33.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Po i vihet zjarri Shqipërisë, 91 vatra zjarri të qëllimshme vetëm në 17 ditë

Plot 91 vatra zjarri janë identifikuar brenda 17 ditësh në Shqipëri dhe më e tmerrshmja është se nuk kemi të bëjmë me shkaqet e natyrës por të dorës së njeriut. Një fakt I tillë pohohet edhe nga strukturat e shtetit, por nuk ka patur asnjë të arrestuar dhe asnjë hetim për këto zjarrvënie të qëllimshme.
Informacionet tona flasin për zjarr-vënie të qëllimshme nga persona me tendenca kriminale, zjarrvenie te qellimshme per arsye te konflikteve mbi pronen, apo zjarrvenie me qellim krijimin e hapesirave per toka te reja sipas besetytnise se djegja e tokes sjell pasurimin dhe pjellorine e saj.
Pervecse ky eshte nje vendim i gabuar e i paligjshem qe do i kushtoje rende kujtdo, qe permes papergjegjshmerise apo qellimit te keq, ve ne rrezik te tjeret dhe demton pronen e perbashket, nga te gjitha pikepamjet, shkencore apo praktike, djegja e tokes sjell me shume deme sesa te mira. Cilado që të jenë arsyet e zjarr-vënieve, kjo është një veprimtari kriminale dhe e dënueshme ligjërisht”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes në një prononcim për median.
Nga pikepamja juridike ky është një dëmtim i burimeve kombëtare të zhvillimit, që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.
Zjarret me statistika
Të dhënat tona, tregojnë për një rritje shqetësuese të zjarreve në këtë periudhë. Vetëm në harkun kohor 10 – 27 Shtator janë verifikuar, gjithsej 91 vatra zjarri, prej të cilave janë djegur një sipërfaqe prej 262 ha kullotë, shkurre, livadh, pyje, pemëtari, tokë bujqësore, bazë ushqimore për bagëtinë etj. Janë djegur 1162 rrënjë ulliri të vjetër dhe të rinj.

Kapet në Itali shefi i madh shqiptar i grupit kriminal të drogës, u zbulua nga tatuazhet

Castelraimondo- Tre arrestime, dy denoncime, 11 në kërkim, 30 persona të raportuar, 4 kg drogë, hashash, marihuanë dhe kokainë. Ky është bilanci i operacionit “Rosa dei venti” i drejtuar nga zv.prokurori Claudio Rastrelli dhe i zbatuar nga karabinierët e Camerino-s.
“Emri i operacionit”, shpjegoi komandanti i karabinierëv, Michele Roberti dhe ai i komandës së Cameriono-s, Nicolano Cara – rrjedh nga dy tatuazhe të dukshëm të trëndafilit të erës, një në qafë dhe një në dorën e e një 32-vjeçari shqiptar të quajtur Dranoel Ndoja, i dyshuari kryesor.
Hetimet filluan në prill të 2017-ës në mënyrë tradicionale dhe pastaj me mjete të sofistikuara, përgjime dhe monitorime me GPS si dhe me identifikimin e anëtarëve kryesore. Përveç Ndojës, janë arrestuar dhe dy të tjerë: Carlo Raimondi dhe Michael Radejovsky.

Paloka-Ramës: Nxirre kokën, mjaft përdore shërbëtorët! Nuk do jetë përdhunuesi i parë që mbron

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka sulmuar Kryeministrin Rama, për shkak të heshtjes së tij ndaj skandalit të denoncuar nga nënoficeri i policies, Emiljano Nuhu.
Ky i fundit denoncoi publikisht se ishte kërcënuar me pistoletë nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja.
Paloka pyet Ramën se pse po hesht akoma që t’i dalë në mbrojtje kësaj çështje, nuk do të jetë as krimineli dhe as përdhunuesi i parë që mbron!
Statusi i plotë i Edi Palokës dhe foto me diçiturën ironike
Pse po hesht akoma?! Nxirre koken, mjaft perdore sherbetoret!
Fol! Nuk do jete as krimineli, as perdhunuesi i pare qe mbron.
Apo po pret te pastrojne sa te mundin sherbetoret dhe ata qe ke leshuar neper zyra.
Nuk te pastrojne dot. E gjithe kjo eshte felliqesi e jotja!

Basha: Kjo qeveri bie brenda 7 ditëve nëse…

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi se qeveria bie brenda shtatë ditëve nëse populli ngrihet dhe rrethon Kryeministrinë. Basha i bëri thirrje kujtdo që të ngrihet në lartësinë qytetare për të protestuar. Basha tha se nëse intelektualët dhe gazetarët vendosin të qëndrojnë mënjanë duke anashkaluar detyriemt e tyre si qeveriatre ndaj një diktature krimi, atëhere kjo është një oksigjen që i jepet qeverisë.
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në emisionin “Të paekspozuarit” në Neës24 se nuk do të ketë më asnjë negociatë me Edi Ramën.
Nisur nga analiza e Andi Bushatit se vettingu në politikë mund të jetë një shtrirje dore ndaj Ramës, Basha tha se nuk do ketë më negociata. Bushati tha se nuk është i besueshëm pasi kështu ka deklaruar edhe më parë.

DEBATI
Andi Bushati: Nuk duhet. Kjo e vettingut të politikanëve është një flluskë sapuni. Ose është një qasje naive ose një shtrirje dore për një marrëveshje të dytë me Ramën. Ajo që ju thoni dekriminalizmi, qe një dështim. Ju fituat dekriminalizmin, Rama fitoi zgjedhjet. Bëri një truk dhe solli një tjetër lloj krimineli në parlament. Prandaj çështja kryesore këtu do punojmë për të përmirësuar Edi Ramën, apo për të shporrur Edi Ramën. Ju jeni tek iluzioni që duhet të pastroni Edi Ramën, Ka marrë fund kjo histori. Jeni në barrikadën, do e flakni tej apo doni lëmoshë nga Edi Rama, doni tavolinë me Ramën?
Lulzim Basha: Kjo që shtron Bushati na çon në marsh të pestë tek procesi. Ajo që flisnim është përmbajtja. A duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin nga institucionet? Nuk ka për të pasur më asnjë negociatë me Edi Ramën.
Andi Bushati: Nuk je i besueshëm. Se këtu në këtë studio thatë që nuk hyhet në zgjedhje me Edi Ramën.
Lulzim Basha: Më latë vetëm ju. Kam bërë betejën 180 ditë. Ju duhet të ndani shumë gjëra, që ka rëndësi t’i kuptoni. Nëse doni të largojmë Ramën dhe të vijë një tjetër Ramë që të bëjë dhe km dhe shoqërinë civile, atëherë nuk do ndryshojmë asgjë. Ne si opozitë nuk jemi këtu vetëm për të larguar Ramën por të mos vijë një tjetër Ramë. Duam të ndryshojmë sistemin.

Oficeri Nuhu: Pse donin të më ekzekutonin dhe roli i Ballës

Emiljano Nuhu ka folur sot publikisht, duke deklaruar se ka prova për akuzat e tij ndaj dy deputetëve, një kryetari bashkie dhe familjarëve të deputetit.
Ai ka pranuar në një lidhje direkte në Opinion se ndodhet në një vend të Bashkimit Europian dhe ka lëvizur nga shteti zviceran, ku u përfol se ndodhej.
Gazetari Blendi Fevziu dhe të ftuarit në Opinion, drejtuan disa pyetje, për ish-nënkomisarin që denoncoi skandalin e djalit të deputetit Rrahman Rraja.
-Është përdorur kjo histori për të fituar azil?
Kjo nuk është e vërtetë, se nuk e kam patur kurrë në plan. Kam ardhur brenda ditës në datë 12 shtator 20018, pasi kam marr informacion që më është porositur një vrasje për të më ekzekutuar.
-Nga e mësuat?
Nga rrjeti im sekret informativ. Arsyeja ishte se isha kërcënuar në zyrën time nga Xhelal Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla. Që ky informacion të mos merrej vesh donin të më ekzekutonin.

-Si është e vërteta e takimit në një lokal në Tiranë?
Më morën në telefon në whatsap, por jo ato që nxori zoti Hoxha. E pranova takimin dhe për arsye sigurie e lashë në lokal.
-Përse nuk e njoftove patrullën, meqë ishte kërcënim?
E njoftova më pas patrullën. Bëra njoftim institucional. Vura në dijeni prokurorin e çështjes. Shkova në komisariatin Nr. 6, sepse ajo zonë e mbulon unazën e re.
-Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar kurrë…
Jam takuar. Përse nuk dalin pamjet nga komisariati i Krujës? Stacioni i policisë ka kamera. Kanë qenë 5-6 punonjës të patrullës së përgjithshme që e kanë parë deputetin Balla të hyjë.
-A keni dokumente që e vërtetojnë këtë?
Kam dokument, por në një kohë të dytë do t’ia paraqes drejtësisë. Nuk mund t’i jap në media.

 

Basha: Kjo qeveri përmbyset nga populli

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi nga studio e “Të pa ekspozuarit” se përmbysje do të vijë nga populli. Basha ka thënë se përse në krye do të jetë populli i mbështetur nga opozita dhe Basha do jetë në krah të tyre dhe jo nga partitë e opozitës. “Nëse e bëj unë atë përmbysje të qeverisë me rrethim të Kryeministrisë duke thirrur anëtarët e PD do të quhej nga ndërkombëtarët si grusht shteti sepse organizatorët e protestës ishin partitë politike dhe menjëherë do të vijë telefonat nga Berlini dhe Uashingtoni për të na thënë kthehuni në institucione, por nëse është populli që rrethon Kryeministrin dhe unë në krah të tyre, atëhere qeveria bie dhe telefonata do të bjerë nga Uashingtoni dhe Berlini për Ramën ku do ti thuhet hap rrugën”, tha Basha.
‘Që unë dua që Rama të rrëzohet që sonte këtë mos e vini në diskutim! Por kryetari i opozitës nuk mund të bëjë thirrje që të kërkojë rrëzimin me dhunë të Ramës. Rrëzimin qoftë dhe me dhunë të Ramës mund ta bëjë populli. Qëllimi i partisë politike është të bindë popullin dhe ti ofrojë alternativën. Unë po paraqes para shqiptarëve alternativën për të shkatërruar këtë sistem. Sepse edhe nëse ikën Rama, por po ngelën bandat, oligarkët dhe këto media të blerë, ngelemi sërish aty ku jemi.
Alternativa jonë nuk merret vetëm me Ramën, por me gjithë sistemin. Po të bëj thirrje për të rrëzuar Ramën me dhunë është grusht shteti. Po të dalë populli atje, është forca e sovranit. Unë se kam problem që të thërras që nesër 10 mijë militantë dhe e rrëzoj Ramën por çfarë ndodh. Del Trumpi, Merkeli dhe thonë që Basha e mori pushtetin me dhunë. Por nëse del vetë populli, atëherë ata i thonë Ramës largohu nga zyra sepse e kërkon populli’, tha Basha.

Si u pasurua Spiropali me miliona euro pas ardhjes në pushtet të Rilindjes

Deklarata e deputetes Orjola Pampuri

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali iu shtua sot listës së shërbëtoreve të oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.
Është fakt i njohur botërisht se Elisa Spiropali u bë deputete pasi u publikuan të dhëna se e shfrytëzoi postin në dogana për të vënë 5 milion euro pasuri të paligjshme. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim se më çfarë parash ka blerë një makinë luksoze, që kushton rreth 100 mijë euro.
Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma shpjegim sesi e ka blerë familja e saj apartamentin lukzos buzë Lungomares në Vlorë.
Elisa Spiropali bën shërbëtoren e edi ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, për të mbrojtur pasurinë e saj të paligjshme dhe pozicionin e bashkëshortit të saj si anëtar i bordit të shoqërisë shtetërore “Albgaz”, që menaxhon intresa miliona eurosh në fushën e gazit.
Me vettingun që propozon Partia Demokratike Elisa Spiropali largohet nga politika.
Por nuk është e vetmja.

Ervin Bushati, një shërbëtor tjetër i oborrit të familjes së Edi Ramës, ka një perandori financiare për të mbrojtur me sulmet e pavërteta kundër opozitës.
Familja e Ervin Bushatit i ka shitur Linda Ramës, tokën ku Edi Rama ka ndërtuar sarajet luksoze në Surrel.
Me dy kontrata të veçanta vjehrra e Ervin Bushatit i ka shitur Linda Ramës tokën me çmim qesharak.
Ervin Bushati sillet si mercenar i Edi Ramës, sepse do të mbrojë pasurinë që I buron nga kompania e tij e ndërtimit dhe nga aksionet në bankën Credins.
Është pasuaria prej miliona eurosh motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij milionerë, si Elisa Spiropali, Ervin Bushati dhe Klotilda Bushka kundërshtojë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.
Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi.
Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro.

Skandal! Drejtori i policisë së Korçës me makinë luksoze me targa false

Mbrëmjen e së enjtes Fiks Fare denoncoi se Zv. drejtori i policisë së Korçës ka në përdorim të tij një automjet të sekuestruar dhe me targa false. Automjeti që përdor zv/drejtori Alfred Nomani është i tipit BMW X6, ngjyrë e bardhë me targa AA 303 CC. Këtë makinë e shikon të parkuar çdo ditë para ndërtesës se Drejtorisë së Policisë Korçë.
Të gjithë qytetarët e Korçës e njohin makinën e shefit të policisë, madje kur i pyet nëse e dinë se e kujt është makina e luksoze para drejtorisë se policisë, përmendin zv/drejtorin e policisë së Korçës. Por gazetarët e Fiks Fare nuk u mjaftuan me aq duke verifikuar targat që kjo makinë mbante, nga ku rezultoi se targat i përkisnin një tjetër tip automjeti.
Targat AA302CC janë targat që i përkasin një automjeti tjetër, tip SEAT CORDOBA, prodhim i vitit 2001 dhe që është në pronësi të një qytetari nga fshati Rrëmbeç i Korçës.
Gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me pronarin e makinës, të cilës i përkasin targat me të cilat lëviz zv/drejtori i policisë.
Ai tregon se makinën tip Seat i biri e ka shitur tek një servis automjetesh për pjesë këmbimi. Pyetjes së gazetarit nëse makina është çregjistruar, babai i pronarit të makinës i përgjigjet se automjeti është ende në sistem, pasi makina figuron me siguracion dhe taksa të paguara deri në muajin janar 2019. Në këto kushte gazetarët e Fiksit i kërkojnë që t’i blejnë ato targa. Zotëria pas kërkesës së bërë flet më të birin në telefon për ta pyetur për targat e makinës tip SEAT-it.
Në bisedën e kryer midis të dyve në telefon i biri i pohon se targat e Seat-it ia kishte marrë nga makina tjetër shefi i policisë se Korçës. Ia kishte parë në makinë dhe në mënyrë shoqërori ia ka marrë. Kur gazetarët e pyesin se kush është ky shef, ai përgjigjet “Nuk na intereson ajo punë. Targat ia kemi dhënë në mënyrë shoqërore, është gjë pa zarar”.

Fiksi – Mos ke këtë makinën e bardhë mo?
Qytetari- Jo, bre çne, e ka nëndrejtori.
Fiksi – Nëndrejtori i policisë?
Qytetari- Ëë po, nga Vlora, nga Vlora.
Biseda me pronarin e makinës, targat e së cilës i ka marrë zv/drejtori i policisë
Fiksi-Si ke qenë? Ja ky është Flamuri.
Qytetari-Mirë si të kam.
Fiksi- A të keqen vëllai. Tani për çfarë interesohem unë. Djali ka një SEAT ( makinë) .
Qytetari-A e shiti, e shita.
Fiksi-E ke shitur ë? Me letra ishte me të gjitha?
Qytetari-Me letra të paguara deri në fund të dhjetorit. I ndërrova motorin unë, nuk kaloi kolaudimin. Unë e kisha njeriun që mund ta kaloja.
Fiksi-Kujt ja shite?
Qytetari-Në një servis, në një servis e mori për pjesë.
Fiksi-E hoqe ti nga taksat?
Qytetari-Nga taksat..
Fiksi-Mos e shit kështu kot se gjynah, se gjen belanë pastaj.
Qytetari-Jo, jo letrat ja mbajta. Po unë i kisha paguar deri në , janë letrat deri në fund të dhjetorit ka siguracionin.
Fiksi-I ke letrat ti?
Qytetari-Po i kam letrat.
Fiksi-Tani për targat bëhet mundësi që t’i marrim?
Qytetari-Nuk e di, ja të flas me çunin.
Qytetari-Nëse ka mundësi të më gjej targat, vij jablej unë.
Qytetari-Targat i ka në.. aty..

Flet në telefon me të birin.
Qytetari-Hë bab, kam një mikun tonë këtu, targat e SEAT-it i ke? Pse? Pse e mori atë ai? Po letrat i more ti? Si ke mbyllur letrat akoma? Vetëm targat tha, se të tjerat i rregulloj vetë tha. Po mirë mo vemë e mbyllim që nesër ne, pse ça ? E o mirë, mirë. Hajd, po e di, e di.
Po e do me gjithë letra thotë vete ja marr, se deri ne shkurt janë të paguara letrat. Taksat e shtetit. Pa kolaudim.
Fiksi-S’ka gje kolaudimin e bëj unë. Siguracioni është deri në datën 6 janar. Letrat janë deri më 20 shkurt, po pa kolaudim.
Fiksi-Të vij unë për na një javë këtu, më kthen ti përgjigje?
Qytetari-Po t’ja ,marrësh targat atij, edhe ti marr ky. Për Pazar pastaj flasim. Tashi ky thotë e marr përsipër unë, e rregulloj vet. Mirë? Hajd.
Fiksi-Hë se vi dhe ditë tjetër e flasim. Më ndryshe është. Ku i ka lënë ky tani, te kush servis?
Qytetari-Dëgjo, nuk janë letrat në servis, letrat janë në shtëpi. Janë këtu letrat. Targat ja kish parë në makinë një shef i policisë në Korçë , edhe ja kish marrë. Me mirëkuptim.
Fiksi-Ja ka marre këtij djalit?
Qytetari-Po djalit.
Fiksi-Ja ka marrë këtij djalit? Djalit tënd ja kishte marrë?
Qytetari-Po. I kishte në makinën tjetër, jo në SEAT. Se SEATIN e çuam për..
Fiksi-Po si ja gjeti targat ai?
Qytetari-Në makinë eee… janë gjera shoqërore më shumë sesa jo kështu konfliktuale.
Fiksi-Punon çuni?
Qytetari-Punon bre.
Fiksi-Ku punon çuni?
Q2ytetari-Ne ……
Fiksi-Ça është ky? Ndonjë polic qarkullimi? Ça është ky?
Qytetari- Janë të… Nuk na intereson ajo punë. Se është gjë pa zarar. Po qe se i do me gjithë letra tha, se pa letra nuk ja jap.
Fiksi-Ajo ka vlerë, me letra.
Qytetari-Me letra ka vlerë. Me gjithë letra vete ja marr tha se do ta shes.
Fiksi-Mirupafshim. Do vi gjende një herë tjetër.

Paloka: Do jap detaje nga përdhunimi i Ballës, nga burime origjinale nga Laçi

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar në lidhje me deklaratat e Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla për dëshminë e ish-oficerit Emiljano Nuhu.
Balla përmes një postimi në ‘Facebook’ bëri të ditur sot se ai kishte depozituar në Prokurori kërkesën për fillimin e ndjekjes penale “për të gjithë personat e përfshirë në inskenimin e turpshëm të orkestruar dhe të bërë publik nga Lulzim Basha”.
Ndërkohë paralajmëroi se ditën e nesërme këtij kallëzimi do t’i bashkangjitet edhe Edi Paloka, të cilin Balla e quajti “shpifës profesionist”.
Pas këtij postimi të Ballës, Edi Paloka ka reaguar ashpër duke thënë se Balla po bën të njëjtën gjë sikur Tahiri e Rama kur ai i kishte akuzuar për lidhjet e tyre me krimin.
Nga ana tjetër Paloka thotë se në gjyq “do i japim mundesi publikut ta njohi dhe me mire zevendesin e Rames. Une ndryshe nga Berisha , do te ti jap me detaje te gjitha, nga burime origjinale( besoj e di qe i kam ca te njohur ne Laç…). E jo vetem aq…”.
Paloka është shprehur se Balla akuzohet se ka mbrojtur përdhunuesin e një jetimeje.

Postimi i plotë:
Shpifesira e “Rilindjes”, zevendesi i denje dhe quasisozia i Edvin Rames , paska shkruajtur se do me hedhe ne gjyq per shpifje duke me quajtur dhe “shpifes profesionist”
Te njejten gje ka bere dhe Edvini kur e akuzova per lidhjet e tij me krimin perpara se te pergjysmonte grupin parlamentar per shkak te ligjit per dekriminalizimin.
Te njejten gje ka bere dhe Tahiri kur e akuzova per lidhjet me krimin , kryesisht me Habilajt, perpara se prokuroria te kerkonte arrestimin e tij.
Tani rradha e Taos. Po Tao Palla eshte me i shpifuri nder ta…
Sot akuzohet se ka mbrojtur perdhunuesin e nje jetimeje, por disa kohe me pare ka qene i akuzuar vete per perdhunim (eshte fatkeqesi shumfishe kur qenie te mbytura ne komplekset e inferioritetit si pasoje e te shkuares deficitare behen papritur te pushtetshem).
Po ne gjyq do i japim mundesi publikut ta njohi dhe me mire zevendesin e Rames. Une ndryshe nga Berisha , do te ti jap me detaje te gjitha, nga burime origjinale( besoj e di qe i kam ca te njohur ne Laç…). E jo vetem aq…
E kam thene dhe me pare qe te merresh me Tao Pallen eshte si te shkelesh me vetedije mbi bajge, po me qe me ka ftuar…