32.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Të gjithë në garë për t’u shitur tek pushteti?!

Nga Neritan Vladi

Z. Shabani e kam parë unë vetë duke hyrë dhe dalë nga takimet me Z. Basha…
Ka bërë gjithshtu vetë ai disa deklarata, ku ka lenë të kuptohet që është kundra Rilindjes së Ramës dhe Rithemelimit të Berishës, (D.m.th kundra të vjetrës shkatërrimtare të këtij vendi për 34 vite).
Dhe shumë mirë ka bërë.
Po çfarë e detyroi që të tërhiqej nga bisedimet se bisedime ishin, nuk tha njeri dakortësi finale.

Kush e kërcënoi?!
Kush e detyroi?!

Të reagosh në atë mënyrë të rrufeshme, ka dy gjëra sipas meje.

E para: Ndoshta që në fillim nuk ke qene kundër dyshes Rama-Berisha, por ke bërë gjasme për të rritur pazarin, (Që shpresoj shumë të mos jetë kështu).

E dyta: Të kanë kërcënuar dhe detyruar të reagosh menjëherë, se për ndryshe… …
Uroj shumë të kthjellohet dhe jo vetëm Shabani.
E vetmja zgjidhje për të gjithë ata që e kanë seriozisht çarjen e sistemit është, të bëhen të gjithë bashkë kundër pushtuesve të demokracisë funksionale, Ramës-Berishës

Për të qenë konkret:
Me listë të hapur.
Me renditje alfabetike.

Dashamir Shehi
Lulzim Basha
Endri shabani
Agron Shehaj
Adriatik Lapaj
Enkelejd Alibeaj

Dhe kushdo tjetër që mendon se merr vota kundër Rilindjes& Rithemelim, duhet të vendosen në një listë dhe kush merr vota më shumë, të hyjë në parlament, (Unë mendoj që nëse dalin bashkë do hyjnë të gjithë, nëse dalin të ndarë nuk do hyjë pothuajse askush).
Kushdo që refuzon këtë gjë, thjesht bën me dashje apo pa dashje, lojën e dyshes pengmarrëse të shoqërisë.

Iu vendos eksploziv në derën e banesës, tre muaj më parë i hodhën lëndë plasëse në agjencinë e funeralit! Kush është biznesmeni që u sulmua dy herë (EMRI)

Për të dytën herë pa kaluar ende dy muaj biznesmeni Ardian Fierza në Shkodër u sulmua me lëndë plasëse tritol. Këtë radhë sasia eksplozive u vendos në banesën e Fierzës në rrugën “Pashko Gjeçi” në Shkodër.

Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se tritoli u vendos në derën e shtëpisë të Ardian Fierzës, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 2:45.

Shpërthimi i fortë ka shkaktuar vetëm dëme materiale ndërsa është dëgjuar në gjithë atë zonë. Deri më tani policia bën të ditur se nuk ka arritur ende që të identifikojë autorët e dyshuar dhe se grupi hetimor është duke punuar për sigurimin e provave me qëllim identifikimin e autorit të kësaj ngjarje.

Në momentin e shpërthimit familja Fierza ndodhej brenda banesës dhe menjëherë kanë dalë të shqetësuar pas kësaj vendosjes së tritolit. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë ndërsa përveç dëshmive janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të banesës së Fierzës dhe të tjera në atë zonë.

NGJARJA E NDODHUR NE GUSHT

Herën e parë shpërthimi me tritol ndodhi më 29 gusht tek agjencia funerale që Fierza e ka në pronësi sëbashku me bashkëshorten e tij. Edhe atëherë kishte vetëm dëme materiale.

Dy ditë pas asaj ngjarje policia vendore e Shkodrës arriti që të identifikojë autorin e dyshuar shtetasin Benard Pllumbaj 35 vjeç i cili u shpall në kërkim.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë 35 vjeçari afrohet i maskuar pranë agjencisë funerale dhe pasi ndez lëndën plasëse e hedh atë pranë derës dhe më pas largohet i qetë. I gjithë ky moment u filmua nga kamera e sigurisë.

Policia vendore deklaroi se 35 vjeçari dyshohet se e kishte vendosur tritolin tek agjencia funerale për shkak të një borxhi të pashlyer nga Ardian Fierza. Që prej asaj kohe 35 vjeçari vijon që të jetë ende në kërkim nga policia vendore e Shkodrës. Ndërkohë dyshohet se edhe kjo ngjarje lidhet me rastin e parë ndërsa policia është duke hetuar për ta zbardhur të plotë edhe rastin e dytë.

Në deklaratën e tij shtetasi Ardian Fierza ka deklaruar për policinë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk e di se cila është arsyeja e vendosjes së tritolit në derën e shtëpisë së tij. Policia nën drejtimin e prokurorisë është duke punuar për të zbardhur edhe këtë ngjarje të dytë ndaj biznesmenit Ardian Fierza.

Donald Trump njoftoi se nuk do ta bënte pjesë të administratës së re, reagon ish-ambasadorja e SHBA në OKB

Nikki Haley, një republikane që kandidoi kundër Presidentit të zgjedhur Trump muaj më parë, u përgjigj pasi ai njoftoi publikisht se ajo nuk do të jetë pjese e administratës së tij.

 

Haley shkroi se i uron atij “sukses të madh”.

“Isha krenare që punoja me Presidentin Trump duke mbrojtur Amerikën në Kombet e Bashkuara”, shkroi ajo në një postim X të shtunën.

“I uroj atij dhe të gjithë atyre që shërbejnë, suksese të mëdha për të na çuar përpara drejt një Amerikë më të fortë dhe më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme”, tha ajo.

Përgjigja e Haley erdhi pasi Trump shkoi në Truth Social për të deklaruar se ish- ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, si dhe ish-sekretari i shtetit dhe drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, nuk do të ishin pjesë e kabinetit të tij.

Darka më 1899 e shtruar nga ambasadori britanik në Stamboll, përplasja e Ismail Qemalit me sulltanin! Kërkesa e lordit dhe teka e Abdyl Hamidit

NGA EVARIST BEQIRI*

“Fryte dritë e Shqipërisë,/ jashtë nga qytet i errët,/ Ti veç dermën dhelpërisë/ E të gëzoç na të mjerët./ Ti që kur dole në jetë/, Që kur bëri nëna djalë,/ Kokën e mbajte përpietë/ Edhe shpirtin zjarr e valë.”

Vargje kushtuar Ismail Qemalit nga poeti Dhamian Strati (i njohur edhe si Dush Strati ose Duçe Jorgo Baba), botuar tek “Kalendari Kombiar”, i vitit 1900.

Dinjiteti njerëzor ka një rol kyç në lëmin e lidershipit, i cili i tejkalon barrierat kohore dhe kulturore. Ky princip është pa aq i vlefshëm në jetë sa është edhe tek udhëheqësia. Respektimi i dinjiteti njerëzor vendos themelet mbi të cilat krijohet një mjedis pozitiv dhe produktiv. Ai mund të ushtrojë një fuqi të jashtëzakonshme transformuese tek udhëheqësia. Jo më kot ky parimi themelor gjendet në themel të shtetit të së drejtës. Dinjiteti njerëzor është një e drejtë e pandashme dhe e patjetërsueshme, të cilën e gëzon çdo qenie njerëzore. Ky shkrim përpiqet të ilustrojë vlerën që ka kuraja dhe dinjiteti tek udhëheqësia virtuoze. Kuraja dhe dinjiteti njerëzor janë dy anë të së njëjtës medalje.

Në një shkrim të shkurtër, por shumë domethënës që gazeta “Le Moniteur Oriental”, ka botuar me titullin “Shënimet e ditës”, në Kostandinopojë, më 23 mars 1899, afro një vit para azilit vullnetar politik të Ismail Qemalit, flitet për një darkë të shtruar nga ambasadori britanik në Stamboll Sir Nicholas Roderick O’Conor, për nder të ish-kryeministrit britanik Lordit Rosebery. Në këtë darkë ishin ftuar disa personalitete të rëndësishme në Stamboll, ku përfshihet Ismail Qemal bej Vlora, ambasadori i Italisë në Stamboll Pansa, koloneli dhe znj. Ponsonby, zonjusha Milner, z. De Bunsen, dragomani i parë Adam Block, sekretari i ambasadës Scott dhe z. Ëaterfield. Për këtë episod Ismail Qemali ka folur edhe në kujtimet e tij…

a

Kur Ismail Qemali shërbente si anëtar i ”Conseil d’État” (Këshillit të Shtetit), njoftohet gjatë një dreke me ambasadorin britanik në Stamboll, Sir Nicholas O’Conor, se kishte ardhur një letër nga Lordi Rosebery, ish-kryeministri britanik në vitet 1894–1895. Në këtë letër, ai i bënte me dije se do të vinte në Stamboll dhe donte të njihej me Ismail Qemalin. Ai e pranon ftesën dhe ditën e caktuar meqë u ndodh në Pallat, i bën me dije sulltanit se do të ishte për darkë bashkë me ish-kryeministrin britanik dhe e pyeti nëse kishte ndonjë porosi për të. Por, Abdyl Hamidi, i çon fjalë se nuk dëshironte që ai të merrte pjesë në darkë dhe t’i kërkonte ndjesë ambasadorit për këtë.

Përunjësia pa kurrfarë arsyeje, para një teke të tillë të sulltanit, do ta bënte Ismail Qemalin të dukej qesharak para Lordit Rosebery dhe ambasadorit britanik. Për Ismail Qemalin ruajtja e dinjitetit njerëzor vlente më tepër së kënaqja e tekave të sulltanit. Argumentet e Ismail Qemalit për të përligjur pjesëmarrjen e tij në darkë ranë në vesh të shurdhër…

Një nga pjesëmarrësit në këtë darkë diplomati britanik Sir Maurice de Bunsen do të shkruante në ditarin e tij: “Ismail Qemali është një nga të paktët që guxon të vijë në ambasadë. Asnjë turk me pozita nuk lejohet të bëjë vizita ose të vijë për darkë në një ambasadë pa lejen e Sulltanit, e cila shpesh refuzohet. Shumë po internohen përditë, dhe një gjendje terrori mbretëron kudo, e shkaktuar nga tmerri që ka Sulltani nga çfarëdolloj lëvizje liberale kundër tij.”

Sulltani i dërgoi të gjithë miqtë e tij në Pallat një e nga një për t’i mbushur mendjen. Pavarësisht kërkesave të sulltanit, Ismail Qemali shkoi në darkë dhe i shkroi paraprakisht një letër sulltanit, në të cilën i thoshte se, e dinte se duke mos iu bindur urdhrit të eprorit të tij perandorak, po kryente një akt që meritonte ndëshkim, por në këtë rast dinjiteti i tij personal dhe interesat e sulltanit kërkonin që ai të mos e refuzonte këtë ftesë. Ai i bën me dije sulltanit se do të kthehej të nesërmen për të pritur urdhrat e tij. Dhe ashtu bëri, shkoi të nesërmen në Yildiz Palace, për të pritur ndëshkimin dhe i tregon sulltanit për bisedat me Lordin Rosebery. Abdyl Hamidi II nuk ia përmendi më këtë punë.

Një episod tjetër kuptimplotë do të zhvillohej në 31 dhjetor 1908, kur Sulltan Abdyl Hamidi II, shtroi një darkë për nder të parlamentarëve osman të sapo zgjedhur. I vetmi deputet i opozitës, që refuzoi ftesën e Sulltanin ishte lideri i partisë liberale Ismail Qemali. Këtë fakt e pasqyrojnë disa shkrime të shtypit ndërkombëtar të kohës si për shembull, gazeta kanadeze “The Gazette”, Montreal, 4 shkurt 1909, që meriton të analizohet me kujdes, apo gazeta franceze “Le Temps” e 30 prillit 1909. Ismail Qemali e shikonte këtë darkë pajtimi si të pakuptimtë dhe të padenjë, ku deputetët shndërroheshin në puthadorë të Sulltanit…

Karakteri është thelbi i lidershipit virtuoz. Dhe në momente delikate ai del në pah duke treguar personalitetin e njeriut. Në themel të lidershipit nuk qëndrojnë as titujt, as postet, as gradat, as vjetërsia, as eksperienca, por qëndron karakteri dhe aftësia për të ndikuar të tjerët. Kuraja është një nga ato cilësi të karakterit pa të cilën lidershipi nuk mbijeton dot. Jo më kot Uinston Çurçilli do të shprehej se: “Kuraja me të drejtë vlerësohet si e para ndër cilësitë njerëzore…sepse është ajo që i garanton të gjitha cilësitë e tjera.”.

Lidershipi dhe pushteti nuk janë e njëjta gjë. Madje shpesh ato janë në kundërshti midis tyre. Historia na tregon plotë raste, në të cilat qëndrimi për një kohë të gjatë në pushtet, nuk përkthehet domosdoshmërisht në arritje pozitive. Përkundrazi, shpesh qëndrimi i stërzgjatur në pushtet dhe zvarritja pas tij, sjell pas edhe kalbjen e lidershipit. “Në fund, nuk janë vitet e jetës tuaj që kanë rëndësi. Por është jeta në vitet tuaja”, – thoshte Abraham Linkoln.

ss

Pushteti, ashtu si vjen edhe ikën, ndërsa lidershipi është diçka e brendshme që mbetet te ju dhe askush nuk mund t’ua heqë. Thelbi i lidershipit është forca morale e karakterit dhe jo zvarritja pas pushtetit. Lideri duhet t’i vendosë fre egos së tij, duke vendosur interesin e përgjithshëm mbi gjithçka…

Në qoftë se ju mposhteni nga uni dhe bota e ngushtë e dëshirave dhe interesave vetjakë, atëherë keni humbur forcën e lidershipit. Egoja personale është armiku kryesor i lidershipit. Lidershipi ka të bëjë me perceptimin. Me perceptimin që ju keni për veten dhe për të tjerët, por edhe me perceptimin që të tjerët kanë për ju. Shpesh perceptimi që ju keni për veten, nuk përputhet me perceptimin që kanë njerëzit përreth për ju. Sa më të ngjashme të jenë këto dy perceptime, aq më afër realitetit është vlerësimi për lidershipin…

* Nuk lejohet publikimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit. Çdo portal, gazetë online apo e shtypur, që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Evarist Beqiri).

Manaj në listën e Silvinjos me “pikëpyetje”, vendimi i Sivaspor për sulmuesin tregon situatën e tij

Rei Manaj mund të jetë një tjetër mungesë shumë e madhe për Kombëtaren shqiptare në ndeshjet e muajit nëntor. Sulmuesi është përfshirë në listë nga trajneri Silvinjo, por mbi këtë ftesë ka një pikëpyetje të madhe.

Edhe vetë trajneri pranoi se situata e tij, ashtu si edhe e Kumbullës dhe Bares, do të ishte nën vëzhgim, për të parë nëse ata mund të rikuperoheshin për ndeshjet e javës së ardhshme.

Por vendimi për sulmuesin ndoshta mund të vijë më shpejt se sa provat fizike që do të bëjë ai me stafin kuqezi në grumbullim.

Vetë klubi i Sivaspor ka vendosur që të mos grumbullojë Manajn as për të qenë në stol për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Fenerbahçes.

Stafi mjekësor i klubit turk mendon se futbollisti nuk është në gjendje të japë kontributin e tij në fushën e lojës, ndonëse ai është forca kryesore e repartit ofensiv të tyre. Kjo bën pak a shumë të qarët situatën edhe për stafin e Silvinjos, që pritet të konfirmojë mungesën e Manajt për ndeshjet e muajit nëntor.

“Strategjikët”, “Ofshore”-t dhe partitë që s’premtojnë asgjë!

Nga Mentor Kikia

“Investitorët strategjike”, që rastisin të jenë ose politikanë ose trafikantë, marrin tokë nga shteti, nuk paguajnë taksa për lejen e ndërtimit dhe me taksat tona qeveria u ndërton rrugën, kanalizimet dhe i dërgon energjinë.

Dhe në fund ata ndërtojnë vila për t’i shitur, duke fituar para të shpejta dhe duke shkatërruar përfundimisht edhe perspektiven turistike te bregdetit, si shtylle e ekonomisë sonë.

Ndaj, unë do te votoj dhe do mbështes atë parti politike që do të ketë në program e premton të bëjë këto tri gjera:

1-Te ndaloje/shfuqizoje ligjin për Investimet Strategjike dhe të kalojë në hetim çdo procedurë që është dhënë deri tani.

2-Të ndaloje shndërrim e bregdetit, si aset kombëtar, në rezidence luksi vetëm për të jetuar të pasurit dhe ta vërë atë vetëm në shërbim te turizmit.

3-Te ndaloje marrjen e koncensioneve dhe tenderëve me fonde publike nga kompanitë Ofshore, të cilat zyrat i kanë në Tirane, por regjistrohen në parajsat fiskale, për të fshehur pronësinë. Këto kompani janë autoret e aferave më të mëdha korruptive në vend.

Deri tani lufta politiko-elektorale po zhvillohet vetëm me sulme dhe akuza ndaj njëra-tjetrës, dhe askush nuk premton e deklaron se çarë do të bëjë për të çmontuar bazën ligjore që ndihmon korrupsionin.

Korrupsioni nuk luftohet duke arrestuar të korruptuarit, por duke e parandaluar atë, pa e bërë dëmin, e duke i hequr bazën ligjore pas të cilës fshihet më së shumti.

“Tetë vite më parë kur Trumpi fitoi mandatin e parë, festuan Grueski dhe Shesheli”/ Fitim Zekthi: Presidenti Trump i la siç i gjeti, madje ua shtrëngoi më shumë rripin”

Nga Fitim Zekthi

Ka nje besim te pakuptimte se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump do ndryshoje krejtesisht menyren se si vepron qeveria amerikane, pentagoni dhe departamenti i shtetit. Ka nje bindje dhe shprese te pathemelte se presidenti Trump do te hyje
(c)’rregullime jo parimore dhe jo instirucionale duke prishur linjat e gjera dhe te mirevendosura duke perkrahur apo goditur individe dhe qeveri ne varesi te gjykimit dhe ineteresit te vet personal. I pari dhe me i zeshmi nga keta shpresemedhenj eshte lideri i serbeve te Bosnjes Milorad Dodik i cili te merkuren shpalli feste ne Banja Luka dhe remtoi fitoren e Trump duke besuar se do ti hiqet percaktimi non grata. Tete vite me pare kur presidenti Trump fitoi mandatin e pare festoi ne kete menyre Nikolla Gruevski, festoi Voislav Sheshejl dhe shume te tjere. Trump i la sic i gjeti madje ua shtrengoi me shume rripin. Nuk ndodhi ashje. Presidenti amerikan, sigurisht edhe presidenti Trump veprojne brenda kornizave dhe parimeve te kushtetutes amerikane dhe platformave qeverisese te themeluara ne kohe. Presidenti Trump ishte ne mandatin e pare nje president i sukseshem dhe i mire ne shume aspekte. Ai, ndrushon nga presidenti Biden apo Obama, ndryshon nga presidenti Bush apo Klinton sepse eshte me ekspresiv dhe me pak ideologjik, eshte me praktik por ai nuk eshte jo parimor dhe nuk eshte nje njeri qe mund te mbroje akte si ato te Dodik apo Sheshejl. Presidenti Trump eshte presidentbi SHBA qe ruan linjat interesat qe ruajten Biden, Obama, Bush Klinton, Reagan apo edhe Nixon apo Karter. Presidenti nuk mund te rrezoje akte apo linja dhe platforma politike te vendosura ne kohe vetem sepse keshtu mendojne njerez te caktuar ne bote apo njerez qe mendojne se qeveria amerikane mund te jete objekt lojerash i individeve apo edhe qeverive te tilla. SHBA megjithe gjerat qe mund te jene keq mbetet nje nga qeverisjet me te kontrolluara dhe me te mira ne bote. Presidenti Trump ishte dhe me gjada do jete nje nga presidentet mebte mire te viteve te fundit.

“Po m’thonë çunat është rrethu zona…”/ Zbardhen bisedat e Çyrbjas në SkyEcc, çfarë fshihet në mesazhe?

Ish-deputeti i cili u la në burg nga Gjykata e Posaçme akuzohet për tre veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Në bisedat e rrjedhura duket se ai i jep informacione sekrete Besmir Huqit dhe Besnik Budllës.

Gjithashtu nga një tjetër bisedë në SkyEcc me altin Hajrin, ish-deputeti socialist komunikon me altin Hajrin i cili i premton se do të arrijë të marrë 3 mijë vota në Shijak vetëm nga ai, ndërsa e siguron se gjithsej në Shijak do të marrë 4 mijë vota.

“Na kanë qit në kërkim, kanë kap Erin. Nuk jam i sigurt, duhet me mor informacion”, thotë Huqi.

“Kuptoj, Ok se marr un”, thotë Çyrbja.

“Ngjo do ma shofësh emin. Të jap timin ene të Visit, Besmir. Huqi. Ergys huqi”, thotë Huqi.

Komunikimi Çyrbja-Besnik Budlla:

Cyrbja: “Vetem shin shik-un mos ka njeri verdall”,

Budlla: Si thu vlla, vjen dot. Po ca të bojm pun s’kemi kërkim jemi… po më thonë çunat është rrethu zona, pyte pak, ka nai gjci se un leviza nga zona. Jam peralt ki ai me gur. Ke parasysh, ki Kasteli”. Cyrbja: “po e di, nje mim”.

Budlla: “Ik takoje pak, shif si isht puna. nse po sillen ne zon. jan civil, katër pesë makin, xs dhe dy tre makina”.

Cyrbja: “Ça ngjyre është x5 gri? se durrsi nuk është”.

Budlla: “Kan mor vllain e vogël vlla. tani, se di pse. pyt pak ca kan. Këtu jam. E kan len atë burazer kërkonin mu”.

Budlla: “Vlla jam blloku gjithë llogarit e mia”

Bisedat e Çyrbjas me Altin Hajrin

Hajri: “…3 mijë do ti jap unë, maje men. Thash Rromanat, Arapaj, Maskuri zonat tona janë për “j” (jurin) i thash. Po futem vet tha ma mirë hahaha mond ç. gjithë grupet i thashë, po del mirë e burrë. Ne marim 4 mijë vota bashkinë Shijak, gjithë bashkë. Po e burr xhavzotën e kena blindu Gjepalen po Shijak…”.

Hajri: “…po fola pak me Nikun dhe ai nm që të pruna jan këto dibronet…. Plus do fol dhe me Lentin. çekiçi është ok…”/ Review, Euronews Albania

Lufta Ukrainë-Rusi, Moska e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trump për t‘i dhënë fund konfliktit

Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, për t‘i dhënë fund luftës, tha një zyrtar, ndërsa një person humbi jetën dhe 13 të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në Odesa dhe Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimin Europian zhvilloi bisedime në Kiev lidhur me mbështetjen për Ukrainën pas ndërrimit të administrates amerikane në janar.

Zv/Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov tha se Moska dhe Uashingtoni po “shkëmbenin sinjale” lidhur me Ukrainën përmes atyre që i cilësoi si “kanale të mbyllura”.

Ai nuk dha detaje nëse komunikimi ishte me administratën aktuale amerikane apo me zotin Trump dhe ekipin e pritshëm të administrates së tij të re.

Rusia është e gatshme t’i dëgjojë propozimet e zotit Trump mbi Ukrainën nëse do të jepeshin “ide se si të ecet përpara në kuptimin e një marrëveshjeje, dhe jo se si të furnizohet regjimi i Kievit me çdo lloj ndihme”, tha zoti Ryabkov në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, Interfax.

Sidoqoftë, po shtohen pikëpyetjet mbi atë se çfarë mund të presë Kievi nga administrate e re republikane. Zoti Trump, në mënyrë të vazhdueshme, ka shprehur kritika lidhur me ndihmën amerikane ndaj Ukrainës dhe ka bërë zotime të paqarta për t‘i dhënë fund luftës ndrësa ka vlerësuar pozitivisht Presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë vizitës në Kiev të shtunën, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell e siguroi Ukrainën për mbështetjen europiane.

“Mbështetja e Bashkimit Europian për Ukrainën ka qenë përparësia ime personale gjatë mandatit tim dhe do të vazhdojë të jetë në krye të axhendës së Bashkimit Europian”, shkroi ai në rrjetin X.

Dhimbje koke për Ançelotin, një tjetër titullar mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë

Eder Militao e ka mbyllur sezonin te Real Madrid. Mbrojtësi i “Galaktikëve” pësoi dëmtim të rëndë dje, ndërsa skuadra e tij mposhti 4 me 0 Osasunën.

Ligamenti krociat është këputur dhe tashmë Militao do duhet t’i nënshtrohet operacionit. Lajmi më i keq i mundshëm për të, që duhet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për rreth 9 muaj siç tregojnë raportimet e fundit.

Ndërkohë dhimbje koke dhe për Ançelotin. Trajneri e kishte titullar dhe pa mbrojtësin të largohej në lot.

Një dëmtim mjaft i rëndë i Eder Militaos, ndërsa kujtojmë se Karavahal ishte po ashtu një nga mbrojtësit me peshë, që mbylli sezonin më parë te Reali.