26.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Kundërshton vendimin me burgim të përjetshëm, Apeli i Posaçëm shqyrton ankimimin e Laert Haxhiut

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca për Laert Haxhiun, i cili kundërshton vendimin e shkallës së parë për dënimin e tij me burg përjetë.

Vetë Haxhiu nuk ndodhet në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij Detar Hysi. Po kështu i pranishëm në gjyq është dhe kreu i SPAK Altin Dumani.

Laert Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 33-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe të Bujar Turkut.

Puna e SPAK dhe rëndësia e ruajtjes të vazhdimësisë së veprimtarisë hetimore

Nga Besart Logu

Më poshtë gjendet lista e politikanëve të cilët kanë trokitur në dyert e SPAK në pozita të ndryshme penale si: në cilësinë e personit nën akuzë, hetim apo që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Vajtja tek organi i akuzës është publike dhe qëllimi i listimit nuk është heqja e barazisë mes tyre por thjeshtë reflektimi i volumit të punës së SPAK.

Gjithsecili është i lirë të bëjë analiza dhe të nxjerrë të dhëna sipas këndvështrimit të tij ndaj shifrave. Për mua, ato që duhen nënvizuar janë:

▪︎ SPAK nuk është kursyer ndaj secilit pushtet, qoftë ky ekzekutiv, legjislativ, vendor por dhe gjyqësor (i cili nuk është reflektuar pasi nuk përbën shumë interes për publikun).

▪︎ Subjektet, të çdo pozicioni procedurial, janë të të gjitha grupimeve; majtas, djathtas dhe të qendrës.

▪︎ Në dallim nga kategoritë e tjera, ajo e pushtetit vendor duket më shqetësuese. Të gjithë janë ose nën hetim ose nën akuzë, pra për çështje që kanë të bëjnë direkt me subjektin dhe jo për të tretë. Dhe janë të gjithë socialistë.

▪︎ Gjinia. Vihet re një numër relativisht i lartë të proceduarish sa i përket gjinisë femërore dhe të gjitha i përkasin të majtës.

▪︎ Veprat penale për të cilën hetohen kanë të bëjnë kryesisht me korrupsionin dhe fshehjen e pasurisë.

▪︎ Për asnjërin nga të proceduarit nuk janë pushuar hetimet apo të jenë shpallur të pafajshëm.

 

P.S. ju lutem na ndihmoni me emra tjerë të cilët mund të mos jenë reflektuar në listë.

 

QEVERIA “RAMA 1”

1. Arben Ahmetaj

2. Saimir Tahiri

3. Lefter Koka

4. Olta Xhaçka

5. Ogerta Manastirliu

6. Sonila Qato

7. Shkëlqim Cani

8. Damian Gjiknuri

 

QEVERIA “RAMA 2”

1. Ilir Beqja

2. Frida Krifca

3. Milva Ekonomi

4. Anila Denaj

5. Sandër Lleshaj

6. Niko Peleshi

 

QEVERIA “RAMA 3”

1. Belinda Balluku

2. Ervin Mete

3. Arbjan Mazniku

 

QEVERIA “BERISHA”

1. Sali Berisha

2. Fatmir Mediu

3. Arben Imami

4. Genc Ruli

5. Aldo Bumci

6. Ilir Meta

7. Edmond Haxhinasto

8. Monika Kryemadhi

9. Petrit Vasili

 

GR.PARLAMENTAR PS

1. Plarent Ndreca

2. Jurgys Çyrbja

3. Vullnet Sina

4. Nasip Naço

5.Petro Koçi

6. Bujar Çela

7. Bardhyl Kollçaku

8. Alqi Bllako

9. Arben Ndoka

10.Arben Çuko

11. Xhemal Qefalia

12. Spartak Braho

13. Vladimir Kosta

 

GR.PARLAMENTAR PD

1. Gazment Bardhi

2. Luan Baci

3. Zef Hila

4. Asllan Dogjani

5. Isuf Çela

6. Flamur Noka

7. Xhelal Mziu

8. Edi Paloka

9. Bardh Spahia

10. Artur Roshi

 

KRYEBASHKIAKË NË DETYRË

1. Erion Veliaj (Tiranë)

2. Emirjana Sako (Durrës)

3. Jorgo Goro (Himarë)

4. Safet Gjici (Kukës)

5. Rakip Suli (Kamëz)

6. Pjerin Ndreu (Lezhë)

7. Rexh Byberi (Tropojë)

8. Agron Malaj (Mat)

9. Kreshnik Hajdari (Kuçovë)

10. Artur Roshi (Kavajë)

11. Edison Memolla (Rrogozhinë)

12. Erjon Isai (Ersekë)

13. Eduard Duro (Devoll)

14. Leonard Hide (Libohovë)

15. Klement Ndoni (Këlcyrë)

16. Artur Bushi (Krujë)

17. Ndriçim Dushku (Rrogozhinë)

1. Fredi Beleri (Himarë)

 

ISH KRYEBASHKIAKË

1. Vangjush Dako (Durrës)

2. Dritan Leli (Vlorë)

3. Baftjar Zeqaj (Fier)

4. Majlinda Bufi (Roskovec)

5. Muharrem Rama (Dibër)

6. Fatos Tushe (Lushnje)

7.Adem Lala (Has)

8. Lefter Alla (Bulqizë)

9. Stefan Çipa (Sarandë)

10. Miranda Rira (Prrenjas)

11. Eduart Kapri (Pogradec)

1. Fran Frroku (Lezhë)

 

DREJTORË QËNDRORË

1. Benet Beci (FSHZH)

2. Dritan Agolli (FSHZH)

3. Ceno Klosi (DPT)

4. Blendi Gonxhja (DPSHTRR)

5. Adrian Çela (OSHEE)

6. Evis Berberi (ARRSH)

7. Ergys Vjerdho (ARRSH)

8. Dashamir Xhika (ARRSH)

9. Piro Xhixho (AKEP)

10. Taulant Tusha (DUT)

11. Mariglen Qato (IMT)

12. Redi Molla (UKT)

13. Elton Kacidhja (UKT)

 

FUNKSIONARË TË TJERË

Engjëll Agaçi

Ilirjan Celibashi

Artan Lame

Vangjel Tavo

Artan Gaçi

Granit Gjana

Ralf Gjoni

Kush është Mike Huckabee, i zgjedhuri i Trump për ambasador në Izrael?

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të nominojë ish-guvernatorin e Arkansasit, Mike Huckabee, për postin e ambasadorit të Izraelit.

Huckabee është një mbrojtës i vendosur i Izraelit dhe nominimi i tij për këtë post vjen pasi Trump ka premtuar se do të rreshtojë politikën e jashtme të SHBA-së më afër me interesat e Izraelit.

Izraeli aktualisht është duke zhvilluar luftëra në Gazë dhe Liban kundër dy grupeve të shpallura organizatë terroriste nga SHBA-ja.

“Mike ka qenë një shërbyes i mrekullueshëm publik, guvernator dhe udhëheqës për shumë vite të tëra”, tha Trump në njoftimin e publikuar më 12 nëntor.

“Ai e do Izraelin, popullin e Izraelit dhe po ashtu populli i Izraelit e do atë. Mike do të punojë pa pushim për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme”, shtoi republikani Trump.

Për vite të tëra, Huckabee ka udhëhequr vizitat e grupeve turistike në Izrael, duke i reklamuar shpesh këto udhëtime në mediat me prirje konservatore.

David Friedman, i cili kishte shërbyer ambasador i SHBA-së në Izrael gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit, tha se është i gëzuar me zgjedhjen e Huckabee për postin e ambasadorit në Izrael.

Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, do të marrë detyrën e presidentit më 20 janar 2025.

Pensionet e ulëta/ Ekspertja e ekonomisë: Arsyeja kryesore nuk është informaliteti, por korrupsioni dhe emigracioni

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj deklaroi se pensionet janë të ulëta në mbi 30 vjet demokraci.

Nunaj tha se arsyeja kryesore se përse pensionet janë të ulëta nuk është informaliteti, por korrupsioni i lartë dhe emigracioni.

Sa i përket informalitetit, Nunaj deklaroi se ky është një problem që duhet ta zgjidhte vetë shteti.

“Pensionet janë të ulëta në mbi 30 vjet. Edhe biznesi duhet të jetë i zëshëm. Informaliteti është prezent, por e thënë nga një drejtues shteti është paksa absurde, sepse është shteti që duhet të ulë informalitetin.

Informaliteti është arsye dytësore për mendimin tim. Arsyeja kryesore janë korrupsioni, keqmenaxhimi i fondeve. Një tjetër arsye është edhe emigracioni”, tha ajo në emisionin “Open” në News24.

Shqipëria e pensioneve të ulëta, krimit dhe korrupsionit… që tenton t’i qajë hallet Melonit!

Nga Nicolò Giraldi

Të flasësh për Shqipërinë në kohën e marrëveshjes mes qeverisë Meloni dhe asaj të drejtuar nga Edi Rama është një thyerje barriere.

Nuk është gjeografia e zakonshme e vendit të shqiponjave, e përbërë nga një varg malor që ndan bregdetin nga brendësia, por shkallë të pakapërcyeshme të ndarjes kulturore, ekonomike, sociale dhe gjuhësore. Ato janë të dukshme kudo.

Rrokaqiejt e fuqisë financiare të kryeqytetit errësojnë pamjen e periferive të degraduara, ku lavazhet lajnë SUV-ët luksozë dhe të moshuarit tentojnë të kompensojnë pensionet e ulëta duke nxjerrë një peshore në të cilën kalimtarët mund të peshohen.

“Ne po vdesim nga uria – bërtasin pensionistët e mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së kryeministrit shqiptar – dhe askush nuk ngre gishtin për të na garantuar se nuk do të na shkurtohen më pensionet”.

Protestat kundër bandave që vazhdojnë të gjakosin vendin (në indiferencën thuajse totale të mediave ndërkombëtare) i shtohen atyre të organizuara nga Rrjeti Kundër Ndalimit të Emigrantëve për të denoncuar “neokolonializmin italian” të prodhuar nga marrëveshja mes Melonit dhe Ramës.

“Ajo marrëveshje ka lindur në Vinitaly në Verona”, na thotë një italian që jeton dhe punon në Tiranë. Në një vend ku korrupsioni është i shfrenuar dhe kriminelët vriten me armë në rrugë, nxitimi për të promovuar Shqipërinë si një komb i sigurt për biznesin duket se përfaqëson objektivin e vetëm real të qeverisë Rama.

Ky mendim është edhe kur bën rrugën për në Shëngjin, një vend i sulmuar dhunshëm nga overturizmi i stilit ballkanik dhe nga interesat sipërmarrëse që vënë në plan të parë paranë e lehtë, e cila shpesh ka peshën e betonit dhe erën e asfaltit të ri në mes të askundit.

Marrëveshja Meloni-Ramës ka veçorinë e forcimit të kiaroskurit (term italian që përkthehet si dritë-errësirë) në të cilin jetojnë njerëzit në Shqipëri: shumë mundësi për disa dhe pak shanse për shumicën. /Përshtatur nga “Today.it”

Ideja e Ibrës, në janar do të tentojë mbrojtësin e Mançester Junajtid

Pas një fillimi të sezonit pozitiv, Strahinja Pavloviç ka shënuar rënie shqetësuese në rendiment. Disa gabime, por në shumicën e rasteve vendimtare.

Ky është sinjal shqetësues për mbrojtjen e Milanit që po ka shumë probleme e për më tepër ka edhe një Fikajo Tomori jo në ditët më të mira. Për këtë arsye, nga Anglia vijnë zëra për një interes konkret për Viktor Lindelof. Me këtë operacion do të merrje Ibra që e njeh mirë bashkëkombësin me të cilin kanë luajtur edhe në kombëtare.

Kontrata e 30-vjeçarit me ‘Djajtë e Kuq’ klubin anglez, në fakt, skadon më 30 qershor 2025, por klubi i tij mund ta lirojë gjatë merkatos së janarit pasi nuk është zgjedhja e parë, siç e dëshmojnë 293 minuta në 7 ndeshje mes kampionatit, Europës dhe Kupës së Anglisë.

Duhet thënë se me Lindelofin do të plotësohej një repart që në këtë fillim sezoni ka pasur shpesh të bëjë me mungesat pasi përveç Pavloviçit, tre të tjerët (Gabia, Tomori dhe Çau) kanë humbur të paktën nga dy ndeshje për arsye dëmtimesh.

Shëndeti i stomakut, ja cilat janë vaktet më të mira që duhet të konsumoni në mëngjes

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes. Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës.

Megjithatë, në mëngjes njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqyesve të duhur.

Më poshtë do të mësoni për ushqimet që duhen dhe nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Vezët

Vezet janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes. Vezët përmbajnë shumë proteina dhe ushqyes që forcojnë metabolizmin dhe përcjellin energji.

Shalqini

Shalqini është një zgjedhje e shkëlqyer. Ato përmbajnë ujë dhe likopen që i jep mbështetje zemrës dhe syve.

Tërshëra

Tërshëra është një zgjedhje fantastike. Sipas të dhënave, tërshëra parandalon dëmtimin e stomakut dhe është shumë e pasur me fibër. Kjo e fundit, ul nivelin e kolesterolit dhe forcon metabolizmin.

Boronicat

Boronicat janë të pasura me ushqyes dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Ato stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe vëmendjen.

Qull me miell misri

Bëhet fjalë për një tjetër zgjedhje ideale për t’ia nisur ditën. Në këtë mënyrë do të pastroni organizmin, largoni metalet e rënda dhe toksinat dhe përmirësoni florën bakteriale.

Mjalti

Nëse e nisni ditën duke ngrënë mjaltë, do të keni më shumë energji dhe humor. Nga të dhënat, rezulton se mjalti përmirëson prodhimin e serotoninës dhe ju bën më produktivë gjatë ditës.

Hikrra

Hikrra përmban shumë minerale dhe vitamina që stimulojnë organizmin. Hikrra është gjithashtu e pasur me proteina.

Arrorët

Ngrënia e arrorëve në mëngjes, rregullon nivelin e pehashit në stomak dhe përmirëson tretjen. Produktet dhe ushqimet që nuk duhet konsumuar me stomak bosh:

Agrumet

Limoni, portokalli apo qitro përmbajnë shumë vitaminë C. Megjithatë, nga të dhënat rezulton se agrumet nuk janë një zgjedhje ideale për mëngjes sepse aciditeti i lartë shkakton urth dhe rrit gjasat e shfaqjes së ulçerës.

Ushqimet pikante

Në përgjithësi ushqimet pikante janë të mira për shëndetin, por ato nuk duhen ngrënë në mëngjes. Në këtë vakt ato irritojnë sistemin tretës dhe shkaktojnë urth.

Banania

Banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh sepse rrit nivelet e magnezit në gjak dhe shkakton probleme me zemrën.

Pijet e gazuara

Këto pije janë zgjedhja më e keqe që mund të bëni në mëngjes. Ato janë të pasura me sheqer dhe ngadalësojnë metabolizmin.

Perimet jeshile

Perimet jeshile janë të pasura me amino acide që shkaktojnë fryrje dhe urth. Për më tepër, ato irritojnë stomakun dhe shkaktojnë dhimbje abdominal.

Domatet

Acidi tanik që irriton stomakun mund të shkaktojë ulçerë dhe urth. Rrjedhimisht, domatet duhen konsumuar në drekë.

Dardhat

Fibra e dardhave shkakton dhimbje në stomak dhe dëmton shtresat e brendshme të stomakut./AgroWeb.org

Spahiu: Nëse një qytetar i thjesht do kërcënonte SPAK-un si Berisha, a do merrej i pandehur?

‘SPAK nuk u krijua nga Soros, por nga administrata e Trump dhe projekt i SHBA’.

Kështu është shprehur juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në Repolitix në Report Tv, mbrëmjen e sotme. Juristi tha se SPAK është krijuar gjatë mandatit të parë të Donald Trump.

‘Berisha më shumë se të gjithë ne e di se SPAK është krijuar në periudhën gjatë mandatit të parë të Donald Trump me financim të administratës së Trump dhe nuk është i rastësishëm qëndrimi i ambasadori francez dhe gjerman dje për SPAK. Berisha kërkon që të bind elektoratin që mbështet që ti thotë unë nuk kam qëndrim kundër amerikanëve, por ndaj një fondacioni, Soros që ka ndikuar në këtë projekt”, tha ai.

E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, takim me anëtarët e KLGJ! Zbardhen diskutimet

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin.

 

Siç njofton ambasada e SHBA në Tiranë, VanHorn, uroi Ilir Rusin për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa.

Gjatë bisedimeve mes tyre, VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.

Nancy VanHorn klgj (2)

Postimi i Ambasadës së SHBA-së

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin. Ajo uroi z. Ilir Rusi për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa.

Znj. VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.

Berisha, luftë e hapur reformës/ Mërtiri: E gjithë PD në funksion të luftës së tij me SPAK

Analisti Ergys Mërtiri thotë se e gjithë opozita është vënë në funksion të luftës së Sali Berishës me Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Mërtiri u shpreh se SPAK është një prokurori moderne dhe po mbledh fakte duke shkuar në hetim pasuror të zyrtarëve të lartë.

“Hetime të tilla nuk janë të lehta, kërkohet bashkëpunim. Ka dosje ku përfshihen zyrtarë të ndryshëm. Sigurisht që kjo kërkon kohë dhe zgjerimin e grupit të personave në hetim. Zoti Meta ka kohë që hetohet dhe është vënë në pranga, tregon thellësinë në hetim ku ka shkuar SPAK. E ka thënë Meta që po hetohet për pasurinë. Kjo do të jetë një zgjerim i pasur dhe i plotë. Kështu duket se po funksionon edhe për zyrtarë të tjerë SPAK është një prokurori moderne. Po mbledh fakte të tjera dhe po shkon deri në hetim pasuror. Kjo është risi, për herë të parë kemi një institucion që po e bën me seriozitet punën e vet. Nuk është vetëm Berisha. E gjithë opozita është vënë në funksion të luftës së Berishës me SPAK”, theksoi ai.