Personi që shihni në foto është Eljon Hato, 28 vjeç, i mbetur i plagosur në përplasjen e djeshme me armë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Foto është shkëputur nga video që tregon momentin kur ai është arrestuar së bashku me të vëllain, Elkjer Hato, në mars të vitit 2015-të, pasi akuzoheshin për vrasje dhe plagosje me dashje.
Pas arrestimit, Hato u dërgua në burgun e Shën Kollit ku nuk e ndaloi aktivitetin e tij kriminal.
Në korrik të 2015-ës u raportua se policia kishte shmangur vrasjen e shtetasit A.T., mjeku radiolog i spitalit rajonal të Shkodrës. Osman Malja u arrestua në flagrancë nga policia, pak përpara se të nxirrte armën kallashnikov për të ekzekutuar në qendër të Shkodrës mjekun radiolog.
Tre vite më parë u raportua se porositësi i vrasjes së mjekut ishte pikërisht Eljon Hato, i cili vijonte të qëndronte në qeli.
Arsyet përse Hato kishte kërkuar vrasjen e A.T., mbetën të paqarta, por dyshimet kryesore ranë mbi djalin e tij mjekut, R.T., i cili vuante gjithashtu dënimin në burgun e Shën Kollit. Djali i mjekut kishte plagosur në vitin 2013 një person që për pasojë kishte mbetur i gjymtuar.
Ndërkohë, tre vite më pas Eljon Hato shfaqet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku u përfshi në konfliktin me armë që i mori jetën shtetasit Fabiol Gaxha. Nuk dihet ende se si Hato ka mundur të dalë kaq shpejt nga qelia ndonëse ndaj tij rëndonin akuzat për një vrasje, për një plagosje dhe për porosinë e një ekzekutimi.
I plagosuri në ish-Bllok porositi tre vite më parë vrasjen e mjekut në Shkodër
James shpërthen kundër trajnerit Kovaç
Bayern Munich nuk po kalon një kohë të mirë (sportive), referuar rezultateve, ndaj zërat e parë kritikë në dhomën e zhveshjes kundër trajnerit Niko Kovaç nuk kanë munguar. Sipas “Bild”, James Rodriguez e sulmoi trajnerin javën e kaluar në dhomën e zhveshjes, duke përfituar nga mungesa e tij. “Ne nuk jemi këtu si te Frankfurti“, shpërtheu kolumbiani i tërbuar, duke iu referuar ekipit të mëparshëm të trajnerit të tij.
James ishte zëvendësues në barazimin kundër Ajax (1-1), në Ligën e Kampionëve, dhe nuk luajti asnjë minutë kundër Augsburg (1-1). Mesfushori është mjaft i pakënaqur dhe kërkon të flasë me trajnerin, për t’ia bërë me dije se dëshiron të largohet nga grupi bavarez. Pas tri ndeshjeve të njëpasnjëshme pa fitore, dyshimet rriten në “Säbener Strasse”.
Bavarezët e Bundesligës tani kanë regjistruar tri ndeshje pa fitore, në të gjitha garat, pas startit të sezonit me shtatë fitore të njëpasnjëshme. “Askush nuk e priste këtë, por ky është futbolli. Kur rrëzohesh, ju gjithmonë keni mundësi të ngriheni, tha trajneri Kovaç për “Sky Germany”, referuar situatës jopozitive të Bayernit.
– Ndoshta gjithçka u mor lehtë nga ana jonë, por tani duhet të përveshim mëngët. E dimë se nuk kemi fituar tri ndeshje dhe duhet të përqendrohemi përsëri në gjërat thelbësore. Kjo nuk është ajo, që unë imagjinoja personalisht.
Tani duhet të tregojmë me shpejtësi fytyrën e vërtetë, që na ka bërë kaq të mirë në shtatë ndeshjet e para. Ndaj Ajax nuk ishte një lojë e mirë nga ana jonë. Luajtëm shumë mirë në 15 minutat e para, pastaj treguam pakujdesi. Fituam shumë pak duele, çdo top i dytë ishte në favor të kundërshtarit”.
Problemi “sllav” po destabilizon Bayern Munich
Situata te Bayern Munich nuk është aspak e qetë. Tri ndeshjet radhazi pa fitore e kanë shtuar presionin mbi trajnerin Niko Kovac, tashmë edhe nga lojtarët e tij, që nuk janë dakord me mënyrën e drejtimit nga kroati. Duket thuajse e njëjta situatë si fillimin e edicionit të kaluar, kur klubi u detyrua të shkarkonte Carlo Ancelottin. Ai që hedh dritë mbi problemet në kampin bavarez është mesfushori kolumbian, James Rodrigues.
Ky i fundit zbulon se një pjesë e skuadrës është e mërzitur me trajnerin, sepse ai flet në kroatisht me stafin e tij stërvitor.
Lojtarët e konsiderojnë mungesë respekti, që ai nuk përdor gjermanishten për të komunikuar me vëllain e tij, Robert Kovac, trajnerin e portierëve, Toni Tapalovic, dhe drejtorin sportiv, boshnjakun Hasan Salihamidzic.
Një problem tjetër është edhe rrotacioni. Yjet e Bayern Munich e kuptojnë nevojën për pushim, por nuk ndajnë të njëjtin mendim me trajnerin për shpërndarjen e minutave. Disa lojtarë të rëndësishëm po shohin se minutat e tyre “shumëzohen” në stol. Të shtunën, kundër Borussia Mönchengladbach, do të jetë test i ri i “zjarrit” për Niko Kovac.
“Çmenduria” e fundit nga Jose Mourinho…
E tha dhe e bëri! Jose Mourinho i ka detyruar të gjithë të zgjohen, që pa gdhirë, për të ndjekur konferencën për shtyp.
Në tetë të mëngjesit, një orar i pazakontë, Jose Mourinho doli para gazetarëve, por të gjithë ishin të pranishëm me blloqet e shënimeve dhe regjistruesit, për të parë atë që kishte për të thënë portugezi.
Duke parë “shfaqet” e ditëve të fundit pritej me interes ajo që kishte për të thënë Mourinho, në prag të ndeshjes me armikun e përbetuar Rafa Benitez, por ai foli vetëm për 3 minuta. Ose më saktë 3 minuta e 32 sekonda.
Përgjigjet e tij ishin vetëm me një fjalë, ose maksimumi një fjali.
– Cila është arsyeja e problemeve të ekipit?
– Ka disa arsye.
– Mund të na i shpjegoni cilat?
– Jo.
– Në shtëpi nuk keni shkuar shumë mirë?
– E vërtetë, tre ndeshje, tre barazime. As nuk kemi fituar, as nuk kemi humbur.
– Nëse do të ketë një tjetër ndeshje pa fitore, a do të ishte më mirë të largoheshit?
– E pranoj gjykimin tuaj.
– Do të jepni dorëheqjen?
– Jo.
Mbyllet kështu pra me 262 fjalë në total, pak a shumë pesë apo gjashtë pyetje, një tjerët konferencë që do të mbetet në historinë e sjelljes së trajnerit nga Setubal, por tani është krijuar përshtypja se nëse humbet ndaj Benitez, atëherë stoli në “Old Trafford” do të jetë bosh.
SHBA deklaratë zyrtare për të hetuar Tahirin
SHBA ka reaguar përmes një deklarate zyratare duke kërkuar hetimin e Saimir Tahirit dhe Shullazit.
Zv/ambasadorja amerikane në Tiranë Leyla Moses Ones ka deklaruar se duhet të vijojë hetimi ndaj Saimir Tahirit dhe Emiljano Shullazit dhe se SHBA mbështesin investigimin ndaj tyre.
Këto komente, zyrtarja e lartë e ambasadës amerikanei bëri në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj.
Ajo theksoi mbështetjen e SHBA-së për sundimin e ligjit
“Shumë prokurorë e gjyqtarë kanë ardhur para jush, ata mbanin po ashtu premtimin për paanshmëri dhe besim tek publiku. Disa prej tyre shërbyen me nder, por shume nga ana vunë në diskutim sistemin. Ata dështuan në misionin e tyre për sundimin e ligjit.Diçka që nuk do të ndryshojë është mbështetja e SHBA për sundimin e ligjit. Do të jemi kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve që bëhen të pasur përmes korrupsionin. Për të favorizuar të fortët apo për të shmangur ligjin ndaj vetë atyre. Për të favorizuar të fortët apo për të shmangur ligjin ndaj vetë atyre”, u shpreh ajo.
Zv/ambasadorja Leyla Moses Ones vuri në dukje se gjithashtu do vazhdojmë të mbështesim ngritjen e SPAK dhe BKH.
Rama do të largohet, tre opsionet
Kastriot ISLAMI
Shqipëria është vendi tipik në Ballkanin Perëndimor ku qeverisja, kuvendi dhe administrata publike ka numër shumë të lartë të ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë
a. të dyshuar për korrupsion,
b. me rekorde të tmerrshme kriminale apo te lidhur me kriminelët;
c. të implikuar direkt apo indirekt në trafikun e narkotikëve e të lidhur drejtpërdrejtë apo përmes klaneve mafioze me krimin e organizuar kombëtar, rajonal e ndërkombëtar; dhe
d. me formim mediokër apo arsim të dyshimtë universitar përmes blerjes së diplomave false.
Rama në 2013 institucionalizoi interesat e oligarkisë
Në zgjedhjet e 21 qershorit 2013, Rama për të fituar karrigen e kryeministrit pra për të arritur ëndrrën e tij rriti në mënyrë të konsiderueshme në grupin e tij parlamentar numrin e
a. politikanëve të korruptuar,
b. të biznesmenëve e manjatëve të medias të pasuruar në mënyrë të paligjshme përmes lejeve të ndërtimit, tenderave me fonde publike, privatizimit të aseteve publike, e fitimit klientelist të lejeve të koncesioneve,
c. të individëve me rekorde të tmerrshme kriminale,
d. të përdoruesve të drogave të rënda e të lehta dhe të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike,
e. dhe të atyre me formim mediokër apo arsim të dyshimtë që rezultojnë blerës të diplomave false.
Rama ka vrarë konkurrimin dhe meritokracinë…
Të gjithë këta individë së bashku me ‘kukullat jesmene’ dhe ‘zagarët lehaqenas’ aktivë në median klienteliste të Ramës, kanë formuar Rilindjen, sektin që ka marrë peng demokracinë duke vrarë konkurrimin e ndershëm dhe eliminuar meritokracinë.
Sekti Rama, ndër të tjera, ka mundur të arrijë objektivin e ‘fitores’ në 2013
a. duke gënjyer votuesit me programin Rilindja apo Programin e Mashtrimit të Madh;
b. duke blerë votat me paratë e korrupsionit, krimit dhe kultivimit të kanabisit,
c. duke kërcënuar votuesit me individët me rekorde kriminale apo të përfshirë në trafikun dhe kultivimin e drogës,
d. duke shpifur, ofenduar dhe sulmuar të gjithë kundërshtarët përmes medias klienteliste të paguar me paratë e korrupsionit, krimit, trafikut të narkotikëve,
e. dhe duke promovuar në postet drejtuese të shtetit anëtarët e sektit, të korruptuarit, të inkriminuarit, mediokrit.
Rama kontrollon gjithçka, më së fundmi edhe drejtësinë…
Anëtarët e kupolës së Rilindjes rezultojnë më të pasurit e Kuvendit dhe të administratës publike, ndërkohë që disa nga këta individë në kuvend kanë folur shumë pak ose aspak, por janë përdorur nga Rama për të kërcënuar dhe deri goditur fizikisht kolegët. Pa asnjë mëdyshje këta individë janë personazhe që s’kanë asnjë lidhje me politikën, me veprimtarinë parlamentare, me qeverisjen, pra me demokracinë.
Përmes këtij grupimi, Rama kontrollon biznesin e madh, median, shoqërinë civile, tjetërson rezultatin e zgjedhjeve dhe së fundmi ka arritur të vendosë tërësisht nën kontroll edhe sistemin e drejtësisë. Duke mos përjashtuar edhe të komprometojë edhe zyrtarë të lartë në Bruksel apo përfaqësues të rëndësishëm në Tiranë.
Rama, përgjegjësi kryesor, por edhe klientela e tij do të ndëshkohen
Përgjegjësia për ideimin dhe realizmin e formimit, zgjerimit e ardhjes në pushtet të Rilindjes është e shumëfishtë
a. natyrisht përgjegjësi kryesor që ka ideuar, orkestruar, drejtuar dhe realizuar këtë skemë në formën perfekte duke qenë njëkohësisht përfituesi kryesor i saj është Edi Rama;
b. e të gjithë atyre individëve që kanë pranuar të implikohen aktivisht e intensivisht në këtë veprimtari korruptive, kriminale dhe vrastare të demokracisë, me pasoja të rënda për vendin e të ardhmen e shqiptarëve;
c. e të gjithë atyre drejtuesve të lartë të PS dhe anëtarëve të forumeve që për interesa të vogla kanë qëndruar indiferentë apo kanë mbështetur naivisht këtë projekt shkatërrimtar për vendin që ka nxitur shqiptarët të emigrojnë, si dhe
d. e të gjithë atyre aleatëve politikë apo të biznesit e shoqërisë civile që për interesa të ngushta pushteti janë bërë pjesë e këtij projekti, me dashje apo pa dashje.
Mënyra e ‘butë’ për të larguar/cc’rrënjosur Establishmentin Rama…
Ky regjim do të largohet dhe ndëshkohet pashmangshmërisht. Kjo është ngjarje e sigurtë. Koha dhe mënyra e çmontimit të tij është e diskutueshme. Sa më e gjatë të jetë koha e qëndrimit të Rilindjes në pushtet dhe sa më lartë të jetë rezistenca e saj aq më i tmerrshëm do të jetë largimi i saj dhe aq më rëndë do të jetë ndëshkimi.
Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm se fundi i kësaj bande është i pashmangshëm, pavarësisht arrogancës dhe egërsisë që përpiqet e do të përpiqet në momentet e fundit të shpalosë kjo bandë vrastare e të ardhmes dhe shpresës së qytetarëve që për momentin po largohen masivisht nga vendi.
Largimi i kësaj bande do të bëhet me votë të lirë e të ndershme, sepse qeverisja e re nuk mund të vendoset me dhunë. Sigurisht që për të çliruar votën nga vjedhja e hajdutëve dhe votuesin nga kërcënimet e kriminelëve, pra për të ardhur deri tek zgjedhjet e lira e të ndershme, ka disa mënyra, ka disa rrugë:
a. Rruga e ‘butë’, ose përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, të miratuara me konsensus që synojnë të shkatërrojnë lidhjet e qeverisë me kriminelët e trafikantët (ligji i dekriminalizimit) dhe largimin e oligarkëve dhe të korruptuarave nga institucionet e shtetit (ligji i vetingut politik dhe vënia në lëvizje e SPAK e BKH).
Kjo rruge duket në pamje të parë një zgjidhje paradoksale sepse është vështirë apo deri edhe e pamundur ti përgjigjesh pozitivisht pyetjes: a do të pranonte Rilindja të bënte ligje për largimin e saj nga pushteti?
Kjo rrugë, që ka shumë pak gjasa për të mos thënë aspak të ndodhë, do ti hapte rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe do të shmangte traumat në të ardhmen. Por kjo rrugë duket e vështirë dhe pothuajse e pamundur dhe do të kishte një mundësi të mund të ndodhte vetëm nëse do të gjente mbështetje ndërkombëtare (pa ekzagjeruar në asnjë rast rolin e ndërkombëtarëve që nuk duhet feshitizuar), që duket e zbehtë apo munguese për momentin.
b. Rruga e ‘ashpër’ e protestave masive, afatgjata dhe të fuqishme, që do të çonte në largimin e Ramës dhe të qeverisë së tij duke i hapur rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme të përgatitura nga qeveri e besimit dhe shpresës. Për momentin, kjo rrugë duket shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur për tu realizuar. Sepse qytetarët duken të mpirë e të painteresuar për të marrë pjesë në protesta masive për largimin e kësaj qeverie që nuk e durojnë më dot por që nga ana tjetër nuk gjejnë ende një alternativë shprese e besimi, duke preferuar për momentin emigrimin si të vetmen zgjidhje. Që të rritet mundësia e realizimit të këtij opsioni duhet që opozita por edhe të gjithë kundërshtarët e Rilindjes të bëjnë gjithçka për të krijuar shpresën dhe besimin se gjithçka pas largimit dhe ndëshkimit të Rilindjes do të jetë ndryshe, dhe jo thjesht zëvendësim i një pushteti me një tjetër. Kjo është një rrugë e vështirë dhe mund të çonte në përplasje të qytetarëve me shtetin policor por që në çdo rast do të çonte në largimin e Ramës dhe të qeverisë.
c. Rruga e përplasjes së qytetarëve me politikën, apo e shpërthimit të pakontrolluar të zemërimit qytetar që do të ndëshkonte fuqimisht Rilindjen por nuk do të kursente as opozitën, duke hedhur në kosh të gjithë oligarkët e kriminelët, por edhe të gjithë politikanët e tjerë, pa arritur të bënte dallimin mes tyre. Dikush do të bënte avokatin e djallit duke thënë se ‘shqiptarët durojnë dhe nuk shpërthejnë’.
E vërteta historike është ndryshe, shqiptarët vërtet durojnë shumë por po ashtu është e vërtetë se edhe shpërthejnë në mënyrë të paparashikueshme e të fuqishme. Kjo rrugë e përplasjes që qytetarëve me politikën mund të ktheje në një përplasje kaotike edhe mes të varfërve e të pasurve duke u shoqëruar me dëme e pasoja shumë të rënda; prandaj do të sugjeroja që kjo rrugë të shmangej me çdo mjet e mënyrë, për më tepër që është e vështirë të parashikohet se si do të ishte dalja prej saj dhe me çfarë kostoje. Por kjo rrugë do të duhet të shërbente si një mesazh i fuqishëm për Rilindjen për të aplikuar në rastin më të mirë rrugën e ‘butë’ dhe për opozitën që në rastin ekstrem të angazhohej seriozisht qoftë edhe për rrugën e protestave masive.
Shënim: nëse ndokush do të arsyetonte me argumente të sofistikuar se asnjë nga këto rrugë nuk është e mundur, atëherë mbeten vetëm dy mundësi. Ose në vend të rivendoset diktatura e një pakice oligarkike dhe kriminale në një vend që shumë shpejt do të braktisej edhe nga BE edhe dhe NATO.
Ose vendi të boshatisej gradualisht nga shqiptarët. Kam bindjen se asnjë prej këtyre opsioneve është probabël. Shumë shpejt vendi do të gjejë zgjidhjen, qoftë përmes rrugës së ‘butë’, qoftë përmes rrugës së ‘ashpër’.
Rikthim i vizave për shkak të emigrimit masiv, deklarata e fortë e BE në Tiranë, Xhafaj hesht
Shqipërisë mund ti rikthehen vizat, duke ndaluar lëvizjen e lirë. Lajmi i keq është dhënë ditën e sotme nga Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos në mes të Tiranës gjatë ministerialit të BE për Ballkanin Perëndimor.
Avramopoulos tha se BE po monitorin situatën, ndërsa duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm, pasi ekziston mundësia për rikthimin e vizave nëse emigracioni është mbi 50 % dhe ka një refuzim për t’u rikthyer në vendlindje.
‘Lufta e përbashkët kundër drogës, Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e veta për të shkatërruar këto banda dhe ne po bashkëpunojmë. Sa i përket pezullimit të vizave mund tju them se ne po monitorojmë situatën dhe është në monitorim për të gjitha vendet dhe jo vetëm për Shqipërinë. Duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm.
Mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lojë, por nëse ka një rritje të emigracionit me mbi 50 të emigracionit të paligjshëm dhe ka refuzim të kthimit në vendlindje atëherë ekziston edhe kjo mundësi. Një mundësi tjetër është dhe nëse ka cenim të sigurisë nga aktet terroriste edhe në këto raste kërkohet aplikimi i vendosjes se mekanizmit të pezullimit të vizave. Për momentin nuk ka problem, por ne po monitorojmë situatën’- tha komisionieri i BE.
Defekt në avionin “Blu Panorama”, qytetarët në panik, bëjnë ulje të detyruar
Një defekt është konstatuar në avionin e linjës Venecia-Tiranë. Avioni i linjës Blu Panorama ka pësuar defekt në ajër, vetëm 20 minuta pasi është ngritur në fluturim. Defekti është vënë re në momentin kur avioni ka qenë duke fluturuar mbi Kroaci.
Në bordin e avionit që ka pësuar defekt mësohet se ndodheshin rreth 200 pasagjerë, shumica prej të cilëve shqiptarë. Ulja e detyruar e avionit mësohet se ishte thënë se do të ndodhte në Pecara, por më pas është ulur ne aeroportin e Ankonas.
Pasagjerët shprehen për Fax News se nuk kanë marrë asnjë informacion për kohën kur do të rinisen në fluturim, dhe janë detyruar të presin me orë të tëra në Ankona.
Problemet me linjën Blu Panorama kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, dhe qytetarët janë detyruar që të humbasin orë të tëra, pas shtyrjes së fluturimeve apo defekteve të tilla.
Revolta e banorëve të 6 fshatrave të Tiranës: Edhe ujin e pusit që e nxjerrim vetë na e taksuan
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ishte në për takime në gjashtë fshatra të Tiranës ku nuk ka patur asnjë investim nga Bashkia. 5 mijë banorë të gjashtë fshatrave të Bashkisë Tiranë janë lënë në ëmshirë të fatit.
Tokat janë të shkretuara nga mungesa e ujësjellësit dhe kanaleve vaditëse, rrugë janë të pashtruara dhe qendra shëndetësore është jashtë funksionit.
Banorët paguajnë vetë qindra mijë lek për hapjen e puseve, mbijetojnë nga emigracioni dhe azili
Takimi i Tabakut me banorët e 6 fshatrave të braktisura
Gjashtë fshatra të Bashkisë Tiranë, Kasallë, Çekrez, Qinam, Kallmet, Orit dhe Rradhesh, janë lënë në mëshirë të fatit pas Reformës territoriale.
Deputetja Jorida Tabaku ishte në këto zona ku banojnë rreth 5 mijë qytetarë por nuk ka pasur asnjë investim.
Qytetarët u ankuan se nuk kanë ujë, rrugë dhe investime.
Ata i treguan deputetes Tabaku se mënyra e vetme e jetesës është emigracioni i të rinjve dhe puna e grave në fasoneri.
“Kemi harxhuar 6 milionë lek për të hapur puset. Blejmë çdo vit pompa nga 700 mijë lek. Tokat nuk përdoren sepse nuk ka ujë”, thotë një banor.
Shqetësim tjetër i banorëve ishte edhe taksa për puset të cilëve do t’u vendoset sahat që nga muaji Janar.
“Po edhe atë punë e bëjnë ata”, shtoi banori,”e kanë në dorë me na mbyt”.
Jorida Tabaku theksoi se taksat e ulëta janë një mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës që të rinjtë të mos largohen nga vendi.
“Këtu nuk ka ardhur asnjë njeri, jemi të diskriminuar”, tha një tjetër banor.
Hasi është një i ri 16 vjeçar, i cili shprehet i shqetësuar për largimin e bashkëmoshatarëve të tij dhe situatën ekonomike të familjes.
“Taksa kanë për të vendosur edhe për tokat tona. Ujin e nxjerr me lekët e tua e ata të vënë taksën për ujin që e ke nxjerrë me lekët e tua, me djersën tënde. Nuk ka një familje këtu që nuk ka një fëmijë në Angli ose Gjermani. Vëllai im ka tre vjet në Gjermani, kot”.
Mungesa e investimeve në rrugë është një tjetër shqetësim i banorëve.
“Këtë rrugë e kanë lënë pas dore. Duhet ndërhyrje në mënyrë emergjente”.
Deputetja Tabaku theksoi se 5 mijë banorët e lënë në mëshirë të fatit paguajnë rregullisht taksat, ndërsa shteti nuk u jep asgjë në këmbim.
“Një zonë pothuajse e izoluar e cila duhej të ishte pjesë e administrative e Tiranës, por fatkeqësisht e kanë ndarë dhe e kanë izoluar duke e kthyer në një zonë të varfër, një zonë pa asnjë mundësi mbijetese. Banorët më thonë që kanë kohë që nuk shohin një përfaqësues të qeverisë, kanë kohë që nuk vjen një investitor në këtë zonë për të ofruar një mundësi punësimi e vetmja mundësi punësimi është për zonjat e kësaj zone në fasonë të cilët ndodhen pothuajse një orë e gjysëm larg. këta qytetarë të Tiranës paguajnë çdo taksë, edhe taksa të rritura, paguajnë energjinë elektrike, edhe atë të rritur, paguajnë vetë për të sjellë ujin në shtëpitë e tyre, ndërkohë që shteti nuk u jep asgjë në këmbim. këtu duket sikur shteti nuk ekziston, sikur shteti e ka harruar këtë zonë e cila duhej të ishte si çdo zonë tjetër e Tiranës”, tha Tabaku.
Ministeriali në kryeqytetin e krimit në Europë përshëndetet me një masakër!
Te dashur miq, sot ne Tirane jane mbledhur ministrat e brendshem te BE. Kjo ngjarje u pershendet mbreme nga zoterit e vertet te qytetit me nje masaker ne zemer te Tiranes, e cila, dikur epiqender e krimit politik, sot eshte dhe epiqendra e krimit te organizuar shteteror shqiptar.
Ne kete masaker u vra nje person dhe u plagosen kater te tjere. Vrasesit u larguan te qete nga vendi i ngjarjes per te darkuar pak me tutje te po te qete me ndonje pushtetar dhe narkopolice.
Mireserdhet zoterinj ministra, – u tha sot ne hapje te mbledhjes Kallam Deshtaku dhe Fatzi Droga, – mos u shqetesoni se ketu nuk ka banda por ka ca rrugaçe! sb