22.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Nuk ka dritë në fund të tunelit për fermerët/ Denaj nuk jep afate se kur zhbllokohen fondet e IPARD

Fondet e IPARD do vijojnë të mbeten të bllokuara për një afat të pacaktuar dhe pasojat në mënyrë direkte do t’i vuajnë fermerët shqiptarë, të cilët nuk mund të përfitojnë dot prej tyre.

Në korrik të vitit 2023, Bashkimi Evropian vendosi të pezullojë këtë mbështetjepër Shqipërinë, për shkak se IPARD II u përfshi në hetime nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), me dyshimet për keqmenaxhim të këtyre fondeve.

Më pas rezultatet e hetimeve iu dorëzuan autoriteteve të Brukselit, ndersa OLAF zbuloi shumë parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të shumë projekteve.

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë u pyet mbi zhbllokimin e fondeve të IPARD dhe se kur ato do jenë në dispozicion të fermerëve, të cilët janë “viktimë” e drejtpërderjtë e keqmenaxhimit të strukturave shqiptare.

Ajo theksoi se deri në korrik të 2025 nuk priten zhvillime për këtë.

“Ne po ekzekutojmë planin e veprimit për ndryshime të rëndësishme në strukturat në përmirësim të Agjencisë në Pagesave ABZHR, struktura është duke përfunduar, dhe një nga kërkesat shtesë ishte që strukturat të rrisnin kapacitetet për parandalime, për kontrolle dhe më shumë vëmendje për digjitalizimin e sistemeve. Këto po zhvillohen dhe po plotësohen me staf. Deri në korrik ne do të jemi në zbatim të planit të veprimit dhe pas muajit korrik ne do të jemi në gjendje të thërrasim DigiAgri për të dërguar dokumentet për IPARD 3“, tha ajo.

Në total programi IPARD II që i takon periudhës 2014-2022 ishte 94 milionë euro në total, nga të cilat 71 milionë euro ishin financime të BE. Ndërsa programi i tretë që i takon viteve 2021-2027, planifikohet në vlerën 112 milionë euro.

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) janë dy organet hetimore në nivel të BE-së që qëllim të përbashkët kanë të zbulojnë, hetojnë dhe mbrojnë në mënyrë efektive interesat financiare të BE-së duke bashkpunuar me njëra tjetrën./ Shqiptarja.com

Pse Sali Berisha deklaroi se do të bashkojë sërish votat me Ramën, pa kërkuar qeveri teknike?!

Nga Bato Kosova

Edi Rama dhe Sali Berisha po përgatiten për një marrëveshje të re, duke konfirmuar edhe njëherë se sa herë Ramës i duhen vota, Berisha është i gatshëm ta ndihmojë.

Që prej korrikut, kur u bashkuan votat për të ndryshuar ligjin zgjedhor dhe për të përfshirë votën e diasporës, ka pasur mjaft kohë për të adresuar çështjet e kësaj vote. Por kjo nuk ndodhi. Berisha shpesh shfaqet si kundërshtar i Ramës, por vazhdon të veprojë për përfitime personale dhe politike.

Pas kërkesës së bërë nga Gjiknuri një ditë më parë, Berisha reagoi menjëherë, duke deklaruar se është gati për të votuar. Ai theksoi se Rama manipulon votën e emigrantëve përmes administratës, por nuk ndërmori asnjë hap për ta penguar këtë. Ndërkohë që Rama e ka më të lehtë për të influencuar diasporën sesa votuesit e brendshëm, që përballen me keqeverisjen dhe korrupsionin e tij. Largësia nga vendi dhe mospërballja me sfidat e mbijetesës i bën ata të blejnë më shpejt patriotizmin që u shet Rama përveç mekanizmat shtetëror, që Rama i ka vënë në shërbim të patronazhimit të tyre.

Por edhe pse i di të gjitha këto Berisha vazhdon të japë votat pa siguruar, që administrata shtetërore të mos përdoret për interesa të Ramës.

Pse Berisha është dorëzuar? Cili është pazari i tij me Ramën, që po i dorëzon mandatin e katërt?!

Revolucioni i pandalshëm për qeveri teknike është harruar. Protestat janë shfrytëzuar vetëm për egon e Berishës, i cili udhëheq nga komoditeti i shtëpisë së tij luksoze, ndërsa prioriteti i tij mbetet mbrojtja e pasurive familjare.

Përsëri, Berisha do t’i japë votat Ramës, pa kërkuar as qeveri teknike dhe pa kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor. Njësoj siç bëri disa muaj me votën, për të mbyllur listat.
Kërkesa e Berishës për qeveri teknike është vetëm një lojë për të tërhequr demokratët për interesat e tij, ndërsa sa herë ka mundësin të kushtëzojë Ramën për këtë e harron dhe vijon të mbush barkun e demokratëve, me mashtrimin e rradhës.

Revolucioni dhe mosbindja civile rifillonë së shpejti. Përpara, fituam!/alfapress.al

Rusia ndihmoi në planifikimin e sulmit terrorist të Banjskës?

Sulmi terrorist i Banjskës që përshkallëzoi tensionet në veri të Kosovës mund të ketë ndodhur me dijeninë e Rusisë, madje ky vend mund të ketë ndihmuar në planifikimin e ngjarjes së shtatorit të vitit të kaluar.

Kështu thuhet në raportin “Kosova në diskursin e politikës së jashtme ruse”, që u prezantua në kuadër të konferencës “Ndikimi i aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Sipas raportit, në javët para sulmit, zyrtarët rusë dolën vazhdimisht me paralajmërime të forta për një krizë të afërt në Kosovë, duke fajësuar Perëndimin për gjoja shtyrjen e rajonit drejt konflikteve.

Jeta Loshaj, autore e raportit, u shpreh: “Më 9 qershor të 2023, Lavrov lëshoi një deklaratë duke thënë se do të ketë pasoja të paparashikueshme në Ballkanin Perëndimor nëse situata në Kosovë vazhdon të keqtrajtohet. Ndërsa disa ditë pas sulmit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zakharova, tha se gjithë kjo që ndodhi erdhi për shkak të veprimeve të Kurtit “për spastrim etnik të serbëve në Kosovë”.

Para së gjithash, në raport thuhet se Kosova është më shumë se thjesht çështje territoriale për Rusinë, por ajo është simbol gjeopolitik i rezistencës ndaj integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Kosovës i rekomandohet të forcojë aleancat me shtetet aleate, duke nisur edhe nga koordinimi i politikës së jashtme me Shqipërinë.

Pedagogia Hajdi Xhixha: “Kosova duhet t’i forcojë aleancat ballkanike. Për shembull, e mbështes shumë qëndrimin që të forcohen marrëdhëniet me Shqipërinë sepse mund të ndërtojmë një strategji të përbashkët për të minimizuar ndikimin e Rusisë në vendet tona”.

Kisha Ortodokse serbe, mediat, grupet e ekstremit të djathtë dhe deri diku institucionet serbe të sigurisë dhe të inteligjencës janë mjetet që përdor Rusia, përpos diplomacisë, për të luftuar Kosovën. Finlanda, që e ka përjetuar në lëkurën e saj dezinformatat ruse, është e gatshme të ofrojë gjithë ekspertizën për Kosovën në mënyrë që të ballafaqohet me ndikimin rus.

Matti Nissinen, ambasadori i Finlandës në Kosovë, theksoi: “Për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor integrimi në strukturat euroatlantike nuk është vetëm zgjidhje politike, por është edhe një masë jetike e sigurisë për një të ardhme më të sigurt. Finlanda i mbështet aspiratat e Kosovës për integrimin euroatlantik dhe është e gatshme t’i ndajë përvojat e saj në përballjen me luftën hibride”.

Rusia, u tha, se e sheh Kosovën nën prizma të ndryshëm, njëkohësisht si simbol i ndërhyrjes perëndimore, risk sigurie për Serbinë dhe precedent i krijuar në të drejtën ndërkombëtare.

“E kam ruajtur golin për Shqipërinë”, mesfushori i Çekisë paralajmëron Asllanin: U nervozua kur pa njërin dy metër të gjatë afër

Përfaqësuesja e Çekisë do të zbarkojë në vendin tonë për ndeshjen e Ligës së Kombeve, e ndërgjegjshme që çdo rezultat pozitiv në Tiranë, fitore apo barazim, do ta shtyjë drejt vendit të parë në grup dhe ngjitjes në Ligën A. Por duket se në kampin çek ka optimizëm dhe kjo shihet edhe nga deklarata e mesfushorit Pavel Shulc, i cili është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të ekipit të drejtuar nga Ivan Hashek.

Futbollisti ka që në shtator që nuk gjen rrugën e rrjetës, por ka premtuar se ka ruajtur një gol për ndeshjen e të shtunës. “Po paraqitem mirë. Edhe pse nuk kam shënuar po aq shumë gola dhe kam dhënë asiste, mund të them se performancat e mia kanë qenë më të mira se në vitin e kaluar kur shënova më shumë. Kisha raste së fundmi, që mund të realizoja, besoj se e kam ruajtur golin për Shqipërinë”, tha Shulc fillimisht para mediave.

“Është gjithmonë më mirë të luash kur e kemi vetë situatën në dorë, Unë besoj se mund t’ia dalim të shtunën dhe gjërat do të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk jam një parashikues, ndaj nuk e di se si do të përfundojë ndeshja, Por gjëja kryesore është se e kemi situatën në dorën tonë.

Ne nuk do të duam të ndryshojmë asgjë nga ndeshja e muajit të kaluar, do t’u bëjmë presing dhe luajmë në të njëjtën mënyrë se si luajtëm këtu. Duhet të bëjmë të njëjtat paraqitje individuale që dhuruam këtu.

Kur Suçek të ruajë Asllanin në të njëjtën mënyrë se si e ruajti këtu, gjithçka do të jetë në rregull. Ai ishte nervoz deri në minutën e 50 që një njeri dy metër i gjatë po i vraponte nga pas dhe nuk e kishte topin. Duhet t’i ruajmë në mënyrë individuale”, tha Shulc, duke bërë të qartë se për Asllanin do të kishte përsëri “trajtim të veçantë”.

“Mbreti” i frutave! Zbuloni 8 përfitimet shëndetësore nga konsumi i shegës

Shega përveçse është e shijshme, është edhe një nga më ushqyesit që mund të shtojmë në dietën tonë, për shkak se ka përfitime të mahnitshme shëndetësore që shpesh ne i anashkalojmë.

Një aleat i fuqishëm kundër inflamacionit

Shega përmban një sasi të madhe antioksidantësh, veçanërisht tanine, antocianin dhe vitaminë C, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit në trup. Nëse keni një gjendje inflamatore ose ndiheni “të fryrë”, shega mund të veprojë si një “lehtësues dhimbjesh” natyral, duke lehtësuar ënjtjet dhe duke reduktuar reaksionet inflamatore të trupit.

Mbështet shëndetin kardiovaskular

Studimet e fundit kanë treguar se shega mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve kardiovaskulare. Substancat e tij antioksidante luftojnë oksidimin e LDL (kolesterolit të keq) dhe reduktojnë aterosklerozën, pra pllakën ateromatoze që formohet në arterie. Kjo do të thotë se shega mund të ndihmojë në uljen e mundësisë së sëmundjeve të zemrës, si sulmi në zemër dhe goditje në tru.

Ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut

Përveç zemrës, shega duket se ka një efekt të dobishëm në presionin e gjakut. Është treguar se konsumimi i rregullt i lëngut të shegës mund të ulë presionin e gjakut tek njerëzit me hipertension, duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve të tjera që lidhen me presionin e lartë të gjakut.

Forcimi i sistemit imunitar

Me një përmbajtje të lartë të vitaminave A, C dhe E, shega është një aleat i fuqishëm për forcimin e sistemit imunitar, veçanërisht gjatë muajve të dimrit. Vetitë e tij antioksidante ndihmojnë në forcimin e trupit, duke mbrojtur kundër viruseve dhe infeksioneve. Në fakt, substancat e tij anti-inflamatore mund të forcojnë mbrojtjen e trupit në kohën e rritjes së infeksioneve.

Lëkurë kundër plakjes dhe e shëndetshme

Konsumi i shegës mund të japë rezultate të mahnitshme për lëkurën. Vetitë e tij antioksidante luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë plakjen e lëkurës dhe nxisin prodhimin e kolagjenit, i cili është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës. Kjo do të thotë më pak rrudha dhe lëkurë më të shëndetshme e me shkëlqim.

Ndihmoni me menaxhimin e peshës

Shega gjithashtu mund të luajë një rol në menaxhimin e peshës. Është i pasur me fibra, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe redukton nevojën për ushqime mes vakteve. Përveç kësaj, vetitë e tij antioksidante mund të nxisin metabolizmin, duke lehtësuar djegien e yndyrës.

Veprim anti-kancerogjen

Disa studime kanë treguar se shega ka veti potenciale kundër kancerit, pasi substancat e saj (veçanërisht polifenolet) duket se ngadalësojnë rritjen e disa llojeve të kancerit, si atë të gjirit dhe prostatës. Edhe pse kërkimet janë në vazhdim e sipër, shega konsiderohet si një frut shumë premtues për parandalimin e këtyre sëmundjeve.

Përmirësimi i tretjes

Fibrat bimore që përmban shega ndihmojnë në funksionimin e qetë të sistemit tretës, duke rritur lëvizshmërinë e zorrëve dhe duke shmangur kapsllëkun. Përveç kësaj, shega mund të përmirësojë tretjen dhe të parandalojë çrregullimet e tretjes.

E emëroi Sekretar të Shtetit, Trump: Marco Rubio do jetë avokat i fortë për SHBA

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump i dha fund spekulimeve të mërkurën duke njoftuar se do të emëronte Senatorin Marco Rubio si sekretar të shtetit.

Republikani i Floridës, i konsideruar dikur një pretendent për të qenë kandidati i Trump për vitin 2024, u përshkrua si një “Udhëheqës shumë i respektuar dhe një zë shumë i fuqishëm për lirinë” në një deklaratë nga presidenti i zgjedhur.

“Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”, shtoi Trump.

“Mezi pres të punoj me Marcon për ta bërë Amerikën dhe botën përsëri të sigurt dhe të shkëlqyeshme!”

“Protesta e Berishës ditën e vendimit të Kushtetueses, jo rastësi” – Zekthi: Opozita në krizë të thellë

Analisti Fitim Zekthi nuk e konsideron rastësi protestën e thirrur nga Sali Berisha më 19 nëntor, ditën kur Kushtetuesja pritet të marrë vendim për të.

Në një intervistë për ABC News, Zekthi u shpreh se opozita, prej vitesh ndodhet në krizë të thellë.

“Unë nuk mendoj se mund të hyjmë dot në mendjen apo zemrën e opozitës, por nuk ka asnjëherë koecidencë. Unë mendoj që opozita shqiptare, ka kohë, ka hyrë në një krizë të thellë që nuk del dot. Gjithmonë e më shumë zhytet. Edhe kjo protesta, janë të gjitha përpjekje pa kuptim politik që nuk çojnë asgjëkundi politikisht.

Protestat në ditët e vendimit të gjykatave, janë të papranueshme. Opozita shqiptare prandaj ka hyrë në këtë krizë. Opozita shqiptare nuk është kjo shpresa e fundit. Kjo opozitë nuk e fiton dot votën e popullit. Nuk mund të ndodhë. Duhet të ofrojë që jam shpresa e fundit për të ndërtuar një opozitë dhe të ndërtojë një opozitë”, theksoi ai.

Skandal në azilin e pleqve në Fier/ Denoncimi: Nëna ime ka zënë krimba, se prek njeri me dorë

Në emisionin “Fiks Fare” u ankua vajza e një të moshuare që prej 7 vitesh jeton në azilin e pleqve Fier, por që prej një viti gjëndja e saj shëndetësore është përkeqësuar duke u paralizuar.

Denocimi vjen për stafin e këtij azili , të cilët nuk u shërbejnë të moshuarve. Nëse ata duan ndonjë shëerbim nga stafi duhet të paguajnë nën dorë.

Denoncuesja Afërdita Xhemali tregon për Fiksin se nënën nuk ja prek kush me dorë, po nuk i pagoi. Kështu që e moshuara herë pas herë detyrohet të japi nga 100, 200 lekë në varësi të mundësisë për të marr ndonjë shërbim. Por edhe kjo nuk ndodh, pasi punonjëset mbajnë inat për shumat që mund të marrin koleget. Nga kjo situatë Afërdita e cila jeton në Itali thotë se nëna e saj ka zënë krima. ” Ajo kruhej ngaqë ishte pa ndërruar dhe nxori krimbin” tregon Afërdita duke kërkuar ndihmën e Fiksit.

Fiksi pa nga afër situatën dhe takoi vetë të moshuarën e cila tregoi jetesën ferr sidomos vitin e fundit, ku kishte humbur aftësitë për të lëvizur e kujdesur për veten. E moshuara tregon se punonjëset e azilit e kanë lënë mbi 4 ditë pa batanije në këto temperatura të ulëta edhe pse ajo ua ka kërkuar. Tjetër shqetësim ishte ai i ndërrimit të bebelinave. Të moshuarën e linin 24 orë pa e ndërruar. “U kam dhënë nga 100 lekë kur ma ndërrojnë bebelinën dhe çarçafët. Këtu është ferr, por nuk kam mundësi financiare dhe ndaj jam e detyruar të qëndroj këtu” shprehet 78 vjeçarja. Ndërkohë gazetarët e Fiksit folën edhe me të tjerë të moshuar që jetojnë në këtë azil. Njëri prej tyre u shpreh se kishte 7 ditë me dhimbje krahu edhe pse ishte ankuar ende nuk e kishin çuar për vizitë. Pyetjes nëse kishte shkuar tek mjekja e azilit ai shprehet ” Kam shkuar, por nuk më ka dhënë zgjidhje , s’më ka bërë derman”.

Fiksi shkon e viziton të moshuarën edhe ditës tjetër. Ditën e dytë pamja është edhe më e frikshme. Dhoma e papastruar dhe kundërmonte era urinë. Një nga punonjëset sjell mëngjesin, të cilin e servirin pa pjata, por që e vendosin mbi komodinat e papastruara. 78 vjeçarja i drejtohet punonjëses duke i kërkuar t’i ndërrojnë bebelinën dhe për dyshekun që ia kishin ndërruar para pak kohësh. I kishin dhënë dyshekun e papastër të një të moshuari tjetër.

Përsa i përket ilaçeve e moshuara pohoi se i blinte vetë, kurse shoqja e dhomës ishte pa ilaçe, pasi nuk kanë mundur t’ja gjejnë.

Fiksi pas gjithë atyre çka faktoi me zë dhe figurë iu drejtua përgjegjëses së azilit. Kjo e fundit shpjegon se stafi e ka bërë punën korrekt dhe për të moshuarën janë kujdesur më shumë sesa të tjerët. Madje shkon deri aty sa thotë që 78 vjeçarja nuk di ça flet prej moshës që ka. Përgjegjësja flet fare lirshëm edhe për pagesat që i behën stafit nën dorë për të marr shërbim, por kjo e fundit justifikohet me ” ja ka dhënë me dëshirë se nuk ia ka kërkuar njeri”.

Fiksi i kërkon përgjegjëses ta shoqërojë në dhomën e të moshuarës për të parë nga afër gjendjen e saj. Në dhomë 78 vjeçarja i tregon se nuk i është ndërruar ende bebelina nga një ditë më përpara, gjë të cilën e konfirmon edhe shoqja e dhomës së saj.Përgjegjësja kërkon emrat e punonjëseve që duhet të shërbenin dhe thotë se kundrejt tyre do merren masa. Në lidhje me pastrimin e dhomës e moshuara i tregon se ka paguar sanitaret për t’i pastruar dhomën se ndryshe nuk shkonin ” i kam dhënë nga xhepi im se dhoma ishte zhul, nuk mund të rrija dot”, por që për përgjegjësen situata është mëse normale.

“Sjellje të pahijshme dhe shkelje etike”, Bakiu: Ministrja e Arsimit ka përgjegjësi për mbylljen e 234 shkollave dhe 98 mijë nxënësve më pak

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputetja e Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Merita Bakiu, ka kritikuar ashpër deputetët e mazhorancës për “sjellje të pahijshme dhe shkelje etike” gjatë seancës së djeshme.
Ajo theksoi se ministrja e Arsimit ka përgjegjësi për gjendjen e keqe të arsimit në vend, duke përmendur mbylljen e 234 shkollave, humbjen e 98,000 nxënësve dhe 90,000 studentëve më pak në vitet e fundit. Bakiu akuzoi qeverinë për manipulim të fakteve dhe shmangie të diskutimit mbi problemet e arsimit, përfshirë mungesën e studimit të teksteve shkollore dhe krizën e thellë që po kalon ky sektor.
Ajo gjithashtu akuzoi shumicën për një “sjellje fëmijësh rruge” dhe për refuzimin e diskutimit të gjendjes ku ndodhet arsimi, duke u përpjekur të fshehin dështimet përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

“Po ju priten fijet e krimit të organizuar që ju kanë mbledhur votat,” tha Bakiu, duke kërkuar përballje me të vërtetën dhe duke paralajmëruar se opozita do të vazhdojë të zbulojë dështimet e qeverisë përpara shqiptarëve.

Fjala e deputetes së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Merita Bakiu, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik:

Dje sjellja juaj nuk ka qenë prej një deputeti, por ka qenë sjellje që është shkel etika. Unë asnjëherë, qoftë në këtë komision apo në seancë, kurrë nuk kam shkelur etikën dhe nuk kam shkelur lirinë e tjetrit. Ndërsa sjellja juaj ka qenë dje duke shkelur jo vetëm liritë, por duke treguar çfarë etike keni ju. Ju nuk më latë që të bëja pyetje ministres së Arsimit. Dhe a e di pse nuk donit? Sepse ju keni përgjegjhësi. Ju e keni çuar arsimin shqiptar në këtë ditë që është sot. Ju nuk donit që t’i tregoja ministres së Arsimit se jui për 10 vite keni 234 shkolla të mbyllura. Ju keni 98 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar. Ju keni 90 mijë studentë më pak. Ju keni 16 mijë mësues më pak. Dy vitet e fundit keni nga 30 mijë maturantë, 1/3 e këtyre maturantëve ju i keni jashtë shtetit për studime.

Ju nuk doni t’ju them unë që keni një kurikul që nuk e keni studiuar ka 10 vite. Por gënjeni me shifra, gënjeni me fakte dhe vini këtu edhe nuk na lini të flasim. Ju jeni i vetmi vend në rajon që nuk keni bërë studim të teksteve shkollore. Dhe këtë nuk pranonit që ta diskutonit dje dhe ulëritnit, qeshnit, ironizonit. Sikur të ishit fëmijë rruge dhe jo të ishit deputetë dhe përfaqësues të popullit. Po ju e kishit një të drejtë, sepse ju ishit në vështorësi dje. Sepse ish-ministri juaj erdhi me pranga dhe juve po ju priten fijet e krimit të organizuar që ju ka mbledhur votat, po ju priten fijet se nuk ka njerëz që të vjedhin vota që të vini ju prap në pushtet. Këtë donit ju.

Ju nuk doni t’i tregoni shqiptarëve se arsimi sot është në ditën më të keqe. Është faji juaj dhe vetëm i juaj. Testi i “Pisa” jua kam thënë edhe në deklarata ka qenë kambanë alarmi për arsimin shqiptar. Dhe ju dje qeshnit. Në të njëjtin moment që ju duhej të reflektonit se ku jeni, por kishit sjell jjë material me numra pa shifra, pa asnjë gjë, thjesht djallëzor për të mos dhënë llogari për asgjë. Juve ju mungon dinjiteti, juve ju mungon morali për t’u përball me të vërtetën. Pradaj thirrini mendjes dhe mos veproni më ashtu si dje. Do të na keni përballë, jo të na e ndërprisni fjalën këtu në komision, ne shqiptarëve do ua themi të vërtetën. Ju jeni pjesë e një qeverie që ka ardhur krim të organizuar dhe me vjedhje.

Universiteti i Mbretëreshës në Belfast jehonë fjalës së Bashës për Inteligjencën artificiale

Lulzim Basha mori pjesë në panelin e organizuar nga Federata Globale e Këshillave për Konkurrueshmëri, në prani të politikëbërësve dhe drejtuesve të korporatave të rëndësishme botërore, lidhur me ndikimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në shoqëri dhe tregun e punës.

Universiteti i Belfastit “Queen’s” si organizatore e eventit ka veçuar fjalën e Bashës në panelin e saj, duke e cituar në rrjetin social të saj: Gjëja më e vështirë është të përgatisësh të rinjtë për një botë të orientuar nga IA. Është e rëndësishme të krijohen vektor për këtë energji dhe njohuri që të thithet nga gjeneratat e reja”.