë katolikë të ngrejnë dyshime ndaj besimit të tyre. Disa prej tyre kanë ndryshuar besimin, kurse të tjerët kanë hequr nga feja. Ashtu si shumë vizitorë të kishës, Bernie Kenyon thotë se edhe ajo dëshiron një përgjigje.
“Në kishën tonë, në familjen tonë, në rrethin tonë, ne nuk po dorëzohemi”, thotë At Lingle.
Shumë shpejt mund të mësohet ndikimi i plotë i skandaleve më të fundit tek numri i besimtarëve që shkojnë në kishë. Por për herë të parë, disa katolikë po luftojnë kundër traditave shekullore. Shumë prej tyre mendojnë se ka ardhur koha që besimet shekullore të vihen në dyshim, të tjerët pyesin veten nëse Kisha është ende e rëndësishme në botën në ndryshim, ku ata jetojnë.
“VOA”
Berisha: Dy herë më shumë vrasje se në të gjithë Europën
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për ngjarjet e fundit në vend, ku vetëm gjatë 8 orëve janë vrarë 5 persona.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se një bilanc të tillë tragjik nuk e ka njohur e gjithë Europa së bashku në 24 orë.
Sipas tij, shteti është në dorën e krimit dhe qytetarët duhet të ngrihen për të përmbysur këtë klikë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
5 te vrare ne 8 ore, pra dy here me shume se ne te gjithe Europen ne 24 ore!
Ne narkoshtetin e Norieges rendi ne duart e bandave te krimit dhe droges!
Te dashur miq, mbasditen e djeshme Shqiperia, shteti i droges dhe krimit, pati 5 te vrare, 3 ne masakren e kryetarit kriminel te Partise Socialiste ne Mat dhe 2 ne Tirane. Kjo situate tejet e rende deshmon se rendin dhe sigurine ne kete vend, ne te cilin prej kohesh eshte instaluar narkoshteti i pare ne Europe, e kane ne duar krimi dhe droga te lidhur me familjet mafioze qeveritare Rama, Xhafa, Yaris, Tahiri.
Kjo gjendje pasigure te plote eshte nje thirrje per qytetaret e ketij vendi per te permbysur sa me pare kete klike te urryer nga mbare populli shqiptar! sb
Kosova refuzon Ramën, gjykata i beson Babales dhe jo kreut të qeverisë në Tiranë
Mes Ramës dhe Babales, Kosova ka pranuar të vërtetën e Babales dhe jo atë të Ramës. Avokati i Albert Veliut në Kosovë, Tom Gashi ka publikuar faksimilet e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Prishtinës, që vendosi këtë të premte ti kthejë lirinë Albert Veliut, një ditë pas arrestimit.
Gashi publikoi në Facebook edhe një fotografi në zyrën e tij, ku shfaqet krah Albert Veliut dhe djalit të këtij të fundit. Në fytyrën e avokatit dhe “Bables” dallohet një buzëqeshje, ndoshta për triumfin ditën e sotme në gjykatë.
Në vendimin e gjykatës së Prishtinës që mban firmën e gjyqtarit Alltën Murselli, sqarohet se përfaqësuesi i akuzës, prokurori Hivzi Bajraktari ka kërkuar masën e sigurimit personal arrest me burg për Veliun me qëllim ekstradimin në Shqipëri, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritet shqiptare, që e akuzojnë për veprat penale kallëzim të rremë në bashkëpunim dhe kalim i paligjshëm i kufirit.
Vetë Veliu, sipas dokumentit, ka kundërshtuar masën e kërkuar nga organi i akuzës duke thënë se ka kërkuar azil në Kosovë pasi në Shqipëri i rrezikohet jeta. Argument, ky që u përmend edhe nga avokati.
Avokati Tom Gashi, në mbrojtën e tij, ka thënë ndër të tjera se, nëse klienti i tij mbahet në burg, ky do të ishte “skandali më i madh juridik pas skandalit të mëhershëm të paprecedent”, të dëbimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi, ngjarje e ndodhur disa muaj më parë.
“Prokuroria ende nuk ka përpiluar apo nuk ka dorëzuar një kërkesë për procedurë të ekstradimit, që i bie që kërkon ekstradimin e klientit për veprime eventuale të cilat mund ti ndërmarrë në të ardhmen, me qëllim të drejtë, pa mëdyshje, ky më pak sa tepër specifike të kërkohet paraburgimi i tij personi që ka kërkuar azil politik në Kosovë që nga Maji i këtij viti dhe të cilit i është dhënë strehim – i është lëshuar certifikata e statusit të azilkërkuesit, dhe deri sa institucionet kompetente të departamentit për shtetësi dhe emigrim të vendosin, lidhur me dhënin e azilit apo jo, paraburgimit eventual i Albert Veliut mund të konsiderohet si skandali më i madh juridik pas skandalit të mëhershëm paprecedent të dëbimit të gjashtë shtetasve turq në Turqi pa kurrfarë procedure ligjore”.
Në fund, gjykata vendosi lirimin e Albert Veliut.
Skandalet e Ramës dhe hallet e drogës së Kryeministrit!
Nga Basir Çollaku
Rama te vazhdoje me cigarishtet Antishpifje ne nuk do ndalojme lajmet, per implikimet ne trafiqe e dallavere te
Rames
Xhafes
Balles
Tahiri
Çyrbjes
Ruçit
Babales
Xhisieles
Rrahmanit
Biriit te Rrahmanit..
Bushit..
Roshit..
E plot te tjereve..
E gjithe zyrtareve e deputeteve, kushdo e kujtdo partie qofshin… Sepse populli thote shqeto nuk mbulohet dielli me shoshe, apo me sade, te lash mutin me shurre…
KLSH zbulon skandalin: Rama manipuloi shifrën e borxhit publik me 196 miliardë lekë
Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se qeveria shqiptare ka manipuluar shifrat e borxhit publik duke deklaruar një defiçit më të ulët nga shifra reale, në një skenar të ngjashëm me krizën greke. Gjetjet tronditëse janë publikuar në një raport konfidencial për zbatimin e buxhetit të vitit 2017, të cilin KLSH e ka dorëzuar në Kuvend.
“Defiçiti zyrtar për vitin 2017 paraqitet në nivelin 31.2 miliardë lekë, ndërkohë që ky zë në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë paraqitet 50.8 miliardë lekë të reja, pra me një diferencë prej 19.6 miliardë lekësh më shumë”, thuhet në raportin bombë të KLSH.
Sipas institucionit më të lartë auditues, nga auditimi i financave publike janë konstatuar mospërputhje të mëdha shifrash mes Sistemit Informatik që proceson automatikisht veprimet e thesarit dhe tabelave të buxhetit të paraqitura nga Ministria e Financave.
“Kemi konstatuar se niveli faktik i defiçitit është nënvlerësuar me qëllim raportimin e tij brenda kufijve ligjor, duke mos raportuar shpenzimet në nivelin e plotë të tyre,” raporton KLSH.
Përmes fshehjes së defiçitit qeveria ka shkelur ligjin e buxhetit të shtetit duke tejkaluar kufijtë e huamarrjes që janë miratuar në parlament. Përkatësisht në buxhetin e vitit 2017, kufiri i deficitit ishte përcaktuar 31.2 miliardë lekë. Pra e thënë ndryshe, shpenzimet e qeverisë nuk duhet të ishin më të larta se 31.2 miliardë lekë mbi të ardhurat e mbledhura në buxhet.
Por ky kufi nuk është respektuar dhe përballë thyerjes së ligjit, qeveria ka manipuluar shifrat. Sipas KLSH, fshehja e defiçitit ka qenë e qëllimshme për të manipuluar shifrat e borxhit publik, një skenar i ngjashëm më atë që ndoqën qeveritë e Greqisë përpara disa viteve duke e çuar vendin në faliment të plotë buxhetor. Fshehja e borxhit publik vetëm në letra, jo vetëm që kërcënon financat e shtetit, por ka krijuar borxhe të fshehura.
“Me qëllim mbajtjen e defiçitit nën limitet e miratuara, duke mos shkurtuar shpenzimet janë krijuar detyrime të prapambetura,” thuhet në raport.
Sipas dokumentit borxhet e fshehura kanë arritur në 30 miliardë lekë ose 240 milionë euro. Kjo sipas KLSH, bën që borxhi publik i vendit të mos jetë 69.9 për qind sa raporton qeveria zyrtarisht, por 72 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura, gati 100 milionë euro, janë TVSH e njohur por e parimbursuar ndaj biznesit. Ndërkohë që pjesa tjetër janë detyrime të prapambetura të krijuara nga mospagesa e punëve publike dhe pushteti vendor.
Sipas raportit konfidencial, krijimi i detyrimeve të prapambetura dhe fshehja e tyre ka bërë që vitin e kaluar qeveria shqiptare të ketë shkelur ligjin e buxhetit, i cili e detyron atë që ta ulë borxhin nga viti në vit.
Kryemadhi: Marrja e kryetarit të opozitës në prokurori tregon frikën që ka pushtuar Ramën e vasalët e tij
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme pas thirrjes në prokurori të liderit të opozitës, Lulzim Basha.
Sipas Kryemadhit, vajtja në prokurori e kryetarit të opozitës tregon fundin e një shteti. Kryemadhi thekson se ky është një sulm i pastër politik, dhe se qeveria dhe prokuroria kanë marrë në mbrojtje krimin dhe kriminelët duke braktisur përfundimisht qytetarët.
Më tej Kryemadhi thekson se sot askush të mos shpresojë që do të qëndrojnë gjithë kohës në pushte dhe se krimet që po bëjnë nuk kanë për tu ndëshkuar, pasi sapo opozita të marrë pushtetin çdo krimineli dhe bashkëpunëtori në krim do t’i tregohet vendi.
Ja çfarë shkruan Kryemadhi
Në kohën kur krimi është shtrirë në çdo segment të qeverisë së Rilindjes, prokuroria thërret për të dëshmuar kryetarin e opozitës.
Në kohën kur kryetari i grupit parlamentar të PS është dukshëm dhe faktueshëm i përfshirë në afera kriminale, Arta Marku dhe Donika Prela, në shurdhësi dhe verbëri kriminale zbatojnë urdhërat e Edi Ramës, duke shënuar fundin e një shteti normal dhe duke firmosur regjimin kriminal dhe të diktaturës mafioze të tij.
Ky i fundit, edhe pse në krye të prokurorisë ka kukullat e veta, sërish nuk paraqitet për t’u përballur me akuzat dhe denoncimet që opozita ka dorëzuar për të. Sepse Edi Rama i frikësohet jo vetëm padive të opozitës në prokurori, por edhe vetë atyre që ka emëruar atje.
Sepse asnjë shërbëtor, sado i bindur, nuk mund ta mbrojë më frymëzuesin dhe zbatuesin e kriminalitetit që po mbyt çdo strukturë funksionale të shtetit.
Vajtja e sotme e kryetarit të opozitës në prokurori është shenja e fundit e qartë se ky pushtet ka rënë!
Frika që i ka pushtuar tashmë nuk njeh më asnjë barrierë ligjore.
Dhe për këtë, përgjegjësi do të mbajnë të gjithë ata që sot drejtojnë policinë dhe prokurorinë me porositë e Edi Ramës dhe të vasalëve të tij.
Askush mos të mendojë dhe shpresojë se shërbimi antiligjor që po iu bëhet personave të veshur me pushtet politik dhe që mbajnë përgjegjësi direkte për vepra kriminale do të mbetet pa u ndeshkuar.
Banditët dhe pushtetarët që iu shërbejnë atyre janë njësoj përgjegjës me ata që fshehin dhe shtrembërojnë prova, apo më keq akoma, shkelin ligjin për ti shërbyer pushtetit.
Opozita e ka të qartë aksionin e saj për çrrënjosjen e krimit dhe bandave nga drejtimi i shtetit.
Askush në botën e qytetëruar dhe në mes të Europës nuk mund ta mbajë gjatë pushtetin duke përdorur mafian dhe pushtetin e pakufizuar.
Dhe lufta pa kompromis ndaj kriminalizimit të pushtetit, përfshirë dhe veglat që i shërbejnë, do të jetë përparësi e misionit tonë, për largimin e një qeverie që drejtohet, jo më nga Edi Rama, por nga mafia që e ka marrë peng atë.