22.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Masakra e Matit/ Vrasësi ka qënë disa herë i arrestuar por është liruar sepse është kryetar i PS

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ka dhënë detaje rreth masakrës të ndodhur në Mat ku shtetasi Kujtim Koxha vrau me automatik tre persona. Ai ndër të tjera shkruan se nga dëshmitë okulare, vrasësi u ka thënë punonjësve të Bashkisë së Matit: “Largoni makineritë, pse do e shtroni rrugën apo që të fitoni zgjedhjet”.
Qytetari thotë se, vrasësi ka shumë precedent të mëparshëm, por që janë mbyllur nga policia e Matit, për faktin se ai ishte kryetar i Partisë Socialiste.
Postimi i plotë i ish-Kryeminsitrit Berisha në Facebook
Autori i masakres, Kujtim Koxha eshte kryetar i Partise Socialiste.
I ekzekutoi duke u thene:
“largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet?” Punonjesit i kane thene ik se nuk te pyesim ty.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Doktor pershendetje sapo jam kthyer nga Mati. Nga deshmitar i ngjarjes (e takova personalisht). Me tha se vrasesi eshte kryetar i PS te zones, dhe se para se t’i vrase u ka thene “largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet ?” Keta i kane thene ik se nuk te pyesim ty. Ka mare armen e i ka qelluar.
Vrasesi eshte njeri me shume precedente disa here denoncuar dhe per konflikte e ngjarje ordinere po cdo here eshte liruar e ia kane mbyllur çeshtjet. Ne policine e Matit ka nje dosje te gjere denoncimesh.

Skandalet “Rilindase” nuk paskan fund

Nga Naim Hasani

Që do të degradonte “Rilindja” ma kishte marrë mendja, por që të degjenerojë kështu kokë e këmbë krim, mafje, drogë dhe zhgënjim të përmasave të papara në Europë, nuk me kishte shkuar mendja as mua as shumë shqiptarëve.
Mirë ata që e votuan, po të tjerët që u larguan edhe pse shpresuan. Shpresa vritet përditë dhe në fund, paradoksi më i madh në Shqipëri është se gjithë fajet i ka “opozita” dhe “Rilindja” vazhdon të shkatërrojë Shqipërinë dhe shqiptarët si “fanar i pashuar”.
Shpresojmë për një Shqipëri ndryshe, por nëse vazhdon kështu e mbuluar nga krimi në çdo cep, vështirë se do të këtë qeveri që të kthejë besimin e shqiptareve se e ardhmja e tyre është puna dhe djersë a jo krimi dhe droga.
Frikësimi i shqiptareve dhe ndjellja e frikës për mos shprehur mendimin e lirë nga përfaqësuesit e opozitës në Shqipëri dhe kërcënimi i tyre me arrestime dhe gjyqe famëkeqe, është një shprehje e qartë se si ka degraduar sistemi demokratik në Shqipëri.
Është detyra e opozitës dhe gjithë popullit shqiptar për të refuzuar me përbuzje një politike famëkeqe të nëpërkëmb dhe shtyp të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve në Republikën e Shqipërisë edhe pse një vend aspirant për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Është një turp i jashtëzakonshëm për të gjithë kombin tonë kur shikon sa poshtë ka rënë banaliteti i pushtetit në Shqipëri, ku në çdo qytet dhe rrethina, ai mbahet në këmbë nëpërmjet frikës dhe terrorit të grupeve kriminale me mburoje të fortë pushtetarësh. Përballja me këtë fenomen të shëmtuar është detyrë patriotike dhe qytetarë e çdo shqiptari të ndershëm që beson sadopak në të ardhmen Europiane të Shqipërisë, pas 30 vitesh tranzicion, dhe jo vetëm detyrë e një partie dhe aq më shumë e një lideri te vetëm z. Lulzim Basha. Rilindja e vërtetë të filloje nga shpirti i çdo shqiptari të ndershëm për të jetuar i lirë dhe pa frikë në shtëpinë e tij dhe me një qeveri që i shërben interesave popullore e jo oligarko – kriminelëve. #Koha për tu zgjuar….

Kush është dëshmitari i Prokurorisë që është burgosur për të shpëtuar vëllanë e ministrit Xhafaj

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi deklaron se e njeh mirë Fredi Alizotin, personi që akuzohet se ka bërë manipuluar zërin e Agron Xhafës në një video përgjimi, por njëkohësisht edhe personi që deklaroi pak ditë më par në një tjetër video se eksponentë të lartë të policisë dhe të Partisë Socialiste i kanë ofruar një shumë të madhe parash për të thënë që e ka manipuluar ai këtë zë.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti Baçi tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si “Fred hajduti” dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë dhe policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.
“Shumë lokale të Fierit e njohin se vete dhe u kërkon ndonjë 10 mijë lekëshe. Ai është hajdut ordiner. Unë vetë disa herë i kam dhënë para. Më kërkonte lekë dhe i kam dhënë disa herë 10 mijë lekëshe Fred hajdutit, se kështu e njeh qyteti”, tha deputeti Baçi i cili njëkohësisht është edhe kryetari i degës së PD në Fier.
Baçi sqaroi se nuk është e vërtetë që Albert Veliu e ka kunat Alfred Alizotin. “Unë i njoh mirë të dy, sepse e ëma e Veliut është nga Fieri dhe është familje e nderuar, por nuk Babalja nuk ka asnjë lidhje me Fredi Alizotin”, tha Baçi.
Fredi Alizoti është dëshmitar i prokurorisë. Ai i doli përzot audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm duke thënë se “kam qene unë ai që kam bërë rolin e Agron Xhafës në biseden telefonike me Albert Veliun (Babalja)”.
Kësisoj pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet dhe çoi nën akuzë Fredi Alizotin dhe Albert Veliun (ky i fundit do vije nga Kosova). Sakaq nën akuzë është dhe gazetari Olldashi që publikoi audio-përgjimin.
Pasi çështja mbërriti në gjykatë, deputeti i PD, Ervin Salianji deligjitimoi dëshmitarin e prokurorise, duke publikuar nje video-pergjim në “Opinion”, ku Fredi Alizoti tregonte se i është bërë shantazh për të pranuar se ka qenë aktor në audio-përgjim.

Përgjimi i Alizotit nxjerr zbuluar Ballën: Po pres krahun e kundërt, Taulantin

Deputeti demokrat Ervin Salianji i cili është vendosur nën akuzë nga prokuroria ka zbardhur sot në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 një pjesë të përgjimeve nga transkriptet e Prokurorisë që publikoi në “Facebook”. Salianji tha se është një pjesë e skandalit “Xhafaj gate”.
Në përgjimet e ‘imituesit’ të Agron Xhafajt sipas tij, Fredi Alizoti i thotë një mikut të tij se ka marrë një pako të mirë.
“Ka një evoluim të çështjes. Nuk bëhet më debati publik nëse ka qenë apo jo zëri i Agron Xhafajt.
Ne kemi publikuar nëj video, e keni parë që e kam nxjerrë gjatë një debati televiziv ku aktori i fabrikuar nga qeveria pranon që e merr Ard Veliu dhe Taulanti. Këto fakte dhe prova janë të njëjta me provat e prokurorisë. Faktohen dhe nga përgjimet që ka bërë vetë prokuroria e shtetit shqiptar.
Po ju them vetëm një pjesë të këtij skandali ‘Xhafaj gate’, skandalin më të madh në fabrikimin e provave për të mbrojtur një person që është vëllai i ministrit të brendshëm dhe vetë ministrin.
Alizoti me nr. tel 091 në fund thotë në datën 1.6.2018 në orën 5:20 dy apo 3 orë para se të vinte në prok flet me një mikun e tij dhe i thotë 5 min dhe vjen drejt i policisë së Fierit dhe i thotë mora një pako të mirë.
Unë jam person nën hetim dhe si person nën hetim mund të kem të gjitha provat. Këto janë dokumente zyrtare të Prokurorisë që kanë shkuar në gjykatë.
Prokuroria ka marrë disa mjete aty këtu për të mbajtur në detyrim paraqitje Jetmir Olldashin. Në datë 29 maj thuhet ‘ça do bëjmë me atë shokun nga Librazhdi’.

Dy ditë para 1 qershorit. Thotë më është ofruar një gjë e mirë nga një palë tjetër. ‘Taulanti nga Librazhdi’”, deklaroi Salianji.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi nëse bëhet fjalë për deputetin e PS Taulant Balla, Salianji tha ‘më thoni një tjetër Taulant nga Librazhdi’.
Zbardhja e transkriptit të bisedës telefonike:
0682029700- numri i personit që merr në telefon
0676494091- Numri i telefonuesit që përgjigjet.
091: Alo
771: Alo
091: E vlla
771: Hë mo vlla, ça bën ti
091: Jam jam me një shok po pres, ca bën ti?
+700: Hiç vlla ja ka pak punë në Durrës.
091: O vlla
+700: hHe?
+091: Fola edhe me Salen, kupton thashë mos të ngelet qefi të ha në besë kupton?
+700: Fol.
+091: E po pres të vi Taulanti tani.
+700: Kush?
+091: Taulanti, Taulanti.
+700: Cili?
+091: Taulanti, Taulanti.
+700: Krah i kundërt eee?

Krim mjaft i rëndë, vritet 13-vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Babrrusë në Tiranë, ku një 13-vjeçare është vrarë me armë zjarri. Sipas të dhënave paraprake, thuhet se vajza e mitur, plagën e ka marrë në bark.
Zbardhen detajet e para nga vdekja e sotme e vajzës 13-vjeçare në Tiranë. Nga të dhënat paraprake, mësohet se minorenia është vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të pazbardhura. Mësohet gjithashtu se plagën e ka pasur në bark.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një minorene ka ndërruar jetë, sapo ka mbërritur në spital, nga babai i saj.
Ende mbetet enigmë shkaku, ndërsa Policia vendore, bën të ditur se, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Burime nga policia thanë se 13-vjeçarja ose mund të jetë vetëvrarë, ose mund të jetë viktimë e krimit brenda familjes.
Situata bëhet më tragjike dhe e vështirë për tu zbuluar, pasi e gjithë familja dyshohet se është pjesë e komunitetit shurdh-memecë.
Informacion paraprak i policisë
Më datë 11. 10. 2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Berisha: Bomba e përgjimeve hedh në erë shtetin e bandave

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas publikimit të telefonatave të Fredi Alizotit me drejtorin e Policisë seë Fierit ku thotë se ka marrë një pako prejt tij dhe pret të takohet me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Bomba e pergjimeve te vet Prokurorise hedh ne ere shtetin e banditeve Rama – Xhafa – Balla – Velia!
Te dashur miq, jo vetem kamera e fshehte por dhe vet pergjimet e Fred Alizotit nga Prokuroria vertetojne lidhjen e tij direkte me Taulant Begon dhe Ardi Xhafen si dhe pagesen qe ju be atij per te luajtur rolin e piste qe i ngarkoi Kallam Deshtaku me Faqezi Drogen.
Lexoni pergjimet e Prokurorise te bisedava te zbardhura midis Fred Alizotit, nje mikut te tij dhe drejtorit te policise se Fierit, ne te cilat ai pohon se eshte lidhur me te Taulant Bego Yaris, drejtori i pergjithshem i policise famozi Ardi Xhafa. sb
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka vijuar me publikimin e fakteve lidhur me Fredi Alizotin, kunatin e “Babales”, i cili pretendon se ka aktruar si Agron Xhafaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka publikuar transkriptet e disa telefonatave të Fredi Alizotit, në një prej të cilave ai shprehet: “Dëgjo mua dëgjo, ej, 5 minuta vjen më merr Drejtori i Përgjithshëm i Fierit këtu. pesë muhabete i ka bërë. Mora një pako të mirë”.
Në postimin e tij Salianji shprehet:
“XhafajGate!
Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.
Si u fabrikua “aktori”?!
Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!
Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë”. Sipas tij ky është “Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare”, ndërsa paralajmëron duke thënë: “Deri tani kemi parë shumë pak.

Zbardhaj e plotë e përgjimit të Alizotit
Fredi – Tani do më dëgjosh ti mua?
Tjetri – Po?
Fredi – Nga 200 ulu 100
Tjetri – Pse do të takonte Taulanti ty te prokuroria psh?
Fredi – Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.
Tjetri – Si të ka marrë?
Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …
Fredi – Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë me prokurorinë, ç’është një lokal aty.
Tjetri – Po, ka shpinë aty
Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.
Fredi – E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok
Tjetri – Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë.
Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.
Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…
Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.
Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?
Fredi – po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë
Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?
Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.
Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje?
Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.

Tjetri – S’ke faj që je i lodhur e je friksum o burrë, s’ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë
Fredi – Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla.
Tjetri – Po mirë pra mirë, presion është
Fredi – Unë kam berë ç’nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta ropqira. Unë qetë, me qetësi, kupton ti.
Tjetri – E ça thotë rrugës
Fredi – Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S’kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndenjt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë…
Tjetri – Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti?
Fredi – Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë
Tjetri – Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte?
Fredi – Me kostum
Tjetri – Te ça lokali ishit?
Fredi – Te një lokal aty mbrapa.
Tjetri – Te pallatet e Sadriut?
Fredi – Unë s’të gënjej o vlla
Tjetri – Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha
Fredi- se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu..
Tjetri – O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensiunum që ishe. Po ta regjistroje veten qëparë e ta shifshe veten tate, do thojshe paskam qenë me gjithë mend n’siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s’do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjonat, se nesër i bie përgjegjësia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur..

Fredi – Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra
Tjetri – Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrumentat. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithshëm, që për mu është procedurë jo normale..
Fredi – Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë
Tjetri – Ore nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç’punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda?
Fredi – Ça të them unë tani?
Tjetri – Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithshëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s’është drejtor.
Fredi – Ai, bashkë me shoferin. Unë s’ju gënjëj ore.
Tjetri – Ça date ka qenë?
Fredi – Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1.
Tjetri – Në ç’orë, natën apo ditën?
Fredi – Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite
Tjetri – E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty?
Fredi – Po, në darkë më kanë çuar.
Tjetri – Dhe ty të priste Taulanti aty jashtë?
Fredi – Aty jashtë.
Tjetri – E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj?
Fredi – Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s’di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi ropqiri. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin.

Tjetri – Të bëri noj çik presion Taulanti?
Fredi – Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës.
Tjetri – Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë.
Fredi – Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.
Tjetri – Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?
Fredi – Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…
Tjetri – e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?
Fredi – Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.
Tjetri – Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha?
Fredi – Po ku janë e (qesh)
Tjetri – Po pra, po për ça do t’i jepte lekët ai, për kot?
Fredi – Siç i kanë këta, aman ore
Tjetri – E ça donte ai të me thënë ti ?
Fredi – Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s’di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastelërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë.
Tjetri – Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.
Fredi – Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.
Tjetri – Edhe? Numër policie është ai?
Fredi – Numri i këtij o vlla, privat.
Fredi – Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

Avokati i Babales: I rrezikohet jeta, Kosova do të respektojë të drejtën e azilit

Pas arrestimit të Albert Veliut ‘Babales’ ditën e sotme në Kosovë ka ardhur dhe reagim i i avokatit të tij Tomë Gashi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ avokati shkruan se klienti i tij është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë per Krime të Rënda në Tiranë.
Por sipas tij “Gjykatat ne Kosove do ti respektojnë te drejtat e personave qe kerkojnë azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove”.
Postimi i plotë:
Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu i njohur si BABALJA shtetas i Shqiperise.
Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij i eshte lejuar kerkesa per azil ne Kosove deri me 29.11.2018.
Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise.
Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojne te drejtat e personave qe kerkojn azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove.

Si u pagua Alizoti, telefonata: Për 5 minuta vjen Drejtori i Përgjithshëm, i mora një pako të mirë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka vijuar me publikimin e fakteve lidhur me Fredi Alizotin, kunatin e “Babales”, i cili pretendon se ka aktruar si Agron Xhafaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka publikuar transkriptet e disa telefonatave të Fredi Alizotit, në një prej të cilave ai shprehet: “Dëgjo mua dëgjo, ej, 5 minuta vjen më merr Drejtori i Përgjithshëm i Fierit këtu. pesë muhabete i ka bërë. Mora një pako të mirë.”
Në postimin e tij Salianji shprehet:
“XhafajGate!
Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.
Si u fabrikua “aktori”?!
Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!
Kushdo mund t’i shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë”. Sipas tij ky është “Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare”, ndërsa paralajmëron duke thënë: “Deri tani kemi parë shumë pak”.
Penalizimi i Ballës
Prokuroria për Krime të Rënda ka mundësinë të arrestojë dhe të marr në akuzë Taulant Ballën e Ardi Veliun, pikërisht me të njëjtat argumenta që ajo ka justifikuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Albert Veliun, i cili denoncoi përfshirjen e Agron (Geron) Xhafaj në trafik narkotikësh.

Në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës, Prokuroria për Krime të Rënda bazon kërkesën e saj për arrestimin e denoncuesit Veliu, bazuar në disa përgjime të “aktorit” Fred Alizoti me disa persona të tjerë, në të cilat ky i fundit flet për audio-regjistrimin Albert Velliu-Geron Xhafaj si për një “situatë të sajuar”.
Prokuroria, duke e analizuar në mënyrë psikologjiko-filozofike, i ka dhënë këtyre përgjimeve vlerën e provës.
Ja se çfarë thuhet konkretisht në kërkesën e Prokurorisë, pikërisht për vlerësimin e përgjimit të kryer ndaj Fred Alizotit: “Bisedat e artikuluara dhe të shpenguara të bashkëbiseduesve tregojnë se nuk kanë asnjë lloj dyshimi që po përgjohen dhe kanë një sens të pangatërrueseshëm, bisedat janë spontane. Si rrjedhojë mund të pohohet se situatat e paraqitura në përgjimet e sipërpërmendura u përgjigjen saktësisht realitetit të fakteve. Ato kanë vlerë provuese, pasi flet vetë personi.
Në bindjen tonë, këto përgjime kanë vlerë të plotë provuese, janë biseda tërësisht spontane. ….”.
Këtë artikulim të Prokurorisë e krahasojmë me situatën e bisedës së regjistruar të Fred Alizotit, e cila u bë publike në emisionin “Opinion”. Alizoti i tregon bashkëbiseduesit të tij se, në 1 qershor 2018, pra në kohën kur Prokuroria për Krime të Rënda kishte nisur hetimin për vëllain e Fatmir Xhafaj, ai është marrë me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe është dërguar tek Prokuroria për Krime të Rënda.

Po sipas kësaj bisede, Alizoti tregon se në ambjentet jashtë Krimetë të Rënda është takuar me një “prokuror nga Kruja, 40, 40 e ca vjeç”, si edhe më pas është ulur në kafe me deputetin socialist Taulant Balla. Në bisedën e regjistruar, Alizoti tregon se atij i janë premtuar 200 mijë euro nga Taulant Balla për të dhënë një dëshmi, në bazë të të cilës të përgënjeshtrohej dëshmia e Albert Veliut për përfshirjen e Agron (Geron) Xhafaj në trafik narkotikësh.
Kjo ishte pak a shumë thelbi i bisedës ndërmjet Fred Alizotit dhe një bashkëbiseduesi tjetër. Në bazë të këtij regjistrimi, mund të bëhet lehtësisht krahasimi me argumentin e Prokurorisë për t’i dhënë vlerë vërtetësie përgjimit telefonik që ajo ka kryer ndaj Fredi Alizotit.
Prokuroria e cilëson të vërtetë përgjimin e saj mbi Alizotin, duke deklaruar se “biseduesi nuk janë në dijeni që janë nën përgjim”, si edhe “bisedat janë sponante dhe, si të tilla, prezantojnë saktësisht realitetin”.
I njëjti argument mund dhe duhet të përdoret edhe në rastin, kur Alizoti tregon se është shoqëruar nga Ardi Veliu dhe i është premtuar 200 mijë euro nga Taulant Balla. Në pamjet e transmetuara në “Opinion”, duket qartë që Fred Alizoti është i lirshëm në bisedën e tij. Ai nuk është në dijeni që është nën regjistrim dhe gjithçka që ai ka folur ka qenë spontane gjë që, sipas terminologjisë që ka përdorur prokuroria për përgjimin e tij telefonik, “i përgjigjet saktësisht realitetit të fakteve”.
E gjithë kjo, do të thotë që, me të njëjtin argumentin, për të cilin kërkoi arrestimin e Albert Veliut, Prokuroria për Krime të Rënda të kërkojë arrestimin e dy zyrtarëve shumë të lartë shtetërorë, Taulant Balla dhe Ardi Veliu.

Protesta para kyeministrisë për Teatrin, aktori: Pas 1 ore mund të jemi në komisariat

Qytetarë, artistë dhe aktivistë të shumtë kanë vazhduar protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe sot pasi presidenti Meta ktheu sërish ligjin që parashikonte shembjen e godinës së teatrit.
Protestuesit kanë marshur drejt kryeministrisë ku i kërkojnë Ramës të tërhiqet nga ky ligj që parashikon shembjen e Tearit Kombëtar.
Ata kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë që sipas tyre duhet të tërhiqet pasi “kjo qeveri ka rënë”.
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci në fjalën e tij tha se pas 1 ore organizatorët mund të jenë në komisariat pavarësisht se para tre orësh ata kanë bërë kërkesë për ndryshimin e itinerarit të protestës.
“Kemi vajtur tre orë përpara sipas rregullave për ndryshim itinerari dhe s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ne organizatorët pas 1 ore mund të jemi në komisarit. Është e sigurtë deri sa s’kanë dalë policët diçka po mbrujnë”, tha Goci.
Ndërkohë ai u bëri thirrje edhe deputetëve të opozitës që nëse marrëzia e kryeministrit vazhdon për shembjen e godinës, ata të ngujohen në godinë së bashku me artistë dhe aktivistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.