37.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Shaqiri injoron Liverpulin, zgjedh… Mançesterin

Është shumë e vështirë që një lojtar të banojë në zemrën e qytetit të skuadrës për të cilën luan. Edhe pse do të ishte e vështirë të zhvillonte një jetë normale, pa u ndalur nga tifozët në rrugë. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e futbollistëve zgjedhin të banojnë në periferi. Megjithatë, duket se Xherdan Shaqiri ka ekzagjeruar pak.
Futbollisti zviceran me origjinë shqiptare, i transferuar këtë verë nga Stoke te Liverpool, është prezantuar para tifozëve “Të Kuq” në mënyrën më të mirë: me një gol të mrekullueshëm kundër Manchester United në International Champions Cup. Sulmuesi i krahut ka fituar shumë shpejt zemrat e tifozëve, por duket se kjo mbështetje e madhe e ka shtyrë atë të jetojë “pak” në periferi. Ai që ka marrë numrin 23 të Emre Can, ka deklaruar për të përditshmen zvicerane “Blick” se nuk ka qenë kurrë në qendrën e Liverpulit. Por nuk mjafton me kaq.
Ish-lojtari i Stokes duket se ka një koncept të çuditshëm të periferisë. Pse? Jeton akoma në Mançester, prej ku shkonte në Stoke, në të njëjtën shtëpi ku jetonte edhe vitin e kaluar. Zvicerani ka saktësuar: “Të them të drejtën nuk kam shkuar akoma në qendrën e Liverpulit. Lojtarët e tjerë më kanë thënë se është pak e vështirë për të shkuar, sepse njerëzit vijnë menjëherë dhe të takojnë”.
Gjithsesi, është rasti që dikush të ndihmojë Shaqirin që të gjejë një shtëpi në një zonë më pak periferike. Veçanërisht larg rivalëve të Mançesterit.

Prapaskena e frikshme, Escobar donte të eliminonte një ekip të tërë futbolli

Shumë është thënë dhe vazhdon të thuhet për Pablo Emilio Escobar Gaviria, edhe pse kanë kaluar 25 vite nga vdekja e tij. Ajo e mbretit të trafikut ndërkombëtar të drogës është kthyer në një figurë “kulti”, ashtu si ajo e Al Capone-s, për të cilin janë bërë libra, filma, seriale televizive në të gjithë botën dhe janë organizuar vizita turistike në zonat e frekuentuara nga bosi i Kartelit të Medelin. Por që “El Patron” donte të vriste “El Tigre” Gareca-n, trajnerin aktual të Perusë, kjo është një gjë e re për të gjithë. Zbulimi është bërë nga John Jairo Velasquez, i mbiquajtur “Popeye”, një nga të besuarit e Escobar, për të përditshmen peruane “El Popular”.
Faji i Gareca-s? Ka luajtur me America de Cali, një skuadër që Escobar nuk e pëlqente aspak, duke parë se klubi zotërohej nga vëllezërit që drejtonin Kartelin e Kalit, rivali kryesor i Medelin. Për rrjedhojë, gjatë konfliktit të armatosur mes këtyre dy organizatave kriminale, futbollistët kanë rrezikuar shumë, duke përfshirë edhe “El Tigre”-n. “Pablo Escobar i mbante nën vëzhgim të gjithë lojtarët e America de Cali, ishim në luftë. Dhe Ricardo Gareca ka qenë gjithmonë në shënjestrën e bosit.

Gjithsesi, dashuria e madhe e Escobar për futbollin ka shpëtuar Gareca-n dhe të gjithë lojtarët e America de Cali, sepse u mendua që të hidheshin në erë me një autobombë pasi Karteli i Kalit ka bërë të njëjtën gjë me familjen e Pablo-s”.
Do të dukeshin si skena filmash nëse këto fjalë të thëna për “El Popular” nuk do të vinin nga një prej njerëzve më të afërt të Pablo Escobar. Dhe “Popeye” ka vazhduar duke zbuluar anekdota të tjera që përshkruajnë marrëdhënien e vështirë të Mbretit të Kokainës me futbollin. “Escobar ka urdhëruar rrëmbimin e lojtarëve të America-s për të bindur vëllezërit Rodriguez (kokat e Kartelit të Kalit) të bashkëpunonin me të. Një lëvizje kjo që nuk ka funksionuar dhe ai është kundërpërgjigjur duke vrarë familjen e Pedro Sarmiento, që tani është një trajner i famshëm, por që në atë kohë as ai nuk ka dashur të bashkëpunojë me Escobar”.
“Zotërinjtë e drogës i kanë bërë shumë dëme futbollit kolumbian”, ka qenë përfundimi i “Popeye”.

Mbyllen bastet sportive, por mbetet basti online i Olsi Ramës

Presidenti i Partizanit Gaz Demi dhe Olsi Rama, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Bylis i Ballshit, 0-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nPartizani's President Gaz Demi and Olsi Rama during the Albanian Super League football match derby Partizani vs Bylis of Ballshi, 0-1 at the Qemal Stafa stadium, in Tirana.

Reporter.al njofton se do të mbyllen të gjitha bastet sportive, por do të mbeten bastet online. Një kompani e tillë që merret me bastet online është ajo e lidhur me vëllanë e kreut të qeverisë. Pra, duket se kemi të bëjmë me një ligj i cili i kalon të gjithë trafikun prej qindramilionë eurosh në vit në duart e vëlla Olsit.
Shkrimi i plotë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë një ndryshim në ligjin aktual për Lojërat e Fatit që parashikon mbylljen e të gjitha pikave të basteve sportive që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, krahas mbylljes së dyqaneve të kazinove elektronike me përjashtim të kazinosë së vetme të licencuar aktualisht në Shqipëri si dhe Lotarisë Kombëtare.
Projektligji, i publikuar të Mërkurën në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave, parashikon shtimin e një neni në dispozitat kalimtare të ligjit gjerësisht të pazbatuar të vitit 2015, për të përfshirë në kategorinë e lojërave që mbyllen edhe bastet sportive.
“Organizatorët e kategorive “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë” do të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në datën 31 dhjetor 2018,” thuhet në shtesën ligjore të propozuar nga qeveria.
Ligji aktual parashikonte mbylljen e kazinove elektronike dhe bingove tradicionale të licencuara para hyrjes në fuqi të ligjit me përjashtim të Kazinosë dhe Lotarisë Kombëtare, të cilat janë licencuar me ligje të veçanta. Ligji parashikonte gjithashtu disiplinimin e basteve sportive përmes krijimit të distancave nga njëra pikë bastesh te tjera dhe nga pika e basteve te institucionet arsimore dhe fetare. Propozimi i ri i mbyll në tërësi pikat e basteve fizike, por nuk shprehet për bastet që vihen në distancë, përmes internetit. Në Shqipëri ka një kompani të licencuar nga qeveria aktuale për një aktivitet të tillë.

Me një lojë fjalësh, propozimi i Ramës duket se shpëton nga mbyllja aktivitetin e bingove televizive. Në pikën 2 të propozimit shkruhet: Në pikën 3, [të nenit 71 të ligjit” fjala “… të kategorive …” zëvendësohet me “…të kategorisë…”, ndërsa fjalët “…“Basteve sportive”…” dhe “…“Baste për garat në pistë”…” hiqen.
Pika tre e ligjit aktual shkruan: “Organizatorëve të kategorive Baste sportive”, “Baste për garat në pistë” dhe “Bingo televizive”, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, u fillon afati i vlefshmërisë së licencës, sipas kategorisë përkatëse, dhe janë të detyruar të përshtatin organizimin dhe funksionimin e tyre, të paguajnë tarifën përkatëse të licencimit, sipas dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, deri më 31 dhjetor 2018”. Me ndryshimin e propozuar, kjo pikë bëhet: “Organizatorët të kategorisë “Bingo televizive”, me hyrjen në fuqi të këtij ligji….”
Nëse ligji i propozuar nga Rama miratohet në Kuvendin e Shqipërisë, ka gjasa që në tregun shqiptar të basteve do të mbesin një kazino, një lotari kombëtare, një bingo televizive dhe një kompani e licencuar për baste përmes internetit.
Qeveritë shqiptare të dy dekadave të fundit janë kritikuar shpesh si të kapura nga industria e basteve dhe e bixhozit dhe që kanë dështuar të rregullojnë këtë treg pavarësisht përpjekjeve të shumta. Një ligj i vitit 2004 synonte licencimin e katër kazinove me kosto të lartë licencimi dhe mbylljen e dyqaneve të bixhozit me mjete elektronike, por mbeti gjerësisht i pazbatuar. Në vitin 2013, policia organizoi një operacion të gjerë kontrolli në mijëra pika bastesh për të kapur aktivitetin pa licencë të një pjese të madhe të pikave të basteve, operacion i njohur si “Fundi i Marrëzisë”. Në vitin 2015, Ministria e Financave propozoi një ligj që synonte rrallimin e pikave të basteve në qytetet shqiptare përmes kriterit të distancës 200 metra larg njëra-tjetrës dhe shkollave e objekteve fetare si dhe kufizimit të numrit të pikave deri në 500 për çdo licencë. Por propozimet e deputetëve të maxhorancës 24 orë para seancës plenare sollën dobësimin thelbësor të propozimit përmes uljes së taksimit dhe rritjes së pikave të basteve, plus uljes së distancës në 100 metra. Kapja e parlamentit nga industria e bixhozit u bë më e qartë në vitin 2016 kur një grup deputetësh të maxhorancës dhe opozitës propozuan shtyrjen e zbatimit të ligjit deri në vitin 2018.

Betejat e ardhshme të Angela Merkel, sa e fuqishme është ajo?

Disa analistë e vlerësuan pozitivisht fjalimin e Merkelit në fundjavën që shkoi para rinisë së partisë konservatore, CDU. Ajo i bëri të rinjtë të duken të vjetër, thotë gazeta “Welt.” Merkel mbajti një fjalim me vetëkritikë, por edhe me dëshirën për kundërsulm. E pikërisht para Unionit të të Rinjve të CDU-së, që paraqitet më konservator se partia mëmë dhe prej kohësh ndjek një kurs opozitar kundër kancelares. Ndaj Merkelit në fundjavë pati kritika, por jo revolucion. Një pikë në avantazh për kancelaren.
Ora po troket, por sa shpejt?
Merkel është mësuar me kritikat ndaj saj. Në fillim të mandatit të parë si kancelare në vitin 2005 thuhej, se Merkeli nuk është aq e pjekur politikisht për detyrën e kancelares. Në vitet e mëpasme u zhvilluan zgjedhje me humbje për CDU, por Merkel mbeti në pushtet. Në shumë raste ajo dështimet e saj i ka zgjidhur duke “ndenjur”, siç thonë gjermanët. Këtë e kujtojnë jo pak vetë këto ditë në Berlin, kur – ndoshta me nxitim- bëhet thirrje për fundin e kancelares.
Që fundi një çast vjen, këtë e dinë të gjithë. Çështja që shtrohet është: Kur? Merkel vetë thotë, se ajo është e zgjedhur për këtë legjislaturë dhe ajo zgjat deri në vitin 2021. Por ajo do ta moderojë mirë transferimin e pushtetit, thonë shumë vëzhgues, ndoshta në mesin e mandatit. Në fund të fundit bëhet fjalë edhe për trashëgiminë e saj si kancelare. Por shumë spekulojnë se krizat e deritanishme në koalicionin qeveritar do ta thyejnë kancelaren e do ta bëjnë të largohet. Dhe kritikat bëhen gjithnjë e me zë më të lartë.
Kërkohen pasues për Merkelin
Ajo që të bën të jesh pro transferimit të rregullt është, se nuk ka asnjë pasues aq karizmatik që mund t’i mbledhë kritikët e Merkelit. Politologu, Wolfgang Merkel mendon, se “nëse Merkel nuk reziston, atëherë unioni ka një problem të madh”. Nuk ka një “figurë bindëse”. Megjithatë trazirat kërcënojnë të vijnë. Sepse nga kjo fundjavë Merkelin e përfshin një stuhi politike.
Zgjedhjet në Bavari, ku partia simotër CSU duket se mund të pësojë një humbje historike. CDU qeveris prej vitesh me shumicë absolute. Ndërkohë në sondazhe ajo kap tani rreth 35% të votave. Mund të ketë jo pak vetë që do t’ia hedhin Merkelit fajin për këtë dështim. Kryetari i CSU-së, Horst Seehofer është edhe ministër i Punëve të Brendshme.
Dy javë më vonë pasojnë zgjedhjet në landin e Hesenit. Atje qeveris CDU me Të Gjelbrit, e ky koalicion me gjasë mund të mos zgjidhet më. Kjo do të ishte një tjetër goditje për kancelaren.

Probleme në përgjithësi tek partitë popullore
Që sondazhet kanë vlera të tilla kaq të dobta lidhet me konfliktet e hapura në qeveri. Rasti tipik ishte mënyra e veprimit mes ish-presidentin e Mbrojtjes Kushtetuese, Hans-Georg Maaßen. Në Gjermani vlen parimi i unitetit. Vetëm kështu binden votuesit.
Por megjithatë partitë popullore të njohura si ajo konservatore dhe SPD po zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Ndërkohë të Gjelbrit liberalë dhe partia populiste, AfD po shtojnë votat. Disa madje i shohin këto parti si partitë e reja të forta në plan afatgjatë. Ato janë pole të konfliktit të ri për globalizimin, thotë politologu Werner Patzelt.
Që pushteti i Angela Merkelit dobësohet e tregon këto ditë edhe në një intervistë të deputetit të CDU-së dhe mjaft i fuqishëm tek konservatorët në landin Renani Veriore dhe Vestfali. Në një intervistë për Spiegel ai kërkoi ndryshime strategjike dhe personeli.
Kritika vijnë edhe nga ministri aktual i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe Carsten Linneman, kreu i Shoqatës së Ekonomisë të CDU/CSU-së. 50 Edhe 50 vjeçari Ralph Brinkhaus që fitoi papritur kundër të preferuarit të Merkelit, Volker Kauder postin e kreut të grupit parlamentar, vjen nga landi Renani Veriore-Vestfali.
Pas tejkalimit të zgjedhjeve në dy lande, Merkelin e pret sfida tjetër politike. Kongresi i Partisë Kristiandemokrate, CDU në dhjetor. Merkel do të kandidojë sërish. Por kësaj here ka kundërkandidatë, tre politikanë, por politikanë nga radha e katërt. Koka të CDU-së, si Wolfgang Schäuble kanë bërë të ditur, se do të duan të kenë Merkelin si kryetaren e partisë.
Pra nuk mund të mos e vësh re se po punohet për epokën pas Merkelit. Por Merkel ende ka një bazë të fortë në presidiumin e CDU-së dhe mes ministrave konservatorë.

Xhafaj tërbohet kur gazetarët e pyesin për dëshmitarin e rremë për vëllain e tij

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk i është përgjigjur gazetarëve dhe është larguar duke iu kthyer shpinën sot, pasi e kanë pyetur për dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti në çështjen e audiopërgjimit të vëllait të tij.
Ministri Xhafaj ishte me kreun e Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Zv.Presidentin Peter Henzler për një deklaratë, por nuk iu përgjigj së vetmes pyetje që është në fokusin e politikës këto ditë dhe ka ngjallur debate të shumta.
“Boll kam bërë komente për këtë çështje, se i takon drejtësisë, tha Xhafaj. Kam kulturën që të respektoj autoritetet e drejtësisë. Kjo çështje është një çështje që po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i takon drejtësisë të japë verdiktin për ketë çështje. Unë jam në detyrë me qellim që ti shërbeje vendin tim dhe jam i fokusuar në detyrat e mija. Pala tjetër i del krah krimit duke sulmuar policinë.

Gazeta gjermane: Kryeministri është në humor të keq. Edi Rama më shumë bërtet sesa flet

Edi Rama ka ftuar në Tiranë, një grup gazetarësh gjermanë, me shpresën se kjo do të ndikojë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në BE, me qëllim për të ndihmuar në çeljen e negociatave.
Por duket se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë, pasi gazetarët kanë ikur me përshtypje negative nga Shqipëria.
Gazeta ‘Hannoversche Allgemeine’, e rajonit të Saksonisë, por me ndikim në Gjermani, e nis shkrimin duke theksuar mënyrën se si komunikon Rama.
‘Kryeministri është në humor të keq. Edi Rama më shumë bërtet sesa flet’, shkruan gazeta.
Për më tepër, gazeta shkruan se nuk është vetëm BE që ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë, por në radhë të parë janë shqiptarët.
‘Dyshime për kursin e reformave ka në radhë të parë vetë në Shqipëri,’ shkruan gazeta.
‘Megjithatë, dyshime rreth kursit të reformave të qeverisë shqiptare nuk ka vetëm në Europë. Në Shqipëri vetë, pakënaqësia është e lartë.
Qindra-mijëra njerëz janë larguar nga vendi vitet e fundit- në drejtim të vendeve europiane, por edhe në drejtim të SHBA-së dhe Kanadasë.
Shumica e shqiptarëve vijnë në Gjermani si azilkërkues- pa ndonjë shans për të mbetur këtu. Berlini dhe Tirana kanë punuar së bashku që prej vitit 2015, kur 54mijë shqiptarë kërkuan azil këtu.
Qeveria federale tani po rekruton infermierë nga ky vend, interesi është i madh. Shpesh dëgjon të thuhet: Nëse je i pakënaqur me qeverinë, nuk del në rrugë, por shkon në aeroport’.

Shqipëria, sot është kthyer në djepin e preferuar të kriminelëve për të pastruar paratë

Jorida TABAKU

Indeksi i Baselit vendos alarmin për pastrimin e parave në Shqipëri!
Ndërsa qeveria dhe mazhoranca akuzojnë në kor opozitën se e ka fajin për cdo të keqe që ndodh në këtë vend, Indeksi i Baselit, treguesi më zyrtar për pastrimin e parave, bëhet raporti i dytë ndërkombëtar që vendos alarmin se në Shqipëri po pastrohen paratë e krimit dhe të drogës. Mbas Departamentit Amerikan të Shtetit, Indeksi i Bazelit, nënvizon edhe një herë Shqipërinë si një vend ku pastrohen paratë dhe që nuk ka asnjë përmisim të ndjeshëm në raport me një vit më parë. Lojërat e fatit, ndërtimi dhe hoteleria dhe pikat e këmbimit janë fushat kryesore ku kjo ndodh.
Për fatin e keq, raporti nënvizon që Shqipëria është një vend i përfshirë në afera të korruptive dhe pastrimit të parave. Raportet e Bankës së Shqipërisë që flasin për sasi marramendëse të eurove që blihen nga ajo për të sjellë brenda një logjike ekonomike kursin e këmbimit, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit apo edhe ai i EUROPOL si dhe së fundmi deklaratat e zotit Kukan janë disa prej zërave që transmetojnë të njëjtin shqetësim.

Shqipëria, sot është kthyer në djepin e preferuar të kriminelëve për të pastruar paratë. Indeksi i Bazelit 2018 nënvizon qartë se Lavatriçja më e madhe në Ballkan jemi fatkeqësisht ne, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë përmisime të ndjeshme.
Jo vetëm kaq por në renditjen e vendeve me të ardhura të mesme, ne renditemi pranë Venezuelës, Bostauanas apo edhe Meksikës. Një shenjë tjetër domethënëse është se Shqipëria në këtë raport renditet e treta në renditjen për vendet e Ballkanit Perëndimor duke pasur para vetes Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Përditë e më shumë, gjithnjë e më fort raportet ndërkombëtare flasin për të vërtetat që opozita ka vite që i thërret ndërsa qeveria përpiqet të maskojë të vërtetën me gënjeshtrat që fabrikon në zyrat e propagandës. Ndaj mos u shqetësoni kur të dëgjoni të tjera fjalë për një vend që të gjitha raportet ndërkombëtare fatkeqësisht e konsiderojnë lavatriçen perfekte të parave të pista.
https://index.baselgovernance.org/ranking

Çokollata e zezë dhe vera e kuqe, sekreti i rinisë së përhershme

Është normale që shumica e njerëzve ta adhurojnë çokollatën, por kohëve të sotme shumica janë edhe adhurues të alkoolit, sidomos të verës së kuqe.
Dhe, ndonëse tjerët mund të mundohen t’ju parandalojnë ta bëni këtë për shkak të efekteve të dëmshme që ata mund të thonë se i sjellë konsumimi i këtyre dy gjërave, faktikisht shkencëtarët e thonë të kundërtën, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit (ose disa njerëz mund t’iu referohen nga tani edhe “heronjtë”) kanë zbuluar se kimikalet të cilat gjenden në verën e kuqe dhe çokollatën e zezë, i bëjnë qelizat e vjetra të veprojnë si qeliza të reja.
Duke i konsumuar këto dy produkte, qelizat e vjetra kishin filluar të ndahen dhe të kishin telomere më të gjata.
Ekspertët thonë se ky është hapi i parë në përpjekjen për t’i bërë njerëzit të kenë jetëgjatësi normale, por me shëndet të mirë gjatë tërë jetës së tyre.

Gabimet e përditshme që ju shëndoshin dhe ju prishin humorin

Nuk arrini të dobësoheni? Vëzhgoni çdo ditë sjelljen tuaj ndaj ushqimit dhe gjeni gabimet. Ja se si mund t’ia dilni të gëzoni një mirëqenie fizike dhe psikologjike
Kultura dhe ndërgjegjja e të ushqyerit, para së gjithash, lind në familje, por ka raste kur ajo realisht mungon. Në fakt, sjelljet e gabuara ndaj ushqimit, për të cilat mbase nuk jeni në dijeni, mund të kenë pasoja edhe në moshën e rritur. Gjeni gabimet që bëni në dietë dhe filloni të përmirësoni marrëdhënien tuaj me ushqimin.
Stresi
Sipas një sondazhi të kryer nga Aarhus University Hospital në Danimarkë, stresi i provuar nga një mashkull reduktohet shumë shpejt, sapo mbaron dita e punës. Përkundrazi, grave me moshë mesatare, u duhet më shumë kohë: të paktën, dhjetë minuta në divan. Kështu thonë ekspertët.
Për një grua, ora e relaksit të vërtetë, është nga ora 10 deri në 11 të darkës, pasi mbarojnë të gjitha punët e shtëpisë dhe harrojnë streset e një dite pune. Femrat kanë tendencë të bëjnë më shumë gjëra njëkohësisht, duke arritur të realizojnë pritjet e të gjithë familjes. Megjithatë, stresi ndikon në kontrollin e gjërave dhe kjo mund të përkeqësojë marrëdhënien me ushqimin.
Roli i emocioneve
Sipas murgjve taoistë, ju nuk duhet të hani kur jeni shumë të lodhur, të trishtuar dhe të zemëruar. Ky është një rregull mjaft i mirë, sepse në këto raste, njeriu ka nevojë më shumë për një përqafim, sesa një shfryrje të emocioneve përmes ushqimit. Mësohuni të pyesni veten se si ndiheni. Cili është emocioni që ju ka përfshirë për momentin? Mësohuni të kuptoni se kur keni vërtet nevojë për ushqim. Kur jeni me të vërtetë të relaksuar, keni tendencë të hani më pak, sepse arrini të “dëgjoni” më mirë sinjalet e trupit.

Si hani?
Përtypja në mënyrë të ngadaltë dhe shijimi i ushqimit, do t’ju lejojë të përqendroheni më shumë në atë që bëni…ndërsa, ju ndihmon të mos shkoni përtej asaj që organizmi juaj ka vërtet nevojë.
Edhe për një vakt të thjeshtë, përdorni gjithmonë pirunin dhe thikën: nuk bëhet fjalë për një mënyrë “mondane”, por për t’u bërë të ndërgjegjshëm se çfarë i fusni trupit tuaj. Gabim është edhe ngrënia në këmbë, me shpejtësi, pranë frigoriferit, si dhe në divan përpara televizorit.
Pasioni për kuzhinën
Duhen të paktën 20 minuta që trurit t’i mbërrijë sinjali i urisë; ja përse është ide e mirë që vaktin ta nisni me një sallatë, ose një pjatë me perime të përgatitura në avull. Por, mos ndoshta juve ju pëlqen të “nguleni” në kuzhinë duke përgatitur pjata të ndryshme?
Ushqimi paraqet lidhjet edhe me familjen dhe territorin, megjithatë, lloji i përgatitjes së disa recetave, mund të ndikojë te pasha, shkruan gazeta Shqip. Shmangni ndjekjen e këtij stili të ushqyeri çdo ditë të javës, dhe mësohuni me alternativa më të lehta: për shembull, gatuani më shumë ushqime të ziera sesa të yndyrshme.
Zakone të mira
Krahasuar me kohët e mëparshme, sot, shumë persona bëjnë një jetë më sedentare (ulur, pa lëvizje): zgjidhni një ditë si e diela për pjata të veçanta ndërsa në përditshmëri jepini prioritet perimeve, të gatuara në avull dhe të marinuara me pak vaj ulliri ekstra të virgjër. Ndërkaq, kushtojini kohë patjetër edhe ushtrimeve fizike.
Pesë shqisat
Mos harroni se kur hani pa i kushtuar vëmendje asaj se çfarë po bëni…përgjithësisht përfundohet duke ngrënë më shumë! Ndaj, herën tjetër kur të uleni në tavolinë, ndaluni vetëm për një moment: zgjidhni në mënyrë të ndërgjegjshme atë që do hani, vështroni ushqimin që keni përballë, ndieni aromat dhe imagjinoni shijet. Aktivizoni të gjitha shqisat. Kështu do të jeni më të lumtur në çdo kuptim

Faktet më të paimagjinueshme për trupin e njeriut

Trupi i njeriut është i mahnitshëm, por faktet e mëposhtme do t’jua forcojnë bindjen që trupi i njeriut është një mrekulli e vërtetë.
Këto janë disa fakte fantastike për trupin e njeriut:
1: Rreth 80-90% të asaj që ne e perceptojmë si “shije”, faktikisht është për shkak të shqisës tonë të aromës
2: Zemra juaj rrah rreth 35 milionë herë në vit. Mesatarisht, zemra e njeriut gjatë një jete rrah më shumë se 2.5 miliardë herë.
3: Trupi i njeriut ka rreth 5.6 litra gjak. Këto 5.6 litra gjak qarkullojnë përgjatë trupit tri herë në çdo minutë. Në një ditë të vetme, gjaku udhëton në total 19,000 kilometra – pra katërfish distanca për ta kaluar SHBA-në nga bregu në breg.
4: Zemra i pompon rreth 1 milionë fuçi gjak gjatë një jete.
5: Nëse të gjitha arteret, venat dhe kapilaret e sistemit qarkullues të njeriut do të ishin shtrirë, gjatësia totale e tyre do të kishte qenë 100,000 kilometra. Kjo është përafërsisht dy herë e gjysmë përreth Tokës.
6: Ndonëse kafka duket si një asht i vetëm, faktikisht përbëhet nga 22 eshtra të ndryshëm.
7: Nëse trakti tretës i një personi të rritur do të ishte shtrirë, gjatësia e tij do të kishte qenë nga 6 deri në 9 metra.
8: Qelizat e kuqe të gjakut mund të jetojnë për rreth katër muaj dukje qarkulluar përgjatë trupit, duke i ushqyer 60 trilionë qeliza tjera trupore. Qelizat e kuqe të gjakut i bëjnë rreth 250,000 udhëtime rreth trupit para se të kthehen në palcën e trupit, ku kanë lindur, për të vdekur.
9: Mesatarisht, goja e një personi të shëndetshëm brenda një dite i prodhon rreth 600 mililitra pështymë.
10: Qelizat më të shpejta nervore që bartin mesazhe përgjatë aksoneve të tyre, e bëjnë këtë me një shpejtësi marramendëse prej 431 km/h.