30.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Lufta në lokal mes dy grupeve nisi pas ngacmimeve të këngëtares Elvana Gjata

Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.
Burime për “BalkanWeb” se ‘molla e sherrit’ ka qenë një këngëtarja Elvana Gjata.
Prokuroria ka marrë në pyetje dhe këngëtaren Elvana Gjata për të zbuluar nëse ngjarja është vetëm për sherrin e çastit apo ka një prapaskenë për konflikte të mëparshme, mes dy grupeve rivale.
Është një hetim i thelluar që pritet të zbardhë ngjarjen.
Fillimisht policia dha identitete të ndryshme për viktimën dhe të plagosurit. Kjo pasi në makinën e viktimës është gjetur një kartë identiteti me emrin Rigers Gaxha.
Por sot pas hetimit më të plotë është konfirmuar se viktima është Fabiol Gaxha, 26 vjeç truprojë e Ervis Martini. Burimet thane se Rigers Gaxha është vëllai i 26 vjeçarit, i mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave.
Deri në këto momente, policia nuk ka nxjerrë detaje për ngjarjen përveç një njoftimi të shkurtër pak minuta pas vrasjes mbrëmjen e kaluar.

Rrihet Saimir Tahiri, kush qëndron pas dhunimit të ish-ministrit dhe pse u fsheh ngjarja?

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se para një jave është rrahur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Zheji: Keni të dhëna se ka divergjenca brenda PS-së? Kryeministri ka krijuar një kompaktësi brenda partisë. Ju keni një shenjë se ka një tërmet të padukshëm?
Berisha: Brenda tyre ka një egërsim dhe një luftë të brendshme të pa mëshirë. Del por nuk di ta lexosh. A e more vesh që e kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave. Në mënyrë absolute bandat e Edi Ramës. Sa filloi t’i përmendi Edi Ramës çatinë. Ishte fjalë kod ajo. Sa ia përmendi këto e zhdëpën. Prandaj, këto i kanë brenda. Kryekumbari në shpellën e mafies bën ligjin.
Saimiri ia kërcënoi çatinë. “Çati”, “Themele” janë gjuhë shpelle, janë kod i mafias.Reagimi për lojrat e fatit

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë”, në Ora Neës, tha se biznesi i lojërave të fatit është pesëfishuar, duke shtuar se ky biznes drejtohet nga vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama.
Berisha: Qeveria e nisi me monopolin e Olsit, e nisi me bixhozin. Uljen e taksave në mënyrë të pabesueshme e nisi me lojërat e fatit, i uli ato në mënyrë dramatike. Sot ky sektor që kontrollohet nga Olsi. Nuk keni dyshim besoj. “Pegaso” ka qenë ortak i Olsit ai që bën kontrollin. Sot ky sektor është pesëfishuar dhe është punësuesi numër një. Ju kujtohet ju Sufali me guxim u përball dhe i tha në sy t’i po e mban ligjin për interesa personale. Fatmir Xhafaj e bllokoi 8 muaj ligjin. Nuk mund të besoj unë Arben Ahmetajn. Por, politika e PD-së është e politikës së taksës me bazë të gjerë.

Plagoset në atentat në ish-Bllok Vis Martini, mbetet i vrarë, Gaxha

Ervis Martini, një emër i njohur në botën e krimit ka mbetur i plagosur në një atentat në zemër të Tiranës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në një local në ish-Bllok, ku nga breshëritë e plumbave ka mbetur i vrarë një person dhe një i trëtë është plagosur. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia tha për mediat, një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur me armë në lokal.
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja në qendër të bllokut në një nga lokalet e kësaj zonë ku në një përplasje me armë një person u vra dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.
Lapsi.al mëson se të plagosurit janë Ervis Martinaj dhe Redi Popesku ndërsa emri i viktimës nuk dihet ende për shkak se ai nuk kishte dokument identifikimi me vete. Të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Burime në vendin e ngjarjes thanë se vrasja ndodhi rreth orës 21.50 kur këta persona po hanin darkë. Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes pasi nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur një sherr mes tyre.
Ervis Martinaj është një emër i përmendur edhe më herët për problemet me drejtësinë. Ai është akuzuar si bashkëpunëtor në një vrasje të ndodhur në Linzë, por edhe në disa raste të tjera emri i tij është përmendur për lidhje me grupet krimianle. Martinaj ka qenë oficer policie, por u largua pas operacionit të policisë kundër lojërave të fatit për dekonspirim. Ai tashmë ka një prej kompanive të lojërave të fatit në pronësi.
Riges Gaxha është personi që humbi jetën në atentatin e sotëm në bllok.
Ngjarja ndodhi në lokalin “Solomon” dhe të plagosur kanë mbetur Ervis Martinaj dhe Redi Popesku.

Deklarata e fortë e Nënoficerit: Do provoj që Balla-Bushi ishin në komisariat, ka kamera, ja kur do t’i nxjerr

Nënoficer Nuhu deklaroi sonte snë një lidhje telefonike se ai ka prova që provojnë se Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja kanë qenë në komisariatin e Fushë-Krujës në momentin kur ai është kërcënuar me pistoletë në kokë nga vëllai i deputetit.
Nuhu deklaroi për emisionin “Të pa ekspozuarit” se ai po pret momentin e duhur se kur do të paraqesë provat që ka dhe se nuk do ti dorzojë këto prova në media për shkak se Prokuroria do ti konsideronte të pa vlefshme sikurse ka bërë në raste të tjera. “Po pres se si do ti deformojnë provat dhe më pas do të nxjerr provat që kam” ka deklaruar Nënoficer Nuhu, i cili ka garantuar se ka prova që do të provojnë atë që ai ka deklaruar publikisht dhe ka denoncuar.
Nënoficeri deklaroi se me 21 Korrik ka qenë në Komisariat dhe se komisariati ka kamera që janë vendosur aty. Këto kamera duhet të nxirren nga policia dhe Prokuroria dhe ato do të provojnë gjithçka”, tha Nuhu.
-Së pari unë dua tju pyes lidhur me datën 21 korrik. Autoritetet thonë se ju nuk keni qenë në komisariat?
-Kam qenë në komisariat dhe e them me bindje ketë.
-Keni ndonjë provë tjetër përveç këtyre që keni thënë për të vërtetuar që keni qenë në Komisariat atë ditë?
-Të gjitha provat janë në harmoni me njëra tjetrën dhe faktet kanë provuar se në momentin kur unë denoncova institucionet u vunë në lëvizje dhe u arrestua djali i deputetit. Unë kam prova të tjera që vërtetojnë që Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës.

Nënoficer Nuhu telefonatë me Prokurorinë për kërcënimin, Balla merret në pyetje për 2 orë

Prokuroria e Tiranës ka marrë kontakt me ish-policin e Krujës Emiljano Nuhu i cili denoncoi publikisht se është kërcënuar në zyrë gjatë hetimit të padisë së Xhisiela Malokut kundër djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja.
Mësohet se grupi i hetimit i ngritur për këtë çështje ka marrë si detyrë, ndër të tjera edhe pyetjen e ish-policit por për shkak se ai ndodhet jashtë Shqipërisë, kontakti me prokurorinë është realizuar me anë të telefonit.
Lajmi është konfirmuar për Ora News nga burime të Prokurorisë së Tiranës, të cilat nuk saktësuan nëse bëhet fjalë për marrjen në pyetje të ish-policit apo për një kontakt të parë me të me qëllim marrjen e dëshmisë në ditët e ardhshme.
Në prokurorinë e Tiranës aktualisht janë hapur dy hetime në lidhje me çështjen e Xhisiela Malokut. Njëra dosje bën fjalë për parregullsitë e Policisë së Krujës në lidhje me këtë çështje dhe dosja tjetër ka si objekt kallëzimin e Emiljano Nuhut për kanosje nga të afërmit e deputetit Rrahman Rraja.

Më 14 gusht me anë të një letre drejtuar institucioneve, Emiljano Nuhu ka pretenduar se është kërcënuar me jetë nga shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja. Sipas ish-policit, kërcënimi ka ndodhur në datë 30.07.2018 gjatë një takimi që ai ka pasur në tiranë me të afërm të deputetit.
Të mërkurën, Prokuroria e Përgjithshme tha se shkresën e ish policit e ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës duke kërkuar kryerjen e verifikimeve të nevojshme mbi pretendimet e Emiljano Nuhut, për kërcënimet dhe frikën për jetën që ai ka shprehur në letrën e tij.
Sipas organit të akuzës, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal Nr.7103 për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Ndërkohë të enjten në orët e pasdites, deputeti i PS Taulant Balla është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ku ka qëndruar për rreth 30 minuta.
Sipas burimeve të Ora Neës, mësohet se balla ka dorëzuar në organin e akuzës material shtesë në lidhje me kallëzimin penal që ka bërë ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha dhe ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu. Ky i fundit ka pretenduar se është kërcënuar në zyrën e tij në policinë e Krujës nga deputeti i PS Rrahman Rraja në prani edhe të Taulant Ballës.

Zgjidhja është përballja, lëvizja popullore për të fshirë pushtetin e bandave para zgjedhjeve

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha se, qeveria aktuale duhet mposhtur para zgjedhjeve të ardhshme, nëpërmjet sipas tij, të një zgjidhjeje politike.
Zheji: Pse qëndrimet tuaja mund të konsiderohen më radikale në PD, duke filluar nga djegia e mandateve dhe teza juaj që lidhet me pjesëmarrjen në zgjedhje. Ju keni thënë se të hysh në zgjedhje me Edi Ramën është një vetëvrasje politike.
Berisha: Së pari më duhet të bëj një vërejtje substanciale. E hape emisionin duke e krahasuar të pakrahasueshmin, sepse kemi të bëjmë me dy pole diametralisht të kundërt. Njëri pol i paskrupullt dhe poli tjetër që përpiqet të thotë të vërtetat.
Së pari nuk kam hequr dorë kurrë nga parimi i marrjes së pushtetit me votën e lirë, këtu jam i palëkundur por siç kanë provuar zhvillimet e dy zgjedhjeve me radhë, 2015-2017, institucioni i votës këtu ka vdekur.
Ky është institucioni më themelor i një shoqërie të lirë, është zemreku i funksionimit të një sistemi në liri. Unë po jap disa të dhëna universalisht të njohura. Në rast se studimi i bërë dëshmon që 20% e votës u shit në këtë vend, mund të them se shanset për të ndërruar pushtetin me votë janë thuajse zero. Kampet elektorale me diferencë 20% nuk ekzistojnë në kushte normale. Po marr shembullin më të fundit. Çfarë mesazhi i dërgoi Rexhep Rraja Lulzim Bashës, se çfarë votash do të marrësh.
Ai zgjidh problemin e votave me qytën e revoleve. Votat dhe votimet nuk duhet t’i përcaktojnë bandat kriminale.

Zgjidhja është një përballje. Ky pushtet duhet mposhtur para zgjedhjeve, për një zgjidhje politike që t’u mundësojë shqiptarëve për të votuar të lirë. Bajrat, Rrajat, Lul Berisha, bandat e Elbasanit, nuk duhet t’u numërojnë votën shqiptarëve.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë”, ku po flitet për zhvillimet e fundit në vend. Duke u ndalur tek shkatërrimi i klanit “Bajri”, Berisha tha se qeveria aktuale duhet mposhtur para zgjedhjeve të ardhshme. Sipas tij, po përgatitet plani për lirimin e grupit Bajri, pasi ata kanë një video me anë të të cilës kërcënojnë kryeministrin Rama. “Po përgatitet lirimi i grupit Bajri sepse kanë videon e Edi Ramës në lokal dhe në Dobraç dhe po e kërcënojnë”, tha ish-kryeministri Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ndërkombëtarët i kanë mbyllur dyert Edi Ramës. I ftuar në emisionin “360 Gradë”, Berisha tha se BE i nxori kartonin e kuq në 2016 dhe në 2018, duke mos i hapur negociatat.
Sali Berisha: Një lëvizje popullore nuk ka nevojë të jetë gjigande, por të jetë e vendosur.
Beti Njuma: Si mund të flasim për një lëvizje popullore kur qeveria e Ramës njihet nga SHBA dhe BE?
Sali Berisha: Ka një moment, nëse ka dicka të keqinterpretuar, tmerrësisht është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Ramës. Ky qëndrim është më negativ që mund të mbahet ndonjëherë. Në 2016 i nxori kartonin e kuq, i mbylli derën për negociatat. Në 2018 i mbylli derën për negociatat. Për qeverinë një është programi më kryesor, qëllimi më kryesor, procesi i integrimit në BE. Me Edi Ramën ky proces është bllokuar. Mos prisni që qeveria e SHBA dhe BE të fusin ushtrinë për të rrëzuar Ramën. Nga 5 kushte që ishin në 2016 u bënë 13 kushte në 2018.

Bushati i kërkoi Safet Bajrit të bëjë vota për Finon në këmbim të heqjes së dënimit në Belgjikë

Ish-Kryeministri Berisha ka paraqitur në intervistën e dhënë në Ora Neës se ministri i Jashtëm i ka kërkuar në takim Safet Bajrit të bëjë vota për Bashkim Finon në kohën kur ky i fundit kandidonte për kreun e Federatës shqiptare të futbollit përballë Dukës. “Kush e dërgoi Bushatin në tyakim me Safet Bajrin që ti kërkonte vota për Finon që të zgjidhej në krye të Federatës?” ka qenë pyetja retorike e Berishës në emision për të cilën ai ka dhën po ashtu edhe deteaje të tjera nga ky takim.
Ish-Kryeministri u shpreh se Bushati ka shkuar atje me urdhër të direkt të Ramës për Berishën është njeriu që lëviz të gjitha fijet e krimit në vend. Berisha deklaroi se Bushati ka shkuar në takim me Safet Bajrin i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. “E dinë se çfarë i kanë premtuar Bajrit? I kanë premtuar se në këmbim të votave do ti hiqnin dënimin që kishte në Belgjikë”, tha Berisha.
Pjesë nga intervista
Sali Berisha: Po përgatitet lirimi i Bajrave të Shkodrës, sepse kanë videon e Edi Ramës në lokal në Dobraç dhe po e kërcënojnë.
Artur Zheji: Cila është kjo video?
Sali Berisha: Në mbledhje me ta, në aheng.
Beti Njuma: Po bëni një akuzë të rëndë.
Sali Berisha: Nuk po bëj akuzë, është 100% e vëretë kjo që them unë. Kush e çoi ministrin e Jashtëm tek Safet Bajri për votën e Dukës? Ministri i Jashtëm shkoi t’i kërkoj Safet Bajrit të burgosë tre ditë presidentin e klubit të Velipojës të votojë për Finon nëse nuk voton për Finon të paktën të votojë për Dukën. I premtuan Safet Bajrit ta heqin dënimin e Belgjikës.

“Ansa”: Klani mafioz i goditur në Itali furnizohej me drogë në Vlorë

Të tjera detaje dalin në dritë pas goditjes së një klani mafioz nga policia italiane në Bari, i cili merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.
Sipas “Ansa”, emri i operacionit “Drug boat”, erdhi pasi grupi përdorte një gomone të fuqishme, e cila në mënyrë të përsëritur është përdorur nga anëtarët e klanit jo vetëm për transportin e drogës, por edhe për pushime, fotot e të cilave i kanë publikuar në Facebook.
Sipas agjencisë, hetimet kanë zbuluar shkëmbime të vazhdueshme midis një organizate kriminale të bazuar në Vlorë, e lidhur gjithashtu me Sacra Corona Unita.
Hetuesit ishin në gjendje të instalonin një GPS në anije, falë të cilave ata ndoqën lëvizjet e shumta të saj. Në bordin e anijes, klani dërgoi gati 700 kg marihuanë në Bar në vitin 2016, me një vlerë totale prej pesë milionë eurosh.
Ndër bazat logjistike të klanit ishin një strehë pranë një kishe, ku ruhej anija dhe dy shtëpi të braktisura, ku ruhej droga dhe municionet.
Hetimet nisën në vitin 2015 me arrestimin e Michele Gambria, i cili u kap me 15 kg hashash dhe 8 kg marijuanë. Ai u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, çka çoi në çmontimin e klanit mafioz.

Kryemadhi: Rama është i zhytur shumë thellë në krim, është njëlloj si Rexhep Rraja

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë takimit me strukturat e LSI-së së Prrenjasit, tha se shqiptarët sot po përballen me dhunënë e krimit dhe të bandave që janë marrë në mbrojtje nga Edi Rama.
Ajo tha se Rama dhe Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja që përdhunoi Xhisiela Malokun janë njëlloj.
Sipas saj Rama acarohet kur denoncon krimin dhe për këtë arsye kërcënoi nënkomisarin Emiljano Nuhu.
“Një nënkomisar policie u kërcënua nga kryeministri vetëm pse denoncoi një krim. Nëse vajza ka gënjyer, nëse polici ka gënjyer pse djali i deputetit ndodhet në burg. Pse ndodh sot krimi dhe korrupsioni, sepse kryeministri hesht kur qytetarët dhunohen dhe acarohet kur krimi denoncohet. Ne nuk mund të presim që ky kryeministër të ndryshojë, pasi ai është i zhytur shumë thellë në krim. Dëgjuam një dhunues që kërcënon një punonjës policie, po ashtu dëgjuam kryeministrin që kërcënoi policin. Këta njerëz janë njësoj dhe mendojnë njësoj. Ky kryeministër ka ndërtuar një pushtet që është i lidhur me bandat dhe krimin. Si rasti i Xisiela Malokut ka dhe qindra të tjera. Janë me qindra raste të cilat sot kanë vetëm një pikëpyetje dhe nuk kanë autor mbrapa tyre. Të flasësh për keqqeverisjen e këtij kryeministri të dështuar, duhen ditë dhe net të tëra”, u shpreh Kryemadhi.