“Dëshmitari X”, “Babalja” apo Albert Veliu është lënë i lirë sot, nga gjykata në Prishtinë. Ndonëse u ndalua dje për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri, sot gjykata në Prishtinë ka vendosur lirimin e tij.
Në një komunikim telefonik me Neës24, Veliu tha se ka frikë të kthehet në Shqipëri.
Menjëherë pas lirimit, avokati Tomë Gashi, ka publikuar edhe një fotografi me “Babalen” dhe djalin e tij, së bashku me vendimin e gjykatës.
Në një komunikim për me, avokati i Albert Veliut, Tomë Gashi, u shpreh se arrestimi i tij është bërë gabimisht dhe në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, Veliu ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë.
“Kemi dëshmuar se arrestimi i tij ka qenë krejtësisht i paligjshëm. Ka qenë një arrestim i gabuar, pasi këtij i takon në bazë të drejtës ndërkombëtare të jetë i lirë.
Klienti im ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë. Tashmë gjithçka është në rregull, është thjeshtë gabim.
Atij duhet t’i pranohet kërkesa për azil në Kosovë, pasi parishikohet edhe nga e drejta ndërkombëtare.
Ka qenë i arrestuar ditën e djeshme me kërkesën e Interpolit të Shqipërisë. Ai është plotësisht i sigurtë, është me mua”, tha avokati Gashi.
Ndërkohë vetë “Babale” është shprehur shkurt, “Jam i liruar, jam mirë, jam me avokatin bashkë. Për mua do të flasë ai. Ju faleminderit dhe mirupafshim!”.
Prishtina “rrëzon” Ramën, lirohet Babalja”: Kam frikë të kthehem në Shqipëri
“Pako e mirë” që mori Alizoti, 200 mijë eurot e premtuara nga Balla?
Ëshmitari I rremë I Prokurorisë dhe qeverisë në përgjimin e Agron Xhafës deklaronte në një bisedë se Balla I kishte premtaur 200 mijë euro, ndërsa në një bisedë tjetër të zbardhur vetëm 24 orë më parë, Alizoti thoshte se kishte marrë një “pako të mirë” ndërsa priste të takonte Taulantin nga Librazhdi. Pyetja që shtrohet është nëse Alizoti ka marrë 200 mijë eurot e premtuara nga Balla kur ai thotë “pako e mirë” në këmbim të dëshmisë së rremë?
Fredi Alizoti, njeriu që dyshohet si “aktori” i përdorur nga Policia dhe Prokuroria për të justifikuar rrëzimin e akuzave për “trafik narkotikësh” të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë një panoramë të re dhe implikimin e zyrtarëve të lartë policorë dhe të Partisë Socialiste në këtë çështje.
Në një bisedë të lirë, të përgjuar nga një person tjetër dhe të transmetuar video-audio në emisionin “Opionin” të Blendi Fevziut, shtetasi Alizoti flet për një premtim 200 mijë euro që Taulant Balla i ka bërë atij për të përgënjeshtruar deklarimet e Alfred Veliut, personit që denoncoi Geron Xhafajn si të përfshirë në trafik narkotikësh.
Prokuroria ka justifikuar qëndrimi e saj se e gjithë situata është fryt i kallëzimit të rremë të Alfred Veliut, bazuar në disa përgjime të bëra ndaj Alizotit. Në këto përgjime, të cilat duken më shumë të “nxitura” nga Prokuroria, Alizoti flet me të tjerë persona, të cilëve u shpreh shqetësimin se “nuk ka marrë 200 mijë eurot që i kanë premtuar”.
Sipas prokurorisë, kjo shprehje konfirmon faktin që audio-regjistrimi Alfred Veliu-Geron Xhafaj është i sajuar, ku Alizoti ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm. Gjithashtu, Prokuroria aludon se, për këtë “sajesë”, Alfred Veliu dhe Fred Alizoti do të paguheshin 200 mijë euro.
Por, në dritën e fakteve të reja, rezulton se, në fakt Alizotit i janë premtuar 200 mijë euro, siç deklaron ai vetë në videon e transmetuar mbrëmjen e së Hënës. Por, kjo shumë, atij i është premtuar nga kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, vetëm e vetëm për të përgënjeshtruar audio-regjistrimin real të Geron Xhafaj.
Më poshtë janë disa pjesë nga përgjimi më i fundit, ku Alizoti përfshin Taulant Ballën në “pazarin 200 mijë euro”, me anën e të cilit do të realizohej “përgënjeshtrimi” i bisedës mes Albert Veliut dhe Geron Xhafaj:
Fredi – Tani do më dëgjosh ti mua?
Tjetri – Po?
Fredi – Nga 200 ulu 100
Tjetri – Pse do të takonte Taulanti (Balla) ty te prokuroria psh?
Fredi – Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.
Tjetri – Si të ka marrë?
Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …
Fredi – Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë me prokurorinë, ç’është një lokal aty.
Tjetri – Po, ka shpinë aty
….
Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.
Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.
Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…
Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.
Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?
Fredi – po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë
Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?
Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.
Tjetri– Si, të erdhi të mori ty nga atje?
Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.
Superskandal në Prokurori, zhduken 120 faqe transkipte të dëshmitarit të rremë, edhe bisedat me Ballën
Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Krimeve të Rënda janë përfshirë në një skandal të madh.
Mësohet se janë zhdukur 120 faqe transkripte rreme të Fredi Alizotit.
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook se, faqet që mundojnë në numrin rendor janë vjedhur nga mercenarët e bandës kriminale të qeverisë.
‘Kjo ka ndodhur për ti shpëtuar demaskimit të plotë tyre’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja denoncimi i plotë i ish-kryeministrit, Sali Berisha:
Superskandal ne Prokurori!
Zhduken ne Prokurori nga Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij kriminale 120 faqe transkripte te regjistrimeve te bisedave te deshmitarit te rreme Fred Alizoti, te cilat sipas OPGJ dixhitale implikonin direkt ne krimin e shemtuar te manipulimit te kallp dishmitarit, mafiozet Rama, Xhafa, Balla, Geron Veliu.
Faqet qe mungojne ne nr rendor te faqeve te transkriptuara jane vjedhur nga mercenare te bandes kriminale te qeverise per ti shpetuar ata nga demaskimi i plote i implikimit te tyre ne manipullimin e deshmitarit te rreme Alizoti.
Rikujtoj ketu se operacionet e vjedhjes se dosjeve te dokumentave top sekret madje edhe te gjithe serverit filluan me prokurorine e Durresit fill pasi Edvin Kristaq Rama u shpall krye,krye,krye bandit i narkoshtetit.
Lidhur me zhdukjen, vjedhjen e te pakten 120 faqeve te bisedave telefonike me Faqezi Drogen, Taulant Begon, Don Agaçion dhe Geron Xhafen, te Fred Alizotit, deshmitarit te rreme dhe te burgosurit vullnetar te Edvinit, nuk ka asnje hetim dhe askush nuk e di nese ato jane vjedhur sapo kane dale nga serveri i prokurorise, sepse kane qene te shenuara gjate degjimit nga pergjuesi, apo ato u vodhen nga i keqshfrytezuari 40-41 vjeçari mercenar special i klikes kriminale ne pushtet.
Por pavaresisht nga vendi i krimit, kjo ngjarje e shemtuar eshte nje thirrje per te gjithe qytetaret e ketij vendi per te shporrur sa me pare kete klike kriminale, qe ka rikthyer farsat dhe proceset e kohrave me te zeza te policise sekrete hoxhiste.
5 të vrarë në 12 orë, me Ramën kryeministër, krim, varfëri dhe frikë për jetën
Partia Demokratike është deklaruar sot lidhur me numrin e lartë të vrasjeve që janë regjistruar brenda pak orësh.
Deputetja Grida Duma deklaoi nga selia blu se kjo situatë ndodh se Policia nuk bën detyrën, por është vendosur e gjitha në mbrojte të ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tij, ndërsa Prokuroria ngre akuza ndaj opozitës.
5″ të vrarë në pak orë ndërsa Fatmir Xhafaj dhe qeveria e tij flasin për ulje krimi. Kjo është drejtësia kriminale e Edi Ramës. E kishim thënë se kjo do të sillte vetëm krim dhe varfëri për njerëzit e ndershëm.
Deklarata e plotë e Grida Dumës
Në një kohë që policia e Fatmir Xhafajt është ngritur e gjitha në këmbë, për të mbrojtur vëllanë e tij trafikant droge, Shqipëria është zhytur në kaos dhe kriminalitet.
Nuk ka kaluar as një javë nga ngjarja e rëndë në ish-bllok, ku bandat u përleshën me armë pak metra larg zyrës së kryeministrit, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 5 persona dhe plagosur disa të tjerë.
Mbrëmë një 13 vjecare humbi e dërrmuar me armë në bark, një vdekje fëmije aq e rëndë sa mjekët dyshonin nëse ishte goditje me armë prerëse. Një krim që ka fytyrën e varfërisë mjerimit dhe abandonimit, ku dhe dëshmitarët familjarë janë aftësi të kufizuara për të dëshmuar.
Dy orë më parë sërish raportohet një plagosje me armë në Tiranë, i plagosuri në spitalin e traumës.
Jo ditë pas ditë, por orë pas ore vendi është në panik në pasiguri të plotë.
Ndërsa policia është vendosur e gjitha në shërbim të vëllait të Ministrit të Brendshëm, puna e saj është si të fabrikojë prova kundër një gazetari, kundër medias, denoncuesve dhe opozitës.
Ministri Fatmir Xhafaj, i kapur mat ndërsa i siguron mbrojtje vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, flet për aksione imagjinare kundër krimit, nxjerr letra me statistika.
Ndërkohë krimi godet çdo orë në çdo skaj të Shqipërisë.
Drejtori i Policisë së Shtetit, i emëruar nga Agroni/Geroni merret me shoqërimin e aktorëve të dyshes Rama-Xhafaj dhe i shërben Task Forcës e cila është ngritur vetëm për të shpëtuar familjen mafioze të ministrit.
Pesë të vrarë vetëm për 24 orë, ndërsa Fatmir Xhafaj dhe vartësit e tij flasin për ulje të krimit.
Nuk mund të ndodhë ndryshe, kur vetë qeveria, kryeministri dhe ministri tij ndërsejnë gjithë llumin kriminal në publik, dhe pastaj i strehojnë në familjen e tyre si vlera.
Kjo është mendësia kriminale që Edi Rama me qeverinë e tij i ngulitin në kokë shqiptarëve nga mëngjesi në darkë. E kishim thënë dhe po provohet që do të sillte veçse krim varfërim dhe frikë për jetën e njerëzve të ndershëm.
Shqipëria është në duart e krimit, sepse krimi është mendësia me të cilën qeveris Edi Rama.
Partia Demokratike i bën thirrje atyre burrave dhe grave që rrezikojnë jetën në detyrë që të kryejnë detyrën e tyre pavarësisht tradhtisë që iu bëjnë drejtuesit politikë të ministrisë së Xhafajt.
Koha e tyre po mbaron.
Partia Demokratike garanton shqiptarët, por veçanërisht ata burra dhe gra të ndershëm në policinë e shtetit që sakrifikojnë të mos shiten, që shumë shpejt policia e shtetit do të kthehet në funksionin e saj.
OKB jep alarmin për të ardhmen e planetit
Një grup pune i Kombeve të Bashkuara publikoi një raport që paralajmëron rreth rrezikut të madh që i kanoset planetit në të ardhmen, nëse ngrohja globale nuk mbahet në minimumin e saj. Ekspertët bëjnë thirrje për marrjen e masave, për të shmangur pasojat që mund të çojnë në thatësirë të skajshme, zjarre, përmbytje dhe mungesë të ushqimit për qindra miliona njerëz.
Në raportin e Grupit Ndërqeveritar të Punës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike detajohet se si klima e tokës, shëndeti dhe ekosistemet do të ishin më mirë, nëse udhëheqësit botërorë do të gjenin një zgjidhje si të kufizonin në të ardhmen ngrohjen e shkaktuar nga njeriu me gjysëm gradë Celsius mes viteve 2030 dhe 2052, në vend të objektivit prej 1 gradë, për të cilin është rënë dakort në shkallë botërore.
“Mesazhi është se vendet duhet të bashkëpunojnë. Ata duhet të ndërmarrin veprime bashkëpunuese dhe të koordinuara nëse duam të arrijmë qëllimin e një 1.5 gradëve ngrohje. Zgjidhja u takon qeverive në këtë fazë. Ne u kemi dhënë faktet shkencore, provat dhe kostot. U takon qeverive të vendosin çfarë të bëjnë me të”, thotë Jim Skea, bashkëkryetar i grupit të punës.
Disa nga përfitimet e kufizimit të ngrohjes globale drejt objektivit më të ulët lidhen me më shumë se gjysmën e atyre njerëzve që vuajnë nga mungesa e ujit, me vdekjet që shkaktohen nga nxehtësia, smogu dhe sëmundjet ngjitëse. Gjithashtu kufizimi i grohjes globale do të shpëtonte nga shkrirja e pakthyeshme akullin e Antarktidës perëndimore si dhe shumicën e botës së shkëmbinjve koralorë prej zhdukjes. Së fundmi grupi i punës u takua në Korenë e Jugut për të finalizuar raportin. Ky i fundit u hartua me kërkesën e vetë qeverive në vitin 2015, pasi u ra dakort për një pakt botëror për të trajtuar çështjen e ndryshimeve klimatike.
Rreziku nga ndotja e hapësirës me mbeturina

Shkencëtarët e hapësirës thonë se satelitët dhe objekte të tjera të hapësirës që flururojnë rreth Tokës, përfshirë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ndodhen në një rrezik përherë e më të madh për përplasjen me mbeturina në hapësirë. Inxhinierët janë duke punuar me intensitet për heqjen e mbeturinave që kërcënojnë satelitët me vlerën e miliona dollarëve.
Problemi i mbeturinave të hapësirës mund të zgjidhet me dy mënyra, thotë Luisa Innocenti, drejtoreshë e zyrës për një Hapësirë të Pastër, në Agjencinë Europiane të Hapësirës, ESA:
“Pikësëpari, ne duhet të ndalojmë ndotjen. Së dyti, duhet të heqim mbetjet nga hapësira.”- thotë ajo.
Të dyja këto metoda janë të vështira për t’u zbatuar.
Nuk ka ende një marrëveshje ndërkombëtare për minimizimin e mbetjeve në hapësirë, megjithëse vende të veçanta kanë rregulla për heqjen nga orbita të pajisjeve jo funksionale, apo eleminimin e të ashtuquajturave “varrezave në orbitë”.
Ndërkohë, sasia e mbetjeve vazhdon të rritet, ngaqë përplasjet e ndryshme në hapësirë lenë pas copra të vogla, të pakapshme.
Shkencëtari i ESA-s Jesus Gil Fernandez, thotë se agjencia po eksperimenton me një krah robotik, që kap copra të mëdha mbetjesh dhe i çon ato në zona më të sigurta:
“Ne përdorim kamera, që vendosen tek krahu robotik, për të riprodhuar lëvizjen e satelitit rreth objektit që duam të kapim dhe ta nxjerrim nga orbita.”- thotë ai.
Shkencëtari italian Michele Lavagna thotë se satelitët e vjetër mund të kapen me rrjeta speciale:
“Koncepti është i ngjashëm me veprimet e peshkatarit në det. Kemi një rrjetë shumë të madhe dhe nga distanca përpiqemi të mbështjellim me të satelitët,- thotë Lavagna.
Të tjerë shkencëtarë të ESA-s, si Benoit Bonvoisin, po studjojnë mundësinë e ndërtimit të satelitëve më pak të rrezikshëm, duke pakësuar ndotjen si të hapësirës, edhe të Tokës.
“Tani po përpiqemi të kuptojmë se ç’ndodh me materialet që përdorim. Pastaj do të shohim se si t’i përmirësojmë ato, – si mund të punojmë për një koncept sateliti. Duam të kuptojmë si lidhen apo si shkëputen pjesët e satelitit nga njëra-tjetra në mënyrë që të kemi satelitë më të sigurtë kur i afrohen fundit të jetëgjatësisë që krijojnë më pak mbetje në Tokë,”- thotë Bonvoisin.
Por tani për tani, nuk është caktuar ndonjë datë për operacionin e parë të mbledhjes së mbetjeve hapësinore në botën reale.
Gazetarët investigativë britanikë: Putini gënjeu për çëshjten Skripali
Themeluesi i grupit investigativ britanik Bellingcat thotë se presidenti rus Vladimir Putin gënjeu kur tha se nuk kishte takuar kurrë asnjë prej dy të dyshuarve për sulmin në Angli me substancën nervore helmuese Novichok. Besohet se dy agjentët rusë kanë udhëtuar me emra të rremë në Salisbury në muajin mars, në një përpjekje për të helmuar ish-agjentin rus Sergey Skripali. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Zlatica Hoke, zoti Putin i ka nderuar dy të dyshuarit me medalje të federatës ruse lidhur me operacionet e tyre të fshehta në Ukrainë.
Gazetarët investigativë britanikë dhe kolegët e tyre rusë identifikuan personin e dytë mes dy të dyshuarve të filmuar nga kamerat në Britani si Aleksandër Mishkin, një mjek që punon për Shërbimin e Zbulimit Ushtarak rus.
“Fakti më interesant është se atij i ështe dhënë ylli i heroit të Rusisë, çmimi më i rëndësishëm për një ushtarak. Në një raft të shtëpisë gjyshja e tij ka një fotografi të Vladimir Putinit tek i vendos yllin në gjoks”, t- hotë Roman Dobrokhotov i organizatës ruse të lajmeve “The Insider”.
Sipas hetimeve Vladimir Putini ka nderuar si Alexander Mishkinin ashtu edhe të dyshuarin tjetër Anatoli Chepiga lidhur me operacionet e tyre në Ukrainë. Më parë Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar se i njeh të dyshuarit. Të martën Kremlini refuzoi të komentojë rreth gjetjeve të reja.
“Fakti që Putini e ka mohuar se dinte diçka mbi këtë çështje është një gënjeshtër e qartë. Ne ia kemi dalë ta kapim dy herë në gënjeshtër Putinin, pasi edhe i dyshuari tjetër që identifikuam ishte një hero i Rusisë dhe e ka marrë dekoratën, nga vetë Vladimir Putini”, – thotë Eliot Higgins i Grupit Investigativ Bellingcat.
Por sipas një analisti ushtarak rus, për politikanët në Moskë, fakti që kapen duke gënjyer është i parëndësishëm.
“Të gjithë në Rusi besojnë se “nachalnik” pra elita qeverisëse gënjen gjithmonë dhe kjo është ajo që pritet prej tyre, të thonë gënjeshtra. Kemi të bëjmë me tjetër shoqëri, ky nuk është Perëndimi”, – thotë Pavel Felgenhauer.
Analistët thonë se shtypi rus kanë shumë gjasa të ngrejë dyshime rreth aftësive të shërbimit sekret pas operacionit të dështuar. Por një ligjvënës britanik paralajmëron rreth nënvlerësimit të Moskës në këtë drejtim.
“Mendoj se për ne është e rëndësishme të kuptojmë kërcënimin që paraqesin shtetet autoritare që përdorin sulmet kibernetike, spiunazhin tradicional dhe vrasjet si dhe sigurohemi që të mbrojmë veten, Britaninë, Francën, të gjitha shtetet evropiane dhe Amerikën”, – thotë Bob Seely.
Ish-agjenti rus Sergey Skripali dhe vajza e tij Julia u helmuan me Novichok-un që operativët e dyshuar rusë mendohet se e kishin vendosur në hyrje të shtëpisë së tyre. Skripalët ia dolën t’i mbijetojnë sulmit ndërsa në një incident që nuk lidhet me rastin, një grua britanike vdiq si pasojë e kontaktit me agjentin nervor ushtarak.
Presidenti Trump, optimist për fitoren e republikanëve në zgjedhjet e nëntorit
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të enjten se është optimist për republikanët në zgjedhjet mbarëkombëtare për kongresin muajin e ardhshëm, si dhe për rizgjedhjen e tij në vitin 2020.
Aktualisht republikanët kanë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.
“Mendoj se republikanët janë shumë të motivuar,” u tha zoti Trump intervistuesve në emisionin e preferuar prej tij, “Fox & Friends”. Kjo, tha ai, për shkak të ekonomisë së fuqishme amerikane dhe konfirmimit javën e kaluar nga Senati kandidaturën e gjyqtarit Brett Kavanaugh për në Gjykatën e Lartë. “Unë vërtet besoj se do të dalim mirë. Mendoj se do të jemi të suksesshëm”, tha Presidenti.
Parashikimi i Presidentit Trump për zgjedhjet e 6 nëntorit, kur mandati i tij katërvjeçar ndodhet në gjysmën e parë, bie ndesh me prirjet historike që favorizojnë partinë politike jashtë pushtetit, në këtë rast demokratët, për zgjedhjet e mesmandatit.
Përveç kësaj, sipas analistëve të pavarur që u referohen anketave, demokratët janë gati të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërkohë që republikanët ka gjasa të ruajnë shumicën e tyre të vogël në Senat.
Presidenti Trump tha se nëse demokratët marrin kontrollin e Dhomës, “ne do të na duhet të luftojmë deri në fund” gjatë dy viteve të ardhshme “sepse ka një grumbullim urrejtjeje” kundër tij dhe politikave të tij. Disa demokratë kanë thënë tashmë se në qoftë se marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ata kanë në plan të nisin procedurat e shkarkimit kundër presidentit Trump si dhe hetimin e financave të tij personale apo programeve qeveritare që ai ka ndryshuar pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë në janar 2017.
Megjithatë, zoti Trump tha se nëse demokratët marrin Dhomën, ka mundësi që të shkojmë mirë së bashku”, sepse ai dhe demokratët mund të arrijnë marrëveshje për shpenzimet e infrastrukturës, pasi të dyja partitë do të dëshironin riparimin e autostradave dhe urave të rrënuara të vendit.
Sa i përket vitit 2020, Trump nuk pranoi të thoshte nëse nga demokratët ka ndonjë rival të mundshëm, të cilit t’i frikësohej në garën për një mandat të dytë katërvjeçar.
Disa demokratë, përfshirë ish-nënpresidentin Joe Biden, thonë se nuk do të jenë gati të thonë para fundit të vitit nëse do të fillojnë një fushatë mbarëkombëtare kundër zotit Trump.
Presidenti Trump tha se me ekonominë në gjendje të mirë, “nuk e kuptoj se përse pse nuk do të dilja mirë në zgjedhje. Brenda më pak se dy viteve ne kemi më shumë se çdokush tjetër në histori,” tha ai.
Megjithatë, sondazhet tregojnë se votuesit vazhdimisht nuk e miratojnë punën e Presidentit Trump në detyrë, Aktualisht rreth 53 përqind nuk e pëlqejnë punën e tij kundrejt 43 përqind që e miratojnë atë.
Thirrja e kreut të opozitës në prokurori, krim shtetëror! Frika ndaj regjimeve nuk ringjallet më!
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar me tone të ashpra ndaj thirrjes në prokurori të kreut të opozitës Lulzim Basha.
Nishani shkruan në rrjetet sociale se thirrja e kreut të opozitës në prokurori, pse opozita denoncoi një përdhunues të lidhur me pushtetin, është krim shtetëror.
Ish-presidenti shpreh bindjen se frika ndaj rregjimeve nuk ringjallet dot më në Shqipëri !
Ja postimi I plotë I ish-Presidentit
“Thirrja e Kryetarit të Opozitës në Prokurori, pse opozita denoncoi një përdhunues të lidhur me pushtetin është një krim shtetëror.
Frika ndaj rregjimeve nuk ringjallet dot më në Shqipëri!”
I mbijetuari i masakrës në Mat rrëfen minutat e tmerrit
Pavarësisht se mori dy plumba, Astrit Hani fatmirësisht i mbijetoi masakrës së djeshme në Mat, ku një 51-vjeçar vrau me kallashnikov 3 punonjës të bashkisë Mat. Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku këta punonjës po kryenin punime. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e Astrit Hanit, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Burrelit, ndërsa ka marrë 2 plumba në kofshën e djathtë. Në një gjendje tejet të rënduar psikologjike, por jashtë rrezikut për jetën, Hani tregoi minutat e tmerrit, kur pa se si Kujtim Koxha, kryetar i PS për këtë zonë, qëllonte me breshëri automatiku tre kolegët e tij dhe atë vet.
Ai tha se dy orë para ngjarjes autori i krimit kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin. Madje Hani shokon me dëshminë e tij, ndërsa shton se babai i një prej viktimave, (Mentor Hoxhës), i kishte lënë porosi pronarit të lokalit që ta qeraste Koxhën me një gotë raki nga ana e tij.
“Kujtimi ishte dy orë para ngjarjes në atë lokal. Ishte ulur bashkë me Hamit Buçin. Pak më vonë, babai i një nga viktimat, Mentor Hoxhës, e qerasi me një dopio raki Kujtimin dhe më pas u largua. Aty ishin të gjithë punonjësit e bashkisë, edhe shoferët e makinave dhe varrmihës, po punonin për rrugën. Unë isha poshtë makinës (shoferi i një prej mjeteve të bashkisë) se po e shihja se dha një defekt, dhe pash që Kujtimi po debatonte me viktimat. Dëgjova që u thoshte “Jam unë këtu, jo ju” dhe kur iku i ofendoi. Madje ai tha; ‘do ta shihni për pak se kush jam unë’”, tha i mbijetuari.
Më tej Hani pohoi se gjithçka ndodhi gjatë kohës që ata ishin të gjithë duke ngrenë drekë, ndërsa autori i ngjarjes ishte larguar prej aty 20 minuta më parë. Hani rrëfeu për ‘BalkanWeb’ edhe skenën e tmerrshme se si ndodhi ngjarja, kur Kujtim Koxha u shfaq në derën e lokalit, ku më parë kishte pirë me një nga viktimat. “U largua për 20 minuta, se aq siç duket e kishte shtëpinë larg prej aty. U fut në derë me automatik, dhe një çantë në dorë. Të parin qëlloi Mentor Hoxhën dhe më pas hapi zjarr me automatik tek të tjerët. Vëllai i pronarit të lokalit që ishte tek banaku, pas dere e kapi nga duart dhe i ngriti automatikun lartë dhe plumbat prekën tavanin. Po mos të kishte qenë ai do ishin 13 viktima brenda në lokal”, tha Hani.
Po ashtu “BalkanWeb” ka arritur të mësojë të tjera detaje rreth ngjarjes, ndërsa pohon se Koxha ishte një person me problematik në fshatin e tij. Raportohet se para disa ditësh Koxha kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. 51-vjeçari kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.
Mes të tjerash bëhet e ditur se Koxha kishte shkuar në vendin ku ndodhi krimi me një automatik me një karikatorë të mbushur, dhe një tjetër e kishte e mbante në xhep. Fatkeqësisht nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital. Sakaq, policia arrestoi autorin rreth dy orë pas ngjarjes, ndërkohë që familja e tij është marrë në mbrojtje për shkak të frikës nga një hakmarrje e mundshme nga familjet e tre viktimave.