24.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

77.4 milionë në muaj na kushtojnë pagat e ministrave dhe zëvendësve të tyre

Qeveria mund të jetë e vogël, por shpenzimet i do të bollshme. Vetëm rroga shteti, ministrat dhe zv/ministrat e Edi Ramës do marrin 77 milionë lekë të vjetra në muaj. Këtu nuk llogariten dietat dhe benefitet e tjera si pjesë e qeverisë.
Përllogaritjet i ka bërë sot gazeta “Panorama”, që ka marrë pagën zyrtare të Edi Ramës, rreth 2 milionë e 280 mijë lekë, atë të Senida Mesit, që shkon rreth 1 milion e 870 mijë lekë dhe të ministrave.
Secili prej ministrave paguhet 1 milion e 740 mijë lekë në muaj, ndërsa paga e një zv/ministri është rreth 1 milion e 530 mijë lekë në muaj.
Po t’i mbledhësh të gjitha bashkë e kupton se ajo turmë njerëzish që Edi Rama e prezantoi në Facebook përmes një fotoje në grup, ka shpenzime të mëdha, plot 77 milionë lekë në muaj.
Sipas porosive që i dha shefi të dielën, ministrat dhe zv/ministrat duhet të ruhen nga korrupsioni, të cilin Edi Rama e shpalli armik të qeverisë. Pavarësisht shifrave që dalin nga rrogat e 48 anëtarëve të qeverisë, vështirë të besosh se ndonjë prej tyre do të katandiset duke pritur rrogën në fund të muajit.

PAGAT BRUTO PER NJE MUAJ

Paga e kryeministrit 228.730 lekë/muaj
Paga e zv.kryeministrit 187.610 lekë/muaj
Paga e ministrit 174.760 (13 ministra = 2.271.880 lekë/muaj)
Paga e zv.ministrit 153.300 (33 zv.ministra = 5.059.890 lekë/muaj)
Totali 7.748.110 lekë/muaj

Turqia kërkon rishikimin e vendimit amerikan për vizat

Turqia u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të rishikojnë ndalimin e përkohshëm të aplikimeve për vizat jo për imigracion – një lëvizje që u reflektua edhe nga Turqia një ditë më parë.
Në një deklaratë dje të ambasadës amerikane në Ankara thuhet se, “ngjarjet e fundit e kanë detyruar qeverinë amerikane që të rishqyrtojë angazhimin e qeverisë turke lidhur me sigurinë e objekteve të misionit dhe personelit amerikan”. Në deklaratë nuk thuhej ndonjë arsye për rivlerësimin e angazhimit të Turqisë apo sa gjatë do të vazhdonte pezullimi.
Në deklaratë po ashtu thuhet se, “për të minimizuar numrin e vizitorëve në ambasadë dhe konsullata ndërsa vazhdon ky vlerësim, efektivisht menjëherë pezullohen të gjitha shërbimet për viza jo emigrimi në të gjitha objektet diplomatike amerikane në Turqi”.
Disa orë më vonë Turqia u kundërpërgjigj duke njoftuar pezullimin e shërbimeve të saj të vizave për Shtetet e Bashkuara duke përdorur të njëjtën gjuhë.
Ministria e Jashtme e Turqisë thirri zëvendësambasadorin amerikan të hënën për t’i bërë thirrje Uashingtonit të ndryshojë vendimin e tij për aplikimet për viza jo emigracioni duke thënë se po shkakton tensione të panevojshme dhe kjo ka bërë që të bjerë vlera e aksioneve dhe e monedhës turke.
Javën e kaluar, Turqia arrestoi Metin Topuz, një punonjës të konsullatës amerikane dhe shtetas turk, duke e akuzuar atë për komunikim të rregullt me anëtarë të dyshuar drejtues të atij që Turqia e ka cilësuar si një rrjet terrorist që e fajëson për grushtin e dështuar të shtetit kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan vitin e kaluar.

CDU dhe CSU bien dakord për çështjen e refugjatëve

Ujdi pas konsultimesh 10 orëshe mes partive të unionit konservator, CDU e CSU. Tek çështja e debatuar e refugjatëve palët bien dakord të mos kalohet shifra e 200.000 vetëve. CDU e CSU do të vazhdojnë konsultimet e tyre paraprake për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët para fillimit të bisedimeve të koalicionit me Liberalët e Të Gjelbrit edhe pas ujdisë së arritur për refugjatët. Sipas të dhënave nga CDU, Merkel dhe Seehofer sqarojnë të hënën detajet e ujdisë së arritur për refugjatët. Në konsultime 10 orëshe të dielën (08.10) partitë e unionit gjetën një gjuhë të përbashkët për çështjen e refugjatëve. Kompromisi mes CDU e CSU parashikon objektivin që brenda një viti të pranohen maksimalisht 200.000 refugjatë, me përjashtim të situatave të jashtëzakonshme. Në versionin final të cituar nga agjencia gjermane e lajmeve, dpa thuhet se “duam të arrijmë që numri i përgjithshëm i pranimeve të refugjatëve për arsye humanitare… të mos kalojë shifrën 200.000 vetë në vit”.

Debati vazhdon
Por unioni CDU/CSU pritet të ketë divergjenca disa mujore shkruajnë mediat gjermane, e kjo pavarësisht nga rezultatet e takimit Merkel-Seehofer. Debat themelor është orientimi i ardhshëm i partive konservatore. Merkel është për një kurs me orientim më tepër nga qendra, ndërsa Seehofer kërkon më në fund kthesën djathtas, pas rezultateve të dobëta në zgjedhje. “Pa një sqarim, nëse ne jemi edhe nga ana përmbajtësore parti simotra, nuk mund të kemi bisedime paraprake” ështe shprehur kreu i grupit parlamentar të landit, Alexander Dobrindt.
CDU e CSU po kërkojnë të përcaktojnë kursin konservator në të ardhmen para fillimit të bisedimeve për koalicionin me Liberalët dhe Të Gjelbrit. Bisedimet e zhvilluara në “Konrad Adenauer Haus”, Berlin, ku Angela Merkel u takua të dielën (08.10) me kreun e CSU-së, Horst Seehofer u cilësuan si në një atmosferë konstruktive e miqësore. Politikani i CDU-së, Rainer Haseloff u shpreh se “e rëndësishme është krjimi i qeverisë brenda këtij viti”. Kërkesat për qartësimin e pozicioneve brenda unionit vijnë edhe nga Të Gjelbrit, Liberalët, por edhe të majtët.

Përgjegjësi për qeveri të stabilizuar
Pas suksesit të AfD-së, Seehofer këmbëngul për forcimin dhe kthimin tek profili konservator i unionit. Lidhur me bisedimet e koalicionit me Të Gjelbrit, CSU u shpreh se është e hapur duke theksuar se ka “një pjesë të kufizuar ujdie” në programet e partive. Ndërsa kreu i CSU-së, Seehofer kërkon në një plan 10 pikësh për unionin e rikthimin e vlerave konservatore si kultura orientuese, patriotizmi.
Kreu i socialdemokratëve në opozitë, Martin Schulz i sulmoi partitë e unionit në një intervistë për “Bild am Sonntag”. Ai u shpreh se “CDU e CSU dalin si grup parlamentar i përbashkët në Bundestag, por në të vërtetë janë parti të armiqësuara”.

Ambasada: Gabimet që s’duhet të bëni kur aplikoni për Lotarinë Amerikane

Emily Enright, shefja e njësisë për vizat jo emigruese në ambasadën amerikane, dhe Lorenc Mansaku, supervizori dhe specialisti i vizave, në një intervistë për “Ora News” sqarojnë procesin e aplikimit për llotarinë amerikane.

-Si po shkon procesi i aplikimit për viza deri më tani? Është i madh numri i qytetarëve që po aplikojnë?
Ambasada Amerikane nuk luan asnjë rol në lotari, përzgjedhje apo pranim. I gjithë informacioni i pranimit shkon direkt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimet merren atje. Ndaj ne nuk kemi informacion se sa shqiptarë kanë plotësuar formularin e lotarisë, apo sesi po shkon procesi.
Pritshmëritë tona janë që edhe këtë vit të jetë i njëjti numër pranimesh si në vitet e kaluara, ku numri i shqiptarëve që kanë aplikuar ka qenë pothuajse në të njëjtat nivele.

-Pak më parë pohuat që aplikimet shkojnë direkt në SHBA, kush e bën përzgjedhjen atje?
Ka një kompjuter dhe çdo gjë është e rastësishme. Ajo që mund të themi është se çdo aplikimi i vendoset një numër. Ka një formulë, të cilën e zbaton kompjuteri dhe çdo shteti, në këtë rast Shqipërisë, nuk mund t’i jepet
më shumë se 7 për qind e numrave të rajonit, pra të Europës.
-Ka një numër fiks sa shqiptarë mund të fitojnë?
Ka një numër të caktuar vizash që i jepet çdo rajoni, të cilin e përcakton qendra konsullore në Kentucky dhe çdo shtet nuk mund të marrë më shumë se 7 për qind të këtyre numrave.

-Cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë qytetarët gjatë aplikimit?
Gabimi i parë që bën shumica e njerëzve është që aplikojnë më shumë se një herë. Pra, një njeri mund ta plotësojë lotarinë vetëm një herë gjatë një viti kalendarik.
Nëse aplikon më shumë se një herë dhe fiton automatikisht je i skualifikuar për shkak se ke bërë shumë aplikime. Një tjetër gabim që konstatojmë, që është i zakonshëm, apo thënë ndryshe një lloj konfuzioni është se kur aplikoni, ju kërkohet që të plotësoni emrin, emrin e dytë dhe mbiemrin.
Shqiptarët nuk kanë emra të dytë dhe nuk dinë çfarë të shkruajnë në atë hapësirë, ka raste kur shkruajnë mbiemrin. Por nëse ju nuk keni një emër të dytë, thjesht lëreni atë hapësirë bosh, pra të paplotësuar. Mjafton të klikoni “no meadle name”,
pra nuk kam emër të dytë. Pra, këtu ngatërrohen njerëzit.
Konfuzion ka edhe me fotografitë. Duhet të hiqni syzet kur të dilni foto ose do të skualifikoheni. Prej këtij viti do të bëni një fotografi të re. Nëse keni aplikuar për lotari vitin e shkuar, nuk mund të përdorni të njëjtën fotografi edhe këtë vit.
Duhet të keni fotografi të re për lotarinë e këtij viti. Kjo bëhet për të parandaluar mashtrimin dhe probleme të tjera që kanë ndodhur në të gjithë botën.

-Ndalemi pak te parametrat e fotografisë, si duhet të jenë për të mos u penalizuar?
Lorenc Mansaku: Mënyra sesi është konfiguruar sistemi është i atillë që nuk lejon fotografi, të cilat nuk janë në formatin e kërkuar, pra 600 me 600 pixel deri në 1200 me 1200 pixel. Tjetra që ka rëndësi po ashtu është se duhet të hiqen syzet.
Në faqen zyrtare http:/ /wwww.dvlottery.state.gov ka edhe një foto të hedhur, e cila shërben si ilustruese për të orientuar aplikantët mbi parametrat që kërkohen sa i takon fotografisë.
Nëse ti tenton të ngarkosh fotografinë e gabuar, sistemi nuk do të lejojë që t’i të kryesh me sukses aplikimin
-Kur një aplikues nuk plotëson kushtin e arsimimit, por ka një zanat, p.sh., është elektricist apo fermer, çfarë ndodh me aplikimin e tij?
Ne i inkurajojmë njerëzit që të aplikojnë, duke u bazuar në arsimimin e tyre dhe arsyeja pse ndodh është se, teknikisht ju nuk mund të kualifikoheni për të fituar viza. Për punën dhe arsimimin aplikohet një standard i lartë.
Nëse nuk plotëson kriterin e arsimimit të duhur dhe kërkon të aplikosh, duke u bazuar te puna, atëherë nëse shkon në portalin e lotarisë në internet, ka dritare të posaçme për faqen e departamentit të punës, ku verifikohet nëse profesioni yt është në listën e profesioneve të kërkuara.
Mos lexoni vetëm emrin e profesionit, por edhe përshkrimin që jepet më poshtë. Një shembull që mund t’ju jap është menaxher ndërtimi. Shumë njerëz e quajnë veten menaxher ndërtimi, vetëm sepse mbikëqyrin dy apo tre njerëz dhe menaxhojnë projektet e tyre.
Por përcaktimi ynë për profesionin e menaxherit të ndërtimit është dikush që mund të ndërtojë ndërtesat sipas standardeve të rregullave të sigurisë që mund t’i rezistojnë një tërmeti dhe të dijë si të përdorë testet shkencore inxhinierike për t’u siguruar se ato ndërtesa mund t’i rezistojnë një tërmeti. Pra, ju mendoni se e plotësoni këtë kriter, se jeni menaxher ndërtimi, por nëse lexoni të gjitha kërkesat e mëposhtme, kuptoni që s’mund ta kryeni këtë punë pa arsimimin e duhur.
Teknikisht ka njerëz që kualifikohen bazuar vetëm në punën e tyre. Rregullorja përcakton që ky standard duhet të jetë shumë i lartë, ndaj edhe duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë plotësimit të formularit.

-Pasi një qytetar ka plotësuar formularin, a ka një filtër për të kuptuar nëse deklarimi i tij është i saktë apo i gabuar?
Kjo është një pyetje me mjaft interes, por nuk ka një filtër paraprak. I vetmi moment kur shikohet kualifikimi i një personi është kur ai paraqitet për të dhënë intervistën.
Ndaj është shumë e rëndësishme që përpara aplikimit të shikohen rregullat. Dua të vë në dukje se të gjithë ata që aplikojnë duhet të kenë një adresë elektronike të vlefshme, pasi prej 1 majit të vitit të ardhshëm mund të verifikojnë nëse kanë fituar apo jo.

BE do të fillojë bisedimet me Kirgizinë rreth marrëveshjes së re

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë Komisionit Evropian dhe shefes për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinit, një mandat për të negociuar marrëveshjen e re politike në mes të BE-së dhe Kirgizisë.
Deklarata bën të ditur se, “partneriteti” Bruksel-Bishkek, bazohen në ‘përkushtimin e Kirgizisë për të ndërmarrë reforma që përforcojnë demokracinë, lirinë, sundimin e ligjit, gjykata të pavarura dhe promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik’”.
Kjo deklaratë erdhi vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale në Kirgizi, më 15 tetor.
BE pret që këto zgjedhje “të jenë në përputhje me obligimet ndërkombëtare, në mbajtjen e zgjedhjeve kredibile, gjithëpërfshirëse dhe transparente”.
Kritikët e presidentit të Kirgizisë, Almazbek Atambaev, i cili e ka të ndaluar me Kushtetutë të kërkojë një mandat të dytë, e kanë akuzuar se po përdor ndikimin e tij për të mbështetur kandidatin e partisë në pushtet.

Atambaev anulon vizitën në Rusi

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, ka anuluar vizitën e tij në Rusi, në samitin “Komuniteti i Shteteve të Pavarura” (CIS), që do të mbahet këtë javë.
Shërbimi për shtyp i Atambaevit kanë thënë më 9 tetor, se delegacioni i Kirgizisë në CIS, do të udhëhiqet nga kryeministri Sapar Isakov, derisa Atambaev do të qëndrojë në Bishkek.
Atambaev është cituar të ketë thënë se ky ndryshim i planeve është bërë ngase ai po frikësohet për trazira të dhunshme gjatë zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor.
“Duke marrë parasysh se… disa politikanë kanë planifikuar protesta në ditën e zgjedhjeve, përfshirë edhe elemente kriminale, po ashtu edhe mbështetjen financiare të këtyre kandidatëve nga jashtë, presidenti ka vendosur të ndërpresë vizitën e tij të punës për të garantuar rregull dhe siguri në vend”, ka thënë zyra e Atambaev.

Skandali me radarët, Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet

Nënkryetari i LSI, Luan Rama doli para mediave duke denoncuar skandalin me radarët që monitorojnë kufijtë shqiptarë. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Rama tha se fikja e radarëve favorizon trafikun e drogës në vend. “Grupi parlamentar mbështeti propozimin tim për të nisur një cikël seancash dëgjimore në Komisionin e Çështjeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes në lidhje me një problem që jo vetëm në vlerësimin tim është delikat, i rëndësishëm dhe me një realitet që është problematik dhe që nxjerr në pah jo vetëm mosveprimin, por edhe bashkëveprimin në sensin negativ që ka të bëjë me mosfunksionimi e sistemit të radarëve të monitorimit të hapësirës detare në Shqipëri. Sistemi i radarëve që mbikëqyrin hapësirën detare të Shqipërisë nuk është operacional. Prej 2014-2015 ka dëshmi që ky sistem nuk ka funksionuar dhe Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ka cenuar standardet e NATO-s. Problemi bëhet edhe më i rëndë, dhe më lejoni t’ju them sot që jo vetëm 7 radarët që disponojnë Forcat tona Detare, por edhe 11 radarët që disponon Policia e Shtetit nuk kanë qenë në punë me kapacitete operacionale për të kontrolluar hapësirën detare në Shqipëri. Ky është një problem skandaloz dhe ajo çka duhet bërë është nxjerrja e përgjegjësisë së të gjitha institucioneve që nuk kanë përmbushur detyrën. Në funksion të transparencës unë do t’i propozoj Komisionit të Sigurisë një axhendë takimesh seanca dëgjimore me të gjithë funksionarët e lartë shtetërorë, titullarët e institucioneve që kanë përgjegjësi për garantimin e sigurisë kombëtare”, shprehet ai. Rama e cilësoi të pakuptimtë dhe të pafalshëm mosnisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë. “Nuk është justifikim që nëse unë nuk e kam dërguar zyrtarisht dosjen që kam pranë Prokurorisë që ato mos të fillojnë investigimin e kësaj situate. Duhet të ishte nisur një investim ligjor nga Prokuroria, qoftë edhe kryesisht. Megjithëse ka pasur indicie të kësaj situate. Është e pafalshme që megjithëse janë investuar miliona euro dhe dollarë të taksapaguesve, situata ka qenë e dëmshme ndaj standardit të sigurisë dhe e favorshme ndaj trafikut të narkotikëve. Lënia jashtë e këtij sistemi me apo pa dashje ka favorizuar trafikun e lëndëve narkotike. Sepse rastësisht qëllon që pikërisht në pikat e njohura nga ku nisen trafikantët e lëndës narkotike në brigjet italiane, në ato zona janë më me probleme dhe nuk funksionojnë radarët. Kjo ka nevojë për masa ndëshkuese në zbatim të ligjit dhe për të krijuar besimin se angazhimi institucional është në funksion të garantimit të parametrave të sigurisë”. Ai foli edhe për reformën zgjedhore, ndërsa tha se ajo duhet të jetë e thellë dhe t’i përgjigjet problematikave të zgjedhjeve të 25 qershorit. Sipas tij reforma duhet të presë lidhjet e politikës me krimin.

Një tjetër taksë rritet, ja sa do paguani nga 1 janari

Taksa e banesave që prej 1 janarit do të rritet. I ftuar në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe, drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Finanacave dhe të Ekonomisë bëri me dije se, taksa e banesave tashmë do të mblidhet në bazë të vlerës, ndërsa do të paguajnë më shumë ata qytetarë që kanë më shumë se dy shtëpi. Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksa për banesat që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm. Sipas drejtorit të Politikave Fiskale, Niko Lera tashmë taksa do të vendoset në bazë të vlerës së pronës, duke u mbështetur në çmimet referencë që përcakton qeveria. Ai ka sqaruar për “Ora Neës” se ata qytetarë që kanë një shtëpi më të madhe dhe më të mirë do të paguajnë më shumë. “Është normale të kalohet në një sistem të taskës mbi pasurinë, e cila bazohet në vlerë. Që do të thotë, ai që ka shtëpi më të mirë të paguajë një taksë më të lartë. Deri në fund të vitit do të ketë një ligj që reformon taksën”, ka bërë të ditur Lera.
Ndërkohë rritje më të ndjeshme të taksës do të ketë për ata qytetarë që kanë më shumë shtëpi. “Besoj se për shtëpitë e dyta do të ketë një nivel tarifor më të lartë, ”thotë Lera. Vendosja e taksës së pronës pritet të arkëtohet në bazës të kadastërs fiskale, e cila do të regjistrojë të gjitha pronat e patundshme sipas vlerës së tyre. Sipas drejtorit të politikave fiskale, ky projekt tashmë është shumë pranë përfundimit. Pra, qeveria do të taksojë shtëpitë tuaja në bazë të një vlerësimi paraprak të vlerës së tregut. Por kategoritë e banesave sipas vlerës së tregut ende nuk janë të indeksueshme në mënyrë që qytetarët të informohen paraprakisht dhe procesi të jetë transparent. Taksa do të aplikohet fillimisht si projekt pilot vetëm në disa qytete si: Tiranë, Korçë dhe Fier.
Në Tiranë, qytetarët do të paguajnë 15 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993 dhe 30 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993. Në Korçë e në Fier, taksat mbi banesën janë përkatësisht 10 dhe 12 lekë për metër katror.

Tabaku: TVSH për biznesin e vogël rrit çmimet

Ndërsa qeveria është e vendosur të përfshijë gjithë biznesin në skemën e pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar, demokratët e konsiderojnë atë rrënuese për biznesin, me efekt të menjëhershëm të rritjes së çmimeve dhe rritje të informalitetit. Jorida Tabaku, nënkryetare demokrate e Komisionit të Ekonomisë, deklaroi se FMN lëshoi disa sinjale alarmi para të cilave nuk duhen mbyllur veshët.
Për demokratët vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël do të përkeqësojë edhe më shumë situatën ekonomike. Nuk mund të pritet asnjë përmirësim deklaron demokratja Jorida Tabaku, kur pavarësisht rritjes së taksave është i njëjti kabinet që dështoi për katër vjet të mbledhë të ardhura e të luftojë informalitetin. Për këtë të fundit, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë mbështet dhe tek një prej shqetësimve të FMN-së.
“Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu shqetësimin, së pari mbledhja e taksave në Republikën e Shqipërisë, megjithëse taksat janë rritur me mbi 1.5 mld dollarë, vazhdon të jetë më e ulët se vendet e tjera të rajonit. “Kjo lidhet së pari me paaftësinë, së dyti, me faktin se rritja e taksave ka shkaktuar informalitet, së treti, lidhet dhe me korrupsionin siç ka gjetur KLSH”.
Duke u kthyer tek debati i ditës për vendosjen e TVSH për biznesin e vogël, Tabaku sjell në vëmendje situatën aktuale të tij me rreze të gjerë ndikimi.
“Biznesi i vogël është subjekt edhe në nivel lokal i dhjetëfishimit të tarifave. Fatura që paguan biznesi i vogël në nivel lokal e qëndror është 5 fish e rritur dhe kjo rritje është transferuar në rritje çmimesh për konsumatorët, ulje pagash, rënie e punësimit”.
Qeveria argumenton se, vendosja e gjithë biznesit në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar bëhet në emër të qytetarëve. Nga ana tjetër, demokratët thonë se rritja e taksave në çdo rast ka sjellë rritje të menjëhershme çmimesh. Dhe në këtë rast, bëhet fjalë për biznesin e vogël që zë 95% të peshës së gjithë biznesve.
“Ajo që propozon qeveria është vendosja e TVSH edhe për fashën e bizneseve që shesin me 0 deri në 5 milionë lekë, kjo do të sjellë të paktën një rritje çmimi me 20%, që do të transferohet tek konsumatori, sepse kjo ka qenë tendenca dhe së dyti, në rritjen e shpenzimeve e kostove për biznesin. Kjo ndodhi kur u rrit taksa e qarkullimit, tatim-fitim apo tatimi mbi të ardhurat personale, u transferua tek konsumatorët tek çmimi fundor”.
Demokratët do të jenë të fokusuar në debatin e tyre mbi ekonominë tek konstatimet e FMN për riskun në ekonomi të kontratave partneritet publik-privat që parashikon një rritje borxhi të paregjistruar në 7%. Ndërkohë, ndaj biznesit FMN pohoi një borxh prej 120 milionë dollarësh. Në gjithë këtë kuadër, kur sipas konstatimit të PD-së nuk shoqërohet me rritje konsumi, pagash, dhe nga ana tjetër, ka rënie kreditimi nga biznesi, zonja Tabaku e konsideron manipulim shifrën e INSTAT 4.06% për të paktën dy faktorë:
“Së pari, pjesa që zë ndërtimi në rritjen ekonomike që lidhet me ndërtimin e banesave rezidenciale që lidhet me ndërtimin në Tiranë e qytete të tjera të mëdha, por që nuk shoqërohet me kredi të marrë nga sektori bankar, ç’ka ngre pikëpyetje të madhe se kush janë burimet e këtyre fondeve. Së dyti, rënia e pjesës së investimeve të huaja në rritjen ekonomike, pra TAP e Kaskada e Devollit dhe shqetësimi lind dhe për të ardhmen se çfarë do të ndodhë me investimet e huaja strategjike dhe së treti, rënia e disa sektorëve si p.sh. Call Center, që kanë qenë elementët kryesorë që kanë mbajtur punësimin dhe ndër të rinj”.
Opozita demokrate po ashtu e vlerëson të dretjë një shqetësim të FMN-së për projektin e bashkimit në një të doganeve dhe tatimeve.

Edhe 49 mijë euro shtesë për shëndetësinë elektronike, u shkelën afatet

Sipas raportit përfundimtar të auditimit “Mbi ligjshmërinë, rregullshmërinë dhe vlerësimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare për projektin ‘Shëndetësia elektronike e Shqipërisë’”, rezulton që kostot e këtij projekti të jenë rritur si pasojë e mosimplementimit të tij brenda afatit.
Në total për të tre vitet shuma e huasë së disbursuar është 13 mijë euro. Përkatësisht në vitin 2014 është disbursuar shuma 6,5 milionë euro, në vitin 2015 është disbursuar shuma 5,7 milionë euro dhe në vitin 2016 shuma e disbursuar është 702 mijë euro.
Ka mbetur pa u disbursuar shuma 993 mijë euro ose 7% e huasë. Sipas kontratës së blerjes projekti duhet të përfundonte në qershor të vitit 2015, afat i cili nuk ka mundur të përmbushet dhe nga palët është rënë dakord që afati i përfundimit të projektit të jetë fundi i vitit 2016.
Për periudhën e shtyrjes së afatit, pala shqiptare ka përballuar pagesat për tarifën e angazhimit, tarifë e cila paguhet për pjesën e patërhequr të kredisë.
Nëse projekti do të ishte implementuar brenda aftit të përcaktuar në marrëveshjen e blerjes edhe disbursimi i kredisë do të ishte bërë brenda afatit dhe si rrjedhojë nuk do të kishte lindur nevoja e pagesës së tarifës së angazhimit për periudhën pas qershorit të vitit 2015.
Nga kjo periudhë deri në momentin e auditimit Ministria e Financave ka kryer tri pagesa për tarifën e angazhimit në shumën gjithsej 49 mijë euro, shumë e cila ka rritur koston e projektit.