28.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

TVSH e brendshme rritet 22.4%, koncesionari “do fuste në xhep” 4.3 milionë euro

Nëse partneriteti publik-privat për TVSH-në do të ishte në fuqi, koncesionari do të merrte, jo për meritë të tij rreth 4.3 milionë euro, apo rreth 54% të rritjes së të ardhurave nga TVSH mbi 11%. Të dhënat e 4- mujorit po tregojnë se parashikimet e financave rrezikonin që t’i falnin koncesionarit një shumë të konsiderueshme të ardhurash, për një rritje që siç po dëshmohet, mund të bëhej edhe me mjetet aktuale, pa vendosjen e sistemit të ri të administrimit të TVSH-së….
Të ardhurat neto nga TVSH e brendshme në katër muajt e parë të këtij viti shënuan një rritje prej 22.4%, sipas statistikave të Ministrisë së Financave. Nga 9.4 miliardë lekë që u mblodhën në janar-prill 2015, tatimet arritën të arkëtonin 11.5 miliardë lekë në katërmujorin e parë 2016. Në vlerë absolute, të ardhurat u rritën me 2.1 miliardë lekë, apo rreth 15 milionë euro. Një rritje këto që tatimet e arritën me “forcat e veta”.
Nëse qeveria do të kishte arritur të miratonte koncesionin e TVSH-së, i planifikuar në fillim të këtij viti, koncesionari do të kishte marrë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të rritura, mbi 11%, që llogaritet se do arrinte 4.3 milionë euro (shiko tabelën në fund).
Sipas skemës fillestare dhe formulës së ndarjes së të ardhurave në partneritetin publik privat (PPP) në fushën e administrimit të TVSH-së, ndarja e rritjes së të ardhurave do të fillonte mbi rritjen prej 11% të të ardhurave dhe konkretisht; nëse rritja do të jetë 0-4% mbi 11%, atëherë partneri do të marrë maksimalisht 90% të shtesës. Nëse rritja do të jetë nga 4-6% (mbi 11%) do të marrë maksimalisht 65% dhe po arriti nga 7-10% (gjithnjë mbi 11%) partneri privat të marrë 45% të shtesës.
Kufiri prej 11% u vendos, sipas zyrtarëve të financave, pasi nga të dhënat historike ka rezultuar se vetë administrata nuk mund të rrisë të ardhurat më shumë se kjo vlerë. Në fakt, pas 2008-ës, ritmi i rritjes së të ardhurave të TVSH-së ka qenë negativ. Por, në 2014-ën të ardhurat nga TVSH e brendshme u rritën me 10% dhe në 2015-ën, e kaloi kufirin e ndarjes së të ardhurave me koncesionarin, duke u zgjeruar me gati 15% (14.7%).
Rritja e lartë prej 22.4% në katër muajt e parë të vitit po dëshmon se edhe me mjetet që administrata zotëron aktualisht mund të ketë një rritje dyshifrore, sidomos pas aksionit informalitet që ka disiplinuar përdorimin e faturave nga bizneset, dhe futjen e sistemit të ri të deklarimit online.
Këto të dhëna po tregojnë se parashikimet e financave rrezikonin që t’i falnin koncesionarit një shumë të konsiderueshme të ardhurash, për një rritje që siç po dëshmohet, mund të bëhej edhe me mjetet aktuale, pa vendosjen e sistemit të ri të administrimit të TVSH-së.

Koncesionari, si do merrte 4.3 milionë euro, jo për meritë të tij

Në vlerë absolute, të ardhurat nga TVSH u rritën në total me rreth 2.1 miliardë lekë (15 milionë euro) në katër muajt e parë të vitit. Nëse supozojmë se skema e ndarjes së të ardhurave do të funksiononte sipas propozimit fillestar, financat do të duhej të ndanin të ardhurat e rritura mbi 11%, sipas formulës së mësipërme. Në vlerë absolute, shtesa totale e të ardhurave për rritjen mbi 11% është rreth 1.1 miliardë lekë (rreth 7.8 milionë euro). Nga kjo shtesë, llogaritjet në tabelë tregojnë se sipas formulës fillestare koncesionari do të merrte 589 milionë lekë, apo rreth 4.3 milionë euro (rreth 54% të shtesës mbi 11%, apo gati 30% të shtesës gjithsej të të ardhurave). Në kushtet kur koncesionari do të kishte zbatuar sistemin e propozuar do të ishte shumë e vështirë të ndahej se për meritë të kujt kishte ardhur rritje.
Ndonëse, edhe nëse do të ishte miratuar koncesioni nuk do të ishte bërë funksional në 4 muajt e parë të vitit, e sollëm këtë shembull për të treguar se si në këtë partneritet publik privat, i vetmi që do përfitonte do ishte privati (në kushtet kur tatimet po arrijnë pa ndihmën e koncesionarit të kenë rritje të të ardhurave nga TVSH e brendshme mbi 20%).

A kanë hequr dorë përfundimisht financat nga koncesioni TVSH-së?!

I planifikuar për t’u shpallur në shkurt, koncesioni për PPP-në në administrimin e TVSH-së u shty në heshtje nga financat. Shtyrja erdhi pas presionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili kërkoi që të bëhet një analizë e plotë e kostove dhe përfitimeve të tij. Termat e referencës iu dërguan për rishikim FMN-së dhe ky i fundit ka hartuar një raport me rekomandime. Mbetet të presim nëse financat do të tërhiqen plotësisht nga ky plan apo do të dalin me një version të rishikuar, ku kanë përfshirë edhe sugjerimet e FMN-së.
Thelbi i propozimit të partneritetit publik-privat ishte një platformë teknologjike, që zëvendeson dhe zgjeron sistemin aktual të deklarimeve fiskale, Nexus, me të cilin operohet prej disa vitesh në DPT dhe në të cilin kasat aktuale fiskale deklarojnë të dhënat ditore.

Robert Broun dhe demokracia shqiptare

Ilir Kaduku

Togfjalëshi “break-even point” ka një kuptim shumë dimensional. Si një ekonomist part-time dhe si gjirokastriti vjet, “pikën kritike” e konceptoj si një operacion ekonomik që nuk rezulton as me fitim dhe as me humbje. Në rininë time të “harbuar” kam qenë shumë i apasionuar pas shkencave ekzakte. Me “modestinë” më të madhe që më ka karakterizuar gjithë jetën, mund të të them se mund të isha bërë një “kokë” e madhe e shkencave ekzakte. Por shoku Sylejman Bushati (ish-Sekretar i Parë i Partisë Komuniste të asaj kohe në Shkodër), duke ditur prejardhjen time të largët nga Gjirokastra, me largpamësinë që e ka karakterizuar ndriçoi jetën time të mëpërtejme. Më akordojnë të drejtë studimi për ekonomi me sistemin pa shkëputje nga puna. Gjithë jetën time kam mallkuar babanë dhe mamanë time që më lindën fëmijën e fundit. Akoma sot më mundon pyetja: pse nuk më lindën të parin? Po të isha i pari mund të përfitoja një të drejtë studimi nga shoku Bushati për shkencat ekzakte. Në këtë rast nga “gjenialiteti” im do të fitonte njerëzimi dhe mbarë kombi shqiptar. Nejse, nuk e fajësoj shokun Syl, sepse ai për të mirën time dhe të popullit shqiptar është sakrifikuar historikisht. Të njëjtën gjë po bën edhe i biri i tij sot, ministri i të dalurit përjashta të Shqipërisë, shoku Ditzi Bushati.

Mbështetur në aksiomën mitologjike “Sokrat i vuajtur apo derr i kënaqur”, personalisht nuk jam penduar aspak për “verbërinë” dhe “fanatizmin” tim demokratik. Preferoj “Sokratin e vuajtur”. Konseguencat e zgjedhjes personale, mund të kenë qenë të rënda për mua, familjen dhe grupin shoqëror që unë i përkas. Oshilacionet e para emocionale i pësova nga largpamësia e udhëheqësit të madh të partisë-shtet, shokut Edvin Kërstaq Rama. I shokuar nga situata aspak komode dhe i depresuar nga demagogjia “cipëplasur” postkomuniste e “Rilindasve”, preferova të futem thellë në botën e mikut tim të vjetër (librit). Zakonisht mbështetem tek eksperienca e shkollës së mesme, të cilën fatmirësisht e kam mbaruar pa shkëputje nga puna në gjirin e “klasës” punëtore. Nga kjo shkollë tepër e “fortë” e lagjes Zdrale të fshatit Shkodër, kam mësuar “vjedhurazi” për një nga figurat e shkencëtarëve që më ka ngelur në mend, ajo e natyralistit Robert Brown. Ndoshta për faktin se dhe teoria e tij ishte tepër e thjeshtë dhe konkrete. Bëhej fjalë për lëvizjen e lirë të molekulave në një gotë uji dhe kalimin nga një gjendje kaotike në atë të qetësisë. Pa dashur të futem në hollësira, gjithmonë këtë lloj fenomeni e kam krahasuar në imagjinatën time prej “shkencëtari  të madh”, me lëvizjen abstrakte të realitetit të shoqërisë njerëzore. Në këtë sens mundohem t’i përfytyroj dhe tronditjet, amplitudat, revolucionet dhe psikikën e shoqërisë shqiptare, në të kaluarën dhe sot. Duke qenë pjesëmarrës aktiv i lëvizjeve të shoqërisë shqiptare kam të drejtën morale të nxjerr ndonjë konkluzion për kombin tonë të shtrenjtë. Emocionalisht më krijohet përshtypja se lëvizja “Browniane” e shoqërisë shqiptare po finalizohet. Kombi shqiptar nuk ka më kohë për të humbur. Edhe më “nostalgjikët” e parajsës së humbur, tanimë e kanë kuptuar se koha e tyre ka mbaruar. Ka ardhur koha që “kongresmenët e kuq”, t’a ngulin mirë në mendje, se nuk janë gjë tjetër veçse “një jashtëqitje” e komunizmit, e regjimit më antishqiptar dhe më kriminal që ka patur “ç’nderin” të ketë historia e popullit shqiptar. Çdo makiazh, çdo aleancë hibride me fitimtarët, çdo “kameleonizim” i radhës për të cilat rilindasit janë mjeshtra, është fare i pashpresë në përballjen me faktet që do t’i servirë realiteti shqiptar në të ardhmen. Ora e historisë po afron, është ora e vërtetë e shqiptarëve.

Rikthimi i demokratëve në pushtet është një emergjencë kombëtare, duke mbartur me vete dhe shpresën e mbarë shqiptarëve për një ndryshim të thellë, për një Shqipëri më të mirë. Invadorët rilindas, protagonistë të një pushtimi korruptiv total, po tentojnë të sundojnë “qetësisht” duke lënë pas një shtet me një trashëgimi mjaft të hidhur politike dhe një faturë ekonomike të kalkuluar në mënyrën më diabolike në dëm të shqiptarëve. Po dëgjoja me shumë  nostalgji  “kongresmenët rilindas”, kur na “mallëngjyen” me krimet e qeverisë së tyre. Me gjithë “respektin” që kam për këta “kriminelë” të nderuar, mendoj se ia vlen t’ju kujtoj Balzakun dhe “Lëkurën e Shagrenit”. Megjithëse jam i sigurtë se asnjë prej tyre nuk e ka lexuar këtë kryevepër të Balzakut, pendesë së artë të shpirtit të popullit francez, po mundohem të krijoj një përqasje periferike. Ja kush është lëkura e feministit-socialist Rama dhe e Rilindjes të ditëve të qametit koncesionar:

– një shtet, të renditur në parajsën europiane të prostitucionit, trafikut të drogës, të armëve dhe krimit të organizuar,
– një shtet antikombëtar, i kthyer në një makinë shtetërore për denigrimin politik dhe ekonomik të kombit të vet,
– një shtet, që ka peërdorur dhunën politike, ekonomike dhe sociale ndaj shtresës më fisnike të shoqërisë shqiptare, ish -të persekutuarve politikë,
– një shtet të “droguar”, ku indeksi i zbatimit të ligjit është tronditës dhe absurd,
– një shtet, me nivelin më të lartë të korrupsionit të krahasuar me 118 vendet të botës (kemi “nderin” të jemi në vendin e 108–të, duke lënë pas vetëm disa vende të Afrikës). Shteti shqiptar është i vetmi shtet ndër vendet në tranzicion me fenomenin kanceroz “state chapture”. Fatura e “taksës” së rryshfetit kryeministror arrin masën 2.2 miliardë euro,
–  një shtet, me informalitetin më të madh në Europë,
–  një shtet, që ka absorbimin më të vogël të të ardhurave fiskale në raport me PBB,
– një shtet që ka diskriminuar totalisht inisiativën kombëtare në privatizimet strategjike.                                                                                                                                                               –  një shtet, ku i “zoti i shtëpisë” ditën e përmbytjeve të vendit i përjeton duke ndjekur ndeshjet e NBA në Miami,
– një shtet, ku qeveria ikën si klandestine ditëve të revoltave popullore,
– një shtet, që shpall si parësore të zhvillimit ekonomik kazinotë,
– një shtet, që ushtron genocid politik ndaj kundërshtarëve të regjimit të tij,
– një shtet, shpikës dhe zbatues të teorisë “së tokës së djegur”,   “përdhunues” konstant i pasurisë kombëtare të shqiptarëve, popullit më të varfër të Europës.
– një shtet, me një politikë antikombëtare të “portave të shqyera” bankare,
– një shtet, që ka varfëruar në mënyrë biblike popullin e vet (mbi 45.5% e shqiptarëve jetojnë me pesë dollarë në ditë), dhe 38% e popullsisë është e papunë,
– një shtet, që e ka shndërruar sistemin bankar dhe financiar në “lavatriçen” më të madhe të pastrimit të parave në rajon,
– një shtet, që “plaçkit” thesarin e vet ditën për diell,
– një shtet, që “plaçkit” identitetin ekonomik të qytetarit,
– një shtet, që “plaçkit” identitetin fizik të qytetarit,
– një shtet, që zbaton “copy paste” nga Guberna rilindase e skenarit Papandreu, e rriti borxhin publik nga 62.7% në 74%,
– një shtet, që ka detyruar me mijëra shqiptarë e shqiptare të marrin rrugën e kurbetit,
– një shtet, që premton 300 000 vende të reja pune dhe zyrtarisht ka hapur vetëm 9821 vende pune, etj, etj..

Ky është skaneri dhe testamenti politik dhe ekonomik i qeverisjes tënde dhe “kongresmenëve” të tu, o shoku Edvin Edi Rama. Së shpejti do të jepni llogari për krimet e rilindasve tuaj. Besoj se e ke lexuar mikun tonë të përbashkët, Danten. Ti dhe kriminelët Tuaj, e dini mjaft mirë se jeni në shkallën e nëntë të ferrit. Mbaroni një herë punë me ferrin dhe pastaj mund t’ju vijë radha për purgatorin e famshëm. “Mballoma” e Sekretarit të Parë të Partisë, që dëshiron të veshësh ti, si kryeministër është tepër e hollë për të mbuluar bëmat e Partisë dhe të kriminelëve Tuaj rilindas. Të jesh i sigurtë se “lëkura e Shagrenit shqiptar” do të jetë dhe një herë provë e gjenialitetit të Balzakut, shpirtit të popullit grancez. Që të jem i sinqertë me ty, si Kryeministër i një pjese të shqiptarëve, dua të rrëfehem deri në fund. Një gjë është e vërtetë si drita e diellit: më dhëmbin sytë kur të shoh krah për krah me kriminelë. Ju nuk jeni asgjeë më tepër veçse një antishqiptar, një kriminel i rëndomtë. Ju ndoshta nuk ju hyn në hesap ky rrëfim dhe ky sinqeritet i imi, por unë besoj se një ditë do të më kujtoni për profecinë time.

Përpara se të filloj të sqaroj “autogafat” e klasës tuaj politike, mendoj të të sqaroj pak për ca testamente politike dhe fatura ekonomike ilegale të ortakëve tuaj “kongresual”:

E di se e keni shumë për “zemër” arsimin. E kuptoj se jeni entuziazmuar pa masë kur morët nismën revolucionare “vetëtimë” të adashit tënd ministrit shumëthundrak Klosi për kthimin e sistemit arsimit profesional në një “autoshkollë” gjigante, të mbështetur në da ci baon kineze: “Të gjithë, i madh e i vogël, t’i versulemi shkollave. T’i kthejmë ato në “autoshkolla” të vërteta, ku të lexohet gjuha amtare dhe të kërcehet roken’roll”. Besoj se të gjithë ju rilindasit menduat se me strategjinë tuaj të “shkollimit masiv”, do bëhej hataja. E gjithë Shqipëria po kthehet në një arenë “sportive” pa kurrfarë sensi edukativ. Rilindasit para se të realizonin idenë e “autoshkollave”, u takonte të zgjidhnin dy probleme madhore. Së pari, duhej që universitetet të ishin në funksion të tregut të punës dhe së dyti, të përllogaritej një kosto operacionale efektive e këtij operacioni kaq të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare. Nëse do ishin zgjidhur në mënyrë optimale këto dy elementë esencialë, atëherë një shtet i “mençur” mund të rriste kuotat e pranimit. Rritja reale e kërkesës amplifikon ofertën private, pra fluksin në rritje mund t’a përmbushte dhe arsimi i lartë ekzistent. Realiteti vërteton të kundërtën. Shqiptarët janë aq të zgjuar sa të kuptojnë se deri ku arrin “diabolizmi” juaj parahistorik. Nëse i referohemi demografisë na del e qartë se Shqipëria është vendi më i ri i Europës, me rreth 40% të popullsisë nën moshën 27 vjeç dhe me një lindshmëri 2.3 fëmijë për grua. Në të njëjtën kohë sipas statistikave të BE do të ketë nevojë për rreth 50 milionë punonjës brenda këtij 10 vjeçari, pra ky fakt përbën një realitet të prekshëm për vendin tonë. Globalizimi dhe modernizmi ekonomik e kanë rritur fluksin e kërkesës për fuqi punëtore të specializuar. Mobilitetet e punës tashmë janë kthyer nga një përrallë nga e kaluara në një realitet botëror. Në të njëjteën kohë vërehet se Europa po “plaket”. Sipas përllogaritjeve të BE, pas vitit 2017 në vendet e Europës Perëndimore do të ketë më tepër 60-vjeçarë sesa 17-vjeçarë. Pra do të vijë momenti kritik kur Shqipëria nuk do të afrojë më punë sasiore, por cilësore në tregun ndërkombëetar të punës. Eshtë pikërisht kjo ambicie që duhet të na shtyjë drejt politikave liberalizuese dhe drejt një ndryshimi radikal të sistemit inteligjent shqiptar. Nuk duhet injoruar fakti se rreth 32 000 studentë shqiptarë aktualisht studjojneë jashtë shtetit. Duhen ndërmarrë masa radikale në konceptimin e drejtë të raporteve midis shtetit dhe tregut të edukimit.

Të dalim në një fushë tjetër. Ka vite që flitet në media se tregu i sigurimeve është ende larg standardeve ndërkombëtare. Mangësitë janë vërejtur në aplikimin e tendencave të konkurrencës së lirë dhe elementëve të tjerë që e bëjnë atë konkurrencial. Po kështu mangësi janë vërejtur dhe në kualitetin e shërbimeve të standardeve ndërkombëtare ndaj klientëve. Eshtë folur mjaft gjatë viteve të “invazionit” socialist për paaftësi paguese nga ana e kompanive. Ka arritur diskutimi deri në pika kritike, sa në media dhe në opinionin e lirë, ato janë krahasuar me piramida. Në raporte të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare, tregu i sigurimeve është paraqitur i pambikëqyrur, i pambuluar, i deformuar dhe me një stabilitet të frikshëm deri në falimentim. Rastësisht kam në dorë një raport të fundit të FMN–së. Në këtë raport kërkohet që stafi i Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve të jetë domosdoshmërisht i kualifikuar dhe me një përvojë në treg. Si mund t’i justifikojnë këto vite të “parajsës” së tyre personale, drejtuesit e institucioneve direkt përgjegjëse në kushtet kur nuk janë përcaktuar kufijtë maksimalë të mundshëm  dhe të lejueshëm për aktivet dhe investimet e aktiveve, kufijtë për mbulimin e provigjoneve teknike dhe matematike nga shoqëritë e sigurimeve? A janë të ndërgjegjshëm këta specialistë të “medhenj” të fushës së sigurimeve me kompanitë e sigurimeve vendase, a janë luajal me partnerët e mëdhenj ndërkombëtare në kontratat e risigurimit të tyre? Janë me dhjetëra e qindra raste kur klientët e mëdhenj janë ndodhur para vështirësive të mëdha në rastin e dëmeve me vlera të mëdha, ose kur dëmet ndodhin jashtë territorit të vendit. Në këto institucione “ferri” i Dantes ka ngjitur shkallën siperiore.

Çështje të tilla mjaft delikate si privatizimi i dyshimtë i INSIG (që deri tani për demagogji është quajtur “i madh dhe i sigurtë”), janë çështje të cilat me siguri matematike do t’i nënshtrohen qëndrimit me “duar të pastra” të drejtësisë shqiptare. Etja e paskrupullt për abuzime ishte morali i zyrtarit  “homos corruptuss” dhe “homos administrativius” që mistifikoi qeverisja kriminale rilindase. Për frenimin e aksesit galopant të këtij fenomeni  duhet amanduar urgjentisht ligji mbi konfliktin e interesave, ligj që rilindasit e abstraguan gjatë viteve të “invazionit” të tyre. “Duart e pastra” duhet të sigurojnë që rregullat e etikës të zbatohen dhe të jenë unikale për të gjithë zyrtarët publikë dhe bashkëpunëtorët e tyre të përfshirë në shërbimin publik. Këtu nuk duhet të bëjnë përjashtim dhe rastet kur zyrtarët publikë lëvizin me ose pa “dashje” drejt sektorit privat. Task – Forca reale shqiptare duhet t’i kushtojë vëmendje të madhe praktikave abuzive të qeverisjes socialiste, ku drejtues të kompanive më të rëndësishme shtetërore, pasi kanë vjedhur me të dyja duart pasurinë shtetërore, hapin aktivitete private paralele me ato që kanë pasur në shtet. Si rezultat i këtyre praktikave abuzive në tregun e korrupsionit shqiptar kanë mbirë me dhjetëra kompani misterioze udhëtimesh, farmaceutike, arkitekture, ndërtimesh, sigurimesh, bankash, etj. Eshtë më se urgjente nga ana e Task – Forcës të popullit shqiptar, të kërkohet amandimi i ligjit dhe zbatimi rigoroz, ligj, i cili siguron që personat që ngrejnë kompani private të skanohen lidhur me rekordin e tyre kriminal apo dhe me kufizimin e të drejtave që ata mund të jenë ekspozuar. Në të njëjtën kohë duhet që aksionerët e kompanive private të tregojnë burimin real të të ardhurave bazë në themelimin e kompanive.  Nëse ndokush dëshiron informacion më të thellë për mënyrën se si “kanë lindur” mjaft nga kompanitë misterioze shqiptare, jam gati t’i ofroj shërbim falas. Askush nuk duhet të harrojë faktin se kemi “nderin” të udhëhiqemi nga një kryeministër që “përleshet” heroikisht me monopolet dhe korrupsionin. Konflikte të tilla interesash janë të panumërta dhe krejt normale për qeveritarët socialiste të cilët e kanë konsideruar shtetin si një “lopë” që duhet mjelur. Shoqëria shqiptare duhet kuruar sa më parë nga kjo sëmundje endemike. Shembulli më tipik i një shteti paranojak është rasti amoral i përgjimit të ekspozuar nga zoti Berisha. Shoku Rama. Ti, si mëkëmbësi i babit tënd politik dhe biologjik kriminelit Enver Hoxha duhet t’a kuptosh fare mirë se kur ligji përdhoset në tempullin e drejtësisë, atëherë lind pyetja: çfarë duhet të bëjmë ne fakirët, populli i thjeshtë?

O tempora, o mores! Ka kohë që demagogjia e pacipë socialiste bën deklamacione, duke urlatuar se demokratët do jenë xhelatët e ardhshëm të administratës publike. Po kush e paska bërë korrupsionin sipas tyre? Mos vallë armata e të papunëve, apo emigrantët përtej kufirit? Apo pensionistët dhe ushtarakët në pension? Eshtë në nderin e Presidentit të Republikës, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mbajë premtimet e dhëna popullit: të mos merret shteti vetëm me rreshterët e korrupsionit, por drejtësia të veprojë egër dhe pa mëshirë mbi feldmarshallët, të cilët për fatin tonë të keq i kemi pasur, por dhe i kemi në krye të punëve “të mëdha”. Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se mandati i tyre është mandat anti–korrupsion. Nëse ndërkombëtarët shprehen se shteti shqiptar është më i korruptuari ndër vendet në tranzicion, atëherë kemi përballë administratën më të korruptuar. Suksesi i premtimeve mandatore ka të bëjë në radhë të parë me pastrimin e administratës shtetërore. Nuk jam partizan i “plugut” dhe “qilizmës”, sepse e kam provuar për vite me radhë papunësinë politike. Mbështetur në legjendën kineze të Konfucit mitologjik “Mos i bëj tjetrit, atëe që s’ke qejf të t’a bëjneë ty”, jam dhe do të mbetem partizan i administratës së përkushtuar, i administratës që në radhë të parë ka një parim: “Shqipëria, mbi të gjitha”. Deri këtu mund të arrijë kompromisi im me nëpunësin civil. Por kurrë nuk mund të bëj kompromis me “gogolin” tatimor e doganor, as me banditët e kallëpit Shullazi, Roshi, Bushi, Frroku, Xhelili  dhe me asnjë rilindas të pasluftës. Ju shoku Rama dhe kongresmenët e pasluftës, me diabolizmin që ju karakterizon si klasë politike, guxoni dhe na përmendni 24/1. Pse nuk përmendin këta “bufonë parlamentarë” 12 437 nëpunësit demokratë të hequr pa asnjë nen nga puna vetëm gjatë periudhës 2013 e deri më sot? Nëse keni nevojë për ndonjë shembull konkret, po ju servir rastin e Bankës së Shqipërisë. Për të freskuar kujtesën tënde të mjerë o shoku Rama dhe rilindasve tuaj që “vikasin” për nenin 24/1 të përdorur nga qeverisja demokratike, ortaku yt, lideri historik i sistemit bankar Shkëlqim Cani më hodhi në rrugë të madhe pa asnjë shkak dhe arsye. E pra unë isha Profesori i Bankierëve të Shqipërisë. Por ti dhe skota juaj s’mund të m’a falnit gjynahin e madh se kisha qenë edhe Profesori i Grevës së Urisë së Universitetit të Tiranës.

Vështirësitë e shqiptarëve për arritjen e aspiratave të tilla imperative janë tepër të kufizuara në kushtet kur institucione të tilla, si: Gjykatat, Prokuroria, Policia e Shtetit, AMF, DPT, DPD, Banka e Shqipërisë, Enti i Konkurrencës dhe Monopoleve, Enti për Rregullimin e Energjisë, OSSHE, etj. aktualisht janë të gjithëpërfshirë dhe bashkëpunëtorë në një krim të përbashkët ndaj shoqërisë shqiptare, në atë të krijimit të një shteti inekzistent dhe të pamoralshëm ligjor. Eshtë e qartë si drita e diellit, se këto institucione rezultojnë si “mbetje acide” e qeverisjes së korruptuar rilindase. “Atavizmi” institucional i Parlamentit, i dalë nga një mazhorancë e inkriminuar rilindase do t’a përballë shqiptarin me një diskrepancë ndërmjet qëllimit qeverisës dhe mjeteve për arritjen e tij. Çdokush duhet të kuptojë se këtu fillon dhe kalvari i Shqipërisë.

Le të shohim se cila është Shqipëria e Edvin Kërstaq Ramës, e Gubernës së “Rilindjes”, sot gjatë ditëve të “invadimit” total të komunizmit konçesionar. Paraprakisht shokëve qëndrorë: Ditzi Bushati, Taulant Balla, Saimir Tahiri, Pandelush Athina Majko, Erjon Braçe, Ilir Beqaj, etj., dua t’i kujtoj testamentin e të madhit rilindas hungarez, Shandor Petëf:  “Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap edhe dashurinë”. Këta komunistët e rinj për partiçkën e tyre japin edhe Shqipërinë. “Rilindja” ka marrë mësime nga demagogu Gebels: “ndërgjegja ime është Fyhreri”. Për këto monstra Enver Hoxha është Fyhreri i tyre. Nga gjithë eksperienca njerëzore kemi nxjerrë një mësim të madh: komunistët nuk kanë fe dhe atdhe. Zoti i mëshiroftë, se nuk dinë se çfarë bëjnë. Për simetrinë ekonomike, politike, sociale dhe psikologjike të Gubernës shqiptare të shekullit XI, mund t’Ju pasqyroj me pak fjalë vetëm majën e ajsbergu në “oqeanin” e trazuar shqiptar. Në rang listat korruptive të ekzaminuara nga institucionet ndërkombëtare, është i turpshëm dhe i pamohueshëm fakti tronditës: Shqipëria ndodhet në “pole position” përsa i përket galopit të korrupsionit, kriminalitetit, prostitucionit, pastrimit të parave, kapjes së shtetit, informalitetit, etj.

Realizimi me sukses i projektit “me duar të pastra”, përbën një “oksigjen” jetëdhënës për të ardhmen e Shqipërisë. Suksesi është i lidhur në mënyrë kauzale me zgjidhjen emergjente të secilës nga hallkat e zinxhirit të mësipërm, zinxhir i cili përbën dhe kalvarin institucional të Shqipërisë. E kam fjalën për raportin midis zyrtarit publik dhe raporteve të tij me sektorin privat. Eshtë evident fakti se lejtmotivi i mbeskës të kriminelit Spiro Koleka, shoqes Milenka Koleka-Harito-Shteto në rekrutimin e nëpunësve civilë, ka qenë aksiometrik “Militant dhe abuzues”. Për frenimin e aksesit galopant të këetij fenomeni duhet amanduar urgjentisht ligji mbi konfliktin e interesave, ligj që socialistët e abstraguan gjatë viteve të “invazionit” të tyre. Qeveria demokratike duhet të sigurojë që rregullat e etikës të zbatohen dhe të jenë unikale për të gjithë zyrtarët publikë dhe bashkëpunëtorët e tyre të përfshirë në shërbimin publik. Efikasiteti i veprimtarisë së shtetit ligjor duhet parë i lidhur ngushtë me “pastërtinë” e punës së Komisionit të Verifikimit dhe Kontrollit të Pasurive. Tashmë është evident fakti se ky Komision, aktualisht në dispozicion të pushtetarëve ordinerë, më tepër ka shërbyer si bashkëpunëtor i fshehjes së krimeve ekonomike të pushtetarëve të kuq, sesa në evidentimin e bëmave mesjetare të tyre. Le të na tregojë shoku Ganaj dhe suita e tij, se cili nga këta anëtarë të “skotës” së qeverisjes së banditëve “të kuq” është penalizuar nga ky Komision inekzistent dhe i pamoralshëm. Mos të harrojë shoku Ganaj se objekti i punës së Komisionit “famëkeq” që mendon se drejton, është kontrolli i qeverisë më të korruptuar në Europë. Ky komision “i famshëm” për nga lloji të na sqarojë ne shqiptarëve “naivë” se ç’bëhet me “Arsen Lupenët” e parlamentit të inkriminuar rilindas. Transparenca e qeverisjes demokratike duhet parë jo vetëm si një virtyt qeverisës, por dhe një obligim publik para shtetasve. Eshtë detyrë e shtetit ligjor dhe e demokratëve të devotshëm që në kuadrin e luftës mbarëkombëtare “me duar të pastra”, të kërkojnë rinovimin dhe rikonceptimin e këtij institucioni. Parësore është që ky Komision të depolitizohet dhe të përgjegjësohet për objektin e veprimtarisë që mbulon.

Çdo shqiptar i ndershëm nuk duhet të harrojë se kemi një kryeministër “bandit” që e përdor shtetin si “lopën” e majme. Përdorimi abuziv i shtetit shqiptar është shfaqur më pastër se kurrë në pragfushatash elektorale. Të mjerët shqiptarë! Akoma sot nuk e dinë se rilindasit “e shkolluar” për të financuar fushatën e ardhshme elektorale, atë të mbijetesës do të përdorin   një mekanizëm më shkencor, më diabolik, atë të normave të interesave bankare. Eshtë evidentuar si mjaft i dyshimtë dhe destabilizues në kuadër makroekonomik vendimi i ashtuquajtur “historik” pragzgjedhor i dirigjentëve të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës së interesit në marrëveshjet REPO.

Krimet tuaja o rilindas, s’kanë të sosur. S’do të jetë e largët dita kur përballë shqiptarëve do të jargavitet brigandi Rama, Baltazar Kosa i kohëve moderne. Shqiptarët e varfër vazhdojnë të paguajnë ndershmërinë e tyre, antishqiptarizmin e udhëheqëseve të tyre. Jam gati t’ju përball me dhjetëra fakte kur asnjeëherë nuk është vendosur në interes të qytetarëve shqiptarë, ekonomisë vendase dhe shëndosjes së buxhetit anemik të shtetit, por në interes të monopoleve dhe klaneve të ndryshme qeveritare antikombëtare që kanë mbështetur potencialisht pushtetin e Baronit Mynhauzen në Shqipëri.

Mbase edhe këtë herë jemi të fundit në Europë për të rrëzuar klikën kriminale që na qeveris, por shqiptarët do të gjejnë shpejt rrugën për të rifituar lirinë, dinjitetin dhe pasuritë që u janë grabitur.

I nderuar i pari i Gubernës shqiptare,
I nderuar shoku Kryerilindas !
I nderuar shoku Sekretari i Parë i Partisë-Shtet,

Me nder Jush, unë maloku nga fshati Shkodër i kërkoj të falur “çunit” nga Tirona për ndonjë “mosbesim” në lidhje me suksesin e programit të “Rilindjes” të kombit shqiptar. Nëse keni ndonjë mëdyshje, jeni të lirë t’i referoheni raporteve të FMN, BB, traktive komuniste “Zëri i Popullit”, “Tema”, “Dita”. Të mëndjejnë “Rilindasit”, pushtetarët më antishqiptarë dhe më kriminalë të historisë tragjike të kombit tonë. Besoj se e kuptojnë “me qetësi dhe dashuri” që koha e tyre ka mbaruar. Ora e historisë po afron, është ora e vërtetë e shqiptarëve. Uroj që të jeni i “plotfuqishëm” në misionin historik që Ju kanë ngarkuar 1 000 000 shuplakat. Ftoj bashkëkombasit e mi kudo që janë, të shporrim sa më parë këtë “Rivdekje”, këtë fatkeqësi kombëtare. Të bashkohemi si kurrë ndonjëherë për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Zoti e bekoftë Shqipërine dhe shqiptarët!

Bushi, ndryshe Cakoni, a do të hetohet në Itali për dy plagosjet?

Dosja e Artur Bushit në Itali nën akuzën e plagosjes së dy personave është ende e hapur. Ai i shpëtoi drejtësisë italiane duke ndryshuar identitetin e tij. Artur Bushi akuzohej  për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në zonën e Napolit. Bushi ka bërë një atentat, duke plagosur dy persona, të cilët ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre për shkak të konflikteve të vjetra që kishin mes tyre. Dy personat në gjendje të rëndë nga atentati kanë mundur të mbijetojnë plagëve edhe për shkak të fatit, pasi aty pranë është ndodhur një autoambulancë.
Kjo çështje ka nisur të hetohet në Napoli gjatë kohës që Bushi ishte atje me emrin e tij të vërtetë. Kur ai ka shkuar që të rinovojë dokumentat në Kuesturë, policët i kanë thënë se ai për t’iu përgjigjur disi dyshimeve që policia kishte në lidhje me të. Në mënyrë të shpejtë, Bushi është larguar nga Kuestura, duke u nisur menjëherë për në Shqipëri. Veprimi i parë që ka bërë kur ka mbërritur këtu ka qenë ndryshimi i emrit. Ai është pajisur me një pasaportë tjetër me emrin Kastriot C. Me këtë identitet, ai ka shkuar sërish në Itali. Bushi ekziston me identitetin e tij në Caserta, ndërsa në Napoli ai njihet me gjeneralitete Kastriot C. Majde me këtë emër, ai ka bërë në gjendjen civile të zonës edhe veprime të tjera familjare, lehtësisht të evidentueshme nga Prokuroria, e cila do të hetojë të dhënat e të gjithë kontigjentit kriminal të Ramës në Parlament, Bashki dhe administratë.
Në formularin e dekriminalizimit ka një pyetje, e cila kërkon nëse personi që e plotëson atë ka pasur gjeneralitete të tjera në të shkuarën? Rama e pranoi se ka pasur një të tillë kur tha se e ka pasur emrin Edvin dhe e ka ndryshuar në Edi. Kryebashkiaku i Kurbinit thotë se ka pasur 4 emra, ndërsa dyshohet se ka fshehur edhe dy emra të tjerë. Në këtë pikë Bushi ka bërë një gabim, i cili e penalizon atë dhe e çon direkt për ndjekje penale dhe deri në burg, pasi ai ka fshehur gjeneralitetin me emrin e dytë që ka mbajtur një periudhë të shkurtër kohore në Itali. Ai ka mbajtur atje edhe emrin Kastriot C. Ky identitet i është vjedhur një qytetari i cili jeton sot në Shqipëri. Pyetja që lind sot është se a do të hetohet në Itali Artur Bushi për dy plagosjet, tashmë që identiteti i tij i vërtetë u zbulua?

Bushi ka fshehur në formularin e dekriminalizimit

Në formularin e dekriminalizimit Bushi thotë se është arrestuar dy herë në Itali, një herë për arsye që atij nuk i kujtohen dhe një herë tjetër për trafikim të lëndëve narkotike. E vërteta është disi ndryshe. Në arrestimin e parë, të cilin ai e pranon në formular dhe që ka ndodhur në vitin 1996 në Caserta të Italisë, arsyeja e mbajtjes së tij në qeli ka qenë për trafik prostitucioni. Ai ka mundur që të dalë sërish nga burgu në një mënyrë të dyshimtë dhe pas një pakti të pistë me autorë të kësaj historie. Gjithsesi ky hetim dhe ky arrestim nuk e nxjerr atë të pastër edhe nga kjo vepër penale, pavarësisht se ai nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.

Prokuroria të zbardhë rastet e inkriminimit

Partia Demokratike i bëri thirrje dje Prokurorisë së Përgjithshme të nisë menjëherë hetimin për fshehjen e të dhënave nga kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Përmes një deklarate për mediat, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji tha: “Qytetarët e Krujës kërkojnë largimin e mënjehershëm të kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi, jo vetëm për të shkuarën kriminale, por dhe për fshehjen e të dhënave. Me gjithë shqipen problematike shumë larg asaj që duhet të ketë një zyrtar, një kryetar Bashkie, Bushi ka reguar dje pas kërkesës së qytetarëve të Krujës që ai të largohet, por sërish duke mohuar, duke fshehur të dhënat e të kaluarës së tij. Pyetjet për Bushin e Edi Ramës, ishin dhe janë të thjeshta: A e keni përdorur emrin Kastriot Cakoni? A jeni dënuar, hetuar dhe arrestuar në Itali për trafik prostitucioni, trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike me këtë identitet, me emrin Kastriot Cakoni? Kryetari i Ramës në Bashkinë Krujë i shmanget pyetjes, por kjo është fshehje e të dhënave, është vepër penale që çon në mbarimin e mandatit të tij dhe në ndjekje të mëtejshme. Ndaj i bëjmë thirrje Prokruroisë të nisë menjëherë punën për verifikimin e këtij rasti dhe rasteve të tjera, si Roshi i Kavajës apo Bardhi i Kurbinit, të mosdeklarimit, ose deklarimit të rremë. Dekriminalizimi duhet dhe do të funksionojë. Askush nuk do të mund ta pengojë atë. Zyrat do të çlirohen nga krimi, dhe pushteti do u kthehet qytetarëve”.

Qytetarët protestojnë tek Bashkia e Krujës kërkojnë largimin e Bushit

Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për dekrimanilizimin, në Krujë kërkohet largimi i menjëhershëm i kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi. Megjithëse ka deklaruar vetëm një pjesë të së shkuarës kriminale, edhe ajo është e mjaftueshme që bashkia e Krujës të pastrohet nga krimi e t’i kthehet qytetarëve. Ndërkohë, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji i shoqëruar nga qytetarë të Krujës dhe Fushë-Krujës, kanë kërkuar të djelën hetim të plotë për atë çfarë Bushi ka fshehur nga e shkuara e tij. Ata protestuan të djelën para Bashkisë së Krujës kundër damkës së krimit që Rama ka vendosur aty në pushtet.
Duke e rrethuar bashkinë me shirita “skenë krimi” Salianji i drejtoi disa pyetje publike kryebashkiakut dhe kryeministrit Rama: A ka përdorur kryebashkiaku emrin Kastriot Cakoni që nuk e ka deklaruar? A është dënuar në Itali për prostitucion, trafik dhe shpërndarje narkotikësh? Sekretari i PD u shpreh më tej se çlirimi i institucioneve nga krimi është emergjencë kombëtare dhe se të dhënat e fshehura në formularët e vetëdeklarimit do të ndiqen me prioritet nga Partia Demokratike dhe Prokuroria.
“Jemi sot para Bashkisë së Krujës, një prej institucioneve që Rama i ka vendosur damkën e turpit duke emëruar një prej personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, një njeri me precedent të rëndë penal siç është Artur Bushi. Në formularin e vetëdeklarimit ka deklaruar vetëm një pjesë të veprave penale si akuzat për prostitucion, akuzat për trafik droge që ka nga drejtësia italiane. Jemi sot këtu për të treguar që çlirimi i institucioneve nga krimi është një emergjencë kombëtare dhe flirtimi dhe mbarsja e Ramës me persona kriminalë i ka ardhur fundi me ligjin e dekriminalizimit. Sot i bëjmë thirrje Prokurorisë që të hetojë rastin e Artur Bushit dhe bëjmë edhe disa pyetje; A e keni pasur emrin Kastriot Cakoni? A jeni dënuar, hetuar dhe arrestuar në Itali për trafik prostitucioni, trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike me emrin Kastriot Cakoni? I presim përgjigjet dhe presim hetimin e plotë e të gjithanshëm të Prokurorisë, për t’i dhënë fund mandatit të krimit e pushtetin ta marrin njëherë e mirë qytetarët e këtij vendi”, tha Salianji.

Rama i jep Kokëdhimës 1 milion euro në tenderin pa garë

Në shtator 2013 Koço Kokëdhima, i cili zotëronte 90 për qind të aksioneve, i shiti aksionet me pjesë tek shtetasit Alban Mësonjësi, Besnik Lulaj dhe Janaq Jorgji. Të tre janë bashkëpunëtorë të afërt të tij. Alban Mësonjësi ka qenë me detyrë jurist dhe drejtor në kompanitë e Kokëdhimës. Besnik Lulaj është një partner i vjetër në biznes, ndërsa Janaq Jorgji është një vartës i Kokëdhimës
Kriteri për përzgjedhjen e fituesve ishte çmimi më i ulët, por ish-kompania e Kokëdhimës është kualifikuar me pikët maksimale, ndonëse oferta e saj ishte e barabartë me fondin më të lartë të mundshëm
Një kompani e lidhur me (ish)-deputetin Koço Kokëdhima ka fituar një tender të OSHEE-së duke përfituar gjithë fondin e vënë në dispozicion prej afro 1 milion eurosh, pa garë, pa konkurrentë. Në buletinin e prokurimeve, kompania “Remonti Elektrik Elbasan” është shpallur fituese për të kryer riparim transformatorësh në shumën e 134 milionë lekëve.
Sipas portalit “Hashtag.al”, kompania sot nuk është më në pronësi të ish-deputetit Kokëdhima. Ai e ka shitur atë në shtator të vitit 2013, menjëherë pasi ka marrë mandatin e deputetit. Por shitja e aksioneve nga ana e z. Kokëdhima ka një tipar interesant. Blerësit e saj janë tre ish-drejtorë në ndërmarrjet e Kokëdhimës, të cilët tashmë figurojnë si pronarë në kompaninë e “Remontit Elektrik Elbasan”.
Në shtator 2013 Koço Kokëdhima, i cili zotëronte 90 për qind të aksioneve, i shiti aksionet me pjesë tek shtetasit Alban Mësonjësi, Besnik Lulaj dhe Janaq Jorgji. Të tre janë bashkëpunëtorë të afërt të tij. Alban Mësonjësi ka qenë me detyrë jurist dhe drejtor në kompanitë e Kokëdhimës. Besnik Lulaj është një partner i vjetër në biznes, ndërsa Janaq Jorgji është një vartës i Kokëdhimës që aktualisht rezulton dhe drejtues i “Radio+2”. Tre aksionerët e rinj kanë kombinuar më pas aksionet ndërmjet tyre.
Kriteri për përzgjedhjen e fituesve ishte çmimi më i ulët, por ish-kompania e Kokëdhimës është kualifikuar me pikët maksimale, ndonëse oferta e saj ishte e barabartë me fondin më të lartë të mundshëm.
Edhe pse Koço Kokëdhima ka humbur pak ditë më parë mandatin, ish-kompania e tij, tashmë e drejtuar nga të besuarit e tij, po lulëzon në suksesin pa konkurrentë dhe me fonde maksimale në tenderat publikë.
Në lidhje me këtë tender ka reaguar dje edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook shprehet: “Hajduti i shtetit, sivëlla Kokëdhima shpërblehet me 1 milion euro për humbjen e mandatit! Kompanisë së tij, Ardian Çela i OSHEE-së i jep falas pa asnjë procedurë tenderi të publikuar ndokund, pra pa garë e pa konkurrencë, 1 milion euro. Për hollësi lexoni denoncimin që ‘Hashtag Albania’ i bën kësaj afere të pistë të kusarit të shtetit, të cilit i hoqi mandatin Gjykata Kushtetuese pasi e gjeti se kishte vjedhur 150 herë para të shtetit duke përdorur mandatin e deputetit”.
Edhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut ka lëshuar akuza të forta kundër Koço Kokëdhimës në lidhje me terrorin që ai po ushtron në qytetin e Himarës përmes IKMT, duke prishur objektet e bizneset e qytetarëve të ndershëm me qëllim ndërtimin e bizneseve të tij. PBDNJ Dega Himarë ka bërë të ditur se, në mënyrë të përsëritur, me veprime selektive nga ana e qeverisë, shkatërrohen objekte të ligjshme në Himarë, ku dora e ekzekutimit IKMT vepron në mënyrë të kundraligjshme, të cilat kanë vetëm një qëllim: të dëmtojnë në mënyrë të përsëritur dhe të pakorrigjueshme veprimtarinë ekonomike dhe demografinë të komunitetit helen në Himarë.

Njerëzit e zv.drejtorit të policisë, Çipa tek skandali i tokave në Himarë

Dy familjarë të ngushtë të zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, një ish-shef komisariati policie në Tiranë, një avokat nga Tirana me bashkëshorten, një sipërmarrës i fuqishëm janë personat që kanë kryer transaksione me shtetasin Vasil Rrapo, të cilit iu sekuestruan rreth 20 mijë metra katrorë tokë në zonën e bregdetit, në Himarë.
Gjykata e Vlorës me kërkesë të Prokurorisë vendosi javën e shkuar sekuestron preventive për pasurinë tokë, të regjistruar në hipotekën e qytetit në emrin e shtetasit Vasil Rrapo.
Prokuroria ka zbuluar se Rrapo ka falsifikuar sipërfaqen e pronës, nga 5980 m2, të cilën e ka fituar në bazë të Ligjit nr. 7501, e ka vendosur në Hipotekë në shifrën 25980 m2. Prokuroria e Vlorës, në një njoftim zyrtar të shpërndarë të premten, tha se në dokumentet e Vasil Rrapos, është shtuar numri “2” para shifrës reale takuese të Rrapos.
Pra, ai është regjistruar si pronar i një sipërfaqeje prej 25.980 m2, ndërkohë që realisht ka përfituar nga ligji i vitit 1991 vetëm 5980 m2. Nga shqyrtimi i dokumenteve hipotekorë, rezulton se disa persona “VIP” kanë blerë tokë te Vasil Rrapo, bazuar pikërisht në dokumentin e falsifikuar.
Kështu, rezulton që kanë blerë nga Vasil Rrapo sipërfaqen me nga 1 mijë metra katrorë shtetasit Al. Çipa dhe An. Çipa, njerëz të afërt të zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardian Çipa.
Po ashtu, kanë blerë nga 1 mijë metra katrorë një avokat i njohur në Tiranë, A. Gurabardhi dhe bashkëshortja e tij. Lista e blerësve të tokës që rezulton e regjistruar në emër të Vasil Rrapos vijon me një biznesmen të fuqishëm në Tiranë, N. Janina, i cili ka blerë 5 mijë m2, si edhe me një ish-shef komisariati policie në Tiranë, Gj.Prendi, i cili ka blerë 1 mijë metra katrorë tokë.

Skandali

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 20 mijë metra katrorë tokë në Himarë në zonën e Porto Palermos. Sipas prokuorisë, toka dyshohet se është përfituar me dokumente të falsifikuara. Sipërfaqja e tokës është në pronësi të shtetasit Vasil Rrapo. Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të disa shtetasve, të cilët kanë dokumentacionin e trashëgimisë së ligjshme mbi pronën, e cila aktualisht është e regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP), Vlorë, në emër të shtetasit Vasil Rrapo. “Në bazë të hetimit, Prokuroria e Vlorës ka konstatuar se shtetasi ka përfituar tokë në bazë të ligjit nr.7501/1991 “Për tokën” një sipërfaqe prej 9582 m2.  Por, në Hipotekën e Vlorës, sipërfaqja e tij rezulton 29.582 m2. Prokuroria ka bërë veprimet e nevojshme hetimore, nga ku ka rezultuar se është fallsifikuar dokumenti për marrjen e tokës, në të cilin është shtuar numri “2” përpara shifrës së sipërfaqen reale, duke e shndërruar pronësinë e shtetasit Vasil Rrapo nga 9582 m2 në 29.582 m2″, – thuhet në njoftimin e prokurorisë. Prokuroria e Vlorës ka konstatuar se pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqe, e cila është regjistruar në ZVRPP në emër të shtetasit,  është tjetërsuar, duke u shitur te persona të tretë ose duke u dhuruar.

Mazhoranca kërkon një reformë që kap sistemin e drejtësisë

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi deklaroi dje se mazhoranca po i qëndron variantit të Reformës në Drejtësi që synon kapjen e sistemit. Mazhoranca ka refuzuar në komisionin e posaçëm propozimin e Partisë Demokratike për shkrirjen e Këshillit të Emërimeve në funksion të thjeshtimit të sistemit të drejtësisë. Bylykbashi tha se, diskutimi nen për nen i kapitullit për drejtësinë përfundoi dhe tashmë priten negociata për zgjidhje të përbashkët si në aspektin politik ashtu dhe në atë teknik. Deputeti demokrat bëri të ditur se gjatë diskutimeve palët nuk kanë rënë dakord për çështjen e Vetingut. Në lidhje me këtë çështje, Bylykbashi tha: “Diskutuam për Vetingun, në të njëjtën linjë si më parë, u diskutua nen për nen. Ne pozicionuam përsëri qëndrimet tona, mbeten çështje që janë të karakterit të sistemit. Zgjidhja që ne propozojmë në kuadër të këtij diskutimi gjatë gjithë kësaj kohe, përfshirë dhe çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe ekspertët ndërkombëtarë është një zgjidhje, e cila një pjesë të funksioneve ia transferon institucioneve ekzistuese të sistemit të drejtësisë, pra procesin e Vetingut do ta bëjë një mekanizëm ndërkombëtar për sa i përket majave të sistemit, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjykatës Kushtetuese, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe më pas do të jenë këto që do të bëjnë të gjithë pjesën tjetër pasi janë pastruar dhe është siguruar integriteti dhe pastaj bëjmë të gjithë pjesën e Vetingut”. Ai sqaroi se mazhoranca është duke qëndruar mbi propozimin e një reforme që kap sistemin e drejtësisë. “Ky është këndvështrimi ynë për një sistem të thjeshtë dhe efikas që nuk është korporatist, i cili është i qëndrueshëm në kohë dhe nuk është aspak një shpikje që nuk gjendet askund, por është një model europian. Ne i bëmë propozimet tona, pala tjetër qëndron në atë që është një sistem kapjeje deri më sot. Me punën tonë ne kontribuojmë që ky sistem kapjeje të çmontohet. Këtu u mbyll si fazë diskutimesh nen për nen, tani i mbetet hapësirës për të negociuar një zgjidhje të përbashkët qoftë në aspektin politik, qoftë dhe në atë teknik sa i përket nevojës për në tekst kushtetues që është vërtet për t’u përqendruar të gjithë ne”, tha Bylykbashi. Bylykbashi tha se opozita mbetet e hapur për bisedime për të arritur në një reformë afatgjatë. “Si çdo proces ka vështirësitë e tij si në aspektin teknik ashtu dhe politik, me rëndësi është angazhimi. Nëse mazhoranca ngul këmbë në qëndrime që çojnë drejt këtij sistemi kapjeje, sigurisht vështirësohet. Ne jemi shumë të hapur që të gjejmë një zgjidhje që do t’u shërbejë shqiptarëve për një periudhë afatgjatë”, tha deputeti demokrat. I pyetur në lidhje me deklaratat e përfaqësuesve të huaj, Bylykbashi tha: “Është humbur shumë kohë me këto nxitimet dhe ngulmimet e paarsyeshme mbi zgjidhje specifike që janë problematike. Durimi dhe arsyeja do të na bëjnë ne të ecim me siguri dhe shpejtësi përpara”.

Drejtësia dhe zgjedhjet në rastin e Shqipërisë

Ndërsa mediat gëlojnë me lista, informacione, formularë të kriminelëve të përzgjedhur nga Kryeministri Edi Rama për të kontrolluar pushtetin në vend, skandalet korruptive dhe kriminale të kësaj mazhorance nuk kanë të sosur. Drogë, tendera, krim dhe korrupsion janë përditshmëria e aktiviteteve të kësaj qeverie. Kaq shumë janë skandalet e këtij pushteti, sa një profesor letërsie shkruante së fundmi në mediat sociale, se nëse nuk do të jetonte në Shqipëri do të mendonte se krimet dhe korrupsioni qeveritar që plasin çdo ditë në publik do të ishin thjesht seriale të filmave triller, ku Rama, Tahiri, Kokëdhima dhe Beqaj e co., janë një trupë aktorësh, që luajnë më shumë në fantazi se në realitet. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që avionët të tregohen për mushkonja kur janë të mbushura me drogë apo derisa të përfshihen agjenci shtetërore për të konfirmuar justifikimet e gënjeshtërta të Ramës, duke na e prezantuar çdo zonë ku kultivohet, magazinohet dhe transportohet hashashi si “autostrada” ajrore më e frekuentuar e Europës. Droga është bërë biznesi më fitimprurës në Shqipëri, por vetëm për kupolën e qeverisë dhe të policisë. Aq e vërtetë është kjo, sa këta bosa të drogës në vrapin e tyre për të pastruar dhe investuar paratë e drogës, po nxitojnë të blejnë prona edhe pa i verifikuar dokumentacionin. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe që vëllai i nëndrejtorit të policisë të blejë disa hektarë tokë në Himarë, fare pak larg shtëpisë ku ka lindur, duke e ditur se dokumentet janë të falsifikuara. Fatkeqësisht, çfarë bën kjo bandë kriminale që qeveris këtë vend është e pashembullt. Me një dorë grabisin 1 milion euro, duke shpikur tendera për Koçon, tendera për Beqajn, tendera për secilin. E përgatisin tenderin, shpallin, mbyllin dhe deklarojnë fituesin brenda pak orëve, pasi kështu e bëjnë pazarin. Është krim të thuash se kemi shëndetësi falas, kur çdo shqiptar nuk gjen ilaçe në spital, ndërsa përmes tenderave abuzivë janë blerë 400 mijë dollarë ilaçe të skaduara vetëm në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. Të mendosh se janë shumë shqiptarë të tjerë që vdesin, pikërisht nga këto ilaçe të skaduara ose nga fakti se nuk munden kurrë t’i blejnë. E gjitha bëhet se Beqaj dhe konet e Ramës nuk ngopen, duke rrjepur fondet dhe pasuritë e këtij vendi të varfër. Të gjitha këto skandale që nuk janë aspak fantazi, kanë krijuar një situatë të zymtë dhe të pashpresë. Shumë vetë bëjnë pyetjen si mund të hetohen gjithë këto akte kriminale dhe korruptive të kësaj qeverie të përdalë. Përtej faktit se çfarë sjell Reforma në Drejtësi, duhen qindra prokurorë dhe gjykatës të hetojnë dhe gjykojnë këtë mizëri bandash që gëlon njësoj në rrugë, njësoj në zyrat e shtetit. Për Ramën dhe bandën e tij duhen qindra burgje dhe qindra qeli të reja, nëse thjesht do të niseshe nga paditë e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Vjedhjet, grabitjet dhe abuzimet janë bërë normë në çdo nivel të kësaj qeverisje. Në njëfarë mënyre këta që janë të papërballueshëm tani që po na vjedhin, do të na bëhen sërish të kushtueshëm edhe kur të jenë në burg. Reforma në Drejtësi duhet të ketë parasysh një gjë. Shqiptarët nuk duhet të paguajnë asnjë qindarkë për hetimin dhe gjykimin e këtyre kriminelëve dhe të korruptuarve. Përveç dënimit t’u sekuestrohet çdo pronë, çdo llogari, për të kthyer mbrapsht atë çfarë kanë fituar përmes abuzimit me detyrën, fondet dhe pasuritë publike apo duke vrarë, kultivuar dhe trafikuar drogëra. Nëse dekriminalizimi i detyron që të humbasin përfundimisht karriget e pushtetit, dekusarizimi duhet t’i bëjë të kthejnë mbrapsht çdo cent që ju kanë vjedhur shqiptarëve. Ligjet e Shqipërisë janë ligje që i përkasin vendeve që kanë përqafuar modele demokracie. Por në gjendjen ku jemi sot – me pushtet të zhytur në krime dhe qindra e vrasës e trafikantë në krye të vendit – as ligjet dhe as institucionet e drejtësisë nuk do t’ia dalin dot të pastrojnë këtë katrahurë. E vetmja gjë e sigurtë është revolucioni, pasi shporrja e kësaj qeverie, e kësaj mazhorance krijon kushtet për drejtësi, zhvillim dhe progres. Zgjedhjet duan kushte dhe ndodhin të lira, të drejta dhe të ndershme kur bandat nuk janë në pushtet dhe nuk janë të lira nëpër rrugë.

Skema e mashtrimit ndaj të rinjve, Berisha thirrje Prokurorisë të hetojë

Ish kryeministri Berisha i ka bërë thirrje dje prokurorisë të hetojë menjëherë skemën e mashtrimit ndaj të rinjve. “Qytetari dixhital denoncon:  Një skemë mashtrimi ndaj të rinjve! I bëj thirrje prokurorisë të hetojë për të vënë para ligjit mashtruesit!  “Une që po ju shkruaj jam një student në vit të dytë për informatikë-ekonomike dhe desha që përmes ju të bëj një Denoncim-thirrje për një të keqe të madhe që po përhapet vazhdimisht bëhet fjalë për një kompani networku që po mashtron çdo ditë të rinjtë shqiptarë që nuk kanë punë por që duan të pasurohen MEGAHOLDING quhet ajo kompani. Kjo kompani ka gjetë terren të përshtatshëm në Ballkan e Turqi. Me qindra denoncime janë adresuar për këtë kompani por akoma sështë ndërmarrë asgjë nga shteti. Shumë miq të mijë kanë rënë viktima. Me shpresën që do reagoni, ju uroj më të mirat” thuhet në postimin e Berishës.

Show me aktivitetet/ Veliaj, 80 milionë lekë për një monitor 32 m2

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon që të “fusë” duart në xhepat e qytetarëve. Pak muaj më parë, Bashkia miratoi rritjen e biletës së udhëtimit në urbanët e kryeqytetit, ndërsa shoqëritë private kanë filluar që t’u marrin lekë edhe fëmijëve mbi 6 vjeç. Bashkia ka rritur edhe taksat, si për biznesin ashtu edhe për qytetarët. Aktualisht, çdo familje në kryeqytet paguan 1700 lekë taksë pastrimi, 1000 lekë taksë mbi ndërtesën dhe 1500 lekë taksë e përkohshme për infrastrukturën arsimore. Këto taksa u shtuan në fund të vitit të kaluar, gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak dhe duke qenë ditë festash, ato kaluan pa bujë. Më parë, bashkia ka bërë disa shpenzime luksi, siç është edhe tenderi i biletave të avionit, ku institucioni i drejtuar nga Veliaj ka shpenzuar 117 milionë lekë. “Bold News” ka siguruar disa dokumente të tjera, që flasin për shpenzimet e luksit të Erion Veliajt. Sipas tyre, për të bërë shou me aktivitetet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, do të shpenzojë plot 80 milionë lekë të vjetra. Pak ditë më parë, bashkia ka hapur një procedurë të hapur me objekt “aktivitete të ndryshme për Bashkinë e Tiranës për vitin 2016”. “Fondi limit është 8.048.581 lekë pa TVSH. Burimi i financimit janë të ardhurat e vëna në dispozicion nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës me anë të VKB nr. 58, datë 30.12.2015 për ‘miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2016-2018 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2016’. Afati për kryerjen e shërbimit do të kryhet duke nisur nga data e lidhjes së kontratës deri në datë 31 dhjetor 2016”, thuhet në dokumentet që ka siguruar “Bold News”. Në një tjetër dokument, thuhet se Bashkia do të marrë pikërisht një ekran LED 32 m2 indoor-outdoor me rezolucion minimalisht P. 6mm. “Pllakat e Led të jenë me përmasa 100 cm x 100 cm. Konsumi i një pllake Led mos t’i kalojë 700 W, procesore video me hyrje dvi, vga dhe usb, mediaserver me të paktën 20 layer full hd 1080p, hyrje dalje video të paktën 1 hd. Mikrofona valor dore, sinjali i transmetimit të mikrofonit të inkriptohet me minimalisht 128 bit AES. Mikrofonat të punojnë në frekuencën 2.4 GHz. Bokse me fuqi minimale 1000 Ë secili, mbulimi 90 gradë horizontalisht dhe 60 gradë vertikalisht. Të ketë podium me përmasa sipas preventivit me lartësi 30 cm nga toka. Të ketë tapet me ngjyrë specifike për të mbuluar stage ose dyshemenë e zhvillimit të eventit. Pajisja të ketë kabinë përkthimi me hapësirë për dy përkthyes profesionistë”, thuhet në specifikimet teknike.