30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Policia pyeste të plagosurin me thikë që më pas vdiq: “A ke ndonjë shqetësim?”, nuk e çuan në spital

Të tjera detaje mësohen lidhur me vrasjen me thikë të Holti Hajdarit mbrëmjen e djeshme në zonën e Misto Mames në kryqytet.
I riu mësohet se është qëlluar 12 herë me radhë me thikë në të gjithë trupin, ndërsa ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm. Viktima do të kishte shpëtuar nëse policia do ta kishte dërguar menjëherë në spital. Një dëshmitar ocular tregi për Fax News se, policia vajti në vendgjarje dhe e pyeste të plagosurin, “a ke ndonjë shqetësim?”, duke e lënë aty në vend që ta dërgonte në spital.
Gazetarja e Fax News, Eksiola Shehu raporton se, një nga pistat ku dyshon Policia është ajo e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe konflikteve që ka pasur për këtë shkak me persona të tjerë.
Holti Hajdari jetonte i vetëm në banesë, dhe punonte në një lavazho në kryeqytet. Babai i tij jetonte në Greqi, ndërsa nëna ka ndërruar jetë pak kohë më parë.
Nuk dihet ende nëse është tërhequr trupi i viktimës nga morgu. Mësohet se sherri ka nisur që në banesë për të vijuar më pas gjatë gjithë rrugicës së banesës, ku dëshmitarë shprehen se kanë dëgjuar dhe të bërtiturat.

Një prej banorëve të lagjes dhe dëshmitar i vrasjes me thikë shprehet se në banesën e Holtit vinin shpesh të rinj që merrnin drogë, po sipas tij, vetë viktima nuk merrej me shitjen e lëndëve narkotike.
Banori tregon se e ka gjetur Hajdarin të shtrirë në rrugicë, dhe saktëson se ambulanca ka vonuar me rreth një orë që të shkonte në vendngjarje. Dëshmitari shprehet se Holti i ka treguar se e ka plagosur i njëjti person si herën e shkuar.
Po ashtu dëshmitari tregon se Hajdari edhe më parë është plagosur me kaçavida dhe me mjete të forta, dhe policia nuk ka marrë asnjë masë për mbrojtjen e tij, pavarësisht se vetë banorët thonë që kanë denoncuar faktin se në banesën e Hajdarit vazhdimisht shkonin persona të rrezikshëm dhe konsumues droge.
‘’Ja mu këtu ka qëndruar një orë shtrirë, derisa desha me e kapur vetë në kurriz dhe ta çoja në spital. Vrasësi ishte me kapuç më tha, policisë ia tha emrin ja tregoi. Në ato momente më tha vetëm kaq, ‘’ishte ai që më ra herën e parë”. Te shtëpia e tij vinë rreth 50 drogaxhinj, policia ka qenë e njoftuar dhe nuk ka ndërhyrë.
Ata i jepnin ndonjë 2 mijëlekësh Holtit, ka qenë njeri pa njeri. Ka qenë shumë njeri i mirë, as nuk vidhte, fillova tu qa kur e mora vesh. Faji ka qenë i ambulancës dhe i policisë që nuk ka bërë punën. Unë isha bashkë këtu me fëmijët e mi. Vrasësin e pashë, iku për në drejtim të Misto Mames, ishte me kapuç”, shprehet banori i përlotur.

Gomonia me 3 milionë euro drogë nga Shqipëria kapet në Leçe, në pranga dy shqiptarë

Një tjetër gomone me drogë nga Shqipëria është sekuestruar në orët e para të mëgjesit të sotëshëm nga roja bregdetare italiane.
Në mjetin lundrues janë sekuesstruar rreth 300 kg drogë dhe janë vënë në pranga 2 skafistë shqiptarë.
Roja bregdetare italiane ka identifikuar gomone me një ngarkesë të dyshimtë në bord, në afërsi të plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole të provincës së Lecces, duke u vënë mënjëherë në ndjekje të saj.
Dy skafistët sapo kanë nuhatur ndjekjen nga roja bregdetare italiane kanë shtuar shpejtësinë duke mbërritur në bregdet, ku kanë braktisur mjetin lundrues e janë larguar në këmbë.
Policia pyjore e Lecces ka mundur të kap dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyrore “Le Cesine.”
Në gomone roja bregdetare e financës italiane ka sekuetruar 294 kg marijuanë dhe 16 kg hashash me një vlerë përfitmi tregu mbi 3 milionë euro.
24 orë më parë një tjetër gomone me 354 kg marijuanë e trafikuar nga Shqipëria u kap në Adriatik nga roja bregdetare italiane dhe në pranga u vu një 41 vjeçar italian me banim në Lecce.
Ndaj dy skafistëve shqiptarë rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Këshilltari amerikan i Thaçit jep dorëheqjen dhe e akuzon për tradhëti kombëtare

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.
Ai disa herë ka kundërshtuar idenë e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ka thënë se është alternativa më e keqe për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.
Dorëheqjen e tij, siç mëson Koha Ditore, ai e ka dhënë sot. Thotë se nuk mund të marrë pjesë në një plan të propozuar për ndarje, që, siç thotë ai, ka të meta strategjike dhe në thelb kundërshton vlerat e tij.
Phillips,është drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia të Neë Yorkut. Ai shërbeu si Këshilltar i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, nën presidencën e Clintonit, Bushit dhe Obamës. Autori i “Liberating Kosovo: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja e SHBA-së”, Phillips punoi edhe me Ambasadorin Richard C. Holbrooke në Bosnje dhe Kosovë.
Lexoni të plotë deklaratën e dorëheqjes së Phillipsit:
Unë kam punuar për pavarësinë e Kosovës mbi tridhjetë vjet, si zyrtar amerikan në Capitol Hill, në ‘think-tanks’ si Këshilltar për Marrëdhëniet me Jashtë, si dhe studiues në Universitetin Kolumbias. Qeveria e Kosovës së fundmi më ka kërkuar të shërbeja si këshilltar në dialogun Kosovë-Serbi.

U pajtova sepse besoja se mund të arrihej një marrëveshje duke e fuqizuar pushtetin, duke rritur sundimin e ligjit dhe duke rritur presionin nga bashkësia ndërkombëtare në Serbi për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran brenda kufijve të saj aktual.
Disa në institucionet e Kosovës po ndjekin një rrugë tjetër.
Ata pranojnë korrigjimin e kufijve, duke dhënë territor në Serbi. Unë besoj se ndarja apo korrigjimi i kufijve është marrëveshje e keqe, e cila nuk do të normalizonte marrëdhëniet me Serbinë apo do ta vendoste Kosovën në një pozicion për të fituar njohje më të madhe globale. Ithtarët e korrigjimit të kufijve besojnë se mos-njohësit e BE-së do të pranonin një Kosovë të rikonfiguruar dhe se SHBA-ja mund ta bindë Rusinë dhe Kinën që të heqin kundërshtimin e tyre ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB. Nuk ka bazë të njohur për këtë përfundim.
Për më tepër, korrigjimi i kufijve përfaqëson një tradhti historike të popullit kosovar.
Ajo minon parimet demokratike të multikulturalizmit dhe pluralizmit politik për të cilin shumë prej tyre kanë vdekur në Ballkanin Perëndimor, transmeton Koha.net.
Është potencialisht e rrezikshme, destabilizuese dhe mund të çojë në dhunë dhe fragmentim të përtërirë.
Unë nuk mund të marrë pjesë në planin e propozuar të ndarjes që ka të meta strategjike dhe në thelb kundërshton vlerat e mia. Si parim i kam informuar edhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës për synimin tim për të dhënë këtë dorëheqje, që të mos marrë pjesë në ndarje.
David L. Phillips
Prishtinë, Kosovë
11 Tetor 2018

Masakra në Mat sepse Kryetari i PS nuk lejonte shtrimin e rrugës nga frika se PD fiton zgjedhjet

Autori i masakrës në Fier ka pasur si qëllim të mos lejojë riparimin e rrugës sepse nëse ajo do të bënte në llogjikën e tij do të fitonte zgjedhjet PD. Një qytetar ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në Mat ku shtetasi Kujtim Koxha masakroi me automatik tre persona. Ai I ka shkrtuar ish-kryeministrit Berisha, ku ndër të tjera I thotë se nga dëshmitë okulare, vrasësi u ka thënë punonjësve të Bashkisë së Matit: “Largoni makineritë, pse do e shtroni rrugën apo që të fitoni zgjedhjet”.
Qytetari thotë se vrasësi ka shumë precedent të më2parshëm por që janë mbyllur nga policia e Matit, për faktin se ai ishte kryetar I Partisë Socialiste.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit
Autori i masakres, Kujtim Koxha eshte kryetar i Partise Socialiste.
I ekzekutoi duke u thene:
“largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet?” Punonjesit i kane thene ik se nuk te pyesim ty.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Doktor pershendetje sapo jam kthyer nga Mati. Nga deshmitar i ngjarjes (e takova personalisht). Me tha se vrasesi eshte kryetar i ps se zones,,dhe se para se ti vrase u ka thene “largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet ?” Keta i kane thene ik se nuk te pyesim ty. Ka mare armen e i ka qelluar.
Vrasesi eshte njeri me shume precedente disa here denoncuar dhe per konflikte e ngjarje ordinere po cdo here eshte liruar e ia kane mbyllur ceshtjet. Ne policine e Matit ka nje dosje te gjere denoncimesh.

Rrefimi i pronarit te lokalit
Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Qazim Karrosi, ka dëgjuar një debat të shkurtër mes punonjësve të bashkisë dhe bashkëfshatarit të tij.
Ky i fundit, siç ai shprehet, iu kërkonte atyre me ngulm të fliste me kreun e bashkisë së Burrelit, pasi, siç ai shprehet, mesa duket, kërkonte që t’i rregullonin rrugën që të çonte për tek shtëpia e tij.
Por pas një debati të shkurtër mes tyre, Kujtim Koxha ka shkuar për të marrë armën automatike në banesë dhe më pas është kthyer duke shkaktuar edhe masakrën e rëndë.
Z. Karrosi, a e njihni autorin që shkaktoi këtë masakër në lokalin tuaj?
Po. Është Kujtim Koxha, banor këtu në fshatin tonë Shëlli. Shtëpinë e ka afro 500 metra poshtë lokalit tim.
E keni takuar sot (dje)?
E takova rreth orës 10:00 te lokali im. Ka pirë dy gota raki dhe pastaj doli. Ka qenë bashkë me Hamit Buçin, njërin nga viktimat, i cili është po ashtu banor i fshatit tonë.
Si nisi konflikti mes tij dhe punonjësve të bashkisë? Ju e dëgjuat debatin mes tyre?
Afro një orë para ngjarjes, ai u takua me punonjësit e bashkisë, shoferë e fadromistë. Ata patën parkuar mjetet para lokalit tim. Unë isha afro 100 metra larg sepse po punoja diçka. Nuk e kam dëgjuar të plotë bisedën, por kur Kujtimi (autori) ngriti zërin, u thoshte atyre “Më jepni numrin e kryetarit të bashkisë, Nezir Rizvani, dua të bisedoj me të”. Nuk e dëgjova çfarë përgjigje mori nga punonjësit e bashkisë, por e pashë kur u largua i nervozuar dhe zbriti pyllit poshtë drejt shtëpisë së tij.
Çfarë ndodhi më tej?
Këta punonjësit e bashkisë u ulën në lokalin tim për të ngrënë drekën.

Vëllai im, që është edhe kryetar fshati, Fatosi, u ka shërbyer me çfarë kishim në lokal. Por disa nga punonjësit kishin marrë ushqimet me vete dhe u ulën sa për të mos ngrënë në këmbë. Askush nuk mendonte se Kujtimi do të kthehej përsëri në lokal.
Si ndodhi ngjarja, e patë ju kur bashkëfshatari juaj u kthye i armatosur?
Ua thashë dhe më lart. Unë po punoja pak metra larg lokalit. Ishte vëllai im në shërbim të punonjësve të bashkisë. E kam parë nga afro 100 metra larg momentin kur Kujtim Koxha i është afruar lokalit dhe kishte armën në dorë. Nga mbrapa tij vraponte e shoqja në tentativë për ta ndaluar. Mesa duket, ajo kishte kuptuar se diçka e keqe do të ndodhte kur ka parë të shoqin që kishte mbërritur në shtëpi i nervozuar dhe ka dalë menjëherë pasi ka marrë armën. Por ajo nuk arriti dot ta ndalonte dhe ai ka qëlluar me breshëri në drejtim të personave që ndodheshin brenda në një distancë të afërt. Dëgjova britma. Ndërkohë, kam parë vëllain që arriti t’i afrohej dhe i ka ulur automatikun. U përleshën derisa ia ka rrëmbyer armën.
Kush i transportoi të plagosurit?
Vrapova drejt vendit. Brenda pak sekondave dyshemeja e lokalit u pushtua nga gjaku. Të plagosurit kishin rënë pa ndjenja. Me ndihmën e disa banorëve të fshatit futëm në makina personat, që, në fakt, ne për tre prej tyre i menduam të vdekur që aty, pasi nuk kishin asnjë shenjë jete. I nisëm drejt Burrelit. Situata ishte shumë e rëndë. Kurrë nuk kam parë një masakër të tillë. Më pas na thanë se kishte vdekur vetëm Mentor Hoxha dhe dy të tjerët, Erzeni dhe Hamiti, ishin në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht, as ata nuk ia dolën.
Përse ndodhi kjo ngjarje, jeni në dijeni të ndonjë konflikti mes tyre?
Nuk jam në gjendje ta sqaroj plotësisht, por Kujtimi, me sa duket, ka kërkuar që bashkia të ndërhyjë edhe në rrugën e lagjes së tij. Sipas meje, nuk kanë faj punonjësit për investimet që kryhen, ata thjesht zbatojnë urdhrat e eprorëve.

Raporti i IOM: Shqipëria ka hapur portat për emigrantët e paligjshëm

Ndërsa rruga e rrezikshme dhe vdekjeprurëse e migrimit të detit Mesdhe njihet tashmë, shifra të reja nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tregojnë se më shumë se një në pesë njerëz që vijnë në mënyrë të parregullt në Evropë e bëjnë këtë nga toka. Një ndër rrugët më të përdorura për këtë qëllim është ajo që kalon edhe nga Shqipëria.
Sipas IOM, lëvizjet migratore të rritura përmes Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina) vazhduan gjatë kësaj periudhe raportuese duke arritur në 18.038 në mes të janarit dhe shtatorit 2018, dhe gati shtatë herë më shumë në 2.675 të regjistruara gjatë gjithë vitit 2017.
Një tjetër rrugë, ajo nga Turqia në Greqi, ka pasur rritje të fluksit migrator, ku autoritetet raportuan një total prej 12,166 të ardhurish nga fillimi i vitit 2018.
“Nëse emigrantët përpiqen të ikin nga toka ose nga deti ne duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm për rreziqet që ata kanë, si dhe modelin cinik të bizneseve të kontrabandistëve që i shfrytëzojnë ato”, tha Lado Gvilava, shefi i Misionit të IOM-it në Turqi.

“Ne e dimë se sapo një rrugë të bllokohet, një tjetër do të hapet. Për sa kohë që njerëzit i shohin vendet e tyre si të pasigurta, ne duhet të punojmë me qeveritë që t’u sigurojmë atyre mbrojtjen që u nevojitet, qoftë në kampe, në lëvizje apo në vende të reja “.
17,966 njerëz që vijnë në Evropë nga janari deri në fund të shtatorit 2018 përfaqësojnë një rritje gati shtatëfish krahasuar me 2,464 të raportuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të IOM.
Ashtu si në vitet e mëparshme, Republika Arabe Siriane, Iraku dhe Afganistani janë vendet më të zakonshme të origjinës të raportuara nga më shumë se 50 për qind e të gjithë emigrantëve dhe refugjatëve të regjistruar në Greqi.
Shumica e emigrantëve (12,816) janë të regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pakistani është vendi më i shpeshtë i deklaruar me një të tretën e ngarkesës së përgjithshme të regjistruar, pasuar nga ata që kanë ardhur nga Republika Arabe Siriane (16 për qind), Afganistani (14 për qind), Republika Islamike e Iranit (11 për qind) Iraku (9 për qind) dhe 29 kombësi të tjera. Në Malin e Zi dhe në Shqipëri, shtetasit sirianë përbënin shumicën (44 për qind dhe 55 për qind respektivisht), pasuar nga ata që erdhën nga Pakistani (18 për qind dhe 10 për qind respektivisht) dhe Irak (7 për qind dhe 8 për qind përkatësisht). /Monitor/

Kequshqyerja dhe pasiviteti, 1 në 6 fëmijë mbipeshë ose obezë

Më shumë se 2 të rritur dhe gati 1 në 6 fëmijë janë mbipeshë ose obezë. Numri i njerëzve obezë është më i lartë në vende si SHBA, Meksikë, Zelandë e Re dhe Hungari dhe më i ulëti në Japoni dhe Kore. Pritet që deri në vitin 2030 numri i njerëzve obezë të rritet edhe më shumë.
Vihet re një lidhje mes pabarazive sociale dhe njerëzve obezë dhe mbipeshë, sidomos te gratë. Kështu, gratë e paarsimuara janë 2 ose 3 herë më të rrezikuara që të jenë mbipeshë, krahasuar me ato më të arsimuara. Në vitet e fundit, disa shtete, si Belgjika, Kili, Finlanda, Franca, Meksika etj, kanë ndryshuar politikat fiskale për të rritur çmimin e produkteve të pashëndetshme si dhe për të inkurajuar njerëzit të ndjekin një dietë të shëndetshme.
Gjithashtu, janë ndërmarrë disa nisma, fushata mediatike, me anë të rrjeteve sociale dhe teknologjive të reja, për të promovuar ushqyerjen e shëndetshme, si dhe ndalimin e reklamimit të produkteve të pashëndetshme, sidomos ato të prodhuara posaçërisht për fëmijët.
Gati 1 në 6 fëmijë janë obezë ose mbipeshë
Pavarësisht politikave dhe nismave që janë ndërmarrë për vite me radhë, numri i fëmijëve mbipeshë dhe obezë është rritur konsiderueshëm që nga viti 2000.
Përqindja e fëmijëve mbipeshë ose obezë të moshës rreth 15 vjeç varion nga 10% në Danimarkë në 31% në SHBA (nga shtetet përfaqësuese në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim).
Një analizë më e detajuar e kryer vit pas viti, ku janë përfshirë fëmijë të moshës 3-17 vjeç në këto shtete, tregon shifra relativisht të njëjta në Francë që nga viti 2012, ndërkohë që trendi është rritur si për djemtë ashtu edhe vajzat në Angli që nga viti 2012, ndërsa që në SHBA është rritur më shumë për djemtë.

Numri i njerëzve obezë dhe mbipeshë pritet të rritet edhe më shumë
Projektimet tregojnë një rritje të qëndrueshme në shifrat e obezitetit të paktën deri në vitin 2030. Nivelet e obezitetit pritet të jenë sidomos më të larta në vende si SHBA, Meksikë dhe Angli, ku 47%, 39% dhe 35% e popullsisë, sipas vendeve përkatëse, priten të jenë obezë deri në vitin 2030.
Ndërsa rritja pritet të jetë më e vogël në vende si Italia dhe Koreja, ku përqindja e njerëzve obezë mendohet të shkojë në 13% dhe 9% deri në vitin 2030, sipas vendeve përkatëse.
Shifrat e obezitetit mendohen të rriten me një ritëm më të shpejtë në Kore dhe Zvicër, ku shifrat kanë qenë historikisht më të ulëta.
Lidhja pabarazi sociale, obezitet dhe mbipeshë.
Në shumë shtete, gratë janë më obeze se burrat, megjithatë, në shtetet OECD, për të cilat ka të dhëna, përqindja e meshkujve obez është rritur me ritme më të shpejta këto vitet e fundit.
Gratë më pak të arsimuara janë gjithashtu 2-3 herë më të predispozuara që të jenë mbipeshë, krahasuar me ato me arsimim më të lartë.
Diferencat janë më të ulëta te meshkujt, edhe pse ka rritje. Diferencat janë shtuar më shumë në Itali, Spanjë, Kore dhe Angli mes viteve 2010-2014, si për burrat ashtu edhe gratë. Ato janë pakësuar për të dyja gjinitë në Kanada, dhe vetëm për burrat në Francë dhe Hungari. Përqindja e njerëzve obezë është rritur me ritme më të shpejta te burrat e paarsimuar dhe gratë me arsim të mesëm. Në SHBA ka ndodhur e kundërta, ku numri i njerëzve obezë është rritur më shumë te njerëzit me arsim të lartë. Edukimi dhe gjendja ekonomike dhe sociale ndikojnë në obezitet. Njerëzit obezë kanë perspektiva më të ulëta për të gjetur punë krahasuar me ata me peshë normale.. Njerëzit obezë gjithashtu janë më pak produktivë në punë për shkak se sëmuren më shpesh, dhe fitojnë 10% më pak se njerëzit me peshë normale.

Politika të reja për luftimin e obezitetit
Gjatë viteve të fundit, janë ndërmarrë një sërë nismash të reja për të luftuar obezitetin. Shtetet kanë marrë disa masa fiskale dhe në çmime, ndërhyrje në shkollë dhe në vendin e punës, ndërhyrje në qendrat shëndetësore, ndryshime në madhësitë e racioneve etj. Sa i përket masave fiskale në veçanti, janë impementuar më së shumti politika taksimi në disa shtetet të OECD (Belgjikë, Kili, Finlandë, Francë, Hungari dhe Meksikë) për të rritur çmimet e ushqimeve të pashëndetshme, si ato të larta në kripë, sheqer, yndyra ose pijet e gazuara. Në vitet e fundit, shumë shtete iu janë besuar mediave sociale dhe teknologjive të reja, për të luftuar problemin me obezitetin.
Etiketat ushqimore ndihmojnë njerëzit të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme
Etiketat ushqimore mund të implementohen në forma të ndryshime, si nëpërmjet listimit të lëndëve ushqyese, logove informative, që tregojnë karakteristikat pozitive dhe negative të një produkti ushqimor. Ka gjithashtu të dhëna që etiketat ushqimore mund të motivojnë kompanitë që të prodhojnë produkte me pak lëndë ushqyese që çojnë në zhvillimin e obezitetit.
Fushatat mediatike rrisin ndërgjegjësimin për ushqyerje të shëndetshme
Janë lançuar një sërë fushatash mediatike për të rritur ndërgjegjësimin publik lidhur me ushqyerjen e shëndetshme në shumë vende të botës. Fushatat mediatike ndihmojnë që të arrihet një audiencë më e lartë. Fushata mediatike “2+5 në ditë” në Australi, për shembull, shërbeu që të rritej konsumimi i frutave dhe perimeve në mbarë popullsinë përgjatë tre viteve të ardhshme. Këto fushata duhet të jenë të vazhdueshme për një kohë të gjatë në mënyrë që të ndryshojnë sjelljet e njeriut për mirë. Në Shqipëri gjithashtu, në kuadër të projektit “Shëndet për të gjithë” (HAP), janë ndërmarrë një sërë nismash për promovimin e ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik, disa të zhvilluara nga shoqata Together for Life.

Rrjetet sociale dhe teknologjitë e reja po shërbejnë për promovimin e ushqyerjes së shëndetshme
Vitet e fundit, fushatat promovuese shëndetësore janë implementuar më së shumti nëpërmjet Facebook-ut ose Twitter-it, ose aplikacioneve mobile të dedikuar shëndetit Sipas analizës që iu është bërë disa studimeve, ka rezultuar që përdorimi i një aplikacioni të dedikuar për telefon ka potencialin të çojë në një ulje të peshës trupore (me rreth 1 kg), si dhe rënie të Indeksit të Masës Trupore (rreth 0.43 kg/m²). Megjithatë, është shumë herët për të vlerësuar efektshmërinë e këtyre fushatave, edhe pse të dhënat e fundit tregojnë se fushata Change4Life në Angli rezultoi me sukses tek audienca e targetuar, ku 58% e të rriturve filluan të konsumonin produkte të bulmetit të ulëta në yndyra.
Rregulla të reja për reklamim nëpërmjet televizorit, radios dhe mjeteve të tjera, për të ulur ekspozimin e fëmijëve ndaj tyre
Të paktën 7 shtete përfaqësuese të OECD i kanë forcuar rregullat për reklama që nga viti 2011. Këto rregulla aplikohen sidomos për reklamimin e ushqimeve potencialisht të pashëndetshme dhe pijeve të ëmbla që janë posaçërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Kështu në vende si Kili, Islandë, Irlandë dhe Meksikë është e ndaluar i reklamave të ushqimeve dhe pijeve në televizor dhe radio gjatë orëve kur fëmijët janë audienca kryesore. Gjithashtu ndalohet reklamimi nëpër shkolla, transporte publike dhe vende të tjera publike (Norvegji).

Tani ranë si grup me turinj në halenë që ndërtuan vetë

Ylli MANJANI

Faji i Fatmir Xhafës nuk ishte aq i madh sa përpjekjet për ta mbuluar skandalin e të vëllait! Sa më shumë gërmohet në këtë çështje aq më zbuluar dalin! Tashmë ai del me shokë të tjerë: Taulanti, Ardi (Veliu) dhe natyrisht Edvini. Këtë të fundit e futi mjeshtërisht në kllapën e tij… Tani ranë si grup me turinj në halenë që ndërtuan vetë. E ndërtuan për të menderosur kundërshtarët, por ranë vetë brenda. Me turinj…
Këta janë reformatorët e shekullit të ri! Për fat nuk u desh shumë kohë për t’i kuptuar se çfarë janë! Tani është koha për të punuar për t’i larguar që aty, se e bënë gjithë vendin halé! Halé dhe territor krimi shtetëror!

Ja çfarë problemesh keni nëse iu del gjumi gjatë natës

Insomnia

Ju ndodh shpesh të ngriheni gjatë natës pas një ëndrre të keqe, për nevoja personale apo thjesht sepse nuk ndihen mire? Ka një shpjegim pse ndodh kjo:
Më së shumti ndodh nga nevojat fizike për të shkuar në tualet apo për të pirë ujë. Mirëpo, nëse ndodh vazhdimisht që të zgjoheni natën në të njëjtën orë, kjo është sepse diçka nuk po shkon mirë me organizmin tuaj.
Mjekësia e lashtë kineze ka ndërtuar një mekanizëm të quajtur ora trupore, në bazë të secilës ju mund të identifikoni, problemet e mundshme shëndetësore, duke u nisur nga orari kur zgjoheni.
Orari kur ngriheni tregon dhe problemin që keni.
Ora 21.00-23.00: Gjatë këtij orari enët e gjakut dhe arteriet janë shumë aktive, gjë e cila tregon probleme shëndetësore që lidhen me sistemin imunitar, tiroidet dhe me lodhjen metabolike. Stresi, ankthi dhe lodhja e ditës ndikojnë ndjeshëm gjatë kësaj faze dhe ju lënë pa gjumë.
Ora 23.00-01.00: Duhet të tregoni kujdes me fshikëzën e tëmthit. Zgjimi i vazhdueshëm në këtë orë ju paralajmëron të ndryshoni sa më parë mënyrën e të ushqyerit. Të hiqni dorën nga ushqimet e përpunuara dhe të konsumoni fruta, perime dhe drithëra integrale.
Ora 01.00-03.00 e mëngjesit: Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të njeriut, e lidhur drejtpërdrejt me eliminimin e toksinave. Zgjimi në këtë orë sinjalizon një mbingarkesë të punës së mëlçisë, prandaj kujdes me dietën dhe reduktoni numrin e cigareve e konsumin e alkoolit.
Ora 03.00-05.00 e mëngjesit: Kjo është koha kur mushkëritë mbledhin oksigjen dhe e shpërndajnë në të gjitha sistemet e tjera duke përgatitur trupin për ditën e re. Gjithashtu ato eliminojnë toksinat e mbetura në gjak. Kujdes, nëse zgjimi në këtë orë shoqërohet me kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, keni nevojë të merrni ajër të pastër.

Masakra e Matit/ Vrasësi ka qënë disa herë i arrestuar por është liruar sepse është kryetar i PS

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ka dhënë detaje rreth masakrës të ndodhur në Mat ku shtetasi Kujtim Koxha vrau me automatik tre persona. Ai ndër të tjera shkruan se nga dëshmitë okulare, vrasësi u ka thënë punonjësve të Bashkisë së Matit: “Largoni makineritë, pse do e shtroni rrugën apo që të fitoni zgjedhjet”.
Qytetari thotë se, vrasësi ka shumë precedent të mëparshëm, por që janë mbyllur nga policia e Matit, për faktin se ai ishte kryetar i Partisë Socialiste.
Postimi i plotë i ish-Kryeminsitrit Berisha në Facebook
Autori i masakres, Kujtim Koxha eshte kryetar i Partise Socialiste.
I ekzekutoi duke u thene:
“largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet?” Punonjesit i kane thene ik se nuk te pyesim ty.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Doktor pershendetje sapo jam kthyer nga Mati. Nga deshmitar i ngjarjes (e takova personalisht). Me tha se vrasesi eshte kryetar i PS te zones, dhe se para se t’i vrase u ka thene “largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet ?” Keta i kane thene ik se nuk te pyesim ty. Ka mare armen e i ka qelluar.
Vrasesi eshte njeri me shume precedente disa here denoncuar dhe per konflikte e ngjarje ordinere po cdo here eshte liruar e ia kane mbyllur çeshtjet. Ne policine e Matit ka nje dosje te gjere denoncimesh.

Skandalet “Rilindase” nuk paskan fund

Nga Naim Hasani

Që do të degradonte “Rilindja” ma kishte marrë mendja, por që të degjenerojë kështu kokë e këmbë krim, mafje, drogë dhe zhgënjim të përmasave të papara në Europë, nuk me kishte shkuar mendja as mua as shumë shqiptarëve.
Mirë ata që e votuan, po të tjerët që u larguan edhe pse shpresuan. Shpresa vritet përditë dhe në fund, paradoksi më i madh në Shqipëri është se gjithë fajet i ka “opozita” dhe “Rilindja” vazhdon të shkatërrojë Shqipërinë dhe shqiptarët si “fanar i pashuar”.
Shpresojmë për një Shqipëri ndryshe, por nëse vazhdon kështu e mbuluar nga krimi në çdo cep, vështirë se do të këtë qeveri që të kthejë besimin e shqiptareve se e ardhmja e tyre është puna dhe djersë a jo krimi dhe droga.
Frikësimi i shqiptareve dhe ndjellja e frikës për mos shprehur mendimin e lirë nga përfaqësuesit e opozitës në Shqipëri dhe kërcënimi i tyre me arrestime dhe gjyqe famëkeqe, është një shprehje e qartë se si ka degraduar sistemi demokratik në Shqipëri.
Është detyra e opozitës dhe gjithë popullit shqiptar për të refuzuar me përbuzje një politike famëkeqe të nëpërkëmb dhe shtyp të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve në Republikën e Shqipërisë edhe pse një vend aspirant për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Është një turp i jashtëzakonshëm për të gjithë kombin tonë kur shikon sa poshtë ka rënë banaliteti i pushtetit në Shqipëri, ku në çdo qytet dhe rrethina, ai mbahet në këmbë nëpërmjet frikës dhe terrorit të grupeve kriminale me mburoje të fortë pushtetarësh. Përballja me këtë fenomen të shëmtuar është detyrë patriotike dhe qytetarë e çdo shqiptari të ndershëm që beson sadopak në të ardhmen Europiane të Shqipërisë, pas 30 vitesh tranzicion, dhe jo vetëm detyrë e një partie dhe aq më shumë e një lideri te vetëm z. Lulzim Basha. Rilindja e vërtetë të filloje nga shpirti i çdo shqiptari të ndershëm për të jetuar i lirë dhe pa frikë në shtëpinë e tij dhe me një qeveri që i shërben interesave popullore e jo oligarko – kriminelëve. #Koha për tu zgjuar….