22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Zbulohen mesazhet e ushtarëve të Ballës/ Urdhëri i shefit: Sulmoni sa më shumë Salianjin se pastaj e ha unë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ka kërkuar socialistëve të Librazhdit që të sulmojnë sa më shumë deputetin e PD, Ervin Salianji.
“Vëlla, është porosi nga Taulanti. Fol edhe me grupin dhe futuni tani urgjent se pastaj e ha unë”, shkruhet në mesazhin dërguar socialistëve të Librazhdit.
“E kemi porosi nga shefi që të futemi të gjithë te statuset dhe postet e Salianjit dh eta degjenerojmë fare.
Folë edhe me grupin e Librazhdit dhe futuni të gjithë me komente vlla”, shkruhet në një nga mesazhet që militant i PS i shkruan një tjetri militant.
Urdhëri i Ballës është lëshuar menjëherë sapo Salianji publikoi video-skandalin të martën në “Opinion” ku rrëfehet dëshmitari kyç i Prokurorisë, Alizoti që pretendon se ka qenë ai njeriu që ka imituar zërin e Agron Xhafës.
Në atë video të shkurtër prej katër minutash, Fred Alizoti tregon se si Drejtori i Policisë e ka marrë thuajse peng dhe e ka çuar me makinën e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar nën presion dhe joshje për të deklaruar se zëri në përgjimin e Babales ishte i tiji dhe jo i Agron Xhafës.

Alizoti tregon se në derën e Prokurorisë e ka pritur Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe e ka shoqëruar në ambjentet e Prokurorisë duke i kërkuar që të kalojë në anën e tyre se do ti jepnin para dhe do ta dërgonin jashtë vendit.
Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.
“Je me ne apo me ata”, i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit. Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë.
Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.
Në rrëfimin e tij Alizoti phon se ai nuk dinte asgjë në lidhje me përgjimin që i ishte bërë Xhafës nga babalja dhe se si ishte realizuar. Alizoti thotë se atë e kiishte marrë në shtëpinë e tij Drejtori i policisë bashkë me shoferin e vet. “Ka qenë ora 8 e darkës kur erdhën bashkë dhe më morën.
Më çuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkuan që të pranoja se zëri në inçizim ishte i imi. Aty ishte edhe Taulant Balla”, tregon Alizoti në rrëfimin e tij në videon e transmetuar në “Opinion”.

Plas në PS, Fino-Bushatit në Parlament: Pse qesh, je akuzuar nga PD për vjedhje votash

Një reagim jo miqësor ka ndodhur mes deputetit Fino dhe ministrit të Jashtëm, Bushati në seancën parlamentare të mazhorancës. Ndërsa në podium përfundoi fjalën denoncuese kundër Federatës Shqiptare të Futbollit, Braçe, deputeti Fino, i cili kandidoi përballë Armando Dukës dhe humbi në garën për kryetar të Federatës, është ngritur në këmbë duke duartrokitur fjalimin e Braçes. Kjo ka sjellë reagimin e Bushatit, i cili nga karrigia e tij e ka pritur me të qeshura reagimin e Finos. Pas këtij momenti Fino ka reaguar i revoltuar me Bushatit dhe i është drejtuar me akuza të forta: “Pse qesh, je akuzuar nga PD për blerje votash” I është drejtuar Fino, Bushatit gjë që ka sjellë me pas edhe ngrirjen e buzëqeshjes për Bushatin.
Bushati është akuzuar për vjedhje votash bashkë me bandën e Bajrëve në Shkodër. Vetë banditi Safet Bajri ka qenë në rolin e shoqëruesit të ministrit sipas dëshmive nga Shkodra në shumë takime elektorale.
Ajo që bën përshtypje është se tashmë janë të ndërgjegjësuar për vjedhjen e votave jo vetëm qytetarët shqiptarë, jo vetëm ndërkombëtarët, por edhe vetë deputetët e mazhorancës, të cilët e kosniderojnë këtë si pikë të dobët të ministrave të tyre.

Bushati pajisi me pasaportë diplomatike kreun e bandës Enver Bajri
Ish-Kryeministri Berisha publikoi para disa ditësh denoncimin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit lëshon akuza në drejtim të ministrit Bushati. Sipas Berishës, Bushati ka pajisur me pasaporta diplomatike anëtarë të klanit ‘Bajri’.
Denoncimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ditzi Bushati pajisi me pasaporta diplomatike anetare te klanit Bajri!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Dr lidhur me banden Bajri qe policia u kujtue ti arrestoj jo kur kryenin krime por vetem kur opozita zbriti ne Shkoder dhe arriti ti tregoj lidhjet e tyre me qeverine,mga Edi Rama i cili darkonte dhe bente fushate ne lokalin e Bahri Bajrit tek Ditmir Bushati de Luan Harusha qe i mbanin para dhe mbrapa sa here vinin ne Shkoder.
Por po te informoje se me kryesori i tyre Enver Bajri shetit i lire neper bote sepse esht i i paisur me pasaport diplomtike nga Ditmir Bushati qysh ne qershor te vitit 2014.Perveç kesaj policia me porosi te prere nga siper po i cliron nga krimet e renda duke u ngarkuar atyre akuza qe sharke qe te dalin sa me shpejte te lire!

Banda e Taulant Ballës arrestohet në Maqedoni për trafik droge, kapet Tukja

Njerëzit e Taulant Ballës janë arrestuar në Maqedoni për trafik droge.
Denoncimin e ka bërë ish-Kryeministri Sali Berisha, me publikimin e një mesazhi të mbërritur në adresë të tij.
Sipas ish-kryeministrit, janë 4 persona nga Librazhi që janë kapur me kanabis.
Denoncimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Arrestohet për trafik droge banda e Ballës në Maqedoni!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor ju pershendes!
Para nje jave ne Maqedoni jane arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi per trafik droge (hashash) ne Maqedoni.
Jane miq te ngushte te Taulant Balles.
Madje Artur Balla qe e therrasin Tukja eshte kryesori dhe ka qene pjese e shtabit elektoral te Taulantit ne fushatat e fundit”.

Pse Rama është në hall dhe në panik

Edi Rama bën shumë mirë që është rikujtuar për një ligj më të ashpër kundër shpifjes, sepse gjithesecili e di se si po e helmojnë akuzat e pavërtetuara mjedisin social politik .
Madje Edi Rama bën shumë mirë që nën shembullin e modelit të tij Erdogan, flet për grushte shteti dhe tentativa për rrëzimin e qeverisë së tij, për të cilat provat i disponon gjithmon vetëm vetë, sipas ligjëratës që mbajti dy ditë më parë: “Unë i di të gjitha” (shiko viedon këtu poshtë).
Veç e veç, ai, mund të ketë të drejtë për secilën nga këto çështje, por të mbledhura të gjitha bashkë ato tregojnë se ai është në panik. Ky panik bëhet edhe më i dukshëm nga fakti se i dështoi ngrehina më manipulative për të imponuar një realitet që nuk ekzistonte: pra se dosjen e Babales e kishte paguar me para PD-ja.
Mjaftoi një kamerë e thjeshtë e fshehtë për t’i hedhur në erë komplet korruptimin e të gjithë ekspertëve ligjorë të Ministrisë së Brendëshme, që paguhen nga vëllai i njeriut që ata duhet të hetonin, Agron Xhafës.
Mjaftoi, një intervistë me Fredi Alizotin, për t’ia zhvlerësuar të gjithë cirqet me short dhe pa short, që kishte bërë prokuroria për të mbështetur tezën e qeverisë.
Mjaftoi një Salianj i vetëm, që ende s’e ka hedhur pas krahëve dialektin korçar, që më një USB në xhep, të turpërojë keqas korifejtë e mbrojtjes së tij mediatike.

Të gjithë këto shembuj dhe fiaskoja e dëshmitarit të rremë Fredi Alizoti, tregojnë se kryeministrit po i rrënohet pika e tij më e fortë, besueshmëria që kishte në publik.
Rama po e ndjen që nuk mund t’i pikturojë më shqiptarëve një vend, ku viktimat si Xhisiela thjesht kanë plagosur vetveten, ku dëshmitarë si Alizoti pranojnë të bëjnë burg për falsifikim vetëm se PD s’i ka paguar këstin, ku drejton një kryeministër që nuk e di se Tahiri paskësh qenë “një vemje e padenjë për fjalën njeri”, ku ai nuk kishte djeni se Ervis Roshi nuk qe burgaxhi, ku atij nuk i kishin thënë se dokumenti i Interpolit për Mark Frokun fshihej në zyrat e tij, ku ai qe i vetmi njeri mbi rruzull që kishte një ekspertizë ndërkombëtare që e mbronte vëllain e Xhafës.
Tani që këto alibi janë tretur si kripa në det, Rama ka humbur një betejë të madhe. Ai ka humbur në pikën e vet më të fortë, në luftën e propagandës.
Dhe duke qenë se kjo është një ndeshje që zhvillohet vetëm në kornizat e lirisë, me media alternative, me zëra opozitarë, me qëndrime pro dhe kundër, atij nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse të përmbyesë fushën e lojës. Fiks ashtu siç bën një adoleshent i mërzitur me tabelën e damës, kur e sheh se po humbet përballë kundërshtarit.
Edhe Rama po e ndjen se nuk fiton më në përballjen e argumentave, edhe kur ai përdor mjetet më perverse dhe manipulative. Prandaj ai po kërkon të hyjë në një terren represiv. Në kufizimin e lirisë së shprehjes, në mbylljen e portaleve dhe në etiketimin e konkurentëve si puçistë. Duhet kuptuar, e ka nga halli, nuk i pinë më ujë lojrat e spin doctors-ave të vet.

“Lapsi.al”

Dokumentet: Si kontrolloi Fatmir Xhafaj hetimet për përgjimin e vëllait të tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar disa dokumenta në studion e emisionit “Opinion”. Ai tha se, pas hetimeve të prokurorisë për audio përgjimin mes Babales dhe Agron Xhafajt qëndron në fakt vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Sipas Salianjit, zërin e Geron apo Agron Xhafajt e kanë marrë ekspertë të policisë shkencore që varen nga Ministria e Brendshme. Salianji tha se, edhe prokurori Gentian Osmani ka kërkuar që për analizën ta merren specialistë të policisë kriminale.
“Edhe tablatet telefonike i ka zbardhur Ministria e Brendshme. Vartësit e Fatmir Xhafajt kanë marrë kampionin e zërit të Agron Xhafës si dhe kanë zbardhur përgjimet e Babales dhe të miat”, tha Salianji duke theksuar se bëhet fjalë për një konflikt të pastër interesi.
Deputeti demokrat ka akuzuar shefen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela se ka shmangur shortin dhe ka caktuar prokurorin Gentian Osmani me urdhër të ndjekë këtë çështje. Salianji tha se, në dojen hetimore gjenden vërtetimet e gjendjes gjyqësore të Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, të dyja me të njëjtën datë dhe me të njëjtin numër protokolli, por njëra është shkruar me germa kapitale kompjuteri ndërsa tjetar me shkrim dore.

Salianji publikon dokumentet: Ja çfarë bëri Arta Marku për të mbrojtur Agron Xhafajn

Deputeti demokrat, Ervin Salianji i në emisionin “Opinion” publikoi disa dokumente, sipas të cilave, Kryeprokurorja Arta Marku ka mbajtur qëndrime krejt kontradiktore lidhur me çështjen “Babale”. Salianji kujton se, në komisionin e ligjeve në korrik të këtij viti, e pyetur mbi çështjen Kryeprokurorja ishte shprehur se, nuk kishte tagër për të ndërhyrë në çështje konkrete. “Shpjegimi është i njëjtë si në pyetjen e parë, nuk kam tagër ligjor të kem informacion për çështje konkrete”, ka thënë Marku në Komsionin Ligjor e pyetur për çështjen “Babale”.
Deputeti i PD-së, Salianji ka zbuluar një dokument të cilit në maj të po këtij viti, Marku kërkon informacion lidhur me çështjen e Audio-përgjimit.
“Implikojmë ministrin e Brendshëm në manipulimin e provave për të shpëtuar vëllain e vet. Këtu kemi Arta Markun, shkresë zyrtare, e kan pyetur kolegë të mi dhe kanë qenë në komisionin e ligjeve. Keni dijeni e kanë pyetur edhe gazetarë. Keni dijeni për hetimin e Geron Xhafajt.
Ka thënë se Prokurorja e Përgjithshme për shkak të tagrave ligjore nuk ndërhyn në asnjë çështje. Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokurorja e Përgjithshme për shkak të ndryshimeve në dispozitat ligjore, nuk ka tagër dhe nuk ndërhyn në hetime të perveçme. Nuk ndërhyn ka qenë përgjigjia e Prokurores së përgjithshme të Përkohshme që nuk po i mbaron përkohshmëria.
Në datën 17/5, Arta Marku kërkon informacion konkret për këtë çështje. Unë po them se çfarë thotë Arta Marku në Komision të Ligjeve dhe çfarë thotë në shkresë. Unë po ju ndaj vetëm dokumentat nuk po mbaj qëndrimet e mija sot. Pse i duhet prokurorit informacion për trajtimin e çështjes”, tha Salianji.

Policia italiane kap gomonen me 3 milionë euro drogë nga Shqipëria

Një tjetër gomone me droge e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë është sekuestruar sot në ujrat e detit Adriatik.
352 kilogramë marihuanë të ndara në 222 pako u konfiskuan nga Guardia di Finanza, gjatë një shërbimi patrullues, raportojnë mediat italiane.
Sipas Financës Italiane droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro
Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Lecces. Prej janarit të 2018 e deri më sot, në Adriatik, janë sekuestruar 17 mjete lundruese me drogë, 17 tonë marijuanë e janë vënë në pranga 40 skafistë.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me reparitin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.

Përgjimi në video, sa para i premtoi Drejtori i Policisë Fred Alizotit për dëshmi të rreme

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pas një debati në emisonin “Opinion” ka befasuar drejtpërdrejt dhe ka shfaqur dëshminë e Fredi Alizotit, i cili pretendon se se drejtori i Policisë Ardi Veliu e ka marrë në makinë dhe i ka ofruar lekë që të kalonte në anën e tyre.
Në video shfaqet Fredi Alizoti, emri i të cilit ka dalë ditët e fundit. Sipas prokurorisë, Alizoti ka interpretuar zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin ndaj këtij të fundit.
Në video, Fredi Alizoti, rrëfen sesi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, e kishte marrë në makinë dhe më pas i kishte ofruar para për ta joshur “që të kalonte në anën e tyre”, thotë Alizoti.
Ky i fundit rrëfen gjithashtu se është takuar me Taulant Ballën dher ka pirë kafe me të, pasi është marrë në makinë nga Ardi Veliu dhe kreu i grupit parlamentar të Parrisë Socialiste, ishte përpjekur ta joshte me para.
Pjesë nga video-përgjimi:
Fredi Alizoti: “Drejtori i Përgjithshëm më ka marrë në telefenon dhe më tha ku je të vij të të marr, ka ardhur makina e zezë MB dhe më ka marrë më ka çuar në prokurori”.
Njeriu i panjohur: Dhe njëherë drejtori i përgjithshëm nuk ka pse vjen të të marri me makinë.
Fredi Alizoti: Ore më vdekshin pleqtë më ka marrë, janë të vërteta.
Njeriu i panjohur: Të ka ardhur Taulanti, ka bërë muhabet me ty.

Fredi Alizoti: Po ka ardh Taulanti më ka dhënë dhe kafe.
Njeriu i panjohur: Ça të thonte rrugës.
Fredi Alizoti: Më bëntë presion më thonte me kë je, me ne apo me ata.
Njeriu i panjohur: Po Taulanti me kë ishte.
Fredi Alizoti: Ishte me nja dy çuna, Ishim në një lokal aty mbrapa te prokuroria.
Njeriu i panjohur: Në ça ore të kanë marrë.
Fredi Alizoti: Në orë 8:15, 8:10, mbasdite.
Njeriu i panjohur: Më thuaj ca të tha fjalë për fjalë.
Fredi Alizoti Hidhu nga ne tha troç, Çke ore do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e muhabete siç i kanë këta, Ai donte të dinte se mos kisha unë gjë me këtë, Unë s’di gjë fare nga këto muhabete i thashë.
Njeriu i panjohur: Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.
Fredi Alizoti: Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.
Njeriu i panjohur: Edhe? Numër policie është ai?
Fredi Alizoti: Numri i këtij o vlla, privat.
Fredi Alizoti: Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

Bylykbashi: Donika Prela ka ngritur task-forcë në mbrojtje të Xhafës

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar veprimin e bërë sot nga prokurorja Donika Prela, si një gjest që tregon se ajo po luan rolin mbrojtës të Taulant Ballës dhe Ardi Velut.
Sipas Bylykbashit, Prela sot duhet të kishte thirrur me urgjencë Ballën dhe Velun për t’i marrë në pyetje, por ajo jo vetëm që nuk i thirri por i ka marrë në mbrojtje.
Ja çfarë shkruan Bylykbashi
Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk eshte ne krye te Prokurorise se Krimeve te Renda por ka marre detyren te kryesoje Task Forcen e ngritur nga Rama-Xhafaj per te mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet te therriste me urgjence Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Veliun dhe Ballen per t’i marre ne pyetje, ben avokaten e tyre.
Deshmia e porositur nga grupi i posaçem i Kryeministrit vlen per Donika Prelen, ndersa denoncimi i grupit nga i njejti person me ze dhe figure nuk vlen.
Eshte vene shteti ne mbrojtje te krimit‎. Pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh ne nje seance turpi, nuk ka me asnje cudi pse prokuroria sot i sherben pushtetit deri dhe me mbulim te krimit!