26.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Blushi: Pazar me shkarkimin e Manjanit për Presidentin

-A do të ketë zgjedhje të parakohshme?
Nuk besoj se ka zgjedhje të parakohshme. Është arritur një armëpushim fals dhe i paqëndrueshëm. Ky armëpushim nuk u arrit duke bërë kurban Manjanin, u arrit për të ndarë çfarë vjen tre muajt e ardhshëm. Nuk e di nëse Rilindja dhe LSI-ja do të mund të shkonin bashkë. Këto kanë qeverisur bashkë, janë korruptuar bashkë. Kanë cënuar interesat publike bashkë, i kanë dhënë koncesionet bashkë, kanë kaluar ligjin e mbetjeve bashkë, kanë kanabizuar Shqipërinë bashkë, kanë denatyruar administratën publike bashkë, dështuan të marrin hapjen e negociatave në dhjetor, kanë cënuar bashkarisht marrëdhëniet me fqinjët pavarësisht pse bëjnë sikur kanë pozicione të ndryshme.

-LSI thotë ka marrë fatura të pamerituara?
LSI për sa kohë pranon të rrijë në këtë qeveri e gjitha është e pabesueshme. Nuk jam për të bërë gjyqin e LSI, ajo që më intereson në aspektin e një rivali politik, përfaqësoj një parti të re si LIBRA, e cila ka interes në fakt elektoral që ato të dyja të jenë bashkë se marrin përgjegjësinë deri në fund. Si qytetar i Shqipërisë, jam totalisht i neveritur nga kjo mënyrë e të bërit politikë që ka 25 vjet dhe nuk ndalet. Këtë përfaqëson sot Edi Rama, Ilir Meta dhe të gjithë ata që kanë nga mbrapa.

-Mendoni se koalicioni nuk do rezistojë deri në zgjedhje?
Mund të rezistojë deri në zgjedhje çka nuk përbën asnjë problem për mua, përkundrazi më jep një kënaqësi elektorale, ata të dy duhen mundur bashkë, janë binomi që ka deformuar kaq shumë prej 15 vjetësh politikën shqiptare, ka ardhur dita të ikin bashkë dorë për dore. Ajo që më duket mua në distancë, është se më duket sikur kanë ndarë prapë një plaçkë në tavolinë, mbi kokën e Ylli Manjanit është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë. Nuk e di sa e vërtetë mund të dalë kjo, por kështu më duket.

-Ju duket apo keni informacione?
Nuk u hyj thashethemeve të pazarit të Rilindjes, ky është pazari i Rilindjes, nuk besoj se janë duke negociuar reformat, siç të shkojë vettingu përpara që është bllokuar, si të avancojë proçesi i integrimit europian që është bllokuar, si të ç’kanabizohet Shqipëria, si të bëhet reforma zgjedhore që është e bllokuar dhe për faj të Rilindjes dhe LSI, të dyja janë kundër numërimit elektronik, sepse kanë numërues në tavolinë dhe mund  t’u vjedhin vota të tjerëve. Pazari i vetëm është Presidenti i Republikës. Edi Rama dhe Ilir Meta janë duke negociuar Presidentin e Republikës, Ylli Manjanin e bënë kurban për të forcuar aleancën e tyre deri atë ditë.

Kapen 1.3 tonë drogë në Itali, 24 orë pas emërimit të Qibinit

Emërimi i Besmir Qibinit, njeriut të Tahirit, drejtor i Kufirit në Policinë e Vlorës, ka dhënë efektet e para në trafikun e drogës drejt Italisë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit pas emërimit të Qibinit, policia italiane ka sekuetruar 1.3 ton drogë të nisur nga brigjet e Vlorës.
Pas sekuestrimit të 800 kg kanabis ditën e dielë, dje Guardia Di Finanza sekuestroi përsëri 500 kg drogë në ujërat e detit Adriatik, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy transportuesit nga Vlora. Sipas mediave italiane, operacioni nga deti dhe ajri u zhvillua në brigjet e Sao-s, në Leçe, ndërsa ngarkesa me lëndë narkotike ishte nisur nga brigjet e Vlorës.
Mediat italiane shkruajnë se të dy trafikantët në bord u përpoqën të iknin, duke hedhur jashtë varkës, (7 metër e gjatë dhe me motor të fuqishëm), drogën, por ata u arrestuan. Kontrabandistët, identiteti i të cilëve nuk dihet, të moshave 30 dhe 48 vjeç, të dy nga Vlora, akuzohen për posedim dhe trafikim ndërkombëtar të drogës. Marijuana e nxjerr nga deti ishte paketuar në 28 pako me madhësi të ndryshme, me një peshë totale prej 506 kg.
Po ashtu, bëhet e ditur se nëse droga do të kishte dalë në treg për shitje, ajo kapte vlerën e 5 milionë eurove. Ky është operacioni i dytë i zhvilluar nga Guardia Di Finanza në të njëjtën zonë brenda 48 orëve. Guardia di Finanza kapi një skaf me 800 kg hashash dhe arrestoi një skafist shqiptar dhe dy italianë. Policia shqiptare nuk dha asnjë lajm dje për bashkëpunim me Guardia di Finanzan për sekuestrimin e drogës shqiptare ashtu siç ka bërë rëndom në rastet e tjera, por është përgënjeshtruar nga autoritetet italiane.

Mediat italiane: Trafiku i drogës shqiptare nuk ka të ndalur

Mediat italiane shkruajnë se, tonelata me drogë vijnë papushim nga Shqipëria në Itali përmes Adriatikut. Një skaf me drogë që vinte nga Shqipëria u diktua të dielën në gjirin e San Cataldo-s. Operacioni, sipas tyre, është finalizuar nga reparti operativ aeronaval i Guardia di Finanza në Bari dhe Taranto, që po kryen funksionet e qendrës së koordinimit lokal të misionit Frontex.
Skafi u kap 20 milje larg bregut. Ai kishte një gjatësi prej 8 metrash dhe një motor të fuqishëm (225 kuaj fuqi). Skafistët  F.O. 47 vjeç dhe D.L di 58 vjeç të dy nga Brindisi dhe A.Q. 31 vjeç nga Vlora u arrestuan.
Nëse do të kishte përfunduar në treg, sasia e drogës do t’i kishte siguruar 7 milionë euro organizatës kriminale. Pas arrestimit, policia italiane ka kërkuar bashkëpunimin e policisë shqiptare për të kryer hetime të tjera mbi të arrestuarit dhe personat e tjerë me të cilët dyshohet se janë të lidhur.

Vetëm në Pulja, 5 ton hashash në dy javë

Vetëm në Pulja, Guardia di Finanza ka sekuestruar 5 ton hashash në këto ditë të para të vitit 2017, ndërsa në vitin 2016 numërohen 20 ton. Por pikërisht shpeshtësia e këtyre operacioneve tregon përmasat kriminale të zhvillimit të krimit midis bregdetit shqiptar dhe atij të Pulias Jugore, e cila sfidon kontrollet e pajisjeve në det, e cila gjithashtu ka funksione edhe për të gjurmuar trafikun e klandestinëve.
Elementi i dytë që gjen konfirmim të mëtejshëm në shërbimin e kryer dje nga burimet aerodetare të Guardia di Financas, është përfshirja e plotë në narkotrafik që përdor ngushticën e Otrantos të pjesës së Brindisit, të përdorur nga klanet shqiptare që dërgojnë në Itali marijuanën e punuar në malet e Vlorës, ku fshatra të tërë janë të përfshirë në kultivimin e cannabis indica dhe përpunimin e mëvonshëm për të marrë marijuanë dhe hashash.
Pra, ka një kriminalitet, që pas më shumë se 15 vjetësh që nga shkatërrimi i ekipeve kontrabandiste midis Brindizit dhe Monopolit me “Operacionin pranverë”, rishfaqet gjithnjë e më i shumtë në rrugët e vjetra të Durrësit dhe Vlorës të përdorur për kontrabandën e cigareve, dhe si është përmendur tashmë, edhe në rolin e partnerëve të mafias shqiptare.

Trafiku i drogës nga Shqipëria vijon edhe drejt Greqisë

Trafiku i narkotikëve në drejtim Greqisë u shtua gjatë janarit, ndërsa policia greke ka bllokuar disa qindra kilogramë marijuanë. Trafikantët grekë dhe shqiptarë kanë riaktivizuar lidhjet e vjetra dhe po ndjekin mënyra të ndryshme për të futur sasitë e narkotikëve në brendësi të territorit grek me automjete, “korrierë” nga kufiri tokësor, madje edhe me kafshë pune.
Të dielën në mbrëmje u bllokua në kufi me Greqinë, 45 kilogramë marijuanë që po transportohej drejt Greqisë. Lënda narkotike ishte fshehur në një automjet ku ishte krijuar një zonë e posaçme për të fshehur marijuanën. Ndërkohë, një i ri është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike për në Greqi. Aldo Neli, 29 vjeç, banues në Zallher-Tiranë është arrestuar sepse sipas policisë po dërgonte në Selanik një sasi prej 30 kilogramësh, kanabis sativa.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Audi” A6 me targa AA960PN, të cilin ky i ri drejtonte, në një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit, u gjetën dhe sekuestruan 31 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 30 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa.
Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion qytetin e Selanikut/Greqi. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”.

R.POLISI

Maskat terror në Tiranë, lidhin rojen dhe grabisin një fabrikë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur lidhin rojen e një fabrike në Vorë dhe grabisin një shumë të konsiderueshme parash. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 të ditës së djeshme në rrugën dytësore Vorë – Tiranë, tek fabrika e sheqerit “Kraco”. Sipas burimeve, tre personat me maska dhe të armatosur, të paidentifikuar nga policia, kanë hyrë nga muri i pasëm i godinës. Pasi janë futur në ambientet e brendshme të fabrikës, kanë lidhur rojen dhe i kanë marrë celularët, ndërsa më pas kanë hapur me forcë kasafortën ku kanë marrë 1.4 milionë lekë.
Në largim e sipër, ata thyen edhe zyrat e një biznesi të portave automatike, duke shkulur video regjistruesin e kamerave të sigurisë. Roja e biznesit tregon se, personat me maska e kishin lidhur dhe pasi i kanë marrë çelësin e kasafortës kanë marrë të gjitha paratë që ndodheshin në të. Më pas maskat janë larguar me shpejtësi me një makinë që i priste disa metra larg magazinës ku ndodhi ngjarja.
“Kam parë tmerr me sy. Tre personat e maskuar më kërcënuan dhe më lidhën me litar. Njeri prej tyre më vuri pistoletën në kokë dhe më detyroi që t’i jepja çelësat. Ata më morën të dy telefonat celular që kasha që të mos njoftoja pronarin dhe policinë. Pasi më lidhën, ata u futën brenda në fabrikë dhe grabitën të gjitha paratë që ndodheshin në kasafortë”, tregoi roja. Ai tha se në mëngjes kishin ardhur punonjësit e fabrikës dhe njoftuan policinë.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka marrë deklarimin e rojes. Roja i ka thënë policisë se, personat ishin të maskuar dhe e kërcënuan e më pas e lidhën. Hetuesit kanë shoqëruar disa persona, por deri më tani ende nuk ka ndonjë të dhënë për autorët e mundshëm. Hetimet e para të policisë kanë hedhur dyshimet se, autorët mund të jenë liruar vetëm pak kohë më parë nga burgu, duke përfituar nga amnistia. Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e grabitësve, ndërsa kamerat e sigurisë janë shkatërruar nga maskat për të mos lënë gjurmë në to.
Numri i grabitjeve është rritur frikshëm gjatë ditëve të para të këtij viti. Vetëm në dy javët e para të muajit janar janë kryer 5 grabitje në Tiranë, ndërsa policia nuk ka arritur të zbulojë autorët. Në mesin e muajit janar u grabit një bankë e nivelit të dytë në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, duke thyer bankomatin e saj. Bankomati ndodhej vetëm disa metra larg komisariat të policisë ku punonjësit e rendit merrnin paratë. Kjo nuk është hera e parë, që e njëjta bankë bie pre e grabitjeve nga persona të maskuar e të armatosur. Një bankë e nivelit të dytë u grabit nga persona të armatosur para Vitit të Ri në Tiranë, ndërsa autorët nuk janë zbuluar ende.
Dy ditë para kësaj grabitje, maskat grabitën nën kërcënimin e armëve dy pika karburanti në Tiranë. Bëhet e ditur se 4 persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur nën kërcënimin e armëve dy karburante që ndodhen në autostradën Tiranë-Durrës. Të dy ngjarjet e rënda kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa policia i ka mbajtur të fshehta. Lajmi për grabitjen e dy pikave të karburantit u bë i ditur nga burime të policisë.
Po ashtu një dyqan celularësh u grabit në kryeqytet dhe në këtë rast, policia nuk arriti të zbulojë autorët. Grabitjet janë kthyer në një tmerr për biznesmenët, duke shkaktuar frikë dhe panik edhe tek qytetarët.

R.POLISI

Aksident i rëndë në Fier, dy të vdekur, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku dy persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin rrugor Hoxharë–Fier, pranë “Urës së Shënpjeterit” ku si rezultat i pakujdesisë së drejtuesit të mjetit dhe mungesës së sinjalistikës, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal me ujë mjeti tip “Benz” me targa AA 494 OB.
Në makinë udhëtonin tre persona, nga të cilët dy kanë humbur jetën, ndërsa i treti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Burime zyrtare nga policia pohuan se Emiljano Goxhaj, rreth 30 vjeç dhe Silvana Alushaj kanë humbur jetën ndërsa është plagosur Azis Hilaj.
Ppolicia tha se, për pasojë është mbytur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë S.A, 40 vjeçe, si edhe ka marë dëmtime pasagjeri tjetër, shtetasi H.H, 35 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se, shkak i daljes së mjetit nga rruga ka qenë një pakujdesi e shoferit. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për gjetjen e shkakut të aksidentit.

Makina përplas nënë e bijë, vdes 3-vjeçarja
Një 3-vjeçare humbi jetën mbrëmjen e të dielës, si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30, kur e mitura Xhulia Velija po ecte në këmbë bashkë me nënën e saj, Emine Velija, në kthesën e Ibës së Sipërme, kur një automjet doli nga rruga dhe i përplasi.
Në timonin e makinës, një “Peugeot” me targë AA 645 GO, ishte 25-vjeçari I. Shaipi, banues në fshatin Shalës të Cërrikut, i cili shoqërohej gjithashtu nga një fëmijë 7-vjeçar. Sipas policisë, shkak për daljen nga rruga është bërë humbja e kontrollit të mjetit, që dyshohet të ketë ardhur për shkak të shpejtësisë. Në njoftimin e saj zyrtar, Policia e Tiranës tha se e kishte ndaluar 25-vjeçarin dhe po hetonte rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Megjithatë, me një vëzhgim fare të lehtë në profilin social të Shaipit, duket se ai rrugën Tiranë–Elbasan e kishte kthyer në një vend ku bënte gara shpejtësie. Këtë e dëshmojnë videot e postuara nga vetë ai, ku udhëton me makinë me një shpejtësi deri në 260 kilometra në orë.
Në një prej videove, të postuara më 10 janar, Shaipi shkruan: “Për të gjithë ata që nuk ndihen të sigurtë me mua…”. E vogla ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa nëna e saj ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht edhe 7-vjeçari që udhëtonte me Shaipin në automjet nuk ka pësuar dëmtime.
Ndërkohë, një 53-vjeçar është gjetur i vdekur nga policia në rrugën Lezhë-Milot. Kufoma është identifikuar si N.Q. dhe dyshohet të jetë viktimë e një aksidenti me makinë, shoferi i së cilës është larguar me shpejtësi pas përplasjes. Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.

Drejtori i dënuar ushtron terror mbi naftëtarët, deputetja e PS e mbron

Drejtori i dënuar me burg për vjedhje ushtron terror mbi naftëtarët e Kuçovës, ndërsa deputetja e PS vihet në mbrojtje të tij. Denoncimi është bërë nga një naftëtar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Në shtetin e banditokracisë! Naftëtari dixhital denoncon terrorin nga drejtori, Lunik Çuadari, ish-i burgosur për vjedhje, mbi naftëtarët e Kuçovës. Uljen e rrogave dhe ditëve të pushimit, heqjen e antidotit dhe të shpërblimeve. Deputeten Ermonela, e cila u thotë punëtorëve nuk kemi ç’t’i bëjmë se prishet koalicioni”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar mesazhin e naftëtarit nga Kuçova.
“Z.Berisha më fal që ju shqetësoj po jam një punojës i vjetër i nxjerrjes së naftës në qytetin e Kuçovës. Dua të ngre shqetësimin e 400 punëtorëve për drejtorin Lunik Cuadari. Na kanë ulur rrogën 28 mijë lekë të vjetra në muaj, na kanë ulur lejen e zakoshme nga 40 ditë në 28 ditë dhe kur punëtori merr lejen e zakonshme, punëtorit i ulen 100 mijë lekë të vjetra, na kanë hequr lekët e rrobave, na kanë hequr antidotën, na kanë hequr shërblime kemi 3 vjet nuk kemi marrë asnjë shpërblim. Përveç këtyre ai sjelljen me punëtorët e ka shumë të keqe, i ofendon, i heq nga vendi i punës. Ai edhe shkollë për të na drejtuar nuk ka. Ka qenë i dënuar në burg 1 vit e 6 muaj për vjedhje. Stafin e tij e ka me njerëz të paaftë dhe partiak. Ankohen punëtorët tek deputetja Ermonela dhe ajo që s’kemi ça i bëjmë se nuk duam të prishim koalicionin. Me respekt S. H., nga qyteti Kuçovës, punëtor 40-vjeçar. Ju lutem më ruani anonimitetin, sepse më heqin nga puna”, shkruan naftëtari.
Dy ditë më aprë ish-Kryeministri Berisha denoncoi një skandal në spitalin e Ersekës. Drejtoresha e Spitalit të Ersekës vazhdon të qëndrojë në detyrë ndonëse ka dy vjet që e ka mbushur moshën e pensionit. Një qytetar nga Erseka i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku e informon se drejtoresha e spitalit mbahet në detyrë nga deputetja e PS, Arta Dade në kundërshtim me ligjin. “Për siçilistët ligji nuk ekziston! Qytetari dixhital denoncon diskriminimin partiak në zbatimin e ligjit, nëna e kriminelit Orest Malushi, ka kaluar prej dy vitesh moshën e pensionit, por mban vendin në thyerje të ligjit”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit nga Erseka.
“Përshëndetje doktor! Jam një banor nga qyteti i Ersekës, dhe kam besim të plotë te ndershmëria juaj, prandaj po ju shkruaj. Doktor të lutem, ngrije zërin në parlament për ne kolonjarët e shkretë. Këtu në Spitalin e Ersekës, drejtoreshë Fatime Malushi, e ëma e kriminelit, vrasësit, Orest Malushi, ka dy vjet që ka dalë në pension, dhe vazhdon të ushtrojë detyrën pa i hyrë gjemb në këmbë. Deputetja e rrethit tonë, Arta Dade, pasi shkatërroi Përmetin, shkatërroi dhe rrethin tonë. Po e mban drejtoreshën e pensionuar bnë krye të spitalit. Populli i Ersekës, është kthyer në mëshirë të kryetarit të Partisë Socialiste, Ilirjan Hyseni. Fati jonë është në dorë të tij dhe të Partisë Socialiste. Të futin e të heqin nga puna sipas qejfit të tyre, duke e kthyer në biznes. Populli i Ersekës është në presionin e këtyre partiakëve”, shkruan qytetari.

A po strehohet Balili në Tepelenë nën kujdesin e Tërmet Peçit dhe një shefi të PS

Partia Demokratike reagoi sërish për mos arrestimin e Klement Balilit, të kërkuarit nga Interpoli për trafik ndërkombëtar droge. Nëpërmjert një deklarate për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani deklaroi se, “Eskobari i Ballkanit”, është akoma i lirë dhe shtroi pyetjen, a po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe një shefi të PS-së?
“Pas presionit të hapur ndërkombetar për arrestimin e Klement Balilit dhe pasi u prishën për pazarin e ditës, PS dhe LSI kanë nisur sherrin dhe shfaqjen e radhës. Ndërkohë Klement Balili, i kërkuar nga gjysma e policive të Europës, nga DEA amerikane, i konsideruar nga CNN si “Eskobari i Ballkanit”, është akoma i lirë, duke kapur peshk nga jahti i tij e duke bredhur nga dasma në dasëm”, bëri të ditur Ristani.
Partia Demokratike e denoncoi emërimin e Klement Balilit në zyrat e shtetit, që në maj të vitit 2014. “Ne bëmë publike, prova, fakte, se si në vitin 2006, ky trafikant ishte kapur në një aksion të Forcave Speciale me helikopter, me 750 kilogramë drogë. Partia Demokratike kërkoi 36 herë në 2 vite e gjysëm largimin e Klement Balilit nga administrata shtetërore ku e emëruan Rama dhe Meta dhe vënien e tij para drejtësisë. E megjithatë, Rama dhe Meta, e mbajtën, e mbrojtën deri në fund, e mbrojtën edhe kur u shpall në kërkim nga Interpoli në maj të vitit 2016”, deklaroi ai.
Ristani tha se, Balili strehohet në Tepelenë nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe një shefi të PS. “Sot, në vend që të lozin topa djegësi me Balilin, le t’i përgjigjen një pyetje të thjeshtë: A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe një shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i Transportit të Gjirokastrës?”, përfundon deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.
Balili u shpall në kërkim nga Interpoli që në 17 maj të vitit 2016 për trafik ndërkombëtar droge, por u la i lirë me urdhër të Ramës. Ndonëse ishte në kërkim, Balili jo vetëm që lëvizte lirshëm, por ai shoqërohej nga zyrtarë të lartë dhe oficerë policie, të cilët kishin për detyrë ta denonconin dhe ta arrestonin si një person të kërkuar për aktivitet kriminal.

Ministri: Kjo qeveri është e kapur

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, Kryeministri, Edi Rama, dhe Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, gjate seances parlamentare, ku pak pas mesnate eshte votuar me konsensus Reforma ne Drejtesi./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, Albanian Prime Minister Edi Rama and Justice Minister Ylli Manjani, during a parliamentary session, which was voted by consensus the Judicial Reform.

Ylli MANJANI

Kështu u katandis kjo qeveri tani, duhet të komunikojmë përmes medias, sepse edhe Ëhats Upp dhe sms-të nuk funksionojnë… Unë ju jam mirënjohës juve mediave, që bashkë me ju më keni dhënë mundësinë të përçoj mesazhe publike profesionale dhe parimore, sepse në jetën time kam qenë gjithmonë profesionist dhe mbeten profesionist.
Politika ka qenë dhe mbetet për të zhvilluar parimet profesionale. Sigurisht të qenit ministër është një nga detyrat më të rëndësishme, aq më tepër ministër i Drejtësisë. Për çdo jurist është një karrierë shumë e rëndësishme, shumë e spikatur dhe mua m’u dha kjo mundësi. Ma dha LSI-ja, ma dha Ilir Meta, të cilit i jam mirënjohës sepse në fakt, pas gjithë investimit tim publik profesional dhe personal, i mungonte karrierës sime dhe kjo detyrë. E kreva sigurisht, ashtu si dita, bëra më të mirën që kisha mundësi. Nuk ishte ajo që doja dhe do t’ua them pse:
Sepse kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një praktikë, një procedurë, një proces, që jo vetëm s’kishte asnjë lidhje me profesionalizmin, por as me Kushtetutën e vendit dhe as me ligjet.

Mbledhjet e qeverisë, antikushtetuese

Mbledhja e qeverisë është një akt formal, tejet antikushtetues dhe këto janë qëndrime permante që unë i kam mbajtur në qeveri. Ministrat nuk janë të lejuar të flasin në mbledhjen e qeverisë. Kjo ka qenë e papranueshme për mua. Sigurisht, mënyra sesi funksion Këshilli i Ministrave dihet, se është e shkruar në ligjin e KM.
Me Kryeministrin Rama ne nuk kemi debatuar për çështje personale; gjithmonë për çështje parimore, ligjore; kjo është detyra e ministrit të Drejtësisë dhe ç’kam pasur, nuk kam asnjë pishmanllëk. E kanë aty të regjistruar në memorien e KM-së; nëse e kanë fshirë pastaj, është një histori tjetër, por janë të gjitha aty një e nga një. Kështu që nga kjo pikëpamje unë nuk i kam ndonjë borxh askujt.
Që prej verës së kaluar, Kryeministri ka harxhuar kohë nga dita e tij e punës për të bërë presion – jo mua, se mua s’më ka kërkuar dhe në këtë çast, asgjë – por kryetarit të Parlamentit, të më shkarkonte. Arsyeja? E di ai! Por ajo që thotë është se unë flas pa leje në media! Pa lejen e Fugës!!!
Besojeni ose jo, në një sistem demokratik, ministrit kërkohet t’i mbyllet goja! Ministri ka një status ligjor dhe kushtetues në këndvështrimin tim dhe politik dhe unë kam një ndarje të madhe me kryeministrin në këtë pjesë dhe nuk është se kam ndonjë besim tek kryeministri, sepse kryeministri mua më ka përjashtuar nga opozita, kur s’kishim asgjë në dorë, jo më sot në pushtet. Por nuk dua ta bëj personale, sepse nuk kemi asgjë personale. Kjo është çështje parimore. Pra, po fole pa lejen e Fugës, shkarkohesh! Ky është mesazhi i kryeministrit. Por po mendove, po guxove të mendosh, shkarkohesh!
Rri urtë, bëj ndonjë tender, bëj ndonjë koncesion, je burrë i mirë! Ky është mesazhi që jep kryeministri këto 6 muajt e fundit.
Sigurisht, kryetari i Parlamentit nuk i ka pranuar këto gjëra dhe unë jam shumë i nderuar që kryetari i Parlamentit ka qenë dhe mbetet plotësisht në anën e ligjit, në anën e Kushtetutës, jo thjesht në anën time, se e thashë që këto nuk janë gjëra personale, por kjo ka qenë e vërteta. 6 muaj me radhë.
Sigurisht, ne kemi debatuar në qeveri. Kemi debatuar edhe për shkak të nuhatjes sime profesionale për disa praktika që në këndvështrimin tim kanë qenë korruptive. Për shembull, ju e keni bërë publike, nuk është zëdhënia ime, që është e ndaluar në bazë të ligjit të KM që ministrat të flasin për çfarë ndodh në qeveri.

Afera me konçesionin e ndriçimit të rrugëve

Një debat të parë që kemi bërë për një vendim që erdhi nga Ministria e Energjisë për të dhënë me koncesion, ndriçimin e rrugëve. Parandjeva dhe parandalova, e denoncova madje, se kjo është një praktikë korruptive, megjithatë qeveria e kaloi me dhunë një ditë që unë nuk isha në mbledhjen e qeverisë!
Kjo ka qenë përplasja e parë për shkak të ligjit, për shkak të detyrës!
Nuhata dhe denoncova se shteti nuk po mbronte investimet e huaja dhe për fat të keq, pas kësaj deklarate timen në Këshillin e Ministrave, e theksoj për fat të keq, u rrah në mënyrë barbare një biznesmen dhe u përzu nga Shqipëria! Janë në “rekorde” të Këshillit të Ministrave, ju kërkoj t’i shihni. Janë paralajmërime të miat për akte korruptive!
Kam marrë disa nisma për këto çështje. Nuk është e vërtetë që nuk kam marrë, por refuzohen në mënyrë të tmerrshme! Dhe e dini nga kush?! Nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që nuk ka lidhje fare! Që është një nëpunës civil atje, që del edhe mbi ministrat, del edhe mbi KM dhe krijon këto situata të paqena.
Sigurisht këto janë të papranueshme. Kanë qenë të papranueshme si ministër dhe do të jenë gjithmonë të papranueshme.
Këto kanë qenë pak a shumë debate! Por sigurisht debati më i madh ka qenë “pse flet në media”. Dhe sikur të ishin të gjithë këto, do të ishin harruar, se nuk ishte kjo thelbi i gjësë. Po pse u shtua presioni për largimin tim?!
U shtua presioni për largimin tim ditën që kam bërë deklaratën për kanabisin!
Ajo ka qenë një ndarje shumë e madhe dhe të jem i sinqertë, se nuk kam gjë për të fshehur, e bëra atë deklaratë krejtësisht “inkonjito” dhe si qytetar i shqetësuar, sepse ky është fakti, për përhapjen e fenomenit dhe nuk kisha asnjë paragjykim, asnjë prapamendim! Por Kryeministri u nervozua. Shtyu me radhë dy ministra të reagonin kundër meje – i falënderoj me thënë të drejtën, sepse nuk kam asgjë me kolegët ministra. Janë të gjithë absolutisht njerëz shumë të arsyeshëm, më shkelin syrin, por kanë frikë të flasin – është problem i tyre dhe u bë ajo skenë që u bë.
Pas asaj situate u shtua presioni – jo ndaj meje personalisht, por ndaj kryetarit të Parlamentit për largimin tim dhe unë e di pse. Unë e di pse!

Ministrat e Ramës flinin me dashnoret në Santa Quaranta të Balilit

Nuk është e rastësishme që është tentuar të asociohet me emrin tim, dosja e Klement Balilit! Dhe ndërkohë që në Tiranë bëhej thashethemi i asocimit të emrit tim me Klement Balilin, në Santa Quaranta, ministrat e Edi Ramës flinin me dashnoret! Kjo është e vërteta! Flinin aty!
Dhe unë nuk i di se jam i mençur, por këto i dinë shumë mirë dhe janë të regjistruara nga shërbimet partnere. Dhe ju lutem mos m’i kërkoni, se unë nuk i di, nuk i disponoj ato, por jam informuar për këtë gjë. Dhe kam marrë përgëzime po ju them për denoncimin me shumë kurajo të asaj çështjeje! Të çështjes së kanabisit! Kam marrë përgëzime!
Pse u bë tani? Për të shmangur vëmendjen, sigurisht!
Kryeministri priste një dorëheqje! Unë nuk do të jap dorëheqjen, se s’kam bërë ndonjë krim! Kam bërë detyrën! Dhe do ta bëj prapë me të njëjtin pasion, me të njëjtin vullnet, deri ditën që do të kem një detyrë publike.
Se nuk është krim të flasësh! Është demokratike! Liria e shprehjes dhe e mendimit është e garantuar në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe e dini çfarë përgjigje është “në qeverinë time nuk flitet!”.
Po si nuk flitet? Në qeverinë e Cameron-it dolën dy ministra kundër Cameron-it dhe nuk i shkarkoi! Po çfarë është ai, antidemokratik?!
Po në qeverinë gjermane, sa herë flasin ministrat rrugëve dhe bëjnë deklarata publike! Dhe ministri ështe personalitet politik, dreqi e mori.
Nuk mund të jetë ministri, zëdhënës shtypi i propagandës së qeverisë, që jemi shumë mirë dhe s’kemi asnjë problem ndërkohë që njerëzit dalin “partizan” në mal dhe e dini sa është: 20 mijë lekë dita është në veri dhe 40 mijë lekë në jug! Dita e punës! Shumë konkurruese!
Kjo është qeveria që kemi bërë për fat të keq dhe sigurisht mua s’më lidh gjë me këtë qeveri. Ndihem i nderuar që jam i shkarkuar!
Do të isha shumë i fyer po të jepja dorëheqjen! Sepse unë nuk mund të marr përgjegjësitë e kanabizimit të këtij vendi dhe nuk mund të marr përgjegjësinë e marrjes së vendimeve në kushtet e presionit të bizneseve të paligjshme dhe të trafikut. Këtë përgjegjësi ta harrojë cilido që e ka ndërmend ta faturojë tek unë! Edhe sikur kjo të jetë dita ime e fundit e politikës. Nuk kam asnjë problem. Unë jam profesionist. Por këtë e kam shumë sinqerisht. Dhe me shumë dashuri dhe me shumë dashamirësi. Realisht jam i nderuar që m’u dha kjo mundësi, i jam mirënjohës LSI-së dhe unë nuk hyj në debate të mëtejshme të mëtejshme politike.

Kjo qeveri është e kapur

Kjo qeveri është e kapur dhe është jashtë çdo lloj standardi kushtetues dhe ligjor.
E dini ju që ka që më 30 dhjetor pa u mbledhur?! Verifikojeni tek TIMS-i se gjysma e ministrave janë jashtë shtetit dhe ai vendim duhej marrë sigurisht, se u shkarkua një i dekriminalizuar aty. Por u dha për mediat. Epo të guxojë ta bëjë një ngjarje të tillë, të guxojë të firmosë një copë letër një qytetar i thjeshtë! E harrojnë në burg për falsifikim dokumentesh. Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur! Çfarë quhet kjo?! E si mund të jetë dakord ministri i Drejtësisë me këtë çështje?! Cili ministër Drejtësie do të binte dakord me këtë histori?! Ja këto janë gjërat, këto janë historitë, ky është profesionalizmi! Këto janë ndarjet parimore! Këto gjëra “nuk duhen thënë”!
Dhe çfarë “them” unë?! Asgjë fare nga ato që kanë ndodhur! Asgjë fare, zero!
Ç’kam thënë unë: Të arrestohet Klement Balili! I vetmi zyrtar që e kam bërë sistematikisht. Dhe ndërkohë unë bëja këtë, drejtorët e Policisë hanin e pinin tek Santa Quaranta! Janë të regjistruara këto të gjitha dhe i kanë shërbimet partnere.
“Të arrestohet”: Më gjeni një zyrtar të dytë që e ka bërë këtë gjë përveç meje. Dhe nuk kisha ndonjë kompleks unë me këtë gjë, se s’kam kompleks. As më intereson fare! Por nuk mund të asociohen gjëra të paqena për të luajtur politikisht! Për të shmangur vëmendjen!

Partnerët i kërkuan Ramës shkarkimin e Tahirit

Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi i ministrit të Brendshëm. Jo e imja. Duhej ta shkarkonte! Ia kanë kërkuar partnerët. E di mirë ai, por do të shmangë vëmendjen, kjo është arsyeja. Dhe sigurisht që unë nuk kam ndonjë problem të ndahem me Kryeministrin. Unë me Edi Ramën jam ndarë. Nuk është kjo tema. Këtu ishte: A do të bëjmë një qeveri të përbashkët në favor të këtyre njerëzve – në favor pse jo dhe të majtës – kam qenë dhe mbetem një nga besnikët e së majtës së bashkuar, por jo të së majtës së bashkuar në emër të krimit që t’i themi të majtëve ejani na votoni se s’ka rrugë tjetër dhe pastaj të qeverisin me të tjerë! Kjo ka qenë një ndarje shumë e madhe. Mbetet një ndarje shumë e madhe politike.
Si mundet Kryeministri i vendit të hedhë interesat e vendit në bast elektoral në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?! Bast të cilin e humbi! Me turp! Dhe ai duhet të ishte i shkarkuari sot, jo unë! Si mund të vësh në satër, interesat e vendit :“Kush fiton në Amerikë?”. Çfarë domethënë kjo?! Kush i tha atij?! Nga mori autorizimin për të folur për këto gjëra?!
E pra, është kollaj të më kërkosh mua, t’i kërkosh ministrit llogari pse flet pa leje. Po kur ai flet pa lejen tonë?! Jemi dy parti të ndryshme, dreqi e mori!
E pra, këto janë historira. Duhen thënë këto gjëra! Unë i kam thënë, prandaj u shkarkova! Jam i nderuar!
Nuk mund të pajtohem unë me Kryeministrin që në fund të ditës hap librin e shtëpisë kundër gjyqtarëve që vendosin kundër qeverisë.
Pse u duhet telefonuar gjyqtarëve që të fusin njerëz në burg?! Imagjinoni Angela Merkel të marrë në telefon gjyqtarin e t’i thotë fut në burg një katunar!
Para se të shohim, vilat e gjyqtarëve, duhet të shohim së pari vilën tonë! Po kush do ta shohë vilën tonë, prokurori që ndiqet nga policia?!
Gjesti i Kryeministrit është hakmarrje e pastër e Kryeministrit ndaj meje, sidomos për deklaratën për kanabisin.
Për qëndrimin e Ilir Metës, ai është kryetar i LSI-së dhe sigurisht, në krye të partisë duhet të marrësh vendime më të balancuara dhe më gjithpërfshirëse se kjo që them unë. Në fund fare, unë Ilir Metës i mbetem mirënjohës sepse më ka dhënë mundësinë të tregoj se çfarë di të bëj në jetën politike.

10 denoncimet e Manjanit

Ministrat nuk janë të lejuar të flasin në mbledhjen e qeverisë. Kjo ka qenë e papranueshme për mua

Nuhata dhe denoncova se shteti nuk po mbronte investimet e huaja dhe për fat të keq, pas kësaj deklarate timen në Këshillin e Ministrave, e theksoj për fat të keq, u rrah në mënyrë barbare një biznesmen dhe u përzu nga Shqipëria

Kam marrë disa nisma për këto çështje. Nuk është e vërtetë që nuk kam marrë, por refuzohen në mënyrë të tmerrshme! Dhe e dini nga kush?! Nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave

U shtua presioni për largimin tim ditën që kam bërë deklaratën për kanabisin! Ajo ka qenë një ndarje shumë e madhe

Ç’kam thënë unë: Të arrestohet Klement Balili! I vetmi zyrtar që e kam bërë sistematikisht. Dhe ndërkohë unë bëja këtë, drejtorët e Policisë hanin e pinin tek Santa Quaranta! Janë të regjistruara këto të gjitha dhe i kanë shërbimet partnere

Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi i ministrit të Brendshëm. Jo e imja. Duhej ta shkarkonte! Ia kanë kërkuar partnerët. E di mirë ai, por do të shmangë vëmendjen, kjo është arsyeja

Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur! Çfarë quhet kjo?! E si mund të jetë dakord ministri i Drejtësisë me këtë çështje?!

Para se të shohim, vilat e gjyqtarëve, duhet të shohim së pari vilën tonë! Po kush do ta shohë vilën tonë, prokurori që ndiqet nga policia?!

Si mundet Kryeministri i vendit të hedhë interesat e vendit në bast elektoral në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?! Bast të cilin e humbi! Me turp! Dhe ai duhet të ishte i shkarkuari sot, jo unë!

Pse u duhet telefonuar gjyqtarëve që të fusin njerëz në burg?! Imagjinoni Angela Merkel të marrë në telefon gjyqtarin e t’i thotë fut në burg një katunar!

Verdiktin e japin qytetarët të udhëhequr nga opozita

– Zoti Berisha ishte një fundjavë ku u duk, nëse shprehemi në mënyrë figurative mund të themi se, “doli fundi i kazanit”, po Edi Rama dhe Ilir Meta vazhdojnë qeverisin bashkë dhe Ylli Manjani është ministri i shkarkuar. Ju me siguri dhe portalet mes pikëpyetjesh e paralajmëruan largimin e tij, ndërkohë ju u shprehët se fitoi Eskobari, duke ju referuar Klement Balilit, i cili është ende në kërkim i pakapur. Si e komentoni këtë zhvillim të këtyre dy-tre ditëve të fundit, si dhe deklaratat e zotit Manjani?
Ky zhvillim ndodh në një pseudomazhorancë, e cila është unike në planet, dy palë që nuk lënë intrigë pa bërë kundër njëra-tjetrës, nuk lënë akuzë pa bërë kundër njëra-tjetrës. Pretendojnë ose tallen me një vend ose tallen me një popull, tallen me një shoqëri, qëndrojnë në pushtet me ato vota si një organizatë e vërtetë kriminale. Mund të ketë patur njerëz që e kanë quajtur të rëndë këtë shprehje kur e kam thënë në fillim, bazuar në një libër të famshëm “Hajdutët e Shtetit” të Sarah Chayce, por çdonjëri që sheh zhvillimet në Shqipëri absolutisht kjo qeveri tejkalon qeverinë të cilës i kushtohet ky libër, ish-qeveria e Afganistanit dhe del kjo në vend të parë. Çfarë ndodh, çfarë po ndodh? Ministri i Drejtësisë, i cili për pozicionin që ka është dhe më i informuari nga të gjithë ministrat e tjerë, ka informacionin e të gjithë veprimtarisë të qeverisë dhe të shtetit, por ka dhe informacionin e burgjeve, të botës së nëndheshme që është dhe një nga burimet më kryesore për krimin, trafiqet dhe zhvillimet kriminale në një vend. Pra, ky ministër shkarkohet në kulmin e një krize që është kriza e Eskobarit, sepse, siç rezulton dhe unë më vjen keq, por e theksova dhe vetë, ky është i pari që ka kërkuar arrestimin e Balilit. Ky paguan çmimin. Natyrisht duhet të jemi realistë. Akuza të rënda mbi këtë mazhorancë këtë javë ka lëshuar dhe Lefter Koka, Vangjel Tavo. Por Lefterit u mjaftua duke i thënë qentë le të lehin. Jo se nuk tha gjërat më të rënda, por problemi është se videot e Kokës e shakullosin Ramën dhe gjysmën e udhëheqjes socialiste që në momentin që t’i teket atij t’i nxjerrë, dhe për Ramën i ka të plota ato.
Por kthehemi tek Manjani. Manjani është qartë viktimë kryesore e lidhjeve të krimit, e mbrojtjes dhe proteksionit të krimit. Por Manjani, kush ndoqi intervistën e tij, deklaroi një gjë të padëgjuar kurrë, që kryeministri firmos akte për gjëra që nuk kanë ndodhur, për mbledhje që s’janë mbajtur. Pra, kryeministri është një falsifikator i tillë saqë përdor fuqinë e ekzekutivit për të urdhëruar pagesa, zhvillime, për të paraqitur ndodhira, të cilat s’kanë ndodhur kurrë. Kryeministri pra shndërrohet, përdor fuqinë e ekzekutivit si një instrument kryesor për veten e tij për qëllimet e tij. Sepse një njëri, një kryeministër të firmosë vendime, akte për gjëra që nuk kanë ndodhur, ai vë veten e tij në këto akte dhe ndaj Manjani tha se me krijimin e SPAK ai do të flasë. Manjani, për pozicionin që ka patur, ka patur mundësi të ketë një vështrim mbi të gjithë sistemin e prokurimeve dhe koncesioneve apo vendimeve. Manjani ka pra, kështu të gjithë biografinë kriminale të kryeministrit shqiptar, të Niko Kapuranit, të Saje qorrit, të Damian hajdutit dhe me radhë e me radhë. Çfarë del këtu tjetër? Del këtu se që në këtë moment Ylli Manjani është njeriu më i kërcënuar i Shqipërisë, sepse me njohuritë e tij të pakufishme, ai, ekzistenca e tij përbën problemin më madhor për Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale të përbërë nga Saje qorri, Damian hajduti, Ilir Beqaj, Niko Kapurani siç po e quan Korça tani. Mendoj se në kushtet aktuale, një komision hetimor parlamentar, në të cilin Manjani të zbardhë për publikun shqiptar dosjen e tmerrshme të organizatës kriminale që quhet qeveri, aferat e mëdha të Edi Ramës që firmos vendime për gjëra që s’kanë ndodhur, vjedh pra me firmën e tij, situatën dhe informacionet e mëdha që ai ka. Një gjë duhet të kemi parasysh, se bota më e informuar nuk është kjo që shohim ne, nuk është as komuniteti i inteligjencës, nuk është as qytetari dixhital, bota më e informuar është bota e nëndheshme, bota e burgjeve. Ata janë një univers informacioni. Ndaj dhe del e domosdoshme krijimi me urgjencë i një komisioni hetimor parlamentar në të cilën zoti Manjani të bëjë transparencë duke i bërë një shërbim shumë të madh vendit, ndofta një nga shërbimet më të rëndësishme në 26 vitet e fundit.

– Nëse i marrim në mënyrë kronologjike ngjarjet, pra kemi kërkesën e zotit Meta për thirrjen e Këshillit të Sigurisë drejtuar Presidentit Nishani, i cili ka paralajmëruar se do të mblidhet, kemi një deklaratë të Vasilit, i cili i referohet takimeve që zoti Meta ka patur me zyrtarët amerikanë lidhur edhe me këtë çështje; kemi pastaj deklaratat e zotit Lefter Koka dhe të zotit Tavo, dhe më pas dhe ato të zotit Manjani. A ra Ilir Meta sot?
Pa diskutim që është një kapitullim pa kushte i të gjithë këtyre. Natyrisht unë kam thënë dhe e them. Kërkesa e Metës për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare ishte një kërkesë e drejtë. Këshilli sjell më shumë transparencë dhe uroj që kryetari i Këshillit, pra presidenti i Republikës të njohë publikun me shqyrtimin dhe konkluzionet e kësaj mbledhje. Historia e Balilit, e cila ish-ministri Manjani theksoi se ka një datë të rëndësishme që është 17 maj, ishte një histori unike. Edi Rama, Sajmir Tahiri ju thanë të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri dhe atyre jashtë Shqipërisë, se Eskobarit të Ballkanit nuk kemi ç’t’i bëjmë sepse e mbron Ilir Meta. Majde arritën deri aty sa e thanë se e fsheh Meta. Ilir mund ta ketë fshehur, ai mund ta ketë mbrojtur, por ka një problem. Ilir Meta, si kryetar Parlamenti ka zero fuqi ekzekutive mbi Policinë e Shtetit. Ilir Meta as nuk mund ta urdhërojë, as dhe s’mund t’ja bllokojë hetimin asaj. Atëherë, normal lindte ideja që këta po e përdorin, s’po e arrestojnë Balilin vetëm e vetëm që të mund të akuzojnë Metën. Unë nuk e di se çfarë i kanë thënë në Uashington Ilir Metës, por mosarrestimi i Balilit ishte kryekëput mbrojtje që i bënte Edi Rama dhe Sajmir Tahiri. Meta në një moment kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të dëshmuar që janë të tjerët, të cilët po mbrojnë Balilin. U çudita kur pati njerëz që thanë se a duhej kjo mbledhje. Asnjë problem më madhor sot në rrafshin e sigurisë kombëtare se Balili nuk ka. Aq sa ishte Pablo Eskobari për Amerikën Latine, kaq është Balili për Ballkanin, për rajonin. U përpoq Rama me Tahirin duke përhapur lajmin se ja kishin besuar DEA-s arrestimin. DEA është një organizatë që kryeson në botë luftën kundër drogës, por secili vend ka detyrimin të arrestojë trafikantët e vetë. Pra, kjo është një organizatë kriminale. Manjani e tha, por e kam thënë dhe unë në Parlament, se partnerët, mbi bazë dosjesh të paktën tre herë kanë kërkuar largimin e Sajmir Tahirit nga kjo detyrë. Sepse ata kanë konstatuar lidhjet e tij të tmerrshme me krimin. Erdhi shefi i agjencisë qendrore të zbulimit të SHBA, takoi kryepolicin, por nuk takoi ministrin. Pra, nuk i kishte kredencialet për ta takuar.
A e dini pse nuk arrestohet Balili? Se Balili qenka kontraktor kryesor i Habilajve, i drogës së Balilajve, pra i drogës së Tahirit se çfarë është droga e Habilajve është e Tahirit. Këtu e kam informacionin që më ka ardhur këto ditë. Pra, një kupolë e tmerrshme krimi rëndon sot mbi çdo shqiptar. Këto zhvillime faktojnë katërcipërisht se krimi sot është qeveri.

– Zoti Basha deklaroi se SHBA nuk e mbështesin Ramën ndërkohë që në këtë situatë sa e fuqishme duket PD për të përfituar qoftë nga pikëpamja e krediteve qoftë në elektorat?
Unë mendoj se opozita së bashku me qytetarët shqiptarë do t’ja dalë me sukses të plotë të largojë këtë bandë nga qeverisja. Kjo është një bandë, është një organizatë kriminale. Cilido që mund të më thotë jo, i paraqes secilit koncesionet e Beqes, e Gjiknurit, veprimtarinë oskure të Niko Kapuranit, që hiqet si xhentëllmen, por i kapur nga të katër anët më thonë korçarët, nga banda famose e Partisë Siçiliste. Pra, janë qytetarët shqiptarë, të cilët pa diskutim, të udhëhequr nga opozita do të japin verdiktin. Çështja e qëndrimit të SHBA është një çështje themelore sepse Edi Rama, në një akt megakorrupsioni politik, i korruptuar nga Xhorxh Soros, i lejoi vetes të thotë në mediat kryesore të botës sharjet prej një halabaku politik, që s’i tha asnjëri në planet, ndaj presidentit aktual Donald Trump. Unë paraqita në Parlament dokumentet e qarta se si ndryshoi vota nga tetori në dhjetor. Edi Rama për çdo shqiptar përbën një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe të ardhmen e vendit.

– A shkon Ilir Meta me Edi Ramën në zgjedhje?
Unë mendoj se shkojnë, por nuk mund të them me siguri se cili do të jetë kompozimi i koalicionit të tyre, por çdo lloj kompozimi kam bindjen se opozita e mbështetur nga qytetarët shqiptarë do t’i japë vendin e merituar.

Ndryshim dhe rebelim ndaj elitave të korruptuara

Rebelim kundër elitave të korruptuara ka paralajmëruar kreu i PD, Basha të dielën nga Elbasani, ndërsa ka deklaruar se vala e ndryshimeve politike pritet të përfshijë Shqipërinë.
Basha ishte në Elbasan me rastin e 26-vjetorit të themelimit të PD në këtë qytet, ndërsa garantoi se PD do t’i fitojë zgjedhjet e qershorit. “Lajmi i mirë që vjen nga bota është që vala e ndryshimeve politike po shtrihet kudo dhe do të vijë dhe në Shqipëri. Bota po kalon një tronditje nga themelet, një shkundje, madje disa e quajnë revolucion politik: njerëzit e thjeshtë po rebelohen kundër elitave të korruptuara dhe të shkëputura nga njerëzit dhe hallet e tyre.
Njerëzit kudo po kërkojnë që pushteti të kontrollohet prej tyre dhe të punojë për ta. Është pikërisht kjo frymë që ka përqafuar edhe Partia Demokratike prej muajsh”, tha Basha.
Duke u ndalur tek takimet e zhvilluara gjatë vizitave në SHBA dhe Europë, kreu i PD theksoi se qeveria Rama ka izoluar tërësisht Shqipërinë duke e shndërruar në një vend pa mbështetje politike dhe ekonomike gjithashtu. Basha theksoi se me këtë qeveri marrëdhëniet me SHBA janë të pamundura, ndërsa procesi i integrimit në BE është bllokuar.
“Sikurse e thashë në fillim, isha në një tur të ngjeshur politik në Amerikë dhe në Europë. U takova me drejtues të lartë në Kongresin amerikan, me përfaqësues të lartë të administratës së Presidentit Donald J.Trump, u takova po kështu me drejtues dhe përfaqësues të lartë të qeverive europiane, të Bundestagut gjerman dhe qeverisë gjermane.
Lajmi i parë që sjell me vete është i keq:
Shqipëria është sot më e izoluar se kurrë më parë në këto 2 vite, politikisht dhe ekonomikisht. Nuk jemi të izoluar më nga mbyllja e kufijve si dikur, por jemi të izoluar nga mungesa e interesit dhe e bashkëpunimit me ne.
Sot nuk ka asnjë interes për investime të huaja në Shqipëri. Nuk ka asnjë interes për bashkëpunim ekonomik me Shqipërinë. Mbasi të mbarojnë së ndërtuari edhe të vetmet investime të mëdha që siguroi qeveria jonë, si TAP dhe Devolli, nuk ka më asgjë tjetër.
Për Shqipërinë nuk ka interes dhe mbështetje politike. Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pamundura me këtë qeveri dhe Kryeministër aventurier e të papërgjegjshëm. Procesi i integrimit në BE ka ndalur dhe perspektiva e integrimit është e paqartë”, tha Basha.
Ai shprehu shqetësimin se marrëdhëniet me fqinjët janë më të dobëta dhe më shterpe se kurrë më parë që nga koha e komunizmit.
“Mjafton të shikoni se si i ka dëmtuar interesat e Kosovës ky kryeministër me dalldisjen e tij romantike me Vuçiç.
Për pak i futi në qorrsokak edhe partitë politike që përfaqësojnë vëllezërit dhe motrat tona në Maqedoni. Por nuk ia doli dhe dua të përfitoj nga rasti këtu, nga kjo sallë, nga Elbasani, nyja kryesore e Korridorit 8-të, t’i uroj shqiptarët e Maqedonisë, partitë politike në Maqedoni për lajmet mbi arritjen e marrëveshjes dhe formimin e qeverisë në Maqedoni. Me arritje të rëndësishme me gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë vendin. Me përfaqësim dinjitoz në qeverinë e ardhshme maqedonase si garanci për avancimin e të drejtave legjitime të shqiptarëve.
Bota tashmë e njeh mirë gjendjen e Shqipërisë. Fasadat dhe propaganda shterpë qeveritare nuk e fshehin dot më nga sytë e botës, realitetin e dhembshëm shqiptar. Bota e di gjendjen tonë dhe është e shqetësuar. Drejtuesit politikë, institucionet dhe mediat amerikane dhe europiane e njohin gjendjen e krimit të organizuar, të drogës, të kriminalizimit të politikës, të korrupsionit total në Shqipëri.
Dhe ata e kanë bërë të qartë: Kështu nuk mund të vazhdohet më! Deri më sot partnerët e huaj na kanë ndihmuar shumë, shpesh kanë anashkaluar problemet, disa nga problemet tona duke shpresuar se ato janë kalimtare. Por tashmë kemi arritur në një pikë kur partnerët nuk kanë më besim.
Jemi në një pikë kur ata nuk gënjehen më dhe nuk manipulohen më nga propaganda dhe nga gënjeshtrat e atyre që nuk iu skuqet faqja kur mashtrojnë për interesa të tyre.
Këtë ma shprehën qartë si politikanët amerikanë edhe ata europianë.
Tani ka vetëm një rrugë, vetëm një zgjidhje: zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ndryshim themelor të kursit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një Shqipëri tjetër, demokratike, të shtetit ligjor, një Shqipëri të shqiptarëve, një Shqipëri të qytetarëve, një Shqipëri të njerëzve të lirë”, tha Basha.
Kreu i PD theksoi se, koha e ndryshimit po afron përsëri. “Ora e ndryshimit për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare do të thotë t’i japim fund një politike që vendos qeveritarët para qytetarëve. Jo! Të parët do të jenë qytetarët.
PD do t’i fitojë zgjedhjet e qershorit.
Dhe do ta çojmë Shqipërinë përpara duke vendosur të parët qytetarët, duke vendosur të parët njerëzit e thjeshtë. Duke vendosur të parët zhvillimin, progresin, ndryshimin që funksionon për çdo familje dhe jo vetëm për një grusht politikanësh.
Do t’ia dalim kësaj sfide, siç ia kemi dalë përherë. Dhe këtu nga Elbasani ka trokitur përherë një orë ndryshimi që ka shoqëruar çdo shqiptar dhe shqiptare të këtij vendi”, tha Basha.

Mesazhi i SHBA, Brukselit dhe Berlinit për vjedhjen e zgjedhjeve

“Krimi në politikë, korrupsioni total qeveritar dhe vjedhja e zgjedhjeve janë të patolerueshme dhe nuk do të tolerohen as nga Amerika dhe as nga Evropa”. Ka qenë ky mesazhi që kreu i PD, Basha ka marrë në takimet e tij në Uashington e Bruksel në vizitat e zhvilluara në Uashington, në Bruksel dhe në Berlin. Kreu i PD tha se qeverisja Rama ka qenë eksperimenti më i keq politik që kanë provuar shqiptarët në kurriz që nga rënia e komunizmit.
“Edi Rama po shkatërron thelbin e ekonomisë, të shoqërisë dhe të rendit politik të vendit. Modeli i tij është modeli i kapjes së gjithë pushtetit politik, ekonomik dhe mediatik të vendit nga një grup njerëzish, të cilët duan ta mbajnë vendin nën zgjedhën e tyre me çdo kusht”, tha kreu i PD.
Duke theksuar se Elbasani është një nga rastet më të dukshëm të dështimit të kësaj qeverie, Basha përmendi autostradën Tiranë–Elbasan, si dhe zhvatjen e parave publike përmes landfillit.
“Ne e filluam, ndërtuam tunelin dhe pjesën më të vështirë. Edi Rama duhet vetëm të mbaronte pjesën më të lehtë. Por nuk investoi në të. Investoi në fasada.
Kjo autostradë ndryshon ekonominë dhe çdo gjë në Elbasan, sepse ajo e lidh Elbasanin me ekonominë e Tiranës. Për një qytet të goditur keq nga mungesa e mundësive ekonomike, nga papunësia, autostrada është jetike. Por nuk është ky prioriteti i Ramës. Prioriteti i tij është t’u shërbejë miqve me milionat e qytetarëve.
Në Elbasan është ndërtuar një landfill dhe tani duan të bëjnë edhe inceneratorin. Ky landfill financohet me miliona euro nga buxheti dhe lekët e qytetarët. Ky landfill është ngritur nga klientët e Edi Ramës për të zhvatur paratë publike, jo për të zgjidhur problemin e mbetjeve dhe të ndotjes.
Shikoni qendrën e Elbasanit, dhe shikoni rrugët pak metra nga qendra në çfarë gjendje të mjeruar që janë. Sepse Edi Rama dhe Sejdini i tij mendojnë për fasadat, jo për njerëzit. Kjo është arsyeja pse shumica dërrmuese e elbasanllijve nuk mbyllin dot muajin. Mijëra familje pa punë, pa lekë. Pa lekë, pa punë, pa të ardhme. Faturat e energjisë në qiell, nafta, taksat, çmimet në qiell. Por lekë nuk ka. Punë nuk ka.
Nuk ka për njerëzit e thjeshtë. Nuk ka për ata që shtyhen drejt dëshpërimit ekstrem. Nuk ka për nënat dhe baballarët që ulin kokat para fëmijëve.
Por, ka lekë për derrat e pushtetit. Ka miliarda lekë për një grusht pushtetarësh dhe miqtë e tyre hajdutë. Të ngopur e të nginjur me fondet publike të buxhetit të shtetit. Lekët e popullit të varfër i kanë bërë pasuri për veten e tyre.
Sepse pushtetin e kanë vetëm për t’i shërbyer vetes. Vetëm për t’u pasuruar. Kapardiset Kryeministri mbi varfërinë, mjerimin dhe krizën së solli për një popull të tërë. Kapardiset nëpër ekspozita dhe qejfe dhe udhëtime luksoze me lekët e popullit. Kapardiset nga zyra i rrethuar me piktura dhe luks. I izoluar në botën e tij të luksit sulmon opozitën, sulmon mediat, sulmon gazetarët. Fyen dhe shan me arrogancë hajduti çdo qytetar që e ballafaqon me të vërtetat.
Tani që ka vajtur aty ku s’mban më, i quan qenër edhe ministrat që guxojnë më në fund të pohojnë atë që opozita dhe qytetarët kanë 3 vjet që denoncojnë me zë të lartë: Krimin e veshur me pushtet. Pushtetin e veshur me krim.
Kjo është e vërteta, ky është realiteti dhe ju gjithë këtë e dini mirë”.

PD, veting kandidaturave për deputetë

Partia Demokratike ka filluar një proces të hapjes, të gjithpërfshirjes dhe të kalimit të pushtetit nga drejtuesit e lartë tek anëtarët, nga Kryetari tek baza e partisë. Basha bëri të ditur se ky proces do të sigurojë që drejtuesit dhe të zgjedhurit e PD-së të jenë përfaqësues të denjë të anëtarëve të PD dhe qytetarëve dhe të punojnë për interesin publik dhe jo atë privat, ndërsa paralajmëroi se kandidaturat e PD të propozuara për deputetë do t’i nënshtrohen procesit të vetingut.
Ai theksoi se kjo qasje e re do të zbatohet fillimisht me përzgjedhjen e listës së kandidatëve demokratë për deputetë. “Sikurse e dini të gjithë, për herë të parë në historinë tonë politike anëtarët dhe mbështetësit e PD-së po propozojnë kandidaturat për deputetë.
Unë ju nxis të gjithëve që të identifikoni njerëzit më të aftë, më të denjë mes jush dhe t’i propozoni lirisht në këtë proces.
Kur ky proces të përfundojë, do të nisë kontrolli i brendshëm, vetingu i brendshëm i kandidaturave të propozuara. Partia Demokratike në mënyrë vullnetare do të kryejë vetingun e figurës të përfaqësuesve të vetë politikë.
Me këtë proces ne do të garantojmë që deputetët demokratë nuk do të jenë të lidhur me krimin, nuk do të jenë të korruptuar apo pa integritet. Ky proces do të mundësojë që ata të jenë të aftë profesionalisht dhe të denjë politikisht për t’u përfaqësuar ju dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Elbasanit”, tha kreu i PD.
Basha deklaroi se vetingu do të përfshijë dhe të shkuarën e kandidatëve gjatë komunizmit, ndërsa theksoi se mes deputetëve të PD-së nuk do të ketë ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit dhe as funksionarë të gjyqeve politike të diktaturës. “Procesi në tërësi do të sigurojë që PD të jetë e hapur. Por mbi të gjitha do të garantojë që karriera në PD të sigurohet vetëm përmes fitimit dhe ruajtjes së besimit dhe mbështetjes së anëtarëve dhe qytetarëve, anëtarit dhe qytetarit, jo kryetarit.
Pushteti është i njerëzve, është i anëtarëve dhe Partia Demokratike do të jetë e mbështetur mbi këtë proces. Në të gjithë këto procese historike që ne po përqafojmë duhet të jemi bashkë. Hapja dhe gjithëpërfshirja duhet të na bëjë më të bashkuar dhe më të lidhur, sepse sot ka më shumë arsye për t’ju bashkuar dhe për të qenë pjesë e PD-së”, u shpreh kreu i PD.
Basha garantoi se të gjithëve do t’u jepet mundësia dhe ndershmëria për të konkurruar është ajo që ofron PD. “Ata që mbështetjen ndaj PD e kushtëzojnë vetëm me futjen në lista deputetësh nuk kanë interesin e PD-së apo të anëtarëve të saj, por kanë vetëm interesin e tyre. Ata që e duan PD-në vetëm kur janë në poste apo në ofiqe, nuk punojnë për PD, por vetëm për veten dhe për pasurimin e tyre. Nëse dashuria për PD-në është e lidhur me futjen në lista deputetësh, kjo është dashuri e shtirë. Ndaj kushdo që merr përsipër që të bëjë opozitën e opozitës, nuk i shërben njerëzve dhe kauzës së tyre, por qeverisë dhe kastës së korruptuar që është në fuqi. Por sot të gjithë demokratët janë të bashkuar e janë të bashkuar jo vetëm për të mirën e opozitës, për të mirën e PD, por për të mirën e Shqipërisë”, tha Basha, ndërsa shtoi se në PD ka vend për të gjithë dhe është sot e hapur për të gjithë.

A.Shahini

Trump: Pse kaq zhurmë për sigurinë e kufijve në SHBA?

Shtëpia e Bardhë po mbron urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump që vendos kufizime për hyrjen në Shtetet e Bashkuara nga qytetarët e shtatë vendeve me shumicë myslimane, megjithë protestat e shumta dhe një vendim të një gjykate federale që bllokoi përkohësisht deportimin e këtyre personave.
Urdhri shkaktoi konfuzion të gjerë, ndërsa refugjatë, rezidentë me karta të gjelbra, studentë dhe punonjës u mbajtën në aeroportet amerikane ose u ndaluan të hipin në avionët e linjave ajrore që udhëtojnë drejt SHBA-së.
Gjykatësja Ann Donnelly, e distriktit të Nju Jorkut, lëshoi një urdhër emergjence që bllokon përkohësisht deportimin e personave që janë ndaluar pasi kanë mbërritur në aeroportet amerikane me viza të rregullta. Urdhri gjithashtu nuk lejon ndalimin e refugjatëve që kanë aplikuar tashmë.
Gjykatësja Donnelly shprehet në urdhrin e saj se, “ekziston rreziku që, edhe pa deportimin, të shkaktohen dëme thelbësore dhe të pariparueshme ndaj refugjatëve, udhëtarëve me viza, si dhe individëve të tjerë nga kombe të tjera”, që bëhen subjekt i urdhrit të Presidentit.
“Mesazhi është i thjeshtë. Kjo është krejtësisht antiamerikane. Ky është një urdhër i paligjshëm dhe nuk po i bën më të sigurta komunitetet tona, por po i rrezikon ato. Këta janë individë që e bëjnë vendin tonë madhështor. Dy personat për të cilët parashtruam padinë gjyqësore janë njerëz që kanë ndihmuar SHBA-në në vende të tjera. Këto janë vlerat që ne duhet të vlerësojmë si Amerikë”, tha Andre Segura, i Bashkimit amerikan të Lirive Civile.
Të dielën, Boris Epshteyn, një zëdhënës i Presidentit Trump, u tha gazetarëve në një emision të televizionit “Fox”, se urdhri i gjykatës nuk e bllokon “aspak” urdhrin ekzekutiv.
Zoti Epshteyn tha se urdhri ekzekutiv garanton që të zbatohen ligjet aktuale. “Ata që kanë karta të gjelbra, nëse janë jashtë Shteteve të Bashkuara në një nga ato shtatë vende – po e theksoj që bëhet fjalë vetëm për ato shtatë vende – ata janë në gjendje të kthehen nëse kalojnë përmes një kontrolli të hollësishëm për t’u siguruar se nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë”, tha ai.
Në një deklaratë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, thuhej se kjo agjenci do ta respektojë vendimin e gjykatës, por më tej shtohej se, “do të zbatojë gjithashtu urdhrin ekzekutiv të Presidentit për t’u siguruar që ata që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nuk përbëjnë kërcënim për vendin tonë dhe popullin amerikan”.

Trump, nevojitet “kontrolli i hollësishëm”
Presidenti Trump mohoi se urdhri i tij mund shihet si një masë kundër myslimanëve dhe tha se masat “shumë të rrepta” që ai ka urdhëruar po funksionojnë “shumë mirë”.
Në llogarinë e tij në Twitter, zoti Trump shkruante se vendi ka nevojë për “kufij të fortë dhe kontroll të skajshëm, TANI! Shihni se ç’po ndodh në gjithë Evropën dhe në gjithë botën. Një rrëmujë e tmerrshme!”.
Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer mbajti qëndrim të prerë lidhur me arsyet që çuan në nënshkrimin e urdhrit ekzekutiv. “Për t’u siguruar që njerëzit që po lejojmë të hyjnë në vendin tonë, të vijnë me synime paqësore dhe të mos na shkaktojnë dëm. Ka 46 vende të tjera me popullsi myslimane që nuk janë pjesë e urdhrit ekzekutiv”, tha zoti Spicer në një intervistë për televizionin “ABC”.
Ai shtoi se rreth 325 mijë vetë mbërritën të shtunën në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 100 ishin nga vendet e përfshira në masën ndaluese. Por sipas njoftimeve nga autoritetet federale, të paktën 170 vetë janë ndaluar që kur Presidenti Trump nënshkroi urdhrin të premten.
Dy ligjvënës republikanë me peshë e kritikuan urdhrin të dielën. “Është e qartë nga i gjithë konfuzioni në aeroportet në gjithë vendin se urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump nuk ishte shqyrtuar me kujdes. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga njoftimet se ky urdhër hyri në fuqi me pak ose aspak konsultim me Departamentet e Shtetit, Mbrojtjes, Drejtësisë dhe Sigurisë Kombëtare”, shkruajnë në një deklaratë senatorët John McCain dhe Lindsey Graham.
“Një proces kaq i nxituar rrezikon të sjellë rezultate të dëmshme”, vazhdojnë ata. Ligjvënës të tjerë po flasin në favor dhe kundër kufizimeve. Senatori republikan, Jeff Flake i Arizonës tha se zoti Trump ka të drejtë të jetë i shqetësuar për sigurinë kombëtare, “por është e papranueshme kur edhe ata me banim të përhershëm ndalohen ose kthehen mbrapsht…”.
Senatorja demokrate Dianne Feinstein nga Kalifornia, i tha një gazetari se ndalimi është “një veprim i pabesueshëm. Të sigurohesh se një individ është kontrolluar me hollësi është krejtësisht ndryshe se sa të thuash, se pse dikush është nga një vend i veçantë apo ka një fe të caktuar, nuk duhet të lejohet të hyjë në vend”.
Qindra demonstrues u mblodhën të dielën para Shtëpisë së Bardhë, në ditën e dytë të protestave në qytete në gjithë Shtetet e Bashkuara kundër urdhrit ekzekutiv. Protesta po mbahen edhe në Nju Jork, Los Angeles, Filadelfia, Hjuston, Boston, Louisville dhe Detroit. Grupe protestuesish u mblodhën të shtunën dhe të dielën në disa aeroporte amerikane për të protestuar.