20.5 C
Tirana
E premte, 4 Korrik, 2025

SPAK nis hetimet për një grup personash në Kukës, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit: U premtuan banorëve para në këmbim të votave

SPAK ka nisur hetimet për një grup personash në Kukës, të cilët akuzohen për korrupsionin aktiv gjatë zgjedhjeve në Kukës.

 

Nga të dhënat e SPAK rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa shtetasve në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në datën 10.05.2025, në orën 22:00, gjatë një operacioni të SPAK dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P.

Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat monetare; 205.500 lekë të reja dhe 525 euro, një aparat celular (Iphone) dhe një automjet (Mercedes Benz). Në kërkim është shpallur shtetasi G.P, me detyrë kryeplak i fshatit Lusen, Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit G.P. dhe K.P. janë përfshirë me veprime aktive, duke u premtuar dhe ofruar shuma monetare shtetasve votues në njësinë administrative Ujmisht, në fshatrat Lusen, Matranxhë, Bushtricë të rrethit Kukës, për të votuar në favor të subjektit politik, Partia Social Demokrate (PSD), subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet për Kuvendin 2025, duke kryer elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të  Kodit Penal.

NJOFTIMI I PLOTË

SPAK regjistron procedim penal për korrupsionin aktiv gjatë zgjedhjeve në Kukës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.83/2025 për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Nga të dhënat e siguruara rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa shtetasve në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në datën 10.05.2025, në orën 22:00, gjatë një operacioni të SPAK dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P. Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat monetare; 205.500 lekë të reja dhe 525 euro, një aparat celular (Iphone) dhe një automjet (Mercedes Benz). Në kërkim është shpallur shtetasi G.P, me detyrë kryeplak i fshatit Lusen, Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit G.P. dhe K.P. janë përfshirë me veprime aktive, duke u premtuar dhe ofruar shuma monetare shtetasve votues në njësinë administrative Ujmisht, në fshatrat Lusen, Matranxhë, Bushtricë të rrethit Kukës, për të votuar në favor të subjektit politik, Partia Social Demokrate (PSD), subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet për Kuvendin 2025, duke kryer elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë penale personat, të cilëve morën shumat monetare, në këmbim të votave të tyre për subjektin politik.

Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës për bashkëpunimin në kryerjen e hetimeve lidhur me këtë procedim penal.

Burgu i Durrësit votoi/ Del rezultati, PS fiton aty ku ndodhen Veliaj, Beqaj, Lefter Koka e Bllako!

Në Burgun e Durrësit, nga 195 të dënuar që ishin të regjistruar në listën e zgjedhësve, 193 prej tyre kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor. Dy të dënuar nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e votës, pasi ndodheshin jashtë ambienteve të institucionit gjatë zhvillimit të votimit.

Sipas informacionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në total janë përdorur 198 fletë votimi, përfshirë edhe 5 anëtarë të komisionit të qendrës së votimit, të cilët ushtruan të drejtën e votës brenda qendrës së tyre të caktuar.

Edhe pse lista e zgjedhësve përfshinte vetëm 195 votues, rezultati i kësaj qendre të votimit u pranua pas verifikimeve të nevojshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votues në qendrën e votimit në burgun e Durrësit janë edhe Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj.

Rezultatet përkatëse janë si më poshtë:

Partia Socialiste (PS) 148 vota,

Partia Demokratike (PD) 34 vota,

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

Ajo që u përpoqëm të bënim nuk ishte thjesht një garë për vota. Ishte një ftesë për reflektim. Një përpjekje për t’i ngritur shoqërisë një pasqyrë përpara — jo për ta turpëruar, por për ta ndihmuar të shihte më qartë, të kuptonte më thellë, dhe ndoshta… të ndryshonte.

Por të shohësh veten ashtu siç je — me plagët, frikërat, vështërsinë për të reaguar, bashkëfajësinë në heshtje — është shumë më e vështirë sesa të kthesh kokën nga ana tjetër.

Dhe kur nuk duam të shohim, shpesh zgjedhim ta thyejmë pasqyrën. Më lehtë të fajësosh atë që tregon realitetin sesa vetë realitetin që përpiqet të të zbulojë.
E kuptoj këtë rezistencë. Nuk e gjykoj. Por më dhëmb.

Sërish: nuk ishte për mua kjo betejë. Ishte për të folur ndryshe. Për të sjellë një politikë që nuk fsheh, nuk gënjen, nuk qetëson me iluzione. Një politikë që kujdeset duke thënë të vërtetën, edhe kur dhemb.

Zhgënjimi i sotëm nuk do të fshijë atë që është thënë, ndjerë dhe ndërtuar me ndershmëri gjatë këtyre muajve. As nuk do të më largojë nga rruga në të cilën kam hyrë.

Sepse pasqyra mund të thyhet, por e vërteta që ajo pasqyron mbetet.

Do kemi marrëveshje dhe kulla të reja, por jo llogaridhënie

Nga Afrim Krasniqi

Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans. Ata që ishin konfirmuan vetveten dhe besnikët. Risitë janë minimale dhe jo vendimmarrëse. Katër herë një parti ka pasur mbi 80 mandate, 1991, 1992, 1996 dhe 1997, vetëm në një rast ato prodhuan reforma dhe progres (1992), kur de facto nuk ishte votë partie, por votë për ndryshim sistemi.
Vazhdimi dihet: mazhoranca do shijojë mbipushtetin e pa shqetësuar, do të kemi dobësim të ndjeshëm të jetës parlamentare, të kontrollit e balancës së pushteteve, të rolit të institucioneve të pavarura dhe natyrisht, rënie të lirë të standardeve të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës. Opozita? Shih listën e mbyllur të Tiranës dhe e kuptojmë si do jetë, opozita që çdo qeveri do të donte të kishte. Do kemi protesta, kontestime, show, marrëveshje të reja, kulla të reja, por jo dorëheqje dhe as llogaridhënie. Drejtësia do hetojë ca raste fatkeqe të individëve që u detyruan të fotografojnë votën, por jo ata që urdhëruan fotografimin e votës dhe as sistemin korruptiv, i cili, duke cituar opozitën e 2009-2012, “vjedh Shqipërinë për të vjedhur vota dhe më pas vjedh vota për të vjedhur Shqipërinë”. Ata nuk ndryshuan këtë sistem korruptiv, thjesht e perfeksionuan atë.

Kur demokracia devijon, populizmi merr vendime, militantët kontrollojnë pushtetin dhe idetë moderatore refuzohen, është detyrë dhe përgjegjësi e pakicës, – zërave me integritet, të flasin, të veprojnë dhe të reagojnë më shumë, të refuzojnë status quo-n & establishmentin e korruptuar politik dhe të ushqejnë sa munden dije, kulturë e shpresë në vendin ku nga Kalimashi, Q.Murrizit, Elbasani dhe deri në Llogara gjendet e njëjta parullë domethënëse dhe konsensuale “mirë se erdhët në tunel”.

Me 205.500 lekë dhe 525 euro me vete/ Blerje votash në Kukës, arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Lusen

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.83/2025 për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Nga të dhënat e siguruara rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa shtetasve në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në datën 10.05.2025, në orën 22:00, gjatë një operacioni të SPAK dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P. Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat monetare; 205.500 lekë të reja dhe 525 euro, një aparat celular (Iphone) dhe një automjet (Mercedes Benz). Në kërkim është shpallur shtetasi G.P, me detyrë kryeplak i fshatit Lusen, Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit G.P. dhe K.P. janë përfshirë me veprime aktive, duke u premtuar dhe ofruar shuma monetare shtetasve votues në njësinë administrative Ujmisht, në fshatrat Lusen, Matranxhë, Bushtricë të rrethit Kukës, për të votuar në favor të subjektit politik, Partia Social Demokrate (PSD), subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet për Kuvendin 2025, duke kryer elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë penale personat, të cilëve morën shumat monetare, në këmbim të votave të tyre për subjektin politik.

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

Nga Kreshnik Spahiu

Zoti Berisha, ju nuk duhet të jepni dorëheqje sepse ty të “duan” të gjithë:

– të do Edi Rama sepse të ka në projektin e tij për t’ia siguruar mandatin e 5 dhe 6.

– të duan fëmijët e tu sepse kanë planifikuar ta trashëgojnë si pronë me testament partinë që u krijua studentët e dhjetorit 90 por u privatizua nga ty.

– të duan deputetët injorantë dhe servilë se ti ju fut emrin në listat e mbyllura të parlamentit.

– të duan kryetarët e partive të koalicionit sepse s’kanë kokër vote por ke 20 vjet që ti i fut deputetë në lista të sigurta me logo të PD.

– të do Ilir Meta sepse partia e tij s’ka më elektorat dhe je i vetmi që e mban në pokitik.

– të do Greqia sepse je e vetmja fije spiunazhi që i ke mbetur për të realizuar projektin e helenizimit të Shqipërisë.

-Të do Rusia sepse je i vetëmi që i kundërvihesh projekteve amerikane në Ballkan

– të do çdo oligark i Ramës sepse me ty filluan bizneset duke privatizuar Shqipërinë.

– të do elektorati provincial që s’dinë të shkruajnë shqip dhe emrin ta thonë “lexhendë”

– të do çdo socialist sepse i motivon më shumë që të bashkohen rreth Edi Ramës dhe mos ju shkojë ndërmend të ndryshojnë votën.

– të duan disa analistë që ju jep honorare dhe mban me para portalet dhe mediat e tyre.

Unë ka vite që nuk shoh një politikan ta duan të gjitha palët kaq shumë sa ju Zoti Berisha.

Jo, jo ti nuk duhet japësh dorëheqjen sepse ti i duhesh të gjithëve.

Me ty fiton Shqipëria sa herë që ti humbet.

Ti nuk je burrë të largohesh…

Ti ke frikë të tërhiqesh….

Fundja dorëheqja është për burra fisnikë dhe jo për një zvarranik.

SPAK nis kontrolle në disa qytete për hetimin e krimeve zgjedhore dhe dyshimeve për korrupsion

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një seri kontrollesh në disa rrethe të vendit, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore. Kontrollet, që po realizohen me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, janë fokusuar në disa subjekte politike, të cilat dyshohen për përfshirje në korrupsion gjatë procesit zgjedhor.

Burime të besueshme konfirmuan se kontrollet janë duke u kryer në qytetet e Laçit, Tiranës, Korçës dhe Durrësit.

Në këtë fazë të hetimeve, asnjë informacion shtesë për arrestime apo shoqërime nuk është konfirmuar nga burimet zyrtare, por hetuesit po vazhdojnë kontrollet dhe mbledhjen e provave të nevojshme për të çuar përpara proceset ligjore.

PD në rënie/ Mërtiri për Report TV: Berisha është në situatë mat, opozita tregoi papjekuri duke i shkuar nga pas! Largim nga partia? Është 12 vite vonë

Në një intervistë për Report TV, Mërtiri analizoi rënien e PD që po tregojnë rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve. Sipas tij, opozita tregoi papjekuri duke i shkuar nga pas një personi që po qëndron në politikë për hallin personal. I përgjigjet edhe pyetjes nëse Berisha do të largohet nga partia.
Analisti Ergys Mërtiri thotë se PD ishte humbja e opozitës ajo që i dha më shumë mandate Edi Ramës. I ftuar në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, analisti, duke komentuar rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve, e cilësoi si krim faktin që Berisha pranoi kodin elektoral, me qëllim që të pengonte partitë e reja që të maksimalizonin votën.

“Pavarësisht se Rama e ka thelluar rezultatin e tij, mendoj që qytetarët kanë qenë pa alternativë dhe kjo është problemi. Më shumë sesa Rama i ka fituar këto zgjedhje, opozita i ka humbur. Opozita që ka humbur në logjikën e zgjedhjeve. Pra nuk është Rama ai që ka fituar por është opozita ajo që ka humbur dhe humbja e opozitës i ka dhënë shumë mandate Ramës. Përveç kësaj opozita ka bërë një veprim të tmerrshëm, krim elektoral duke pranuar një kod zgjedhor që pengonte partitë e reja për të maksimalizuar votën dhe linte në skenë Ramën dhe Berishën. Por kur Rama është shumë herë më i fortë se Berisha dhe ky më i dobët se Rama dhe skena eliminon të tjerët kjo i jep fuqi shtesë Ramës. Me përqindje Rama s’ka marrë më shumë se 55 përqind por me mënyrën sesi shpërndahen mandatet në skemën elektorale të këtij kodi, Rama merr mandate shtesë për shkak të skemës.”, tha Mërtiri.

Ai thotë se Berisha nuk e ka luftën me Ramën por me partitë e reja pasi dëshiron që të ruajë “ekskluzivitetin” e opozitës. Në këtë mënyrë, tha analisti, Berisha synon që të mbrohet edhe nga SPAK. Por, siç u shpreh analisti, në fakt këto zgjedhje e ekspozuan atë si një njeri të dobët me të cilin drejtësia mund të merret rehat.

“Berisha nuk largohet, pse nëse largohet do të vendosë një person të vetin pranë. Po të ishte për t’u larguar duhej të ishte larguar me kohë, Berisha për t’u larguar është 12 vjet vonë. Atëherë kur bëri sikur u largua, duhet të ikte nga ekrani dhe të pensionohej në politikë. Berisha ndenji si deputet, dilte çdo ditë në tv, dublonte rolin e kryetarit, përpiqej ta drejtonte me dhunë nga pas apo me dëshirën e Bashës dhe prodhoi një parti me dy timonë. Vjen një moment që e mori timonin për vetë e çoi në humnerë. Po të kishte ikur, të paktën do kishte ikur kur u shpall non grata. Është i detyruar të rrijë në politikë jo për ambicie politike por për hall. Halli politik është i qartë te SPAK, non grata dhe fakti që është i dënuar, damkosur nga politika ndërkombëtare por edhe me dosje penale mbi familjen e tij dhe grupin e interesit që qëndrojnë pas tij.”, tha Mërtiri.

Duke u ndalur te rezultati i deritanishëm i partive të reja, Mërtiri tha se treguan papjekuri. Duhej që të bashkoheshin për të siguruar disa mandate, dhe për të krijuar një pol të tretë. Sipas tij, nëse do të kishin dalë në një listë të përbashkët, do të prodhonin të paktën 10 mandate më shumë.

“Vetëm votat që kanë marrë do të prodhonin 10 mandate më shumë. Nëse kanë 5, do të kishin 15, një start i mirë për t’u bërë faktor në politikë. Por bënë një gjë më të keqe, sulmuan njëri-tjetrin”, tha Mërtiri.

E vërteta dhemb, hapini sytë!

Nga Erl Kodra

Shpesh herë e vërteta dhemb. Por pa të vërtetën si udhrrëfyes, përfundon në humnerë. Ironia është se të gjithë e dinin – sidomos demokratët – se humbja do ishte e thellë dhe e qartë si drita e diellit. Por përsëri zgjodhën të mbajnë në krye një njeri që i përdori dhe vazhdon t’i përdorë pa pikë mëshire.

As që kanë ndërmend të thonë gjysëm fjale, por përkundrazi, do të shajnë dhe mallkojnë të gjithë ata që u thonë të vërtetën në sy.

Ju që prisni që të vërtetën ta thotë Blendi Fevziu ose ndonjë nga mediat e tjera, gaboheni rëndë. Kurrë nuk do t’ua thonë të vërtetat e mëdha, sepse ata janë në rregull me Ramën dhe Berishën. Për ata, prishja e këtij rendi është fundi i historisë.

Mos prisni gjithashtu që këtë të vërtetë t’ua thotë ndokush nga Partia Demokratike, pavarësisht se të vërtetën e dinë më mirë se kushdo tjetër. Në fakt të vërtetën e dinin gjithmonë.

Ata thjesht ju duan si mish për top të ushqejnë makinerinë e tyre të ndryshkur. Mundësisht deri sa të shkoni në varr. Sepse rininë e shkuat duke mbështetur të njëjtët, që nga viti 1991 dhe deri më sot. Atëherë shumica ishit të rinjë plot ëndrra, ndërsa sot jeni të plakur nga vuajtjet dhe mjerimi, një pjesë e mirë të shpërndarë nëpër botë.

Ju kurrë nuk arritët të kuptoni se Shqipëria nuk është as Edi Rama, as Fatos Nano, as Ilir Meta, as Sali Berisha. Ata janë ca individë të përkohshëm që i keni ushqyer me gjakun dhe djersën tuaj, por që kurrë nuk morën asnjë përgjegjësi, as kur ju mashtruan, shanë, vodhën ose ju vranë.

Ata e kanë në terezi o vlla, sa ska ku shkon më shumë. Të gjithë janë milionerë pa punuar, vetëm në sajë të pushtetit që u keni dhënë ju. Me naivitetin e një fëmije, ose një tifozi futbolli. Por Shqipëria nuk është Reali ose Barcelona. Shqipëria jeni ju, janë jetët tuaja.

Dhe ju e shpërdoruat jetën duke votuar për ca individë prehistorik që kanë 35 vjet që ju mashtrojnë. Ata që ju vodhën shpresat dhe ëndrrat.

“Berisha dështoi, nuk kapi as rezultatin e 2021”

Avokati Romeo Kara ka komentuar rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve të 11 majit, ku duket një epërsi e lartë e Partisë Socialiste.

Avokati ka thënë për Report Tv se partitë e vogla kanë marrë shumë vota nga kampi i Partisë Demokratike dhe, sipas tij, janë kërcënuese ndaj tyre në vijim të mandatit të ardhshëm.

Avokati tha se PD dështoi të arrijë në pritshmëritë e këtyre zgjedhjeve dhe, për më tepër, në gjurmën e rezultatit të 2021. Nga ana tjetër, Kara tha se Rama tregoi se jeton në fushatë dhe arriti të parashikojë rezultatin e vet.

“Partitë e vogla i kanë hyrë më shumë në hise pjesës së PD-së, pra kanë marrë vota më shumë nga të pakënaqurit e PD-së. PD nuk arriti të ringrihet dhe të arrijë as në gjurmën e 2021, pra Rama ka pasur shumë të drejtë që nuk do të marrin kurrë atë që kanë marrë në 2021.

S’po flas pastaj për parashikimin që i ka bërë fitores së vet, se po del për herë të dytë, se ky person e parashikoi si herë të parë në Kuç dhe herën e dytë. Tregon që ai është gjithë kohën në fushatë. Tregon që ai është drejtuesi elektoral i partisë, jeton në fushatë tërë kohën dhe qeveris gjithmonë për të ndikuar në elektorat.

Mesa shoh, edhe ai do t’i ketë marrë nga një pjesë e PD-së, PL-së dhe partive të tjera. Në PS s’ka pasur garë me Partinë Demokratike, lista e hapur po lufton të marrë sa më shumë nga vetë garuesit brenda PS”,-tha Kara për Report Tv.