26.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

“Kush del i fundit, le t’i ndalë dritat”/ Kërkesat për azil rriten pas liberalizimit të vizave

“Kush del i fundit, le t’i ndalë dritat”…

Komente si ky kishin shoqëruar lajmin se kosovarët do të mund të udhëtonin pa viza nëpër vendet e zonës Schengen nga 1 janari i këtij viti.

Që nga muaji prill i vitit të kaluar, kur u dha ky lajm, liberalizimi i vizave ishte parë me shqetësim nga organizatat joqeveritare në Kosovë, të cilat brengoseshin se “ikja e trurit” mund të përkeqësohej.

Instituti për Studime të Avancuara, GAP, raportonte se gati 30 për qind e qytetarëve të Kosovës planifikonin të emigronin nga vendi pas liberalizimit të vizave.

Edhe pse problemet në tregun e punës, shkaku i emigrimit, nuk janë rritur aq sa është paralajmëruar nga shumë OJQ, të dhënat e Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat, tregojnë se ka pasur një rritje të numrit të aplikimeve për azil në BE.

Nga janari deri në korrik të këtij viti, mesatarisht mbi 550 kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e Evropës çdo muaj.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja në gjashtë vjetët e kaluar.

Më shumë kërkesa për azil ka pasur vetëm në vitet 2015/2016 kur dhjetëra mijëra kosovarë kanë emigruar drejt BE-së përmes rrugëve ilegale të Hungarisë.

Vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti janë bërë gjithsej 3.950 kërkesa për azil – dukshëm më shumë sesa gjatë tërë vitit në katër vjetët paraprakë.

Numri më i lartë i kërkesave për azil këtë vit u regjistrua në maj, kur u bënë gjithsej 765 kërkesa. Pjesa më e madhe e tyre ishin bërë në Francë.

Franca ka qenë destinacion kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në BE qysh nga viti 2018, kur për herë të parë zuri vendin e Gjermanisë si destinacion kryesor.

Gjermaninë e kanë synuar shumë kosovarë në vitet e fundit, për shkak të procedurave të lehtësuara për punësim. Por, pasi procedurat lejojnë marrjen e vizës së punës përmes një shorti, në kërkesat për azil nuk përfshihen këta persona.

Meqenëse Gjermania nuk e lejon nënshtetësinë e dyfishtë – përveç në disa raste – ajo mbetet vendi kryesor për të cilin kosovarët heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës.

Por, të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tregojnë se numri i kërkesave për lirim nga shtetësia, ka qenë në rënie përgjatë vitit 2024.

Ndërsa kërkesat për lirim nga shtetësia e Kosovës ishin në rënie, numri i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u rrit dukshëm.

Me oferta të shumta nga agjenci turistike dhe pa nevojën për të aplikuar për vizë, shumë kosovarë e shfrytëzuan mundësinë e udhëtimit në zonën Schengen, e cila përbëhet prej 29 vendesh evropiane.

Numri i udhëtarëve përmes transportit ajror në Kosovë është rritur në krahasim me vitin e kaluar, por trendi i rritjes ka nisur edhe në vitet paraprake.

Oganizata të ndryshme joqeveritare dhe institucione shtetërore, në disa raste, kanë theksuar nevojën që kosovarët t’i respektojnë kushtet e udhëtimit pa viza.

Liberalizimi mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera.

Në të kundërtën, Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave. Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime.

Janë katër skenarë ku Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:

Deri më tani, BE-ja nuk ka shprehur shqetësim për rritje të migrimit apo kërkesave për azil nga Kosova, e as organizatat që përfaqësojnë bizneset nga Kosova nuk kanë shprehur shqetësim se punëtorët po ikin në mënyrë masive./REL

“Nuk ka mosbindje civile, është teatër”/ Mërtiri: Komisioni për Sterilizimin është nul, produkt i marrëveshjes Rama-Berisha

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi aktualitetin politik në vend.

Mërtiri tha se në vendin tonë nuk ka mosbindje civile. Ai u shpreh se Komisioni për Sterilizimin, që po merr në pyetje ish-ministrin Ilir Beqajn është nul, pasi nuk do të ketë produkt. Sipas Mërtirit, Komisioni për Sterilizimin është produkt i marrëveshjes mes Ramës dhe Berishës.

Komisioni për Sterilizimin nuk ka çfarë të nxjerrë. Ky Komision është nul, pasi këtë çështje po e heton SPAK, që është institucion më serioz. Këta në atë Komision po pyesin Ilir Beqajn, që e ka arrestuar SPAK. E gjitha bëhet për zhurmë. Komisioni ishte produkt i marrëveshjes Berisha-Rama, e gjitha kjo është pjesë e spektaklit. Për mua, opozita nuk duhet të kishte dalë nga parlamenti. Opozita bën sikur zihet dhe të krijohet ideja sikur këtu po ndodh gjëma. Nuk ka mosbindje civile, është lojë, është teatër. Mosbindja civile nuk është e dhunshme dhe nuk e bën partia opozitare, por e bën populli. Që të bësh mosbindje civile, duhet që të kesh popullin me vete, duhet që njerëzit mos shkojnë në punë dhe qeveria të ulet në tryezë për marrëveshje. Kjo “mosbindja civile” i ka shërbyer Ramës. Qytetarët kanë halle të tjera e jo hallin e Sali Berishës. Kur opozita del në rrugë, ju krijon probleme me vonesa qytetarëve. PD duhet të kishte prodhuar figura të reja, program të ri. Kjo është qeveria më e keqe që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, por populli nuk e mbështet opozitën, sepse oligarkët i kanë njësoj”, tha Mërtiri.

Më tej, Mërtiri deklaroi se SPAK është shpresa e vetme që ka sot Shqipëria. Sipas Mërtirit, edhe PD e sotme nuk frymëzon, pasi nuk ka fytyra të reja dhe program të ri.

Nuk besoj se PD do të ketë sukses me emigrantët, duke mos pasur votën e tyre. Këtu nuk vidhet çdo votë, por vidhet aq sa për të fituar, kur rezultati është i ngushtë. Rama prsh mund të vjedhë 10 përqind të votave, por jo gjitha votat. Jam dakord me shumë kritika që bën opozita për Ramën. Por, opozita nuk krijon dot ‘valë të madhe përmbytëse’. Opozita duhet të reformohet që të ketë sukses. Opozita po mban militantët rreth vetes. Zgjedhjet do të tregojnë një lloj drame, ku qytetarët nuk do dinë ku ta çojnë votën. Sistemi nuk lejon që të lindë diçka e re. Një pjesë e votës së opozitës do thyhet. Sali Berisha po copëton opozitën, por edhe po demoralizon qytetarët opozitarë të votojnë. Në këtë mënyrë, Rama do marrë vota. E vetmja e mirë e këtij vendi është SPAK. Unë mendoj që steka e SPAK mund të shkojë deri tek Rama”, deklaroi Mërtiri.

Të dhënat e tetorit 2024/ Berisha akuzoi TV-të Kombëtarë për censurë, por PD e tij ka “pjesën e luanit” me minutazh!

Një natë më parë nga Ballkoni Sali Berisha u ankua se televizionet po e censurojnë.

Ai ka sulmuar në sërë  mediash si TVSH, TOP Channel, Vizion+ dhe KLAN-in.

Por sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që u përpoq Berisha të prezantonte.

Partia Demokratike e Berishës kryeson me përqindjen më të lartë të minutazhit që kanë partitë politike në subjektet audiovizive, për muajin Tetor 2024.

Në televizionin Vizion Plus PD kryeson bindshëm nga partitë e tjera me 102.1 minuta e përkthyer ndryshe 68.77%. Duke lënë pas kështu PS me 14.49% dhe PL me 11.10%.

Në Top channel sa i përket minutazhit televiziv sërish është PD ajo e cila kryeson me 72.32 minuta ose ndryshe 67.19%.

Edhe në RTSH, PD ka 45.38 minuta apo 55.99% të kohës televizive, ndjekur nga PS me 26.45% dhe PL me 12.25%.

Tek KLAN TV, PD kryeson me 50.85 minuta ose ndryshe me 73.97%. Një hendek i thellë me partitë e tjera ku PS është me 11.45% dhe PL 11.06%.

Edhe tek Radio Tirana është PD ajo e cila kryeson me 23.92 minuta, e përkthyer në 53.19%. Duke lënë pas kështu PS me 24.02%, PL me 19.12%.

Tek Top Albania Radio sërish PD kryeson me 22.78 minuta apo 72.46%.

Edhe tek Club FM PD kryeson me 5.28 minuta apo 75.43%.

Siç vihet re në të gjitha të dhënat e publikuara nga AMA, edhe pse Berisha nje ditë më parë sulmoi mediat, faktet tregojnë të kundërtën.

PD e tij kryeson duke patur minutazhin më të lartë në të gjitha subjektet audiovizive./alfapress.al

Nuk ka të bëjë me ushqimin! Tre zakonet që kontribuojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak

Ushqimet me indeks të lartë glicemik rrisin shpejt sheqerin në gjak. Por, përveç ushqimit, disa zakone që i praktikojmë çdo ditë mund të kontribuojnë në kërcime të papritura të sheqerit në gjak.

Ja cilat janë gabimet që bëjnë shumica e njerëzve çdo ditë që mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak.

Mungesa e gjumit

Mungesa e gjumit të mjaftueshëm mund të rrisë sheqerin në gjak, duke ndërhyrë në aftësinë e trupit për të rregulluar në mënyrë efektive glukozën. Mungesa e gjumit zvogëlon ndjeshmërinë ndaj insulinës, gjë që e bën më të vështirë për qelizat t’i përgjigjen insulinës, duke rezultuar në nivele më të larta të sheqerit në gjak.

Anashkalimi i vakteve

Kur kaloni një vakt, sheqeri në gjak fillimisht mund të bjerë dhe trupi më pas lëshon glukozë për të kompensuar deficitin. Kjo shpesh shkakton lirimin e hormoneve të stresit, si kortizoli, i cili mund të çojë në një rritje të sheqerit në gjak .

Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm

Kur nuk jemi aktivë, glukoza qëndron më gjatë në gjak, gjë që rrit nivelin e sheqerit. Ushtrimi i rregullt rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke i lejuar qelizat të përgjigjen më mirë ndaj insulinës.

Do të mbahet mend gjithmonë për golin në Portugali, Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

Bekim Balaj është tërhequr zyrtarisht nga Kombëtarja e Shqipërisë në moshën 33-vjeçare. Sulmuesi shkodran ia ka komunikuar vendimin FSHF-së dhe Silvinjos.

Gjatë karrierës së tij pati 48 paraqitje me Kombëtaren ku do t’i mbahet mend gjithmonë goli i fitores 1 me 0 në Portugali, i cili dhe i hapi rrugë kualifikimit në Euro 2016.

Njoftimi i FSHF-së:

“Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi kuqezi, i cili aktivizohet në kampionatin “Abissnet Superiore” me Vllazninë, i ka komunikuar vendimin e tij trajnerit Silvinjo, stafit teknik dhe Federatës së Futbollit.

Gjatë karrierës së tij me Kombëtaren kuqezi, Bekim Balaj, u aktivizua në 48 ndeshje, duke shënuar 9 gola. I pari është edhe më i veçanti, pasi realizimi ndaj Porugalisë dhe fitorja historike e Shqipërisë me golin e Bekim Balajt në “Estádio Municipal de Aveiro” bëri krenar të gjithë shqiptarët kudo në botë, duke i hapur rrugën kualifikimit të parë historik të Kombëtares në Europianin “Francë 2016”. Gjithashtu, Balaj ishte pjesë e Kombëtares në atë Europian ku u aktivizua në fitoren ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0.

Federata e Futbollit falënderon sulmuesin Bekim Balaj, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi, i cili ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar dhe i uron sa më shumë suksese në të ardhmen”.

Antony Blinken në Bruksel: Administrata e Biden do të forcojë mbështetjen për Ukrainën deri sa Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, siguroi NATO-n se administrata e presidentit Joe Biden do të forcojë mbështetjen për Ukrainën në muajt para kthimit të zotit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe do të përpiqet të forcojë aleancën gjatë kësaj kohe.

Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Bruksel, sekretari Blinken tha gjithashtu se përfshirja e trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj në Ukrainë “kërkon dhe do të marrë një përgjigje të vendosur”.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili ka vënë në pikëpyetje mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, thotë se do t’i japë fund shpejt luftës së Rusisë pa thënë se si do të bëjë këtë, duke ngritur shqetësime midis aleatëve të SHBA-së se ai mund të përpiqet të detyrojë Kievin të pranojë paqen sipas kushteve të Moskës. Presidenti Biden largohet nga detyra më 20 janar.

Sekretari Blinken tha pas takimit me zotin Rutte në selinë e aleancës se është diskutuar mbështetja për Ukrainën, ku forcat ruse kanë shënuar përparime në linjat e frontit lindor dhe punën që NATO-ja duhet të bëjë për të forcuar industrinë e saj të mbrojtjes.

Administrata në largim e Shteteve të Bashkuara do të “vazhdojë të mbështesë gjithçka që po bëjmë për Ukrainën” për të siguruar që ajo mund të luftojë në mënyrë efektive vitin e ardhshëm, ose të negociojë paqen me Rusinë nga një pozicion i fortë, tha ai.

Presidenti Biden do të “shfrytëzojë çdo ditë për të vazhduar të bëjë atë që kemi bërë këto katër vitet e fundit, që është forcimi i kësaj aleance”, tha sekretari Blinken, duke shtuar se zyrtarët e presidentit Biden po punojnë për të ofruar të gjithë ndihmën e miratuar nga Kongresi për Ukrainën përpara largimit nga detyra.

Duke folur për vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi, sekretari Blinken u tha gazetarëve se marrëdhënia e Moskës me Phenianin ishte një “rrugë me dy drejtime” dhe kishte “shqetësim të thellë për atë që Rusia është duke bërë ose mund të bëjë për të forcuar kapacitetin e Koresë së Veriut”, përfshirë kapacitetin bërthamor.

Sekretari i NATO-s Rutte tha se “Rusia nuk ka fituar” në Ukrainë, të cilën e sulmoi në shkurt të vitit 2022.

“Natyrisht ne duhet të bëjmë më shumë për t’u siguruar që Ukraina mund të qëndrojë në luftë dhe të jetë në gjendje të zmbrapsë sa më shumë që të jetë e mundur sulmin rus dhe të parandalojë (Presidentin Vladimir) Putin të jetë i suksesshëm në Ukrainë”, tha ai.

Sekretari Blinken pritet të takohet më vonë me ministrin e jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, sipas një plani të Departamentit të Shtetit.

Ai do të takohet gjithashtu me komandantin e lartë të NATO-s për Evropën, gjeneralin Christopher Cavoli, zyrtarë të lartë të BE-së dhe sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy.

Kundërshton arrestimin! Caktohet data e seancës për ankimimin e Ilir Metës në Apelin e Posaçëm

Apeli i Posaçëm ka caktuar datën 19 nëntor ora 10:00 për të zhvilluar seancën për shqyrtimin e ankimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili kërkon lirimin nga burgu.

 

Që prej datës 21 tetor, Ilir Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë, teksa po përballet me 3 akuza: korrupsion, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

“Kush del i fundit, le t’i ndalë dritat”- Rriten kërkesat për azil pas liberalizimit të vizave në Kosovë! Franca, destinacion kryesor

“Kush del i fundit, le t’i ndalë dritat”… Komente si ky kishin shoqëruar lajmin se kosovarët do të mund të udhëtonin pa viza nëpër vendet e zonës Schengen nga 1 janari i këtij viti.

 

Që nga muaji prill i vitit të kaluar, kur u dha ky lajm, liberalizimi i vizave ishte parë me shqetësim nga organizatat joqeveritare në Kosovë, të cilat brengoseshin se “ikja e trurit” mund të përkeqësohej.

Instituti për Studime të Avancuara, GAP, raportonte se gati 30 për qind e qytetarëve të Kosovës planifikonin të emigronin nga vendi pas liberalizimit të vizave.

Edhe pse problemet në tregun e punës, shkaku i emigrimit, nuk janë rritur aq sa është paralajmëruar nga shumë OJQ, të dhënat e Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat, tregojnë se ka pasur një rritje të numrit të aplikimeve për azil në BE.

Nga janari deri në korrik të këtij viti, mesatarisht mbi 550 kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e Evropës çdo muaj.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja në gjashtë vjetët e kaluar.

Më shumë kërkesa për azil ka pasur vetëm në vitet 2015/2016 kur dhjetëra mijëra kosovarë kanë emigruar drejt BE-së përmes rrugëve ilegale të Hungarisë.

Vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti janë bërë gjithsej 3.950 kërkesa për azil – dukshëm më shumë sesa gjatë tërë vitit në katër vjetët paraprakë.

Numri më i lartë i kërkesave për azil këtë vit u regjistrua në maj, kur u bënë gjithsej 765 kërkesa. Pjesa më e madhe e tyre ishin bërë në Francë.

Franca ka qenë destinacion kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në BE qysh nga viti 2018, kur për herë të parë zuri vendin e Gjermanisë si destinacion kryesor.

Gjermaninë e kanë synuar shumë kosovarë në vitet e fundit, për shkak të procedurave të lehtësuara për punësim. Por, pasi procedurat lejojnë marrjen e vizës së punës përmes një shorti, në kërkesat për azil nuk përfshihen këta persona.

Meqenëse Gjermania nuk e lejon nënshtetësinë e dyfishtë – përveç në disa raste – ajo mbetet vendi kryesor për të cilin kosovarët heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës.

Por, të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tregojnë se numri i kërkesave për lirim nga shtetësia, ka qenë në rënie përgjatë vitit 2024.

Ndërsa kërkesat për lirim nga shtetësia e Kosovës ishin në rënie, numri i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u rrit dukshëm.

Me oferta të shumta nga agjenci turistike dhe pa nevojën për të aplikuar për vizë, shumë kosovarë e shfrytëzuan mundësinë e udhëtimit në zonën Schengen, e cila përbëhet prej 29 vendesh evropiane.

Numri i udhëtarëve përmes transportit ajror në Kosovë është rritur në krahasim me vitin e kaluar, por trendi i rritjes ka nisur edhe në vitet paraprake.

Oganizata të ndryshme joqeveritare dhe institucione shtetërore, në disa raste, kanë theksuar nevojën që kosovarët t’i respektojnë kushtet e udhëtimit pa viza.

E, cilat janë kushtet?

Liberalizimi mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera.

Në të kundërtën, Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave. Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime.

Janë katër skenarë ku Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:

  • Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt.
  • Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%.
  • Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.
  • Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra penale të rënda.

Deri më tani, BE-ja nuk ka shprehur shqetësim për rritje të migrimit apo kërkesave për azil nga Kosova, e as organizatat që përfaqësojnë bizneset nga Kosova nuk kanë shprehur shqetësim se punëtorët po ikin në mënyrë masive./REL

I keni gjithmonë duar të ftohta? Ja pse ju ndodh kjo

Duart dhe këmbët e ftohta janë një problem i zakonshëm, veçanërisht tek femrat, dhe shpesh mund të shkaktojnë siklet.

Megjithëse qarkullimi i dobët i gjakut është një nga shkaqet më të zakonshme, ka faktorë të tjerë që kontribuojnë në ndjenjën e të ftohtit në ekstremitetet tuaja.

Qarkullim i dobët i gjakut

Qarkullimi i dobët i gjakut, për shembull, mund të shkaktojë ftohje të duarve dhe këmbëve. Kjo ndodh sepse kur temperatura e ambientit bie, enët e gjakut ngushtohen për të ruajtur nxehtësinë në thelbin e trupit, duke kufizuar sasinë e gjakut që arrin në ekstremitete. Në disa njerëz, ky proces (i njohur si vazokonstriksion) mund të shkaktohet lehtësisht dhe të bëjë që duart dhe këmbët të ndjehen të ftohta.

Sëmundja e Raynaud

Një tjetër arsye pse ekstremitetet tuaja mund të jenë të ftohta gjatë gjithë kohës është sëmundja e Raynaud , e cila shkakton qarkullim të kufizuar të gjakut në duar dhe këmbë, duke bërë që gishtat të bëhen të bardhë ose blu dhe të ndjehen të mpirë. Ky fenomen mund të shkaktohet nga i ftohti apo edhe stresi intensiv. Nëse keni këto simptoma, është mirë të shkoni te një mjek për ta kontrolluar atë.

Sëmundje arteriale

Sëmundja arteriale (PAD), në të cilën arteriet ngushtohen për shkak të grumbullimit të pllakave, gjithashtu mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut në ekstremitete dhe të shkaktojë ftohje të duarve dhe këmbëve. Nëse keni dhimbje ose mpirje në këmbë kur lëvizni, ose nëse plagët janë të ngadalta për t’u shëruar, është mirë të flisni me mjekun tuaj për diagnostikimin dhe trajtimin e PAD.

Pirja e duhanit dhe kolesteroli i lartë

Përveç kësaj, pirja e duhanit shkakton vazokonstriksion dhe redukton rrjedhjen e gjakut në krahë dhe këmbë, ndërsa kolesteroli i lartë mund të kontribuojë në krijimin e pllakave në arterie, duke kufizuar gjithashtu qarkullimin e gjakut.

Dëmtimi nervor , ose neuropatia, mund të ndikojë në ndjenjën e temperaturës së trupit. Kur nervat e duarve dhe këmbëve dëmtohen, ato mund të dërgojnë sinjale të gabuara në tru, duke i bërë ata të duken të ftohtë, edhe nëse temperatura e tyre është normale.

Diabeti

Përveç kësaj, nëse keni diabet, dëmtimi i nervave nga nivelet e larta të glukozës në gjak mund të shkaktojë që gjymtyrët të ndjehen të ftohtë, së bashku me simptoma të tjera si etja e tepërt, lodhja dhe urinimi i shpeshtë.

Si u shndërrua deti Kaspik në fushëbetejë! REL: Stërvitjet dhe aktivitetet ushtarake kanë shkaktuar ndotje e ngordhje masive të fokave

Forcat ushtarake ruse në dhe përreth Detit Kaspik duket se po sulmojnë Ukrainën dhe ende nuk dihet ndikimi që kanë këto sulme në mjedisin lokal apo sa i përket numrit të viktimave, shkatërrimit të shkaktuar apo caqeve që po godasin.

 

Zyrtarët ukrainas raportuan se avionët luftarakë rusë gjuajtën raketa nga deti në ditët e para të pushtimit të Ukrainës, të nisur nga Moska më 2022, dhe vazhdimisht raportojnë për sulme të tilla.

Njerëzit që jetojnë pranë Kaspikut kanë raportuar po ashtu për lëshime raketash. Gjatë këtij viti, madje ata kanë publikuar një video që me sa duket shfaq lëshimin e një rakete lundruese të llojit, Kalibr.

Disa banorë lokalë kanë thënë se ky aktivitet ushtarak po shkakton ndotje, ndërkaq disa gazetarë kanë sugjeruar se ka një lidhje mes lëshimeve të raketave dhe ngordhjes së fokave të Kaspikut.

Rusia nuk ka konfirmuar se përdor Kaspikun për të kryer sulme ndaj Ukrainës, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Në tetor të vitit 2015, media zyrtare citoi ministrin e atëhershëm rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të ketë thënë se Flota e Detit Kaspik kishte sulmuar caqe në Siri duke përdorur raketat Kalibr. Po ashtu, për një sulm nga Kaspiku kishte edhe një raportim një vit më pas.

Raportimet për sulme që nga viti 2022 kryesisht kanë qenë për bombarduesit që kanë fluturuar mbi Kaspik dhe që kanë gjuajtur raketa lundruese të llojit X-55.

Është e mundur që Flota e Kaspikut ka gjuajtur raketa Kalibr, por forcat e armatosura ukrainase kanë thënë se nuk ka dëshmi të qarta për këtë.

Një video e publikuar në qershor nga një peshkatar tregoi dy raketa. Lëvizja e bishtit të raketës ishte më e ngjashme me atë të një rakete Kalibr sesa të një rakete lundruese të lëshuar nga ajri.

Por, shqetësimet lokale për ndikimin në mjedis të Flotës Kaspik të Rusisë datojnë para nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Moska veçse ishte duke ndërtuar një bazë të re për flotën në Kaspik, në Dagestan, dhe në qershor të vitit 2020 atje kishte mbajtur një paradë detare.

Një banor vendas i tha Radios Evropa e Lirë se ngjarja, e cila që atëherë është mbajtur në baza vjetore, e mbulon detin me naftë dhe pas kësaj parade, brigjet mbushen me peshq të ngordhur.

“Rreth 30 vjet më parë, deti ishte plot jetë. Nuk është më. Notova te anijet gjatë verës dhe pash se çfarë po ndodhte. Flota e Kaspikut është një nga faktorët”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë është shpallur “organizatë e padëshirueshme” nga Moska, prandaj emri i këtij personi nuk mund të zbulohet. Nëse do të zbulohej emri i bashkëbiseduesit, ai do të përfundonte prapa grilave.

Një banore lokale, e cila po ashtu duhet të mbetet anonime, tha se është zhvendosur në Kaspik nga kryeqyteti rajonal, Makaçkala, nëntë vjet më parë, duke shpresuar se uji do të ishte më i pastër.

Ajo tha se situata kishte “ndryshuar shumë” në atë kohë dhe foli për ndikimin që kanë paradat vjetore detare.

“Anijet nuk janë në port, ato janë të ankoruara në det të hapur. Ato djegin karburante pandërprerë, gjithmonë dëgjohen motorët e tyre dhe sigurisht i gjithë ky emetim shkon në det”, tha ajo.

“Më pas anijet nisin të qëllojnë. Është një atmosferë e tmerrshme. Vjen era e djegies edhe nëse dritaret janë të mbyllura… është e pamundur të marrësh frymë”.

Flota po ashtu mban stërvitje çdo shtator. Këtë vit, mbi 30 anije ishin të përfshira në stërvitje.

Pavarësisht se stërvitjet mbahen më thellë në det, burimet e REL-it thanë se karburanti i derdhur dhe peshqit e ngordhur grumbullohen në breg.

Gazetarët i kanë lidhur stërvitjet dhe aktivitetet luftuese me nivelin e ndotjes dhe ngordhjen masive të fokave.

Si Kalibr, ashtu edhe raketat lundruese X-55, përdorin karburante toksike që mund të derdhen në det.

Por, asnjë e dhënë e pavarur shkencore nuk është mbledhur në Kaspik për të vlerësuar ndikimin e aktiviteteve ushtarake të Rusisë ndaj mjedisit atje./REL