Një studim i Universitetit të Manchesterit ka konfirmuar se njerëzit që vuajnë nga probleme shëndetësore afatgjatë, siç është artriti, ndiejnë më shumë dhimbje gjatë ditëve me shi dhe lagështi.
Një gjë e tillë është pretenduar prej shumë kohësh nga njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje.
Në Shqipëri, rëndom gjen njerëz të prekur nga reumatizma apo artriti që kur i kaplon dhimbja, e dinë shumë mirë kur do të ndryshojë moti. Dhimbja për ta, është një sinjal paralajmërues dhe kur temperaturat ndryshojnë ajo bëhet më e madhe.
Çfarë eshtë artriti?
Artriti është një term që grupon më shumë se 100 sëmundje dhe çrregullime të ndryshme autoimunitare që shkaktojnë dhimbje, ngurtësim dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve.
Sëmundjet autoimunitare zakonisht kanë të bëjnë me një sistem imunitar që sulmon organizmin. Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve
Format më të përhapura të artriti janë: osteoartriti, reumatizma dhe fibromialgjia. Secila prej sëmundjeve në fjalë ka shenja dhe simptoma karakteristike por që në disa raste ndërthuren me njëra tjetrën.
Përveç simptomave të dukshme që prekin kyçet, këto sëmundje si artriti apo reumatizma manifestohen edhe me simptoma të tjera.
Dhimbjet dhe moti
Studiuesit në Universitetin e Manchesterit analizuan të dhënat e plot 2,500 personave të sëmurë nga artriti, fibromialgjia, migrena etj. Ata pretendonin se dhimbjet ishin më të këqija në ditë me lagështi.
Shumica ishin të bindur se falë dhimbjes ata mund të parashikonin edhe motin. Studimet mbi këto pretendime dhe ndikimin e motit tek dhimbja kanë qenë të kufizuara. Ekspertët regjistruan nivelin ditor të dhimbjes për secilin pjesëmarrës për deri në 15 muaj.
Kur moti ishte i lagësht dhe me erë, shanset e përkeqësimit të dhimbjes ishin 20 % më të larta. Kur moti ishte i ftohtë dhe me lagështi, dhimbjet përkeqësoheshin më tej. Ekspertët thanë se nëse shkencëtarët zbulojnë lidhjen e lagështisë me dhimbjen, ata do t’i hapin rrugën trajtimeve të reja më efikase kundër sëmundjeve.
Shpërfillja dhe dobësimi i institucioneve demokratike nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi u kritikua ashpër në seancat e fundit të Parlamentit duke kërkuar nga kryeministri Milojko Spajiç, që të mbajë një qëndrim të qartë ndaj këtyre forcave politike që janë të përfshira në qeverinë e tij.
Kërkesat e vazhdueshme të tyre për dyshtetësinë, zyrtarizimin e gjuhës serbe, retorika e ashpër kundër pavarësisë së Kosovës, prishja e marrëdhënieve me Kroacinë dhe me Bosnjën e Hercegovinën si dhe shumë çështje tjera tregojnë për aktivitetet destabilizuese të partive pro-serbe që synojnë dëmtimin e perspektivës evropiane të vendit sipas analistëve.
Partitë pro-serbe dhe pro-ruse, të cilat janë pjesë e qeverisë, po përpiqen që me veprimet dhe retorikën e tyre të dobësojnë dhe të shpërfillin institucionet demokratike të Malit të Zi dhe mundësisht të ngadalësojnë integrimin evropian të vendit, u tha në seancën e fundit të Parlamentit malazez.
Kërkesat e vazhdueshme të tyre për dyshtetësinë, zyrtarizimin e gjuhës serbe, retorika e ashpër kundër pavarësisë së Kosovës, prishja e marrëdhënieve me Kroacinë dhe me Bosnjën e Hercegovinën si dhe shumë çështje tjera tregojnë për aktivitetet destabilizuese të partive pro-serbe që synojnë dëmtimin e perspektivës evropiane të vendit.
Këto kërkesa i kritikoi ashpër opozita malazeze, e cila fajsoi partitë pro-serbe e sidomos kryetarin e parlamentit të Mali të Zi, Andrija Mandiç për veprimtari antishtetërore.
Deputeti i Partisë Demokratike Socialiste në opozitë, Danijel Zhivkoviç kërkoi nga kryeministri Milojko Spajiç që të mbajë një qëndrim të qartë ndaj kërkesave të partive pro-serbe që janë të përfshirë në qeverinë e tij.
“Me heshtjen dhe mosprononcimin ndaj këtyre çështjeve kryeministri Spajiç po i lejon këto veprime të skajshme të partive pro-serbe. Kështu sipas të gjitha gjasave kjo shumicë parlamentare do të niset drejt ndryshimit të kushtetutës, dhe të atyre neneve që i dëshirojnë partitë pro-serbe”, tha zoti Zhivkoviç.
Ndaj këtyre kritikave reagoi kryeministri malazez Milojko Spajiç duke kërkuar që të gjithë aktorët politik në vend të përqendrohen në integrimin evropian ku Brukseli dhe një raport mjaftë pozitiv në përmbushjen e standardeve.
“Pa një konsensus të gjërë nuk mund të ndryshohet Kushtetuta. Në këtë konsensus duhet të përfshihet edhe opozita. Por aktualisht të gjithë përfaqësuesitë politikë e kanë për detyrë që të përqendrohen në procesin e integrimit evropian dhe ta kenë si përparësi vetëm këtë temë për të cilin Brukseli dha një raport mjaftë pozitiv,” tha kryeministri Spajiç.
Megjithatë, kryetari i parlamentit dhe përfaqësuesi i partive pro-serbe, Andrija Mandiç përsëriti se qëndrimi i tij për krëkesat e serbëve në Malin e Zi janë të drejta dhe demokratike.
“Kushtetuta nuk është libër i shenjtë që nuk lejon të ndryshohet. Kushtetuta është materie e gjallë siç janë edhe ligjet dhe nëse sigurohen 2/3 në këtë parlament mund të bëhen ndryshimet e duhura në Kushtetutë, konformë kërkesave të serbëve në Malin e Zi, që janë kërkesa të drejta dhe demokratike”, tha kryetari i parlamentit Mandiç.
Në këtë kuadër partitë e pakicës boshnjake dhe shqiptare, që janë pjesë e qeverisë, nuk mbështesin asnjë kërkesë që shkon në dëm të shtetësisë së Malit të Zi dhe prishjes së marrëdhënieve me shtetet fqinj.
Ata siç thanë i “mbesin besnik marrëveshjes së nënshkruar me të cilën u zotuan se do ta respektojnë kursin euroatlantik dhe do të zhvillojnë bashkëpunim miqësor me të gjitha vendet që i njeh Mali i Zi”./voa
Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, ka zhvilluar dje një takim në Elbasan, ku ka prezantuar buxhetin 2025 për Bashkitë.
Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, zëdhënësja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, e quan atë propagandë bajate dhe të turpshme.
“E sot si për ironi të fatit, Elbasanit i doli flaka e korrupsionit në qiell!” – shkruan ajo më tej.
Postimi i plotë:
Ç’propagandë bajate dhe e turpshme!
Drejtuesi politik i PS për Elbasanin dhe Ministri i Pushtetit Vendor Mazniku kishte zgjedhur, dje, qytetin më të varfër e më të ndotur për të prezantuar buxhetin 2025 për bashkitë.
E sot si për ironi të fatit, Elbasanit i doli flaka e korrupsionit në qiell!
Qyteti u helmua përsëri nga plehërat pa incerenator.
Elbasani, qyteti i mbetjeve toksike të Metalurgjikut dhe incerenatorit, të cilat kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve përmes vjedhjes dhe korrupsionit të pushtetit, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie që ka drejtuar për 12 vjet vendin dhe prej 17 vitesh këtë qytet.
E pra, guxim i madh për këtë ministër e drejtues qarku por dhe turp i madh për ata elbasanllinj të tjerë që e degjojnë dhe heshtin!
Bashkia Elbasan sot paguan një incerenator për tri procese, grumbullim, përpunim dhe incenerim, ndërkohë që vetëm grumbullimi i mbetjeve ndodh dhe djegia në natyrë e plehrave, ashtu si sot.
Ndërsa mbetjet toksike kancerogjene të metalurgjikut që alarmuan botën, janë një tjetër hall.
E Mazniku flet medemek për buxhet, përmes një propagande të shpifur e pa moral, duke mos mbajtur as më të voglin përgjegjësi për këtë situatë të rëndë, që qeveria e tij ka zhytur këtë qytet.
Po Qeveria e Edi Ramës nuk është as për qytetarët dhe as me qytetarët.
Dhe, elbasanllinjtë janë të varfër por jo budallenj.
Ndaj qytetarët elbasanas do ta kenë një alterantivë duke e ndalur këtë qeveri hajdute, ajo do të jetë PD Demokratët Euroatlantikë, të cilët kanë një program ambicioz që Elbasanin do ta fusë në shina normale të zhvillimit.
Disa prej emrave më të njohur të krimit në Durrës, që SPAK i heton për vrasje rezultojnë të jenë njerëzit kyç në caktimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021. Zbulimi vjen disa biseda në SKY ECC të Jurgis Çyrbes, ish-deputet i Shijakut, i arrestuar nga SPAK disa javë më parë dhe që janë publikuar nga gazetarët Klodiana Lala dhe Elton Qyno.
Çyrbja ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC me kodin “BFLSII” dhe thirrej shkurt si “J”, “Jur” dhe “Juri” në bisedat që ka administruar SPAK.
Periudha e bisedave përkon me fundin e vitit 2020 dhe muajt e parë të vitit 2021, kohë në të cilën Jurgis Çyrbja priste të mësonte, ashtu si shumë socialistë të tjerë nëse kryetari, Edi Rama do ta kandidonte në Durrës si deputet dhe në ç’vend do ta rendiste.
Duke qenë se Rama e drejton Partinë Socialiste me autoritet të padiskutueshëm, hartimi i listave të kandidatëve për deputetë është një proces okult, për të cilin nuk ka informacion, por për të cilin dihet se i takon ekskluzivisht Edi Ramës.
Përzgjedhja dhe renditja e kandidatëve për deputetë në lista është një kompetencë që Edi Rama e ka marrë mbi supe, bashkë me përgjegjësinë e humbjes apo fitores së pushtetit.
Por ndryshe nga çfarë mendohej deri tani për ndonjë proces konsultimi me strukturat lokale të partise, mesazhet e zbardhura nga aplikacioni SKY ECC, tregojnë se për t’u bërë deputet, Çyrbja ndoqi një rrugë tjetër; që kalonte nëpërmjet konsultimit me bandat e rrezikshme të Durrësit.
Biseda me Altin Hajrin
Bisedat që SPAK ka në dosje janë të datave 17 dhjetor 2020 deri në 7 mars 2021, pra disa muaj para hartimit të listave për kandidatët për deputetë.
Në datën 22 shkurt 2021, Altin Hajri, person i shpallur në kërkim për vrasje, i bën Jurgis Çyrbjas llogaritë e votave në Shijak.
“…3 mijë do ti jap unë, maje men. Thash Rromanat, Arapaj, Maskuri Zonat tona janë për “J” (Jurin) i thash. Po futem vet tha ma mirë hahaha Mond Ç (Mond Çekiçi). Gjithë grupet i thashë, po del mirë e burrë. Ne marim 4 mijë vota Bashkinë Shijak, gjithë bashkë. Po e burr Xhavzotën E kena blindu Gjepalen po Shijak…”.
Në bisedën e datës 1 Mars 2021, sërish Altin Hajri, i dërgon Jurgis Çyrbjes një numër telefoni, duke i përmendur ndihmën që do të kishin nga persona të tjerë.
…Po fola pak me Nikun dhe ai nm që të pruna jan këto dibronet…. Plus do fol dhe me Lentin. Çekiçi është ok…”-i shkruan Altin Hajri, zyrtarit të PS.
Në bisedën e datës 7 mars 2021 Altin Hajri njofton Jurgis Çyrbjen se kishte marrë garanci se ai dhe “liri” do jetë kandidati i vendosur në listën për deputet i katërti ose i pesti, duke nënkuptuar kandidatin tjetër të Qarkut të Durrësit, Ilir Ndraxhi.
Hajri kishte siguruar të gjithë listën e kandidatëve të Durrësit në telefonin e tij para deputetit. Madje kandidati e mëson kur Altin Hajri ia nis në SKY ECC.
Bisedat me Edmond Koçin dhe premtimi për ndihmë nga Plaurent Dervishaj
Përveç bisedave me Altin Hajrin, SPAK ka zbuluar edhe komunikimin direkt të Jurgis Çyrbjes me Edmond Çekiçin, i cili u vra disa muaj pas zgjedhjeve. Edhe ky del garant se Çyrbja do të ishte në listë në vendin e 5.
Edmond Çekiçi: “Tashi sa e mbylla muhabetin tënd. Kam 3 orë me atë. Ia kërkova personalisht. E du unë ketë gjë i thashë. Përveç se e duan të gjithë. Do ja çoj ashtu, tha, ti i pesti, Liri i 7”.
Jurgis Çyrbja i kthen përgjigje: “Ma ngrite moralin. Se na kishte ik mendja”.
Kush është Altin Hajri
Personi që i del garant Jurgis Çyrbes për listën e kandidatëve të PS në Durres, Altin Hajri ka një histori të gjatë kriminale në trafikun e drogës në Itali dhe për rastin e pengmarrjes dhe zhdukjes së Jan Prengës në janar të vitit 2020.
Babai i 5 fëmijëve, Jan Prenga u mor peng në Kamëz sepse vëllai i tij vodhi 260 kilogramë kokaine në Portsmuth, Angli. Rezultoi se kokaina ishte porosi e Gramoz Rexhepit, trafikantit të famshëm vlonjat që e kontrollonte trafikun nga burgjet e Ekuadorit.
Për të qenë të sigurt se kokaina e vjedhur do të rikthehej sërish, u urdhërua pengmarrja e Jan Prengës në Kamëz.
Gjurmët e fundit të Jan Prengës janë zbuluar në kompleksin Golden në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, i cili është në kërkim për organizimin e pengmarrjes.
Trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nuk është gjetur ende sot e kësaj dite, pasi ai ndërroi jetë nga rrahjet në momentin e pengmarrjes.
Thuajse 10 vjet më parë, Altin Hajri ka qenë akuzuar në Itali si drejtues i një grupi të trafikut të kokainës, që bëri bujë për mënyrën e sofistikuar të organizimit.
Ai ishte në krye të organizatës kriminale të 21 shqiptarëve të përfshirë në narkotrafik, me një pasuri që në atë kohë llogaritej mbi 10 milion euro.
Mënyra e organizimit të bandës mori vëmëndjen e mediave italiane për hir të komunikimit të sofistikuar.
Sipas Antimafias italiane mesazhet jepeshin të koduara në copa letre ose me fjalë dhe u përcilleshin anëtarëve. Struktura ishte e tillë, ku çdo celulë nuk e njihte celulën tjetër dhe kishin role të ndara, për arsye sigurie.
Kush janë Edmond Koçi dhe Plaurent Dervishi
Personi tjetër nga i cili, Jurgis Çyrbja priste lajmin e mirë të të zgjedhurit deputet të Partisë Socialiste është Edmond Koçi i njohur ndryshe si “Çekiçi”, një nga të fortët e Durrësit së bashku me Plaurent Dervishajn.
Mond Çekiçi u ekzekutuar mëngjesin 20 marsit 2020 në qytetin e Durrësit. Ai ishte arrestuar disa herë për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në nja raport të SHISH të disa viteve më parë, njihej si pjesë e bandës së Lul Berishës.
Në biseda “Çekiçi” jo rastësisht e siguron Çyrben se do të ketë edhe mbështetjen e “Lentit” duke iu referuar Plaurent Dervishit.
Ky u deportua pak kohë më parë nga Dubai. Ai rezulton të jetë organizator i atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe mikut të tij Aleksandër Lalo (Rrumi i Shijakut), ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku në nëntor të vitit 2019.
Pjesmarrja e Plaurent Dervishajt në ngjarjet kriminale daton herët që nga përplasja mes bandave të Durrësit, në vrasjen e Klodian Saliut dhe më pas, emri i tij del edhe në akuzën që ngriti SPAK për atentatin ku mbeti i vrarë Vajdin Lamaj.
Rama paralajmëroi daljen e emrit të tij në SKY ECC
Disa ditë pas arrestimit të Jurgis Çyrbes, kryeministri Edi Rama e paralajmëroi se do të përmendej në përgjimet e marra nga EncroChat dhe Sky ECC. Ai tha se aty ka me qindra mijëra mesazhe të botës së errët, por i takon Prokurorisë së Posaçme që t’i provojë dhe më pas ndëshkojë personat përgjegjës.
Sipas Ramës komunikimet e përgjuara, janë “muhabete kot”.
“Kjo historia e Encro Chat-eve dhe Sky ECC është një histori që i takon organeve ligjzbatuese ta hetojnë. Aty ka me qindra mijëra mesazhe ku çfarë nuk thonë e çfarë nuk tregojnë. Por ato s’duhet të thonë asgjë deri në momentin kur çfarë thotë njëri që “isha atje, takova atë të gjatin”, po marr rastin tim edhe pse s’ka dalë, por nuk çuditem edhe po të dalë. “Takova atë të gjatin”, “më tha ai i gjati shiko, se këtu…”. Këto janë muhabete kot”, – tha Rama.
Në listën që Partia Socialiste dërgoi në komisionin Qendror të Zgjedhjeve emri i Jurgis Çyrbjas nuk ishte renditur i pesti, siç premtuan bosët e krimit në Durrës, por ai u rendit i treti.
SPAK thotë se ka faktuar ndihmën që i dhanë ata duke u bërë presion banorëve të Shijakut që ishin angazhuar me opozitën, ndërsa për t’u kthyer borxhin, deputeti i Partisë Socialiste akuzohet se e fshehu Altin Hajrin në shtëpinë e tij, pasi policia e shpalli në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës./Lapsi.al
Udhëheqësit në Kosovë, presidentja, kryeministri dhe drejtuesit e të gjitha partive politike në Kosovë, uruan ish Presidentin amerikan Donald Trump për fitoren në zgjedhjet e së martës duke shfaqur shpresën për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.
Mandati i parë i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me qeverinë e parë të kryeministrit Albin Kurti.
Shtëpia e Bardhë siguroi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u nënshkrua në shtator të vitit 2020 në praninë e presidentit Donald Trump.
Marrëveshja u nënshkrua disa muaj pas rrënies të qeverisë së parë të kryeministrit Kurti i cili nuk u pajtua me kërkesat amerikane për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe që ishin vendosur në nëntor të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ishte pjesë e pushtetit, u tërhoq nga koalicioni duke çuar në rrëzimin e qeverisë së zotit Kurti, që u pasua nga një qeveri e re që nënshkroi marrëveshjen në Washington.
Kryeministri Albin Kurti në atë kohë akuzoi të dërguarin amerikan Richard Grenell se “është përfshirë duke çuar përpara votimin që rrëzoi qeverinë” e tij.
Zoti Grenell, një bashkëpunëtor i ngushtë i zotit Trump është përfolur si kandidat për postin e Sekretarit të Shtetit në administratën e ardhshme të presidentit Trump.
Analisti Agon Maliqi thotë për Zërin e Amerikës se pritshmëritë janë që zoti Grenell të angazhohet përsëri për rajonin.
“Se si do të ndikojë kjo pastaj mbetet të shihet nga konstelacioni i qeverisë së re në Kosovë, nga mënyra se si Bashkimi Evropian sillet dhe në këtë moment është pak e vështirë të parashikohet”, tha ai.
Zoti Maliqi thotë se megjithëse e kaluara ka pak ndikim në politikë, shqetësuese mbetet qasja e qeverisë së Kosovës ndaj administratave amerikane.
“Gjatë (administratës) Biden edhe pse kishim mospajtime të thella, pakënaqësi shumë të qartë të shprehur nga administrata Biden megjithatë kishte edhe një lloj mirëkuptimi mbi veprimet e qeverisë së Kosovës dhe një lloj tolerance për këtë lloj qasje, gjë që dyshoj se mund të vazhdojë me një administratë amerikane e cila jo vetëm në raport me Kosovën por me pothuajse çdo aleat të SHBA-ve e ka një qasje transnacionale në kuptimin që ‘ne do të jemi me juve për aq sa ju do të jeni me neve”, tha ai.
Një çështje që mori shumë vëmendje gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump ishte edhe ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje paqësore ndërmjet dy vendeve.
Diskutimet zunë fill në verën e vitit 2018. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Trump, John Bolton, i cili u largua nga posti, më 24 gusht të atij viti tha se “Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nëse palët merren vesh, nuk do të bëhen pengesë”
Një ditë më pas presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një debat gjatë forumit të Alpbachut në Austri, kërkuan mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që mund të arrihej në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, edhe nëse ajo nënkuptonte ndryshim kufijsh.
Kjo ide u prit me reagime të ashpra në Kosovë dhe në Serbi, si dhe u kundërshtua nga një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian mes të cilave Gjermania ishte më e zëshmja.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, mohoi disa herë që Shtetet e Bashkuara të kenë qenë pjesë e diskutimeve për shkëmbim territoresh.
Këtë javë, kjo cështje u ngrit gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian për konfirmimin e kandidates për postin e komisioneres së zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila tha se është kundër tendencave për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Sa i përket shkëmbimit të territorit, jo, jo, nuk bëhet fjalë. Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, tha ajo e pyetur nga deputeti slloven Vladimir Prebiliç.
Analisti Agon Maliqi tha për Zërin e Amerikës se e sheh të vështirë rikthimin e një ideje të tillë veçanërisht pasi dështoi njëherë. Por sipas tij, një mundësi e tillë varet edhe nga suksesi i procesit aktual të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
“Sa më shumë që zgjatet procesi i Brukselit pa zgjidhje dhe zvarritet më shumë gjithçka është e mundur. Edhe herën e kaluar kur u hap kjo temë ishte befasi. Sa më shumë që dështon dialogu i Brukselit për ta zgjidhur kontestin në kornizën e marrëveshjes së Ohrit gjithnjë e më shumë hapen mundësitë për zgjidhje tjera alternative sepse edhe Kosova edhe Serbia po mbesin peng dhe rruga e tyre integruese, sidomos te Kosova te strukturat euro-atlantike nuk është askund”, tha ai.
Megjithatë, sipas zotit Maliqi, Kosova e cila është lën në sanksione nga Bashkimi Evropian dhe me ndryshimin e administratës në Washington duket se do të gjej vetën në një realitet të ri.
“Ajo që duhet thuhet gjithsesi është se Serbia në këtë moment ndihet në pozitë pak më të mirë, që jo detyrimisht do të jetë e vërtetë, por perceptimi dhe ndjenja në Beograd është se tani ata do të përballen me më pak presion rreth çështjes së dialogut apo se ata mund të kenë më shumë ndikim në diktimin e parametrave të dialogut dhe kjo është diçka që në Prishtinë duhet të kenë parasysh”, tha analisti Agon Maliqi./VOA
Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar mosbindjen civile të opozitës dhe Partisë Demokratike të Berishës, duke thënë se dështoi me dy protestat më të vogla në historinë e partisë në 34 vite.
Spahiu u shpreh se mosbindja filloi tek karrigia e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe përfundoi te kthesa e Rrogozhinës. Ai thekson se në asnjë vend nuk ka deputetë që dalin me makina të bllokojnë rrugët, ku sipas tij ishte komplet teatër.
“Mosbindja civile filloi tek karrigia e Spiropalit dhe mbaroi tek kthesa e Rrogozhinës, dështoi me dy protesta. Në 34 vite të PD-së simbolit të rrëzimit të komunizmit. Ka qenë shembull për protesta, kanë qenë dy protestat më të vogla në historinë e PD. Dështimi erdhi për faktin se nuk pati mbështetje popullore. U bë me anëtar partie dhe jo me qytetar të thjeshtë. Ishte mosbindje partiake. Në asnjë vend nuk ka deputetë që dalin me makina të bllokojnë rrugët. Lëvizjet radikale janë të shoqatave jo të partive në Parlament. Ishte dhe një teatër. Bëhej jashtë orarit zyrtar. Nuk ka mbështetja ndërkombëtare”, tha Spahiu për “Report Tv”.
Rikthimi i ish-Presidentit Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë është një ngjarje botërore në të cilën Europa, ku bëjmë pjesë, dhe gjithë vendet e botës lexojnë efektet, dobinë apo dëmin në shtëpinë e tyre.
Kjo sepse SHBA-të, “do të vazhdojnë ta udhëheqin botën”, siç pati thënë në fjalën e inagurimit si president në vitin 2001 Xhorxh Bush i Riu, ai që kishte paralajmëruar në fushatë tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, por që hyri në histori si nuni i pavarësisë së Kosovës.
Narrativat izolacioniste të republikanëve në SHBA reflektojnë rëndom nuacime politike-elektorale të brendshme. Por kur vijnë në pushtet Presidentët republikanë janë në politikën e jashtme njëlloj si homologët e tyre demokratë. Madje më të vendosur e më të drejtëpërdrejtë herë-herë.
Dhe s’mund të jetë ndryshe. SHBA janë ngritur si superfuqi ekonomike, politike dhe ushtarake duke fituar permes konkurencës dhe shkëmbimeve në nivel global. Sovranizmi i tyre është fuqia në hapje. SHBA-të i thërret kudo fati i demokracisë, ëndrrra e një bote të lirë, së cilës nuk mund të mos i përgjigjen. Shurdhëria dhe mbyllja është për ta si të prisnin degën ku rrinë.
Kjo parantezë e shkurtër mund të ilustrohet me plot shembuj nga historia, ku nuk mungojnë shembujt e mandatit të parë të presidentit Tramp gjatë viteve 2016–2020. Për të mos shkuar larg nëpër botë, mjafton të kujtojmë se përgjatë këtij mandati ndëmjetësimi amerikan për vendosjen e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e njohjes reciproke prodhoi një skenë të panjohur për t’u mbajtur mend me takimin në zyrën Ovale mes Presidentit serb, Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosoëvs, Hoti. Me ç’rast Kosova siguroi njohjen si shtet i pavarur nga Izraeli.
Këtu në Shqipëri administrata e Presidentit Tramp ndoqi pikë për pikë plotësimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, duke sfiduar një strategji përpjekjesh të opozitës për ta anulluar, devijuar, vonuar, dobësuar. Kukullat e Berishës u përqeshën në orvatjen e tyre alashqiptare për ta paditur Reformën në Drejtësi si një vepër të armikut të Presidentit Tramp, Xhorxh Soros, me shpresë se Presidentit do t’i bëheshin nervat tel e do të urdhëronte hedhjen në kosh të veprës djallëzore të armikut.
Në fakt u vetpaditën si intrigantë të keqkuptuar me mënyrën si funksionojnë SHBA-të dhe me vetë arsyen e thellë të bashkautorësisë amerikane në hartimin dhe zbatimin e reformës sonë në drejtësi.
Lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri do të vijojë të jetë një përparësi e politikës së jashtme të SHBA-ve. Ky nuk është vetëm një arsyetim i mbështetur në preçedentë dhe në çfarë është arritur deri tani. Më shumë se kaq, është një premtim dhe angazhim programor i vetë Presidentit Tramp që u shpall nga fushata e tij në radion Zëri i Amerikës pak ditë para zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Nga ky këndshikim, pyetja numër një që ka ngritur në vendin tonë rikthimi i i Tramp, ajo “ç’do të ndodhë me SPAK dhe me Drejtësinë e Re?”, e ka marrë përgjigjen. Me çfarë mund të luftohet korrupsioni më mirë se me SPAK-un dhe drejtësinë tashmë në veprim? Jo rastësisht, si për t’u ridhënë siguri institucioneve dhe publikut të gjerë në një anë dhe një mesazh iluzionistëve se me kthimin e Tramp historia do të kthehet prapa, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHor deklaroi dje në një takim se sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme.
Tashmë nuk është e panjohur se kasta jonë plurale solidare e establishmentit çerek shekullor ka pritur fitoren e Tramp, duke u takuar të gjithë në shpresën se një ndryshim në Shtëpinë e Bardhë do t’u japë minimalisht kohë dhe maksimalisht dakordësi për të zhbërë reformën në fuqi duke e zëvendësuar me një tjetër “më të re”.
Berisha dhe Meta e kanë dëshiruar natyrshëm, hapur dhe mirëkuptueshëm fitoren e Tramp. E kundërta do të ishte absurde për pozicionin dhe problemet e tyre. Sepse janë në hetim nga SPAK; sepse pretendojnë të jenë në hetim për arsye politike në shtytjen e njerëzve të administratës së Presidentit Biden, duke kërkuar në ketë rrafsh analogji me historitë e Tramp me drejtësinë amerikane. Nga ky këndvështrim, fitorja e Tramp do të pritej vërtetë si një dhuratë nga qielli për ta.
Nga ana tjetër, përgjatë një regbie të pafituar me zyrtarët amerikanë për akses në punën e SPAK dhe drejtësisë së re, kryeminstri Rama u vetëdijësua se me fitoren eventuale të Kamala Harris shpresat e tij për të ndaluar hovin e SPAK, apo “Rebublikën e prokurorëve”, siç ka thënë vetë, do të merrnin një goditje përfundimtare me kosto për të.
Në këtë kontekst, duhet thenë se Rama e ka luajtur me guxim, turk e trim, siç thotë një shprehje e popullit, bastin e tij në favor të fitores së Tramp. Faktet janë disa. Kemi shkruar për to dhe nuk po u marr kohë lexuesve duke i përsëritur.
Sot mund të themi se i doli basti dhe tani shpreson në një ndryshim kursi në lidhje me drejtësinë. Natyrisht në emër të forcimit të mëtejshëm të drejtësisë! Retorika nuk ka asnjë vështirësi jo vetëm t’i maskojë, por edhe t’i shesë si sapunin për djathë qëllimet e një interesi të ngushtë, personal, të dëmshëm për interesin publik.
Mos u gëzo, o i gëzuar, mos u hidhëro o i hidhëruar, thotë fraza e famshme e shkrimeve të shenjta.
Ashtu siç nuk pagoi asgjë me ardhjen e Trampit në pushtet vitin 2016, kur nga pozita e kryeministrit të Shqipërisë e kishte anatemuar atë si rrezik për planetin, po ashtu nuk do të përfitojë asgjë personalisht nga basti pro Tramp këtë herë.
Krejt ndryshe nga logjika e lidhjeve të shkurtëra që bëhen në sferat e larta në Tiranë, mbushur me ëndrra në diell dhe spekullime lloj-lloj, SPAK dhe drejtësia e re pritet që me fitoren e Tramp të përjetojnë një frymëmarrje të re, një zgjerim të diapazonit të guximit për të çuar ligjin, hetimin dhe gjykimin kudo ku është vepra penale, kushdo qoftë personi që e ka kryer, kësaj radhe me fokus edhe më të madh nga krahu i zyrtarëve të lartë në pushtet, pa lënë në harresë ish-ët.
Nuk ka e nuk do të ketë të paprekshëm aty ku ka krim. Kushdo qoftë. Kështu do të marrë përgjigjen e duhur edhe çështja e ballancimit pushtet-opozitë të hetimeve dhe gjykimeve.
Jo duke pushuar çështje që nuk meritojnë të pushohen për ish-zyrtarët e lartë në opozitë. Duke hapur çeshtje që meritojnë të hapen për të ngjashmit e tyre në krahun e qeverisë./Liberale.al
Sali Berisha është një njeri që e ka kaluar jetën duke u munduar të na mbushë mendjen se është “shpëtimtari” i kombit shqiptar, por fatkeqësisht, përveçse një shpëtimtar i vetes dhe i klanit të tij, ka bërë më shumë dëm sesa mirë. Pasi e udhëhoqi Shqipërinë drejt “demokracisë” pas rënies së komunizmit në fillim të viteve ’90, Berisha e ka mbajtur vendin nën sundimin e tij për disa vite, duke krijuar një sistem ku politika dhe biznesi janë shkrirë aq shumë sa që është e vështirë të bësh dallimin mes tyre.
Nëse do ta mendojmë politikën shqiptare si një lëndë në një shkollë, Berisha padyshim është nxënësi që ka përfunduar me nota më të larta në “shkatërrimin e mundësive për reforma” dhe “praktikën e klientelizmit”. Të jesh një lider i një vendi të varfër dhe të krijosh një “oligarki” të ngushtë që mban nën kontroll pasuritë natyrore dhe burimet publike është një arritje që mund ta konsiderosh vetëm nëse i vlerëson politikanët si artistë të mashtrimit.
Në fushatën e tij të pakursyer për të shpallur “shpëtimin” e kombit shqiptar, Berisha ka përdorur çdo mundësi për të ngjallur ndjenja nacionaliste që, në vend që të bashkojnë, i kanë thelluar ndarjet brenda shoqërisë. Gjatë periudhave të tij si president dhe kryeministër, ai ka gjetur gjithmonë një arsye për të mbajtur Shqipërinë në “gjendje alarmi”, duke përdorur kërcënimet e jashtme apo të brendshme për të justifikuar një politikë të mbyllur dhe autoritariste. Po ashtu, kur dikush e ka akuzuar për korrupsion, përgjigjja e tij ka qenë një shpërthim retorik i shpejtë dhe i fuqishëm, që nuk ka lënë hapësirë për shumë diskutime, mbase sepse nuk ka asgjë për të thënë.
Sali Berisha ka pasur një “strategji të mrekullueshme” për t’u pozicionuar si një politikan i “përjetshëm”, i cili kurrë nuk del nga skena. Madje edhe sot që flasim, kur është shpallur “non-grata” nga Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, ndërkohë që akuzohet si minues i demokracisë dhe i dyshuar si i përfshirë në afera korruptive, për të cilat edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) po e heton, Berisha as që nuk reflekton dhe të tërhiqet politika, por krekoset mu si kaposhi në majë të plehut padobi që e ka ngritur mullar vetë gjatë këtyre 30 e kusur vite demokraci.
Nëse do të shihni Shqipërinë nga jashtë dhe do t’ju thonin se Sali Berisha është thjesht një figurë historike, ndoshta do ta kishit menduar si një mësim të së kaluarës, një dorë që nuk ka asnjë vend më në skenën e politikës moderne. Por për Berishën, si duket, koha është një koncept fleksibël, dhe ai ka vendosur që të bëhet “ylli” që nuk perëndon, edhe pse shpesh herë duket sikur ka ngecur në një periudhë të ngelur mes dy shekujve.
Në çdo fjalim të tij, ai ka një mënyrë për të bërë thirrje për “më shumë demokraci”, ndërkohë që kërkon t’i mbajë të gjitha fjollat e pushtetit për vete. Në vend që të promovojë një sistem të drejtë, ai ka ndërtuar një hierarki politike ku miqtë dhe aleatët janë ata që mund të bëjnë ligjin, ndërsa ata që kërkojnë llogari mbeten të heshtur. Ndërkohë, çdo kritikë ndaj tij është thjesht një “sulmi ndaj interesave të kombit”, një stil i shfaqur shpesh, ku çdo kundërshtar është automatikisht një tradhtar i atdheut.
Përfundimisht, figura e Berishës është një iluzion politik që reflekton më shumë ngurtësinë dhe mungesën e aftësisë për t’u përshtatur me kohën se sa vizionin për një të ardhme më të mirë. I gjithë ky aparat politik, i ndërtuar mbi premisa të “korruptuara” dhe të përjetshme, është një mësim se si politika shqiptare mund të ngecë në një spiral të pasigurisë. Sali Berisha mund të mbetet një hero për ata që i shërbejnë interesave të tij, por për shumicën, ai është një anakronizëm i politikës shqiptare që ka nevojë të largohet përfundimisht nga skena politike.
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj ndotjes që po shkaktohet nga djegia e mbetjeve në Elbasan, duke e cilësuar si një dëshmi tjetër të skandalit të inceneratorëve që vazhdon të dëmtojë qytetarët shqiptarë. Basha theksoi se tymi dhe flakët toksike që mbulojnë qytetin janë rezultat i një projekti korruptiv, që ka shkaktuar vetëm dëme për shëndetin e qytetarëve dhe për ekonominë e vendit.
Ai theksoi se kjo situatë është pasojë e aferës së inceneratorëve, ku, sipas tij, janë shpenzuar miliarda lekë pa asnjë rezultat të prekshëm, duke dëmtuar si shëndetin e qytetarëve ashtu edhe xhepat e taksapaguesve. Në fund, ai bën apel për një hetim të thelluar për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këtë dëm të madh ndaj qytetarëve dhe mjedisit.
Reagimi i plotë i Bashës:
Mega afera e inceneratorëve është një nga skandalet korruptive më të mëdha të shtetit shqiptar prej themelimit të tij. Pavarësisht denoncimeve tona të drejta për dëmin ekonomik që hajnia e tij po shkaktonte me taksat e shqiptarëve, Edi Rama ka promovuar dhe mbrojtur hajdutërinë e ndodhur me tre inceneratorët, njëri prej të cilëve nuk ekziston dhe dy të tjerët janë jashtë funksioni.
Këto monumente të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës nuk kanë dëmtuar vetëm xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës, por vijojnë të dëmtojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Tymi që mbulon sot Elbasanin është akuza më e madhe publike ndaj Edi Ramës. Aty ku duhet të ishte inceneratori shumë milionësh, ka vetëm plehra që digjen e bashkë me to propaganda e neveritshme e qeverisë, e financuar nga ato para që u vodhën përmes kësaj afere.
Flakët toksike që po helmojnë sot Elbasanin janë një thirrje për çdo qytetar shqiptar për ta ndëshkuar me votë Edi Ramën, për mashtrimet dhe korrupsionin e tij, po ashtu është një apel për drejtësinë për të thelluar hetimet mbi këto vepra paligjshmërie, sepse koka e kësaj afere ulëritëse nuk janë bishtat që mbahen sot në burg.
Telefoni që iu sekuestrua bashkëshortes së Evis Berberit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, i cili u arrestua nën dyshimet për korrupsion, i hapi telashe me drejtësinë edhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se gjatë hetimeve për Evis Berberin, Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll në banesën e ish-kreut të ARRSH-së dhe sekuestroi celularin e tij dhe të bashkëshortes, që u zbërthyen më pas nga hetuesit e BKH-së.
Burimet bëjnë me dije se bashkëshortja e Berberit ka qenë zyrtare e Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare dhe në celularin e saj janë zbuluar komunikimeve me Benet Becin, atëkohë drejtues i Korporatës, që lidheshin me disa kontrata për shitblerjen e energjisë.
Pas sigurimit të këtyre të dhënave, SPAK thirri në pyetje dhe më pas I komunikoi kryebashkiakut se është nën hetim, ndërsa janë marrë dëshmitë e dhjetëra zyrtarëve e ish-zyrtarëve të KESH.
Burimet thonë se veç Benet Becit nën hetim janë dhe persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
KESH në jo pak raste është vënë në qendër të akuzave për çmime apo kontrata abuzive për shitblerjen e energjisë. Hetimi pritet të hedhë dritë mbi implikimin e zyrtarëve, por edhe dëmin që mund ti jetë shkaktuar buxhetit të shtetit.
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...