27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Deklarata bombë: Rama rinis bisedime sekrete për të ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri

Këshilli i ministrave të BE-së dhe përfaqësuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord në Vjenë (13.09) për zgjerimin e marrëveshjes së Prum-it.
Në këtë marrëveshje bëhet fjalë për automatizimin e shkëmbimit të të dhënave mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Konkretisht kjo ka të bëjë me gjurmët e gishtërinjve dhe të dhënat për ADN-në, si dhe të dhënat për regjistrimin e automjeteve, vuri në dukje ministri Brendshëm austriak Herbert Kickl (FPO) në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun shqiptar Fatmir Xhafaj.
Ky do të ishte një ‘impuls i vërtetë cilësie’ në bashkëpunimin policor dhe sigurinë në të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Marrëveshja e Prum-it u nënshkrua në vitin 2005 nga Austria, vendet e Belenux-it, Gjermania, Franca dhe Spanja. Që nga vera 2007 kjo marrëveshje është integruar si kuadër ligjor në BE. Ajo rregullon bashkëpunimin ndërkufitar midis shteteve nënshkruese me qëllim luftimin e terrorizmit dhe kriminalitetin ndërkufitar.
Ministrat e brendshëm të BE-së u takuan në Vjenë në kuadër të presidencës së radhës në BE që e mbulon Austria këtë gjashtëmujor.
Gjatë ditës së parë të konferencës ishin pjesëmarrës edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër të premten (14.09) marrin pjesë përfaqësues nga vendet afrikano-veriore. Fokusi është përqendruar në bashkëpunimin e policisë, azili, migracioni dhe mbrojtja e kufijve.

Qendra për pranimin e të kthyerve në Shqipëri?
Në Vjenë të enjten, sipas Kickl, ka pasur edhe bisedime diskrete me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e qendrave të pranimit të refugjatëve të kthyer refuzuar nga vendet e BE-së. Që Shqipëria është në fokus, këtë Kickl nuk donte ta konfirmonte.
‘Ne nuk duam debate në opinionin publik, përpara se të jenë pjekur kushtet’, deklaroi i rezervuar dhe pa të dhëna konkrete ministri austriak. Edhe homologu i tij shqiptar Fatmir ishte i kursyer në informacion. „Shqipëria aktualisht është e konfrontuar me një numër gjithnjë e më të lartë migrantësh dhe ne me kënaqësi e pranojmë mbështetjen e BE-së, në mënyrë që Shqipëria të mund ta menaxhoj më mirë situatën’, u shpreh Xhafaj në Vjenë. Me ‘qendra të pranimit të të kthyerve’ jashtë BE-së synohet, që të arratisurit, të cilët kanë një përgjigje përfundimtare për azilin e refuzuar në BE, të kthehen në një vend të tretë përpara se të dërgohen në vendin e origjinës. Shtetet që janë të gatshme për këto ‘qendra të pranimit të të kthyerve’ mund të marrin ndihma si edhe mbështetje nga punonjësit e truprojës kufitare të BE-së.
Ministri i Brendshëm austriak e theksoi disa herë, që vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë dëshmuar shumë herë kontributin e tyre efikas në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e kufijve, azilit dhe migracionit dhe se marrëveshja e nënshkruar tani do të shërbejë për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Ministri shqiptar e cilësoi gjithashtu Austrinë si një partnere të rëndësishme, që jep një kontribut të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor për përhapjen e normave demokratike.

Aspak temë rrugët legale për migracionin
Në fillim të konferencës ministri Brendshëm i Austrisë reagoi ndaj fjalimit vjetor të presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker lidhur me gjendjen në BE. Ky i fundit i bëri thirrje presidencës austriake në BE, që të përpunojë zgjidhje me qëndrueshmëri për të ardhmen dhe politika për rrugë legale të migracionit. „Ne mund të flasim për këtë, pasi përpjekjet për luftimin e migracionit ilegal të kenë sukses’, tha ministri austriak. Një herë ka ndodhur me programin e BE-së për shpërndarjen e emigrantëve, kur BE-ja u përpoq ‘të udhëzojë diçka, që askush nuk e donte’, tha Kickl.
Kontrollet kufitare mbeten
Kickl hodhi poshtë edhe kërkesën e komisarit të BE-së për Migracionin Dimitris Avramopoulos, i cili në një intervistë u drejtohej atyre vendeve, që ndërkohë aplikojnë sërish kontrollet kufitare në hapësirën Shengen, për t’i shfuqizuar këto rregulla sa më shpejt. Austria do t’i vazhdojë kontrollet në kufi për aq kohë, sa një mbrojtje e kufijve të jashtëm ‘të mos jetë vetëm në letër, por faktike’. Shfuqizimi i kontrolleve kufitare të vendosura në vitin 2015 do të bëhet vetëm pasi të funksionojë vërtetë mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së. Ai nuk mund t’i injorojë nevojat e popullsisë për siguri dhe kontrolle, tha Kickl.
Ministri i Brendshëm austriak ishte i të njëjtit mendim me Komisionin e BE-së lidhur me planet për përfrocimin e agjencisë së mbrojtjes kufitare Frontex dhe rritjen e numrit të nëpunësve kufitarë. Edhe agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve duhet të zgjerohet, për të mbështetur vendet e BE-së në procesin e azilit. Emigrantët ilegalë duhet të mund të dëbohen më shpejt.
/DW/

Sekuestrohen pasuritë 155 milionë euro të pronarit të Bolinos për lidhje me Mafian!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, Pronari i Gazzetta di Mezzogiorno ku drejtor është Carlo Bollino në Itali (Pasaniku Sicilian, Ciancio’) ju sekuestruan pasuritë 155 mil Euro për lidhje me mafian. Ai shkruan më tej se, shumë gazeta italiane shkruajnë për lidhje të ngushta edhe të mjeteve të tij të informacionit me Mafian.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Sekuestrohen pasurite e pronarit te Bolinos per lidhje me mafien! sb
“Doktor, Pronari i Gazzetta di Mezzogiorno ku drejtor eshte Carlo Bollino ne Itali (Pasaniku Sicilian, Ciancio’) ju sekuestruan pasurite (155 mil Euro) per lidhje me mafian. Shume gazeta Italiane fillojne te flasin per lidhje te ngushta edhe te mjeteve te tij te informacionit me Mafian. Bolino esht kryesor llafi te doli.. vetem qe nuk ishte me SCU por me Mafian Siciliane… Duhet te hetohen pasurite dhe pronat e Bolinos ne Tirane”.

Vrasja në ish-Bllok, gazetari zbulon fakte tronditëse: Martinaj është komshi me Ramën në Surrel

Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një skanim të të gjithë personave të përfshirë në sherrin e ndodhur në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur, mes tyre dhe personazhi mjaft i njohur për drejtësinë Ervis Martinaj.
Vezaj thotë se, të tre personat që janë shpallur në kërkim kanë qenë pa precedentë të mëparshëm kriminalë, ndërsa ka zbuluar dhe një detaj tejet interesant që është fakti se Ervis Martinaj është komshi me kryeministrin Rama në Surrel.
Sipas Vezajt përfshirja në këtë ngjarje dhe e komandos Marviol Bilo nuk tregon gjë tjetër veçse gjendjen ku ndodhen sot ushtarakët e shtetit të cilët nuk janë të plotësuar financiarisht.
Sipas gazetarit edhe pse Bilo kishte një sërë gradash dhe është një nga më të mirët që ka sot Shqipëria, atij i duhej që të duronte p**dhët e Elvana Gjatës në mënyrë që të kishte financa të mjaftueshme për të rritur dy fëmijët e tij.
Reagimi i plotë
Nje komando hero, perballe krimineleve!
Meviol Bilo apo sic e therrasin koleget e tij Joli, i dekoruar dhe vleresuar me nota maksimale disa here nga shteti shqiptare e aleatet si dhe nga SHBA-ja per nje mision sekret ne vitin 1998 ne zonen mes Malit te Zi dhe Kosoves per marrjen e CD-ve te avionit vezhgues te rene ne kete zone malore! Eshte njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjese ne misione paqeruajtese ne Republiken e Chadit ne Afrike, Irak e Afganistan!

I stervitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike ne zona te nxehta te luftineve ne Afganistan, ku ne nje nga keto misione humbi jeten edhe oficeri Feti Vogli! Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo eshte specialist xhenio, zhytje, qitje, etj dhe ka qene pjestar i kompanise se pare antiterrorr ne Forcat e Armatosura! Pershkruhet si djal punetor, i perkushtuar, i drejt dhe shume i qete! I pa skeduar ndonjehere nga Policia!
Ervin Mata, biznesmen per shkak se familja disponon disa prona, ka nje biznes hotelerie familjar dhe ka investuar ne ndertim ne Tirane! Frekuentues i jetes se nates dhe i fejuar i kengetares Elvana Gjata dhe i pa skeduar nga policia per ndonje veper ne Shqiperi!
Fabiol Alushi, eshte perfshire ne sherr vetem se ka pas qellim qetesimin e situates qe me pas doli nga kontrolli dhe eshte larguar nga lokali bashke me te dyshuarit!
Geldo Hoti, dyshohet se ka ndihmuar te dyshuarit si autor te largohen nga vendi i ngjarjes! I pa denuar me pare!
Te shpallurit ne kerkim perballe tre te “demtuarve” me nje CV te pasur kriminale!
Ervis Martinaj, i denuar nga drejtesia per organizim te lojrave te fatit te palicensuar, i dyshuar per disa ngjarje kriminale, si vrasja e Elvis Docit, Enton Nikaj, gjobevenie e kanosje te efektiveve te policise i skeduar si person me precedent te theksuar kriminal dhe i dhunshem!
Fabiol Gaxha, i denuar per armembajtje pa leje dhe i shpallur ne kerkim per vrasje te mbetur ne tentative dhe i referuar ne raportet e policise si person me rrezikshmeri shoqerore per shkak te prirjeve kriminale!

Esmerald alias Eljon Hato, i denuar disa here nga gjykatat dhe i hetuar per vrasje e porositje te vrasjes nga burgu! Disa here i skeduar nga policia dhe i cilesuar si person me rrezikshmeri shoqerore!
Me lart rendita disa FAKTE per te kaluaren e personave te perfshire ne ngjarjen e zones se ish-bllokut ku mbeti i vrare nje person dhe dy te tjere u plagosen! Vetem nga leximi i CV-se e kuptoni se me cfare persona kemi te bejme dhe si mua edhe juve besoj ju shkon ne mendje pyetja, se cfare e shtyu te dyshuarin “hero” te ushtrise te qellojë ndaj ketyre tre personave me CV-i te pasur kriminale dhe qe bartin mbi supe minimumi nga nje dyshim per vrasje!
A thua aq ngusht ia kishin sjell E.Mates dhe M.Bilos sa te kunderpergjigjet ky j fundit ne menyren me extreme, ate te shkrepjes se armes! Ndoshta eshte heret, por kam pershtypjen se “heroi” ushtarak ka reaguar ne kushtet e vetmbrojtjes pasi te dhenat paraprake thone se ka qene Fabiol Gaxha qe ka nxjerr pistoleten dhe ka qelluar i pari ne drejtim te personave tashme te shpallur ne kerkim! Por te presim deri ne fund te hetimeve!
Eshte e disata here qe ushtarak te forcave komando perfshihen ne ngjarje kriminale apo jane ne krah te personave edhe me rrezikshmeri shoqerore apo detyrohen te bejne pune te “shoqeruesve” per shkak te pagave qesharake qe marrin! Kjo page, mendoj qe e ka shtyre edhe M.Bilon qe te mos rri pas punes ne ushtri me dy femijet e tij por te dal t’i degjoj po… e E.Gjates e te perfshihet ne nje ngjarje qe jo vetem i shkaterroi karrieren por i rrezikohet edhe jeta atij e pjesetarve te familjes se tij! E per cfare, sepse shteti nuk eshte ne gjendje ti jap nje vleresim te knaqshem financiar qe ai dhe shume koleg te tij, qe jane aset kombetar, te mos perfshihen ne ngjarje te tilla!
V.O. Ufff se harrova E.Martinaj eshte edhe komshi i KM ne Surrel!

Pasiguria nga krimi, Kryemadhi paralajmëron qytetarët: Kur të shkoni në Bllok vishni antiplumb

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar të gjithë ata që frekuentojnë zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Nga një takim i LSI-së me simpatizantët në qytetin e Beratit, Kryemadhi foli për gjendjen e rënduar në vend, e duke iu referuar krimit të dy netëve më parë, tha se ata që pinë një kafe apo një ujë në Bllok duhet të marrin një jelek antiplumb.
“Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen.
Folën për reformë, por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama por po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar”, deklaroi Kryemadhi.
Kryemadhi u shpreh gjatë takimit me strukturat e LSI-së në Berat se, shumë socialsitë janë zhgënjyer nga kryeministri Edi Rama dhe LSI-së duhet t’u japë atyre hapësirën e tyre, t’i mirëpresë.
“Uu bëj thirrje strukturave të LSI të krijojnë hapësirën për këta njerëz të PS-së që do të vijnë drejt nesh, që të japim një realitet tjetër më të mirë.
Mbledhjet e PS janë kthyer në beteja punësimesh, ku deputetët zihen, sepse strukturat drejtuese punësojnë vetëm kriminelë apo familjarë të të kërkuarve dhe jo të ndershëm.
Tani jemi në pozicione të tjera lufte ndaj Edi Ramës, luftë mbijetese për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. 85 % e shqiptarëve janë të zhgënjyer nga Edi Rama. E di çdo të thotë 85%? Revolucion!”, theksoi Kryemadhi.

Berisha denoncon skandalin: Vrasësi i mjekut, anëtar shtabi i kryetares së Bashkisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’ denoncimin e një qytetari dixhital. Qytetari shkruan se, një i dënuar për vrasjen e një mjeku është anëtar i shtabit elektoral të Bashkisë së Gramshit për këto zgjedhje.
Qytetari pohon se Venetik Mimini ishte dënuar me 11 vite burg për një vrasje të kryer në Lenie të Gramshit. “Vrasësi kryesor ne shtabin elektoral te kryetarja e Bashkise Gramsh!”.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Vrasesi kryesor ne shtabin elektoral te kryetarja e Bashkise Gramsh!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
Venetik Mimini i rrethuar me te kuqe, i denuar 11 vjet per vrasjen e nje mjeku ne Lenie te Gramshit, Agron Lena. Denimin e ka kryer ne Kosove te Lushnjes. Eshte ne mbledhje antar kryesor shtabi elektoral me kryetaren e Bashkise Gramsh per zgjedhjet e 2019.

Basha publikon videon: Ja si mashtron Rama sa herë që kapet në krim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar sulmet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një video, në të cilën sipas tij shfaqet kryeministri Rama duke mashtruar.
Basha shprehet se kjo ndodh sa herë kapet në krim dhe këtë e bën për të mbrojtur pushtetin e tij të lidhur me krimin.
“Sa herë kapet në krim, Edi Rama mashtron për të mbrojtur pushtetin e tij të lidhur me krimin”, – shkruan Basha ndërsa poston videon.

‪Edi Rama gënjen për të mbrojtur krimin e Taulant Ballës në policinë e Fushë Krujës.

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 5. Oktober 2018

Ja kush janë tre të kërkuarit e policisë për masakrën te ish-Blloku

Nga Boldnews.al

Krimi i rëndë me një të vrarë dhe tre të plagosur në zonën e ish-Bllokut tashmë po zbardhet plotësisht dhe shkaku ishte ngacmimi në drejtim të këngëtares Elvana Gjata.
Boldneës siguron fotot ekskluzive të dy autorëve të dyshuar të vrasjes së Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos.
Për policinë, i dyshuari kryesor i krimit është truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe njëkohësisht edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Marvjol Bilo. Nga kronologjia e ngjarjes mësohet se Marvjol Bilo, Fabian Allushi dhe Ervin Mata tashmë të shpallur në kërkim, u implikuan në ngjarjen e rëndë.
Deri më tani provat e siguruara tregojnë se të dyshuarit janë thirrur për ndihmë nga këngëtarja Elvana Gjata dhe miqtë e saj, pas disa ngacmimeve në lokal.
Situata ka degraduar fillimisht me konfrontim fizik dhe më pas në përdorimin e armëve. Mbetet ende e paqartë nëse Bilo është futur i armatosur, apo ka mundur t’i rrëmbejë armën njërit prej personave të përfshirë në koflikt.
Po aq i dyshimtë është fakti që të dyshuarit arritën që të largoheshin, ndonëse është një zonë që patrullohet nga afektivë të shumtë të forcave policore.

Ish-kryeministri Sali Berisha ngre dyshimet se autorët pas ngjarjes kanë darkuar me politikanë dhe zyrtarë policie të narkoshtetit. “Një masakër në zemër të Tiranës, e cila, dikur epiqendër e krimit politik, sot është dhe epiqendra e krimit të organizuar shteteror shqiptar. Në këtë masakër u vra një person dhe u plagosën katër të tjerë. Vrasësit u larguan të qetë nga vendi i ngjarjes për të darkuar pak më tutje të qetë me ndonjë pushtetar dhe narkopolicë”-shkruan Berisha.
Krimi i rëndë me një të vrarë dhe tre të plagosur në zonën e ish-Bllokut tashmë po zbardhet plotësisht dhe shkaku ishte ngacmimi në drejtim të këngëtares Elvana Gjata.
Boldnews siguron fotot ekskluzive të dy autorëve të dyshuar të vrasjes së Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos.
Për policinë, i dyshuari kryesor i krimit është truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe njëkohësisht edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Marvjol Bilo. Nga kronologjia e ngjarjes mësohet se Marvjol Bilo dhe Fabian Allushi, tashmë të shpallur në kërkim u implikuan
Të dyshuarit për krimin e rëndë janë thirrur për ndihmë nga këngëtarja Elvana Gjata dhe miqtë e saj, pas disa ngacmimeve në lokal.
Situata ka degraduar fillimisht me konfrontim fizik dhe më pas në përdorimin e armëve. Mbetet ende e paqartë nëse Bilo është futur i armatosur apo ka mundur t’i rrëmbejë armën njërit prej personave të përfshirë në koflikt.

Si përzgjidhen fituesit e lotarisë amerikane, flet zv.konsulli i ambasadës së SHBA

A do ta mbyllë Trump, Lotarinë Amerikane? Këtë e pyetje e kanë bërë shumë shqiptarë të pafat. Përgjigjen e jep zv.konsulli i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Omar Medina.
“Lotaria Amerikane është vendosur nga Kongresi dhe mund të shfuqizohet vetëm nga një akt i Kongresit. Programi është aktiv tani, për çdo informacion mund ti referoheni zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, por për momentin programi është aktiv dhe ligji nuk ka ndryshuar” – tha Medina.
I ftuar në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv Medina shpjegoi dhe “mitin” që korçarët janë më të favorizuarit nga lotaria amerikane.
“E kam dëgjuar këtë histori. Mënyra se si përzgjidhen fituesit është që qendra konsullore në Kentucky ka një sistem kompjuterik që përzgjedh në mënyrë rastësore fituesit. Pra gjithçka bazohet tek teknologjia dhe nuk ka asnjë preferencë ndaj një zone të caktuar. Kompjuterët kontrollojnë se kush përzgjidhet, asnjë prej nesh nuk bën asnjë ndërhyrje tek ky proces dhe nuk besoj që të jetë dikush nga Korça që manipulon kompjuterët. Është gjithçka automatike në Kentucky” – tha Medina.
Çdo vit rreth 50 mijë njerëz nga më shumë se 14 milionë aplikues nga e mbarë bota përzgjidhen si fitues të lotarisë “diversiteti” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët që aktualisht përbëjnë numrin më të madh të aplikuesve në Ballkanin Perëndimor shënuan vitin e kaluar rekordin historik me 376 mijë aplikues që tentuan fatin për të prekur ëndrrën amerikane.

Kryemadhi: Të bëjmë vetëgjyqësi se me votë dhe logjikë nuk merr vesh Rama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e forcës që drejton në Cërrik u ndal të komentojë aktualitetin politik por jo vetëm. Sipas saj, krimi e ka mbërthyer vendin për shkak se ka përkrahje politike.
Kryemadhi kërkoi mbështetjen e banorëve të Cërrikut për të rrëzuar Ramën, të cilin e bën përgjegjës për situatën.
“Ky kryeministër po ju bën keq shqiptarëve. Ata sot janë më të varfër, më pak të punësuar. Kemi një kryeministër që gënjen, shëndetësinë falas e ktheu në shëndetësinë më të shtrenjtë në rajon. Kemi një taksë që rritet më shumë. Ç’na ka ngelur tjetër?
Të bëjmë vetëgjyqësi se me votë dhe logjikë nuk merr vesh ai. Ky njeri çdo gjë e ka ndërtuar në bazë të pazareve dhe tarifave. Ky njeri po licenson bandat duke iu dhënë pushtet e para. Taksa e këtyre bandave është vetëm dita e zgjedhjeve. Nëse bashkohemi nuk do të ekzistojnë më bandat dhe as pushteti i Ramës”, tha Kryemadhi.
Fjala e plotë e Kryemadhit
Faleminderit Astritit si kryetari i partisë në Cërrik, faleminderit edhe Altinit, si kryetar i bashkisë. Altini në fakt nuk është vetëm i LSI-së, por është edhe i qytetarëve të Cërrikut.
Sot ne këtë takim e bëjmë me strukturat e LSI-së, por e kuptoj që ato tashmë nuk duan të rrinë vetëm, janë zgjeruar dhe kanë ardhur anëtarë, apo edhe qytetarë për të na dëgjuar dhe rakorduar dhe kjo gjë është shumë e mirë. Ne menduam vetëm me strukturat, sepse duke qenë vetëm me to, do të ishte si një hap i parë. Por, me sa duket, në Cërrik ka ardhur aty ku nuk mban dhe të gjitha duan të thonë fjalën e tyre për të thënë që nuk mban më ujë pilafi me këtë qeveri, që ka uzurpuar dhe ka shkatërruar çdo gjë.

Ky nuk është takimi ynë i parë që pas zgjedhjeve, por ajo që është më e rëndësishme është që kompaktësia e strukturave tona ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm. Kjo kompaktësi nuk duhet të ngelet tashmë thjesht në funksionim të strukturave, por duhet shpërndarë si një instrument për të vajtur te çdo qytetar dhe për të shpjeguar situatën ku gjendet vendi sot.
Është bërë anormale tani normaliteti. Besoj që të gjithë e keni parë dje që m’u në qendër të Tiranës, 50 metra larg zyrës së Kryetarit të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, qëllohet me pistoleta, sikur të jenë fëmijë duke luajtur lojë luftash. Qëllohen me pistoleta, plagosen e vriten njerëz në vendin më të frekuentuar nga shumë të rinj e të reja, nga adoleshentë, të cilët kalojnë kohën e tyre të pasdites në kryeqytet. Krimi tashmë ka zaptuar çdo gjë. Përveçse ka zaptuar gjithë institucionet shtetërore, tashmë po zapton edhe rrugët e Tiranës dhe ambientet ku rrinë të rinjtë shqiptarë.
Situata është e tmerrshme, është tragjike dhe ne jo vetëm duhet të flasim e të flasim, por na duhet të reagojmë. Dhe reagimi ynë nuk vjen thjesht si një reagim politik, por duhet të vijë si një reagim qytetar.
LSI, ju e dini shumë mirë që, pas zgjedhjeve të 25 qershorit të 2017-s, mori vendimin për t’u pozicionuar në opozitë. Pse e mori këtë vendim? E morëm sepse mendonim se ishte një nga vendimet më të drejta. Mund të ishte pak, mund të themi, e pranueshme apo suportive për ne drejtuesit e LSI-së, deputetët, sepse kush është ai që do të ikë nga pushteti, por ne menduam që do të ishte shumë më e shëndetshme, jo vetëm për LSI-në, por për gjithë vendin, që kalimi i LSI-së në opozitë do t’i shërbente një situatë më të mirë apo ndryshimit të atij realiteti të hidhur që ishte instaluar.

Ne jemi aq përgjegjës që ndoshta edhe duhet të kishim reaguar edhe më shpejt për sa i përket lëvizjes së partisë sonë nga qeverisja, por megjithatë me idenë që gjërat ndryshojnë më shpejt apo mendojnë që një ditë ky njeri mund të reagonte, menduam që një ditë do të ishte e mundshme. Por, ai jo vetëm që nuk reagoi, por u zhyt akoma dhe më thellë në botën e krimit dhe në dhunën e saj. Ajo çka ne na bën më shumë përshtypje sot është indiferenca apo ironia, me të cilën ai sot trajton problemet, me të cilat përballen shqiptarët.
Ai tallet me varfërinë e shqiptarëve. Besoj se kryetari i Bashkisë e di shumë mirë, por edhe një pjesë e juaja e di shumë mirë problemet që familjet e varfra kanë pasur, qoftë për sa i përket punësimit, apo edhe shumë çështjeve të tjera. Kryeministri ynë i famshëm me një të rënë të lapsit, zhduku ndihmën ekonomike për ato familje që mendonin që kishin një televizion, apo edhe një hekur për të hekurosur në shtëpinë e tyre. Pse e them këtë? E them sepse janë dy elementë tepër të domosdoshëm, që çdo shtëpi i ka, edhe në qoftë se nuk ka pasur para t’i blejë, ia ka dhuruar dikush. Ndihma ekonomike vërtet është një ndihmë që zgjidh hall, që zgjidh një problem për ato familje që përfitojnë prej saj. Ai njeri e zhduku ndihmën ekonomike, pasi i kushtonte pushtetit rreth 40 milion euro. Por, në fakt çfarë bëri? Vetëm për vitin 2018, Kryeministri Rama ka shpenzuar 70 milionë euro për Facebook-istët e vet. Besoj se dikush nga ju mund ta ketë në Facebook dhe e keni parë se çfarë bëhet me komentet pozitive aty, me elozhet, me servilosjet, apo edhe duke bërë like dhe share. Këta njerëz që punojnë për të dhe që shkruajnë në Facebook-un e tij paguhen me paratë e ndihmës ekonomike, para të cilat ky njeriu ua hoqi fukarenjve. Ju besoj i keni parë ato spotet publicitare në televizione për Shqipërinë. Unë nuk kam nevojë t’u tregoj shqiptarëve sa e bukur është Shqipëria. Këto spote duhet të bëhen në televizione të huaja, jo në televizione shqiptare. Por nëpërmjet parave të ndihmës ekonomike të shqiptarëve ky njeri ka paguar televizionet për t’u mbyllur gojën, veshët e sytë shqiptarëve, në mënyrë që të mos marrin vesh asgjë se çfarë ndodh në këtë vend.

E keni dëgjuar rastin e vajzës nga Fushë-Kruja si kishte tre herë që denonconte në Prokurori dhe ishin institucionet e shtetit që e mbulonin krimin e bërë nga djali i një deputeti. Dhe ndodh që ditën që oficeri i policisë denoncon këtë krim, atëherë Kryeministri irritohet, nevrikoset dhe shantazhon apo edhe i kanoset ish-punonjësit të policisë, i cili bëri një denoncim për kanosje.
Këto janë disa elementë që kur ne i flasim me ndërkombëtarët ata shokohen nga mënyra jo vetëm joprofesionale, por edhe nga mënyra kriminale se si funksionon shteti shqiptar dhe institucionet e tij. Dhe ajo që është më e tmerrshme është që nga një element që është kriminal, ai vazhdon dhe tallet akoma dhe më shumë me shqiptarët.
Keni dëgjuar edhe për borxhin e famshëm që thotë ministri i Financave, që do marrim 500 milionë euro kredi. Këto 500 milionë euro nuk do shkojnë për shqiptarët, as për shkolla, as për spitale, as për pensione, as për ndihmën ekonomike, as për rrugë, por do të shkojnë për të paguar koncesionet, PPP-të e famshme që besoj ju i keni dëgjuar.
Prandaj që të mos ndodhë kjo gjë, ne duhet të zgjohemi. Ne tashmë kemi krijuar një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Tashmë ne e kemi shumë të qartë aksionin tonë politik. Nga sot e tutje po u drejtohemi strukturave të partive tona dhe pas kësaj do të vijojmë me qytetarët. Ne nuk mund të jemi më alibi i Edi Ramës në Parlament. Shumë njerëz mund të thonë që: shkoni atje në parlament, propozoni ligje, ngrini dorën dhe votojini e kështu me radhë. Po për çfarë ligji të diskutoj unë, kur LSI ka që në 2016-n që ka paraqitur ligjin kundër koncesioneve në Parlament. Dhe jo vetëm që nuk e ka sjellë në Parlament që ta votojë, e le ta rrëzojë me vota, por nuk e merr as në diskutim. Për çfarë të shkoj unë në parlament kur opozita i ka çuar amendamentet për të zhbllokuar reformën në drejtësi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, apo të kryetarëve të Gjykatave Kushtetuese e asaj të Lartë. E jo vetëm që nuk e marrin në diskutim, por e rrëzojnë pa e futur në diskutim në komisionet përkatëse.

Kur ju kanë dashur votat, ne jua kemi dhënë për reformën në drejtësi. E mbani mend besoj që ju dhanë 140 vota për këtë reformë, e cila do t’i shpëtonte shqiptarët nga drejtësia e korruptuar. Vetëm ata nuk shpëtuan nga kjo drejtësi. Shpëtuan Saimir Tahiri, shpëtuan bandat e kriminelët, ndërsa shqiptarët vijojnë të enden nëpër dyert e Gjykatave dhe Prokurorisë dhe kalvari i vuajtjeve të tyre do të zvarritet me vite të tëra, se s’ka më gjyqtarë që ta gjykojë çështjen e tyre.
S’ka më Gjykatë të Lartë, s’ka më Prokurori të Krimeve të Rënda, s’ka më Gjykatë të Krimeve të Rënda. Pse? Sepse nuk ka më gjyqtarë, sepse Edi Rama të gjithë gjyqtarët apo prokurorët, të cilët i kishte kundërshtarët e tij politikë, apo dhe në moment të caktuara të jetës i kishin dalë kundra, i eliminoi me të ashtuquajturin Vetting.
Atëherë çfarë mund të bëjë më shumë opozita? Kur ne propozojmë ligje, kur ne japim dorën, kur ne propozojmë reforma, kur ne duam të zgjidhim Reformën Zgjedhore që vota të mos tjetërsohet dhe vota të mos shitet e të mos blihet, kur ne propozojmë që të zgjidhet një Prokuror i Përgjithshëm sipas ligjit dhe të jetë një prokuror i depolitizuar, kur ne propozojmë që të kemi një gjykatë të depolitizuar dhe jo një gjykatë të inkriminuar dhe të korruptuar, ky njeri thotë jo. Propozojmë që të kemi Vetting për politikanët, sepse ju bëjnë Vetting policëve, gjyqtarëve, prokurorëve, pse mos t’ia bëjmë Vettingun edhe Edi Ramës?
Sa nga ju këtu janë hequr nga puna vetëm se janë me LSI? Sa nga ju këtu për arsye të njërit apo të tjetrit edhe nqs duan të zgjidhin një hall në zyrat e shtetit, qoftë në Drejtoritë Arsimore, qoftë te Punësimi, etj, etj, i thonë jo se ky është i LSI? Sa nga ju janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike për të vetmen arsye, sepse plotësojnë kriteret e të qenit anëtarë të LSI-së apo të partive të tjera? Të gjitha këto, ky njeri i bën pa pyetur.
Pra demokracia në këtë vend ka vajtur zero, shteti këtu është zero dhe i kapur nga krimi, siguria është zero e dominuar dhe e kontrolluar nga krimi, ekonomia këtu është e futur vetëm në tre duar, të cilat të gjitha paratë që kanë këta oligarkët e famshëm, i çojnë te banka e Edi Ramës dhe nga banka e Edi Ramës, shkojnë te xhepi i Edi Ramës.

Pra të gjitha paratë e buxhetit të shtetit shkojnë në xhepin e Edi Ramës.
Atëherë për çfarë do rri kjo opozitë, që të bëhet fasadë e Edi Ramës? Jo! Harta e fundit ose pozicionimi i fundit që ne na ka ngelur është të takohemi me ju dhe të marrim vendimin se si do ia bëjmë dhe se si do veprojmë në hapat e mëtejshëm. Sepse nuk mund të ecim më me qëndrime partiake dhe politike në marrëdhënie me një Kryeministër që po i bën keq shqiptarëve, nuk po i bën keq një partie politike. Ky Kryeministër po i bën keq shqiptarëve.
Unë do iu them, pyesim këdo që doni ju nëse shqiptarët sot janë më të varfër apo më të pasur? Nëse shqiptarët sot kanë mundësi punësimi më shumë apo më pak? Nëse shqiptarët sot paguajnë më shumë për energjinë elektrike, apo për ujin e pijshëm, apo taksa seç kanë pas paguar më përpara? Nëse shqiptarëve u janë rritur më shumë pagat apo pensionet?
Jam e bindur që të gjitha këto pikëpyetje që unë bëra, janë në favor të shqiptarëve dhe jo në favor të kryeministrit. Kemi një kryeministër që gënjen, kemi një Kryeministër që e kthyer shëndetësinë falas që e trumbetoi aq shumë, e ka kthyer në shëndetësinë më të shtrenjtë, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Një i sëmurë në Shqipëri, kushton më shumë se sa mund të kushtonte në një spital privat në Itali, Gjermani apo në Angli dhe këto para ia merr buxhetit të shtetit, sepse asgjë nuk shkon, sepse ne e dimë shumë mirë që të sëmurët me paratë e tyre paguajnë ilaçet dhe dorezat e mjekëve.
Kemi një arsim që themi është falas, që mashtroi shqiptarët me librat falas dhe ndërkohë ia ndryshoi çmimin e librave 8-vjeçarëve. Kemi një taksë që rritet çdo ditë e më shumë qoftë për karburantin, qoftë për energjinë elektrike, qoftë për ujin e pijshëm.
Atëherë ç’na ka ngelur tjetër? Të vendosim vetëgjyqësi!

Sepse ky njeri nuk merr vesh as me votë dhe as me logjikë. Nuk mund t’i kërkosh logjikën një të palogjikshmi. Nuk mund t’i kërkosh moralin, një të pamoralshmi. Nuk mund t’i kërkosh të drejtën, një të padrejti. Ky njeri që çdo gjë e ka të ndërtuar në bazë të pazareve dhe tarifave, mendon se edhe shqiptarëve mund t’ua blej shpirtin, të ardhmen e fëmijëve të tyre përkundrejt diçkaje.
Është ajo që kam artikuluar dhe e them gjithmonë. Ky njeri po licencon bandat kriminale, duke iu dhënë para, duke iu dhënë pushtet, duke iu dhënë kontroll në territore të caktuara dhe taksa e këtyre bandave ndaj Edi Ramës është vetëm dita e zgjedhjeve. Por jam e bindur se sa më të bashkuar dhe të organizuar të jemi ne, kjo taksë nuk ka për të ekzistuar më dhe kjo licencë nuk ka për ekzistuar më.
Pse nuk do të ekzistojë më? Sepse ne e dimë shumë mirë që kriminelët janë frikacakët më të mëdhenj dhe në krye kanë Edi Ramën, që është frikacaku më i madh. Pse e them këtë? Sepse po të mos ishte frikacak Edi Rama, nuk do të bënte të gjithë këto gjera që ka bërë sot, sepse ai ka frikë nga ikja nga pushteti, por mbi të gjitha ka frikë edhe nga revolta popullore. Ai mendon që duke i varfëruar shqiptarët, duke i përulur shqiptarët, do t’i nënshtrojë ata dhe do t’i kontrollojë ata sikur të jenë skllevërit e tij.
Koha e skllavërisë ka ikur! Sot është koha e demokracisë dhe nëse në vitin 2018 flasim për demokraci, flasim për fjalë të lirë, flasim për të drejta të barabarta, flasim për mirëqenie në Shqipëri, sot këto nuk janë realitete, por janë ëndrra që shqiptarët i kanë aspiruar me vite.
Prandaj dhe takimet tona që nuk do të ndalen, pra nga Cërriku do të vazhdojnë nëpër rrethe të tjera, kanë si qëllim sensibilizimin e strukturave të LSI për t’u ristrukturuar, për t’u riorganizuar me partitë e tjera opozitare, sepse sot për herë të parë kemi një mazhorancë numerike që është në opozitë dhe kemi në pushtet një minorancë numerike që është Edi Rama.

Zëri i Amerikës: Ngacmimet seksuale në zyrë mjaft të përhapura në Shqipëri

Sa herë flitet për dhunën ndaj grave dhe vajzave, mendimi i parë lidhet me atë fizike. Por dhuna më e përhapur dhe më e padenoncuar është ajo seksuale, si dhe ngacmimet seksuale. Në një rrëfim ekskluziv për Zërin e Amerikës një vajzë e re tregon se si është ngacmuar deri në dhunë nga shefi saj. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe aktivistë të shoqërisë civile, pranojnë se denoncimet për këto krime jane mjaft të pakta, në raport me shkallën e përhapjes së tyre. Arsyet lidhen me mentalitetin dhe paragjykimin nga shoqëria; ndërkohë pengesë në hetimin e denoncimeve mbetet vështirësia për gjetjen e provuave për fajtorët. Matrialin me këtë temë e ka përgatitur për Zërin e Amerikës gazetarja Mimoza Picari:
Një vajzë studente në Tiranë, së cilës i është ruajtur anonimiteti, thotë se për të përballuar shpenzimet e jetës në kryeqytet, pasi vinte nga një qytet i largët, kishte nisur një punë. “Ishte puna ime e parë”, thotë ajo. Pas disa kohësh, shefi i saj i propozon ngritje në detyrë.
Denoncuesja: “Isha e bindur që nuk e meritoja, por nuk po arrija t’i kuptoja të gjitha. Një ditë ndjeva derën e zyrës sime të hapej (sepse zyra ime ishte më e veçuar se të tjerat); kishte gjetur një pozicion të mirë për të patur një zyrë që të arrinte qëllimet e tij. Tentoi të me afrohej me forcë. Në atë moment, u ndjeva krejt e pafuqishme dhe thashë me vete: “mori fund”. Por nuk e di, një zë i brendshëm më ndihmoi dhe arrita të shpëtoj nga ai”, thotë vajza.
Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit të një vajze, që lidhet me denoncimin e ngacmimit seksual të shefit, që përfundoi në dhunë. Por sa gra dhe vajza ndjehen sot të kërcënuara nga kjo formë dhune, dhe sa arrijnë ato ta denoncojnë. Që prej vitit 2015, sipas statistikave të policisë, raportimet për dhunë seksuale janë zero dhe ato për ngacmime seksuale janë mbi 230, një shifër mjaft e ulët kundrejt 8 mijë grave dhe vajzave që morën urdhër mbrojtjeje nga gjykatat, për dhunë fizike ndaj tyre në këto vite.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda, thotë se nuk ka patur ankesa të tilla të mirëfillta dhe shton se gjatë hetimit, apo inspektimit të ankesave të tjera, kanë dalë dhe elementë që lidhen me ngacmimet seksuale.
Edhe aktivistja Fabjola Egro, që drejton një shoqatë në mbrotje të grave, e përforcon këtë konstatim. Ajo thotë se ka shumë pak denoncime të dhunës dhe ngacmimeve seksuale, por kjo nuk është ngaqë nuk ndodh, – sqaron ajo. Zonja Egro thotë se ngacimet seksuale dhe mungesa e sigurisë tek gratë dhe vajzat është shumë e lartë.
Edhe policia, në një informacion zyrtar për Zërin e Amerikës, thotë se nuk ka një numër të lartë denoncimesh për këte kategori krimesh, për shkaqe nga me të ndryshmet, ku veçon çështje të të ashtuquajturit nder, frikë nga reagimi i ambjentit ku jetojmë, nga humbja e vendit të punës në rastet e ngacmimeve seksuale, etj.
Arsyet e denoncimeve të ulëta janë të shumta në një shoqëri, ku vazhdojnë të paragjykohen ende gratë e dhunuara dhe të ngacmuara seksualisht dhe jo dhunuesit e tyre. Ja cfarë thotë vajza e ngacmuar seksualisht nga shefi i saj, në rrëfimin për Zërin e Amerikës, nje deklaratë që mbështetet edhe nga Komsioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe protagonistë të shoqërisë civile.
Denoncuesja e dhunuar seksuale: “Po mendoja ku të drejtohesha, sepse prindërit nuk do ta kuptonin këtë pjesë. Do me gjykonin mua, duke me thënë: “Ti ke bërë diçka. Ti ke arritur ta provokosh, ose është faji yt. Më mirë hesht do ishte fjala e tyre”.
Edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda,thotë se ka hezitim nga ana e grave dhe vajzave për të denoncuar dhunën dhe ngacmimet sekuale. “Ato – thotë ai, – preferojnë të mos i denoncojnë këto krime, edhe për shkak të paragjykimit nga shoqëria.”
Ish Komisionerja për Diskriminimin dhe pedagoge në fushën e së drejtës, Irma Baraku, e përforcon këtë linjë mendimi, kur thotë se numri i ulët i denoncimeve lidhet me mentalitetin, që jep gjykime të tilla si: vetë e ka provokuar, me mënyrën si është veshur, apo si është sjellë.
Aktivistja në mbrotje të grave Fabiola Egro, jep dhe arsyet e kësaj pasigurie, kur thotë se ajo shumfishohet nga shoqëria patriarkale shqiptare, ku mbizotëron një maskilizëm i thellë. Me tone zemërimi, Zonja Egro thotë se “këta shtriganë vijnë nga errësira e shekujve dhe vishen me pozicione publike, politike dhe kriminale”.

Që prej vitit 2013, dhuna seksuale dhe ngacmimet seksuale, përbëjnë vepër penale dhe dënohen me 3-7 dhe 1-5 vjet heqje lirie. Edhe në polici ka një sektor të veçantë për këto vepra penale. Por jo në të gjitha rastet ato konsiderohen vepër penale. Për shqetesimet seksuale në punë dhe me gjerë, ka dhe masa administrative. Por nëse dhuna fizike lë shenja dhe barra e provës është më e lehtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dhunën dhe ngacmimet seksuale.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda, thotë se ajo që ka rezultuar e vështirë në shqyrtimin e ankesave, në inspektimin dhe hetimin, është të provuarit e këtyre rasteve.Zoti Gajda sqaron se ato mbeten vetëm në nivel thëniesh të ankueses dhe të subjektit ndaj të cilit pretendohet diskriminimi.
Edhe denoncuesja, në rrëfimin e saj për Zërin e Amerikës thotë se ndodhet në një situatë të vështirë, por ajo ka mbështetjen e një organizate që ka marrë përsipër ta mbrojë.
“Ballafaqime ka gjithmonë”– thotë ajo- “sepse ai është njeri me pushtet, është njeri me një zë më të lartë se zëri im”.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vjen me një propozim konkret, që lehtëson pozitën e një gruaje, apo vajze të ngacmuar, apo dhunuar seksualisht, kur thotë se vajzat, apo gratë që ndjehen të rrezikuara, mund t’i regjistrojnë bisedat dhe mesazhet telefonike. Edhe pse ato nuk shërbejnë si provë në prokurori dhe gjykatë, sqaron zoti Gajda, sërish janë faktorë që ndihmojnë hetimin.

Irma Baraku, pedagoge në fushën e së drejtës, hyn në detaje konkrete të asaj që quhet ngacmim seksual. Ajo thotë se mjaft herë, njërëzit konceptojnë dhunë, por rati është më i thjeshtë se sa kaq. Zonja Baraku shpjegon se në ngacmin seksual mund të përfshihet dhe humori, nga një barcoletë e treguar, me karakter seksist, e cila ka në përmbajtje të saj ngacmimin seksual. Ndër të tjera, ajo veçon edhe një email, apo një humor të bërë kalimthi, por që në fakt është ngacmin, për aq kohë sa nuk pranohet nga pala të cilës i drejtohet.
Në këtë situatë, ku kufiri mes sjelljes normale dhe ngacmimit seksual në vendin e punës është i interpretueshëm, përfaqësues të shoqërisë civile mendojnë se institucionet publike por jo vetëm, bazuar në Kodin e Punës dhe Ligjin për Diskriminimin, përmes një praktike unifikuese, duhet të hartojnë politika dhe dokumenta të brendshëm për ngacmimet seksuale. Në këtë mënyrë, punonjësit mund të njihen me kufirin e lejuar të sjelljes. Në Shqipëri, ndër të paktat institucione që kanë një dokument për ngacmimet seksuale, është Policia e Shtetit.
Në ndihmë të grave të dhunuara seksualisht pritet ngrihet një qendër që ofron shërbime mjekësore, këshillimore, ligjore dhe të hetimit policor. Për këtë po punon një grup pune në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Gratë dhe vajzat, sot mund ta denoncojnë dhunën dhe ngacmimet seksuale në Polici, Prokurori, tek Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, duke kapërcyer barrierat e forta të mentalitetit. Mjafton që zëri i tyre të jetë më i lartë se zëri i dhunuesit.
Denoncuesja: “Dhunuesi ka një forcë mbi ne, që të bën të ndjehesh sikur ti je fajtore. …Dhe duke bërë këtë na bën që ne të heshtim. Por ne nuk duhet të heshtim. Ne kemi forcën që të mos e heqim as bukën e gojës, të flasim dhe të përballemi me ta, duke denoncuar gjithmonë”- thotë vajza, viktimë e dhunës seksuale./Zëri i Amerikës/