37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Me urdhër arrest nga SPAK! Kush është Sergej Hasanpapaj, 43-vjeçari i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

Ndër emrat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arrest në kuadër të operacionit në Elbasan, është edhe ai i Sergei Hasanpapaj, i arrestuar në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë në vitin 2022.

Ndërkohë, për të njëjtë ngjarje, në tetor u arrestua një 43-vjeçar në aeroportin e Valencias, ku sipas mediave spanjolle, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni.

Mediat belge ishin ato që zbuluan se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë, më 22 janar 2022 në Aartselaar.

Kujtojmë se Muça ka qenë i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.

MASAT E SIGURISË

Arrest me burg

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
Mario Çela
Xhino Roka
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)
Sergej Hasanpapaj
Bruno Hazizolli
Ledio Zabeli
Marsel Roka
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)
Preke Kodra
Fuad Verzivolli
Metin Mehjam
Renato Hasani
Skender Sufaj
Pajtime Fetau
Dedan Gjoni
Marsel Shega (alias Bujar Shega)
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

Arrest shtëpie

Blerina Beqiri

Detyrim paraqitje

Elton Qyno
Artan Hoxha

OPERACIONI

SPAK zhvilloi një operacioni ku u ushtruan kontrolle në bizneset e të kërkuarit të drejtësisë, Suel Çela, ndërkohë që u ‘bastisën’ banesat e dy ish-gjyqtarëve, Zihni Shahu dhe Taulant Tafa. Po ashtu mësohet se zyrtari i policisë i akzuar si pjesë e grupit të Suel Çelës është Dedan Gjoni.

“Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg – 18 persona (përfshirë ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi – 1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim”, bëri me dije nga SPAK.

Gjyqtarja e Elbasanit porositi vrasjen e tij? Reagon Saimir Kodra: Kam denoncuar veprimet korruptive

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu ishte në listën e masave të sigurisë që lëshoi SPAK këtë të hënë.

Nga përgjimet e SPAK është bërë e ditur gjithashtu se ish-gjyqtarja është përfshirë në një në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra për të gjitha denoncimet e transmetuara.

Në emisionin “Opinion”, Saimir Kodra u shpreh se në rastin me gjyqtaren Pajtime Fetahu ka ndjekur gjithmonë rrugën institucionale. Sa i përket lidhjes së saj më krimin e organizuar në hakmarrje për Saimir Kodrën, ky i fundit shprehet se nuk ka qenë në dijeni të kësaj.

Saimir Kodra sqaroi se shtëpia e prindërve të tij nuk është djegur dhe se ai nuk ka fjetur kurrë në “Plaza” për t’i shpëtuar hakmarrjes së ish-gjyqtares.

Blendi Fevziu: Saimir, në momentin që po hyja në emision madje 10 minutat e para mora një informacion. Dikush më çon që ka qenë një konflikt mes teje dhe gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Ndërkohë që dikush më çon një informacion që me gjasë mund të jetë marrë nga dosja, nga zbardhja e “Sky Ecc”.

Saimir Kodra: E kam lexuar, e kam!

Blendi Fevziu: Por çfarë konflikti ke pasur ti me këtë gjyqtare? Si guxon një gjyqtare të përdorë krimin për t’u hakmarrë me gazetarin?!

Saimir Kodra: Asgjë më tepër se sa kam denoncuar veprimet korruptive të saj në gjykatën e Elbasanit. E kam pasur gjithçka institucionale dhe asgjë më tepër. Madje kam pasur më shumë denoncime për t’u parë personalisht me të dhe me familjen e saj, por nuk kam pranuar pasi qasja ime gazetareske ishte vetëm ajo institucionale. Por ja që jetojmë dhe në këtë vend që ka dhe kështu gjyqtarësh.

Blendi Fevziu: Po ua kanë djegur vërtet shtëpinë e prindërve?

Saimir Kodra: Jo! Nuk është e vërtetë fare kjo gjë madje nuk flija fare tek “Plaza”.

Blendi Fevziu: Për atë jam i bindur që nuk ke fjetur tek “Plaza”, por ky duket sikur i bën më shumë qejfin gjyqtares, të ka bërë personazh të vështirë për t’u kapur.

Saimir Kodra: Për t’i kërkuar më shumë favore. Mua më vjen mirë që kjo gjyqtare është atje ku duhet të jetë, që në fakt duhet të ishte prej kohësh.

Blendi Fevziu: Jo, paska qenë prej kohësh. Kjo qenka e dyta e paska një masë më përpara.

Saimir Kodra: Po, ka qenë në arrest shtëpie, unë flas për burgun. Realisht sepse po t’i kthehesh asaj që ne kemi transmetuar për të është një histori e tmerrshme se si një gjyqtare ka përfituar dhe abuzuar me vendimet e vulat, çka e di mirë dhe gjithë qyteti, por sot për fat të mirë filloi të jetojë dhe SPAK-u.

Blendi Fevziu: Saimir, ti nuk ke pasur informacion asnjë informacion të raporteve të saj me grupet kriminale në drejtimin tënd?

Saimir Kodra: Jo, absolutisht, sepse unë nuk kam pasur informacione me këto Sky ECC apo EnchroChat.

Blendi Fevziu: Si re në këtë informacion që më the e dija që të lexova?

Saimir Kodra: Në fakt që të jem shumë i sinqertë duhet të falenderoj drejtuesin e SPAK-ut zotin Altin Dumani, që pak kohë më parë më ka bërë këtë pyetje për djegien e shtëpisë së prindërve me demek, por që nuk është e vërtetë. Pra isha vënë në një farë informacioni.

Blendi Fevziu: Pra ishe pyetur për këtë çështje në momentin që kishin dalë informacionet?

Saimir Kodra: Po nëse kishte ndodh apo jo, sepse duket sikur është kryer si veprim, por në fakt nuk ka ndodhur. Ndërkohë që nuk e di, realisht më vjen keq për gjënë, për të gjithën, që të arrish në nivelin e gjyqtares Pajtime Fetahu në këto perceptime e në këto gjëra, nuk e di.

Budallenjë, Servilë dhe Epshndjellëse

Nga Namir Lapardhaja

Dy prej kategorive kryesore që i vjen më për shtat çdo pushteti për të përdorur, janë budallenjtë dhe servilët.

Të parët nuk e kuptojnë që bëhen pjesë e diçkaje që nuk është e tyre, nuk është për ta, nuk u përket, por dhe nuk e meritojnë apo arrijnë dot, ndërsa të dytët, në dallim nga të parët, janë edhe më të rrezikshëm, sepse janë në gjendje të bëjnë gjithçka për t’u konformuar me të keqen.

Në varfërinë e madhe njerëzore që po përjetojnë qytetet tona, sidomos në dy dekadat e fundit, duke u reflektuar në varfëri intelektuale, kulturore, arsimore, ekspertize, profesionale, burime njerëzore, mungesa dhe inercia e vazhdimësisë ka nxjerr në skenën e jetës qytetare ata/ato që duhet të ishin thellë në prapaskenë, por edhe atje të fshiheshin dhe të rrinin sa më larg të qe e mundur.

“Kërkova në qytet për mësuesin më të dobët, por nuk e gjeta dot. E kishin bërë drejtor arsimi!” – kështu do të shprehej shumë vite më parë një i njohur për të portretizuar aftësinë që ka politika për të përdorur kategorinë e budallenjve dhe të servilëve në shkatërrimin e hierarkisë së vlerave.

Gjendja e sotme është edhe më alarmante, ku batica e dallgëve të pushtetit të gjatë dhe të lodhur nga pesha e vet ka nxjerr në skenë personazhe për të cilat qytetit do duhej t’i vinte turp nga vetja.

Budallenjtë dhe servilët duken krejt ‘amatorë’ dhe të papërfillshëm përballë një lukunie mishi dhe formash epshndjellëse që shërbejnë për të shuar libidonë e trazuar të pushtetit. Në këmbim të shuarjes së avujve dhe dëshirave të nxehta, pushteti i promovon në poste të larta drejtuese.

Ndërsa qyteti që i di, rri e bën sehir, sepse është i pafuqishëm për të ndryshuar atë që vetë ka gatuar ndër vite.

Përballë kësaj lukunie mishi, budallenjtë nuk mund të rrinë duarkryq. Të stisur nga pushteti që promovon lart profesionin më të vjetër në botë, ata përpiqen të mos qëndrojnë poshtë, por të shndërrohen në përfaqësues të popullit nëpërmjet një platforme ‘TalljaBythësQëDuam-al’, të cilën pushteti i madh ua servir si vazhdimësi e ‘bukës dhe cirkut’.

Do pyesni ju po servilët çfarë janë duke bërë në këtë mizanskenë?

Pyetje me vend, do t’ju përgjigjesha unë!

Ndërsa janë duke përjetuar kamxhikët e padrejtësive mbi kurrizin e tyre, ata janë duke i vërtetuar përditë besnikërinë pushtetit, duke i bëre ‘share’ në rrjetet sociale çdo teshtime dhe, me nder, pordhe të tij.

Tensionet në rritje me Rusinë, Gjermani harton një listë të bunkerëve që mund të ofrojnë strehim emergjent për civilët

Gjermania po harton një listë të bunkerëve që mund të ofrojnë strehim emergjent për civilët, tha ministria e brendshme, në një kohë të tensioneve në rritje me Rusinë.

Lista do të përfshijë stacionet e trenave nëntokësore dhe parkingjet e makinave, si dhe ndërtesat shtetërore dhe pronat private, tha një zëdhënës i ministrisë, raporton The Guardian.

Do të hartohet një drejtori digjitale e bunkerëve dhe strehimoreve emergjente në mënyrë që njerëzit t’i gjejnë ato shpejt duke përdorur një aplikacion të planifikuar telefoni. Njerëzit gjithashtu do të inkurajohen të krijojnë strehimore mbrojtëse në shtëpitë e tyre duke konvertuar bodrumet dhe garazhet, tha zëdhënësi në një konferencë për shtyp.

Ai nuk pranoi të jepte një plan kohor, duke thënë se ishte një projekt i madh që do të kërkonte pak kohë, duke përfshirë Zyrën e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës ndaj Fatkeqësive dhe autoritete të tjera.

Vendi me 84 milionë banorë ka 579 bunkerë, kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore dhe epoka e Luftës së Ftohtë, të cilët mund të ofrojnë strehim për 480,000 njerëz, nga rreth 2,000 bunkerë më parë.

Zëdhënësi tha se pikat kyçe të planit u ranë dakord në një konferencë të zyrtarëve të lartë në qershor dhe një grup i posaçëm po e shqyrtonte atë.

Që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, shqetësimet janë rritur në lidhje me potencialin e Moskës për të synuar anëtarët e tjerë të NATO-s. Në tetor, shefat e inteligjencës gjermane paralajmëruan se Rusia ndoshta do të jetë në gjendje të nisë një sulm ndaj aleancës ushtarake deri në vitin 2030.

Zyrtarët gjermanë thonë se vendi tashmë po përjeton një rritje të mprehtë të aktiviteteve të spiunazhit dhe sabotimit rus. Javën e kaluar presidenti rus, Vladimir Putin, tha se konflikti në Ukrainë kishte karakteristika të një lufte “globale” dhe ai nuk përjashtoi sulmet ndaj vendeve perëndimore.

Polemika e historianit të njohur: Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002 doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ’44 figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë…

-Dokumentet e dhuruara nga ish-këshilltari ushtarak gjerman, koloneli Volfman Hofman, nuk dëshmojnë ikjen e “ushtarit të fundit gjerman nga Shqipëria, më 29 nëntor 1944”-

Ceremonia që  u organizua në shkurt të vitit 2002 ,nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, për marrjen në dorëzim të fotokopjeve të dy dokumenteve për datën e çlirimit të Shqipërisë, që koloneli Volfman Hofman, ish-këshilltar ushtarak gjerman, pranë atij dikasteri, bashkë me një letër në gjuhën shqipe të firmosur prej tij, ia dorëzoi gjeneral-majorit Pëllumb Qazimi, ishte një veprim jashtë kuadrit ligjor që zbatohet në vendin tonë, për dokumentet historike. Dokumente të tilla depozitohen nëpër arkivat shtetërorë të vendit tonë, kryesisht në Arkivin Qendror Shtetëror. Qëndrimet e mëtejshme të përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë qenë jo vetëm politike, por edhe jashtë etikës së komunikimit me median dhe studiuesit.

Vetëm njëri nga dy dokumentet e dhuruara nga koloneli V. Hofman, është nxjerrë nga Arkivi. Ai ka titullin; “Pjesë nga ditari i luftës i Komandës Supreme të Juglindjes në Zagreb (Agram), me nr. shkrese 3, faqe 673, i 30 nëntorit 1944. Për situatën në Frontin e Adriatikut” (Auszug aus dem Kriegstagebuch des Oberbefehlshaber Südost in Agram. I a – KTB nr. 3. Seite 673. Vom 30. November 1944. Zur Lage an der “Adria-Front”).

Vetë dokumenti është një lloj formulari i shtypur, i ndarë në dy kolona, të emërtuara përkatësisht: “Data, ora, vendi dhe lloji i kazermës” (Tag, Uhrzeit, Ort und Art Unterkunft) dhe “Paraqitja e ngjarjeve (Më të rëndësishmet: Vlerësimi i situatës [armiku dhe mjetet].

Koha e hyrjes dhe e daljes së informacioneve dhe të urdhrave)” (D a r s t e l l u n g d e r E r e i g n i s s e (Dabei wichtig: Beurteilung der Lage [Feind und eigene]. Eingangs und Abgangszeiten von Meldungen und Befehlen)) (foto 4, shih numrin e kaluar).

Nën titullin e kolonës së parë, që zë rreth ¼ e faqes, është shënuar me makinë shkrimi: “3011.1944, Drejtimi është Zagrebi” (30.11.1944 Führungsabteilung Agram). Kurse nën titullin e kolonës së dytë, po me makinë shkrimi, është shkruar: “Për situatën: Grupi ushtarak E” (Zur Lage: H. Gr. E).

Pas këtyre në mënyrë shumë koncize, janë dhënë ngjarjet kryesore në fillim ato të “Frontit të Lindjes”, në vijim ato të “Frontit të Adriatikut” dhe të “Egjeut”. Në to del qartë se janë përfshirë ngjarjet më të rëndësishme të të tria ditëve, 28, 29 dhe 30 nëntor, duke i veçuar ato njëra nga tjetra. Ja teksti për dy frontet e fundit:

“Adria-Front: 

Skutari geräumt. Öffnung der neuen Marschstrasse XXI. AK. nach Matesevo schreitet gegen zähen Feind nur langsam vorëärts. Bei andauernden Kämpfen im Raum Lise auflebende Gefechts-Tätigkeit an HKL S und SË Mostar.

XCI. AK. z.b.V. hat bei flüssigen Marschgeëegungen Nacht 29./30.11. Novi Pazar geräumt Feind folgt zögernd. Gren. Rgt. 47 am 30.11. früh aus Prijepolje zur Öffnung Strasse nach Brodarevo-Bijelopolje angetreten.

Ägäis:

Am 28.11. Feindanlandung im N-Teil auf Insel Piskopi, alle Angriffe in Liëadia-Bucht abgeëiesen, Feindverband gab Kampf auf und zog sich in Richtung Simi zurück”.

Përkthimi shqip:

“Fronti i Adriatikut:

Shkodra u zbraz. Hapja e rrugës së re për marshimin e Korparmatës XXI-të për në Mateshevo, për shkak të qëndresës së fortë të armikut, është vetëm e ngadaltë. Luftimet ndërkohë vijojnë pa ndërprerje në zonën e Linzës dhe rigjallërohet veprimtaria luftarake në HKL të Jugut dhe të Jugperëndimit të Mostarit.

E ndjekur me ngurrim nga armiku, Korparmata XCI, me detyrë speciale, ka braktisur Novipazarin me marshim të pandërprerë natën e 29-30 nëntorit. Regjimenti i 47, i Granatierëve, më 30 nëntor në mëngjes, është nisur nga Priepolja për hapjen e rrugës në Brodarevo-Bjelopolje.

Egjeu:

Më 28.11., trupat armike kanë desantuar në pjesën veriore të ishullit Piskop dhe u sprapsën të gjitha sulmet e tyre në gjirin e Livadias. Grupimi armik hoqi dorë nga luftimet dhe u tërhoq në drejtim të Simit”.

(Përkthimi i Ministrisë së Mbrojtjes është: “Fronti i Adriatikut: Shkodra u zbraz. Marshimi i ri përpara Korparmatës XXI-të për Mateshevo, për shkak të qëndresës së armikut, është i ngadaltë. Luftimet, ndërkohë, vijojnë në zonën me gjallërimin e veprimtarisë luftarake pranë HKL S dhe SV Mostar”).

Ky dokument është hartuar në përputhje me kornizat e një formulari dhe ka kërkesa të parapërcaktuara. Ndër to është i detyrueshëm edhe shënimi i datës, për të treguar kohën e veprimeve luftarake në terren. Prandaj data 30 nëntor e tij, tregon zhvillimin e ngjarjeve dhe jo datën kur është hartuar dokumenti. Ngjarjet e rëndësishme të ditëve të mëparshme, janë shënuar sipas datave përkatëse, të 28 dhe 29 nëntorit.

Hartimi i tij në Zagreb, padyshim është bërë disa kohë pas ngjarjeve që përmenden në të, sepse informacioni nga rajonet e largëta, si p.sh. Shqipëria, për të shkuar në Zagreb dhe, më pas, për t‘u përpunuar, përmbledhur e hedhur nëpër formularë, siç është dokumenti në fjalë, kërkonin kohë dhe nuk mund të bëheshin menjëherë.

Prandaj ato kanë edhe pasaktësi kronologjike, sepse informacionet shkonin me vonesë te komandat eprore dhe në to përfshiheshin të përmbledhura episode të ndryshme, ku të parëndësishmit, siç ishte p.sh.; largimi i qetë i praparojës së ushtrisë gjermane nga Shkodra, përfshiheshin në datat e episodeve luftarake të rëndësishme.

Dokumenti tjetër ka të dhëna më të hollësishme, prandaj me të drejtë është marrë si më i rëndësishmi nga koloneli V. Hofman, i cili e ka shënuar me një shigjetë pjesën e tij për Shqipërinë (foto 5). Këtë dokument, ai e ka marrë nga vëllimi “Ditari sekret i Komandës së Wehrmacht-it në Luftën e Dytë Botërore, 1939-1945, Vëllimi 11, 01.09 – 31.12.1944” (Die Geheimen Tagesberichte der Deutschen Wehrmachtsführung im Zweiten Weltkrieg 1939-1945, Band 11, 01.09 – 31.12.1944, Osnabrück, 1984), të botuar nga Kurt Mehner në vitin, në Osnabrück të Gjermanisë.

Titulli i dokumentit është: “Informacionet ditore nga 30 nëntori 1944” (Tagesmeldungen vom 30. November 1944). Dokumenti është hartuar shumë i përmbledhur në formë ditari, nga Komanda e Wehrmacht-it në Berlin, sipas informacioneve që i kanë ardhur nga komandat ushtarake vartëse, që vepronin në fronte të ndryshme të luftës.

Rrjedhimisht ai është hartuar shumë kohë pas datës 30 nëntor 1944 dhe në të janë pasqyruar ngjarjet kryesore të kësaj date, si dhe, po ashtu si dokumenti i dhënë më parë, edhe ato të datave 28 e 29 nëntor, të cilat dallohen qartë në faksimilen e dokumentit. Prandaj edhe pjesët përkatëse, nuk po i japim të transkriptuara e të përkthyera. Ja teksti gjermanisht i pjesës së dokumentit për Shqipërinë dhe rajonin pranë saj:

“LXXXXI A. K. z.b.V.: Novipazar ohne ëesentlichen Feinddruck geräumt. Auf Plevlja angesetzte Rgt.-Gruppe 22. I. D. gegenüber zähem Widerstand Jabuka-Pass genommen.

Adria-Front: XXI. Geb. A. K.: Skutari geräumt. Nachhuten im Absetzen in Aufnahmestellung an Nordostausläufen Skutari-See. Ëiederholt gegen Westteil Brückenkopf Bioce geführte Bandenangriffe abgeëiesen. Zum Angriff aus Brückenkopf angetretene Rgt.-Gruppe gegen Ëiderstand nach Überëindung grösserer Geländeschëierigkeiten Raum um Klopot (8 km. nordnordostwärts Bioce) gewonnen”.

Përkthimi shqip:

Korparmata LXXXXI, me detyrë speciale: Novipazari është zbrazur pa kundërveprim të rëndësishëm të armikut. Grupi i regjimentit 22. I. D., që do të shkonte në Plevlja, ka marrë qafën e Jabukës duke pasur qëndresë të fortë.

Fronti i Adriatikut: Zona e Korparmatës XXI: Shkodra është zbrazur. Praparoja, duke u tërhequr, ka zënë vend në skajin verilindor të liqenit të Shkodrës. Disa herë janë kthyer mbrapsht sulme bandash, që ishin drejtuar kundër pjesës perëndimore të pikës mbështetëse Bioce. Grupi i regjimentit, që ishte përqendruar për sulm nga pika mbështetëse, ka marrë zonën rreth Klopotit (8 km. në veri-lindje të Bioces) duke u ndeshur me qëndresën e madhe dhe me vështirësitë e terrenit”.

(Përkthimi i Ministrisë së Mbrojtjes është: “Fronti i Adriatikut: Korparmata XXI malore, zbrazi Shkodrën. Praparoja tërhiqet në pozicion pritjeje në bregun veri-lindor të liqenit të Shkodrës. Në mënyrë të përsëritur nga perëndimi, ka zmbrapsur sulmet e zhvilluara nga bandit, kundër krye urës Bioçe. Grup-regjimenti, që sulmon nga kryeura kundër rezistencës, mbasi ka mposhtur vështirësi të terrenit, ka fituar Kllopotin (8 km. në verilindje të Bioçes)”.

Ky dokument i Komandës së Ushtrisë gjermane, i hartuar në Berlin, ashtu siç ka të emërtuar edhe titullin e tij, flet për ngjarjet e 30 nëntorit dhe, siç e tregon faksimilja e tij, në te janë veçuar ngjarjet e rëndësishme të datave 28 dhe 29 nëntor. Që në dokument janë rrëfyer ngjarjet e 30 nëntorit, e dëshmon edhe përmendja në të e largimit të gjermanëve nga Novipazari.

Sipas librit “Kronologjia e Luftës Çlirimtare të Popujve të Jugosllavisë” (Hronologija Oslobodilaèke Borbe Naroda Jugoslavije 1941-1945), të botuar nga Instituti Ushtarak i Beogradit më 1964, Novipazari është çliruar më 30 nëntor (f. 1020, foto 6).

Prandaj janë të gabuara deklarimet e ish-këshilltarit ushtarak gjerman, kolonelit V. Hofman, se; “Korpusi XXI alpin …lëshoi më 29.11.1944 qytetin e fundit të madh të Shqipërisë, Shkodrën. Prandaj kjo datë, mund të quhet fundi i pushtimit të Shqipërisë”.

Këto deklarime të kolonelit V. Hofman, mund të shpjegohen prej lokalizimit të gabuar që, me “ndihmën” e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, duhet t`i ketë bërë rajonit të Klopotit (që gjendet në veri-lindje të Podgoricës), duke e ngatërruar me Koplikun. Prandaj ai ka shkruar “qytetin e fundit të madh të Shqipërisë, Shkodrën”, duke nënkuptuar se Kopliku, ishte një qendër e vogël banimi dhe rrjedhimisht i parëndësishëm, për të shënuar e përkujtuar datën e çlirimit të tij.

Gjithashtu mund të vihet një hije dyshimi, për saktësinë e përkthimit shqip të letrës dhe të intervistës së kolonelit V. Hofman, po të nisemi, siç është treguar më sipër, nga pasaktësia e përkthimit shqip, që Ministria e Mbrojtjes u ka bërë dy dokumenteve të dhuruara prej tij.

Në përfundim të këtij shkrimi, theksojmë se, në kundërshtim me statusin e saj, si institucion i depolitizuar, Ministria e Mbrojtjes në këtë rast, hyri në lojën e atyre që, për qëllime politike, i manipulojnë dokumentet për të shtrembëruar të vërtetën historike.

Përfundimi se; “Shkodra është çliruar më 28 nëntor 1944”, të cilin e ka dhënë Komisioni i Posaçëm, që u ngrit në vitin 1993, me porosi të presidentit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, nuk është kundërshtuar nga asnjë institucion shkencor, ose komision studiuesish.

Deri tani kanë dalë kundër tij, vetëm individë të veçantë, të cilët apriori e kanë kundërshtuar politikisht përfundimin e Komisionit të Posaçëm, për datën e çlirimit të Shqipërisë dhe jo shkencërisht, mbi bazën e të dhënave tërësore të burimeve historike dhe të shqyrtimit të përmbajtjes së tyre.

Për të vërtetën historike, se Shqipëria është çliruar më 28 nëntor të vitit 1944, po jap edhe një të dhënë tjetër burimore, që lidhet me vetë Ministrinë e Mbrojtjes dhe që unë nuk e kam paraqitur në librin; “28 nëntor 1944, Dita e Çlirimit të Shqipërisë”. Kjo e dhënë, është ‘Medalja e Çlirimit’.

Në një vendim të Qeverisë, për ‘Medaljen e Çlirimit’, është shënuar se; ‘Medaljen e Çlirimit’, e meritonin ata persona që kanë qenë në radhët e formacioneve partizane, deri më 28 nëntor të vitit 1944. Në zbatim të këtij vendimi, Ministria e Luftës dhe e Mbrojtjes Kombëtare, më 23 nëntor 1945, nxori qarkoren përkatëse (për ekzistencën e saj pati mirësinë të më njoftonte z. Albert Kotini, i cili më dhuroi edhe një fotokopje të këtij dokumenti), ku është shkruar: “Medaljen e çlirimit e marrin: a)

Të gjithë ata që deri më datë 28 Nëntor 1944 [nënvizimi i K.B.] ishin nën armë nër [ndër, K.B.] reparte operuese, nër reparte të prapavijave, ose nër Komanda dhe ente ushtarake. b) Të gjithë ata që kanë qenë nër reparte operuese të prapavijave, ose nër Komanda dhe ente ushtarake, por që para datës 28 Nëntor, janë larguar nga ushtria me një urdhër epror (kalim në lirim, në Pushtet ose çmobilizim t`urdhëruar nga Komanda e Përgjithshme)” (foto 7).

Kurse certifikata e ‘Medaljes së Çlirimit’, që është lëshuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe që e kanë marrë shumë veteranë, ka këtë motivacion: “Ka marrë pjesë në rreshtat e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare dhe me armë në dorë, ka luftuar kundra okupatorit dhe tradhtarëve, deri në çlirimin e plotë t` Atdheut [nënvizimi i K. B.] dhe të Popullit Shqiptar” (foto 8).

Kështu që edhe në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt të vitit 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit të vendit tonë, 28 nëntori i vitit 1944, është quajtur si datë e çlirimit të Shqipërisë. Memorie.al

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit të njohur

SPAK doli me njoftim zyrtar për megaoperacionin e zhvilluar këtë të hënë. Pas hetimit të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Prapaskena sjellë emrat e 21 personave, të cilët janë Marjus Lulaj (alias Suel Çela), Mario Çela, Xhino Roka, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Sergej Hasanpapaj, Bruno Hazizolli, Ledio Zabeli, Marsel Roka, Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), Preke Kodra, Fuad Verzivolli, Metin Mehja, Renato Hasani, Skender Sufaj, Pajtime Fetah, Dedan Gjoni, Marsel Shega (alias Bujar Shega), Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa), Blerina Beqiri, E. Q dhe A. H.

Sipas dosjes, ish gjyqtarja e arrestuar Pajtime Fetah ka porositur bandat e Elbasanit për të goditur dhe eliminuar fizikisht drejtuesin e Emisionit Stop, gazetarin Saimir Kodra, i cili ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin e organizuar si dhe vendimet e saj korruptive.

Një nga figurat e krimit i ka vendosur gjyqtares në dispozicion një telefon SkyEcc, e cila përmes këtij telefoni ka komunikuar me personazhe të tjerë të krimit, duke porositur goditjen e gazetarit Kodra.

Për të realizuar aktin krimin, gjyqtarja ka angazhuar Endri dhe Klejdi Çopja, anëtarë të bandës Çopja në Elbasan.

Krimi nuk është realizuar pasi grupi kriminal nuk e kanë gjetur dot Saimir Kodrën. Krahas hakmarrjes ndaj Saimir Kodrës, gjyqtarja Fetahu dyshohet se ka urdhëruar edhe goditjen e një avokati të njohur, mik i gazetarit investigativ Saimir Kodra, drejtues i emisionit Stop.

Ka dyshime të forta se banda Çopja ka marrë porosi edhe për dhunimin barbar të gazetarit Gjergj Zefi.

Është hera e parë që një njeri i drejtësisë angazhon krimin e organizuar për të goditur gazetarët. Një akt i tillë nuk është dëgjuar as në Meksikë apo Kolumbi.

Mori tufat me euro e një monedhë floriri për mbesën, si Çopjat korruptuan gjyqtaren Pajtime Fetahu

Hetimet e SPAK për grupin kriminal Çopja, në një dosje të mëparshme, zbuluan edhe lidhjet e bandës në sistemin e drejtësisë. Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu akuzohet se mori rryshfet 11 mijë euro dhe një monedhë floriri. Kërkoi nga grupi kriminal t’i blihej dhe një celular.

Krahas penetrimit në rradhët e policisë, grupi kriminal Çopja kishin të besuarit e tyre edhe në rradhët e sistemit të drejtësisë.

Sipas hetimeve të SPAK dhe komunikimeve të zbardhura në aplikacionin SKY ECC, mesohet ka rezultuar se funksionarja e drejtësisë, e cila dha dorëheqjen nga detyra në prag të vetingut, ka mbajtur kontakte me anëtarët e grupit Çopja përmes shtetasit Arzen Mama me të cilin gjyqtarja ka patur lidhje miqësore.

Në biseda anëtarët e grupit Çopja i referohen gjyqtares me nofkën “komshija”. Këto njohje, Arzen Mama i ka shfrytëzuar, për të marrë prej ish gjyqtares Pajtime Fetahu, të dhëna e informacione lidhur me dosjet që ajo ka patur në hetim e gjykim ku si rezultat të hetuarit Qosja dhe Mama, i kanë dhënë shtetases Pajtime Fetahu, përfitime të parregullta.

Krahas informacionit që i ka përcjellë grupit Çopja për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për kundërshtarin e tyre Erion Alibej më 18 shtator të vitit 2020 para se të ekzekutohej vendimi, gjyqtares i është kërkuar nga shtetasi Mikael Qosja nëpërmjet shtetasit Arzen Mama që ajo të ndikojë dhe të ndihmojë në lehtësimin e pozitës proceduriale të anëtarëve të grupit Çopja konkretisht shtetasve Ervis Daka dhe Altin Kamami.

Sipas SPAK është evidentuar në të paktën dy raste gjyqtarja Fetahu ka marrë nga shtetasi Mikael Kamami (Qosja) nëpërmjet shtetasit Arzen Mama shuma monetare si përfitim i padrejtë, 10.000 Euro, 1.000 Euro dhe një monedhe floriri si dhuratë për mbesën e porsalindur.

Gjyqtarja kërceu në lokalin e Suel Çelës

Në vitin 2021, Pajtime Fetahu u shfaq duke kërcyer në lokalin e Suel Çelës, një personazh me dosje, i botës së krimit, subjekt i OFL dhe i drejtësisë.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu, siç duket në një video, hedh valle në një nga strofullat më të mëdha të krimit në Elbasan, pikërisht në lokalin e Suel Çelës, të cilin gjyqtarja e ka gjykuar më parë.

Në 22 janar të vitit 2008, Pajtime Fetahu ka marrë pjesë në mbylljen e një dosje me të pandehur pikërisht Suel Çelën, i akuzuar nga prokuroria për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Duke dhunuar hapur kodin e etikës dhe në shkelje të ligjit për statusin e magjistratit, gjyqtarja Pajtime Fetahu shkon dhe kërcen në lokalin e personit që e ka gjykuar.

Ka dyshime të forta se edhe lokali ku kërcen gjyqtarja Fetahu është ngritur me paratë drogës, pasi Suel Çela ka qenë subjekt i OFL. Çela doli edhe në rrëfimet e Nuredin Dumanit në skemat e vrasjes së kundërshtarëve me pagesë./Prapaskena

“Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet”- Banka Botërore: Është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë

Grupi i Bankës Botërore publikoi Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku për Shqipërinë theksohet se ajo është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë.

Sipas Raportit, për këtë arsye Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur në mënyrë sa më efektive qytetarët dhe pronat nga rreziku në rritje i përballjes me përmbytjet, zjarret në pyje, tërmetet dhe rrëshqitjet e dheut.

Raporti i Grupit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin vlerëson se “Shqipëria ka potencialin për të rritur qëndrueshmërinë e saj ndaj ndryshimeve klimatike” dhe për të shfrytëzuar mundësitë e reja ekonomike përmes investimeve dhe politikave strategjike, por “në mungesë të masave proaktive, dëmet ekonomike të lidhura me klimën mund të arrijnë në 7 për qind Prodhimit të Brendshëm Bruto së saj”.

Rreth 95 për qind e bashkive shqiptare janë prekur dy dekadat e fundit nga këto fatkeqësi natyrore dhe klimatike, të cilat janë shpeshtuar dhe ashpërsuar, theksohet në Raport, të tilla si tërmeti në nëntor 2019, që ishte më i forti në 30 vjet.

Po ashtu, energjia dhe bujqësia janë ndikuar ndjeshëm nga rreziqet klimatike për shkak të ndryshimit të ritmit të rreshjeve, çka sjell thatërsira me humbje të korrjeve në bujqsi dhe përgjysmim të prodhimit të energjisë elektrike, përmbytje, me humbje të mëdha në bujqësi dhe blegtori, thuhet në studim.

Sipas raportit, investimet në përshtatjen klimatike janë mëse të domosdoshme dhe mund të mbështesin zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, ku nga investimet tek përshtatja klimatike mund të përfitohet 10 herë më shumë prej uljes së humbjeve, prej përfitimeve sociale e mjedisore dhe mundësive ekonomike më të shtuara.

Ekspertët e Grupit vlerësuan se me aspiratën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në uljen e varfërisë dhe në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me BE-në, duke u renditur mes vendeve me të ardhura të mesme e të larta.

Varfëria energjetike mbetet shqetësim dhe, sipas Raportit, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë i përballon me vështirësi shpenzimet e energjisë.

Shqipëria mbështetet në energjinë e rinovueshme të hidrocentraleve, pohojnë ekspertët në studim, por ajo përballet me sfida në menaxhimin e burimeve të veta ujore për bujqësinë dhe për prodhimin e energjisë, sidomos pas përmbytjeve dhe thatësirave, që sollën ndryshimet klimatike.

Shqipëria po redukton varësinë nga burimet hidrike duke zgjeruar tregtinë rajonale të energjisë, veçanërisht me Kosovën, për të rritur sigurinë e saj energjitike dhe për të sjellë më shumë burime të rinovueshme, vlerëson Raporti.

Investimet, sipas ekspertëve, pritet të diversifikojnë sistemin energjetik, të përmirësojnë efikasitetin, duhet të reduktojnë varësinë nga importet, si dhe të elektrifikojnë transportin dhe sistemin e ngrohjes.

Raporti përshkruan edhe një udhërrëfyes të masave të nevojshme për kalimin e Shqipërisë drejt një modeli rritjeje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës.

Udhërrëfyesi për Shqipërinë e qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës, i përfshirë në Raport, propozon investime të shpejta për zbutjen e ndikimit të katastrofave, zhvendosjen drejt energjisë së rinovueshme për dekarbonizimin afatgjatë, reforma në financat publike për të mbështetur nismat mbi klimën dhe nxitur investimet private, si dhe përmirësimin e kuadrit rregullator për të nxitur efikasitetin dhe inovacionin.

Grupi i Bankës Botërore pohoi se po punon me autoritetet shqiptare duke mbështetur projekte për ndërtimin e infrastrukturës së qëndrueshme, përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë “shuplakë” bankave që operojnë në Rusi, lë në fuqi kufizimet ndaj “sponsorëve të luftës”!

Gjykata e Drejtësisë e BE-së u ka dhënë një goditje të fortë bankave evropiane që vijojnë të operojnë në Rusi. UniCredit dhe Raiffeisen Bank International vijojnë aktivitetin në Rusi, duke u mundësuar vendasve të bëjnë transferta me shtetet e tjera, ndonëse janë nën sanksione.

Banka Qendrore Europiane u ka vendosur të dyjave të njëjtat kufizime. BQE u ka kërkuar që të largohen nga Rusia si dhe të rrisin kapitalin rezervë.

Por e para që e ka kundërshtuar ishte UniCredit, e cila ka bërë një ankesë në Bankën Europiane. Banka paraqiti një kërkesë kundër BQE-së katër muaj më parë, më 29 qershor 2024. Në të, UniCredit po përpiqej të sfidonte të drejtën e rregullatorit evropian për të kufizuar aktivitetet e saj në Rusi. Kompania argumentonte se veprimet e BQE-së shkelin të drejtat e pronës, lirinë e të bërit biznes dhe tejkalojnë fushëveprimin e kompetencave të rregullatorit. Në veçanti, banka kërkonte anulimin e rezolutës së Bankës Qendrore Evropiane të datës 22 prill 2024, e cila e ndalon bankën të lëshojë ose të japë kredi në Federatën Ruse si dhe të tërheqë depozita nga klientët rusë. Sipas këtij urdhri, nga 1 shtatori, banka duhej të ndalonte edhe shërbimin e transfertave nga klientët rusë në euro, dollarë, paund sterlina, juan dhe disa monedha të tjera.

UniCredit i kërkoi gjykatës të pezullojë ekzekutimin e këtij urdhri dhe të heqë kufizimet për aktivitetin në Federatën Ruse derisa të merret një vendim mbi themelin.

Por portali rus “Frank media”, shkruan se sipas vendimit të publikuar, gjykata e BE-së refuzoi kërkesën e bankës për pezullimin e urdhrit për disa arsye. Midis tyre, në veçanti:

Pamundësia për t’u mbështetur në legjislacionin rus: Unicredit, sipas gjykatës, nuk mund të mbështetet në ligjet ruse për të shmangur detyrimet e përcaktuara nga ligji i BE-së;

Mungesa e masave alternative: banka nuk propozoi masa më të buta që mund të zbatonte BQE.

Në fillim të majit 2024, Bloomberg raportoi se grupi bankar italian UniCredit ka ketë qenë ndër bankat që kanë marrë një letër nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) që i kërkonte të reduktonte operacionet në Rusi. Në prill, Raiffeisen Bank International (RBI) mori një letër të tillë. “Çdo bankë në Evropë që është në çfarëdo mënyre e lidhur me Rusinë ka shumë të ngjarë të ketë marrë një letër nga BQE”, tha Andrea Orcel për agjencinë në atë kohë.

Me vendimin e tanishëm, Banka e BE duket se i ka prerë shpresat dhe “Raiffeisen Bank”. Edhe kjo e fundit është një të njëjtën situatë me UniCredit dhe nuk shpëton dot nga masat nëse nuk i jep fund aktiviteti në Rusi.

E kërkojnë të mëdhenjtë e Serisë A, trajneri i Empolit: Flasim pak për Ismajlin se rrezikojmë që të…

Ardian Ismajli vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Empolit dhe me paraqitjet e tij është kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkaton e futbollistëve. Elozhet për të nuk kanë fund, ndërsa vetë trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa, ka theksuar se në klub preferojnë të flasin pak për futbollistin.

Arsyeja nuk është se nuk e vlerësojnë, përkudnrazi, pasi i kanë besuar edhe shiritin e kapitenit në këto ndeshje. Në klub i frikësohen faktit se sa më shumë që flitet për mbrojtësin shqiptar, aq më shumë rriten shanset që ai të largohet që në janar, pa pritur verën kur i mbaron kontrata.

“Ne vazhdojmë të flasim pak për Ismajlin, pasi ekziston rreziku që të mos e gjejmë mes nesh në janar”, tha ai, duke lënë të kuptohet se të gjithë zërat për interesimin e klubeve të mëdha të Serisë A për mbrojtësin nuk ishin të kota.

Ju janë mpirë gjymtyrët? Ja çfarë mund të thotë kjo për shëndetin tuaj

Mpirja është ndjenja kur vështirë se mund të ndjeni diçka në një pjesë të trupit tuaj. Shumë herë ne e përshkruajmë këtë ndjesi si shpimi gjilpërash në lëkurë, shpesh në duar ose këmbë.

Cilat janë shkaqet e mpirjes në ekstremitete?

Presioni:
Këpucët e ngushta ose qëndrimi ulur në këmbë mund të shkaktojnë mpirje ose ‘gjilpëra’. Problemi largohet kur presioni ulet.

Nervat e bllokuara:
Një sëmundje e diskut ose problem i shpinës mund të ushtrojë presion mbi një nerv që fillon në shtyllën kurrizore, shkon poshtë këmbës dhe deri te gishtat e këmbëve. Një nerv i bllokuar në qafë mund të shkaktojë gjithashtu mpirje ose “gjilpëra” kudo nga qafa deri te duart dhe gishtat.

Diabeti: Diabeti mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut që furnizojnë nervat në gishtat e duarve dhe këmbëve.

Alkooli: Pirja e tepërt e alkoolit mund të dëmtojë nervat.

Mungesa e vitaminës:
Mungesa e vitaminës B12 është e zakonshme tek njerëzit shumë të moshuar, vegjetarianët dhe njerëzit me anemi pernicioze. Mungesa e vitaminës B12 shkakton anemi dhe dëmtime nervore.