37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Vazhdon tortura për pasagjerët në Rinas, “Albawings” anulon fluturimin

Vazhdojnë ende problemet me fluturimet në aeroportin e Rinasit. Siç raportojnë burime për Fax News, avioni i “Albawings”, kishte linjën Tiranë –Bari në orën 16:55,dhe e ka anuluar për shkak të një defekti. Mësohet se midis pasagjerëve të “Albawings” ka edhe turistë italianë dhe pritet që një tjetër avion të vijë nga Roma për pasagjerët.
Ndërkaq kjo kompani nuk është e vetmja, e cila ka patur probleme, mësohet se “Blupanorama” ka patur disa vonesa në linjat për në Xhenova. Kujtojmë që ky problem është vërejtur edhe nga Komisioni për Integrimin Europian, e cila u ka kërkuar shpjegim autoritetit të aviacionit civil.
Drejtori i AAC, Krislen Keri shpjegoi se vonesat kanë ekzistuar prej vitesh dhe më së shumti kanë ndodhur tek kompanitë italiane dhe lidhen me problematike teknike të avionëve që për efekt sigurie nuk janë lejuar të ngrihen në fluturim. Ndikim ka pa tur edhe rritja e numrit të fluturimeve si paojë e sezonit me shumë lëvizje dhe trafiku në aeroportet ku këto fluturime kanë patur destinacionin.

Zbulohet komandoja që vrau në bllok truprojën e Martinit

Marviol Bilo, komandoja i cili qëlloi mbi truprojën e Ervis Martininajt, ka qenë njëherësh dhe trurproja i këngëtares Elvana Gjata.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Bilo ka qenë në ambientet e jashtme të lokalit, dhe më pas është futur në ambientet e brendshme.
Efektivi i forcave komando ka qenë qitësi më i mirë i repartit në Zall Her.
Kujtojmë se sherri mes dy grupeve rivale ka nisur pak ditë më parë, teksa një nga truprojët e Ervis Martinajt ka ngacmuar këngëtaren e njohur, ku kishte nisur përplasja mes personave të tjerë.
Pas kësaj dy grupet rivale janë takuar me njëri tjetrin për tu sqaruar, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Bilo ka qenë në ambientet e jashtme të lokalit, dhe më pas është futur në ambientet e brendshme. Burime bëjnë me dije se efektivi i forcave komando ka qenë qitësi më i mirë i repartit në Zall Her.
Kujtojmë se sherri mes dy grupeve rivale ka nisur pak ditë më parë, teksa një nga truprojet e Ervis Martinajt ka ngacmuar këngëtaren e njohur, ku kishte nisur përplasja mes personave të tjerë. Pas kësaj dy grupet rivale janë takuar me njëri tjetrin për tu sqaruar, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale.
Faxëeb.al raporton se i dashuri i saj Ervin Mataj është shpallur në kërkim së bashku me Bilon dhe një person tjetër, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.
Vetë këngëtarja është shoqëruar në polici, teksa burime thonë se ajo ka qenë shumë e tronditur gjatë dëshmisë, po nuk e ka mohuar faktin se ka qenë aty në momentin kur ka ndodhur përplasja.
Lidhja e Elvana Gjatës me biznesmenin e njohur në fushën e ndërtimit është tentuar vazhdimisht që të mbahet larg vëmendjes së mediave, preferuar kjo nga vetë këngëtarja.

Zëri i Amerikës injoron Ramën për marrëveshjen e detit: Nuk vendos ai, por Meta

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së enjtes, se në rast të arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, ajo do të kalojë në parlament, pa pritur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Komentet e zotit Rama në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla në televizionin “Vizion Plus”, pasuan deklaratën e një dite më parë në Zërin e Amerikës, të Presidentit Ilir Meta i cili theksoi se “është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Përndryshe, kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimtare të kësaj çështjeje në interes të dy vendeve”, tha zoti Meta, duke shpjeguar se këtë gjë ia ka bërë të qartë dhe kryeministrit Rama.
Por kreu i qeverisë foli për “një opinion të Presidentit” duke shtuar se “parlamenti është sovran në këtë pikë. Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të rregjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh zoti Rama.
Megjithatë, çështja nuk është thjesht dhe vetëm në dorën e shumicës. Në këtë rast bëhet fjalë për një “marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë” dhe sipas ligjit të posaçëm të miratuar në 2016, marrëveshje të tilla “mund të nënshkruhen nga Presidenti i Republikës ose nga Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave apo çdo zyrtar i lartë, në çdo rast me autorizim nga Presidenti i Republikës”.

Pra roli i kreut të Shtetit është vendimtar, dhe deklarata e zotit Meta, nuk duket të ketë qenë thjesht një opinion, por bërja e qartë e faktit se ai është i vendosur të luajë plotësisht rolin dhe kompetencat që i njihen në këtë rast.
Po dje, mbi deklarimet e zoti Meta, u shpreh dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me të cilin, siç pohoi kreu i Shtetit, kishin patur mosmarrëveshje për çështjen e Detit.
Shefi i diplomacies shqiptare, iu shmang qëndrimeve që do ta vinin në përplasje direkte me zotin Meta, ndërsa tha se “negociatat nuk kanë përfunduar. Nëse do të përmend një shprehje popullore ne nuk mund të bëjmë dasëm, kur nuk kemi çiftin.
Pra në rastin në fjalë negociatat nuk kanë përfunduar, dhe deri në momentin që negociatat do të përfundojnë, ne e konsiderojmë veten pjesë të një ekpi, përfshirë Presidentin e Republikës”, u shpreh zoti Bushati.
Ai shtoi se “në momentin që do të përfundojë e gjithë puna teknike që po zhvillohet nga ekspertët, dosja do të dorëzohet pranë Presidentit të Republikës, ku ekipi i ekspertëve do të bëjë vlerësimin përfundimtar mbi përputhshmërinë e asaj çka do të jetë arritur me mandatin që ka lëshuar Presidenti i Republikës për këtë çështje”.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese është e bllokuar sepse vetëm 3 nga 9 anëtarët e saj u rikonfirmuan në detyrë pas përfundimit të procesit të rivlerësimit. Për momentin askush nuk mund të thotë se kur do të mund të plotësohen vendet e mbetura bosh, përsa kohë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili do të duhet të bëjë përzgjedhjen paraprake të kandidatëve nuk është i plotësuar me anëtarët e vet.

Allegri: Ronaldo, profesionist i shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës

Maximiliano Allegri, trajner i Juventusit, foli për polemikat jashtë futbollit, që lidhen me Cristiano Ronaldon, i cili akuzohet për një sulm seksual të dyshuar: “Cristiano është mirë, e njoh vetëm prej tre muajsh, por në karrierën e tij 15-vjeçare, gjithmonë ka treguar profesionalizëm, brenda dhe jashtë fushës. Ai është gati të luajë nesër, është fokusuar vetëm te ndeshja. Gjërat jashtë futbollit nuk e prekin atë.
A do të jetë duet me Dybala? Nuk është se ata duhet të përshtaten, vetëm duhet ta njohin njëri-tjetrin më mirë. Aktivizimi jo si sulmues qendre e bën Ronaldon një lojtar që sulmon mbrojtjen, është brenda zonës kundërshtare dhe krijon hapësira. Mandzukiç, Cristiano dhe Dybala kanë luajtur së bashku, por mund të luajnë edhe dy, sepse njëri do të duhet të pushojë, ose të shërohet (në rast lëndimi).
Mungesa e tij te Portugalia? E dija se Cristiano nuk do të shkonte tek ekipi kombëtar edhe për ndeshjet e radhës Ai u pajtua për këtë me trajnerin dhe me presidentin e federatës. Është më mirë, ai mund të punojë këtu me ne. Mbrojtja që i jep Juventusi edhe për gjëra jashtë fushës? Klubi ka të drejtë ta bëjë këtë në një moment delikat, por shpatullat e Ronaldos janë kaq të gjera, saqë ai do të bëjë mirë nesër. Cristiano është i qetë, ka zhvilluar një stërvitje të mirë. Jam i lumtur për profesionalizmin dhe qetësinë e Ronaldos, brenda dhe jashtë fushës”.

I mori një shumë eurosh shoferit nga Maqedonia, arrestohet doganieri, 1 vit më parë bëri fushatën e PS

Një doganier, punonjës në Doganën e Tiranës, është arrestuar sot me akuzën për korrupsion pasi i ka marrë një shumë eurosh një shoferi nga Maqedonia për ta lejuar të dilte nga Dogana.
Zyrtarisht Policia e Tiranës bën me dije se Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në kuadër të operacionit policor të koduar arrestuan në flagrancë shtetasin Adriatik Hamza, 41 vjeç, banues në Tiranë (Doganier në pikën Doganore Tiranë).
Ky shtetas duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marrë një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Ky emër nuk është i panjohur për opinionin public.
Rreth 15 muaj më parë, Ministria e Financave, e cila drejtohej nga ministrja teknike e propozuar nga PD, Helga Vukaj, kishte kallëzuar në Prokurori doganierin Adriatik Hamza, pasi ky I fundit ishte përfshirë në mënyrë active dhe të drejtpërdrejtë në fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë në kundërshtim flagrant me ligjin.
Sic duket edhe nga arrestimi i sotëm, ndaj doganierit Adriatik Hamza nuk është marrë asnjë masë, ai ka vazhduar të jetë pjesë e administratës doganore deri ditën e sotme kur u arrestua për korrupsion.

Nisma e Ramës dhe Nikollës, drejtori: Ministrja do të marrë 6 milionë euro

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama në shoqëri të ministres së Arsimit Lindita Nikolla ka prezantuar nismën e re për shkollën e drejtorave, që sipas numrit 1 të qeverisë do ti japë fund emërimeve politike në krye të arsimit.
Nisma që pritet të mbështetet financiarisht nga Fondi Amerikan i Zhvillimit do të kushtojë rreth 6 milionë euro, dhe po shitet si sukses i radhës i qeverisë. Mirëpo nuk mendojnë njësoj të gjithë arsimtarët, dhe drejtuesit e shkollave.
Në një mesazh të dërguar në Faxweb.al, drejtuesi i një prej shkollave të kryeqytetit shprehet se kjo është shpikja e radhës e Rilindjes, që bëhet për të marrë ca para më shumë nga vetë Nikolla.
Drejtori shprehet se një kurs i ngjashëm është vërë edhe në vitin 2016-2017 ku 250 drejtorë shkollave shpenzonin çdo fundjavë për kursin në Tiranë dhe në fund nuk morën dot çertifikatë.
Reagimi i plotë:
Shkolla e drejtorave.
Ne sistemin arsimor shqiptar ka nje master per “Menaxhim supervizim institucioni arsimor “. Master shkencor i aprovuar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinise.

Shkolla e Drejtoreve shpikje e Rilindjes qe nuk eshte pjese e struktures arsimore shqiptare eshte nje kurs 6 mujor si kursi i juristeve te Plepave dhe behet per te mare ca para ministrja Lindita dhe miqte e saj. Behet qe Pellumb Karemeta te dal ne pension me ca miliona me shume duke ua shitur librin e tij drejtorave dhe shkollave.
Ky kurs eshte bere ne vitin 2016-2017 me 250 drejtora te shkollave Tirane Durres Elbasan. Ku cdo fundjave keta drejtora me shpenzimet e tyre vinin ne Tr per te bere kete kurs. Ne fund te kursit nuk moren asnje dokument qe te justifikonte mundin e tyre.
Mjaftuan parate qe moren profesorat qe shpjeguan apo bene sikur shpjeguan.
Tani eshte rradha e 250 drejtorave te tjere. Do strapacohen per 6 muaj dhe do tu thuhet qe do te “licensohen “per drejtore.
Egziston dikush qe ti thote ministres se drejtorlleku nuk eshte profesion qe te licensohet .
Drejtorlleku eshte “ofiq “.
Nuk ka baze juridike as per kete shkolle te shpikur nga Rilindja as per licensimin e saj .
Pse dreqin kaq shume eksperimente me ne?

Kush është Fabiol Gaxha, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, mbeti i vrarë në Bllok

Është publikuar foto e të riut që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, pas një përplasje me armë.
Fabiol Gaxha është i riu që humbi jetën, pasi mësohet se mbronte me trup Ervis Martinaj, një biznesmen i njohur i lojërave të fatit në kryeqytet.
Për ngjarjen derimë tani janë arrestuar 2 personat e plagosur, të cilët gjenden në spital, dhe janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë, mes të cilëve i dashuri i Elvana Gjatës dhe një oficer i forcave komando.
Vetë këngëtarja është shoqëruar në polici, teksa burime thonë se ajo ka qenë shumë e tronditur gjatë dëshmisë, po nuk e ka mohuar faktin se ka qenë aty në momentin kur ka ndodhur përplasja.
Lidhja e Elvana Gjatës me biznesmenin e njohur në fushën e ndërtimit është tentuar vazhdimisht që të mbahet larg vëmendjes së mediave, preferuar kjo nga vetë këngëtarja.
Edhe në festën e mbajtur në 30-vjetorin e saj Mataj nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa këngëtarja shoqërohej vetëm nga vjehrri dhe vjehrra e saj.

Kërcënimi me pistoletë i Nënkomisarit, pse Rama fsheh 10 kamerat që kanë filmuar Ballën

“Në policinë e Fushë Krujës janë 8-10 kamera, por me urdhër të Edi Ramës, nuk tregon çfarë përmbajnë pamjet e 21 korrikut, kur Balla, Bushi dhe Rraja morën pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të Nëkomisarit Emiljano Nuhu”. Akuza është bërë gjatë ditës së sotme nga deputeti i PD-së, Flamur Noka.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Noka u shpreh se, prej 10 ditësh me urdhër të Edi Ramës, policia hesht.
Deklarata e plotë e Flamur Nokës
Edi Rama ka folur për gjithçka këto 10 ditët e fundit, por ai dhe qeveria e tij nuk kanë guxuar të japin asnjë shpjegim se çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushë Krujës më 21 Korrik.
Policia, nën urdhrat e Edi Ramës hesht prej 10 ditësh për një pyetje fare të thjeshtë: A tregojnë kamerat e policisë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në zyrën e nënkomisar Emiljano Nuhut?
Taulant Balla ka nxjerrë disa versione këto 10 ditë për të mohuar dëshminë e oficerit të policisë, që tregoi se Balla, bashkë me Rrajën dhe Bushin, ishin të pranishëm, kur atij iu vu pistoleta në kokë për të mbyllur çështjen e djalit përdhunues të deputetit socialist.
Edi Rama, si regjisor i skenarit për të shpëtuar kriminelët me të cilët mban pushtetin, i mashtroi edhe mbrëmë shqiptarët.

Me deklaratën e mbrëmshme se ishte Balla ai që denoncoi ngjarjen përpara se, Shijak TV të bënte publike dëshminë e nënkomisar Emiljano Nuhut, provoi se krimi e ka vënë përfund kryeministrin e vendit.
Me ndihmën e makinerisë së propagandës së Edi Ramës, Taulant Balla, po bën çdo përpjekje që njerëzit të harrojnë se ditën e parë ai e quajti edhe përdhunimin një ‘idiotizëm’, se ditën tjetër tha se kishte qenë në një aktivitet publik, pastaj tha se kishte qenë në një inaugurim dhe në fund tha se kishte qenë për peshkim.
Në 10 ditë 4 versione të ndryshme për vendndodhjen e Taulant Ballës, i cili u zhyt edhe më thellë me fallsifikimin e tabulateve të rreme telefonike që po përhap në media prej mbrëmjes së djeshme.
Atëherë çfarë e pengon Edi Ramën të publikojë pamjet që provojnë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rexhep Rrajës në Policinë e Fushë Krujës?
Nënkomisar Emiljano Nuhu bëri publik faktin se atje ndodhen 8-10 kamera, të cilat kanë rregjistruar çdo lëvizje të datës 21 korrik.
Skenari për të mbuluar të vërtetën me heshtje, kërcënime dhe manipulime nuk do të ketë sukses. Shqiptarët e dinë se nga arkitekt i bashkëqeverisjes me krimin, Edi Rama është shndërruar në peng të krimit të organizuar.

Lufta në Bllok, Berisha tregon ku darkuan vrasësit pas ngjarjes

Pas ngjarjes së mbrëmshme në ish- Bllok e cila tronditi Tiranën, ku mbeti 1 person i vrarë dhe 3 të plagosur, ka reaguar dhe ish-kryeministri Berisha.
Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vrasësit në këtë masakër janë larguar të qetë nga vendi i ngjarjes “per te darkuar pak me tutje te po te qete me ndonje pushtetar dhe narkopolice”.
Mbrëmjen e djeshme u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinaj 36 vjeç dhe Eljon Hato 28 vjeç dhe një tjetër ende i paidentifikuar, si dhe mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha 28 vjeç.
Postimi i Berishës:
Ministeriali ne kryeqytetin e krimit ne Europe pershendetet me nje masaker!
Te dashur miq, sot ne Tirane jane mbledhur ministrat e brendshem te BE. Kjo ngjarje u pershendet mbreme nga zoterit e vertet te qytetit me nje masaker ne zemer te Tiranes, e cila, dikur epiqender e krimit politik, sot eshte dhe epiqendra e krimit te organizuar shteteror shqiptar.
Ne kete masaker u vra nje person dhe u plagosen kater te tjere. Vrasesit u larguan te qete nga vendi i ngjarjes per te darkuar pak me tutje te po te qete me ndonje pushtetar dhe narkopolice.

Mireserdhet zoterinj ministra, – u tha sot ne hapje te mbledhjes Kallam Deshtaku dhe Fatzi Droga, – mos u shqetesoni se ketu nuk ka banda por ka ca rrugaçe! sb
Ndaj Ervin Mataj i cili është shpallur në kërkim së bashku me dy miq të tij, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.
Vetë këngëtarja është shoqëruar në polici, teksa burime thonë se ajo ka qenë shumë e tronditur gjatë dëshmisë, po nuk e ka mohuar faktin se ka qenë aty në momentin kur ka ndodhur përplasja.
Lidhja e Elvana Gjatës me Ervin Maten është tentuar vazhdimisht që të mbahet larg vëmendjes së mediave, preferuar kjo nga vetë këngëtarja.
Edhe në festën e mbajtur në 30-vjetorin e saj Mataj nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa këngëtarja shoqërohej vetëm nga vjehrri dhe vjehrra e saj.
Përveç të dashurit të këngëtares në kërkim ndodhen dhe dy shtetas të tjerë që janë: Merviol Bilo, i cili është punonjës i forcave komando, dhe Fabiol Alushi.

Pamjet e para të sherrit që i parapriu luftës mes grupeve në Bllok

“Abc News’ ka publikuar pamjet e një sherri të ndodhur disa ditë më parë në një lokal në Tiranë, që dyshohet se është edhe fillimi i konfliktit midis të fejuarit të Elvana Gjatës, Ervin Mata, dhe grupit të Ervis Martinajt.
Pamjet nuk janë ato të konfliktit që ndodhi mbrëmë në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha, por të disa ditëve më parë.
Konflikti midis dy grupeve ka mbetur i hapur derisa ata janë përballur mbrëmjen e djeshme dhe kanë përdorur armët.
I dashuri i saj Ervin Mata është shpallur në kërkim së bashku me dy miq të tij, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.
Vetë këngëtarja është shoqëruar në polici, teksa burime thonë se ajo ka qenë shumë e tronditur gjatë dëshmisë, po nuk e ka mohuar faktin se ka qenë aty në momentin kur ka ndodhur përplasja.
Detajet e policisë
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinaj 36 vjeç dhe Eljon Hato 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha 28 vjeç.
Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë
– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
– E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
– F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
– M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.