28.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Zbardhet denoncimi i plotë i vajzës së përdhunuar: Më ra të fikët në hotel nga torturat

Në deklarimin që ka dhënë para oficerit të Policisë Gjyqësore Emiljano Nuhu, më datë 30 korrik të këtij viti, Xhisela Maloku shpjegon me detaje episodet e dhunës, përndjekjes dhe kërcënimeve nga ana e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit Rrahman Rraja.
Gjithashtu, ajo shpjegon edhe arsyet pse në disa raste është detyruar nën presionin e dhunës, kërcënimeve verbale dhe me armë në kokë, të tërhiqet në momentet e fundit, sa herë që ka shkuar për të bërë kallëzim në disa komisariate policie.
Xhisela Maloku ka shpjeguar edhe arsyen pse i është drejtuar Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës, sërish për të bërë kallëzim, edhe pse edhe në atë rast sërish është kërcënuar. Madje, gjatë gjithë kohës që ishte aty, ajo tregon se Rexhep Rraja e ka mbajtur pistoletën në brez.
Sipas saj, tek SHÇBA është paraqitur pasi është kërcënuar me jetë në zyrën e oficerit Gentjan Çitozi, ku kishte shkuar për të denoncuar Rexhep Rrajën, nga ky i fundit, babai i tij dhe 3 persona të tjerë, të afërm të tij. Madje e kanë detyruar që të dilte nga zyra, edhe pse ajo thotë që nuk guxonte të dilte, sepse disa persona të tjerë ia bënin me shenjë se do ta vrisnin në rast se nuk e tërhiqte kallëzimin.
E pasi është detyruar të dalë, e kanë çuar te makina dhe e kanë goditur me grushte në bark e i kanë vënë pistoletën në kokë. “Nuk guxoja të dilja nga zyra e oficerit Gentjan Çitozi, se ishin disa persona të tjerë dhe ma bënin me shenjë që do të vrasim në qoftë se nuk tërheq kallëzimin. Personat rrinin në ambientet e Policisë Fushë-Krujë.
Dua të shpjegoj që aty më morën një avokat dhe një psikologe kundër dëshirës sime dhe më thoshin: “Ti je budallaçkë dhe do të firmosësh deklarimin që do të përpilojë oficeri Gentjan Çitozi, se është miku jonë”. Unë ndenja rreth dy orë duke mos e firmosur deklarimin, por ishte e pamundur se po më kërcënonin me pistoletë. Më nxirrnin jashtë zyrës dhe i thoshin oficerit: ‘Na e lër ne se e rregullojmë’”, shprehet ajo në dëshmi, shkruan “Panorama”.

DEKLARIMI I PLOTE NE POLICI I XHISELA MALOKUT;
Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale Në Fushë-Krujë, më 30.07.2018, unë Emiljano Nuhu, oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Krujë, në mbështetje të neneve 303/2, germa “c”, 297, 155 deri 160 të Kodit të Procedurës Penale, mbaj këtë procesverbal për marrjen e të dhënave që tregojnë rrethanat e veprës penale nga shtetasja: Xhisela Maloku, e bija e O. dhe V., e ditëlindjes 1993, lindur në fshatin Z., gjinia femër, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, arsim i lartë, pa punë, gjendja familjare beqare, tel. 067 …, me dokument identifikimi nga Policia Gjyqësore.
Pasi iu shpjeguan nenet 155 deri 160 të Kodit të Procedurës Penale, të cilët bëjnë fjalë për rregullat e dëshmisë dhe iu kërkua që të tregojë gjithçka di për rrethanat e veprës penale dhe personin të cilit i atribuohet vepra si dhe, pasi u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka nëse bën deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore, duke dhënë shpjegime që i di se janë tërësisht ose pjesërisht të rreme apo fsheh fakte dhe prova, në bazë të nenit 305/b të Kodit Penal, dënohet me burgim deri në 6 muaj. Me vullnetin e saj të lirë ajo deklaroi:
Pyetje: Çfarë marrëdhënie ke pasur me shtetasin Rexhep Rraja dhe cilit person i ke shprehur shqetësime lidhur me përndjekjen që ju ka bërë ky shtetas?
Përgjigje: Unë shtetasin Rexhep Rraja e kam njohur afërsisht në vitin 2012 dhe me të kam krijuar një marrëdhënie dashurie. Kjo marrëdhënie ka zgjatur deri në vitin 2017. Dua të shpjegoj që gjatë kësaj kohe unë i kam pasur shumë mirë marrëdhëniet me disa zënka të vogla verbale, por jo me dhunë fizike. Ndarja erdhi me kërkesën e shtetasit Rexhep Rraja, unë nuk pranova të ndahesha dhe i kërkova llogari pse po ndahemi. “Kështu dua unë, të ndahemi”, më tha. Gati për një muaj unë i kërkova llogari pse po ndahemi, ai nuk më jepte asnjë përgjigje. Unë s’po e kërkoja më, pastaj filloi ai të më kërkonte. Filloi të më merrte në telefon dhe vinte të më takonte

Pyetje: Kur të ka goditur për herë të parë shtetasi Rexhep Rraja dhe në ç’vend?
Përgjigje: Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për herë të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi më datën 19.07.2018. Dhe dua të shpjegoj së më këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon e më tha: “Hajde më tako se dua të sqarohemi”. Unë shkova e takova te puna e tij, në rrugën Fushë-Krujë – Vorë, përballë hotel “Boçi”. Filloi të ulërinte me fjalë dhe më kapi për flokësh. Më solli një shoqe sms që a do dalim sot. Në ato moment ky më mori telefonin dhe ma theu, duke më thënë: “Me kë do dalësh sot?” Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përballë punës së tij, më pas u nis me makinë drejt hotel “Boçi”. Unë nuk pranova të shkoj lart në hotel me të, por më mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.
Pyetje: Pistoletën ta drejtoi gjatë kohës që ishit në makinë me të apo në ndonjë ambient tjetër?
Përgjigje: Pistoletën ma drejtoi gjatë kohës që isha në makinë me të, më pas zbritëm dhe shkuam në hotel
Pyetje: Sa kohë ndenjët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?
Përgjigjja: Unë ndenja me të në hotel rreth një orë. Gjatë kohës që ndenjëm në hotel më gjuajti me shpulla, me grushte dhe më drejtoi pistoletën. Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e kokës me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë. Nuk më kujtohet a kryem marrëdhënie seksuale. Kur u përmenda, po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më përpara nga hoteli. Ai shkoi të paguajë lekët te recepsioni dhe më erdhi poshtë te makina ku unë po e prisja, duke më përqafuar dhe duke më bërë lajka që unë mos të vija në Polici për kallëzim. Shqetësimet e mia në lidhje me Rexhepin unë ia kam shprehur shoqeve të mia, shtetases Erisa S., Suada Z. dhe motrës sime A. Maloku

Del ekspertiza për Xhisiela Malokun: Konfirmon masakrimin nga torturat

Ekspertiza mjeko-ligjore e bërë ndaj Xhisiela Malokut, vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit të PS konfirmon torturat që janë bërë ndaj saj nga shtetasi Xhelal Rraja. Eksprtiza ka konfirmuar se vajza është djegur në kofshë me cigare, që është dhunuar me mjete të forta. Shenja dhune të forta janë gjetur edhe në shpatullën e vajzës.
Xhisiela Maloku rezulton të jetë dhunuar me mjete të forta dhe ka shenja të djegies me cigare. Raporti i ekspertëve të Mjekësisë ligjore, që disponon News 24, mbështet pretendimet e 25-vjecares, e cila me 21 korrik të këtij viti denoncoi për dhunë ish të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja. Vajza e tërhoqi denoncimin dhe sipas ish-nënkomisarit Emiljano Nuho, e bëri për shkak të presioneve. Megjithatë, dy muaj pas skandalit, ekspertët konfirmojnë faktin se Xhisiela ka qenë objekt dhune. Në dokument thuhet se vajza ka shenja dhune në shpatull, ndërsa djegie me cigare ne kofshë.
“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja”.Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjecares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së pëerkohshjme për punën në masën prej 9 ditësh.

Ekspertiza mjekoligjore i është vënë në dispizicon prokurorisë së Krujës, pasditen e 27 shtatorit 2018 dhe është administruar në dosjen hetimore të Rexhep Rrahjas, I cili ishgte nën hetim për përndjekje, ndonëse kallëzuesja, ishte tërhequr nga denoncimi.
Pas njohjes me aktin, prokuroria ka ftuar në pyetje nënën dhe motrën e 25-vjecarës si dhe një mikeshë të saj. burime të besuara pohojnë për Neës 24 se nëna e Xhisielës mohon të ketë patur dijeni për problemet e të bijës, yë njëjtin qendrim ka mbajtur dhe shoqja e saj. ndërsa er motra, ka pohuar për oficerët e policisë gjyqësore, se ishte në dijeni që Xhisiela kishte debate me të fashurin e saj, por vetëm në një rast ka patur zënkë mes tyre.
Dëshmia e tyre, vjen menjëherë pas akuzave të forta që ish-nënkomisari Emiljano Nuho bëri përmes një interbistye me gazetarin basir Collaku, ku pretendon se është kërcënuar dhe rrahur në ambjentet e stacionit të policisë nga njerëzit e Rexhep Rrajës, me qëllim që të mos firmoste arrestimin e këtij të fundit.
Sipas tij kërcënimi ka ndodhur në praninë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deputetit socialist Rrahman Rraja, si dhe kryebashkuakut të Krujës, Artur Bushi.

Që ta dini…

Bledi KASMI

Mos i merrni për trima këta përdhunuesit që pozojnë me kallash. Njërit ja kanë hequr njërin sy, se i ngeli plumbi brenda, tjetrit i kanë shkurtuar njërën këmbë.
Vemjet bëjnë të fortin me një vajzë jetime se me të tjerët të…Eshtë mjerim për një vend dhe një popull që duron akoma të dëgjojë histori të tilla vetëm se në krye të vendit vazhdon të lejojë një psikopat.
Brenda 24 orëve zhduken plehrat nëse mundemi të bashkohemi fort. Do ti shikoni t’ia mbathin të veshur si prostituta, me fustanë grash, me paruke të gjata, apo të maskuar me qeleshe.
Do porosisin çartera dhe gomone për të ikur për ti shpëtuar tmerrit. Prandaj gjëja e parë që duhet të kuptoni është se forca e të gjithë neve është një vullkan përpara këtyre fundërrinave.
S’ka forcë në botë ta ndalë revoltën e një populli që po e përdorin për eksperimente një tufë horrash. Mos pyesni askënd në këtë bashkim se s’ka ambasadë dhe ambasador që t’u dalë kundra. Organizimi është çelësi dhe për këtë duhet menduar, por ai mund të lindë edhe thjesht fare, vetëm përmes një thirrje në facebook, nga njerëz të duhur apo organizma të duhur dhe prej aty do të nisë edhe orteku që do ti fshijë.

Hjekësi Artan Hoxha në shërbim të mafias

Erl KODRA

Jeta e Nënkomisar Emiljano Nuhu dhe familjes së tij janë në rrezik të jashtëzakonshëm!
Hjekësi Artan Hoxha, nëpërmjet Shërbimit Sekret Shqiptar (SHISH) ka zbuluar dhe dekonspiruar vendin dhe shtetin ku ka kërkuar mbrojtje nënkomisar Emiljano Nuhu. Madje ky hafije i veshur me petkun e gazetarit invetigativ ka publikuar foton e Emiljano Nuhu dhe Dritan Zagani me vajzën e vogël përdore.
Duket qartë se fotografia është bërë nga agjent të trajnuar, sepse në fotografinë tjetër janë tre ID të lëshuara nga autoritetet zvicerane. Është gati e pabesueshme se si ka arritur të siguroj fotot e ID personale të familjes së nënkomisarit, veprim i cili nuk mund të realizohet nga askush, përveçse nga agjent special, të trajnuar nga shërbimet sekrete. Nisur nga ky konstatim, me sa duket provat dhe faktet që zotëron nënkomisari Emiljano Nuhu janë jashtëzakonisht shqetësuese jo vetëm për Taulant Ballën, por për vet Kryeministrin Edi Rama. Ndryshe nuk ka shpjegim tjetër të arsyeshëm pse duhet të ndërmerret gjithë ky angazhim i jashtëzakonshëm, jo vetëm për të fotografuar nënkomisar Emiljano Nuhu, por edhe ID e tyre lëshuar nga autoritetet zvicerane.

Qëllimi i publikimit të këtyre fotove është;
1. Të tregojë vendodhjen e saktë të nënkomisar Emiljano Nuhu dhe famijes së tij.
2. Të kërcënoj direkt me jetë atë dhe familjen e tij, në mënyrë që ky i fundit të mos bëj publike dokumenta dhe prova të tjera, si dhe të tërhiqet nga deklarimet e tij.
Artan Hoxha, duke shkelur çdo kod etik të profesionit të gazetarit vë në rrezik të jashtëzakonshëm për jetën një familje; jetën e vajzës së vogël të Emiljano Nuhu dhe gruas së tij.
Ftoj të gjithë lexuesit e këtij teksti ta shpërndajnë atë sa më shumë, për të denoncuar këtë Sicario / hjekës dhe ushtarë i Shtetit të Mafias të Kryeministrit Edi Rama.
Autoritetet zvicerane duhet të marrin urgjentisht në mbrojtje familjen e nënkomisar Emiljano Nuhu, duke i ofruar atyre siguri dhe mbrojtje të plotë nga SHISH dhe ushtarët e Shtetit Mafioz të Tiranës.

Rama, skemë makabre me vajzën e dhunuar nga djali i deputetit të PS

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot për dhunën që po vazhdohet të ushtrohet ende mbi vajzën që ka denoncuar për dhunë dhe përdhunim djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Deputetja Grida Duma deklaroi nga selia blu se vajza, pas dhunës dhe përdhunimit, tani po përdoret edhe si klloun sipas njjë skeme që ka si arkitekt një të pushtetshëm, vetëm kryeministrin.
“Në 48 orët e fundit, tha Duma, shqiptarët po ndjekin sesi një jetë njerëzore mund të shkelet, dhunohet e madje të vritet natën e qahet ditën nga pushteti. Në këto 48 orë nuk ka nënë, grua, prind, që të mos ndjekë këtë sagë mafioze.
Djali një deputeti rreh dhe djeg me cigare në mish, sipas vetë dëshmisë së vajzës.
Sot gazetari që zbuloi këtë krim është nën akuzë. Oficeri që zbuloi këtë krim është në arratisje. Por propaganda shkon më tej. Pas dhunimit, përdhunimit, vajza po përdoret si klloun. Si klloun për të dëshmuar që tani është pajtuar me përdhunuesin e madje e paska fajin ajo. Kjo skenë makabre njerëzor shpjegohet vetëm me një arkitekt të pushtetshëm: Vetëm me bekimin e Edi Ramës mund të fshihet ky krim”, u shpreh Duma.

Deklarata e plotë
Në 48 orët e fundit shqiptarët po ndjekin se si një jetë njerëzore mund të shkelet, dhunohet, coptohet dhe të vritet natën e të vajtohet ditën nga pushteti. Në këto 48 orë nuk ka nënë, grua apo prind që nuk po ndjek këtë sagë mafioze ngjarjesh dhe mos të kuptojë sa të pambrojtur janë përballë pushtetit politik dhe padrejtësisë.
Djali i një deputeti që përdhunon, rreh dhe djeg me cigare në mish sipas dëshmisë së saj poston foto me armë dhe simbole me hashash dhe mbetet i lirë. Ky rast është vetëm maja e një ajsbergu që e në pjesën tjetër fsheh krime më të rënda të pazbuluara.
Sot gazetari që zbuloi këtë krim është nën akuzë, dhe komisari i policisë që iu largua rrezikut për jetën duke dëshmuar të vërtetën është në arratisje.
Propaganda shkon më tej, pas dhunimit e përdhunimit po përdoret si klloun për të dëshmuar që “tani është pajtuar me përdhunuesin e madje fajin e ka pasur ajo”.
Kjo skenë makabre njerëzore shpjegohet vetëm me një arkitekt të pushtetit: Vetëm me bekimin e Edi Ramës mund të fshihet ky krim makabër, vetëm me bekimin e Edi Ramës bëhet e mundur që djali dhunues i deputetit sot nuk arrestohet dhe është në gjendje të lirë, viktima, vajza e përdhunuar është në mëshirë të presionit pa urdhër mbrotje ndërsa jeton në Nikël vetëm me të ëmën me babain e vdekur dhe pa asnjë mbrojtje familjare; prokuroria dhe policia nuk kërkojnë as ndjesë që nuk kanë vepruar dhe të tregojnë që njohin përgjegjësinë e shumëfishtë deri sot dhe duhet të jenë nën presion të madh të zbatojnë ligjin e të drejtën;

asnjë deklaratë zyrtare për praninë e deputetëve natën e krimit në komisariatin e policisë;
Përdhunimi dhe rrahja e vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të pushtetit mafioz. Në dhunimin e vajzës janë përfshirë, një djalë deputeti, efektivë policie dhe rangu më i lartë i politikës që sipas dëshmive fsheh dhe kërcënon të vërtetën.
Fshehja e kësaj dhune është e një implikimi të lartë; shpjegohet vetëm me mbrojtjen e plotë të kryeministrit. Pa bekimin e kryeministrit sot deputetët nën akuzë do të kishin dhënë dorëheqjen, do ishte arrestuar djali dhunues do ishte mbrojtur një viktimë.
Heshtja e plotë e Kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij. Heshtja e plotë e Edi Ramës edhe nëse do të shfaqej me lot krokodili është provë e plotë që ai as për show nuk ka mundësi të reagojë sepse cilido reagim do të jetë një bombë me sahat.
Heshtja e Ramës, policia që të përcjell me “kush të rreh të do” janë dhuna përfundimtare që shkatërroi jetën e kësaj viktime. Heshtja e Edi Ramës buçet vetëm në veshët e shqiptarëve me thirrje të fortë që shpëtimi I tyre është rrëzimi i këtij pushteti dhunues mbytës e çnjerëzor.

Jeto më shëndetshëm me shtatë këshilla të thjeshta

Shtatëshja e thjeshtë është projektuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës me qëllim të përmirësimit të shëndetit duke edukuar publikun se si të jetojë më mirë.
Këto masa kanë një gjë unike të përbashkët: çdo person mund t’i bëjë këto ndryshime, hapat nuk janë të shtrenjtë për t’u marrë dhe madje këto modifikime të thjeshta në stilin e jetës do të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin tuaj. Filloni me një ose dy.
Kjo listë e thjeshtë me shtatë hapa është përpunuar për të na dhënë atë që të gjithë e shpresojmë – një jetë të gjatë, produktive dhe të shëndetshme.
Këta shtatë hapa të thjeshtë janë siç vijojnë :
– Menaxhimi i presionit arterial – si faktori kryesor i sëmundjeve të zemrës.
– Mbajtja nën kontroll e kolesterolit – kolesteroli ndikon në formimin e pllakave sklerotike që bllokojnë arteriet dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme të zemrës.
– Reduktimi i sheqerit në gjak – Niveli i lartë i sheqerit në gjak dëmton zemrën, veshkat dhe nervat.
– Aktiviteti i rregullt fizik – aktiviteti fizik ditor rritë gjatësinë dhe cilësinë e jetës.
– Ushqimi i shëndetshëm – Një dietë e shëndetshme është një nga armët më të mira për luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
– Humbja peshës – Kur largoni kilogramët e tepërt dhe yndyrnat e panevojshme, ju zvogëloni barrën në zemrën, mushkëritë, enët e gjakut dhe skeletin tuaj.
– Mospirja e duhanit – Duhanpirësit kanë një rrezik më të lartë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse pini duhan, ndërprerja e pirjes së duhanit është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj.

Fryrja e barkut, aknet, zbardhja e gjuhës, ja çfarë paralajmërojnë

Trupat tanë janë në një mision, që nuk mbaron kurrë, për të komunikuar nga jashtë se çfarë ndodh brenda nesh. Ndonjëherë këto shenja janë shumë të zbehta ose ne nuk i kushtojmë mjaftueshëm vëmendje, derisa të jetë shumë vonë.
Një dietolog ka zbuluar si të zbulojmë disa sinjale shëndetësore që trupi dërgon kur diçka nuk shkon me organizmin.
Bark të fryrë
Të gjithë ne kemi vuajtur në një moment të caktuar nga fryrja e barkut. Kjo ndjesi e mundimshme zhvillohet zakonisht kur e keni stomakun plot – me ushqime, lëngje ose gazra. Trupi po përpiqet të paralajmërojë se nuk po e tresni ushqimin si duhet ose keni alergji ndaj ushqimeve ose intolerancë, si ndaj laktozës, grurit etj. Shkaqe të tjera të fryrjes së barkut mund të jenë: çrregullimet hormonale, kandida, kapsllëku, stresi, sindroma e zorrës së irrituar etj.

Inflamim të lëkurës dhe shfaqje të akneve
Shkaqet e inflamacionit të lëkurës dhe akneve variojnë nga një person në tjetrin. Megjithatë, shkaqet më kryesore lidhen me hormonet. Testosteroni është hormoni që nxit më shumë shfaqjen e akneve, prandaj ato janë më problem për meshkujt dhe adoleshentët në veçanti.
Gratë gjithashtu zhvillojnë akne rreth 1 javë para ciklit menstrual për shkak të rënies së niveleve të estrogjenit. Gratë me sindromën e vezores policistike kanë një çrregullim të niveleve të testosteroniz, prandaj rishfaqja e herëpashershme e akneve (së bashku me shtimin në peshë përreth belit dhe shfaqje të qimeve më trup) është një nga simptomat kryesore të sindromës policistike të vezores.
Nëpërmjet shfaqjes së akneve, trupi mund t’ju paralajmërojë për një problem të fshehtë hormonal ose me sistemin tretës. Dieta e varfër, stresi dhe alergjitë janë disa shkaqe të tjera të zhvillimit të akneve.
Një shtresë e bardhë në gjuhë
Një shtresë e hollë, e bardhë, në gjuhë mund të paralajmërojë për një problem me sistemin tretës, mungesë të hekurit ose vitaminës B, ndoshta edhe diabet.
Në rastin e mungesës së hekurit dhe vitaminës B, ka shumë mundësi që të ndiheni vazhdimisht të lodhur.

Shëroni tiroidet me piper të zi dhe qumësht

Çrregullimet e gjëndrës së tiroides lidhen me mos balancimin e duhur të proceseve të metabolizmit në organizmin tonë.
Këto probleme ndikojnë ose në strukturën e tiroides ose në funksionimin e duhur të saj.
Gjëndra e tiroides luan rol kryesor në prodhimin e tiroksinës.
Një hormon shumë i rëndësishëm për tretjen, funksionimin e muskujve dhe të zemrës si dhe për zhvillimin e qelizave të trurit dhe kockave.
Veprimtaria e tiroides rregullohet përmes një mekanizmi që përfshin dhe trurin.
Kur hormoni i tiroides është në një nivel të ulët, hipotalamusi që ndodhet në tru lëshon një sinjal që nxit çlirimin e tiroksinës në gjak.
Sipas të dhënave ku bazohet dhe AgroWeb.org, është vënë re një rritje e përqindjes së popullsisë së prekur nga ky çrregullim.

Duke qenë se funksionimi i tiroides varet nga shumë faktorë të tjerë të organizmit, dhe trajtimi i saj është shumë delikat.
Një nga metodat natyrale për trajtimin e saj, është dhe kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher.
Piperi i zi njihet për përmbajtjen e magnezit, hekurit dhe vitaminës K që ndihmojnë në qarkullimin dhe rigjenerimin e qelizave të gjakut.
Nga ana tjetër xhinxheri është i famshëm për agjentët anti-informator që luftojnë prekjen e organizmit nga baktere të dëmshme.
Kjo kurë trajton rastet e hipotiroides (funksioni i ulët i gjëndrës së tiroides, gjendje që karakterizohet me prodhim të ulët të hormoneve nga kjo gjendër).
Hipotiroidja ka si simptoma lodhjen kronike, depresionin, stresin, kollë të mjaftueshme. Kjo sëmundje zbulohet përmes analizave të gjakut dhe tiroides.
Përbërësit
100 g piper i zi kokërr
100 g xhinxher i tharë
Qumësht
Përgatitja
Në një grirëse vendosim piperin dhe xhinxherin dhe i lëmë të bluhen.
Në momentin që është formuar një pluhur homogjen, përbërja është gati.
Mjafton që një lugë çaji nga ky pluhur ta përzieni në një gotë qumësht dhe përbërja natyrale është gati.
Kura duhet të konsumohet dy herë në ditë, një herë para se të flini dhe njëherë në mëngjes me stomakun bosh.
Në mënyrë që të shikoni rezultate në balancimin e funksionimit të tiroides, duhet që këtë kurë ta vazhdoni për 30 ditë dhe ta përsërisni edhe për 30 ditë të tjera.
Nëse doni të përgatisni më shumë nga ky pluhur, mjafton vetëm që masat e piperit të zi dhe xhinxherit të jenë të barabarta./AgroWeb.org

Asgjë e re nga fasadat e qeverisë…

Nga Jorida Tabaku

Thuajse një vit më parë në parlamentin e Shqipërisë, Partia Demokratike dërgoi një rezolutë e cila dënonte dhunën e ushtruar në familje si dhe dhunën ndaj grave.
Kjo rezolutë u miratua në konsensus të gjerë nga të gjithë deputetët e kuvendit, madje shumë prej kolegeve dhe kolegëve socialistë nënvizuan edhe se si qeverisja e tyre kishte rritur numrin e grave në krye të ministrive.
Fatkeqësisht, sot tre ditë pasi në media është bërë publike jo vetëm rasti i dhunimit të një femre nga djali i një deputeti të mazhorancës, por edhe heshtja dhe bashkëpunimi i komisariateve të policisë, ne nuk kemi asnjë reagim nga asnjë prej kolegeve socialiste.
Shqipëria sot po vuan një polarizim të turpshëm dhe aspak të shëndetshëm edhe në çështje të tilla ku nuk duhet të kemi ndarje.
Nuk e di se sa e dobishme dhe e vlefshme është fakti që sot ka më shumë ministre femra në qeveri apo se zëvendës kryeministrja është një zonjë, kur deputetet në kuvend heshtin për dhunën e ushtruar ndaj femrave nga djali i një deputeti socialist, apo që pjesë në fshehjen e kësaj dhune nga policia.
Nuk e di se sa e ndershme është që në javën kur ne diskutuam me kolegët e Dhomës së Përfaqësuesve të Anglisë për të rritur luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe skllavërisë moderne vjen kjo heshtje.

Koleget e mazhorancës, ndonëse kanë qenë edhe kryetare të OJF-ve që janë marrë me të drejtat e grave, kanë qenë drejtuese të Komitetit të Helsinkit e gjejnë të udhës të heshtin apo t’i shmangen detyrimit më njerëzor, denoncimit të këtij akti brutal dhe distancimit.
Për të ardhur keq që sot nuk jemi aq të bashkuar sa ditën që u miratua rezoluta e propozuar nga PD. Por çdo e keqe nuk vjen vetëm, më kujtohet se si këtë rezolutë përpos zonjave, që u distancuan nga dënimi i këtij akti çnjerëzor, e ka votuar edhe deputeti Rrahja.
Ironike apo jo? Akoma më tej, një ndër deputetët kyç të mazhorancës që nuk e votuan këtë rezolutë ishte dhe kryeministri Rama, që në heshtje vazhdon të mos e votojë edhe sot!
Asgjë e re nga fasadat e qeverisë; Ky është një tjetër shembull i mirë se si tjetër gjë flasin, tjetër gjë besojnë dhe ndryshe veprojnë.
Ne foto vota e deputetit Rrahja ne miratimin e rezolutes 4 dhjetor 2017

Plas te Reali, 6 futbollistë po mendojnë largimin

Ardhja e Julen Lopetegui nuk po i kënaqë të gjithë në mënyrë të barabartë, veçanërisht ato jashtë klanit spanjoll. Varane, Marcelo, Benzema, Modric dhe Toni Kroos e shohin me dyshim suksesin e “Los Blancos” nën drejtimin e 52-vjeçarit, dyshime që duket se do të ndikojnë në vazhdimësinë e lëvizjeve që kanë pasur fillimin e tyre që në merkaton e verës.
Toni Kroos është njëri-prej tyre, i cili duket se nuk e sheh veten për shumë gjatë tek “Los Blancos”. Ai ka oferta nga Premier League, të cilat siç shkruan “Don Balon” ka nisur t’i shqyrtojë më me seriozitet. Gjermani ka disa sezone që qëndron në listën e të preferuarve të Pep Guardiola-s, por deri më tani nuk kanë gjetur një marrëveshje për shkak të hezitimit të 28-vjeçari. Tashmë gjërat duket se do marrin një tjetër rrjedhë.
Siç shkruajnë mediat spanjolle, mesfushori nuk dëshiron që të mbyllë karrierën e tij pa luajtur një herë në Ligën Angleze dhe ndjen se momenti është tani ose kurrë. Tek Madrid gjërat kanë ndryshuar; largimi i Ronaldos ka lënë gjurmë, askush nuk ka ardhur në vendin e tij, nga ana tjetër një Modriç që me shumë gjasa në janar do të largohet. Kështu që gjermani ka nisur t’ia bëjë të qartë Guardiola-s dhe Manchester City-it se është gati t’iu bashkohet. Ai dëshiron që të largohet nga “Santiago Bernabeu” këtë verë.