31.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Kriza e demokracisë liberale, sistemi shpëtohet duke e korrigjuar apo shkatërruar?

“Geopoliticus”

Diskutohet gjithnjë e më shumë për një krizë në zhvillim të sistemeve demokratike. Flitet për krizë të një modeli dhe jo vetëm për raste të izoluara apo të veçanta. Diskutimi është serioz dhe i bazuar, pasi praktikisht shumë dyshime lidhur me funksionimin e shoqërive të këtij lloji tashmë janë përhapur në vetë brendësinë e tyre – midis qytetarëve – votues, midis të zgjedhurve dhe midis vëzhguesve më ekspertë (njerëz që, përveçse janë qytetarë, e studiojnë fenomenin në mënyrë profesionale). Megjithatë, ka disa arësye të mira për të pasur një maturi të caktuar përpara se të arrihet në gjykime definitive.
Parasëgjithash, kategoritë për të cilat diskutojmë duhen zgjedhur me kujdes: demokracia është një term i gjerë që kërkon ndonjë konotacion më shumë, siç e demonstron një shprehje sot në modë si “demokraci iliberale”. Fakti që mund të ekzistojnë forma “iliberale” të demokracisë natyrisht që nënkupton se ekzistojnë edhe forma liberale. Dy saktësime na ndihmojnë atëhere që të përkufizojmë “demokracinë e modernëve”: liberale dhe të tregut të lirë. Për këtë kombinacion të veçantë – demokraci liberale të tregut të lirë – po flasim, në të mirë dhe në të keq.
Saktësimi është i rëndësishëm pasi na kujton se dinamikat e brendshme e sistemeve tona politike, si edhe ato në zhvillim midis tyre (politikë e jashtme dhe fenomene të ndryshme transkombëtarë), nuk kanë të bëjnë vetëm me një aset institucional, por edhe me një tërësi vlerash dhe qasjesh sociale (liberale, për sa nuk janë të përkufizuar gjithmonë në mënyrë rigoroze) dhe një lloj raportesh ekonomike (tregu, për sa të farkëtuara dhe të kanalizuara nga rregullat dhe nga veprimi publik).

Termi tjetër që nuk mund ta marrim për të mirëqenë është ai i “krizave”: nëqoftëse me krizë nënkuptojmë një pasazh katartik, një lloj “momenti të vërtete” ta paapelueshëm, atëhere po keqkuptojmë përvojën demokratike dhe ndoshta deri të gjithë përvojën politike të paktën të historisë moderne. Siç e ka nënvizuar në një libër të vitit 2013 (“The Confidence Trap. A History of Democracy in Crisis from Ëorld Ëar I to the Present”) politologu i njohur David Runciman, historia e demokracive ka parë një përsëritje periodike të gabimeve shumë të ngjashme, pa një proces real kuptimi; megjithatë, pikërisht në “shtytjen përpara”, krizë pas krize, këto sisteme qeverisjeje kanë demonstruar pikën e tyre më të madhe të forcës. Përshtatja, deri improvizimi, kanë mundësuar që të tejkalohen sfida mjaft të rënda, të brendshme e të jashtme, ideologjike, sociale, teknologjike, ushtarake, mjedisore – pa një vizion strategjik të vërtetë, por më shumë me një aftësi të çuditshme axhustimi taktik.
Megjithatë, pikërishr kujtesa e shkurtër e demokracive – mungesa e planifikimit afatgjatë të tyre – në mënyrë pothuajse të pamungueshme ka çuar në kryerjen akoma e gabimeve të ngjashme. Megjithatë, nëse është kështu, pason që krizat e sistemeve demokratike nuk janë vërtet momente kthese pa kthim (përveçse në raste të rralla kolapsi dhe tranzicioni drejt sistemesh të tjera qeverisjeje); janë në fakt kulme tensionesh pas të cilave kthehet në “business as usual”, me ndonjë korrigjues.
Këtë interpretim, që Runciman e ka artikuluar më mirë se të tjerët, është ndriçues për një seri dilemash që po prekin shumë vende perëndimore gjatë viteve të fundit: për shembull, kalimi i shpejtë nga euforia e periudhës 1989 – 1991 (rënia e Murit të Berlinit, e Perdes së Hekurt dhe e vetë Bashkimit Sovjetik), që ka sjellë me vete projektin ambicioz e zgjerimit në Lindje si të NATO-s, ashtu edhe të Bashkimit Europian, dyshimet ekzistenciale lidhur me vetë ekzistencën e Aleancës Atlantike e të Bashkimit Europian. Me fjalë të tjera, kemi ka kaluar nga “fundi i historisë” në fundin e besimit tek historia dhe tek e ardhmja e Perëndimit? Një pikëpyetje e dytë që mbizotëron debatin demokratik është lidhur me teknologjitë dixhitale gëluese dhe me efektet sociale të tyre: është e mundur që një krijim procesesh novatore në ekonomitë më të mira të tregut të rrezikojë tani të gërryejë themelet e liberalizmit? Domethënë, është oportune që të pyetet nëse demokracie mund të vritet apo jo nga një tepri lidhjeje.

Në të dyja rastet – reagimi ndaj fundit të botës “bipolare” dhe dixhitalizimi i përshpejtuar i shoqërive – shikimi nga demokracia moderne si ndaj një eksperimenti të vazhdueshëm mundëson që të mos keqkuptohen momentet e vështirësisë: janë shprehje ndryshimi që prodhojnë rreziqe, por edhe mundësi, si edhe dëme, por edhe avantazhe. Nga ana tjetër, Samuel Huntington kishte vërejtur qysh nga fillimi i viteve ’90 se progresi eventual në adoptimin e sistemeve demokratike – megjithëse i vështirë dhe i ngadaltë – verifikohet ndoshta në formë “valësh”. Kështu, nuk duhet ngatërruar e dhëna afatshkurtër (vite dhe cikle elektorale) me një tendence afatmesme (dekada) apo afatgjata. Batica ngrihet dhe ulet, por evolucioni i demokracisë nuk ndjek domosdoshmërisht ecuri lineare – ciklike ose, në rastin më të mirë, spirale (për të cilën një progres i lehtë ekziston vërtet, por kalon nëpër pengesa dhe regrese të përkohshme). Ajo që vlen në nivel botëror për përhapjen e mundshme e regjimeve demokratike vlen edhe në nivel të brendshëm për efikasitetin dhe legjitimitetin më të madh apo më të vogël të zgjedhjeve të bëra nga shoqëri të qeverisura demokratikisht.
Demokracitë liberale janë në fakt mjaft fleksibël në gjetjen e zgjidhjeve pragmatike ndaj problemeve të reja, pasi inkurajojnë eksperimentimin dhe deri një konfuzion të caktuar krijues. Siç ka nënvizuar për shembull Benjamin Barber, duke reflektuar mbi raportin midis rreziqeve (përkeqësimit, lëkundjes së opinionit publik) dhe avantazheve (vetëkorrigjimit): “Demokracia e korruptuar e çon opinionin e masave drejt narcisizmit dhe interesit vetjak. Demokracia e aktualizuar dhe legjitime ofron një politikë shprese kundër politikës së frikës të demokracisë së korruptuar” (“Cool Cities. Urban Sovereignty and the Fix for Global Ëarming”, 2017, fq.8). Këto dy pulsione – korrupsioni dhe legjitimiteti – janë në dialektikë konstante dhe nuk duhet as të idealizohet “urtësia e masave”, thuajse qytetarët të dinin më mirë se udhëheqësit e tyre: siç kishte evidentuar tashmë Joseph Schumpeter, realiteti ka mundësi që të jetë që as lideri, as votuesit e zakonshëm nuk e kanë në mendje një skemë veprimi të qartë dhe plotësisht racionale, por konkurrenca demokratike për konsensusin bën megjithatë që të shfaqen hipoteza të reja për tentativa. Me fjalë të tjera, demokracitë nuk kanë asnjë avantazh të krahasuar të lindur në termat e zgjidhjes së problemeve, por vetë natyra e tyre i çon që të bëjnë më shumë tentativa në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme. Duke pranuar për definicion mundësinë permanente të dështimit taktik, ashtu siç ndodh natyrshëm në rastin e humbjeve elektorale, protagonistët e konkurrencës demokratike krijojnë hapësirë për evolucionin. Dhe shpesh e bëjnë në mënyrë të pavullnetshme.

Është një koncept që mund të shprehet në terma “elastike”, nëqoftëse ripërshkuhet në histori alternimi i teprisë së entuziazmit, nënshtrimit dhe më pas teprisë së zhgënjimit dhe frikës nga e ardhmja: një cikël demokratik që nuk ezaurohet kurrë, megjithatë lejon gjithmonë që të nxirret ndonjë zgjidhje pragmatike dhe e përkohshme. Dhe pikërisht në këtë kërkim zgjidhjesh të tolerueshme, megjithëse dukshëm jo të përsosura, shpesh vjen në ndihmë ekonomia e tregut, që në fakt e quajmë nga njëherë “treg i lirë”. Dinamikat e tregjeve janë të karakterizuara strukturalisht nga dështime afatshkurtëra (dështimi i kompanive të veçanta, deri dhe i sektorëve të tërë), nga volatilitet sidomos financiar (i përshpejtuar pastaj nga dixhitalizimi i financës), por edhe nga i ashtuquajturi “shkatërrim krijues” dhe nga aftësia për t’u rinovuar, duke krijuar deri sektorë prodhimi dhe konsumi që nuk ekzistonin më parë. Ekziston një ngjashmëri e madhe me mekanizmat e politikës demokratike dhe kjo nuk është aspak e rastësishme, pasi këto mekanizma, në formën e tyre aktuale, janë zhvilluar në mënyrë paralele. Jo pa tensione dhe konflikte, por gjithësesi në çift.
Në mënyrë tejet të sintetizuar, kritikat më të zakonshme ndaj sistemeve demokratike ia nënvlerësojnë elasticitetin dhe transformimin e vazhduershëm, sidomos po të kihet parasysh ndërveprimi i tyre i ngushtë me liberalizimin dhe me tregun e lirë.
Por ka edhe një objeksion tjetër serioz që shpesh u bëhet demokracive liberale: ato janë bërë të paafta që të vlerësojnë dhe të kultivojnë meritën, ekselencën dhe efikasitetin, duke rezultuar se u mungojnë aftësi vendimmarrëse në një botë gjithnjë e më komplekse. Teza niset shpesh nga konstatimi i përparimeve shumë të shpejta të realizuara nga disa vende të Azisë Lindore në fushën ekonomike e sociale, pikërisht falë një disipline shumë të fortë meritokratike – administrative më parë akoma sesa politike. Për shembull, një autor si Parag Khanna ka nënvizuar gjithmonë një gabim analitik shumë të përhapur në Perëndim, sipas të cilit ngatërrohet politika (demokratike) me aftësinë për të qeverisur; natyrisht, në funksion të efikasitetit, është kjo e dyta ajo që bën diferencën (“Technocracy in America: Rise of the Info-State”, 2017).

Në thelb, Khanna këshillon që të synohet gjithçka mbi një meritokraci “teknokratike” për të menaxhuar kompleksitetin, konkurrencën dhe ndryshimin e përshpejtuar, duke shfrytëzuar më mirë potencialin novator dhe prodhues të kapitalizmit të tregut. Me fjalë të tjera, as politika demokratike nuk duhet të bëhet pengesë në rrugën e efikasitetit vendimmarrës dhe ekonomik, e të ashtuquajturit “info – shtet” të përshtatur që të lulëzojë në shekullin e XXI-të.
Por, në përgjigje të kësaj teze, duhet nënvizuar se efikasiteti teknokratik sigurisht që nuk është i lidhur në mënyrë specifike me sistemet autorkratike apo me demokracitë iliberale (megjithëse nuk është i lidhur as me demokracitë liberale): është një lloj resursi transversal, i mirë për të gjitha sezonet dhe i pajtueshëm me sistemet e ndryshme politike. Veç kësaj, mekanizmat e tregut janë sigurisht stimujt e mëdha ndaj përparimit, por është e mirënjohur se difektet apo teprimet e ndryshme të kapitalizmit mund të korrigjohen me rezultate të mira pikërisht nga ndërhyrja e politikës dhe, siç është parë, politika e favorizon eksperimentimin.
Domethënë, vetë idhtarët e teknokracisë, megjithëse të irrituar nga defektet e demokracisë liberale, e kuptojnë nevojën për ta “shpëtuar” sistemin, në vend që ta shkatërrojnë; kërkojnë korrigjues më shumë sesa zëvendësues. Për këtë ekziston edhe një arësye e mirë: alternativat ndaj demokracive liberale të tregut nuk janë shumë tërheqëse. Nëqoftëse kërkohet një cilësi e përgjithshme më e mirë e jetës dhe një perspektivë e mirë e zgjedhjes së lirë për fëmijët (si ajo që kinezët e pasur dërgojnë për të studiuar jashtë vendit), konvenion që të rriskohet mbi difektet e shumta të demokracive moderne. Në pritje të krizës së ardhshme.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Gati lirimi i Safet Bajrit dhe 5 të arrestuarve të bandës më të rrezikshme të Shkodrës

Ashtu siç ishte paralajmëruar, pritet lirimi i gjashtë të arrestuarve të bandës “Bajri”. Bëhet e ditur se, se Safet Bajri dhe pesë nga nëntë të arrestuarit e grupit “Bajri” kundërshtojnë masën e sigurisë “arrest me burg”. Siç mësohet avokati i tyre ka depozituar kërkesën e këtyre të fundit, për lirim nga burgu dhe një masë më të lehtë sigurie. Ankimimet u depozituan në Gjykatë nga avokati Arbër Hoxha.
Kërkesën e ka bërë siç mësohet, Safet Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Ismet Idrizi, Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalli. Ky veprim është një skemë për lrimin e gjashtë të arrestuarve të bandës mnë të rrezikshme në Shkodër, që sipas mediave belge akuzohet për 40 vrasje.
Gazeta belge “LeVif” i ka kushtuar një shkrim të gjatë arrestmit të Safet Bajrit dhe anëtarëve të bandës pas insistimit të drejtësisë belge.
Gazetarja Muriel Lefevre shkruan se, banda e Safet Bajrit njihet edhe si ‘klani i 40 vrasjeve’ në Shqipëri. Ata akuzohen për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, organizim lotarish ilegale, pastrim parash, gjobëvënie, zhvatje, trafik dhe prodhim lëndësh narktike.
Pavarësisht presionit nga pala shqiptare, vendimi i gjykatës belge për Bajrin ka ardhur në shtator. Madje autoritetet shqiptare e ngritën problemin edhe me ministrin e Emigracionit në Belgjikë, Theo Francken, por ai u tha se ky është një problem i drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, Koen Geens e pranon se ka pasur një gabim njerëzor në procedura. Sipas ministrit, vonesa në dërgimin e dokumenteve ka lidhje pjesërisht me përkthimin e një dosje të madhe në shqip dhe për shkak të një gabimi procedoral.
“Rustemi ishte i dyshuar për vrasje në Shqipëri që në vitin 2001. Në Belgjikë kjo është një arsye e mjaftueshme për arrestim. Më 26 dhjetor të vitit të shkuar ai shkaktoi një tjetër krim të armatosur në qytetin e tij dhe nuk u arrestua. Ndaj nuk mund të thuash se shtyrja erdhi për shkak të mbërritjes me vonesë nga Belgjika të dokumenteve. Megjithatë kryesore është që banda e tij është çmontuar edhe me ndihmën e Belgjikës”.
Ministri Geens vazhdon më tej, duke folur për një luftë të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës në Shqipëri. “Vëllai i ministrit të Brendshëm, Xhafaj, është ekstraduar në Itali për trafik droge dhe korrupsion”, thotë Geens.

Kina, plan për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit kundër Trump

Presidenti Donald Trump akuzoi Kinën për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe kritikoi marrëveshjen bërthamore me Iranin. Zoti Trump i bëri komentet në Nju Jork, pas tre ditë takimesh me udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës, të cilët po marrin pjesë në takimin e përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti Donald Trump bëri akuza të rralla dhe publike ndaj Kinës dje gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai e
akuzoi Pekinin për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme amerikane.
“Fatkeqësisht kemi të dhëna se Kina po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme të viti 2018 që mbahen në nëntor, kundër administratës sime. Ata nuk duan që unë apo ne të fitojmë, sepse unë jam presidenti i parë ndonjëherë, që kam sfiduar Kinën lidhur me tregtinë dhe ne po fitojmë në tregti. Ne po fitojmë në çdo nivel. Ne nuk duam që ata të ndërhyjnë në zgjedhjet tona të ardhshme.”
Ministria e jashtme i Kinës hodhi poshtë akuzat e Presidentit Trump. Gjatë një konference për shtyp sot në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang tha se komuniteti ndërkombëtare e di se cili vend ndërhyn më shumë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera.
“Kina ka ndjekur gjithmonë parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera. Kjo është një traditë diplomatike e Kinës. Komuniteti ndërkombëtar ka qenë prej kohësh në marrëveshje për këtë. Në fakt, komuniteti ndërkombëtar është shumë i qartë mbi atë se kush bënë më shumë ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera. Ne i këshillojmë Shtetet e Bashkuara që të ndalin këtë kritikë dhe shpifje të pandërprerë ndaj Kinës, të ndalin fjalët dhe veprat e gabuara që dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe interesat e njerëzve të të dyja vendeve”.
Një reagim i fortë u botua sot edhe në gazetën e mbështetur nga partia komuniste e Kinës, “Global Times”, ku thuhej se Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Trump janë për t’u fajësuar, duke i quajtur akuzat një “strategji krijuese e fushatës politike”.
Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, Presidenti Trump kritikoi edhe marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin. Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga kjo marrëveshje në maj të këtij viti. Presidenti Trump shpesh e ka kritikuar marrëveshjen, duke thënë se ajo është e keqe për Amerikën dhe se Irani përfiton më shumë nga ajo

Revolta! Qeveria du t’u marrë tokën fermerëve sa për 2 stilolapsa për inceneratorin e Tiranës!

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD u ka abuluar një të vërtetë të frikshme, banorëve të zonës që do të shpronësohen për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Malltezi ka ndërhyrë në dëgjesën rutinë, që qeveria kishte organizuar sot të fermerëve të zonës me disa ekspertë mjedisi dhe u ka zbuluar atyre faktin se shteti po vidhte 128 milionë euro ndërkohë që ata do t’i kompentonte me 2 euro, sa për dy stilolapsa.
“Unë dua të marr vesh se me cilën prej këtyre 20 kompanive guackë po flasim sot? – tha Malltezi duke debatuar me eksperten e mjedisin. – Sepse sot po flasin disa ekspertë mjedisi, po kjo histori ka katër vjet që është histori korruptive, është subjekt i ligjit Antimafia, se këtu po vidhen 128 milionë euro ndërkohë që fshatarëve nuk u jepet as dy euro, çmimi i tokës.
Është gënjeshtër ajo që u deklarua këtu më përpara që thanë se nuk është caktuar akoma çmimi i tokës. Sa për dijeni tuaj, ka dalë VKM-ja dhe ka catuar fondin e shpronësive. Fondi i shpronësive tuaja sipas VKM-së që ka dalë para disa muajsh është sa për dy stilolapsa. Në rast se jeni ju jeni dakord me dy stilolapsa, dakord. Zotërinjtë po vjedhin 128 milionë euro! 128 milionë euro ndërkohë që fondi i shpronësimeve është 2 milionë euro!”

Zyra e Ramës si strehim për përdhunuesit

Nëse koha ka kaluar dhe nuk ju kujtohet një episode “rutinë”, vështirë të harrohet ai moment kur deputeti i PD-së Gent Strazimiri, para se të rrihej nga Arben Ndoka, deklaroi se në grupin Parlamentar të Partisë Socialiste ka deputetë të dënuar për trafik prostitucioni dhe krime seksuale. Po aq epike ishte edhe lëvizja e kokës e Edi Ramës, që i bëri shenjë Olta Xhaçkës (sot ministre e Mbrojtjes) që të pyeste kolegun demokrat se cilët ishin ata të dënuar për prostitucion.
Si krejt “rastësisht”, Xhaçka ishte e ulur fare pranë Arben Ndokës. Në fund ndodhi ajo që të gjithë e prisnin, Strazimiri dhunohet brenda Parlamentit nga Ndoka dhe më pas ky i fundit disa muaj më vonë detyrohet të japë dorëheqjen, pasi iu publikua dosja e dënimit që kishte marrë në Itali për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni. Dhe gratë socialiste në parlament e më gjerë nuk u ndjenë, nuk shkruajtën dy rreshta kundër përdhunuesve që dikur i patën në krahët e tyre, për idealet e larta të partisë.
Po kjo situatë u përsërit një vit më vonë ku kryetari i Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi nuk mundi ta kalojë dektriminalizim pasi drejtësia italiane i dërgoi Prokurorisë së Përgjithshme vendimin e dënimit të Rrushit për akuzën e “përdhunimit në grup”. Çudia më e madhe do ndodhte në Kavajë, ditën e shfaqjes së këtij dokumenti. Qindra gra sicialiste mbushën sheshin dhe “protestuan” që kryetari i tyre Rroshi të mos jepte dorëheqjen, por vijonte punët e “ndritura” të Rilindjes.
Tashmë del Rexhep Rrahja, djali i një deputeti po socialist, që është edhe më sadist, kur për disa vite me radhë ka ushtruar dhunë seksuale dhe torturë deri më djegie me cigare në trup të një vajze jetime, nga fshtrat e Niklës. Edhe atij po i dalin në mbrojtje, por këtë herë gratë socialiste çirren nëpër podiume për të shpjeguar se kjo nuk është e vërtetë.
Janë me parimin që edhe nëse këto “vogëlsira” ndodhin, gjithçka të mbyllet brenda partisë, pa dalë në publik e vërteta me grupe përdhunuesish, që vendin duhet ta kishin në burg, por janë të lirë duke kontrolluar politikën dhe shtrirë dorë deri në qeveri.

Foto që zari i krimit në media i dërgoi kriminelëve, denoncimi i Zaganit

Dritan Zagani ka reaguar ashpër ndaj gazetari Artan Hoxha, pasi kishte publikuar dhe për herë të parë foton e oficerit Emiljano Nuhu dhe vajzës së tij vetëm tre vjeçare.
Për shumë gazetarë që e njohin mirë si funksionon policia e shtetit, dhe roli që ka pasur në disa aksione të rëndësishme Nuhu, publikimi i kësaj fotoje përbën rrezik të madh për të, për shkak se ka arrestuar persona të lidhur ngushtë me krimin.
Ndërkohë në një përgjigje të gjatë për Hoxhën, ish-oficeri Dritan Zagani, shkruan se publikimi i asaj fotoje ka shërbyer për t’iu çuar lajm kriminelave që Nuhu i ka arrestuar në një operacion në Qafë Kashar rreth tre vite më parë.
Ai sqaron se nuk ka asnjë mundësi që të ndihmonte Nuhun për të fituar azil, pasi ai nuk ka asgjë në dorë, dhe largimi nga Shqipëria e zhveshi nga çdo mundësi dhe për të ushtruar profesionin e tij si agjent antidroge në radhët e policisë.
Zagani thotë se e ka ndihmuar Nuhun me të vetmin qëllim për të ndihmuar një polic të trembur deri në palcë dhe të braktisur nga shteti dhe nga institucionet, dhe ndihma nuk ka qenë asgjë më shumë se një ndihmë njerëzore.
‘’ U akuzova se e kam ndihmuar une te fitoje azilin…sa qesharake …kush jam dhe cfarë kam në dorë une…asgjë…asgjë se ketu nuk ka Saje minister qe ta kem mik dhe une, asgje se ketu funksionon vetem ligji dhe e drejta per kedo qenie njerzore, pa dallim rrace partie apo te forti…por po o njeri…e ndihmova Emilianin si shqiptar bashkevuajtes,,,si polic qe ishte tremb deri ne palc nga krimi me pushtet dhe ishte zhgenjyer fort shum nga shteti qe ai filloi shum i ri ti sherbente…e ndihmova me aq sa kisha edhe pse kam vetem 10 dite qe e njof…

E ndihmova me nje pjate supe per femijen e drobitur nga udhetimi raskapites me autobus per gjith naten dhe i ndihmova te mbaja nje valixhe me rroba se ai kishte femijen ne krahe…e ndihmova ashtu si do ta beja e do ta bej sa te jem gjalle per kedo shqiptar…dhe me nje kenaqesi te vecante per nje polic hallexhi qe ia di dhe vleresoj dhimbjen ne luften per mbijetese…e ndihmova edhe per ta qetesuar pak familjen qe sdinin nga te iknin e cfare te benin…pra po e ndihmova ashtu si do ta kisha bere dhe per ty…per ate dhe ata qe kane nevoje ne nje hall qe une e di me mire se askush cfare eshte ai hall kur te ze…
Pra Artan po qe se me pyete per kete ndihme…po e ndihmova dhe jam i lumtur qe e bera… dhe nese ti kaq e quan militantizem atehere po…jam militant qe u zhgenjeva nga ti me ate qe bere publikisht me shume se nje here per ta denigruar ate polic dhe per te luajt me dy porta me pushtetin i nderuar dhe po luan me dy porta ben autogol o njeri… dhe harroje jo ti..por kushdo te me lidhe mua dhe ate cfare une bej me politiken…un jam do jem dhe do vdes polic…!”, shkruan mes të tjera Zagani.
REAGIMI I PLOTË I ZAGANIT:
Sikur ta lexoni te gjithe kete…dhe sidomos ta lexosh ti Artan…mbase do i therrases koshiences e te kuptosh cfare ke bere me publikimin e asaj foto qe per ty ngjau si prove qe dhe une jam militant…me ate ti sbere asgje me shum se i cove lajm atyre “trimave” qe u arrestuan si te perfshire ne atentatin e qafe Kasharit para tre vjetesh se ku eshte ai,(besoj e dini per cfar behet fjale ,kush u qellua dhe kush u arrestua me ate te zhdukurin Stafuka para 3 vjetesh ne qaf Kashar)ishin keta kercenuesit me jete te Emilianit qe tani iken me vajzen e vogel perdore nga syte kembet per te mbijetuar dhe qe se gezon dot shtepine e marre me kredi…se gezon dot as po e mori azilin qe ti e deklarove te marre me dy foto qe nuk provojne asgje me shum se lajmsin e atyre qe e kerkojn.
Sikur ju qe shpifni e hidhni helmin tuaj ndaj nje polici te pa mbrojtur nga shteti i kapur, te benit vetem kaq perpara se te veproni…vetem kaq…te pyesni dhe merrni informacionin e duhur per personin para se ta denigroni e rrezikoni policin e shkrete, kaq sa dhe ka bere kjo zonja qe shkruan keto rrjeshta …!

U akuzova se e kam ndihmuar une te fitoje azilin…sa qesharake …kush jam dhe cfar kam ne dore une…asgje…asgje se ketu nuk ka Saje minister qe ta kem mik dhe une, asgje se ketu funksionon vetem ligji dhe e drejta per kedo qenie njerzore,pa dallim rrace partie apo te forti…por po o njeri…e ndihmova Emilianin si shqiptar bashkevuajtes,,,si polic qe ishte tremb deri ne palc nga krimi me pushtet dhe ishte zhgenjyer fort shum nga shteti qe ai filloi shum i ri ti sherbente…e ndihmova me aq sa kisha edhe pse kam vetem 10 dite qe e njof…e ndihmova me nje piate supe per femijen e drobitur nga udhetimi raskapites me autobus per gjith naten dhe i ndihmova te mbaja nje valixhe me rroba se ai kishte femijen ne krahe…e ndihmova ashtu si do ta beja e do ta bej sa te jem gjalle per kedo shqiptar…dhe me nje kenaqesi te vecante per nje polic hallexhi qe ia di dhe vleresoj dhimbjen ne luften per mbijetese…e ndihmova edhe per ta qetesuar pak familjen qe sdinin nga te iknin e cfare te benin…pra po e ndihmova ashtu si do ta kisha bere dhe per ty…per ate dhe ata qe kane nevoje ne nje hall qe une e di me mire se askush cfare eshte ai hall kur te ze…Pra Artan po qe se me pyete per kete ndihme…po e ndihmova dhe jam i lumtur qe e bera… dhe nese ti kaq e quan militantizem atehere po…jam militant qe u zhgenjeva nga ti me ate qe bere publikisht me shume se nje here per ta denigruar ate polic dhe per te luajt me dy porta me pushtetin i nderuar dhe po luan me dy porta ben autogol o njeri… dhe harroje jo ti..por kushdo te me lidhe mua dhe ate cfare une bej me politiken…un jam do jem dhe do vdes polic…!
Lexoje i nderuar shkrimin e meposhtem dhe reflekto per te pastruar sado pak ndergjegjen tende nga ai gabim qe ke bere…se di me apo pa dashje…se di a tu pergjigja plotesisht pytjeve qe me bere mbreme por u mundova aq sa di nje polic…u mendova pak gjate se sdoja te bija ne ate nivel gabimi qe ti bere…por ja e bera …tu pergjigja dhe do te pergjigjem sa here te kesh nevoj dhe per gjithcka…une jam Dritan Burhan Zagani dhe kete edukat kam marre nga familja…te jem vetja dhe kurr mos ti shpifem kujt, por jam edukuar edhe mos te duroj kurr nje padrejtesi…kushdo qoft ai qe e ben ate…edhe i madhi fare te jete une i them jo dhe pike padrejtesise.
Kjo ishte dhe pergjigjia e kerkuar i nderuar Artan Hoxha.

Skandal/ Kush është i inkriminuari që do të hetojë Nënoficerin Emiliano Nuhu

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga hetimet për rastin e oficerit të policisë Gjyqësore Emiljanio Nuhu, i cili së fundi ka denoncuar rastin e përdhunimit të një vajze të re nga ana e djalit të deputetit të PS-së në zonën e Krujës Rrahman Rraja.
Sipas denoncimit që është bërë te Berisha rasti në SHÇBA do të hetohet nga ana e Fatos Hasanit, i cili është përjashtuar nga radhët e policisë për shkak të shkeljes së betimit për detyrën që kryen.
Denoncuesi ka dëgruar te Berisha dhe dokumentet ku shihet arsyetimi i lirimit të Hasanit nga detyra në vitin 2013, për shkak ë shkeljeve që i janë gjetur.
Reagimi i Berishës
Ja kush heton oficerin Emiljano Nuhu!
Krimi eshte merite per lartesimin ne poste per kreun e meduzes Kallam Deshtakun!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Z.Berisha cila SHÇBA do ta hetoi rastin e oficerit Nuhu? SHÇBA e Durresit qe ka oficerin me te felliqur dhe korruptuar te vendit Fatos Hasanin? Ky oficer eshte futur ne pune vetem per te bashkepunuar me krimin dhe per te mbajtur ne kontrroll me presione punonjesit e policise te mos cenohen parcelat e kanabisit dhe nuk dihet sesi eshte ripranuar ne Polici pasi ka qene i perjashtuar per “Shkelje te betimit policor dhe abuzime te renda me atributet e policise”. Per perjashtimin e tij ai i ka humbur te gjitha gjyqet e çdo shkalle gjyqesori dhe nuk duhej te ishte fare pjese e Policise. Me date 19 shtator 2018 doli te fiks fare duke i thene qytetarit tru tallash dhe su mor asnje mase ndaj tij. Mjafton te kerkoni emrin e tij ne google dhe del qe ka humbur cdo gjyq per rikthimin e tij. Ju lutem anonim”.

Raporti europian, shuplakë qeverisë për pronarët: Po shkelen të Drejtat e Njeriut me pronat

Në qershor të vitit 2014, gjyqtari shqiptar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Ledi Bianku mori një ofertë të ‘papërshtatshme’ nga ish studenti dhe miku i tij, Denar Biba, i cili në atë kohë shërbente si kreu i Komisionit të Prokurimit Publik në Tiranë.
Teksa bisedonin në një kafe të zhurmshme në Strasburg, Biba i kërkoi ndihmë Biankut për pezullimin e çështjeve të pronës të dërguara nga qytetarë shqiptarë, duke nënkuptuar se ndihma e tij do të shpërblehej nga qeveria e majtë e kryeministrit Edi Rama.
Ish kryetarit i KPP-së, i cili tashmë është anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte në Strasburg si pjesë e një delegacioni qeveritar të drejtur nga ish zëvendës kryeministri i athershëm Niko Peleshi, i cili i kërkoi zyrtarisht kreut të gjykatës, Dean Spelmann pezullimin e shqyrtimit të çështjeve për shkeljen e të drejtave të pronës deri në zbatimin e një ligji të ri që qeveria Rama do ta miratonte në fund të 2015-tës për të trajtuar kërkesat e ish- pronarëve.
Katër vite më vonë, në pikun e gushtit të kësaj vere, biseda e përgjuar midis Bibës dhe Biankut gjeti rrugën e saj në një nga portalet mediatike shqiptare, duke rihapur për një kohë të shkurtër një debat të nxehtë mbi ndërhyrjen e qeverisë shqiptare në gjykatën Europiane, të drejtën e pronës si dhe adresimin e problemit të kompensimit të pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist.
Misioni i BE-së për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri, Euralius ndërmorri gjatë vitit 2018 një studim të hollësishëm të kornizës ligjore mbi kthimin dhe kompensimin e pronës, legalizimet, regjistrimin dhe shpronësimet për interes publik, me qëllim përafrimin e legjislacionit shqiptar mbi të drejtën e pronës me atë europian dhe përmbushjen e standarteve ndërkombëtare.
Një kopje e këtij raporti ‘konfidencial’ të përfunduar me 8 korrik 2018, e siguruar nga BIRN, nënvizon se megjithë progresin dhe përpjekjet e bëra gjatë dy dekadave të fundit, mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave të pronës në Shqipëri lë për të dëshiruar dhe iniciativat ligjore të qeverisë Rama, të tilla si ligji i investimeve strategjike, e kanë komplikuar situatën juridike në të cilën ndodhet vendi.
“Situata e pazgjidhur ligjore dhe faktike për kthimin dhe kompensimin e pronave të sekuestruara gjatë regjimit komunist si dhe legalizimi, shpronësimi dhe regjistrimi i pasurive të paluajtshme në Shqipëri, mund të përbëjë shkelje serioze të një prej të drejtave bazike të cilës i referohet neni 1 i protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e drejta për ta gëzuar paqësisht pronën,” shkruan Euralius në përmbledhjen e gjetjeve të raportit, i cili e analizon dhe e krahason legjislacionin shqiptar me atë të pesë vendeve të tjera, të cilat u përballën me probleme të ngjashme pas rënies së regjimit komunist.
E pyetur nga BIRN mbi përfundimet e studimit, qeveria shqiptare nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Origjina e problemit
Të drejtat e pronës përbëjnë një nga problemet më të mprehta me të cilat është përballur shteti shqiptar pas rënies së regjimit komunist të ish diktatorit stalinist, Enver Hoxha. Problemet kryesore me të cilat vendi përballet sot e kanë origjinën në ligjet që u miratuan në fillim të viteve 90’, pas rënies së regjimit.
Reforma agrare që u ndërmor për rishpërndarjen e tokës së ish- kooperativave bujqësore, ligji i famshëm 7501, është një prej tyre. Ky ligji, i cili u miratua në vitin 1991, parashikonte shpërndarjen e tokës bujqësore individëve dhe personave juridikë, të cilët ishin të ndryshëm nga individët që e kishin pasur në pronësi përpara se kjo tokë të sekuestrohej nga regjimi komunist.
Ndërkohë, procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave të sekuestruara nga regjimi filloi në vitin 1993 dhe në vitiet në vazhdim, disa ligje dhe akte nënligjore u miratuan, të cilat kishin si qëllim të rregullonin kornizën ligjore të miratuar në fillim të viteve 90’. Ky proces krijoi një kornizë ligjore të fragmentuar, e cila u ndryshua disa herë dhe i hapi rrugën informalitetit, të drejtave të mbivendosura të pronës dhe proceseve gjyqësore pa fund. Vlerësohet se çështjet e kthimit dhe kompensimit të pronës kanë gjeneruar rreth 40,000 çështje gjyqësore në gjykatat shqiptare.
Sipas raportit të Euralius, përveç fragmentimit të kornizës ligjore edhe strukturimi institucional i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave ka qenë kompleks. Ka shumë institucione qendrore dhe vendore të përfshira në të drejtat e pronës. Mungesa e kordinimit midis institucioneve të përfshira, natyra e ndërthurur e përgjegjësive të tyre, mbivendosja e funksioneve dhe shtresëzimi burokratik e shtuan konfuzionin në këtë fushë.

KiE mbylli monitorimin e Shqipërisë
Ligji i aprovuar nga parlamenti në vitin 2015 vinte në kontekstin e detyrimeve që rridhnin për shtetin shqiptar nga vendimi pilot i Gjykatës së Strasburgut mbi çështjen “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë.”
Ky vendim i marrë në 17 dhjetor 2012, i detyronte autoritet shqiptare të krijonin një mekanizëm të zbatueshëm për kthimin dhe kompensimin e pronave, ndryshe Gjykata kërcënonte se do të pranonte kërkesat e ish-pronarëve në tërësi, duke i ngarkuar shtetit shqiptar një faturë të kripur financiare.
Pak ditë pas miratimit të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës,” në dhjetor 2015, Komiteti i Ministrave në Këshillin e Europës vendoi të monitorojë zbatimin e tij, duke kërkuar miratimin e akteve nënligjore si dhe mbështetjen logjistike, financiare dhe njerëzore për implementimin e ligjit.
Pas dy vitesh monitorim, me anë të një vendimi të marrë me 20 shtator 2018, Komiteti i Këshillit të Ministrave në Këshillin e Europës vendosi mbylljen e mbikëqyrjes së shtetit shqiptar, përsa i përket përmbushjes së detyrimeve të përgjithshme që rrjedhin nga vendimi pilot i GJEDNJ-së “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë.”
“Nga raporti rrjedh që mekanizmi i kompensimit është tërësisht operacional, funksional dhe eficent,” shprehet KiE. “Informacionet që na janë dhënë tregojnë rezultatet e angazhimit politik të nivelit të lartë për të siguruar një mekanizëm efikas” përfundon Komiteti i Ministrave.
“Pasaktësia e hartave, vonesat në përfundimin e regjistrimit fillestar, zbatimi i keq i kornizës ligjore dhe korrupsioni janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm që kontribuojnë në kompleksitetin e çështjes të së drejtës së pronës,” shkruhet në raport.
“Megjithë përpjekjet e bëra nga autoritetet, nuk është bërë ende mjaftushëm progres për të përmirësuar kornizën ligjore për kthimin, kompensimin, legalizimin e ndërtesave dhe zonave informale, shpronësimet dhe regjistrimin e pronës,” shton raporti.
Problemi i kthimit dhe kompensimit të pronave ka marrë një dimension ndërkombëtar, për shkak të çështjeve të ngritura nga qytetarë shqiptarë në gjykatën e Strasburgut. Deri tani, gjykata ka dhënë 131 vendime mbi çështjet e kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri dhe 224 çështje janë në pritje për t’u gjykuar për vitet 2016-2017.
Shumica e këtyre çështjeve janë paraqitur në GJEDNJ duke pretenduar shkeljen e nenit 1, protokolli 1 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
“Në shumicën e çështjeve kundër Shqipërisë, GJEDNJ-ja e ka përsëritur pozicionin e saj mbi të drejtën e pronës… dhe i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të krijojë një mekanizëm kompensimi efektiv,” shkruan Euralius.
“Ndërkohë, ekzekutimi i vendimeve të GJEDNJ-së për të drejtën e pronës nga Shqipëria mbetet akoma problematik,” shton misioni i BE-së.
Një tjetër problem serioz i lidhur me të drejtën e pronës në Shqipëri është dhe procesi i legalizimit të zonave informale, pasi këtë të fundit e ndan një linjë e hollë me sundimin e shtetit ligjor. Vlerësohet se gjate viteve ‘90 në Shqipëri, gati një e treta e popullatës migroi nga zonat rurale drejt zonave urbane, peri-urbane dhe bregdetare në kërkim të punës dhe të një jete më të mirë. Kjo lëvizje, që erdhi kryesisht nga zonat malore të veriut ndodhi edhe pse në zonat urbane ku popullata u zhvendos kishte një mungesë banesash dhe shërbimesh sociale. Edhe sot ky lloj migrimi i brendshëm vazhdon, edhe pse me një ritëm më të ulët.
“Boshllëqet në legjislacionin e planifikimit territorial dhe problemet administrative në dhënien e lejeve të ndërtimit e kanë bërë marrjen e të drejtës për të ndërtuar të vështirë, edhe kur zotëruesi ka pronësi ligjore mbi tokën,” shkruan Euralius. “Qeveria ka dështuar t’a ndalojë zaptimin e paligjshëm të tokës, ndërtimet e paligjshme dhe vlerësohet se gati 1/3 e ndërtimeve në Shqipëri janë të paligjshme, për shkak të mungesës së një certifikate pronësie të qartë dhe mungesës së lejes së ndërtimit,” shton ajo.
Sipas raportit vjetor të vitit 2016 të Agjencisë për Legalizimin, Integrimin dhe Urbanizimin e Zonave Informale dhe Ndërtesave, ALUIZNI, deri në atë vit në Shqipëri ishin regjistruar 314,789 ndërtime pa leje, nga të cilat 120 mijë ndodheshin në qytetin e Tiranës.
Mbas rënies se regjimit komunist në Shqipëri, inciativa private dhe pronësia mbi tokën dhe ndërtimet u garantuan me ligj dhe të gjithë qytetarët gëzuan të drejtën për të zotëruar tokë bujqësore dhe truall si dhe ndërtime. Sistemi i ri ligjor vendosi dhe mekanizma për shpronësimin e drejtë të pronës private për interes publik. Megjithatë, ndryshimet ligjore të ndërmarra nga qeveria Rama e kanë zgjeruar konceptin e interesit publik duke bërë të mundur shpronësimin për arsye komerciale, me atë të ligjit për investimet strategjike. Ky ndryshim i ka dhënë një dimension të ri problemit të komplikuar të pronës në Shqipëri.
Regjistrimi i pronës në Shqipëri është një tjetër kapitull problematik. Për shkak se regjistrimi fillestar nuk ka përfunduar akoma, aktualisht copa të mëdha toke mbeten jashtë sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, sipërfaqe të tjera toke në sistem nuk janë të përditësuara, çfarë ka sjellë mbivendosje titujsh dhe probleme të tjera të ngjashme.

Ligji i ri i pronës
Në 23 shkurt 2016, ligji nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës” hyri në fuqi. Ky ligj ishte përpjekja e tretë e shtetit shqiptar për të gjetur një zgjidhje të drejtë për çështjen e pronave të shpronësuara gjatë regjimit komunist. Ky ligj, ashtu si dhe paraardhësit e tij, vendos një formulë dhe mekanizëm për kompensimin e pronarëve.
Megjithatë, ligji i miratuar në 2015-ën ndryshon nga paraardhësit e tij të miratuar në vitet 1993 dhe 2004, pasi ndryshon metodologjinë e përllogaritjes së kompensimit të tokave të shpronësuara.
Ligji i vitit 2015 e përcakton vlerën e kompensimit sipas hartës së tokës në fuqi në momentin e miratimit të ligjit, duke marrë si referencë kategorinë që prona kishte në momentin e shpronësimit. Harta e vlerës së tokës miratohet me vendimin të Këshillit të Ministrave, dhe mund të përditësohet në mënyrë periodike bazuar në VKM–në 658/2016 “Mbi miratimin e metodologjisë për vlerësimin e pasurive të paluajtshme.” Përditësimi i vlerës së pronës bëhet me propozim të ministrit të Drejtësisë. Metodologjia e vlerësimit bazohet vetëm në krahasimin e kontrateve të shitjes së pronave, çfarë është parë me skepticizëm nga GJEDNJ-ja.
Në vendimet e saj, gjykata e Strasburgut është shprehur se e drejta e pronës nuk mund të interpretohet si një detyrim ndaj shtetit për ta kthyer pronën dhe as nuk vendos kufizime mbi të drejtën e shteteve për të përcaktuar masën e kthimit dhe kompensimit të pronës. Shtetet kanë një hapësirë të gjerë ligjore se si e trajtojnë këtë problem; megjithatë, sipas GJEDNJ-së kur bëhet fjalë për një çështje në interes publik, zgjidhja duhet të jepet nga autoritet në një kohë të përshtatshme dhe në mënyrë konsistente.
Në vendimin e saj pilot, “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë,” GJEDNJ-ja e ka udhëzuar qeverinë shqiptare që t’i shmangë ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe të sigurojë informacionin e duhur për të analizuar pasojat financiare të mekanizmit të kompensimit. Gjithashtu, gjykata i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të krijojë një skemë të thjeshtë kompensimi, pa burokracira të panevojshme dhe të sigurojë transparencë maksimale për procesin e vendimmarrjes. Në këtë vendim pilot, GJEDNJ-ja i kërkoi qeverisë që të vendoste limite statutore dhe burime njerëzore të mjaftueshëm në autoritetet kompetente për zbatimin e mekanizmit të kompensimit, të rriste barrën e kompensimit për aplikantët për legalizim në masën që do të barazohej me kompensimin e marrë nga ish pronarët, të ndërtonte një sistem eficent për regjistrimin e pronës dhe të sigurohej që i gjithë ky proces të konsultohej gjerësisht me publikun.
Në çështjen ‘Sharra kundër Shqipërisë,” vendim i cili u mor në nëntor 2015, gjykata është shprehur kundër përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të miratuar harta të reja të vlerës së pronës, duke nënvizuar pozicion e saj të mëparshëm se kompensimi duhet të bazohet në vlerën e tanishme të tregut të pronës. Megjithatë, rasti pilot “Puto” dhe vendimet e mëvonshme nuk thonë medoemos që e vetmja mënyrë për t’u pajtuar me detyrimet e kompensimit që lindin nga shkelja e të drejtës së pronës është të bësh pagesa që reflektojnë vlerën reale të tregut. Opinioni i Komisionit të Venecias ‘amicus curae’ mbi këtë çështje, e justifikoi një reduktim të kompensimit.
Sipas Euralius, procesi i konsultimit publik për ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronës të dhjetorit 2015 ka qenë formal, pasi përfituesit dhe palët e interesuara u thirrën vetëm në disa momente të prezantimit të projektligjit dhe jo të jepnin opinionin e tyre në grupet e punës dhe as në procesin e përgatitjes së akteve nënligjore. Formaliteti i konsultimit e ka minuar procesin, sepse ka krijuar perceptimin tek përfituesit se ky ligj është një manovër politike.
Buxheti i alokuar për vënien në jetë të projektligjit nuk ka qenë i mjaftueshëm gjatë 2 viteve të para, ndërkohë që nuk ka një studim mbi kostot e tij. Buxheti vjetor për ligjin në vlerë 50 miliardë lekë kap një vlerë totale për zbatimin e tij që shkon në 397 milion euro gjatë një periudhe 10 vjeçare. Qeveria ka vënë në dispozicion dhe tokë me sipërfaqe 23 mijë hektarë për kompensim, e cila përbëhet në shumicën e saj nga tokë bujqësore, livadhe dhe kullota. Vetëm një pjesë e vogël e kësaj toke është truall për ndërtim. Për shkak të çmimit të ulët të tokës bujqësore, është e paqartë nëse aplikimet e bëra për kompensim mund të përballohen me mjetet financiare dhe fizike të vëna në dispozicion nga qeveria.
Një nga problemet e tjera të indetifikuara nga Euralius me ligjin e vitit 2015, lidhet më paprekshmërinë e palëve të treta. Ligji parashikon paprekshmërinë e titujve të pronësisë të marrë nga palë të treta edhe pse ato janë mbivendosur në pronat e ish pronarëve. Këto tituj pronësie janë marrë nëpërmjet 16 ligjeve të ndryshme që i janë shtuar ligjit të trajtimit të pronës së dhjetorit 2015 si anekse. Në të njëjtën kohë, ligji i 2015 i mohon të drejtën ose e redukton ndjeshëm të drejtën për kompensim të pronarëve origjinalë. Në gjendjen e saj aktuale korniza ligjore ka vendosur zaptimin e paligjshëm të pronës si bazë kryesore të marrjes së një titulli pronësie. Sipas Euralius, dy vendime të Këshillit të Ministrave të marra në vitet e fundit, gjithashtu i kanë minimizuar edhe më shumë të drejtat e pronës së ish pronarëve edhe pse Kuvendi nuk ia ka dhënë qeverisë të drejtën për të amenduar ligjin e pronës. Këto vendime janë apeluar nga ish pronarët në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut.

Legalizimet pa afat
Ligji i legalizimeve ka hyrë në fuqi që nga prilli i vitit 2006, por është ndryshuar me disa amendamente gjatë 12 viteve të fundit. Ky ligj ka për qëllim legalizimin dhe urbanizmin e ndërtimeve dhe zonave informale dhe përfshin jo vetëm ndërtimin e shtëpive pa leje, por edhe të bizneseve të ndërtuara pa leje. Ashtu si ligji i trajtimit dhe kompensimit të pronës, ligji i 2006-ës i legalizimeve është përçapja e tretë e shtetit shqiptar për të sjellë në shina ligjore zonat informale dhe ndërtimet pa leje. Dështimi i dy inisiativave të mëparshme lidhet me mungesën e vullnetit për implementimin e tyre dhe mungesën e një studimi fizibiliteti që merrte në llogari veçantitë e shoqërisë shqiptare.
Deri në vitin 2016, nga 314,789 ndërtime pa leje të vetëdeklaruara, ALUIZNI kishte shqyrtuar 186.223 aplikime. Trajtimi i dosjeve u përshpejtua pas vitit 2014. Nëse nga viti 2006 deri në vitin 2013 numri total i dosjeve të trajtuara ishte 46,037, në vitin 2014 u trajtuan 64,138 aplikime për legalizim, në 2015-tën u trajtuan 74,510 aplikime dhe nga janari në shtator 2016 u trajtuan 47,575 aplikime. Në të njejtën periudhë, ALUZIN-i shpërndau 8606 tituj pronësie dhe kompensoi pronarë të shpronësuar në 2980 raste. Gjithashtu, nga 2013 në 2016, ALUZINI legalizoi 66,571 ndërtime të paligjshme, tre herë më shumë se numri i ndërtimeve të paligjshme të legalizuara gjatë periudhës 2006 deri në 2012. Numri total i ndërtesave të legalizuara në vitin 2016 arriti në 88,321.
“Megjithëse procesi i legalizmit u përshpejtua, nuk ka të dhëna mbi numrin e ndërtesave të legalizuara në zonat informale që raportohen të jenë rreth 300 mijë,” shkruan Euralius. “Dhe as që ka një datë të parashikuar për përmbylljen e procesit të legalizimit, urbanizimit dhe formalizimit të ndërtimeve të paligjshme,” shtoi ajo.
Edhe pse legjislacioni shqiptar parashikon dënime penale dhe administrative për ndërtimet e paligjshme, këto sanksione mbeten të paqarta nga përdorimi i njëkohshëm i ligjit të legalizimit dhe e kodit penal, si dhe ka mungesë të një analizë të qartë mbi pasojat e këtij ngërçi ligjor.
“E gjithë ideja e legalizimit minon principet e shtetit ligjor,” shkruan Euralius.
Misioni i BE-së shprehet se miratimi dhe amendimi i shpeshtë i ligjit për legalizimet nuk është arritur nëpërmjet konsultimit publik. Një tjetër problem serioz me këtë ligj është dhe mungesa e afateve fundore për legalizimin e ndërtimeve pa leje, te cilat janë shtyrë disa herë për shkak të paaftësisë së shtetit për të ndaluar zaptimin e pronës private dhe shtetërore. Ligji i legalizimeve nuk jep afate të qarta për përfundimin e procesit. Ndërkohë, që çështjet e pronësisë ndërmjet pronarëve të tokës, konfliktet me kompanitë e ndërtimit, investitorët dhe blerësit, konfliktet e kompanive të ndërtimit me investitorët dhe bankat huadhënëse, e kanë shtyrë procesin e legalizimit. Këto shtyrje nga ana tjetër kanë krijuar pasiguri ligjore për të gjithë palët e përfshira.
Sipas nenit 15/1 të ligjit të legalizimeve, parcelat e tokës që i nënshtrohen legalizimit klasifikohen si truall ndërtimi për efekt të kompensimit të ish- pronarëve. Çmimet e kompensimit për këto parcela shpallen me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa shpërndarja e fondit të kompensimit rregullohet me ligj. Këto kompensime të miratuara në disa vendime të Këshillit të Ministrave kanë shkuar nga 2 euro deri në 4 euro për metër katrorë, duke ngritur pikëpyetje nëse kjo masë kompensimi është e drejtë. Procesi i gjatë i legalizimeve ka sjellë gjithashtu probleme për ekzekutimin e kolateralit të huadhënësve, pasi edhe pse toka mund të jetë e regjistruar në ZVRPP në emër të pronarit, ndërtimi pa leje nuk është i regjistruar pasi është në proces legalizmi. Kur kolaterali ekzekutohet, është banka që bëhet pronare e tokës. Edhe pse legalizimi i ndërtesës mund të kryhet, toka vazhdon të mbetet në pronësi të bankës.

Shpronësimi – investimet strategjike
Neni 41 i Kushtetutës së Shqipërisë garanton të drejtën e pronës dhe nënvizon se kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm në bazë të ligjit ose për shkak të interesit publik. Në këtë kuptim, shpronësimi lejohet vetëm në rastet kur nga shteti jepet kompensim i drejtë për pronën e shpronësuar. Kjo praktikë rregullohet nëpërmjet ligjit 8561/1999, i cili i jep të drejtën shtetit të shpronësojë pronën private në shkëmbim të kompensimit për arsye të interesit publik. Ligji i vitit 1999 e përcakton interesin publik duke listuar një listë të gjatë aktivitetesh për të cilat shpronësimi lejohet. Por në vitin 2015, qeveria e qendrës së majtë e kryeministrit Edi Rama i shtoi një aktivitet tjetër kësaj liste, shpronësimin e pronave private për t’i hapur rrugë ‘investimeve strategjike.’ Sipas këtij nocioni të ri ligjor, investime publik përfshin dhe investimet private, çfarë do të thotë që shpronësimi mund të përdoret edhe për arsye tregtare. Investimet private të cilat përbëjnë interes publik përcaktohen sipas ligjit 55/2015 ‘Për investimet strategjike.” Në këtë ligj, interesi publik përcaktohet nga kritere si vlera e investimit, zona e zhvillimit, apo sektori strategjik ekonomik. Në sektorët strategjik përfshihen energjia, telekomunikacioni, turizmi, bujqësia dhe teknologjia.
Sipas ligjit, investitorët strategjikë gëzojnë mbështetjen e shtetit dhe mbasi marrin këtë status, për të arritur qëllimin e investimit mund të përfitojnë tokë private nëpërmjet shpronësimit kur nuk arrijnë një marrëveshje me pronarët. Në raste të tilla, kosto e shpronësimit paguhet nga investitori. Gjithashtu, investitorët strategjik gëzojnë të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit, të lumenjve dhe liqeneve.
Masa e dëshmpërblimet të pronarëve të shpronësuar bazohet në çmimet referencë të miratuara nga agjencitë qeveritare. Megjithatë, sipas Euralius qeveria shpesh i ndryshon çmimet referencë të tokës duke i ulur ato në minimum pak përpara se shpronësimi të realizohet.
Në Shqipëri sektorët e rëndësishëm ekonomikë konsiderohen strategjikë nga legjislacioni shqiptar dhe si rrjedhojë përbëjnë ‘interes publik.’ Kjo i jep investitorëve strategjikë disa përfitime mbi të drejtën e pronës, jo vetëm mbi atë shtetërore por edhe mbi pronën private. Investitorët që janë të interesuar të zhvillojnë sektorë ose zona strategjike mund të negociojnë me pronarët për t’i blerë tokën dhe të zhvillojnë projektet e tyre. Nëse këto negociata dështojnë, investitorët strategjikë gëzojnë të drejtën ta blejnë tokën nëpërmjet shpronësimit. Problemi sipas Euralius qëndron te çmimet referencë që qeveria përdor për shpronësimin e tokave, të cilat janë në mënyrë të konsiderueshme më të ulëta se çmimi i tregut. Misioni i BE-së nënvizon se në të gjithë vendet e tjera ish- komuniste të studiuara (Lituania, Serbia, Kroacia, Gjeorgjia dhe Polonia), interesi publik nuk përfshin aktivitetet komerciale.
Në të gjitha këto vende, shpronësimi për interes publik bëhet me çmime tregu, ndryshe nga Shqipëria ku shpronësimi bëhet me çmime referencë të tokës të vendosura nga qeveria që janë më të ulëta se çmimet e tregut.

Regjistrimi i pronës
Ligji kryesor që rregullon regjistrimin e pronës në Shqipëri është ai i vitit 2012 ‘Mbi regjistrimin e pasurive të paluajtshme,’ që së bashku me aktet nënligjore përcakton rregullat për regjistrimin e çdo lloj prone të paluajtshme, përfshirë tokën bujqësore, tokë urbane për ndërtim, rezidencat, etj. Duke filluar me ligjin 7501 të vitit 1991, gjatë 27 viteve të fundit janë miratuar dhe të paktën tre ligje të tjera për transferimin e tokës bujqësore, regjistrimin e saj dhe e hetimin e procesit të shpërndarjes së pronës në zonat rurale – një proces ky që pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2018.
Regjistrimi i pronës në Shqipëri realizohet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ZRPP. Kjo e fundit me iniciativën e saj përditëson regjistrin e pronave të regjstruara, duke kontraktuar kompani topografike për të bërë rilevimet në terren, për të përckatuar sipërfaqen, kufijtë dhe vendodhjen e pronave. Përditësimet në regjistër shpallen në zyrat vendore kadastrale për një periudhë 45 ditore. Në qoftëse nuk merret asnjë ankesë në këtë periudhë të shpalljes, atëherë përditësimet bëhen të përhershme në regjistër. Shpesh ndodh që kompanitë e kontraktuara të përditësojnë vetëm të dhënat mbi tokën dhe jo ndërtimet mbi to. Kur një kompani topografike është e paaftë ta indentifikojë pronarin, atëherë toka regjistrohet në pronësi të shtetit. Shpeshherë pronarët e tokës dhe të ndërtesave nuk informohen për përditësimet në zonat kadastrale, sepse ligji dhe procedura nuk detyrojnë njoftim efektiv të palëve të interesuara. Kjo bën që shpesh pronarët ta humbasin dritaren e përditësimit dhe të detyrohen të marrin procedura administrative ose gjyqësore për të korrektuar pasaktësitë.
Sipas raportit të Euralius, qytetarët shqiptarë përballen me vështirësi në zyrat e ZRPP-ve në regjistrimin e akteve noteriale, administrative dhe gjyqësore për marrjen e pronës. Gjatë procesit të regjistrimit të një prone ZRPP-ja bën kontrollin formal të aktit. Për shembull kur regjistron një vendim gjyqësor dhe verifikon që prona është regjistruar në emër të shtetit, ZRPP-ja kontrollon nëse shteti ka qenë palë në çështjen gjyqësore. Në qoftëse shteti nuk ka qenë palë, atëherë procesi i regjistrimit pezullohet ose refuzohet. Ky refuzim bëhet shkas për një çështje tjetër gjyqësore kundër ZRPP-së nga pala që kishte marrë tashmë një njohje si pronar nga gjykata, për të detyruar ZRPP-në të zbatojë vendimin e gjykatës. Ky lloj vendimi, që ka për qëllim ta detyrojë ZRPP-në të zbatojë vendimin e formës së prerë të gjykatës, është kthyer në një trend në gjykatat shqiptare. Një tjetër formë refuzimi vjen kur aktet administrative ose kontratat për shitjen e pronës kanë mbivendosje me një pasuri tjetër, Regjistrimi i tyre pezullohet deri sa mbivendosja të zgjidhet në formë gjyqësore.
Regjistrimit i tokës bujqësore bazuar në ligjin “Për Tokën” dhe ligjin për “Transferimin e tokës bujqësore,” ka qenë gjithmonë problematik për shkak të një numri arsyesh, duke filluar nga fakti që toka e shpërndarë nëpërmjet këtyrë ligjeve nuk ka qenë e regjistruar. Kjo mungesë regjistrimi ka qenë më e theksuar në zonat bregdetare dhe në zonat e thella malore. Një pjesë e personave që përfituan nga ligji i shpërndarjes së tokës bujqësore, hasën në vështirësi për ta regjsitruar dhe për të përfituar tituj pronësie për shkak të procedurave komplekse. Procesi i regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi në ZRPP është i tejzgjatur, kjo për shkak të një procesi kompleks verifikimi administrativ në disa nivele.
Edhe pse procesi i shpërndarjes së tokës bujqësore duhet të ishte mbyllur prej vitesh, kryetarë e bashkive kanë vazhduar të shpërndajnë parcela duke u bazuar në këtë ligj në zonat turistike. Disa nga këto parcela më parë mund t’i jenë shpërndarë personave të tjerë. Rasti më i fundit u regjistrua në Lezhë, ku kryetari i bashkisë u mor i pandehur për tjetërsimin e 285 mijë metrave katrorë tokë në zonën turistike bregdetare të njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin. Për shkak të parregullsive të konstatuar me vendimin 138/2018 Këshilli i Ministrave e pezulloi procesin e regjistrimit të AMTP-ve të tokës bujqësore përgjatë bregdetit dhe mbetet e paqartë se kur ky pezullim do të hiqet.
Përveç probleme të natyrës penale dhe administrative, procesi i regjistrimit të pronës në Shqipëri vështirësohet edhe nga probleme teknike. Për shembull, shumica e hartave të pronës nuk janë të sakta dhe nuk reflektojnë realitetin në terren. Pasaktësitë teknike kanë krijuar konflikte të panumërta ligjore, qofshin këto administrative ose gjyqësore. Nëqoftëse pronarët nuk i zgjidhin konfliktet, qoftë me marrëveshje notoriale ose me vendim gjyqësor të formës së prerë, ZRPP-ja e pezullon regjistrimin e pronës dhe lëshimin e certifikatës së pronësisë. Shpeshherë gjithashtu ZRPP-ja ka probleme me arkivën e saj, pasi shumë dokumente kanë humbur ose mungojnë, ndërkohë që regjistri i ri dixhital nuk funksionon ashtu siç duhet. Këto mangësi kanë sjellë raste kur një pronë është shitur, por kjo shitje nuk është reflektuar në arkivën e ZRPP-së përkatëse.

Mashtrimi me shëndetësinë falas, Një nënë i shkruan Kuvendit: Ilaçin falas e bëtë 210 mijë lekë, më shpëtoni djalin!

Një nënë nga Tirana, Suzana Mehmeti, i ka drejtuar një letër Kuvendit të Shqipërisë me një thirje dhe lutje të fortë ëpr ndihmë për t’i shpëtuar djalin e vetëm që vuan nga hepatiti B.
Suzana shpjegon se ilaçin që ia jepnin falas në vitin 2013-2014, qeveria Rama ia ka rritur çmimin në 21 mijë lekë të reja, por më edhe më keq akoma: ilaçi prodhim europian nuk gjendet fare në farmaci, pasi është zëvendësuar me një tjetër, prodhim turk, pa cilësinë që i kërkohet.
Suzana detyrohet të sqarojë se i ka vdekur një fëmijë nga e njejta sëmundje dhe tani po i rrezikohet nga kanceri i mëlçisë edhe djali tjetër.
Deputeti demokrat Bardh Spahia i Komisionit të Shëndetësisë e ka publikuar letrën ën origjinal me këtë shënim: “Kjo është pasqyra më e qartë e pseudo shëndetësisë falas dhe politikave sociale të kësaj mazhorance”.

Spahia: Pasqyra e pseudo – shëndetësisë falas
“Kjo është pasqyra më e qartë e pseudo shëndetësisë falas dhe politikave sociale të kësaj mazhorance”!
Kështu ka deklaruar deputeti demokrat Bardh Spahia, I cili ka publikuar edhe letrën që një nënë
nga Tirana e quajtur Suzana Mehmeti, ia ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo lutet për ndihmë për t’i shpëtuar djalin e vetëm që vuan nga hepatiti B.
Suzana shpjegon se ilaçin që ia jepnin falas në vitin 2013-2014, qeveria Rama ia ka rritur çmimin në 21 mijë lekë të reja, por më edhe më keq akoma: ilaçi prodhim europian nuk gjendet fare në farmaci, pasi është zëvendësuar me një tjetër, prodhim turk, pa cilësinë që i kërkohet.
Suzana detyrohet të sqarojë se i ka vdekur një fëmijë nga e njejta sëmundje dhe tani po i rrezikohet nga kanceri i mëlçisë edhe djali tjetër.

Shpërthen gazetarja: Nënoficeri iku nga Shqipëria sepse u tradhëtua dhe u kërcënua nga njerëz me pushtet

Pas akuzave të rënda të ish-oficerit Emiljano Nuhu lidhur me rastin e Xhiseila Malokut e cilë kishte denoncuar për dhunë në polici djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, por që më pas ishte tëhequr për shkak të kërcënimeve me jetë sipas ish-oficerit, reagime të shumta kanë pasuar për ngjarjen.
Gazetarja Anila Hoxha në një postim në rrjetet sociale duke iu referuar ngjarjes shkruan se e vetmja viktimë në këtë histori është denoncuesja e pambrojtur.
Ndërsa për Emiliano Nuhun, Hoxha thotë se ai nuk ishte një frikacak dhe se nuk donte të largohej nga Shqipëria, por ai u tradhëtua dhe nuk u mbështet.
“Emiliano Nuhu, nuk ishte frikacak dhe mos guxoni ta quani te tille. Duhet te pyesni ish-drejtorin e pergjithshem te policise Haki Çako per kohen kur Emiliano Nuhu sherbeu si i infiltruar ne operacione antidroge. Pas nje aksioni ai u transferua nga Vlora ne Fushe Kruje. Emiliano Nuhu nuk iku nga Shqiperia prej frikes. Iku se u tradhetua, nuk u mor seriozisht, nuk u degjua nga koleget. Emiliano Nuhu kishte vendosur te jetonte ne vendin e tij, sic me treguan shoket e tij sot. Ai kishte marre nje kredi, kishte blere shtepi ne Unaze te re ne pallatet Fratari dhe dosjen e vajzes ja kishin deleguar pikerisht sepse nuk e merrte askush ne ate zone”, shkruan Hoxha.
Sipas saj Policia Shqiptare ka vuajtur përherë nga mungesa e imunitetit dhe polici është I pambrojtur.
“Sepse, se pari policia shqiptare ka vuajtur perhere nga mungesa e imunitetit. Polici eshte i pambrojtur. Pranojeni kete fakt. Ka qene dhe eshte keshtu. Askush nuk i del ne krah policit, neqoftese se ndodh qe ai ndeshet me te paprekshmit”, shruan gazetarja.

Postimi i plotë
Jashte politikes…
Dritan Lamaj u vra ne shkurt 2013. Pak muaj pasi shoket e tij e lane krejt vetem dhe nuk i moren parasysh pretendimet e tij se ishte kercenuar. Gjate vjeshtes e dimrit 2012 ne Tirane po shperndaheshin letra fleterrufe. Ishin kunder kryekomisarit, qe e konsideronin jo paqesor me bizneset. Dihej kush i organizonte, dihej kush dirigjonte. Megjithate, per te mbrojtur policin e shtetit, mbajtesin e uniformes qe nuk duhet ta preke askush nuk u mor asnje mase. Perkundrazi, u leviz nga komisariati dhe e cuan specialist ne polici te shtetit. Per disa muaj Dritanit i kthyen shpinen. Sa ishte gjalle askush nuk e besonte se ai ishte ne rrezik. Kur u vra, e shpallen deshmor…
Akoma i duhen deshmore policise qe te bindemi se kush te kercenon te vret dhe nuk tregon barcaleta?
Sepse , se pari policia shqiptare ka vuajtur perhere nga mungesa e imunitetit. Polici eshte i pambrojtur. Pranojeni kete fakt. Ka qene dhe eshte keshtu. Askush nuk i del ne krah policit, neqoftese se ndodh qe ai ndeshet me te paprekshmit.
Sepse se dyti , po nuk e kuptuat kete , vecanerisht JUVE qe ju rendojne gradat ne supe, do vazhdohet qe policia te zbrazet. NJesoj sic iken dy djemte e Reneas per azil para disa viteve. Sic iku ish shefi i 4 ne Kanada. Sic iku ai polici i IMSI CATCHER. Deri sa te vije radha juaj, dhe ose te mgeleni pa pune, ose do hapni polici private, ose do ju cojne per internim tek Akademia ose tek Studimet Strategjike!
Mjafton nje shembull, numri i paperfillshem i gjobave rrugore ndaj te paprekshmeve. Krahasimisht mendoni se si duhet ta kape polici ate te sofistikuarin, me orare jashte orari qe nuk i paguhen, me kriminele qe dalin nga burgu per faj te gjykates dhe me rroga qesharake. Duajeni policine, jo thjesht sipas atij shabllonit “policia qe duam”. Sepse nje qytetar me shume se kurre e do policine ne krye te detyres, per rend e siguri. Por edhe sepse, pertej te gjithave, te paret qe duhet ta doni policine, jeni JU gradambajtes. Bejeni policin te paprekshem. Nga ai qe eshte djali i babit. Nga ai qe i xhiron makinen luksoze para postbllokut dhe furgonit qe shpesh e le ne rruge nga mos furnizimi me karburant. Nga te majte e te djathte qe sa here vijne ne pushtet, i telendisin shefa e police, duke i zhgraduar, duke “i internuar”.

Emiliano Nuhu, nuk ishte frikacak dhe mois guxoni ta quani te tille. Duhet te pyesni ish drejtorin e pergjithshem te policise Haki Çako per kohen kur Emiliano Nuhu sherbeu si i infiltruar ne operacione antidroge. Pas nje aksioni ai u transferua nga Vlora ne Fushe Kruje. Emiliano Nuhu nuk iku nga Shqiperia prej frikes. Iku se u tradhetua, nuk u mor seriozisht, nuk u degjua nga koleget. Emiliano Nuhu kishte vendosur te jetonte ne vendin e tij, sic me treguan shoket e tij sot. Ai kishte marre nje kredi, kishte blere shtepi ne Unaze te re ne pallatet Fratari dhe dosjen e vajzes ja kishin deleguar pikerisht sepse nuk e merrte askush ne ate zone.Mjaftion te pyesni veten perse , perse dreqi e mori vajza denoncuese nuk e dorezoi kallzimin ne Fushe Kruje por ne Tiranë – mjafton te pyesni dreqi e mori, se perse …perse eshte nen hetim G.C. Çfare detyre nuk kreu, mos valle nuk mori denoncimin e te dhunuares? Ne qofte keshtu perse nuk e mori denoncimin?
Une e njoh krimin, e di si vepron krimi ne Fushe Kruje, Lezhe, Lac e Fushe Arrez. Ndoshta dikush do me jape te drejte per cka them. Disa personazhe te krimit ne kete zone nuk kane nevoje per politikane per krah kur mbyllin “punet e tyre”. U mjafton emri qe kane, u mjafton miti i ngritur. E kunderta, politika ka patur nevoje per ta.
Por ama, perse duhet te besojme se polici nuk eshte kercenuar. Sepse nese ai e kishte jeten profesionale fushe me lule ne Fushe Kruje, perse atehere u transferua ne Berat. Mos me thoni per nostalgji te qytetlindjes?
Denoncuesja
Se fundmi por qe eshte me e rendesishme. Ne kete histori, viktima eshte nje vajze e pambrojtur. Viktima eshte vetem ajo ! Dhe pike. Sepse nuk kam ende asnje pergjigjje logjike. Perse ajo erdhi te kallzoje ne Tirane, anipse me pas u terhoq nga kallzimi per shkak te xhelozise. Si mund te lejohej te kthehej serisht ne te njejtin vend. Kush e mbron , po sikur te jete e vertete e gjitha kjo ? Kush e mbron ate vajze, nese eshte e vertete? Po sikur te kishte qene rasti qe se paku ndaj saj te aplikohej ligji i ri i urdherit te mbrojtjes, qe i jep mbrojtje edhe viktimave per shkak te lidhjeve intime.
Dhe per ta mbyllur, ti o bir i babit qe po te bien ne qafe, nje grua dhe nje polic, perse valle ta kene thurur kete skenar?