26.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Nis gjurmimi, raporti ndërkombëtar nxin “Ramën”: Ja ku po pastron paratë e pista

Instituti i Bazelit për Qeverisjen e klasifikoi Shqipërinë në krye të qeverisë të të cilës është Edvin Rama se është në listën e 10 vendeve me riskun më të lartë të pastrimit të parave në Europë dhe Azinë Qendrore.
Në indeksin e sapopublikuar, Basel AML Index 2018, Instituti ka marrë në analizë 129 vende në të gjithë botën për rrezikun e pastrimit të parave dhe financimeve terroriste, bazuar në të dhëna publike.
Më konkretisht Shqipëria është renditur në vendin e 55 në botë ose në të 10-tin për sa i përket rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore për riskun më të madh të pastrimit të parave.
Sipas Indeksit Shqipëria vlerësohet me 5.57 pikë, në një renditje ku 0 nënkupton rrezik të ulët, ndërsa nota 10 përbën rrezik të lartë.
Krahasuar me një vit më parë, vlerësimi i Shqipërisë ka shënuar një përmirësim thuajse të papërfillshëm me 0.08 pikë. Por pavarësisht këtij përmirësimi minimal, sërish vendi ynë klasifikohet sërish si një nga 10 lavatriçet më të mëdha të pastrimit të parave në Europë dhe Azinë Qendrore.

Sipas renditjes, lista botërore e pastrimit të parave kryesohet nga Taxhikistani, i cili vlerësohet me 8.3 pikë. Pas tij renditen Kazakistani dhe Kirgistani, ndërsa në vendin e katër renditet Turqia. Ndërkohë nga rajoni i Ballkanit, veç Shqipërisë, në dhjetëshen e vendeve me riskun më të lartë për pastrimin e parave në Europë dhe Azi, gjenden dhe Serbia me Bosnjen.
Ndërkohë dy fqinjët e tjerë të Shqipëri, Maqedonia dhe Mali i Zi, janë në dhjetë vendet që kanë shënuar përmirësimin më të madh për riskun e pastrimit të parave gjatë vitit 2018.
Indeksi i Bazelit
Indeksi i Bazelit mat riskun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit të vendeve bazuar në burimet publike të disponueshme. Një total prej 14 indikatorësh që lidhet me rregulloret kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit, korrupsionin standardet financiare, ndikimin politik dhe zbatimin e ligjit agregohen në një vlerësim total risku.
Ashtu siç thuhet edhe në raport synimi i Institutit të Bazelit për Qeverisje nuk është që të verë vendet në krahasim me njëra tjetrën për nivelin e riskut që ka secila për pastrimin e parave por që të shërbejë si një indikator referimi individualisht për çdo vend për të parë ku ka ecur dhe për të orientuar politikat drejt përmirësimet të këtij treguesi me vetveten.

Edhe Flenckenstein e lëshon Ramën: Shqipëria, pa gjykata dhe nivel të lartë të krimit të organizuar

13Th Eu Russia PCC Top Table

Nëse 2 gjykatat më të rëndësishme në Shqipëri, ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, për Komisionerin Knut Fleckenstein lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të kenë sukses.
Flenckenstein: Sepse nëse këto organe nuk funksionojnë, të gjitha objektivat e tjera do të jenë shumë më të vështira për t’u arritur. Unë do thoja sërish që diferencën do ta bëjë së pari zbatimi i reformës në drejtësi. pasi nëse ky sistem nuk funksionon normalisht, atëherë është e pamundur të arrihet sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra, ky është një kriter shumë i rëndësishëm, por nuk bëhet fjalë për përzgjedhje midis kritereve, pasi nuk do gjykojnë vetëm ministrat e drejtësisë për përparimin e Shqipërisë, por edhe ata të punëve të brendshme”.
Eduard Kukan ngriti shqetësimin për problematikën e korrupsionit dhe krimit të organizuar që po dëmtojnë progresin e vendit në integrimin europian. Fleckenstein, edhe pse e pranon skepticizimin e disa vendeve anëtare për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar thotë se duhet parë me kujdes nëse aktiviteti kriminal zhvillohet brenda Shqipërisë, apo nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Fleckenstein: Duhet parë se për çfarë bëhet fjalë kur flasim për krimin e organizuar shqiptar, për të evidentuar me kujdes nëse është krim i organizuar që vjen nga Shqipëria, apo nga shqiptarët në shtetet e tjera ku ata jetojnë. Megjithatë ne e dimë të gjithë dhe qeveria e di shumë mirë, se ka ende një nivel të lartë të krimit të organizuar. Jam i sigurt që ministria e brendshme e di se si mund ta trajtojë çështjen me interlokutorët dhe miqtë e tyre europianë në Gjermani, Francë, Holandë në mënyrë që të bashkohen forcat për të luftuar fenomenin së bashku. Kjo është qasja e duhur dhe të shohim nëse do kemi rezultate të mira lidhur me këtë jo vetëm për sa i përket çështjeve të zyrtarëve të thjeshtë, por edhe për dosje të zyrtarëve të larta. Nuk kam dyshim që kjo do ndodhë.
Raporti është fokusuar dhe tek ecuria që duhet të ketë Shqipëria në aspektin social dhe atë financiar.

“Java Evropiane për Demokracinë Vendore” në Kamëz, Mziu: 60% e buxhetit për investimet, prej 11 vitesh miratohet unanimisht

Bashkia Kamëz nisi sot veprimtaritë në kuadër të “Javës Evropiane për Demokracinë Vendore”, me dëgjesën publike me qytetarët për buxhetimin me pjesëmarrje, ku mori pjesë përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, z. Alessandro Angius; drejtuesja e projektit “Bashkitë për në Evropë”, znj. Jolanda Trebicka, si dhe të ftuar të tjerë. Të pranishëm ishin dhe përfaqësues nga shtresa të ndryshme të popullsisë, siç janë ndërlidhësit me komunitetin, përfaqësues të arsimit, të biznesit, të shëndetësisë, të kulturës, rinisë, gruas, sportit, të pensionistëve, të fermerëve, të OJQ-ve, të komunitetit rom-egjiptian etj. Veprimtaritë e Bashkisë Kamëz në kuadrin e “Javës Evropiane për Demokracinë Vendore” do të vijojnë me organizimin e parlamentit rinor të qytetit, me shfaqje artistike, si dhe me veprimtari të tjera. Kjo javë, e kthyer në traditë prej vitesh në Kamëz, është një veprimtari që zhvillohet në kuadër të programit “Bashkitë për në Evropë”. “Java Evropiane për Demokracinë Vendore” organizohet në çdo vit, në kujtesë të nënshkrimit të “Kartës Evropiane për Autonomi Vendore” më datë 15 tetor 1985, si dhe me rekomandim të Kongresit të Autoriteteve Vendore bazuar në Rezolutën 238 (2007) – Propozim për Javën e Demokracisë Vendore.
Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, z. Alessandro Amgius, falënderoi kryebashkiakun Mziu për organizimin e “Javës Evropiane të Demokracisë Lokale” dhe për ftesën për të marrë pjesë në këto veprimtari, duke u shprehur se ishte shumë i lumtur që ndodhej në Kamëz. Gjithashtu, ai përcolli edhe urimet e ambasadorit të BE-së në vendin tonë, z. Luigi Soreca. Ndër të tjera ai pohoi se ky takim kishte shumë rëndësi për të, si dhe për institucionet e BE-së, sepse është i lidhur jo vetëm me informacionin dhe transparencën, por veçanërisht me buxhetin dhe sfida e autoriteteve është që të kthejnë shifrat në gjëra reale, të prekshme për publikun.

Fjala e kryetarit te bashkisë Kamëz Xhelal Mziu
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, u shpreh se kjo javë tashmë është kthyer në traditë, e mundësuar falë bashkëpunimit dhe partneritetit të Bashkisë Kamëz me institucionet e Bashkimit Evropian dhe binjakëzimeve me qytete evropiane, duke bërë kështu që qyteti dhe Bashkia e Kamzës të ketë përfitime konkrete, siç janë financimi i projekteve në fusha të ndryshme apo shkëmbimi i përvojave të qeverisjes vendore. Në këtë kuadër, një prej praktikave më të mira ka qenë buxhetimi me pjesëmarrje, i cili ka bërë të mundur që Bashkia të hartojë një buxhet social me shpërndarje të investimeve aty ku ka pasur më shumë nevojë komunitetit. Sipas kryebashkiakut Mziu, kjo javë do të jetë një impuls më shumë për Bashkinë Kamëz, e cila është një ndër 12 bashkitë evropiane, 12 qytetet yje (12 Star City) të Bashkimit Evropian e publikuar kjo edhe në faqen zyrtare përkatëse të BE-së, ku Kamza është bashkia e vetme që përfaqëson Shqipërinë në këtë projekt dhe përbën një vlerë të shtuar për qytetin dhe Bashkinë e Kamzës.
“Ju falënderoj për pjesëmarrjen! Gjej rastin për të falënderuar përzemërsisht përfaqësuesin e Delegacionit të BE-së, z. Alesssandro Anigus, për pjesëmarrjen në këtë takim. Dua të falënderoj Jolandën, jo vetëm për praninë e saj, por edhe si pjesë kryesore e organizmit të këtij takimi të rëndësishëm. Falënderoj të gjitha grupet e interesit, të cilët marrin pjesë në këtë takim.
Në fakt, kjo është një traditë tashmë e Kamzës në vite. Mund të jetë viti i shtatë apo i tetë që ne bëjmë organizime të tilla, të Javës Evropiane. Java Evropiane për ne është kthyer tashmë në një ritual dhe një festë, do ta konsideroja, por edhe në krijimin e standardeve të mëtejshme.
Java Evropiane është e harmonizuar më së miri midis shtresave të caktuara të popullsisë, duke filluar që te të rinjtë dhe gjatë çdo viti që ne kemi organizuar kemi të bëjmë me parlamentin rinor. Së dyti, duke organizuar takime të tjera me komunitetin, të cilët kanë të bëjnë me çështjet që janë thelbësore për zhvillimin e këtij qyteti.

Dua të them që Kamza është një qytet shumë i ri dhe nuk është se ka pasur ndonjë standard, të cilin ne mund ta merrnim si referencë dhe ndoshta ky ka qenë një angazhim maksimal i të gjitha resurseve që ka sot Kamza për ta bërë bashkëkohor, për të qenë në standardet e qyteteve të vendeve të Bashkimit Evropian. Në njëfarë mënyre besoj që kemi arritur të bëjmë hapa shumë përpara dhe t’u afrohemi këtyre standardeve, por për shkak të këtij angazhimi, unë dua të përgëzoj maksimalisht të gjithë aktorët kryesorë, të cilët kanë ndikuar për krijimin e këtij standardi, i cili është bërë si etalon i këtij bashkëpunimi, duke qenë në koherencë, madje duke pasur një drejtori enkas për koordinimin, për zhvillimin, për marrëdhëniet me jashtë, duke shfrytëzuar sidomos binjakëzimet, të cilat kanë qenë çelësi kryesor i suksesit të Bashkisë Kamëz.
Binjakëzimet ne nuk i kemi përdorur për vizita thjesht kortezie, por binjakëzimet i kemi përdorur si një instrument mjaft i rëndësishëm për të marrë eksperienca dhe për të shkëmbyer, po themi, ato gjëra që janë të implementueshme për ne. Kemi përfituar nga këto binjakëzime jo vetëm në aspektin profesional. Por kemi pasur edhe përfitime, për shkak të këtyre binjakëzimeve. Ne sot kemi One Stop Shop-in në Bashki, i cili që nga viti 2009 ka më shumë sesa 35 sportele dhe është One Stop Shop-i më i madh akoma në Shqipëri, pavarësisht se kanë kaluar nëntë vite dhe që shërben si një standard për bashkitë e tjera. Dhe ky është një produkt i këtij bashkëpunimi dhe jo pak rol kanë luajtur edhe financimet apo projektet që kanë ardhur si rezultat i Komisionit Evropian etj. Kemi përfituar edhe financiarisht, kemi marrë pjesë në disa nga projektet të cilat krahas konsulencës teknike, kanë qenë të drejtpërdrejta edhe në aspektin financiar. Kemi përfituar nga IPA Adriatic apo Cross Boarder, siç kanë qenë blerje makinerish apo kontejnerësh apo financime të tjera, të cilat kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjej rastin për të thënë këtu që kemi përfituar edhe Shkollën Profesionale, e cila është ndër shkollat më të mira në Shqipëri, që i ka kushtuar jo pak buxhetit të Komisionit Evropian, por më shumë sesa 1.2 milionë euro dhe ky financim ka ardhur vetëm për një arsye: për shkak të partneritetit, duke qenë një partner i besueshëm për të tjerët. Të jesh partner me Komisionin Evropian besoj që nuk është e paktë.
Javën Evropiane ne e kemi shfrytëzuar më së miri. Në fakt, buxheti me pjesëmarrje është çelësi i suksesit të cilin e ka pasur Bashkia e Kamzës dhe buxheti me pjesëmarrje edhe për shkak të partneritetit që ne kemi pasur dhe jo pak rol në këtë luajtur edhe Jolanda apo të tjerë për shkak të projekteve që ne kemi pasur. Por, e kemi kthyer buxhetin me pjesëmarrje në një ritual të zakonshëm ku ne marrim opinionet e shtresave të caktuara nga terreni se cilat janë ato kërkesa, të cilat janë më të pikëzuarat për të qenë pjesë e buxhetit të vitit që do të vijë.

Po të shohësh, në të gjitha buxhetet që ne kemi kaluar, në të gjithë eksperiencën time 11-vjeçare, pothuajse janë miratuar me 100% të Këshillit Bashkiak, pavarësisht se Këshilli Bashkiak është pluralist, sepse nuk ka pasur opinione apo qëndrime të kundërta, sepse është bërë maksimumi i mundshëm, jo vetëm në paketën fiskale, por ajo çfarë është më kryesorja, në shpërndarjen e investimeve apo në bërjen e buxhetit social apo për shtresat në nevojë.
Edhe ky takim, por që do të vazhdojë Java Evropiane në takime të tjera, të cilat do të vijojnë edhe me takime nëpër lagje apo forma të tjera për të maksimumin e mundshëm të këtij buxheti. Dua të them që buxheti është bërë vërtet i lidhur, i pazgjidhshëm, sidomos me biznesin, por edhe me shtresa të tjera të caktuara, sepse do të thotë që krahas paketës fiskale, e cila e ka zhdukur informalitetin, çfarë ka qenë më kryesorja, e ka rritur bazën e saj, e ka zhvilluar biznesin, e ka bërë të ndërgjegjshëm biznesin për të paguar sepse janë konvertuar në investime.
Sot e 11 vite, në Bashkinë e Kamzës, më shumë sesa 60% e buxhetit të Bashkisë shkon për investime, shkon për rrugë, shkon për kanalizime, shkon për gjelbërimin e qytetit, për ndriçimin e qytetit dhe ky është një sukses i cili është i pakonkurrueshëm nga bashkitë e tjera. Asnjë nga 61 bashkitë sot nuk ka një shifër të tillë, që të ketë 60% të buxhetit social dhe një gjë tjetër që tregon angazhimin maksimal është që në certifikimin financiar apo menaxhimin që u bë për 61 bashkitë, ju besoj që jeni në dijeni, që Bashkia e Kamzës zuri vendin e parë në menaxhimin financiar të saj për vitin 2017. Java Evropiane do të impulsojë akoma më tej, jo vetëm institucionin e Bashkisë, por edhe partnerët e saj për të bërë maksimumin për këtë qytet të ri, qytetin e Kamzës.
Dua të them që sot, ne që organizojmë këtë takim, jemi ndër 12 qytetet evropiane, jemi edhe në faqen zyrtare të Komisionit Evropian dhe gjej rastin për t’ju ftuar për të parë edhe aktivitetin që ne po bëjmë sot e në vazhdim dhe besoj që është një vlerë e shtuar, pse jo, edhe për bashkitë e tjera të Shqipërisë, që Kamza përfaqëson denjësisht edhe qytetet e tjera të Shqipërisë dhe futet ndër 12 qytetet evropiane. Edhe një herë, dua t’ju falënderoj!”.

Zëri i Amerikës: Çështja e vëllait të ministrit të Brendshëm mori një rrjedhë të re hetimi

Publikimi i një audio-përgjimi të dytë me protagonist Fredi Alizotin është trajtuar edhe nga prestigjozja “Zëri i Amerikës”.
Në një artikull të publikuar sot thuhet se, çështja e audiopërgjimit që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duket se mori një rrjedhë të re, pasi deputeti demokrat Ervin Salianji, publikoi mbrëmë në studion e emisionit “Opinion” një video të një bisede me Fredi Alizotin, i arrestuar si personi që sipas prokurorisë ka “luajtur rolin” e Agron Xhafajt.
Shkrimi i plotë i Zërit të Amerikës
Në Shqipëri, çështja e audiopërgjimit që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duket se mori një rrjedhë të re, pasi deputeti demokrat Ervin Salianji, publikoi mbrëmë në studion e emisionit “Opinion” një video të një bisede me Fredi Alizotin, i arrestuar si personi që sipas prokurorisë ka “luajtur rolin” e Agron Xhafajt. Në dosjen që prokuroria dërgoi në gjykatë javën e shkuar, rezultonte se gjatë seancës së parë të marrjes në pyetje në 1 Qershor, por dhe së fundmi më 27 Shtator, në prani të avokatit të tij, Alizoti ka pranuar se Albert Veliu, personi që pretendon se ka folur me vëllanë e ministrit, i kishte kërkuar të bënin një rregjistrim bisede ku ai të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj, dhe se në këmbim do të merrte një shumë prej 200 mijë eurosh.

Në bisedën e transmetuar mbrëmë, Alizoti tregon se ai është marrë me makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i cili e ka çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas Alizotit kjo ka ndodhur në datën 1 (pa përcaktuar muajin) por që duket se korrespondon me datën kur ai ka dhënë dëshminë e parë në Prokurori. Alizoti ka shtuar gjithashtu se pranë Prokurorisë ka takuar dhe deputetin socialist Taulant Balla. Gjatë bisedës, ai shprehet se i është kërkuar që të mbështeste shumicën. Sipas tij, Balla i ka thënë “Hidhu me ne”, dhe se i ka ofruar dhe para.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, mohoi sot përmes një deklarate publike variantin e Alizotit. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti”, thihet në deklaratë, ndërsa shtohet se “në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës. Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier”, saktëson deklarata e Policisë. /VOA/

Akuzat për përdhunim, flet policia amerikane: Ronaldo s’është i pandehur, as nën hetim

Dalin detaje të reja të rëndësishme në lidhje me rastin, që prej më shumë se një jave ka pushtuar mediat e të gjithë botës: përdhunimi i supozuar, i cili ka ndodhur në një hotel të Las Vegas-it në vitin 2009. Bëhet fjalë për akuzën e Kathryn Mayorga ndaj Cristiano Ronaldos.
Për të siguruar elemente të reja është përfolur se ka angazhim nga departamenti i policisë së Las Vegas Metropolitan (LVMPD). Një zëdhënës ka mohuar disa nga deklaratat e bëra nga avokati i gruas amerikane në ditët e fundit, që pretendon se është përdhunuar, dhe njoftoi: “Ronaldo nuk është i akuzuar për ndonjë krim!”
“La Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” i kanë raportuar deklaratat që vijnë nga policia e Las Vegas-it, ku theksohet se hetimi për sulmin e pretenduar seksual, çështje që u rihap në ditët e fundit, nuk ka filluar me futbollistin si subjekt.
“Ronaldo ka shumë të ngjarë të dëgjohet, por si një person i interesuar mbi faktet, jo si i paditur dhe i pandehur. Nuk ka një datë të saktë se kur do të dëgjohet Ronaldo, pasi ai është jashtë vendit tonë, – tha zëdhënësi i departamentit policor, Jacinto Rivera. – Do të jetë e rëndësishme ta dëgjojmë, por nuk mund të thuhet ende se kur”.
Vështirë të besohet se CR7, i cili dje fluturoi drejt Lisbonës për të folur mbi strategjinë e mbrojtjes së tij ligjore, të fluturojë për në Las Vegas. Ai do të rikthehet në trajnim me Juventusin dhe, me shumë gjasa, do t’iu përgjigjet pyetjeve që do të vijnë nga Nevada përmes video-konferencës, ose me shkrim.
Së fundi, departamenti policor i Las Vegas-it iu është përgjigjur përfundimisht akuzave të avokatit të ri të Mayorga, Leslie Stovall, i cili në ditët e fundit kishte raportuar se janë humbur nga policia provat e pretenduara, që datojnë më 2009: “Nuk është e vërtetë që i kemi humbur provat, asgjë nuk është zhdukur. Janë të njëjtat prova të vitit 2009. Ato janë ende në zotërim tonë”.

Basha: Kjo diktaturë mafioze do të shkatërrohet, Arta Marku para drejtësisë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke akuzuar kryeministrin Rama se, ka ngritur një shtet privat që funskionon jashtë kushtetutës dhe ligjeve.
Basha përmes një deklarate për mediat ka folur për videon e publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji. Duke iu referuar dëshmisë së Alizotit, Basha theksoi se prokurorët po falsifikojnë çdo gjë në shërbim të këtij shteti privat. Kreu i opozitës tha se, drejtuesit më të lartë të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, Arta Marku dhe Ardi Veliu janë vënë në shërbim të shtetit të privatizuar nga Rama dhe janë pjesë e këtij inskenimi, për të mbrojtur Agron Xhafajn.
“Mbrëmë të gjithë shqiptarët panë fytyrën e këtij shteti privat. Prokurorë që falsifikojnë prova për të shpëtuar kriminelët. Drejtues dhe pjesë të kësaj strukture dhe inskenimi janë padyshim edhe Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku.
Marku, Xhafaj, Drejtuesi i Policisë së Shteti, Ardi Veliu kanë manipuluar të vërtetën për të mbrojtur një trafikant droge, Agron Xhafaj. Ata vendosën shpërfytyrimin.
Është i njëjti shtet privat që ka manipuluar gjithçka për të mbrojtur Rrahman Rajën. Ata bënë gjithçka për të shpëtuar dhunuesin sadist Rexhepin dhe mbrojtësin e tij, Taulant Balla. Ku shteti sulmon gazetarët, denoncuesit të ndershmit, për të shpëtuar kriminelët politikanët e lidhur me krimin tregojnë se jemi në kushtet një diktakture. Me Fatmir Xhafaj nuk do kemi kurrë luftë kundër krimit. Dje i gjithë shteti ishte në mbrojtje të bandës së Habiljave. Emërimi i Arta markut ka rezultuar një katastrofë për drejtësinë dhe luftën kundër krimit. Arta Marku ka shkatërruar Krimet e Rënda duke varrosur hetimet për Tahirin”, u shpreh Basha.

Deklarata e Bashës
Shteti privat i Edi Ramës vendosi të fabrikojë dëshmitarë për të sulmuar dhe përndjekur denoncuesit opozitarë me një qëllim: Për të shpëtuar trafikantin e dënuar Agron Xhafaj dhe mbrojtësin e tij, Fatmir Xhafaj.
Është i njëjti shtet privat që ka manipuluar gjithçka, çdo provë, çdo fakt, për të mbrojtur Taulant Ballën dhe Rrahman Rrajën. Edhe në këtë rast shteti privat i Edi Ramës dhe vetë ai, kërcënuan me gjuhë mafioze, një oficer policie, Emiljano Nuhun, për të shpëtuar dhunuesin sadist Rexhep Rrajën dhe mbrojtësin e tij, Taulant Ballën.
Pas kësaj bënë gjithçka me dhunë dhe para, për të shpërfytyruar viktimën e dhunës në një peng që pështyn denoncuesit, median dhe opozitën dhe përqafon dhunuesit.
Kur shteti sulmon gazetarët, denoncuesit, policët e ndershëm, kundërshtarët politikë për të mbrojtur kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, jemi në kushtet e një diktature mafioze.
Ngjarjet e ditëve të fundit kanë provuar paralajmërimet dhe të vërtetat që ka shpalosur me zë të lartë, partia Demokratike prej vitesh. Sikurse e kemi thënë që ditën e parë, me Fatmir Xhafajn nuk do të ketë kurrë luftë kundër krimit, përkundrazi. Emërimi i tij ishte triumfi i njërëz bandë mbi bandën tjetër. Xhafaj triumfuan mbi Habilajt dhe Tahirajt. Dje i gjithë shteti ishte në mbrojtje të bandës së Habilajve, sot është në mbrojtje të familjes mafioze Xhafaj.
Policia e Shtetit e shkatërruar dhe e vënë në shërbim të krimit nga Saimir Tahiri, vazhdon të jetë nën shërbim të krimit nën Fatmir Xhafajn.

Emërimi i Arta Markut, sikurse e paralajmëruam që në fillim, ka rezultuar një katastrofë për drejtësinë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ajo u soll politikisht në krye të Prokurorisë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe këtë e ka bërë me sukses.
Arta Marku e ka shkatërruar Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe bashkë me të edhe hetimet per Saimir Tahirin. Ka varrosur hetimet nisura që më parë për lidhje kriminale në shkëmbim të votave për Damian Gjiknurin, për Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Agron Xhafajn, Ulsi manjën dhe drejtues të tjerë të lartë të qeverisë dhe shtetit.
Arta Marku nuk ka nisur dhe as nuk ka për të nisur hetime për lidhjet kriminale të politikanit bandit Taulant Balla.
Arta Marku u soll politikisht në krye të prokurorisë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin me sukses.
Arta Marku ka varrosur provat për hetimet e nisura më parë si Dakon, Gjinknurin, Manjën…Arta Marku nuk ka për të nisur hetimet për lidhjet kriminale të politikanit kriminel Taulant Balla.
Ngjarjet e ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah shkatërrimin e shtetit të drejtës dhe drejtësia është kthyer në drejtësi kriminale.
Dje njerëzit paguanin prokurorët dhe gjyqtarë sot duhet të lidhen me Edi Ramën.
Kjo diktaturë mafioze duhet të shkatërrohet. Ata do të japin llogari para ligjit: Edi Rama, Taulant Balla, Fatmir Xhafa, Arta Marku, Ardi Veliu do të dalin para ligjit si kriminelët.
Pushteti i tyre nuk e ka të gjatë.
Rruga e pandëshkueshmërisë do të marrë fund bashkë me pushtetin e tyre.

Zbulohet bakteri që asgjëson plastikën

Shkencëtarët kanë zbuluar një enzimë natyrale që asgjëson plastikën, një ndër materialet më ndotës të planetit pasi nuk shpërbëhet lehtë. Enzima prodhohet nga një bakter që eksperimentet e fundit e kanë zhvilluar edhe në laborator, duke i dhënë shpresë industrisë së riciklimit.
Me plastikën, shkenca arriti të zhvillonte atë që u konsiderua si materiali i mrekullueshëm; tani një enzimë natyrore e përmirësuar mund të ndihmojë pastrimin e ndotjes së njërit prej llojeve më të vështira të saj.
Polietilen tereftalate, apo ndryshe PET, një lloj plastike e fortë e përdorur zakonisht për prodhimin e shisheve, kërkon vite të tëra që të shpërbehet në ambient.
Por një enzimë, e modifikuar aksidentalisht në laborator, mund ta shpërbejë këtë material brenda disa ditësh.
Një zhvillim i tillë premton të revolucionarizojë procesin e riciklimit dhe të lejojë një ripërdorim më efikas të plastikës në të ardhmen. Enzima që ha plastiken është zbuluar fillimisht pak vite më parë në një qendër riciklimi në Japoni.
Tani, hulumtuesit e Universitetit Britanik të Portsmouthit, krijuan një model 3D të saj të definicionit të lartë, duke përdorur rreze të fuqishme X dhe sapo e kuptuan strukturën e enzimës, vunë re se mund t’ia përmirësonin performancën duke rregulluar vetëm disa mbetje në sipërfaqe.
Në këtë mënyrë krijuan një enzime të re akoma edhe më efikase në shkatërrimin e plastikës PET. Rezultatet janë mahnitëse, megjithatë edhe sfidat që presin aplikimin e tyre në boten reale nuk janë të vogla.
Zhvillimi i një teknike për prodhimin e enzimës me çmim të ulet do të jetë një pengesë kryesore; një tjetër do të jetë shfrytëzimi i fuqisë së tij në një shkallë industriale.
Sipas një studimi trevjeçar të botuar në revistën Raportet Shkencore muajin e kaluar, një grumbull gjigant mbeturinash ne Oqeanin Paqësor, i njohur si fasha e plehrave të paqësorit, po rritet me shpejt se sa pritej dhe tani është tre herë më e madhe se Franca, e më shumë se dyfishi i madhësisë se Teksasit.

Shkencëtarët zbulojnë vendin më të ftohtë në Tokë me temperaturë -97 gradë celsius

Shkencëtarët kanë zbuluar vendin më të ftohtë në Tokë. Temperaturat ekstreme të ulëta prej minus 97 gradë celsius, janë regjistruar në një pllakë të akullt në Antarktidë gjatë një nate të gjatë dimri, shkruan National Geographic.
“Ky vend do të ishte ideal për jetesë në një planet tjetër”, ka deklaruar studiuesi Ted Skamboz, nga qendra nacionale për borë dhe akull në Universitetin e Kolorados.
Këto temperaturat kaq të ulëta kanë “lënë” në hije ato të matura në stacionin rus Vostok në vitin 1986, ku shkencëtarët rusë kishin matur temperaturën prej minus 88,8 gradë celsius.
Ky ajër i ftohtë nuk mund të thithet për një kohë të gjatë, vetëm disa herë frymëmarrje do të mjaftonte që të shkakton gjakderdhje në mushkëri dhe vdekje të shpejtë.
Kjo edhe është arsyeja pse shkencëtarët rusë kanë mbajtur maska para se të thithnin ajrin e nxehtë. Edhe pse pjesa lindore e Antarktidës duket si një hapësirë e rrafshët, ajo është paksa e pjerrët.
Ndërkaq mbi sipërfaqen e pllakës së akullt nuk ekziston kurrfarë stacioni meteorologjik, kështu që ekipi i Skambozit besojnë se temperaturat mund të jenë edhe më të ulëta në këtë pllakë të akullt.

Përgjimi i plotë i Alizotit: Ardi Veliu më mori në darkë, tek dera e Prokurorisë më priste ai robq…

Fredi – Tani do më dëgjosh ti mua?
Tjetri – Po?
Fredi – Nga 200 ulu 100
Tjetri – Pse do të takonte Taulanti ty te prokuroria psh?
Fredi – Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.
Tjetri – Si të ka marrë?
Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …
Fredi – Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë me prokurorinë, ç’është një lokal aty.
Tjetri – Po, ka shpinë aty
Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.
Fredi – E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok
Tjetri – Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë.
Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.
Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…
Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.
Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?
Fredi – po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë
Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?
Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.

Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje?
Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.
Tjetri – S’ke faj që je i lodhur e je friksum o burrë, s’ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë
Fredi – Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla.
Tjetri – Po mirë pra mirë, presion është
Fredi – Unë kam berë ç’nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta ropqira. Unë qetë, me qetësi, kupton ti.
Tjetri – E ça thotë rrugës
Fredi – Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S’kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndenjt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë…
Tjetri – Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti?
Fredi – Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë
Tjetri – Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte?
Fredi – Me kostum
Tjetri – Te ça lokali ishit?
Fredi – Te një lokal aty mbrapa.
Tjetri – Te pallatet e Sadriut?
Fredi – Unë s’të gënjej o vlla
Tjetri – Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha
Fredi- se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu..
Tjetri – O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensiunum që ishe. Po ta regjistroje veten qëparë e ta shifshe veten tate, do thojshe paskam qenë me gjithë mend n’siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s’do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjonat, se nesër i bie përgjegjësia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur..
Fredi – Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra
Tjetri – Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrumentat. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithshëm, që për mu është procedurë jo normale..

Fredi – Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë
Tjetri – Ore nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç’punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda?
Fredi – Ça të them unë tani?
Tjetri – Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithshëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s’është drejtor.
Fredi – Ai, bashkë me shoferin. Unë s’ju gënjëj ore.
Tjetri – Ça date ka qenë?
Fredi – Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1.
Tjetri – Në ç’orë, natën apo ditën?
Fredi – Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite
Tjetri – E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty?
Fredi – Po, në darkë më kanë çuar.
Tjetri – Dhe ty të priste Taulanti aty jashtë?
Fredi – Aty jashtë.
Tjetri – E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj?
Fredi – Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s’di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi ropqiri. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin.
Tjetri – Të bëri noj çik presion Taulanti?
Fredi – Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës.
Tjetri – Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë.
Fredi – Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.
Tjetri – Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?
Fredi – Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…
Tjetri – e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?
Fredi – Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.
Tjetri – Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha?
Fredi – Po ku janë e (qesh)
Tjetri – Po pra, po për ça do t’i jepte lekët ai, për kot?
Fredi – Siç i kanë këta, aman ore
Tjetri – E ça donte ai të me thënë ti ?
Fredi – Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s’di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastelërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë.
Tjetri – Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.
Fredi – Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.
Tjetri – Edhe? Numër policie është ai?
Fredi – Numri i këtij o vlla, privat.
Fredi – Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

Misioni Indian i Hapësirës zbulon ujë të ngrirë në sipërfaqen e Hënës

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi përfundimtare që konfirmojnë praninë e ujit të ngrirë në sipërfaqen e Hënës, transmeton BBC.
Depozitat e akullit u gjetën në polet veriore dhe jugore të Hënës dhe ndoshta kanë origjinë të lashtë. Shpikja u vlerësua për misionin indian – Chandra 1, instrumentet e të cilit eksploruan Hënën midis viteve 2008 dhe 2009.
Rezultatet e misionit u botuan në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).
Shpërndarja e depozitave të akullta është e pabarabartë. Në jug, shumica e akullit është e përqendruar në kratere, ndërsa në hemisferën veriore akulli është më i gjerë dhe më i përhapur. Misioni indian përdori pajisjen për hartimin e mineralit M3 dhe identifikoi tre karakteristika specifike të akullit në sipërfaqen e Hënës.
M3 jo vetëm që ka regjistruar reflektimin e akullit, por ka matur drejtpërdrejt mënyrën në të cilën molekulat e akullit thithin dritën infra të kuqe. Kjo do të thotë se mund të regjistrohen dallimet midis gjendjeve agregate