19.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Heqja e non-gratës së Berishës, oferta politike e PD për shqiptarët

Nga Ervis Iljazaj

Që nga zgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbështetësit dhe simpatizantët e Sali Berishës janë shumë të entuziazmuar dhe e konsiderojnë këtë fitore si triumfin e demokracisë, lirisë dhe luftës ndaj sistemit mafioz të Sorosit. A thua se Donald Trump u zgjodh president të Shqipëri dhe jo në Amerikë.

Kanë disa ditë që krijojnë idenë se hallet e PD-së dhe opozitës, madje dhe të Shqipërisë mbaruan. I gjithë ky entuziazëm është sa absurd po aq edhe i dëshpëruar. Tregon dëshpërimin e thellë në të cilën ka rënë kjo parti, saqë zgjedhjen e një personi në krye të Shtëpisë së Bardhë e konsiderojnë si shpresë për militantët e tyre.

Në fakt, shumica e njerëzve që e kanë analizuar fitoren e Trump, e kanë bërë si amerikanë dhe jo si shqiptarë. Ata kanë folur se sa mirë do të jetë Amerika me Presidentin Trump, dhe se si ai mund t’i zgjidhë problemet e shumta të saj nga ekonomia, inflacioni apo emigracioni. Donald Trump edhe mund t’i zgjidhë këto probleme dhe mund të jetë një president shumë i mirë për amerikanët. Çështja është se ne duhet të mendojmë si shqiptarë dhe si europianë, dhe jo si amerikanë. Askush nuk ka bërë analiza se si presidenca e tij do të ndikojë për Europën, NATO-n apo çështjen e Kosovës, çështje të cilat janë thelbësore për fatin tonë. Mirëpo, entuziazmi për Trump dhe çështjet që do zgjidhë ai në Amerikë me sa duket është më i madh se sa hallet tona dhe të kontinentit ku ne jetojmë.

Mbështetësit e Berishës kuptohet se përse janë entuziastë. Ata janë duke iu thënë shqiptarëve se tashmë non-grata për liderin e tyre do të hiqet, madje për këtë shprehen të bindur. Përtej faktit nëse kjo mund të ndodhë ose jo, heqja e non-gratës së Berisësh duket sikur është oferta e vetme politike që Partia Demokratike ka për shqiptarët, duke parë retorikën e tyre publike. Kur Berisha u shpall non-grata, oferta politike e tij ishte lufta ndaj mafias së Sorros dhe lobimet e tij për ta shpallur të padëshirueshëm. Kur fillojë gjyqi ndaj tij në SPAK, oferta politike, që vazhdon edhe sot,, ishte lufta ndaj SPAK dhe drejtësisë. Këtë gjë e kanë shprehur qartë publikisht, që kur të vijnë në pushtet do ta zhbëjnë Reformën në Drejtësi. Tashmë me fitoren e Trump, oferta politike, pra alternativa e opozitës për shqiptarët, është heqja e non-gratës së Berishës
Mirëpo, si lufta ndaj Soros, si lufta ndaj SPAK, apo tani heqja e non-gratës së Berishësh nuk janë halle që shqetësojnë qytetarët shqiptarë. E pikërisht për këtë arsye, sa herë që thërrasin mosbindje civile ajo dështon. Është normale, pasi populli nuk mund të ndjekë nga mbrapa për hallet e liderit, por për hallet e tij. Ata që e kanë ndjekur tashmë nga pas dhe kanë besuar iluzionet që u jepen si ushqim, siç është ky i fundit për heqjen non-grata, janë vetëm militantët e Partisë Demokratike dhe ndjekësit më të flaktë të zotit Berisha.

Deri më tani, askush se di se si mund të jetë Shqipëria e Partisë Demokratike. Nuk e dinë sepse PD, nuk shfaq asnjë vizion për shëndetësinë, për arsimin, për punësimin, për bujqësinë apo për turizmin. Askush nuk mund ta imagjinojë dot Shqipërinë e PD-së, pasi ajo nuk ia ka përcjelljë atë qytetarëve të saj. Të vetmen gjë që ka bërë deri më tani, është përcjellja e halleve të liderit të saj sikur janë hallet e njerëzve.
Meqë janë shumë të entuziazmuar nga fitorja e Trump, duhet dhe ta kuptojnë se ai fitoi sepse kishte një vizion të qartë për Amerikën, dhe amerikanët e njihnin atë. Po ashtu dhe kundërshtarja e tij kishte një vizion të qartë për Amerikën, dhe amerikanët votuan atë që ju duk më mirë për jetën e tyre dhe familjarëve të tyre.

Pikërisht këtë gjë Partia Demokratike nuk po bën dot. T’ju oforjë shqiptarëve një Shqipëri sipas vizionit të saj dhe shqiptarët ta kenë të qartë atë. Dhe të imagjinosh që vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve, Partia Demokratike ende nuk e ka një kandidat për kryeministër. Ndoshta sepse po presin që Trump t’i heqë non-gratan Berishës, si zgidhja e vetme që ata kanë për momentin. Por, me të gjitha gjasat duhet të presin pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri./liberale.al

Trump dhe Basha u sulmuan nga McGonigal, pse Berisha me të tijët përdorin retorikën e Ramës kundër Bashës?

Nga Bato Kosova

Kur Sali Berisha mundohet ta përdorë diçka për propagandë, e ka një hall të madh.

Rikthimi i Trump në Shtepinë e Bardhë e ka shqetësuar atë dhe Edi Ramën.

E para me Trump, Berishës i bie çdo alibi. Ndërsa Ramës i kthehet makthi i McGonigal.

Rama fillimisht duke e korruptuar dhe Berisha më pas duke përdorur akuzat e Ramës, janë munduar ta sulmojnë Lulzim Bashën pikërisht me sajesat e McGonigal.

Por McGonigal nuk është vetëm armiku i Lulzim Bashës por dhe i vetë Donald Trump.

Ai u mundua te fabrikonte të njëjtat akuzat për Trump kryesisht 2016, kur u vendos në shënjestër për shkak të pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve nga rusët, ato që fitoi përball Clinton. Një gjuheti shtrigash që shkaktoi jo pak telashe për Presidentin Trump, në valën e të cilave u futën edhe shkrime mediash, strategji e njëjtë si ajo e Ramës dhe më pas e Berishës kundër Bashës.

Sapo dosja e ish-zyrtarit të FBI-së mori faqet e para të mediave botërore, në një video në rrjetin e tij social Trump Donald Trump tha: “Ky djali i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë… që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si president, u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!”

Kjo i shqëtëson shumë berishistët që e dinë shumë mirë se nuk mund të manipulojnë me këtë fakt dhe është plaga e hapur që nuk do të mbyllet kurrë për Ramën në maedhëniet më SHBA.

Sulmet e Edi Ramës deri në aktin me të paprecedent në historinë e Shqipëris por dhe botës demokratike siç është korriptimi i shefit të FBI erdhe pikërishr për shkak të afersisë së Lulzim Bashës me Trump dhe administratën e tij.

Kjo shqetëson dhe Sali Berishën i cili njeherë mund të vendos vetën si target i sulmeve të MCgpnigal e njehere ne gjuhën e Ramës sulmon Lulzim Bashën. Ketë qartësisht e tregoi pak ditë më parë edhe Avenir Peka, pjesë e strukturave të Berishës dhe vëllai i gazetarit Çim Peka, i cili tha se gjatë administratës së parë të Trump një nga politikanët shqiptarë që kishte më shumë akses në Shtëpinë e Bardhë, ishte Lulzim Basha, që sipas Pekës në 2017-ën hyri tre herë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo tregon pse Sali Beeisha po nxiton tu mbush mendjen atyre që i shkojnë nga pas se Trump është “miku” i tij.

Nga ana tjetër, duke përdorur dhe mbrojtir korrupsionin e Ramës, Peka thotë se Basha gaboi me lobimin që bëri duke marrë këtu të mirëqenë akuzat e Ramës gjë që në fakt u hodh poshtë si e pavërtetë nga hetimi në SHBA, duke e konsideruar këtë pjesë të një konspiracioni me në qendër McGonigal.

Pra mbetet që Basha ka vetëm një gabim, që i rrezon çdo alibi madje e tmerron Berishën, afërsia me administratën republikane dhe Donald Trump.

Investigimi i FBI-së dhe raportimi i mediave amerikane treguan se McGonigal u përdor nga Edi Rama për të sulmuar Lulzim Bashën në vitin 2017. Një akt i rënd për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, pasi është e paprecedentë që një kryeministër i një vendi partner i SHBA-së, të arrijë deri në korruptimin e një agjenti të FBI-së, për të goditur kundërshtarin e tij politik.
Kjo nuk mund të kalojë në heshtje nga administrata e Trump, pasi dhe ky i fundit ka qënë target i MCgonigal. Kjo do të nxjerrë zbuluar si Ramën ashtu dhe Berishën.

Ramën si njeriun që ka sulmuar liderin e nje partie konservatore duke përdorur korruptimin e MCgonigal dhe Berishën si njeriun e sanksionuar për korrupsion madhor.

Por, duke dashur të linçojnë Lulzim Bashën me fabrikimet e Ramës, Berisha me të tijët janë duke u thënë shqiptarëve se Basha ka qenë njëriu i preferuar i administratës Trump dhe ky është shqetësimi i madh i tyre./alfapress.al

“Tokën e bleu 3 herë më lirë se tregu”/ Ulsi Manja dhe Çela i “Brunes” kompleks vilash në Farkë. BIRN, pikëpyetje për transaksionet e konfliktin e interesit

Ulsi Manja dhe kompania e hidrosanitareve, “Brunes” janë vënë në qendër të vëmendjes nga “BIRN” për shkak të disa transaksioneve bankare. Manja si Ministër i Drejtësisë rezulton se është në konflikt interesi për shkak të detyrës në kabinetin qeveritar. Bashkë me Geront Çelën, BIRN ka mundur të bjerë në gjurmët e kompleksit të vilave të blera nga palët në zonën e Farkës.

Në një hulumtim të detajuar të gazetares Ola Xama, ku janë marrë edhe dëshmi të banorëve të zonës, lindin hije dyshimi për mënyrën e transaksioneve bankare për blerjen e vilave dy vite më parë nga Manja e madje dhe Çela.

Më poshtë mund të lexoni raportimin e detajuar të Ola Xamës për llogari të BIRN:

Dhjetë vjet më parë, Isuf Kërçiku vendosi të shpërngulej nga Kamza e zhurmshme drejt Farkës së Vogël, asokohe një fshat piktoresk në periferi të Tiranës me një liqen të vogël në qendër të tij.

Kërçiku, 78 vjeç, thotë se e zgjodhi Farkën për qetësinë, natyrën e bukur dhe ajrin e pastër. Por brenda një dekade, kjo “parajsë” e dikurshme u zhduk nga vala e ndërtimeve dhe zhurma e makinerëve të rënda.

“Shikoni vetë si është bërë, kantier,” thotë Kërçiku, duke zgjatur dorën drejt godinave në ndërtim e sipër. “Dakord, duhet t’i hapim rrugë zhvillimit, por jo çdo gjë beton. Të lemë diçka edhe për natyrën,” shtoi ai.

Farka e Vogël ndodhet vetëm 9 kilometra larg qendrës së Tiranës dhe është sot destinacioni më të ri i rezidencave dhe komplekseve të vilave për banorët e pasur të kryeqytetit. Të paktën 15 komplekse vilash dhe dy pallate gjenden aktualisht në proces ndërtimi, ndërsa të tjera projekte janë në pritje të miratimit të lejeve nga Bashkia e Tiranës.

Presioni i lartë për ndërtim ka sjellë gjithashtu një rritje të vlerës të tokës. Banorët thonë se preferojnë gjithsesi që të mos shesin, por ta japin tokën për zhvillim në këmbim të sipërfaqeve të ndërtimit.

Ky është edhe shembulli i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke prej 1 mijë metrash katrorë në vitin 2021, Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindramijëra euro brenda një kompleksi vilash me pishina dhe mure rrethuese buzë liqenit të Farkës.

Tre vjet pas blerjes së tokës, Manja dhe bashkëshortja e tij aplikuan për leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës për projektin e një kompleksi vilash, së bashku me pronarë të tjerë të tokave fqinje në Farkë.

Transaksionet e kryera nga ministri i Drejtësisë ngrejnë pikëpyetje, pasi ai e bleu tokën nën vlerën e tregut nga një zyrtar lokal i Partisë Socialiste dhe synon që ta zhvillojë atë përmes një kompanie fituese të një koncesioni nga qeveria “Rama”.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga tre agjenci imobilare dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës sugjerojnë se ministri i Drejtësisë e bleu tokën me një çmim thuajse 3-fish më të lirë sesa vlera e tregut dhe gati sa gjysma e vlerës mesatare të shitjeve të deklaruara në të njëjtën periudhë në këtë zonë.

“Transaksionet e zyrtarëve të lartë, të cilat janë jashtë kushteve të tregut, janë subjekt i dyshimit të arsyeshëm dhe e meritojnë të eksplorohen në detaje për të parë përfshirjen e personave të tretë si maskim për interesa korruptive dhe shkëmbime favoresh,” thotë Zef Preçi, ekspert i ekonomisë dhe drejtues i Institutit për Studime Ekonomike.

Ministri Manja nuk iu përgjigj pyetjeve të detajuara, por i tha BIRN përmes një zëdhënësi se ai dhe familjarët e tij i nënshtroheshin ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive nga  Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

“Deklarimi është i disponueshëm për shqyrtim sipas procedurave të parashikuara nga ligji dhe unë jam plotësisht transparent në lidhje me pasurinë time,” tha Manja.

Toka prej 1 mijë metra katrorë në pronësinë e ministrit Ulsi Manja ndodhet në zonën kadastrale 1605 në Farkë të Vogël me numër pasurie 397/9 dhe është regjistruar në hipotekë në vitin 2014 mbi bazën e një Akti të Marrjes së Tokës në Pronësi, AMTP. Prona rezulton me kufi në jug të saj me liqenin e Farkës dhe në pjesët e tjera rrethohet nga dy pronarë të tjerë.

Manja e bleu tokën në vitin 2021 nga Arben Maloku, i cili mbante në atë kohë detyrën e administratorit të njësisë vendore të Zall Herrit, pjesë e Bashkisë së Tiranës.

Maloku njihet gjithashtu për sipërmarrjet e tij në fushën e ndërtimit si themelues i kompanisë Arb& Trans 2010; e cila u hetua në vitin 2022 për ndërtimin e kateve shtesë pa leje në një pallat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se tokën që i shiti Manjës, Maloku e kishte blerë në tetor 2019 për një çmim prej 20 mijë eurosh ose 20 Euro për metër katror. Pasi e rivlerësoi pronën, Maloku ia shiti Manjës për 3 milionë lekë ose 3 mijë lekë m2.

Tre agjenci imobiliare të kontaktuara nga BIRN e vlerësojnë këtë transaksion si anomalisht të ulët, ndërsa raportojnë çmime toke të paktën 120 Euro për metër katror ose 4 herë më të larta në të njëjtën zonë.  Agjentët theksuan gjithashtu se kërkesa për prona në Farkë të Vogël ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe se në vijën e parë të liqenit është e pamundur që të gjenden toka në treg.

“Janë shitur të gjitha,” tha një agjent imobiliar.

Edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës raporton çmime më të larta se sa kontrata e shitjes mes Malokut dhe Manjës në vitin 2021.

“Çmimi mesatar i shitjeve të pasurive arë në zonën kadastrale 1605 në Farkë të Vogël për periudhën janar-dhjetor 2021, sipas akteve të regjistruara rezulton 5753 lekë/m2, ndërsa çmimi i referencës është 448 lekë/m2,” tha ASHK në një përgjigje me shkrim.

Vlera është disa herë më e ulët krahasuar edhe me një tjetër tokë të blerë nga Maloku në të njëjtën zonë në vitin 2017.

Parcela ka një sipërfaqe prej 1650 m2 dhe është blerë nga Maloku për një çmim mbi 22 milionë lekësh ose 134 Euro m2 – mbi 4-fish më shtrenjtë se toka që ai i shiti Manjës.

Maloku i tha BIRN përmes një bisede telefonike se vlera e tokave në atë zonë dhe në të gjithë Tiranën ndryshon me metra, ndërsa këmbënguli se tokën e kishte shitur me të njëjtin çmim që e kishte blerë.

Ai shtoi gjithashtu se e kishte blerë atë në vitin 2019 me qëllimin për të ndërtuar një shtëpi për vete, por më pas kishte ndërruar mendje dhe kishte vendosur t’ia shiste Manjës.

Maloku e lidhi çmimin e ulët të tokës me ekzistencën e një shtylle tensioni të lartë pranë saj.

“Ajo tokë ka qenë poshtë një shtylle te tensionit të lartë, ka një shtyllë të tensionit të lartë. Është afër liqenit, me hamendje 100 metra larg liqenit dhe sipër toka ka shtyllën e tensionit të lartë, prandaj ka patur këtë çmim,” tha Maloku.

“Zotëria në fjalë nuk ka qënë as ministër kur ia kam dhënë tokën në dijeninë time. Në kohën që e kam shitur, ta them me bindje të plotë nuk ka qenë ministër,” shtoi ai.

Diferenca mes çmimit të blerjes dhe vlerës së tregut në transaksionin e kryer nga ministri i Drejtësisë krijon hapësirë për dyshim.

“Këtu mund të ketë vend për një hetim me dyshimin e një kontrate fiktive për fshehje të të ardhurave, pasi mund të lindin dyshime që pagesa tjetër të jetë bërë në cash ose me një përfitim që mund të ketë marrë shitësi në një formë tjetër nga zyrtari publik,” tha ish-prokurori Gentian Trenova, i cili punon sot si jurist.

“Vetëm me analizën e kontratës kjo lidhje është e pamjaftueshme, por ka vend për hetim të mëtejshëm,” shtoi ai.

Ulsi Manja punoi për dy dekada si ndihmës-gjyqtar, prokuror dhe avokat, përpara se të përfshihej në politikë në vitin 2013 si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Manja ka shërbyer gjithashtu si anëtar i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi dhe si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Prej shtatorit 2021, ai drejton Ministrinë e Drejtësisë në kabinetin “Rama”.

Manja është subjekt i deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesave që prej vitit 2003, kur mbante pozicionin e prokurorit. Analiza e deklaratave të pasurisë, e kryer nga BIRN, tregon një trajektore të pasurisë familjare të nisur nga zeroja dhe që në fund të vitit 2023, kap vlerën e 46.5 milionë lekëve – me një rritje mesatare prej 2.7 milionë lekësh në vit.

Rritja e pasurisë së Manjës e ka burimin te transaksionet me pasuritë e paluajtshme.

Në vitin 2004, ai deklaron se bleu një apartament në Tiranë me vlerë 5.4 milionë lekë me ndihmën e dy huave të marra nga vëllai dhe motra e tij, ndërsa në vitin 2010 bleu një apartament të dytë në Kavajë me vlerë 30 mijë euro me të ardhurat e fituara nga puna si avokat.

Por tre vitet e fundit rezultojnë të jenë intensive në fushën e shit-blerjeve të pasurive të patundshme për ministrin Ulsi Manja.

Në vitin 2021, familja e ministrit Manja blen tokën në Farkë të Vogël, ndërsa në vitin 2022 shet apartamentet që zotëronte në Tiranë dhe Kavajë për çmimet respektive 140 mijë euro dhe 50 mijë euro, duke krijuar likujditete bankare me vlerë gati 200 mijë euro në fund të vitit 2022.

Po gjatë vitit 2022, Manja blen një tjetër apartament në Tiranë me sipërfaqe 156.7 m2 për vlerën totale 115 mijë euro, ose 734 Euro për metër katrorë. Ai deklaron se deri në fund të vitit 2022, ka shlyer 68,350 Euro për blerjen e apartamentit përmes një linje kredie, ndërsa pjesa e mbetur prej 46, 650 Euro është detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit.

Transkasionet në pasuri të patundshme janë një burim i konsiderueshëm i të ardhurave për familjen Manja; ato përbëjnë gati 19% të të ardhurave totale në dy dekada.

Pas një kërkese për të drejtë informimi, BIRN priti tre muaj për të aksesuar deklaratat e pasurisë së ministrit të Drejtësisë nga ILDKPKI. Fillimisht, ILDKPKI refuzoi të kthejë përgjigje dhe vetëm pas një ankese të depozituar në zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe një kërkese të re i vuri ato në dispozicion. ILDKPKI nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte kryer ndonjëherë hetim administrativ për deklaratat e pasurisë së Manjës.

Liqeni i Farkës në periferi të Tiranës është një ujëmbledhës artificial i ndërtuar në vitet ’80 me qëllim ujitjen e tokave bujqësore që shtrihen poshtë digës së tij. Zona e ruajti karakterin e saj rural për më shumë se një dekadë pas rënies së komunizmit, por nuk i shpëtoi gjatë presionit të diktuar nga sektori i ndërtimit.

Liqeni është sot një atraksion natyror, i rrethuar nga komplekse vilash dhe rezidencash banimi, që reklamohen në faqet e agjencive imobiliare me çmime që variojnë nga 300 mijë deri në mbi 1 milion euro në varësi të sipërfaqes dhe pozicionit të tyre.

Edhe toka e blerë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja duket se ka për destinacion një kompleks të shtrenjtë vilash.

Në nëntor të vitit të kaluar, Manja dhe bashkëshortja e tij aplikuan së bashku me fqinjët e tyre kufitarë, kompaninë “Brunes” dhe pronarët e saj Geront dhe Bledar Çela, për një leje zhvillimi në Bashkinë e Tiranës me qëllim ndërtimin e një kompleksi banimi dhe shërbimi me godina 1,2 dhe 3 kate, me pishina dhe mur rrethues në këtë zonë. Detajet e marrëveshjes mes pronarëve të tokës dhe kompanisë “Brunes” janë të panjohura dhe nuk rezultojnë të jenë deklaruar nga ministri Manja në ILDKPKI në vitin 2023.

Bashkia e Tiranës tha në një përgjigje për BIRN se ata kishin aplikuar për leje ndërtimi më 26 prill, kërkesë e protokolluar në bashki më 10 qershor të këtij viti. “Kërkesa ndodhet në fazën e shqyrtimit administrativ,” tha Bashkia.

Kompania “Brunes” operon prej vitit 2003 në Shqipëri në fushën e tregtisë së pajisjeve hidrosanitare dhe shtëpiake si dhe shitjes së materialeve të ndërtimit.  “Brunes” është gjithashtu përfituese e një kontrate koncesionare nga qeveria “Rama” për ndërtimin e Marinës së Vlorës si dhe pjesë e konsorciumit që përfitoi tokë publike me qira simbolike 1 Euro përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave në tetor 2021, në kohën kur Manja ishte gjithashtu pjesë e kabinetit qeveritar.

Ministri Manja nuk iu përgjigj pyetjes mbi një konflikt të mundshëm interesi me kompaninë “Brunes”, ndërsa Këshilli i Ministrave refuzoi të vinte në dispozicion qëndrimin e Manjës gjatë mbledhjes ku u miratua dhënia me qira e tokës publike.

“Vlerësimet, debatet dhe raportimet në mbledhjet e qeverisë mbeten konfidenciale,” u përgjigj Këshilli i Ministrave.

Por për ekspertët e ligjit, një marrëdhënie e tillë ngre “flamuj të kuq”.

“Nga viti 2021 deri në momentin që është lidhur kontrata ka një flamur të kuq që të çon drejt dyshimeve për të hetuar,” tha Trenova. “Ka raste kur këto përfitime janë konsideruar forma të pagesës korruptive, sepse korrupsioni nuk është vetëm dhënia nën dorë, por edhe përfitime të tjera me leje, licensa apo leje ndërtimi, sidomos kur kemi të bëjnë me një zyrtar të lartë publik që ka influencë në institucionet e tjera,” përfundoi ai. /BIRN

Frika nga përmbytjet, Vlora “barrikadohet” si Florida

Qytetarët e Vlorës kanë marrë masa pas parashikimeve se vendi mund të përballet me reshje të shumta shiu që do të shkaktojnë përmbytje.

Vetëm pak ditë pasi qyteti bregdetar u përball me përmbytje masive, rrugë të mbushura me ujin që depërtoi në katet e para dhe të nëndheshme të pallateve dhe bizneseve, vlonjatët duket se i kanë paraprirë kësaj situate.

Këtë herë shumë biznese kanë vendosur thasë të mbushur me rërë në hyrjet e tyre, në tentativë për të mbajtur ujin larg, pamje që të sjellin ndërmend përgatitjet e qyteteve amerikane nga uraganët sezonalë.

Kujtojmë se nga përmbytjet e para pak ditëve më parë, u raportuan dëme të shumta, ndërsa qytetarët shprehen se ende nuk janë dëmshpërblyer.

Kastrati dhe Dulaku paditën SPAK&GJKKO, Gjykata Kushtetuese lë në sekuestro “Marina Bay Saranda”

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda”, mbi heqjen e sekuestros për bazën detare në qytetin bregdetar. Pasi humbi procesin në të trija Shkallët, shoqëria në fjalë iu drejtua Kushtetueses, e cila vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë. Me këtë vendim, baza detare e Sarandës do vijojë të mbetet nën sekuestro derisa SPAK të përfundojë hetimet.

Baza detare e Limionit u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i saj kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.

Kompania koncesionare e apeloi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por togat e zeza e lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në 16 maj kompania e apeloi sërish vendimin, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por edhe kjo gjykatë ka vendosur ta lërë në sekuestro bazën detare. Ndërsa dhe gjykata më e lartë në vend, ajo Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për heqje të sekuestros së kompanisë ‘Marina Bay Saranda’.

Si lindi përplasja mes Qeverisë dhe Prokurorisë së Posaçme

Bëhet fjalë për kontratën që nëpërmjet Ministrisë së Mbrojties drejtuar asokohe nga Znj. Olta Xhaka, dy biznesmenët Artan Dulaku dhe Shefqet Kastrati morën me PPP portin ushtarak në Sarandë.

SPAK ka vendosur masë sekuestro ndaj kësaj kontrare dhe objektit fizik në terren, ndërsa jo zyrtarisht bëhet me dije se përtej masës, atje punimet kanë vijuar edhe pse ka një vendim gjykate në fuqi.

Masa e sekuestros është apeluar në të treja shkallët e gjyqsorit, por është lënë në fuqi duke miratuar vendimin e SPAK, nga GJKKO, Apeli GJKKO dhe Gjykata e Lartë. Ky hetim ndiqet nga prokuroria Monjola Kajana e cila gjatë hetimit kërkoi edhe vendosjen e masës së sekuestros.

Në kuadër të këtij proçedimi penal në SPAK më herët ka dëshmuar edhe ish Ministrja e Mbrojtues znj.Xhaçka. Qeveria Shqiptare në këtë proçes është si palë e interesuar edhe përfaqësohet nëpërmjet Avokaturës së Shtetit.

Zbulohet emri që Donald Trump ka menduar si sekretarin amerikan të shtetit

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka të ngjarë të zgjedhë senatorin e Floridës Marco Rubio si sekretarin e tij të Shtetit, sipas burimeve të CNN.

Fillimisht besohej se Trump po anonte nga Richard Grenell, por gjatë ditës, ai e zhvendosi preferencën e tij tek Rubio pas një sërë telefonatash dhe bisedash me aleatët e senatorit nga Florida. Grenell shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani dhe më vonë si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë administratës së tij të parë.

Derisa të bëhet zyrtarisht një ofertë, thanë burimet e CNN, Trump mund të ndryshojë mendje.

Meqë Trump ka të ngjarë të zgjedhë Rubion si diplomatin e tij të lartë dhe, siç raportoi më herët CNN , një tjetër senator në Florida, Mike Waltz, pritet të shërbejë si këshilltar i tij për sigurinë kombëtare.

New York Times raportoi fillimisht për ofertën e pritshme të Trump për Rubio.

Rubio, i cili ishte në garë për të qenë zëvendëspresident, e kishte bërë të qartë se ai ishte i interesuar të bashkohej me kabinetin e Trump nëse do të ishte për rolin e duhur, thanë disa burime të njohura me procesin për CNN.

Pas dështimit të tij në zgjedhjet presidenciale të GOP në 2016, Rubio rindërtoi imazhin e tij në ngjashmërinë e një populisti në Uashington. Në të njëjtën kohë, ai theksoi kredencialet e tij të politikës së jashtme si republikani kryesor në Komitetin e Inteligjencës së Senatit, ndërsa ndërtoi marrëdhënie në partinë e tij, në të gjithë rreshtin dhe në mbarë globin.

Rubio – i cili ka kaluar më shumë se një dekadë duke u fokusuar në teorinë e “kërcënimit të Kinës” – u sanksionua së bashku me pesë ligjvënës të tjerë amerikanë nga qeveria kineze në vitin 2020 për “sjellje të keqe në çështjet që lidhen me Hong Kongun”. Tani, zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë thonë se Kina ka të ngjarë të duhet t’i heqë ato sanksione në mënyrë që të merret me të.

Në vitin 2016, marrëdhënia e Rubios dhe Trump u prish në ditët e fundit të fushatës së tij, Rubio sulmoi publikisht Trumpin, duke thënë se ai nuk do ta “bënte Amerikën madhështore. Ai do ta bëjë Amerikën portokalli,” duke u tallur me madhësinë e duarve të Trump dhe duke e quajtur atë një “mashtrues” që konkurron për të marrë drejtimin e Partisë Republikane.

Por që atëherë, marrëdhënia e Rubios dhe Trump jo vetëm që është rregulluar, por edhe është forcuar.

Në SPAK, për çfarë u thirr kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli?

Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është paraqitur sot në SPAK. Ende nuk dihet se për çfarë çështje Prokuroria Speciale ka thirrur Agollin.

Kohë më parë është raportuar se ndaj tij SPAK ka nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike, por nuk dihet nëse paraqitja e sotme në Prokurorinë Speciale ka lidhje me këto hetime të raportuara.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme në SPAK u paraqit edhe Edmond Haxhinasto, ish-ministër i Transporteve.

“Rusia po punon me Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën”- Paralajmëron shefi i NATO: Ukraina mund të përballet me dimrin më të vështirë të luftës

Në një konferencë shtypi me presidentin francez Emmanuel Macron, Sekretari i Përgjithshëm tha se Rusia po vazhdonte “sulmin e saj kundër Ukrainës, ndërkohë që gjithnjë e më shumë është duke u afruar me aleatët e saj, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut”.

 

“Pas dorëzimit të municioneve dhe raketave, Koreja e Veriut tani ka dërguar trupa për të luftuar dhe për të vdekur përkrah Rusisë në luftën e saj të paligjshme.

Në këmbim, Rusia i siguron Koresë së Veriut financim dhe teknologji raketore. Kjo është shumë shqetësuese.

Këto raketa paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për kontinentin e SHBA-së, Evropën, rajonin Indo-Paqësor dhe për Euro-Atlantikun më të gjerë.”

Rutte tha se ukrainasit plagosen dhe vriten çdo ditë nga dronët Shahed “të siguruar nga Irani”.

Në të njëjtën kohë Kina mbështet ekonominë e Rusisë dhe mundëson industrinë e saj të mbrojtjes dhe përforcon narrativën e saj në skenën botërore,” shtoi ai.

“Rusia duke punuar së bashku me Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën jo vetëm që kërcënon Evropën, ajo kërcënon paqen dhe sigurinë, po, këtu në Evropë, por edhe në Indo-Paqësor dhe në Amerikën e Veriut”

Ai vazhdoi duke thënë se mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë pasi “Ukraina përgatitet të përballet me atë që mund të jetë dimri i tyre më i ashpër që nga viti 2022”.

Bitcoin arriti nivelin më të lartë pas zgjedhjeve, por çfarë fshihet pas kësaj? Premtimi i Donald Trump

Që me fitoren e Donald Trump në SHBA kriptomonedha është në rritje. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së e ka marrë me të mirë komunitetin e bitconinit. Çfarë ka premtuar ai?

Monedha më e vjetër dhe e njohur digjitale bitcoin u rrit vrullshëm në fillim të javës në bursa mbi 80.000 dollarë. Ky është kursi më i lartë, që ka arritur ndonjëherë kriptomonedha. Por çfarë fshihet pas kësaj?

Një faktor vendimtar është zgjedhja e Donald Trump president i ri i SHBA-së. Kësisoj që nga 4 nëntori bitcoin është rritur në mënyrë konstante.

“Donald Trump ka deklaruar, se do te jëtë president i kriptomonedhës dhe se SHBA do të luajë një rol pararojë në sektorn e bitcoin”, thotë Jonas Gross, kryetar i Digital Euro Association – një organizatë, që angazhohet për sistemet digjitale të pagesave.

Të tilla premtime i kanë bërë deri më sot vetëm presidentët e vendeve si El Salvador. E pra nuk është habi, që komuniteti bitcoin është i entuziazmuar tani.

Ndonëse në mandatin e tij të parë presidencial Trump është shprehur negativisht për bitcoin, përpara zgjedhjeve 2024 ai bëri një kthesë. Në një konferencë të madhe të bitcoin në Nashville p.sh. ai premtoi, se do të vazhdojë ta lerë të parregulluar tregun e krimptomonedhës dhe do të kujdeset për energji të lirë.

Prodhimi i bitcoinsave (mining) të reja dhe mbajtja e rrejtit në funksion, përmes të cilit regjistrohen transaksionet e shumta (blockchain), kërkon shumë energji. Bitcoins të reja gjenerohen, ndërkohë që kompjuteri zgjidh detyra llogariteje. Për këtë janë të nevojshme sasi të mëdha llogaritjesh, gjë që konsumon shumë energji.

Hop i ri për bitcoin

Drejtori i qendrës Blockchain i School of Finance and Management në Frankfurt, Co-Pierre Georg, konsideron se rritja e kursit të bitcoin ka të bëjë kryesisht me “arsye strukturore, që u përforcuan me zgjedhjet në SHBA”. Georg bën fjalë për licencat që u dhanë në janar për Bitcoin-ETFs an, përmes të cilave janë thjeshtuar dukshëm investimet me bitcoin.

ETF është akronimi për Exchange-Traded-Funds – “fondet e tregtuara në bursë”. Me ETFs krijohen dhe indekset e aksioneve ashtu si indeksi gjerman i aksioneve DAX. Me bitcoin-ETF ofruesit e ETF blejnë bitcoin. Investitorët me blerjen e kuotave marrin pjesë në zhvillimin e kursit të bitcoin, pa iu dashur të blejnë vet bitcoin.

Qysh atëherë është derdhur shumë para përmes ETFs në bitcoin, thotë eksperti i Blockchain, Georg. Kjo do të thotë rrjedhimisht, që kryesisht depozituesit institucionalë, si p.sh. adiminstruesi më i madh në botë i pasurive BlackRock kanë invetsuar në bitcoin. Por nga ana tjetër në bursat kripto si Coinbase, Bitpanda ose Kraken nuk ka rritje qenësore të interesit.

Sipas Jonas Groß në këtë rritje rekord bëhet fjalë kryesisht për atmosferë dhe besim – ashtu si edhe në tregjet e tjera. Në dhjetë vitet e fundit industria ka qenë në fokus të kryeartikujve për raste mashtrimesh. “Eshtë dashur pra një arsye për të rikuperuar imazhin dhe për ta rivënë në lëvizje makinerinë.” Premtimi i Trumpit tani i ka dhënë sërish një frymë pozitive bitconit.

Elon Musk dhe lobi i bitcions

Një ndër kundërshtarët kryesorë të komunitetit bitcoin deri tani ka qenë shefi i entit të mbikqyrjes së bursave në SHBA, SEC, Gary Gensler. Ai do që ta rregullojë tregun e monedhës digjitale. Pritet tani që Donald Trump do të bëjë përpjekje për ta ristrutkuruar këtë institucion. Kësisoj Gary Gensler do të hasë në pengesa. Ndonëse ai nuk mund të zëvendësohet me një tjetër në post, do të ketë përpjekje për ta kapur atë konkretisht në gabime.

Drejtori i Blockchain-Centers tek fitorja e Trumpit sheh edhe një fitore të lobit të bitcoins. “Tani duket se industria kripto ka blerë influencën ndaj qeverisë dhe kongresit të ri.” Me këtë ai ka parasysh shefin e Teslas, Elon Musk, i cili e preferon bitcoin dhe ka mbështetur masivisht fushatën e Trumpit. Po ai ka parasysh edhe shumë politikanë të tjerë, që janë mbështetur nga kjo degë.

Sipas agjencisë reuter gati 120 milionë dollarë nga industria kripto janë derdhur në fushatën e Trumpit.

Dikur rritjet e bitcoin shpjegoheshin me faktin, se sipërmarrje të mëdha e pranonin kriptomonedhën si mjet pagese, si p.sh. shërbimi i pagesave Paypal në vitin 2020. “Të tilla arësye nuk shoh për momentin”, thotë Georg. “Bitcoin është tërësisht e papërshtatshme në qarkullimin e pagesave dhe po ashtu nuk mund të jetë depozitë e qendrueshme. Arsyeja e vetme për të blerë bitcoin, është spekulative.”

Ndërsa Jonas Groß nga Digital Euro Association mendon, se aktualisht ka mjaft faktorë themeltar për bitcoin. “Bitcoin është etabluar si një klasë e re depozitash. Ndërkohë kanë nisur të investohen fondet e parat ë pensioneve dhe për mendimin tim është vetëm çështje kohe, derisa të ketë edhe fondet e para shtetërore. E kur të arrihet kjo do të thotë se kemi të bëjmë me parametra të një nivel krejt tjetër.”

Megjithatë çdo investim në bitcoin është me risk dhe tregjet me kurset e larta tani e kanë mbivlerësuar premtimin e Trumpit. “Nëse ai nuk do ta mbajë këtë premtim, kurset natyrisht do të bien sërish.”

“Për bitcoin gjithmonë ka vlejtur rregulli, që duhet të investosh vetëm atë që je i gatshëm ta humbasësh tërësisht”, thotë Pierre Georg. Një parashikim lidhur me komportimin e Trumpit ndaj bitcoin është tani “sikur të hedhësh fall”./DW

SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon! Ja sa vite burg kërkon për ish-kryetarin e bashkisë Durrës

SPAK jep pretencën për ish-kryetarin e  bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar dënimin e Vangjush Dakos për shpërdorim detyre në dy raste 4 vite burg. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar Vangjush Dako mund të dënohet me 2.8 vite burg.

Lidhur me akuzën për pallatin, Vangjush Dako akuzohet se ka zbardhur lejen me vonesë duke i hapur rrugë legalizimit dhe duke mos mbrojtur zhvillimin e territorit. Vangjush Dako, i cili ndodhet në arrest shtëpie, nuk mori pjesë në seancë.

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u zhvillua seanca gjyqësore edhe për 3 persona të tjerë, Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Ardian Bulku.

Për Fatmir Ejupin, topograf inxhinier SPAK ka kërkuar të cilësohet fajtor për falsifikim stampash, formularësh dhe për pasojë ka kërkuar dënimin e tij me 3 vjet burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Ejupi do të dënohet me 2 vite burg.

Për Fiqiri Farrukun SPAK ka kërkuar  të cilësohet fajtor për falsifikim vulash stampash e formularësh të dënohet me 3 vjet burg. Me gjykimin e shkurtuar ai  t dënohet me 2 vite burgim. Por për të është kërkuar pezullim, për shkak të moshës së thyer dhe problemeve shëndetësore.

Për Ardian Bulkun është kërkuar  të cilësohet fajtor për falsifikim dokumentesh dhe dënohet me 3 vjet, 2 me gjykim të shkurtuar. Edhe për Bulkun u kërkua të pezullohet ekzekutimi i vendimit, raporton gazetarja e News 24, Klodiana Lala.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos më 27 shkurt për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.

Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtoi vendimin dhe kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi.

Por Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit.

AKUZA E SPAK PËR SHËTITOREN

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se në vitin 2014 Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Me Urdhrin Nr. 84 datë 11 Shtator 2013 protokolluar me Nr. 4151 Prot., në të njëjtën datë, është ngritur komisioni për caktimin e specifikimeve teknike.

Ky grup është ngarkuar me detyrën për të përgatitur: detyrën e projektimit, fondin limit, termat e referencës si dhe te gjitha specifikimet teknike për këtë procedure prokurimi. Nga ana e anëtarëve të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako, janë kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 444 datë 05 Shtator 1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit”.

Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës totale. Edhe pas bërjes me dije nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Akt Kontrollin përkatës të Muajit Qershor 2015, në lidhje me gabimin e bërë nga Komisioni dhe nga Titullari i Autoritetit Kontraktor, duke lënë rekomandim që të rikuperohet dëmi ekonomik i shkaktuar deri në atë fazë, Bashkia Durrës dhe administrata përkatëse ka vijuar me pagesën e këstit të dytë prej 40% të vlerës totale të kontratës në muajin dhjetor 2015, ndërkohë që e gjitha vlera e paguar më tepër prej 18.318.400,2 lekë, është pasqyruar në pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës, si një dëm ekonomik dhe detyrim që shoqëria përfituese i ka kësaj Bashkie prej vitit 2016 e në vijim.