29.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës: Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive

Papa Leone XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen në enklavën palestineze si “shqetësuese dhe tronditëse”.

“Ripërtërij thirrjen time të zjarrtë për të lejuar hyrjen e ndihmës së drejtë humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”, tha papa i ri në sheshin e Shën Pjetrit.

Leone– i cili u zgjodh papë më 8 maj duke pasuar të ndjerin Papa Françesku – e ka përmendur luftën në Gazë disa herë në javët e para të papatit të tij.

Ai e bëri këtë lutje në fund të fjalimit para audiencës, duke shtuar disa fjalë përtej tekstit të përgatitur.

Në mesazhin e tij të parë të së dielës më 11 maj, Papa Leone bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe për lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që po mbahen nga grupi militant Hamas – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Izraeli tha të hënën se do ta lejojë hyrjen e ndihmave në Gazë pas një bllokade 11-javore ndaj enklavës, por Kombet e Bashkuara thanë se deri të martën nuk është shpërndarë asnjë ndihmë.

Izraeli bëri të ditur se synon t’i intensifikojë operacionet ushtarake kundër Hamasit dhe të marrë nën kontroll të gjithë Gazën, e cila është shkatërruar nga një luftë ajrore dhe tokësore izraelite që nga sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve izraelite në tetor 2023.

Ai thotë se bllokada ka për qëllim, pjesërisht, t’ua pamundësojë militantëve palestinezë devijimin dhe konfiskimin e ndihmave humanitare. Hamasi e ka mohuar këtë gjë.
Kritikat e Françeskut për Izraelin

Françesku, i cili vdiq më 21 prill, i kishte shtuar kritikat ndaj fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë gjatë muajve para vdekjes së tij.

Ai e quajti situatën në enklavë “shumë serioze dhe të turpshme” në janar, dy muaj pasi tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të hetojë nëse ka ndodhur gjenocid ndaj popullit palestinez.

Duke pasqyruar ftohjen e marrëdhënieve mes Vatikanit dhe Izraelit pas kritikave të Françeskut, Izraeli, ndryshe nga shumë shtete të tjera, nuk dërgoi zyrtar të lartë në varrimin e papës së ndjerë, por vetëm ambasadorin e tij në Vatikan.

Si shenjë e mundshme për një rivendosje marrëdhëniesh me papën e ri, presidenti izraelit, Isaac Herzog, mori pjesë në meshën inauguruese të Leonit në sheshin e Shën Pjetrit të dielën.

Ushtria izraelite e rifilloi ofensivën në mars, duke e prishur armëpushimin që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL/

U akuzuan si sabotues e armiq të popullit! Si nisi masakra komuniste kundër klerit me 4 mars 1946! Ja urdhri i Enver Hoxhës

Më 4 mars 1946 nisi masakra komuniste ndaj klerit në Shqipëri. Atë ditë u pushkatuan në Shkodër, pranë varrezave të qytetit: Atë Gjovanni Fausti e Atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin Mark Çuni, atë Gjon Shllaku ofm, Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashi.

 

Të gjithë këta martirë, së bashku me 32 martirë tjerë të kishës katolike shqiptare, janë shpallur të Lumë nga Selia e Shenjtë, më 5 nëntor 2016, gjatë një kremtimi solemn në Katedralen e Shkodër. Gjashtë martirët e lartpërmendur, u akuzuan si sabotues e armiq të popullit, meqë ishin anëtarë të Shoqatës Bashkimi shqiptar, në të vërtetë u pushkatuan me urdhër të diktatorit famëkeq komunist Enver Hoxha vetëm pse besonin në Zotin e vetëm pse mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut. Vrasja e këtyre martirëve ishte vetëm fillimi i rrugës së kalvarit, që përshkoi kleri e populli shqiptar gjatë regjimit komunist, kalvar që ngadhënjeu mbi errësirën dhe tmerret e përbindshme të diktaturës komuniste në Shqipëri. Komunistët shqiptarë me të shpejtë fillojnë të ndërtojnë Shtetin totalitar nëpërmjet eliminimit fizik apo dënimit me heqje të gjata të lirisë së kundërshtarëve të tyre politikë e kulturorë.

Tashmë jemi në mesin e luftës civile dhe në krejt vendin mbretëron terrori dhe frika. Qysh në nëntor të vitit 1944 shënohet, në fakt, në zonën e Kukësit vrasja e 36 personave të pafajshëm. Në dhjetor të po këtij viti në Shkodër arrestohet dhe torturohet egërsisht dom Lazër Shantoja, që në vitin 1939, duke mos iu bindur eprorëve të vet dhe për arsye politike kulturore, kishte pranuar të bëhej inspektor i Zyrës së shtypit dhe i propagandës së regjimit fashist okupator. Në janar të vitit 1945, në Tiranë, tetë të burgosur politikë vriten me gjakftohtësi në sheshin e Bashkisë përpara turmës së terrorizuar. Në janar të po atij viti arrestohen në Shkodër dom Ndre Zadeja dhe 10 krerë katolikë të malësive. Sipas dëshmisë së maestrit L. Rosa s.j., gjatë procesit me dyer të mbyllura të gjithë këta do të deklarojnë kundërvënien e tyre ndaj komunizmit si ideologji ateiste. Të gjithë do të pushkatohen më 25 mars të po atij viti, nën akuzën se kishin bashkëpunuar me Ballin Kombëtar.

TORTURAT

Në burg komunistët u vërsulën në mënyrë të veçantë kundër nismëtarit të Bashkimit Shqiptar, të cilin e torturojnë në mënyrë çnjerëzore, siç dëshmon Gjovalin Zezaj, që e takon në burg: “Aty gjeta Mark Çunin që dergjej pa shtrojë e mbulojë i katandisur mos Zot më keq, nga njëra anë torturat, nga ana tjetër edhe krahun e thyer pa kurrfarë ndihme mjekësore. Krahun e thyer ia lidha me një peshqir që ndava përgjysmë, ndërsa plagët ishin të shumta e ku kisha mundësi ia freskoja me ujë”. Nëse Zezaj mohon një pranim të akuzave nga Çuni gjatë torturave, dom Ndoc Nogaj përkundrazi pohon se gjatë procesit-farsë publik të mëvonshëm: “Kam dëgjuar mjerisht, me veshët e mi, deponimet false të disa pjesëtarëve të grupit “Bashkimi Shqiptar” që deklaronin se Atë Gjon Fausti dhe Atë Danjel Dajani kishin pasur dijeni për ekzistencën dhe veprimtarinë e grupit në fjalë, deponime këto të bëra edhe nga Mark Çuni, Gjon Shllaku, Gjovalin Zeza, Luigj Kçira, Gjergj Bici, por të nxjerra sigurisht me forcën e torturave të tmerrshme”.

Më 24 dhjetor maestri L. Rosa mori një pusullë në të cilën jo vetëm pohohej ajo që tashmë dihej prej disa ditësh, domethënë torturat çnjerëzore të pësuara nga seminaristët e arrestuar, por edhe se objektivi eksplicit i këtyre torturave, ai i kompromentimit të drejtpërsëdrejti të Atë Faustit dhe të Atë Dajanit në çështjen e “Bashkimit Shqiptar”, deri tani nuk është arritur ende. Në këtë pusullë pohohej në fakt se seminaristët: “kanë mohuar prerazi; thonë: “nëse jezuitët do ta kishin ditur, do të na kishin dëbuar nga Seminari”. Tani për tani pra, ju nuk jeni në rrezik. Zhduke menjëherë këtë pusullë”.

Dhe jezuiti L. Rosa, nga ana tjetër, shton se “Atë L. Rosa ia dorëzon atë Dajanit, i cili ia tregon Atë Faustit dhe e zhduk”. Duke cituar një relacion të shkruar “falë pendës së një personazhi të rëndësishëm italian, i cili ishte shumë mirë në dijeni të gjërave që po ndodhnin atje poshtë”, por për fatkeqësi të panjohur për ne, Rosa mohon edhe çdo dorëzim të mëvonshëm të M. Çunit dhe të shokëve të tij, siç e ka mohuar më vonë edhe Atë A. Luli s.j.. Në çdo rast mbrëmjen e datës 31 dhjetor 1945, pas kthimit nga një ekskursion dhe pas këngës, Atë Dajani dhe Atë Fausti arrestohen dhe çohen në një shtëpi qytetare dykatëshe, që shërbente si burg. Kështu zbresin në atë ferr ku i kishin paraprirë ata seminaristë që, me mosdëgjesën e tyre, i kishin kompromentuar. Lajmi arriti deri në veshët e Çunit, i cili me siguri është tronditur thellësisht nga arrestimi i eprorëve të vet, ashtu siç lë të kuptohet qartë Zezaj kur shkruan se: “Me arrestimin e dy eprorëve Mark Çuni i harroi dhimbjet e trupit dhe krahun e thyer nga torturat e sadistëve. Atij i dukej se për këtë katastrofë kishte edhe ai njëfarë përgjegjësie”.

DËSHMITË

Për këtë nuk është e vështirë të përfytyrohet se pas arrestimit të eprorëve të vet fillon për Çunin një ecje e dhimbshme kthimi dhe pastrimi, e cila bëhet e mundshme nga një bashkësi e thellë shpirtërore dhe fizike me ta, të thirrur të paguajnë pasojat edhe të mosdëgjesës së tij. Falë kësaj ecjeje pastrimi dhe mbështetjes së tyre të mistershme, vuajtja fizike dhe morale e pësuar prej tij do ta bëjë patriotin Çuni, që në emër të një ideali politik antikomunist nuk kishte qenë i dëgjueshëm ndaj tyre duke u dhënë kështu komunistëve pretekstin aq të dëshiruar për të goditur kishën, një dëshmitar të krishtit dhe të dashurisë së tij ndaj të gjithëve, përfshi edhe komunistët.

Ai provoi në këtë mënyrë, në vetë mishin e vet, mosnjëjtësimin e fesë me atdheun, një mosnjëjtësim që binomi i njohur Fe e Atdhe, atëherë shumë i përhapur në rrethet katolike të Shkodrës, përkundrazi prirej ta bënte. Një pamje e shpejtë, por e ndritshme mbi bashkësinë e mistershme që tashmë lidh Çunin me eprorët e vet mund të kuptohet nga takimi që, falë bashkëpunimit të disa rojeve, Zezaj ka mundur të ketë në burg me atë Faustin: “Një ditë mora me vete në xhep dy portokallë e i përcjellur nga Fadili (roja) i dhurova Padër Faustit, por ai nuk i pranoi në asnjë mënyrë. “Jo bir”, – tha i, – “nuk t’i marr, ti ke nevojë të ushqehesh në këtë vend se je i ri”. Pastaj bëri një bisedë disa sekondash me mua ku më tha: “Lutju Zotit. Krishti vdiq për ne, dhe ne do t’i falim armiqtë tonë. Ai kur u kryqëzua tha: O Zot fali ata se nuk dijnë çka bëjnë”. U largova duke i puthur dorën e duke marrë bekimin e tij”. Natyrisht vetëm Hyji e di se si, gjatë atyre dy muajve të tmerrshëm që do të pasonin gjatë procesit, bashkësia mes Çunit dhe eprorëve të vet ka vepruar konkretisht në zemrat e secilit prej tyre, në mënyrë që të gjithë të mund të arrinin majën e dëshmisë së krishterë: dashurinë ndaj armikut. Në fund të procesit atë Dajani do të pohojë në çdo rast se:

“Pjesëmarrja e seminaristëve ka qenë kundra rregullave tona fetare. Mark Çuni, mbasi i kishin arrestuar shokët, erdhi tre ditë rresht duke më kërkuar leje për arratisje, unë nuk e lejova, sepse thashë nuk është ndonjë gjë me rëndësi, as masë nuk mora, sepse prita që të merrte fund puna e qeverisë dhe gjyqi, pastaj ne më vonë do të merrnim masat tona disiplinore”. Pas këtyre fjalëve Çuni, i cili mezi po mbahem në këmbët e veta për shkak të torturave, do të marrë mbi vete krejt përgjegjësinë e organizatës Bashkimi, duke kundërshtuar në mënyrë të veçantë çdo përfshirje të eprorëve të vet në këtë çështje. Burimi anonim i cituar nga L. Rosa na jep edhe një të dhënë tjetër rreth ditëve të procesit kur pohon: “Një hollësi shumë mallëngjyese na kujton diçka nga mundimet e Krishtit: duke kaluar nga burgu për në gjykatë Atë Fausti, në mënyrë të veçantë mes të gjithë të pandehurve, u poshtërua, u sha dhe u pështy. Dhe kjo u përsërit për disa ditë me radhë, deri sa zgjati procesi. I shkreti Atë Fausti… për shkak të shtrëngimit të prangave i kishte duart e fryra… Ndaj përqeshjeve, përshtypjeve, sharjeve, lot të mëdhenj binin mbi faqet e tija të pafajshme. Ishin lotët e Krishtit për Jerusalemin mosmirënjohës”.

Sipas disa dëshmive të cituara nga Guidetti, Atë Fausti, i cili i ka kaluar ditët e fundit në burg së bashku me Çunin: “E ka trajtuar sikur të mos kishte bërë asgjë; madje e ka falur, e ka dashur kaq shumë sa ka folur me të sikur të mos kishte ndodhur asgjë: nuk ia ka përmendur aspak atë punë. U jepte zemër shokëve të burgut që të ishin të fortë, si dhe ngushëllonte edhe seminaristin”. Dhe sipas dëshmisë së një partizani që e ruante, katër ditë para pushkatimit Atë Fausti “bënte shaka dhe ishte pothuajse i gëzuar, sikur të ishte ftuar në një festë”. Fryti përfundimtar i krejt kësaj drame do të shfaqet me qartësi në fjalët e fundit të të dënuarve, mëngjesin e datës 04 mars 1946, kur përpara skuadrës së pushkatimit Atë Fausti do të thotë: “Jam i kënaqur që po vdes në krye të detyrës sime. Rroftë Krishti Mbret”. Nga ana tjetër atë Dajani do të thotë në mënyrë eksplicite “I fali ata që më kanë ba keq” dhe po ashtu do të bëjë edhe Çuni “I fali të gjithë ata që më kanë gjykue, dënue si dhe ata që do të më ekzekutojnë”./Gazeta Panorama 

Jasir Asani turbullon Korenë, Guangjusë i bllokohet merkatoja nga FIFA

Klubi koreano-jugor Guangju është përfshirë në një çështje serioze disiplinore me organizatën më të lartë të futbollit botëror, FIFA, për shkak të mosrespektimit të rregullave që lidhen me kontributin e solidaritetit, një mekanizëm që synon të shpërblejë klubet e para që kanë formuar lojtarë profesionistë.

Sipas “Koreanfootballnews”, më 17 dhjetor 2024, FIFA vendosi t’i bllokojë Guangjusë merkaton e transferimeve pasi klubi nuk kishte paguar detyrimet financiare të parashikuara për kontributin e solidaritetit në lidhje me transferimin e Jasir Asanit, lojtarit të Kombëtares shqiptare.

Sipas rregullave të FIFA-s, kur një lojtar profesionist transferohet nga një klub te një tjetër para përfundimit të kontratës, 5% e tarifës së transferimit u shpërndahet klubeve që kanë kontribuar në zhvillimin e lojtarit në moshën 12–23 vjeç. Kjo ka për qëllim të shpërblejë akademitë e futbollit për punën që bëjnë me talentet e reja. Në rastin e Jasir Asanit, disa klube që e kanë formuar atë si Vardari apo një sezon Partizani B, kishin të drejtën për një shpërblim, por Guangju nuk e përmbushi këtë detyrim, çka solli ndëshkimin nga FIFA.

SHKELJA Pavarësisht se ndalimi ishte ende në fuqi, ekipi i Asanit gabimisht regjistroi një lojtar të ri në skuadër, gjë që përbënte shkelje të drejtpërdrejtë të vendimit të FIFA-s. Në përgjigje, Federata e Futbollit të Koresë (KFA) zhvilloi një hetim të brendshëm dhe doli me përfundimin se shkelja nuk ishte e qëllimshme. Sipas KFA-së, kishte mungesë të qartësisë në komunikim mes palëve dhe klubi nuk ishte plotësisht në dijeni të pasojave të veprimeve të tij. Duke marrë parasysh rrethanat dhe për të ruajtur stabilitetin e kampionatit Korean, federata vendosi që të mos anulohen rezultatet e ndeshjeve ku ka luajtur lojtari i regjistruar në mënyrë të paligjshme, dhe nuk do të aplikohen masa shtesë ndëshkuese, siç janë zbritjet e pikëve apo përjashtimet. Kjo lëvizje u pa si një vendim që përpiqet të balancojë respektimin e rregullave ndërkombëtare me ruajtjen e ekuilibrit sportiv në ligën vendëse.

WhatsApp Image 2025-05-21 at 09.51.56

ASANI NË QENDËR TË VËMENDJES Pavarësisht se nuk ka pasur asnjë shkelje nga ana e tij, Jasir Asani, sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare, është përmendur në dokumentacionin e FIFA-s si lojtari për të cilin u shkaktua shkelja. Ai u transferua te Guangju në fillim të vitit 2023 dhe pati një ndikim të madh në performancën e skuadrës në kampionat. Asani është një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares shqiptare në vitet e fundit dhe ka fituar popullaritet të madh në Korenë e Jugut për stilin e tij të shpejtë dhe golat nga distanca me këmbën e majtë. Megjithatë, rasti në fjalë tregon se edhe transferimet që përfshijnë lojtarë të nivelit të lartë, mund të kenë pasoja kur nuk respektohen të gjitha detajet ligjore dhe financiare.

Dosja e megaoperacionit të SPAK! Si u godit një nga grupet më të fuqishme kriminale në Shqipëri dhe Itali

Një operacion ndërkombëtar i koduar “URA”, i zhvilluar nga autoritetet shqiptare dhe italiane, ka shkatërruar një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave me bazë në Durrës.

ALFAPRESS.AL ka siguruar dosjen ekskluzive që hodhi themelet e nisjes së këtij megaoperacioni, i cili nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe përfshiu një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet SPAK, Drejtorisë Hetimore Antimafia të Barit, Interpolit dhe Eurojust-it.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Alfapress.al, hetimet kanë zgjatur më shumë se një vit dhe janë ndërtuar mbi zbërthimin e komunikimeve të aplikacionit të koduar Sky ECC, si dhe mbi dëshminë kyçe të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

52 masa sigurie, 42 të arrestuar dhe 10 në kërkim
Nga 52 masa sigurie (51 urdhër-arresti dhe një ndalim), janë ekzekutuar 42, ndërsa 10 persona janë ende në kërkim, mes tyre Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, më herët i dënuar për trafik droge.

Sipas dosjes së siguruar nga Alfapress.al, në banesën e Doçit një vit më parë janë sekuestruar 3 milionë euro cash. Ndaj tij SPAK kishte lëshuar një urdhër-arrest të mëhershëm.

Në Shqipëri, GJKKO ka lëshuar 29 masa arresti me burg, jo vetëm për anëtarët e grupit kriminal, por edhe për përfaqësues të sistemit të drejtësisë, policisë, pronarë biznesesh dhe zyrtarë publikë.

Ndër të arrestuarit janë:

Armand Tragaj, avokat në Durrës, i përfshirë në katër episode të ndikimit të paligjshëm.

Ligor Çombashi, administrator i një agjencie udhëtimesh.

Një ish-punonjës policie dhe shtetasi Orges Molla.

Sipas dosjes ekskluzive të siguruar nga Alfapress.al, grupi kriminal ka trafikuar heroinë dhe kokainë që prej vitit 2016. Janë dokumentuar 40 episode kriminale, përfshirë 30 sekuestrime droge në Itali dhe 10 në Shqipëri e vende të tjera të BE-së. Vlera totale e këtij trafiku kap shifrën e 7 milionë eurove.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i SPAK Altin Dumani, Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, drejtori i Antimafias Italiane Gjeneral Michele Carbone dhe përfaqësuesi i Eurojust për Italinë Gianluca Forlani theksuan se ky është një hap i madh në luftën kundër krimit të organizuar.

“I është dhënë një goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave,” u shpreh Altin Dumani.

Kush janë drejtuesit e organizatës?

Sipas informacioneve të dosjes ekskluzive të siguruar nga Alfapress.al, organizata kishte si drejtues kryesor Xhevdet Troplinin, ndërsa bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin Adi Çoba dhe Elvis Doci (Visi i Pojës).

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani ka ndihmuar ndjeshëm në zbërthimin e rolit të secilit anëtar brenda këtij grupi të strukturuar kriminal.

Pasuri të sekuestruara në Shqipëri – 3 restorante, 1 televizion dhe kompani të shumta

Në kuadër të operacionit “URA”, SPAK ka sekuestruar pasuri të shumta që dyshohet se janë përdorur për pastrimin e parave. Sipas dosjes së siguruar nga Alfapress.al, janë vendosur nën sekuestro:

3 restorante në Durrës,
1 bar-kafe,
6 shoqëri tregtare,
1 televizion në qytetin e Vlorës.

Operacioni “URA” është një hallkë e re e një serie goditjesh të mëdha të mafias dhe krimit të organizuar në Shqipëri dhe Itali, të ndjekura më herët nga operacionet “Shefi”, “Kulmi” dhe “Shpirti”.

Alfapress.al, që ka siguruar dosjen ekskluzive të këtij operacioni, vijon të ndjekë hap pas hapi zhvillimet, me detaje të reja që pritet të publikohen në ditët në vijim./Alfapress.al

EKSKLUZIVE/ Alfapress.al siguron dosjen e megaoperacionit të SPAK! Si u

 

DOSJA E PLOTË

FOTOT/ Ja kush janë 3 lokalet luksoze që u sekuestruan sot nga SPAK-u, ja kush i ka në pronësi

Përveç 52 urdhër-arresteve në Shqipëri dhe Itali në megaoperacionin kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, janë sekuestruar edhe 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe 1 televizion në qytetin e Vlorës.

Nën sekuestro janë vendosur shoqëria Marquez e Ervin Zeqirit, Felix Vinum e Adi Çobës, Majestic Konstruksion e Juxhin Drazhit, Port Side e Elvis Docit, i njohur si Visi Poja, Dubai Inn e Nexhmedin Danajt, Vlora Cable po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Lokali Port Side në pronësi të Elvis Docit:

FOTOT/ Ja kush janë 3 lokalet luksoze që u sekuestruan sot nga SPAK-u,

Lokali Marquess Resto-Lounge në pronësi të Ervin Zeqirit:

FOTOT/ Ja kush janë 3 lokalet luksoze që u sekuestruan sot nga SPAK-u,

Lokali Felix Vinum ku Adi Çoba është aksioner me 33%:

FOTOT/ Ja kush janë 3 lokalet luksoze që u sekuestruan sot nga SPAK-u,

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me zgjedhjet.

I pyetur nga gazetarët pse ky operacion u zhvillua pas zgjedhjeve të 11 majit, Dumani tha se data është dakordësuar me autoritetet italiane.

“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit.

Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani që po flasim po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grupit.

Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust”, tha Dumani.

Të neveritur nga teatri i shëmtuar i binomit, oligopolit, politik , ekonomik/ Joni Myshketa: Votimet mbaruan!

Nga Joni Myshketa

Votat u numëruan “ndershmërisht”
Shqiptarët votuan të “lirë”, pa “presione” nga ana e pushtetit me kërcënime për heqje nga puna e jo vetëm.

Biznesi votoi i”lirë”, pa presion për gjoba, mbyllje, kontrolle të shumta, pa premtime për liçenca, për leje të ndryshme që mbaheshin pezull etj…

Opozita monopoliste dhe jo vetëm, “fitoi” betejën e saj morale dhe së fundmi “respketon” kushtetetuën e nënshkruar prej saj me 11 dhjetorin jo shumë të largët dhe të shumtit e rreshtave nuk bzajnë si përherë pasi janë të impenjuar për garderobën e shtatorit të ndritshëm që i pret vetëm ata.

Por beteja për liri e demokraci familjare gjithmonë në emër të popullit demokrat do vazhdojë vetëm për ta e larg qoftë gojëve të liga që “shpifin” nga lakmia se kjo betejë është për veten e tyre, rrethin e tyre e rreshtat e tyre, JO JO LARG QOFTË..

Votimet mbaruan…

Kontrollet e administratës filluan furishëm ngado, në drejtim të biznesit, qytetarëve e kujdo që i del përpara pasi duhen rekuperuar shpenzimet e fushatës.

Votimet mbaruan…

Si me magji kthehen ngjarjet tragjike ku në Durrës në një atentat kriminal të organizuar dhe pa u tutur aspak vritet një 29 vjeçar, një bij nëne sado me të shkuar problematike të ishte…

Votimet mbaruan…

Në qendër të qytetit, tek vepra më “Madhështore” e tij Veliera gjendet nje pako 1kg me eksploziv, një mesazh i qartë presioni se ndaj kujt ne qytetarët e thjeshtë nuk e dimë, por porositësi dhe marrësi i mesazhit e njohin shumë mirë këtë gjuhë komunikimi.

Votimet mbaruan…

Dhe ne si popull Europian jemi të etur për pasaportën e Re të shumpremtuar, jo për shkak të standarteve Europiane, jo për shkak të respektimit të ligjit, por sepse jemi të neveritur nga ky teatër i shëmtuar i binomit, oligopolit, politik , ekonomik që na detyrojnë të paguajmë shumë shtrenjtë biletën e kësaj shfaqjeje, me fund tragjik ku viktimat jemi ne, të thjeshtit që raskapitemi çdo ditë, ne të shumtit që endemi pas regjizorëve 35 vjeçar duke pritur me padurim Votimet e radhës..

Votimet mbaruan…

Fatkeqësisht po mbaron dhe nervi qytetar I një populli të marrë peng nga paligjshmëria brenda dhe jashtë vetes…

Aksioni i SPAK, lëshohen masa edhe për zyrtarë shtetëror! Sekuestrohet një televizion, 3 restorante, 6 shoqëri tregtare

Janë dokumentuar vepra korruptive në Shqipëri, masa nga gjykata e posaçme për korrupsion, për zyrtarë shtetëror.

Sot janë ekzekutuar dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga trafikimi i lëndëve narkotike. 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara dha detaje mbi operacionin e zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Barit.

Janë dokumentuar vepra korruptive në Shqipëri, masa nga gjykata e posaçme për korrupsion, për zyrtarë shtetëror.

Sot janë ekzekutuar dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga trafikimi i lëndëve narkotike.

3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion “Tv Kabllor Vlora Cable” në Vlorë në emër të biznesmeni.

U lëshuan 52 urdhër-arreste, Altin Dumani: U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri! Ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimit të parave

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët me autoritetet italiane ku u lëshuan 52 urdhër arreste në të dy shtetet. 

Drejtuesi i SPAK deklaroi se u godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri.

Altin Dumani, në konferencën për mediat u shpreh se ka dyshime të forta se ky grup kriminal ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.

Altin Dumani: Është arritur ti jepet një goditje e fuqishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilën ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.

Ky operacion i mbështetur nga hetimet e thelluara dhe shkëmbim efektiv informacioni ndërinstitucional është dëshmi e asaj që mund të arrihet kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë, profesionalizëm dhe besim.

Shpreh mirënjohjen për prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, policinë e shtetit dhe partnerët italianë që sot ndodhen mes nesh dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Falenderim për Eurojust dhe Europol për mbështetjen e dhënë gjatë hetimeve të kryera.

“Situata po vështirësohet çdo ditë”- Banorët e Gazës përballen me urinë! OKB: Ndihmat nuk kanë arritur ende te civilët

Banorët në Gaza shprehen se situata atje po “vështirësohet çdo ditë”, ndërsa ekspertët globalë paralajmërojnë për “zi buke”.

OKB-ja thotë se ekipet e saj në Gaza nuk kanë qenë ende në gjendje të shpërndajnë ndihmat pavarësisht se dhjetëra kamionëve me furnizime kanë hyrë gjatë dy ditëve të fundit në territor.

Zyrtarët izraelitë thanë se 93 kamionë hynë në Gaza të martën, por situata atje mbetet shumë katastrofike, raporton BBC.

Michael Kleiner, një anëtar i partisë Likud të Netanyahut, tha për BBC se Izraeli po përpiqet të sigurojë që Hamasi të mos vjedhë ndihma, ndërsa fajëson grupin për pengimin e paqes.

Gjatë natës, 15 persona në Gaza u vranë në sulmet ajrore izraelite, sipas shërbimit të Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi.

Presioni ndërkombëtar mbi Izraelin ka vazhduar të rritet, pasi Mbretëria e Bashkuar pezulloi dje bisedimet tregtare për shkak të asaj që e përshkroi si përshkallëzim ushtarak “moralisht të pajustifikueshëm” të Izraelit në Gaza.