24.5 C
Tirana
E enjte, 26 Qershor, 2025

“Do të qëroj hesapet me prokurorin”, deputeti Milaim Zeka përfundon në pranga

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka është arrestuar sot rreth orës 09:00 nga policia. Nga Prokuroria kanë konfirmuar për Express se arrestimi i tij vjen pasi një prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka lëshuar urdhër ndalim për të.
Express shkruan se Zeka u prangos për shkak të deklaratave të tij në emisionin ‘DPT te Fidani’ për prokurorin special, Afrim Shefkiu.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, i cili ka konfirmuar ndalimin e deputetit Milaim Zeka.
“Një prokuror ka lëshuar urdhër ndalesë për deputetin Milaim Zeka, i njëjti është arrestuar sot në mëngjes”, ka thënë Lutfiu.
E Zv.kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtëinë Ibrahim Berisha ka thënë se aktualisht Zeka është në mbajtje, dhe se i mbetet prokurorit përgjegjës të merret me hapat e mëtutjeshëm.
Deputeti i Nismës të hënën në Televizionin 7 ka thënë se do të qëroj hesapet me prokurorin.

‘Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave’, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.
Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.
Dje edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, dënon deklarimin kërcënues të deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu.
Në një komunikatë për media thuhet se mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorit është obligim kushtetues dhe ligjor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejta në misionin e Prokurorit të Shtetit.

Kapet makina me drogë nga Shqipëria në Mal të Zi, tre në pranga

Policia e Malit të Zi ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilët u kapën me rreth 65 kilogramë marijuanë.
Në pranga janë vënë shtetasit I.K 24 vjeç dhe A.L 23 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike. Ndërsa shtetasi tjetër shqiptar E.B 29 vjeç u arrestuar pasi ka ndihmuar dy personat e tjerë për të monitoruar situatën dhe për t’i treguar rrugën e transportit të drogës, shkruan Vijesti.
Droga u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Ligjore.
Ndërsa prokurori i shtetit në Podgoricë urdhëroi që të tre personat të arrestohen dhe të ngrihet një padi penale për ta.

Shqipëria, shembulli më i hidhur i padrejtësisë sorrosiane

WASHINGTON, DC - APRIL 17: Soros Fund Management Chairman George Soros attends a meeting with finance and development ministers, international partners and the presidents of Liberia, Sierra Leone and Guinea about the ongoing efforts to recover from the Ebola outbreak in West Africa during the World Bank- International Monetary Fund Spring Meetings April 17, 2015 in Washington, DC. The World Bank announced Friday that it would provide an additional US$650 million over the next year to help Guinea, Liberia and Sierra Leone to recover from the social, economic and health impact of the Ebola crisis. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Nga Petrit VASILI

Sorros, tani së fundi në OKB, na qenka zotuar se do të mbështesë siç proklamon vetë, nismën “Justice 2030, Time for action”, që do të sigurojë gjoja “Aksesin për drejtësinë për të gjithë njerëzit”. Se çfarë është drejtësia sipas Sorros, modelin më të freskët dhe dështimin më tragjik e kemi në Shqipëri.
Financoi Sorros një paçavure reformë në drejtësi, financoi edhe çirakët e vet, që gatuan një reformë që garanton padrejtësinë më të madhe të parë ndonjëherë; garantoi kapjen e drejtësisë nga qeveria dhe pandëshkueshmërinë e qeverisë, ndërsa për qytetarin e thjeshtë garantoi dhunën e drejtësisë mbi të, shantazhin e vazhdueshëm dhe aksesin zero.
“Garantoi” reforma e Sorros në Shqipëri edhe dekapitimin (prerjen e kokës së sistemit të drejtësisë), pasi s’kemi as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë, s’kemi as KLGJ, s’kemi as KLP, s’kemi as Inspektor të Lartë të drejtësisë, por kemi edhe kryeprokuror të zgjedhur me 69 vota paçavure në duart e Kryeministrit.
Këtë model padrejtësie, që garanton ekzistencën e perversitetit të qeverisë antipopull, Sorros kërkon ta shpërndajë kudo në glob. Drejtësia sipas Sorros ka vetëm një qëllim, që ta kthejë padrejtësinë në epidemi botërore por për t’u zgjatur jetën qeverive antipopull, servile dhe shërbëtore të Sorros dhe interesave të tij financiare, interesa të cilat janë zero filantropike e zero idealiste.
Popuj, jini vigjilentë, Shqipëria është shembulli më i hidhur i padrejtësisë sorrosiane të shitur për drejtësi.

Ku po shkon arsimi?

“Arsimi, ku ishim, ku po shkojmë”, ky është botimi më i fundit i pedagoges Majlinda Keta, e cila thotë se ky libër është një përmbledhje e të gjitha shkrimeve të saj lidhur me problematikat e sistemit arsimor në vendin tonë.
Keta thotë se arsimi është e vetmja pronë e përbashkët që i ka mbetur vendit, dhe se disa protagonistë që kanë kountribuar në këtë fushë nuk duhet të harrohen. Pedagogia thotë se një nga problemet më shqetëuese me të cilat ndeshet arsimi është ndikimi i politikës në këtë sistem, me stategjitë që ndryshojnë njëherë në katër vite. Keta shprehet se edhe në rast se Shqipëria kopjon modelet më të mira ndërkombëtare të arsimimit, për tu aplikuar nevojiten një sërë studimesh për të qenë të suksesshme.
“Arsimi është e vetmja pronë e përbashkët që na ka mbetur,vendi do të progresohet vetëm në rast se ka njerëz që e duan këtë vend, jo nga politikanët. Çdo herë që ka ritacion politik ndryshohen dhe strategjitë e arsimit. Unë kam vite që kam bërë një ftesë, le të bejmë një strategji kombëtare të arsimit, e cila të ruhet në vite. Vetëm në vitin 2005 ka ndodhur kjo që të ketë pasur një rotacion politik dhe të jenë mbajtur strategjitë e arsimit, ku zoti Berisha me ardhjen në pushtet nuk e ka ndryshuar strategjinë, edhe pse më pas ka pasur devijanca.
Ndryshimet sjellin dëme te burimet njerëzpore, ku përmes strategjive justifikohen dhe largimet nga puna të mësuesve, ndryshe nga sa ndodh në çdo vend të botës. Ne kemi hequr dhe 100 drejtorë të shkollave në një ditë, heqim mësues për bindje politike, ky dëm i madh ka bërë që arsimi të jetë pa gjeneralë dhe pa oficerë cilësorë.

Po ashtu ka pasur shumë dëme dhe në zgjedhjen e kurrikulave, të cilat ndryshohen pa asnjë strategji. Sot për të bërë një tekst shkollor është shumë e thjeshtë, dikur duhet të mblidheshin kokat e dijes për ti ndërtuar kurrikulat. Sigurisht është mirë që ka një liberalizim të dijes po kjo nuk mund të bëhet në dëm të autorëve. Ne zgjedhim një vit autorin x për matematikën, dhe vitin jetër një autor y. Sot ne kemi studentë që shkuajnë Shqipëri me shkronjë të vogël. Fëmija është ai që humb më së shumti.
Përcaktimi i modelit që duhet të ndjekë Shqipëria, ne i marrim gjithnjë pas vizite që bën një ministër në një shtet tjetër dhe vjen në Shqipëri duke thënë se do ta zbatojë në vendin tonë. Ti mund të gjesh modelin më të bukur, po duhet të dish nëse mund ta sjellësh në vendin tonë.
Është njësoj si të sjellësh një lule nga vendet e nxehta dhe të thuash se pse nuk rritet në vendet e ftohta. Në çështjen e modelit britanik, të vjedhësh vetëm përkthimin e tekstit është një gjë e gabuar. Ti duhet të analizosh të gjitha mundësitë që mund të aplikohet ose jo. Të vjeshësh një model edukmi lidhet dhe me sistemin ligjor, dhe kryefjala është nga përqindja që zë në GDP e vendit arsimi”, u shpreh Keta.
Po ashtu pedagodia ka komentuar dhe problematikat që ndeshen në këtë vit të ri arsimor, dhe nismën e qeverisë për të dhënë libra falas , që më pas do të duhet të kthehen mbrapsht nga ana e nxënësve. Keta tha se kjo është një barrë shumë e madhe dhe për mësuesit të cilët do të duhet të kujdesen dhe për librat e nxënësve.
“Kush ma heq mua të drejtën që tia ruaj librin e abetares së klasës së parë vajzës sime, ku ka marrë vlerësimet e para? Unë atë libër dua që t’ua jap mbesave të mija, si një kujtim shumë të bukur. Nuk është e vërtetë që librat janë falas, sa kohë që duhet të kthehen.
Çfarë lloj kulture me librin kanë fëmijët shqiptar? Ne si politikbërës na duhet që të bëjmë politika, që të kemi një përllogaritje se një pjesë e librave mund të dëmtohen. Mësuesi nuk mund të jetë polic”, u shpreh më tej pedagogia.

Pija magjike e dobësimit ekziston!

Sipas dietologëve, një recetë me të gjitha produktet natyrore që të ndihmon për ta pasur barkun gjithmonë të sheshtë ekziston,
Madje, mund të jetë edhe mjaft e thjeshtë. Sipas faqes së njohur të shëndetit STEPin2, receta e fundit që është provuar për një bark të sheshtë ka në përmbajtje produkte që i kemi gjithmonë në kuzhinë.
• 6 gota me ujë
• 1 lugë gjelle xhenxhefil të grirë
• 1 kastravec, feta
• 1 limon, feta
• 1/2 filxhan gjethe mente
Të gjithë përzierjen hidhe në një kanë me ujë dhe lëre ashtu gjatë natës.
Në mëngjes nise ditën me një gotë nga kjo përzierje dhe gjatë gjithë ditës do të jesh e hidratuar. Po kështu, kjo përzierje të ndihmon të largosh toksinat nga trupi, të ndihesh e ngopur, por dhe e lehtë në peshë.
Kastraveci njihet si ushqimi i trupave të dobët, sepse ka shumë pak kalori dhe shumë fibra, këshillohet si ushqim dietik.
Xhenxhefili është i njohur si produkt që përdoret për të trajtuar problemet e stomakut; të përzierat, helmimet e ndryshme dhe fryrjet. Sipas studimeve, njerëzit që përdorin xhenxhefil në pijet e tyre ndihen edhe më të ngopur.
Limoni njihet si një produkt i pasur me fibra, gjë që ndihmon për të mposhtur urinë. Por limoni gjithashtu largon helmet e trupit. Është i pasur me vitaminë C dhe me antioksidantë që ndihmojnë për të ruajtur energjinë e trupit.
Mentet i japin shije çdo pijeje

Maskat bëjnë kërdinë në Korçë, si u grabitën miliona lekë ar në shtëpinë e biznesmenit

Zbulohen detaje te reja per grabitjen e baneses se biznesmenit në qytetin e Korçës, duke shënuar të disatin rast radhazi. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Nr. 4 të qytetit juglindor, ndërkohë që banesat e biznesmenëve apo bizneset e tyre vazhdojnë të jenë në shënjestër të vjedhësve.
Sipas të dhënave, në banesën e biznesmenit Niko Koço janë vjedhur një sasi bizhuterish ari. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës kur Koço ka hyrë në banesë dhe ka konstatuar se ajo ishte vjedhur.
Sipas të dhënave, në momentin e ngjarjes nuk ndodhej askush në shtëpi. Ai ka telefonuar menjëherë Policinë, duke kërkuar prezencën e uniformave blu pranë banesës së tij. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes mësohet se hajdutët kanë hyrë nga rrethimi i banesës dhe pasi kanë kapërcyer kangjellat në pjesën e pasme, janë futur në shtëpi.
Ata kanë gjetur dhe përvetësuar disa bizhuteri floriri të familjes, varëse dhe unaza, të cilat ishin vendosur në njërën nga dhomat e shtëpisë dhe më tej janë larguar. Teksa është kthyer në banesë, biznesmeni, i cili ushtron aktivitetin e tij privat në fushën e tregtisë, ka konstatuar se gjatë kohës që nuk ndodhej në shtëpi, dikush kishte dhunuar banesën ku ai jeton te së bashku me familjen.
Policia është duke hetuar për rastin dhe zbulimin e autorëve, ndërkohë që i dëmtuari ka deklaruar se i kanë vjedhur disa sende me vlerë, por jo para, shkruan Panorama.
Blutë bënë të ditur se janë duke hetuar ngjarjen, ndërsa janë duke u verifikuar edhe disa kamera sigurie në zonën përreth me qëllim që të mund të kapin në pamje autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje. Dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona që kanë bashkëpunuar për t’u futur në banesën e biznesmenit.

Ministri belg: Bajri, tre dënime në Belgjikë me 17.5 vite burg

Ministri i Drejtësisë belge Koen Geens ka folur rreth operacionit ‘Oaz’, që çoi në arrestimin e 11 personave, mes tyre edhe Safet Rustemit (Bajri).
Ministri belg theksoi se shërbimet belge mund të kishin punuar më shpejt për çështjen e Rustemit. Po ashtu Geens pohoi se mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje ekstradimi për rastin e Safet Bajrit, i cili siç duket do të vuajë dënimin në Shqipëri. “Nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Safet Bajri ka mundësi ta vuajë dënimin në Shqipëri. Ka pasur vonesa në dërgimin e dosjes në Shqipëri. Bajri ka 3 dënime në Belgjikë me 9,5 dhe 8 vite burg”, tha ministri.
4 ditë më parë Safet Rustemi (Bajri) u arrestuar në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut”, në kryeqytet, ndërsa ishte edhe i armatosur. Arrestimi i 34-vjeçarit u bë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, pasi ishte në listën e më të kërkuarve në Belgjikë. Ai figuronte i dënuar me disa vite burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel. Mediat në Belgjikë e kanë konsideruar 34-vjeçarin Safet Bajri (Rustemi), si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.

Inspektorët e Ramës lëshohen si lukuni, 500 mijë lekë ryshfet pronarit të lokalit për kuponin tatimor

Skandal me inspektorët tatimorë në Tiranë, të cilët kërkojnë nga menaxheri i një lokali 50 mijë lekë të reja ryshfet, pasi e kanë kapur pa kuponë tatimorë gjatë një kontrolli në administruar prej tij. Skandali u denoncua në Fiks Fare nga qytetari, i cili ka rënë pre e kërkesave abuzive të inspektorëve të tatimeve dhe në këto kushte ka regjistruar me zë bisedën me ta.
Sipas bisedës së transmetuar në Fiks Fare rezulton se rasti korruptiv ka ndodhur në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë gjatë kontrollit në një lokal. Sipas bisedës, rezulton se dy inspektorë kanë hyrë në lokalin e një qytetari dhe pasi kanë konstatuar disa tavolina me klientë pa kuponë tatimorë i kanë kërkuar menaxherit 500 mijë lekë të vjetra ryshfet. Pas kësaj bisede, menaxheri kthehet te inspektorë dhe sipas bisedës së regjistruar u thotë se kishte folur me gruan e pronarit, e cila do të shkonte në shtëpi të merrte 500 mijë lekë dhe për gjysmë ore do ua sillte. Inspektorët i kërkojnë që ai të mos i tregojë njeriu për këtë çështje.
“Tashi ju keni hallin tuaj, ne kemi hallin tonë ore”, i thotë një nga inspektorët menaxherit të lokalit. Ndërkohë, gjatë bisedës me menaxherin, inspektorët e tatimeve luajnë rolin e policit të mirë dhe policit të keq, ku njëri thotë e mbyllim këtë muhabet, ndërsa tjetri ushtron presion, duke i treguar sesa tavolina kishte kapur pa kupon tatimor.
Pasi debatojnë për disa minuta, inspektorët e tatimeve dhe menaxheri bien dakord që do të takohen për rreth 30 minuta, ku do të kryhet pagesa për të mos vendosur gjobë.
Pas dakordësisë mes palëve, inspektorët e tatimeve nuk e raportojnë shkeljen e konstatuar, por vendosin që të marrin paratë nën dorë, duke abuzuar me detyrën. Ky nuk është rasti i parë abuziv që denoncohet në Fiks Fare, ku funksionarët e ndryshëm të shtetit kërkojnë para, duke ushtruar presion ndaj qytetarëve në nevojë ose për të kryer një shërbim të caktuar, ndërkohë që edhe në ditët në vijim, Fiks Fare do të denoncojë edhe raste më të rënda korrupsioni dhe abuzimi me detyrën.

Biseda e inspektorëve tatimorë me menaxherin e lokalit
Menaxheri- O vlla dëgjo tani unë fola me atë pronarin dhe më tha vimë brenda… vonohet 15 min. I thashë kanë ardhur këto të tatimeve dhe i thashë kshu kshu, kërkojnë 500 mijë lek (të vjetra) që mos vejnë as gjobë asgjë. Çuni të rrijë rehat në Itali të mbarojë punët ça ka me bo, ose për ndryshe të bllokohet aktiviteti i thashë. Për gjysëm ore tha hajde te shpia po marr burrin të vijë të m’i sjelli.
Inspektori i tatimeve- Për gjysëm ore?
Menaxheri- Po, për gjysëm ore.
Inspektori i tatimeve- O shefi hajde një sekondë. A ma llaf burri?
Menaxheri- Po llaf burri mo vlla ça muhabeti bën
Inspektori i tatimeve- Doli gjysëm fjale pastaj…
Menaxheri- Ore për gjysëm ore… po s’bëhet llaf mo vlla ça muhabeti bën
Inspektori i tatimeve- Për gjysëm ore? Sa është ora?
Menaxheri- Për gjysëm ore…
Inspektori i tatimeve- Deri në orën tre?
Menaxheri- Për gjysëm ore tha ajo hajde të marrësh 500 mijë lekshin edhe hajde të mbyllet ky muhabet
Inspektori i tatimeve- Më fal, më fal!
Menaxheri- S’ka gjë mo se ne jena punëtorë mos e rruj k… fare

Inspektori i tatimeve-Tashi ju keni hallin, ne kemi hallin tonë ore
Menaxheri- Të kupton vllai jot, mos e vrit mendjen fare për atë punë. Po shyqyr që ramë dakord për këtë t’i mbarojmë e të ri të mendoj rehat për kokë time.
Inspektori i tatimeve-O vlla ajo….
Menaxheri-Mori burrin në telefon, edhe i tha kshu kshu kshu, unë i kërkova 500 mijë lekë. Për gjysëm ore tha ajo do të marr unë në telefon të vish t’i marrësh lekët. Ndaç rri këtu ndaç bëj ndonjë xhiro edhe hajde prapë më vonë ça të duash ti bëj.
Inspektori i tatimeve- Edhe mos i lini këto tavolinat pa kupon fare.
Menaxheri- Po nuk bëhet llaf mor burrë.
Inspektori i tatimeve- Mos bëni ashtu gabimesh.
Menaxheri-Thashë pra kisha ik unë ke Partizani me hëngër bukë a më kupton, pastaj e dyta nuk ka pas tavolinë pa kupona, i ka pre të gjitha po i ka marrë era kuponat. Kuponi ke goca.
Inspektori i tatimeve- Rri se i pashë kuponat të gjitha shumë mirë që në orën 10.
Menaxheri- Për zotin kena klientë, hajde nesër kemi klienta që rrinë 5 orë me një kafe se kafe lagje është kjo.
Inspektori i tatimeve- E di se rri edhe tre orë me një kafe po problemi është që është ora 2
Inspektori i tatimeve 2- Ora 14. 20.
Menaxheri- Të betohem për kokë të fëmijës ka pas që në 10.
Inspektori i tatimeve 2- Ore ishte bidoni me ujë plot dhe nuk e kishin mor zotëri, nuk them për ato që kanë ardhur që në orën 10 unë, them për ato që e kishin bidonin me ujë plot kishin edhe kafe. Ore nuk po flas për ata, se ashtu e pi edhe kafen vetë, po flas për ata që e kishin kafe e freskët mo zotëri.
Menaxheri-Po ku e pe ti që ishte kafe e freskët mo burr?
Inspektori i tatimeve- Kafja, uji sa kishin ardh.
Menaxheri- Sa ja kishte çuar çuni (kamerieri) të betohem mor burrë për Zotin mo vlla, ja kishte çuar kuponin se unë isha vetë kur e preu mor burr.
Inspektori i tatimeve- Kam numrin e kuponit këtu mor burr kam edhe të orës 10 edhe 11
Menaxheri- Atëherë ka ardhur klienti o zotri, atëhere ka ardhur klienti o vlla.

Inspektori i tatimeve- Pashë tjetrën s’kishte, tjetrën s’kishte, tjetrën këtu s’kishte.
Menaxheri- Ore të gjitha kanë qënë me kupon o vlla, unë e di shumë mire.
Inspektori i tatimeve- Ai u ngrit i kontrolloi të gjitha i thashë më sill një kupon.
Menaxheri-T’i solli pra të gjitha, t’i solli kuponat.
Inspektori i tatimeve- Ore solli një tek kafe, një tek kafe ja ku e ke. Dy tek kafe se s’kishte asnjë tavolinë ja dy tek kafe. Ja ku i ke mo dy tek kafe, ja ku i ke!
Menaxheri-Ore i ka sjellë në rregull çuni ato. Ato që kishte, në rregull iku mo iku ky muhabet.
Inspektori i tatimeve- O shok , ishte tavolina ka kafe ujë mo vlla s’ke asnjë tek kafe, një tek kafe që është prerë në dy, një. Të shkruara ë…
Menaxheri-O shefi iku ky muhabet.
Inspektori i tatimeve- Një sekondë një sekondë. Kjo është e orës 10 kjo s’ka ç’më duhet, kjo vetëm një tek kafe kuponi 50.
Menaxheri-Aq punë ka pasur.
Inspektori i tatimeve- O vlla a e kupton në gjithë këtë lokal ishte vetëm një tek kafe kupon i prerë.
Menaxheri-Po nuk ka shanse mo vlla! Ja ku e ke edhe kuponin ke tavolina ke ky burri mo vlla, e ke në tavolinë kuponin e atij burrit. Nuk e preu mbrapa për kokë të motrës jo , mos shkoj ta pyes klientin unë tani në tavolinë, ta pyes kur ka ardhur kuponi. Nejse ky muhabet iku o vlla po diskutojmë.

Inspektori i tatimeve-Nuk ke pse e pyet tjetrin se ne ishim, o goca çuna, ça ishin mbrapa gocave, tavolina tjetër atje, kjo tjetra këtu, ishin 5-6 tavolina.
Inspektori i tatimeve 2- Preji se për vete i ke, se ty mund të të shkojë 150 mijë lek xhiro në ditë këtu, unë nuk po them ti pri 10 po….
Menaxheri-Po për vete, po para se me ik unë i thashë priji kuponat të gjitha këtu dhe ika ke Vila Goldi vajta hëngra një pilaf me rob shpie.
Inspektori i tatimeve 2- Unë s’po them t’i presësh kokë më kokë po të paktën pri 10 hiq 2
Menaxheri-Jo mo kokë më kokë s’na kushton gjë, aq punë ka këtu mo vlla për Zotin, aq punë ka. Duam s’duam ne aq punë ka o vlla, nuk na kushton fare asgjë mos me i pre a më kupton.
Inspektori i tatimeve- Nejse gjithsesi folim prapë. Ai kuponi atje duket që këtu, më fal atë kuponin atje e kam pa 5 herë.
Menaxheri-Po ngaqë me the e ka pre në orën 10, klienti ka ardhur që në 10 edhe ato atje plako
Inspektori i tatimeve-Unë atje s’ja kam pa kuponin
Menaxheri-Ore shkova për veten time i thashë, ngaqë më the ti e ke pre tani.
Inspektori i tatimeve-Jo jo po them për tavolinën atje, ka thënë këtu.
Menaxheri-Unë kur folëm me the ti e ka pre tani kuponin dhe prandaj i shkova, kur të ka ardhur kuponi ty o zotri, i shkova për veten time o vlla.
Inspektori i tatimeve-Ik e merri dhe njëherë ato dy kuponat atje?
Menaxheri-Po o vlla shkoj i marr unë.
Inspektori i tatimeve- Ik e merri, kam thënë për birrën këtu që ishte një çun tjetër
Menaxheri-Birrën e kam unë është tavolina ime ajo.
Inspektori i tatimeve-Po ti nuk ishe aty. Hajde këtu Hajde.

Inspektori i tatimeve2- Mos ja shkruaj.
Inspektori i tatimeve-Ja shkrujta shumë mirë, ja shkrujta mo ja shkrujta
Menaxheri-O vlla është tavolina ime ajo.
Inspektori i tatimeve-Më fal po ti nuk ishe këtu mo vlla.
Menaxheri-Po s’isha ta thashë ku isha shkova hëngra një pilaf mu ke d….
Inspektori i tatimeve-Po mirë s’thashë gjë unë për birrën të thashë.
Menaxheri-Edhe lashë çunin këtu i thashë të iki të ha një pilaf se kisha gjithë ditën pa bukë, rri 5 min se s’ka punë , rri 5 minuta edhe të iki të hajë vllai i thashë, ndërkohë e kisha hap birrën kur erdha më thërriti ajo hajde ….
Inspektori i tatimeve 2-Ça ke kshu u mbyll çdo gjë ça ke.
Menaxheri-U mbyll mo çdo gjë.
Inspektori i tatimeve2-Ça ke pse e hapni kot muhabetin?
Inspektori i tatimeve-Dëgjo kishe 5 tavolina përpara 1, 2, gocën, dy çunat mbrapa jo, këto çunat se këtë s’e pamë, këto të fundit fare ky që ishte me fasho, mbrapa gocave ishte çuni tjetër. Kishin ujë sa e kishin marrë. A ishe ti prezent kur të thashë më sill kuponin e asaj tavoline?
Menaxheri-Po mo vlla po sa kisha ardh unë mo vlla.
Inspektori i tatimeve-1 shkoj ke tjetra 2, shkoj edhe ke tjetra te çifti këtu poshtë 3
Menaxheri-T’i solli pra çuni kuponat.
Inspektori i tatimeve-Nuk më solli asnjë nga këto, 3 kupona më solli vetëm një kafe zotëria, një kafe më solli ja ishte numri 50.
Menaxheri-Ne mundohemi t’i japim zgjidhje këtij muhabeti ju të ikni në punë tuj, ne të rrimë në hallin tone.
Inspektori i tatimeve2 – Tani a u kry ajo punë?
Inspektori i tatimeve-Kuponin 55 e kam marrë unë, se kam marrë një kupon mo sa hyra këtu thashë të lutem më pre një kupon tatimor.Kuponin 55 e kam marrë unë, 52 ky që unë e kam marrë në orën 2, 2 e 10 min e kam marrë unë, 50 është në orën 1, që më solli çuni kafe një kafe tek, se aty ishin dy kafe një ujë edhe se ça ishte një gjë tjetër. Më solli tek kafe, nuk të gënjej ja fatura.
Menaxheri-Edhe unë nuk po të gënjej ,mo, unë të them që i presim të gjitha mo se nuk na kushton gjë mo.
Inspektori i tatimeve-Kurse për këtë është kuponi, e di ça s’dukesh aty përshembull, sa kafe ka marrë po që kishte kupon në tavolinë. Dukej ajo?

Menaxheri-E di pse shkova unë, ngaqë the ti sa erdhëm ne filloi çuni shpërndante kuponat, dhe prandaj i shkova klientit unë, kur të ka ardh kuponi ty o vlla?
Inspektori i tatimeve-Unë të thashë për birrën këtu të thashë edhe aty s’ke kupon, s’ke pas mo e ke çu tani.
Menaxheri-Jo jo është vendi im ai, ishte birra ime.
Inspektori i tatimeve-Edhe birra jote që ta kesh të qartë shërbehet me faturë tatimore, pse? Sepse ça ke marrë ke marrë me faturë çfarë del del nga fatura, supozohet, zotëria ka marrë 24 birra dhe do shkarkohen 24 birra. Fol që s’e ke marrë në market.
Menaxheri-Jo s’e kam marrë market në frigorifer e mora.
Inspektori i tatimeve-Ka marrë zotëria me faturë 24 birra ose nuk e di sa ka marrë.
Menaxheri-Të kuptoj të kuptoj.
Inspektori i tatimeve-Dhe është i detyruar të presi kuponin edhe për vete. Do t’i shkarkojë mo vlla.
Inspektori i tatimeve 2 – O …. A e ke larg shpinë që të lëvizim të paktën.
Menaxheri-Mu këtu te d…. e ka shpinë a t’i iki edhe njëherë ke shpia tani?
Inspektori i tatimeve 2 –Mirë ik edhe njëherë. Që mos vijë ai plaku këtu.
Menaxheri-Ç’punë ka plaku këtu mo vlla.
Inspektori i tatimeve- Prandaj çfarë merret me faturë shkarkohet në faturë. Edhe ti n.q.se je punonjës këtu birra nuk jepet falas vlla.
Menaxheri-Normal që s’jepet falas se ai me lekë e ble se ble pa lekë.
Inspektori i tatimeve-Edhe ti pret kuponin, po nuk po them gjë për atë, unë mendova se është dikush tjetër.
Menaxheri-Jo mo tavolina ime është.
Inspektori i tatimeve 2 –A do lëvizësh edhe njëherë?
Menaxheri-Po po lëviz unë.

Pse janë trembur

Bledi KASMI

Një platfomë, 17 emra oligarkësh të publikuar dhe koncesionet e fituara në mënyrë korruptive kanë bërë që toka t’u dridhet nën këmbë. Perandoria që kishin menduar se mund të ishte e përjetshme nga kapja e sistemit, kanë parë se sa lehtë mund të shkërmoqet me një goditje të fortë politike.
Po pse janë trembur? E thjeshtë për tu kuptuar. Koncesionet janë dhënë për periudha kohore përtej një dekade. Kjo nënkupton që një rrotacion politik në një të ardhme të afërt, me hir apo me pahir, do ti prishte jetëgjatësinë koncesionit. Fituesi do ti rrëzonte jo vetëm koncesionin, por sipas platformës “Antimafia” do ti detyronte që të kthenin paratë që kanë zhvatur. Bëhet fjalë për sekuestrime dhe konfiskime të miliarda eurove që kanë planifikuar të fusin në kontot e tyre bankare duke u kthyer në pronarë të këtij vendi.
Mund të konsiderohet si kauza më e rëndësishme e opozitës bashkë me atë të luftës për ndarjen e krimit nga politika.
Oligarkia reagoi në kor me batare sulmi me goditje të përqëndruar. Skenari i njëjtë dhe shkruesi i tekstit i njëjtë në të gjithë deklaratat. Ata që ndryshonin ishin recituesit. Media kombëtare që jargaviteshin, dikush që bën si analist, dikush tjetër si ekonomist dhe një tjetër si opozitar. Të kujtonin ato gjyqet ndaj armiqve të popullit të dikurshëm.
Basha u ngrit dje mbi atë që ata e quajtën interesa personale dhe u shfaq si një Kryetar opozite që mes joshjes dhe sakfriciës zgjodhi të dytën, mes një pakice të kapur nga priviligjet dhe një shumice që zhvatet për çdo ditë dhe që kërkon udhëheqës ka zgjedhur këtë të fundit.
Oligarkia është sistemi që duhet ekzekutuar me çdo kusht dhe me çdo çmim. Vetëm prej kësaj lufte të sinqertë dhe të vendosur mund të rikthehet shpresa dhe besimi. Duhet vijuar më tej ajo që nisi dje. Paratë e oligarkisë nuk janë kontot bankare në Shqipëri. Ata emigrojnë në parajsat fiskale, ndaj duhen eksploruar instrumentat e gjurmimit të parave të grabitura të oligarkisë që nesër bashkë me ikjen nga pushteti të mos largohen edhe nga vendi duke i pasur miliardat të sigurta.