31.5 C
Tirana
E enjte, 3 Korrik, 2025

Zekthi: Këto mund të jenë zgjedhjet e fundit të tranzicionit shqiptar

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, analisti Fitim Zekthi komentoi zgjedhjet e fundit dhe raportin paraprak të OSBE/ODIHR, duke theksuar rëndësinë e rezultatit dhe vijueshmërinë e vlerësimeve të mëparshme për procesin.

“Duket që këto janë zgjedhje që do të diskutohen gjatë sepse kanë prodhuar një rezultat të rëndësishëm dhe të thellë gjithashtu kanë prodhuar një rezultat që mund të jetë ndoshta i fundit i këtij tranzicioni shqiptar.

Në lidhje me raportin dua të them që nuk kishte asgjë të re nga raportet e kaluara. Ky është një raport paraprak, është i përhershëm, bëhet gjithmonë një ditë pas zgjedhjeve.

Edhe njerëzit e OSBE- Odihrit merren kryesisht me mënyrën sesi ka shkuar procesi i votimit, sjellja e qytetarëve dhe e komisionerëve, atmosfera përgjithshme dhe mënyra sesi media gjatë fushatës ka trajtuar subjektet dhe aktorët kryesorë politikë. 

U thanë gjëra që janë thënë gjithmonë, që votimet kanë qenë të qeta relativisht, pa probleme, votohej lirisht”, u shpreh Zekthi.

Arrestimi i babait të kandidates për deputete! SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para në këmbim të votës dhe i dha një fletë të ngjashme me atë të votimit

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e babait të kandidates për deputete, i cili akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”.

 

 

Prokuroria e Posaçme thotë se më datë 8 maj, rreth orës 10:00,  shtetasi me inicialet P.B. është takuar me shtetasin V.L në banesën e këtij të fundit dhe i ka kërkuar mbështetje për vajzën e tij,  kandidate për deputete e një subjekti politik në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në këmbim të mbështetjes, shtetasi P.B i ka ofruar shtetasit V.L një shumë parash dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku me ngjyrë portokalli, ishte shënuar emri i kandidates që duhej të votohej.

Gjatë kontrolleve të kryera është sekuestruar fleta e ngjashme me atë të votimit dhe një kartëmonedhë.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 08.05.2025 ka regjistruar procedimin penal nr.60/2025 për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal.

Procedimi është regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ndërsa hetimet janë zhvilluar me metoda proaktive të hetimit.

Mbi bazën e hetimeve të kryera, deri tani është krijuar dyshimi i arsyeshëm, se më datë 08.05.2025, rreth orës 10:00,  shtetasi me inicialet P.B. është takuar me shtetasin V.L në banesën e këtij të fundit dhe i ka kërkuar mbështetje për vajzën e tij – kandidate për deputete e një subjekti politik në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në këmbim të mbështetjes, shtetasi P.B i ka ofruar shtetasit V.L një shumë parash dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku me ngjyrë portokalli, ishte shënuar emri i kandidates që duhej të votohej.

Gjatë kontrolleve të kryera është sekuestruar fleta e ngjashme me atë të votimit dhe një kartmonedhë.

Nga hetimi rezulton se shtetasi V.L. ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, ndërsa shtetasi P.B. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Më datë 12.05.2025, në orën 02:00 është ekzekutuar urdhri i prokurorit të posaçëm për ndalimin e shtetasit, P.B, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasi, V.L.

Hetimet vijojnë për të verifikuar raste të tjera të shitblerjes së votës nga shtetasi, P.B.

Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në kryerjen e hetimeve lidhur me këtë procedim penal.

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit.
Blutë po punojnë për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasit M. M., 36 vjeç dhe V. D., 55 vjeçe, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Makina përplas motorin në Himarë, plagoset çifti, gruaja gjermane në gjendje të rëndë

Dy persona janë aksidentuar teksa po udhëtonin me motor në aksin rrugor Himarë-Qeparo.

Dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor janë aksidentuar më një makinë tjetër që udhëtonte po në atë rrugë dhe për pasojë ata janë rrëzuar duke marrë dëmtime të rënda në trup.

Policia e Himarës si dhe ambulanca kanë mbërritur, ndërkohë që të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Sarandës ku ndodhen në gjendje të rëndë gruaja.

Policia po merr në pyetje drejtuesin e makinës tjetër për të nxjerrë dhe shkakun e aksidenti.

Zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK bën bilancin: U administruan 156 materiale, mes tyre 39 procedime penale të regjistruara!

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

 

SPAK informon se janë 156 materiale të administruara, ku mes tyre 39 procedime penale të regjistruara.

Nga procedimet penale të regjistruara: 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit. 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. 3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Krimet Zgjedhore – 156 materiale të administruara

39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).

25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.

24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).

1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

497511118_122129807042688431_4417630989568221799_n 496926680_122129807048688431_2404573056950700178_n 496474754_122129807054688431_2032207786213053338_n 497527962_122129807132688431_2615735312462374540_n

Bregu: Shumë shpejt SPAK do të bëjë goditje në nivel drejtorësh

Analisti Zylyftar Bregu thotë se fitorja e Partisë Socialiste ishte e parashikuar edhe nga sondazhet dhe në rezultat ndikoi edhe lidershipi i Partisë Demokratike.

Ai deklaroi për “MCN Live” se thellësia e rezultatit të Partisë Socialiste ishte surprizë.

Bregu shtoi se ka informacion se SPAK shumë shpejt do të bëjë goditje dhe do të arrestojë persona në nivelin e drejtorëve.

 

Thellësia e rezultatit të Partisë Socialiste ishte një lloj surprize. Do diskutojmë deri tani se sa mandate do të marrë.

Projeksionet janë 78, 79 apo 80 mandate. Është një peshë shumë e madhe që vështirë ta administrojë.

Në njoftimin e SPAK më ranë në sy dy tre shifra, numri i dosjeve për të cilat SPAK ka vlerësuar se do fillojë hetimin është 39, por për 25 prej tyre ka vendosur të mos fillojë hetimet.

Vetëm për një rast ka filluar të fitojë hetimet. Kam informacione se SPAK shumë shpejt do të bëjë goditje dhe do të arrestojë persona në nivelin e drejtorëve të lartë.

Por do të shohim se për çfarë akuzash do të arrestohen dhe nëse kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Numri i hetimeve të nisura kryesisht nga SPAK, 8, më duket i ulët.

Do të doja që SPAK të kishte edhe numrin e personave që kishte goditur.

Do të doja një rezultat konkret, i cili do të ndikonte në standardin dhe integritetin e zgjedhjeve të djeshme.

Lushnja problematike! Kallëzohet në SPAK 27-vjeçari pas ankesës të të riut: Më kanosi në “Messenger” për dhënien e votës

Një 27-vjeçar nga Lushnja, nënkryetar i një subjekti politik lokal, është kallëzuar në SPAK, pasi akuzohet se ka kanosur një të ri përmes platformës “Messenger”, duke ushtruar presion për dhënien e votës.

Procedimi penal ka nisur pas kallëzimit të një 28-vjeçari nga Lushnja. Çështja po hetohet për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrjes në zgjedhje”.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”.

Rajmond Dervishi denoncon: Në një qendër votimi në Marikaj të Vorës ka më shumë vota sesa qytetarë që duhej të votonin. KQZ të sqarojë këtë rast

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Rajmond Dervishi, denoncon se në një nga qendrat e votimit në bashkinë Vorë, ka më shumë vota sesa numri i qytetarëve që kanë qenë të regjistruar për të votuar.

Ai ka marrë si referim rezultatet e dala për mediat për QV 1558/1 Marikaj, konstaohen një diferencë zgjedhëzish prej 326 personash të listuar në pajisja eletronike PEI, ndërkohë pajisja elektronike ka të regjistruar 1000 persona.

Dervishi i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbardh këtë masakër zgjedhore me pasoja serioze për proçesin zgjedhor.
Ai thotë se i njëjti fenomen rezulton në të gjithë QV e Bashkisë Vorë.

Postimi i plotë i Rajmond Dervishit:

Kërkesë Publike
Drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Z. Ilirjan Celibashi
Nisur nga shpallja në rrjetet sociale të informimit të rezultatit të zgjedhjeve për disa nga QV të KZAZ nr 27 të Bashkisë Vorë, rezulton një maskër zgjedhore, dhe konkretisht në QV 1558/1 Marikaj konstaohen një diferencë zgjedhëzish prej 326 personash të listuar në pajisja eletronike PEI.
Më konkretisht lista juaj zyrtare e vënë në dispozicion të subjekteve zgjedhore për QV 1558/1 ka të regjistruar 674 zgjedhës, ndërkohë pajisja elektronike ka të regjistruar 1000 persona.
Kërkoj ndërhyrjen urgjente tuajën, dhe zbardhjen e kësaj masakre zgjedhore me pasoja serioze për proçesin zgjedhor.
I njëjti fenomen rezulton në të gjithë QV e Bashkisë Vorë.
Cilët janë zgjedhësit që rezultojn me diferencë mbi listat manuale zyrtare?

 

 

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

Në përditësimin e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00, është raportuar një pjesëmarrje prej 79.24% për zgjedhësit e regjistruar në diasporë.

Sipas KQZ në Shqipëri kanë ardhur 194,889 zarfa, nga gjithsej 245,935 zgjedhës të regjistruar.

Qarku me numrin më të lartë të zarfave të ardhura është Tiranë, me 80.84% të pjesëmarrjes, duke pasuar nga Fieri dhe Durrësi, me përqindje të ngjashme.

Në vijim, shifrat përqindore të pjesëmarrjes në diasporë janë si më poshtë:

BERAT: 77.68% (12,348 zarfa të ardhura)

DIBËR: 77.99% (7,495 zarfa të ardhura)

DURRËS: 80.36% (20,101 zarfa të ardhura)

ELBASAN: 77.80% (19,602 zarfa të ardhura)

FIER: 80.50% (26,204 zarfa të ardhura)

GJIROKASTËR: 77.99% (6,618 zarfa të ardhura)

KORÇË: 78.65% (16,228 zarfa të ardhura)

KUKËS: 72.87% (2,896 zarfa të ardhura)

LEZHË: 80.22% (11,835 zarfa të ardhura)

SHKODËR: 77.49% (13,523 zarfa të ardhura)

TIRANË: 80.84% (42,384 zarfa të ardhura)

VLORË: 78.50% (15,655 zarfa të ardhura)

Nis procesi i numërimit të votave në Pustec, përfshirë dhe të diasporës

Ka nisur procesi i numërimit të votave në Pustec.

Pustecin e përfshin qarku Korçe dhe paralelisht do hapen dhe kutitë e votimit të diasporës për këtë qark.