22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

FMN e shqetësuar për luftën tregtare SHBA-Kinë

Shkallëzimi i luftës tregtare SHBA-Kinë do të pengojë rritjen ekonomike globale këtë vit dhe tjetrin, tha të martën Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërkohë që Presidenti Donald Trump përsëri kërcënoi se do të vendosë tarifa më të larta për eksportet kineze që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Në një vlerësim të ri të bërë gjatë konferencës në Bali të Indonezisë, FMN-ja parashikoi se “të gjithë do të vuajnë pasojat”, sa kohë që SHBA dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha të botës, nuk merren vesh për tarifat dhe çështjet e tjera tregtare. FMN-ja tha se mosmarrëveshjet midis SHBA dhe Kinës do t’i linte veçanërisht vendet në zhvillim të ekspozuara ndaj streseve të papritura.
Agjencia ndërkombëtare financiare ka ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike botërore me 0,2 përqind për vitin 2018 dhe 2019, duke e ulur në 3.7 për qind, hera e parë në më shumë se dy vjet që bën një ulje të tillë.
Për SHBA, FMN-ja parashikon një rritje prej 2.9 për qind këtë vit, me një rënie në nivelin 2.5 për qind për vitin e ardhshëm dhe në 1.8 për qind për vitin 2020, për shkak të dobësimit të efektit të shkurtimit të taksave si dhe për shkak të luftës tregtare me Kinën pengon rritjen.
“Nuk mund të mohohet se ekspozimi ndaj goditjeve të mëdha globale është rritur”, u tha gazetarëve ekonomisti i lartë i FMN, Maurice Obstfeld.
SHBA-të dhe Kina kanë imponuar tarifa më të larta prej dhjetëra miliarda dollarësh ndaj produkteve që të dyja vendet eksportojnë drejt njëra-tjetrës.
Presidenti Trump i ka justifikuar tarifat më të larta të SHBA-së si kundërpërgjigje ndaj mosbalancës tregtare mes dy vendeve dhe Kina u përgjigj me shpejtësi me taksa më të larta për importet amerikane.
Vitin e kaluar, Kina shiti mallra me vlerë 375 miliardë dollarë më shumë sesa eksportoi SHBA drejt Kinës, një shifër që Presidenti Trump shpesh ka thënë se synon ta pakësojë ndjeshëm, në përpjekje për të nxitur bizneset amerikane.
“Kina dëshiron një marrëveshje dhe unë them se ata nuk janë ende gati,” tha Presidenti Trump.

I dyshuari i dytë në rastin Skripal është dekoruar nga Putini

Ueb-faqja hulumtuese, Bellingcat ka thënë se ka gjetur të dy burrat, për të cilët Britania dyshon se kanë helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia janë shpërblyer me medalje heroike të Federatës Ruse nga presidenti i këtij shteti, Vladimir Putin, disa vjet më parë.
Duke publikuar detaje rreth të gjeturave të fundit më 9 tetor, Bellingcat ka thënë se Aleksandr Mishkin është dekoruar pothuajse në kohën e njëjtë sikur Anatoly Chepiga më 2014, vitin që Rusia ka aneksuar Krimenë dhe ka nxitur separatizëm në lindje të Ukrainës, çka ka rezultuar me luftë dhe 10,300 persona të vdekur.
Një ditë më parë, Bellingcat ka thënë se të ketë vërtetuar se i dyshuari që ka udhëtuar në Britani në muajin mars me emrin Aleksandr Petrov ka në fakt mbiemrin Mishkin dhe është doktor ushtarak, i punësuar nga agjencia e inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU).
Grupi hulumtues me bazë në Britani ka thënë të ketë kryer një varg të hetimeve muajin e kaluar, andaj ka vërtetuar se Chepiga është identetiteti i vërtetë i të dyshuarit tjetër, i cili ka udhëtuar me pasaportë ruse me emrin, Ruslan Boshirov.
Sipas këtij grupi edhe ky person është nderuar si hero në Rusi.
Autoritetet britanike supozojnë se dy rusët kanë hedhur agjent nervor të kategorisë ushtarake, Noviçok para derës së Skripalëve në qytetin britanik, Sallsbëri më 4 mars.
Ndonëse fillimisht ishin në gjendje të rëndë, Skripalët kanë mbijetuar mirëpo jo edhe Dawn Sturgess, gruaja për të cilën autoritetet dyshojnë se është helmuar me mbetjet e Noviçokut në një zonë afër Sallsbërit.
Ky rast ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Perëndimit, duke rezultuar me sanksione amerikane dhe evropiane kundër Moskës, si dhe me dëbime diplomatike nga të dyja palët.
Rusia në anën tjetër ka mohuar vazhdimisht akuzat për helmim kundër Skripalëve.

“Veliaj na mashtroi!”, banorët e Laprakës protestë për shembjen e fushës së futbollit: Do bëjmë rezistencë!

Banorët e zonës së Laprakës janë alarmuar sot pas lajmit të prishjes të së vetmes fushë që kanë në këtë zonë. Banorët janë shprehur për Fax News se Veliaj para tre vitesh premtoi rregullimin e kësaj fushe, ndërsa sot një ndërtues do bëjë një pallat.
“Jam banor i vjetër këtu që nga viti 90. Pra lozim futboll në kët fushë. Përpara 3 vjetësh kryetari i Bashkisë është shprehur për rritjen mirëmbajtjen e ambjenteve për fëmijët. Tani na vjen një ndërtues që do vijnë do ndërtojnë pallate. Kërkojmë nga bashkia të marrin masa për ndalimin e ndërtimit në të vetmën fushë që disponojnë. Këtu gratë e moshuara bëjnë stërvitje. Besoj se do na ndihmojnë që të jetë një zgjidhje e drejtë për ne”, tha ai.
Një tjetër banor tha se nuk janë njoftuar për fushë tjetër dhe që e mban mend që nga viti 1963.I indinjuar ai shprehet se është e padrejtë që po e shndërrojnë kryeqytetin në beton.
“Jam banor i vjetër e mbaj mend këtë fushë që në vitin 1963. E mora vesh që do prishet dhe erdhëm të protestojmë të mbrojmë fushën. Do bëjmë rezistencë. Po e bëjnë Tiranën beton”, theksoi ai duke mos kursyer akuzat për Veliajnë.
Banorët theksojnë se fusha funksionon prej 50 vitesh dhe janë mbi 10 grupe fëmijësh nga 30-40 persona që bëjnë çdo ditë stërvitje. Ndërkaq burime nga Bashkia e Tiranës për Fax News, ia kalojnë pingpongun e përgjegjësisë, kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kohës kur ai ishte kryebashkiak.
“Në vitin 2012 prona u ka kaluar pronareve dhe ska leje për ndërtim. Prona është kthyer në kohën e Saliut dhe të Lulit pronarëve me urdher ekzekutiv nr 5920 datë 28 /06/ 2012 nga Gjykata e Tiranes.
Në buxhetin e ardhshëm do parashikohet fondi për shpronesimin në favor të qytetareve të kësaj prone, pra që të mbetet edhe si tokë publike” , theksojnë për Fax News.

Nikki Haley largohet nga posti i Ambasadores së SHBA në Kombet e Bashkuara

Nikki Haley bëri të ditur se do të largohet nga posti i Ambasadores së SHBA në Kombet e Bashkuara. Në një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump njoftoi se Nikki Haley do të qëndrojë në post deri në fund të vitit.
“Nikki do largohet në fund të vitit, por unë e di që ajo do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt me ne,” tha Presidenti Trump, i cili ka pranuar kërkesën e saj për të hequr dorë nga posti i Ambasadores në KB, një post që në SHBA ka vlerën e një anëtari kabineti. Nuk është e qartë cila është arsyeja e lëvizjes, por mediat filluan të bëjnë bilancin e punës së saj, një grua me profil të lartë në kabinetin e presidentit Trump.
Dorëheqja e saj po ndodh vetëm pak ditë pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të KB ku liderët e botës u mblodhën në Nju Jork. Një pjesë e tyre treguan qëndrime të ndryshme nga ato të SHBA në çështje si ajo e klimës, Lindjes së Mesme, Koresë, Iranit dhe multilaterizmit. Nikki Haley ka përfaqësuar me energji politikën e vendit të saj, në të cilën ka pasur edhe ndikimin e saj.
Në postin e saj si ambasadore e KB Nikki Haley u kthye në figurën kryesore të politikës së jashtme amerikane. Ajo mbështeti dërgimin e ambasadës amerikane në Jeruzalem, sanksione të ashpra kundër Rusisë, për rolin në Siri. Ajo ndali financimet e agjencisë në ndihmë të palestinezëve, UNRWA. Po ashtu ajo ashpërsoi qëndrimin ndaj Iranit. Ajo kritikoi ashpër agjenci të ndryshme KB për qëndrimin e tyre antiizraelit, dhe preu financimet.

Duke bërë bilancin e punës së saj, Nikki Haley tha “shihni çfarë ka ndodhur me SHBA në këto dy vjet në politikën e jashtme. Tani SHBA respektohet. Vendeve mund të mos u pëlqejë çfarë bëjmë ne, por ato e respektojnë atë që bëjmë ne.”
Haley ka punuar dy vitet si ambasadore për reformimin e Kombeve të Bashkuara dhe Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres shprehu sot “vlerësim të madh” për punën e saj. Zëdhënësi Stephane Dujarric, tha sot para gazetarëve se pavarësisht nga diferencat midis SHBA dhe KB, Nikki Haley ka ruajtur “dialogun dhe angazhimin”. “Ambasadore Haley ka përfaqësuar pozicionin e vendit të saj, por ata kanë pasur marrëdhënie të mira pune”, tha Dujarric.
Përfaqësuesja e Kosovës në Nju Jork, lëshoi në mediat sociale një video të regjistruar muaj më parë, ku Nikki Haley thotë se gjyshi i bashkëshortit të saj, ka ardhur nga Shqipëria në Amerikë.
Haley është konservatore dhe besnike e Partisë Republikane, por ajo ka qenë zë i moderuar në parti. Më parë Haley, fëmi prindërish që kanë imigruar në SHBA nga India, ka qenë governatore e Karolinës së Jugut. Bashkë me dhënien e dorëheqjes Nikki Haley, tha se ajo nuk do të kandidojë më 2020 për presidente. Më parë u pat folur se ajo shihet si kandidate potenciale e partisë së saj.
Mediat kanë filluar spekullimet për pasardhësin e saj. Vetë Haley largohet duke vlerësuar shumë dhëndrrin e presidentit Trump, Jared Kushner.

Vrasja në Bllok, publikohet dëshmia e Ervis Martinajt: “Kokëmadhi” do ishte i vdekur sot nëse…

Pak ditë pas masakrës në ish-Bllok, “Gazeta Shqiptare” ka siguruar një pjesë të dëshmisë së 36-vjeçarit Ervis Martinaj. Ndër të tjera, ai ka thënë se me Ervin Matën s’ka pasur lidhje fare dhe se me të është takuar rastësisht.
‘Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot’, është shprehur Martinaj.
Gjithashtu, 36-vjeçari i plagosur ka pohuar se komando Mevjol Bilo, të cilin e quan “Kokëmadhi” e qëlloi atë për refleks, ndërsa ka sqaruar se nëse nuk do të kishte ndërhyrë ai (Martinaj), komando do të kishte vdekur, pasi s’kishte mundësi të nxirrte armën.
Dëshmia e plotë e Ervis Martinajt
Gjykata ka pyetur mjeken e pranishme nëse personi nën hetimi (Martinaj) është në gjendje për të folur. Mjekja është përgjigjur se është në gjendje për të folur. Ndërsa vetë Martinaj ka thënë: “Po, mund të flas, thjesht qafën kam të paralizuar”. Më pas 36-vjeçari nën hetim ka dëshmuar për ngjarjen: “Unë, si puna e atyre dy çunave njoh gjithë Tiranën. Në këtë ngjarje kanë qenë palë në konflikt dy persona që kanë hyrë nga jashtë. Personat që kanë qenë të pranishëm fillimisht në lokal nuk kanë lidhje me ngjarjen. Kur unë po pija me Ervin Matën dhe Redin kanë hyrë dy persona nga jashtë lokalit.

Njërin prej tyre e njoh, quhej Fabi, ndërsa tjetrin nuk e njoh dhe ata të dy kanë pasur konflikt me një tavolinë tjetër.
Të gjithë të tjerët në lokal i kam miq dhe s’kam pasur asnjë konflikt me ta. Kur ata po konfliktoheshin, unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj që jam plagosur pa dashje nga “Kokëmadhi”.
Ai më gjuajti me refleks, pasi nëse ai do të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha. Nipçja në ato momente (Elion Hata), i cili ishte në tavolinë me mua i tha ‘Kokëmadhit’: ‘Mos, çfarë bëre, t’u thafshin krahët’ dhe ai në këto momente është goditur. Vetëm oficeri i komandës ka qëlluar. Unë u hodha në mes, isha me gotë vere në dorë për të qetësuar situatën. Unë e njoh Fabin, kisha 4 muaj pa e parë”. Gjatë dëshmisë së tij, Ervis Martinaj ka folur për viktimën Fabian Gaxhajn, për të cilin është shprehur se ishte shumë problematik dhe për këtë arsye nuk e afronte në miqësi. “Ai para 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer dhe sipas mje-këve, atij i kishin ngelur edhe shumë pak muaj jetë. Kjo vërtetohet edhe me raportet, pasi ai nuk ishte mirë nga mendtë kohët e fundit. Ai ishte çuni i dajës tim, por ishte shumë konfliktual dhe kishte bërë disa konflikte rresht. Me Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja s’ka lidhje fare”, ka pohuar Martinaj.

I pyetur nga gjykata nëse e kishte lënë me Matën për t’u takuar, Ervis Martinaj ka deklaruar: “Me Ervin Matën s’kam pas lidhje fare. Me të jam takuar rastësisht.
Unë jam rritur me babën e Ervinit. Vetëm Fabi është fajtor në këtë mes, por sherri nuk ishte aq i madh sa për të goditur aq shumë plumba.
Unë isha ai që i thashë Fabit ‘mos’ se po të mos kisha ndërhyrë unë, ‘Kokëmadhi’ do të kishte vdekur sot, pasi ai e kishte të pamundur të qëllonte se e kishin kapur nga krahët e s’kishte mundësi të nxirrte armën.
Ai u tregua legen, pasi kur unë i thashë Fabit, ‘mos çfarë po bën’, ai gjuajti me refleks.
Do të ishte Fabi gjallë dhe nipçja ime nuk do të kishte vdekur, se ai i vdekur është. Jeni duke rënë në qafë kot, pasi unë isha duke pirë një gotë. Unë në spital kam shkuar vetë me një taksi. Nëse nuk do të kisha shkuar për 3 minuta, do të kisha vdekur, pasi kisha humbur 2.5 litra gjak”. I pyetur nga gjykata se dy personat u konfliktuan me sy para se të hynin në lokal, personi nën hetim (Martinaj) tha: “Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”.

Berisha publikon foton: Pjerini vdes për trafikantët!

Një tjetër eksponent i grupit parlamentar socialist, Pjerin Ndreu është denoncuar sot se shoqërohet me persona të lidhur e të dënuar me burg për trafik droge. Një qytetar i ka shkruar ish-Kryeministrit Berisha duke publikuar edhe foto të deputetit të PS Ndreu me një shtetas I cili ka qënë I dënuar me burg për trafik droge.
Berisha shkruan me ironi se “Pjerini vdes për trafikantët, pasi ata kanë shumë para”.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Pjerini vdes për trafikantët
Ata kanë para shumë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje dr Bashkngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin qe ndodh ne Fushe Arrez Puke, ne foto ne krahun e majte te Z.Pjerin Ndreu Albert Tuci vellai i kryetarit te bashkise Z. Fran Tuci. I denuar per trafikant, dhe vazhdon i qete punen pasi siq shifet ne foto ka mbrojtjen e vellait dhe te deputetit Nderu. Gjithashtu cdo emrim ne pune behet me urdherin e tij. Ju lutem anonim…”

Kemi për kryeministër një hale të gjatë ku llumi është ngritur në sistem

Erl KODRA

Para pak orësh shkrova hyrjen e një teksti, të cilin kisha ndërmend ta përfundoja në orët në vijim. Po mendoja për metafora të gjetura, të forta dhe goditëse. Por Partia Demokratike t’i prish metaforat, sepse ngjajnë krejt minore pas përmasave që mori tragjikomedia e mutit madhështor Edi Rama.
Më ndjeni lexues të nderuar për fjalorin, por ne shqiptarët kemi për Kryeministër hiç më pak se një hale të gjatë, të kuruar mrekullsht nga kushedi se çfarë dreqënish.
Po e sjell ashtu siç e shkrova paragrafin e para disa orësh:
Llumi është ngritur në sistem, ndërsa muti në kuptmin e parë të kësaj fjale ka plasur ndër institucione. Shpresa se diçka do ndryshojë nuk ka, sepse sekush e ka të zënë gojën me shuka gjithëfare; me shuka frike, me shuka shpifje dhe shuka parash në formë duqi.
Pjesa më e madhe e “medias së lirë” rënkon nën pushtetin e orgazmës, teksa i lutet vajtueshëm Edi Ramës:
Më fort, më fort!
Përkufizimi im u konfirmua saktësisht mes orës 22.30 dhe orës 23.30 të mbrëmjes, 09 Tetor 2018. Përdreq, deputeti Ervin Salianji, ia dogji skenarin alla Sigurimi i Shtetit, Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Arta Markut.
Partia Demokratike, opozita që po qëndron fort përballë llahtarisë më të zezë të krimit politik, mafioz dhe antikombëtar të Rilindjen Komuniste, sonte faktoi para shqiptarve se realisht në institucionet kryesore të shtetit ka plasur muti.

Njësoj si baballarët e tyre, këta birbo që kanë sakatuar dhe masakruar jetët e një populli për 47 vjet me rradhë, janë në gjendje të rikrijojnë fije e për pe edhe njëherë krimet e baballarëve të tyre.
Në të vërtetë në një farë mënyre ia kanë arritur; kanë gllabëruar krejt ekonominë kombëtare, kanë grabitur nja 2.2 miliard euro, kanë përzënë nga Shqipëria nja 400.000 shqiptarë, ndërsa vendin e kanë zhytur në varfëri ekstreme, krim mafioz dhe krim institucional e politik.
Tashmë nuk shtrohet problemi thjeshtë a do të ikin këta maluketër, por se si dhe në çfarë situate po e lënë vendin.
Një Polici e Shtetit e shpartalluar, e inkriminuar deri në palcë.
Një Prokurori nën terrorin permanent politik dhe mafioz të dy marionetave të Edi Ramës.
Sistem gjyqësor gjysmak, pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.
Një administratë në asfikisi të plotë nga krimi mafioz, dhe korrupsioni galopant.
Një ekonomi në dekadencë, që po shuhet nga barra e rëndë fiskale dhe bjerrja e popullsisë.
Mbi të gjitha një Parti Socialiste, e kthyer në Grup Mafioz që organizoi dhe drejtoi operacione spektakolare të krimit kombëtar dhe ndërkombëtar, njësoj si Kartelet e drogës në Amerikën Latine.
Parti që u mor peng dhe shkatërrua nga Edi Rama, njësoj si terroristi Enver Hoxha që vodhi ëndrrën e Luftës Nacionalçlirimtare, dhe masakroi jetën dhe të ardhmen e një kombi.
Me sa duket, ne shqiptarët jemi mjaft të aftë për të prodhuar herë pas here monstra vetshkatërruese. E fundit është Edi Rama dhe Rilindja e tij Komuniste.
Tashmë mbetet që të pastrojmë shtetin nga mafia, të marrë peng nga Banda e Edvin Kristaq Ramës.

Me qetësi dhe kujdes, sepse kaosi është në prag. Kjo lukuni nuk dorëzohet lehtë, sepse kanë borxhe pa larë, kontrata të prera në mes, punë të papërfunduara.
Dhe Mafia i bën ndryshe hesapet, jo me kalkulatriçe, por me kallashnikov. Mos harroni faktin se Policia e Shtetit është e mbushur me ish Sigurimin e Shtetit, me mafioz dhe kriminel të mirëfilltë.
Për fat të mirë, jo të gjithë.
Shqiptarët duhet të gjejnë forcën, rrugën e drejtë të përballojnë edhe tronditjen e fundit.
Populli i djathtë duhet të dijë të mbështesë, pa ra pre e propagandës perfide alla Mero Baze, Carlo Bollino, Mustafa Nano, Lorenc Vangjeli, Artan Hoxha dhe gjithë arsenalit të tmerrshëm mediatik që ka ndërtuar makineria mafiozo-politike e Edi Ramës.
Mjafton të shihni reagimin e Mustafa Nanos dhe Lorenc Vangjelit se sa shumë u dhembi shpirti kur e vërteta iu fut thellë në prapranica. Çfarë shpërfytyrimi për Çmim Oscar!
Populli i djathë duhet të injorojë zërat e shitur që dijnë vetëm t’i bëjnë opozitë Partisë Demokratike, për interesa misterioze.
Ndodh që detajet bëjnë diferencën. Dhe sot detajet u servirën të plota, duke treguar me gisht, faqe gjithë botës Shtetin e Mafies.
Këtë e bëri me guxim një djalë më shumë se i zakonshëm, madje aspak karizmatik, por që mbrëmë shkëlqeu me gjithë madhështinë e një luftëtari të madh.
Për disa të vërteta që do i japin fund Tiranisë.
10 Tetor 2018

Prindërit denoncojnë skandalin: Po na kërkojnë të dhënat personale me pretekstin e teksteve falas

Nisma e re e qeverisë dhe ministrisë së Arsimit, ajo e sigurimit të teksteve falas për nxënësit e klasave 1-4, si duket ka edhe shumë ‘dritëhije’. Një prindër ka denoncuar në redaksinë e Fax ëeb, prapaskenat që u duhet të përballen.
Sipas asaj që ai shkruan, nëpër shkolla po plotësohet një database me të dhënat personale të të gjithë prindërve, ndaj edhe ai ka një pyetje publike për kryeministrin Rama.
Ai kërkon nga ai të zbulojë arsyen e kësaj kërkesë të pazakontë për prindërit.
“Përshëndetje, Ju lutem a mund ti beni nje pyetje Publike Kryeministrit- Me çfare baze ju drejtojnë kete kerkese prinderve te shqiperise nepermjet mesuesve”, shkruan ai, në redaksinë tonë, teksa zbulon edhe sms-në e mësueses.
Në mesazhin e dërguar, mësuesja kërkon nga qytetari në fjalë të dhënat e kartës së identitetit (Nr.ID) , duke e cilësuar të domosdoshme.
“I nderuar prind, Po plotësohet në shkolle një Database e të gjithë nxenësve të klasave I-IV për fondin e subvencionimit të teksteve falas. Për këtë, Ju lutemi të na dergoni brenda ditës së sotme Nr. tuaj të identifikimit, pasi është kërkesë e domosdoshme. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj”, shkruhet në mesazh.

Koha për kryengritje, metodat e hetuesit të diktaturës, nga pengmarrja tek dhuna dhe dëshmitë e rreme

I shikoni të gjitha këto që po ndodhin gjatë këtyre muajve të fundit? Kanë një të përbashkët, kemi të bëjmë me metodat e hershme të sigurimit të shtetit dhe hetuesisë famëkeqe të diktaturës.
Qytetarët merren peng, pastaj dhunohen dhe pastaj përpunohen dëshmi të rreme për të marrë në qafë njerëz të pafajshëm.
Kjo është ajo që ndodhi me vajzën nga Fushë-Kruja, e cila në kushtet e pengmarrjes shtetërore u kthye në një dëshmitare të rreme në shërbim të hetuesisë së Fatmir Xhafës.
Prova më flagrante e këtyre metodave të hetuesisë së diktaturës ishte mbrëmë në emisionin “opinion” me videon e dorëzuar nga deputeti Salianji. Një qytetar është marrë peng për dëshmi të rreme në favor të Fatmir dhe Agron Xhafës. Qytetari në stres dhe hall të madh nga presioni kriminal i Drejtorit të Përgjithshëm të policisë u detyrua po ashtu që të bëjë dëshmi të rreme rreth përgjimit të Agron Xhafës.
Skema kriminale e njëjtë me atë të torturave që dikur Fatmir Xhafa si hetues ushtronte ndaj qytetarëve në qytetin e Krujës se pse kishin pirë raki kur kishte vdekur diktatori. Megjithëse të diskretituar publikisht ata nuk pranojnë asgjë sepse këto ishin metodat e hetuesisë së diktaturës të rikthyera nga Fatmir Xhafa në ministrinë e Brendshme.
Me kapjen e Prokurorisë nga ky regjim kriminal, tani fytyra e drejtësisë shqiptare është e njëjtë me atë të hetuesisë së diktaturës.

Kjo ishte edhe arsyeja se pse në krye të reformës në drejtësi ishte Fatmir Xhafa. Këtë tip drejtësie instaloi po ashtu Sorosi me këlyshët e tij në Shqipëri që nuk bëjnë gjë tjetër veçse përpiqen të instalojnë një regjim të ri diktatorial me koperturën e të ashtuquajturës drejtëi e reformuar. Shtoi kësja edhe deklarata nga Brukseli për “lidership të fortë” që nënkupton shtypjen e demokracisë në favor të sundimtarëve të rinj janë një skemë kriminale me të cilat shqiptarët nuk mund të pajtohen dhe se duhet të reagojnë fuqishëm.
Sot, duhet rrëzuar modeli represiv i hetuesit të diktaturës Fatmir Xhafës. Eshtë koha për një kryengritje të madhe popullore për të shtypur me këmbë këtë regjim kriminal. Eshtë e vetmja rrugë që do të rikthejë vendin në shinat e demokracisë. Në të kundërt do të vazhdojmë të jemi dëshmitarë të skemave kriminale të hetuesit të diktaturës Fatmir Xhafa sikurse është edhe ky njoftim i fundit që vjen nga aparati i hetuesisë në ministrinë e Brendshme.
Njoftimi qesharak
Policia e Shtetit ka mohuar rrëfimin e përgjuar të Fredi Alizotit, që tregoi se si ishte shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nga shtëpia e tij në Fier drejt Tiranës për t’iu ofruar mundësia të kryente dëshmi të rreme, sikur ai kishte qenë aktor në rolin e Agron Xhafajt.
Sipas policisë së shtetit, Ardi Veliu nuk ka pasur asnjëherë, asnjë kontakt me Fredi Veliun.

DEKLARATA E PLOTE E POLICISE
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti.
Atë që ky i fundit deklaron në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë dhe e prezantuar publikisht nga deputeti Salianji, është fund e krye E PAVËRTETË.
Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.
Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.
Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës.
Me këtë rast bëjmë me dije publikisht se në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës.
Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
Jemi të hapur që prokuroria ta hetojë edhe këtë aspekt në detaje në kuadrin e procesit hetimor që ajo po kryen për këtë çështje.

Deklarata e fortë e Vasilit: Rama po i mbyll ditët e tij të fundit si kryeministër si një ordiner

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një postim në Kacebook shkruan se, Rama po mbyll ditët e tij të fundit si një ordiner, ndaj edhe do zërë një vend në histori si kryeministri më ordiner dhe horr.
Vasili duke iu referuar ngjarjeve të fundit kriminale shprehet se, Prokuroria ka rënë përtokë e përdhosur si institucion ordiner.“Pas ngjarjeve te fundit ku prokuroria dhe policia e tij rane pertoke te perdhosur si institucione ordinere dhe te inkriminuara ne fshehjen e krimeve dhe mbeshtetjes se krimineleve presim kryeministrin te flase trapllekun e radhes.
Kryeministri ka ndertuar vetem nje model, ate te mashtruesit te pacipe dhe kete jua ka instaluar edhe te gjithe imbecileve, qe e rrethojne e bashkplackisin shtetin me të.
Pa dinjitet,genjeshtar ordiner,llafazan qe flet vetem debilitete dhe shpineperkulur perpara krimineleve dhe cdo lloji tjeter horri ky eshte ordineri, qe shqiptaret kane ne krye te qeverise”, shprehet ai.
Postimi i Vasilit
Kryeministri po mbyll ditet e tij te fundit si nje ordiner.
Pas ngjarjeve te fundit ku prokuroria dhe policia e tij rane pertoke te perdhosur si institucione ordinere dhe te inkriminuara ne fshehjen e krimeve dhe mbeshtetjes se krimineleve presim kryeministrin te flase trapllekun e radhes.
Kryeministri ka ndertuar vetem nje model, ate te mashtruesit te pacipe dhe kete jua ka instaluar edhe te gjithe imbecileve, qe e rrethojne e bashkplackisin shtetin me të.
Pa dinjitet,genjeshtar ordiner,llafazan qe flet vetem debilitete dhe shpineperkulur perpara krimineleve dhe cdo lloji tjeter horri ky eshte ordineri, qe shqiptaret kane ne krye te qeverise.
Ato standarte morale dhe te dinjitetit, qe kane pushtetaret e sërës se tij kudo ne glob nuk kane asfare te bejne me kete syfet ne krye te qeverise shqiptare.
Ky kryeminister e ka te sigurte vendin ne histori si me i neveritshmi dhe me i padinjiteti kryeminister qe ky vend ka pasur ndonje here.
Ne shenje respekti per vehten mos e degjoni më jargavitjen mashtruese idiote te tij dhe te idioteve qe kane marre persiper te ikin bashke me te.
Sa turp.
Ky kryeminister po i mbyll ditet e tij thjesht si nje ordiner.