29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Shqiptarët të marrin Parlamentin në duart e tyre

“Ora e këtij Parlamenti merr fund shumë shpejt”. Kryetari i PD, Lulzim Basha, u bëri thirrje dje shqiptarëve të marrin Parlamentin në duart e tyre, ndërsa paralajmëroi Ramën dhe Ruçin se opozita dhe shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë rikthimin e Shqipërisë 30 vite pas, sërish në një regjim diktatorial. Deklaratën e fortë Basha e bëri pas mbledhjes së Grupit parlamentar demokrat ku u diskutua për hapat që do të ndërmarrë PD pas vendimit të turpshëm për të përjashtuar kreun e PD nga punimet e seancës.
“Nëse në këtë Parlament vendoset të rikthehet edhe njëherë regjimi diktatorial që për 50 vite ndaloi mendimin ndryshe dhe ekzekutoi në të gjitha format dhe mënyrat opozitën dhe mendimin kundër, atëherë ka ardhur koha të themi të vërtetën troç; paqja sociale është e rrezikuar, bashkëekzistenca demokratike është e rrezikuar dhe opozitës i lind jo vetëm e drejta, por detyrimi, t’i bëjë thirrje shqiptarëve të marrin Parlamentin në duart e tyre”, tha Basha.
Duke e cilësuar ngjarjen e djeshme si një atentat ndaj demokracisë, Basha paralajmëroi se PD dhe opozita e bashkuar do të ndërmarrë një vendim në lidhje me qëndrimin e saj në të ardhmen.
“Pas këtij atentati ndaj demokracisë, Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të shqyrtojë këtë gjendje të rëndë dhe do të rekomandojë hapat e mëtejshëm që Partia Demokratike, jo vetëm Grupi parlamentar i saj, por edhe aleatët tanë dhe gjithë qytetarët do të hedhim së bashku. Ne nuk do të lejojmë kurrë që Gramoz Ruçi dhe Edi Rama ta kthejnë 30 vite pas orën e Shqipërisë”, u shpreh kreu i PD.
Kreu i PD paralajmëroi se në rast se Rama dhe Ruçi kanë ndërmend të shkelin të drejtat e opozitës, sepse kanë frikë të përballen me akuzat e vërteta për lidhjet e tyre me krimin atëherë ky Parlament shumë shpejt do të rrëzohet.
“Javën e kaluar, Edi Rama i preu zërin dhe figurën Parlamentit. Sot urdhëroi ministrin e Sigurimit të Shtetit të aplikonte format e diktaturës komuniste për t’i mbyllur gojën opozitës. Parlamenti është vendi ku opozita ushtron të drejtën e saj të patjetërsueshme për debat dhe fjalën e lirë. Nëse kjo e drejtë shkelet, nëse Rregullorja e Parlamentit shkelet, sepse Edi Rama dhe Gramoz Ruçi kanë frikë të përballen me të vërtetën e Shqipërisë nën thundrën e krimit të bërë njësh me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin, atëherë ora e këtij Parlamenti merr fund shumë shpejt”, u shpreh Basha.
“Parlamenti është vendi ku debati politik zhvillohet në respekt të fjalës së lirë dhe në respekt të çdo qytetari shqiptar pavarësisht bindjeve politike. Edhe kur mendimet janë krejtësisht të papajtueshme është ky Parlament që garanton paqen sociale dhe bashkëekzistencën demokratike”, tha kreu i PD.

A.Shahini

Përjashtimi i opozitës, fundi i këtij Parlamenti

Opozita ka vendosur “të ngujohet” brenda sallës së Kuvendit. Kreu i opozitës Basha dhe deputetët demokratë ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lëvizin nga aty. Ky vendim i PD erdhi pas ndërprerjes së fjalës të kryetarit të opozitës, Basha si dhe vendimit të Ruçit për të nxjerrë jashtë nga salla e Parlmentit Kryetarin e PD, Basha.
Shkak për agravimin e debateve u bë çështja e Reformës Zgjedhore, debate të cilat e ndërprenë plot 5 herë seancën. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, lajmëroi se seanca tjetër do të fillojë në orën 18:00, ndërkohë që duket se demokratët do të presin të “ngujuar” deri në atë orë.
Ka qenë vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili në një intervistë telefonike për mediat tha se, opozita ka ndërmend të bëjë që zëri i saj të dëgjohet nga qeveria.
“Ka 2 parakushte: Reforma Zgjedhore që përfshin votimin elektronik dhe mposhtja përfundimtare e krimit. Kjo qeveri ka aleancë me krimin. Tjetër, duam të krijohen kushtet të ketë liri për të zgjedhur alternativa në zgjedhje. Shqiptarët kanë votuar që të kenë libra për fëmijët e tyre me çmime stratosferike, kanë votuar të kenë pensione mizerabël? Se kështu i bie që shqiptarët me vetëdije kanë votuar dikë që po i shtyn drejt largimit, drejt zbrazjes së vendit. Se po zbrazet Shqipëria. Por jo! Nuk ka ndodhur kështu, sepse vota e tyre nuk është lidhur me alternativën. Qeveria ja ka lidhur votën shqiptarëve me krimin. Pra, pa zgjidhur këtë, qëndresa do të vazhdojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike”, tha Basha përmes telefonit.

BE-Kosovës: Më parë kushtet pastaj vizat

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, mbeten dy kushtet e fundit, pa plotësimin e të cilave, Kosova nuk mund të sigurojë liberalizimin e vizave.
Këtë e ka bërë të qartë Christian Danielsson, drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë.
Danielsson, i cili është takuar të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin kanë nisur zyrtarisht Programin për Reforma Ekonomike, ka thënë se një nga sfidat në përpjekjet për t’i realizuar reformat, është adresimi i çështjes së krimit të organizuar, si dhe korrupsionit.
“Është e rëndësishme për disa arsye. Është e rëndësishme për vet Kosovën. Është e rëndësishme për klimën e biznesit. Nëse flasim me operatorët ekonomik dhe i pyesim se cilat janë çështjet e rëndësishme për ta dhe që do të mundësonte krijimin e vendeve të punës, ata e përmendin korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Danielsson.
“Prandaj, është me rëndësi që të adresohen këto çështje. Gjithashtu, kjo është një nga kriteret, sa i përket udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”, theksoi ai.
Ai tha po ashtu se, për të marrë liberalizimin e vizave, kriter tjetër mbetet ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
“Kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen këto kritere. Kjo i takon qeverisë së Kosovës. Nga ana jonë, zotimi është i qartë. Një hap është kryer. Komisioni (Evropian) është i gatshëm që të bëj rekomandimin për liberalizim të vizave, sapo të kryhen këto çështje”, tha Danielsson.
Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati deklaruar se përgjigja nga Brukseli rreth liberalizimit të vizave, mund t’i vinte Kosovës brenda tre muajve.
Kurse ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli javën e kaluar qëndroi në Bruksel ku kërkoi që Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, të anashkalohet si kusht për liberalizimin e vizave, të paktën për një periudhë të caktuar. Por, kjo kërkesë, deri më tani, nuk është mbështetur me ndonjë deklaratë publike nga zyrtarët e BE-së, të cilët kanë ritheksuar se ratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi mbetet kushti që Kosova të ecë përpara në procesin e heqjes së vizave.
Kryeministri Haradinaj, njihet si një prej kundërshtarëve më të rreptë të versionit aktual të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai ka mandatuar tashmë Komisionin e ri shtetëror për shënjimin e vijës kufitare dhe i ka dhënë kompetenca për të korrigjuar Marrëveshjen tashmë të nënshkruar nga qeveria e kaluar e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi. Kjo marrëveshje, megjithatë është ratifikuar në Kuvendin e Malit të Zi, por jo edhe në atë të Kosovës.
Ndërkaq pas takimit me zyrtarin e lartë të BE-së, Haradinaj tha se zbatimi i reformave të nevojshme është me rëndësi për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Sipas tij reformat në rend, ligj dhe gjyqësor, në të cilat janë shënuar ngecje, janë me interes të drejtpërdrejtë për Kosovën. Megjithatë, sipas tij, fokusi i takimit të sotëm me zotin Danielsson, ka qenë Programi për reforma ekonomike dhe nisja e këtij programit për vitin që vjen.
“Ishte një mundësi e mirë që të marrim, drejtpërdrejtë nga zoti Danielsson, sugjerimet për aspektet më me rëndësi të këtij programi. Kjo e vërteton përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane për Kosovën dhe për rajonin tonë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se në rast se Kosova nuk i përmbush reformat dhe nuk e dëshmon seriozitetin e saj në këtë çështje, “do ta dënoj veten, për shkak se proceset ngadalësohen dhe ndihmat pakësohen ose ndalen”.
Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka theksuar se, Programi për Reforma Ekonomike nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë, por edhe e Shoqërisë Civile, e partive politike dhe e të gjitha bashkësive dhe komuniteteve në Kosovë.

Nis fushata elektorale në Austri

Sebastian Kurz e nxori nga gjendja e keqe Partinë Popullore Austriake dhe tani kandidon për kancelar.
Martin Engelberg kandidon për Partinë Popullore të Austrisë dhe po bën fushatë elektorale. Emri i tij është në listën e Sebastian Kurzit dhe Partia Konservatore Popullore Austriake kryeson anketimet. Shancet janë të mira që Martin Engelbergu të jetë së shpejti deputet në Parlament, bashkë me shpresën e madhe të Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz. Sipas Martin Engelbergut, “Sebastian Kurzi ka qenë ndoshta i pari politikan i lartë austriak që ka hyrë në bisedë me mua dhe me të cilin kemi shkëmbyer mendime. Një njeri që të krijon përshtypjen se të dëgjon dhe i pranon idetë që i japin”.
Vjena është në fazën e nxehtë elektorale dhe Sebastian Kurz, si të tjerët organizojnë mitingje elektorale. Me planet e tij, ai e nxori nga gjendja e keqe Partinë Popullore Austriake dhe shfuqizoi në pranverë drejtuesit e saj të vjetër. Lehtësime taksash, shkollim më të mirë, më pak të huaj – këto janë premtimet e tij. Por edhe brenda partisë ka zëra kritikë, që Kurzi është më i përqendruar tek personi i tij se sa te programi.
Erhard Busek, ish-zëvendëskancelar dhe anëtar i vjetër i kësaj partie, e sheh me kritikë përqendrimin e luftës elektorale të konservatorëve vetëm te personi Sebastian Kurz: “Ky është një problem i përgjithshëm i politikës dhe i Partisë Popullore apo listës Kurz: cilat janë synimet e saj, cili është programi i saj i vërtetë; ka ende shumë pyetje të hapura”.
Por shumë austriakë ëndërrojnë pas viteve të gjata të koalicionit të madh qeverisës dhe të kompromiseve, një dorë të fortë drejtuese dhe politike të qartë. Sebastian Kurz, njeri me ambicie për pushtet e ka kuptuar këtë dhe po shfrytëzon momentin. Sebastian Kurz ka arritur që ai vetë të vendosë se kush do të hyjë në listën e deputetëve të partisë. Dhe në këtë listë janë përfshirë edhe shumë kandidatë pa parti, si Martin Engelberg.
Shumë vetë janë çuditur që psikiatri dhe koleksionisti i apasionuar Engelberg kandidon për listën e Sebastian Kurzit. Sepse nuk përjashtohet që Kurzit t’i duhet të hyjë në koalicion me Partinë Populiste të Djathtë FPÖ. Engelbergu i përket një familje hebreje dhe angazhohet për komunitetin hebre në Vjenë, prandaj mban vesh me kujdes, kur Kurzi thotë në miting: “Unë do të doja që ne të mos bëjmë koalicion me FPÖ dhe prandaj sa më tepër vota të marrim për Listën Kurz, aq më pak FPÖ do të ketë në qeverinë e ardhshme”.

Italia, fitore kundër mafies

Gjatë një aksioni të përbashkët, policia italiane dhe gjermane arrestuan një numër të pandehurish që i përkasin një klani të Cosa Nostrës siçiliane. Në Romë, morën pjesë në këtë aksion rreth 600 punonjës të njësive antimafia “Druso” dhe “Extra Fines”. Ata arrestuan 37 vetë. Në Këln, policia arrestoi dy italianë. Ata akuzohen për tregti drogash dhe veprime kriminale në tregtinë e ushqimeve.
Kontaktet e mafies shkojnë deri në Duisburg
Të gjithë të arrestuarit duhet t’i përkasin klanit “Rinzivillo” të organizatës mafioze Cosa Nostra. Familja në fjalë me origjinë nga Gela e Siçilisë përpiqej të shtinte në dorë tregtinë e prodhimeve të peshkut në Romë, Milano dhe Gjermani.
Po ashtu anëtarët e klanit Rinzivillo kishin kontakte edhe me Antonio Strangion, pronarin e lokalit “Da Bruno” në Duisburg, ku në gusht 2007 pati gjatë të shtënave me armë, gjashtë të vdekur.

Sekuestrim pasurish në miliona
Goditja e suksesshme kundër klanit mafioz u bë e mundshme falë hetimeve prej disa vjetësh dhe bashkëpunimit mes prokurorive të Italisë dhe të Gjermanisë në Karlsruhe dhe Këln. Gjatë arrestimeve janë sekuestruar armë, drogë si dhe pasuri të patundshme dhe mallra në vlerë prej 11 milionë eurosh.

Tillerson: S’kam qenë në prag të dorëheqjes

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, hodhi poshtë njoftimet se ai ishte në prag të dorëheqjes.
“Nënpresidentit kurrë nuk i është dashur të më bindë që të qëndroj në këtë post, sepse asnjëherë nuk kam menduar të largohem nga kjo detyrë”, tha zoti Tillerson.
Ai e bëri deklaratën për gazetarët të njëjtën ditë në të cilën televizioni NBC News njoftoi se para pak kohësh sekretari ishte “në prag” të dorëheqjes, pas disa muaj tensionesh me presidentin Donald Trump dhe se kishte mbetur në post vetëm me nxitjen e nënpresidentit Mike Pence.
Në një deklaratë me shkrim për “Zërin e Amerikës”, këshilltari i nënpresidentit Pence, Jarrod Agen, e mohoi njoftimin e rrjetit NBC.
“Nënpresidenti mund të konfirmojë se, ashtu siç e bëri të qartë Sekretari i Shtetit, ai dhe Sekretari në asnjë moment nuk kanë diskutuar për mundësinë e dorëheqjes së Sekretarit të Shtetit. Çdo njoftim në të kundërt është kategorikisht i pavërtetë”, shkruan ai.
Zoti Agen po ashtu iu përgjgigj edhe një pohimi tjetër të njoftimit të rrjetit NBC, sipas të cilit, ndihmësi i zotit Tillerson, R.C. Hammond, kishte thënë se zoti Tillerson dhe nënpresidenti Pence kishin vënë në dyshim angazhimin e ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, në mbështetje të politikave të administratës.
“Nënpresidenti e ka njohur ambasadoren Nikki Haley prej shumë vitesh dhe ka një konsideratë tepër të lartë për të dhe e vlerëson lart angazhimin e saj të fortë për administratën në Kombet e Bashkuara”, thotë zoti Agen.
Disa analistë kishin spekuluar se, nëse zoti Tillerson do të jepte dorëheqjen, ambasadorja Haley mund të ishte kandidatja e mundshme për ta zëvendësuar atë në krye të diplomacisë amerikane.
Në njoftimin e rrjetit NBC, thuhej gjithashtu se zoti Tillerson e kishte quajtur presidentin Trump “idiot” pas një takimi me zyrtarë të tjerë të lartë në Pentagon në muajin korrik.
I pyetur mbi komentet e sotme, zoti Tillerson tha se nuk do të merrej me “vogëlsira pa kuptim”. Ai vlerësoi presidentin Trump dhe synimet e tij të politikës së jashtme, që ai tha se “thyejnë kornizat” e asaj që është e arritshme.
Presidenti Trump po ashtu komentoi në Twitter të mërkurën, duke thënë se “lajmet e NBC-së janë të rreme”.
Njoftimi i televizionit NBC News dhe deklarata e zotit Tillerson vijnë vetëm pak ditë, pasi presidenti Trump bëri komente që mesa duket e vinin në pozitë të vështirë diplomatin e tij të lartë, duke thënë se Tillerson po “e humb kohën kot”, duke u përpjekur të negociojë me udhëheqësin e Koresë së Veriut.
Në një seri komentesh, presidenti shkruante: “Kurseji energjitë Rex, ne do të bëjmë atë që duhet bërë!”
Të shtunën në Pekin, zoti Tillerson pohoi se Shtetet e Bashkuara kanë kanale të drejtpërdrejta diplomatike përmes të cilave do të negocionin me Phenianin lidhur me provat bërthamore dhe ato balistike të Koresë së Veriut.
E pyetur nga gazetarët, Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha këtë javë se, presidenti ka besim tek zoti Tillerson.
Ky ishte një tjetër incident në tensionet që thuhet se ka patur midis Sekretarit Tillerson dhe presidentit Trump, pavarësisht mohimeve të përsëritura nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

CIA: Kim Jong do pushtetin, jo luftën

Pavarësisht provokimeve të tij të vazhdueshme dhe gatishmërisë për t’u angazhuar në retorikë të nxehtë, zyrtarët e lartë të zbulimit amerikan thonë se, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk është i çmendur.
“Kim Jong Un është një aktor shumë racional”, tha të mërkurën zëvendësndihmës drejtorja e Qendrës së Misionit të Koresë në Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.
“Me përjashtim të retorikës agresive, Kim Jong Un nuk ka dëshirë të përballet me forcat e komandës së përbashkët (të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut)”, tha Yong Suk Lee në një konferencë për zbulimin në Uashington, të organizuar nga CIA.
“Kim Jong Un dëshiron atë që të gjithë sundimtarët autoritarë duan, të qeverisë për një kohë të gjatë dhe të vdesë paqësisht në shtratin e tij”, tha zonja Lee.
Vlerësimi i agjencive të zbulimit duket se është në kundërshtim me retorikën që përdoret nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në një seri mesazhesh në Twitter, Presidenti Trump e ka quajtur udhëheqësin e Koresë së Veriut një “njeri të vogël raketash” dhe në një mesazh të postuar muajin e kaluar, ai tha se Kim është “padyshim një njeri i çmendur”.
Megjithatë, zonja Lee dhe zyrtarë të tjerë të CIA-s besojnë se ka pasur një “qëllim të caktuar” në mënyrën se si udhëheqësi i Koresë së Veriut po vepron në skenën botërore.

Trump në Las Vegas: Jemi 100 për qind me ju!

President Donald Trump and first lady Melania Trump meet with first responders and private citizens that helped during the mass shooting, Wednesday, Oct. 4, 2017, in Las Vegas. (AP Photo/Evan Vucci)

Presidenti Donald Trump të mërkurën shkoi për një vizitë në Las Vegas, ndërkohë që hetuesit e atjeshëm vazhdojnë përpjekjet për të kuptuar motivin se përse një person i armatosur hapi zjarr mbi turmën që po ndiqte një festival muzikor. Stephen Paddock shtiu nga kati i 32 i një hoteli, duke vrarë të paktën 58 vetë dhe pastaj veten.
Trump, së bashku me Zonjën e Parë Melania Trump, fillimisht vizituan viktimat e sulmit dhe familjet e tyre, në njërin nga spitalet e Las Vegasit.
Ai tha se kishte parë një profesionizëm të rrallë në radhët e mjekëve dhe infermierëve të spitalit, që po u shërbejnë të plagosurve. “Profesionalizëm i jashtëzakonshëm”, tha ai për mjekët që po kujdesen për shërimin e viktimave. “Ju faleminderit shumë”.
Presidenti Trump përgëzoi policinë dhe njerëzit që u përpoqën të ndihmonin viktimat. “Ne jemi 100 për qind me ju”, tha Presidenti. Ai tha se, personi që kreu sulmin ishte “një njeri i sëmurë, me të meta mendore, por hetimet vazhdojnë dhe do të mësojmë më tepër për këtë ngjarje”, tha ai.
Presidenti më pas u takua me oficerët e policisë dhe disa civilë që ndihmuan në shpëtimin e jetës së njerëzve, për t’i përshëndetur dhe falenderuar ata për profesionalizmin dhe dedikimin e treguar në kryerjen e detyrës.
Autoritetet shpresojnë se e dashura e personit në fjalë do të mund të ndihmojë në hetimin e tyre. Marilou Danley ishte në Filipine në kohën e sulmit dhe u kthye në Shtetet e Bashkuara të martën vonë.
Ajo u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit nga agjentët e FBI-së. Sherifi i zonës së Las Vegasit, Joseph Lombardo, tha se Marilou Danley duket se është person me interes për hetimet.
Sheriffi nuk komentoi mbi njoftimet se Paddock kishte dërguar në mënyrë elektronike në Filipine rreth 100 mijë dollarë pak para masakrës, por është e paqartë se për kë ishin dërguar paratë.
Hetuesit nuk kanë arritur të kuptojnë se përse Paddock, person në gjendje të mirë financiare dhe pa të dhëna kriminale apo lidhje politike ose fetare, qëlloi mbi turmën, duke shkaktuar masakrën.
Sherifi dha disa hollësi rreth asaj që hetuesit kanë mundur të gjejnë deri tani.

CIA: Kim Jong Un nuk është i çmendur

Pavarësisht provokimeve të tij të vazhdueshme dhe gatishmërisë për t’u angazhuar në retorikë të nxehtë, zyrtarët e lartë të zbulimit amerikan thonë se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk është i çmendur.
“Kim Jong Un është një aktor shumë racional”, tha të mërkurën zëvendësndihmës drejtorja e Qendrës së Misionit të Koresë në Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.
“Me përjashtim të retorikës agresive, Kim Jong Un nuk ka dëshirë të përballet me forcat e komandës së përbashkët (të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut)”, tha Yong Suk Lee në një konferencë për zbulimin në Uashington, të organizuar nga CIA.
“Kim Jong Un dëshiron atë që të gjithë sundimtarët autoritarë duan, të qeverisë për një kohë të gjatë dhe të vdesë paqësisht në shtratin e tij”, tha zonja Lee.
Vlerësimi i agjencive të zbulimit duket se është në kundërshtim me retorikën që përdoret nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në një seri mesazhesh në Twitter, Presidenti Trump e ka quajtur udhëheqësin e Koresë së Veriut një “njeri të vogël raketash” dhe në një mesazh të postuar muajin e kaluar, ai tha se Kim është “padyshim një njeri i çmendur”.
Megjithatë, zonja Lee dhe zyrtarë të tjerë të CIA-s besojnë se ka pasur një “qëllim të caktuar” në mënyrën se si udhëheqësi i Koresë së Veriut po vepron në skenën botërore.

Macron ofron ndërmjetësim midis Irakut dhe kurdëve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ofruar të ndërmjetësojë ndërmjet qeverisë së Irakut dhe kurdëve, pas referendumit për pavarësi të mbajtur muajin e kaluar.
Këtë ofertë ai ia paraqiti sot në Paris kryeministrit të Irakut, Haidar al-Abadi, ku ata kanë biseduar për shumë çështje, përfshirë mbështetjen franceze për luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe për ripërtëritjen e ekonomisë së Irakut.
Iraku ka kërkuar anulimin e referendumit të mbajtur më 25 shtator në të cilin 92.7% e atyre që morën pjesë në votim, u shprehën për pavarësi.
Macron tha se, Franca e mbështet stabilitetin dhe integritetin territorial të Irakut dhe ka shprehur shqetësim për situatën me kurdët, pas referendumit.