17.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Çfarë nuk u tha për helikopterin e rrëzuar?

Blendi Fevziu

Çfarë ndodhi me helikopterin e ushtrisë shqiptare?! A ishte rrëzimi një aksident nga ata që ndodhin në çdo vend të botës apo pas tij fshihet një histori abuzimi dhe problemesh gjithnjë prezente në strukturat shqipçtare? Përse hamendjet dhe pikëpyetjet e mediave kanë marrë përgjigje kontradiktore dhe të vakta? Përse Prokuroria nisi një procedim penal të mbështetur mbi nenet 48 dhe 83 të Kodit Ushtarak, për “Shkelje të rregullave të fluturimit ajror” dhe “lëvizje të trupave ushtarake pa të drejtë”. Çfarë di ajo më shumë se sa ne ose më mirë të thuhet se për çfarë dyshon?  Pa pretenduar për të bërë një investigim, po tentoj të rendis gjithë pikëpyetjet që “rrëzimi i helikopterit” ka lënë në publik dhe të gjitha variantet e dyshimta që lidhen me të. Sipas një vëzhgimi të thjeshtë, helikopteri EC145 me numër fluturimi 637, ka mbërritur në Tiranë në vjeshtën e vitit të shkuar. Sipas të dhënave që gjenden lehtësisht ai kushton afro 5.5 milionë euro dhe konsiderohet një mjet fluturimi i sigurisë shumë të lartë. I përgatitur jo vetëm për misione vëzhgimi dhe shpëtimi, por edhe për luftime. Në një logjikë normale, rrëzimi i këtij helikopteri në kushte atmosferike të mira dhe në terren normal duket thuajse i pamundur. Një prototip i ngjashëm, i ndërtuar po për ushtrinë shqiptare u rrëzua në Francë në korrik 2012, përpara se të nisej në Shqipëri dhe në të humbën jetën 6 pilotë dhe inxhinierë. Por, Franca njoftoi menjëherë se bëhej fjalë për një difekt njerëzor dhe për prekjen e helikave të tij me telat e tensionit të lartë. Sipas të dhënave të Opinion.al, helikopteri nuk është i siguruar plotësisht, por ka vetëm një sigurim të pjesshëm. Gjë që do të thotë që Shqipëria nuk do të fitojë mbrapsht shumën e plotë. Për këtë gjë duhet të flasë edhe qeveria, që nuk e ka bërë ende. Logjikisht, një pajisje e tillë duhej të ishte me sigurim të plotë. Në një vend që makinat e reja sigurohen detyrimisht kasko, një helikopter 5.5 milionësh padyshim që duhej të kishte po atë trajtim. Pikëpyetja e parë është nëse helikopteri ka pasur një plan stërvitor dhe një itinerar të saktë? Cili ishte misioni i tij? Në gusht 2014 një tjetër helikopter i ushtrisë i modelit Cougar u godit, ndërsa kishte shkuar në ndihmë të policisë në Dukagjin, në shkelje flagrante të ligjit që nuk e lejon ushtrinë të kryejë misione policore. Përse ai fluturonte në një lartësi shumë të ulët, sipas dëshmitarëve mbi çatitë e shtëpive dhe sipas ushtarit të mbijetuar në kuotën 10–15 metra? Përse helikopteri fluturonte mbi liqen, kur fluturimi mbi ujë, kur nuk është i nevojshëm, është i pakëshillueshëm për pilotët. A është ulur helikopteri në ndonjë vend tjetër përpara se sa të përplasej në liqen? A kanë komunikuar avari pilotët me kullën dhe qendrën e tyre të komandës? A ka pasur shpërthim në bishtin e helikopterit? Si shpjegohet që copat e një helikopteri që fluturonte ulët dhe që u rrëzua larg bregut janë gjendur në tokë, afro 300 metra nga bregu siç raportoi “Top Chanel” dje? Dëshmitari i vetëm i mbijetuar, Gerald Baramuça deklaron se nuk ka parë gjë dhe se ka qenë duke bërë një video, ndërkohë që Prokuroria dhe dëshmitarët deklarojnë se ai është hedhur përpara se helikopteri të përplaset në ujë. Përse ai u hodh dhe dy pilotët e tjerë jo? Përse Baramuça nuk është lejuar ende të pyetet nga Prokuroria? Organit të hetimit i është thënë se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që ai ka dhënë që ditën e parë një intervistë për gazetën “Panorama”. Kur ka mundësi të flasë për gazetën si nuk ka mundësi të flasë për Prokurorinë? Dhe përse ruhet nga Policia Ushtarake në spital? Përse Prokuroria nuk i bllokoi urdhërat e fluturimit që atë ditë, por e bëri këtë 3 ditë me vonëse. A është ndërhyrë në urdhërat këto 3 ditë?  A është dëmtuar kutia e zezë dhe nëse po, si shpjegohet kjo? Kutia e zezë ju mbijeton shpërthimeve dhe rrëzimeve më të fuqishme siç ndodh me avionët dhe jo më të dëmtohet nga një rrëzim i ulët në liqen! A është e garantuar cilësia e karburantit që përdoret për këta helikopterë; a ruhet ai sipas të gjitha manualeve teknike dhe a është kryer një kontroll rigoroz për këtë gjë? Ka ende pikëpyetje të tjera, zbardhja e të cilave, është një detyrim ligjor dhe moral. Deri atëherë dhe në mungesë të një komunikimi të hapur, media ka të drejtën të bëjë pjesën e saj të hetimit dhe do të japë versionet që zbulon.

Opinion.al

Koha për Reganizim!

**ADVANCE FOR FRIDAY, FEB. 1--FILE** President Ronald Reagan smiles as he poses for photographers after delivering a speech on television, in this Dec. 11, 1987 file photo. Reagan discussed his summit talks with Soviet leader Mikhail Gorbachev. (AP Photo/Doug Mills, file)

Pranvera Shehaj

Nuk është fenomen i rrallë adoptimi i modeleve politike, aq më tepër kur një lider kërkon të ndjekë profilin e dikujt që ka bërë epoke me pozitivizmin e injektuar në qeverisje. Politika ndërkombëtare është e ngritur mbi piramidën e aleancave, e kjo e fundit, është e ndërtuar mbi projeksionin e afërsive më së shumti ideologjike. Edhe pse në një kohë kur tronditjet ekonomike kanë theksuar racionalitetin e natyrës njerëzore, gjithsesi prezenca e arkitektes së vetë ekonomisë nuk mund të evitohet, ashtu si nuk mund të zhduket me forcë origjina e saj ideologjike.
Dhe arkitektja e një shteti, personifikuesja e pushtetit që kthehet në dritë shpëtimi për popujt, veçanërisht për ata të rrënuarit, është një dhe unike, politika. Politika është fuqia e të artikuluarit të vendimeve, është arma dy-funksionale e liderëve ashtu si është edhe shkruesja e hartës zoodiakale të kombeve. Kanë qenë të bekuar shtetet që e kanë kthyer politikën në skllave të elektoratit ashtu si kanë qenë të dënuar me vdekje popujt për të cilët politika e bëri ferrin e Dante-s një realitet tokësor.
Koha, në territore të ndryshme politike, ka shërbyer si uji i një lumi, i cili pas një stuhie katastrofike që bashkë me themelet e një trualli ka shkulur nga trupi edhe shpirtin e humanëve, vë përpara gjithçka që stuhia la si gjurmë duke lënë pas vetëm makthin e një nate të tretur në memorien e të mbeturve. Paragonizmi i kësaj stuhie kanë qenë regjimet diktatoriale dhe autoritare që kanë sunduar me egërsi amorale kombet, e që përsëri sot, vazhdojnë ta mbajnë frymën gjallë në disa shtete të arenës ndërkombëtare.
Si për ironi sarkastike të fatit në gërshetim me historinë, ndërsa disa kombe përgjysmoheshin dhe sakatoseshin nën tutelën e sozive hitleriane, disa të tjerë gjatë asaj nate nuk kishin parë asnjë stuhi, nuk ishin vrarë në errësiren mëkatare pa lënë gjurmë, nuk ishin surgjynosur në koshiencën kolektive, duke harruar veten, nuk ishin deportuar, skllavëruar apo çrrënjosur si fara të këqija të një toke djerrë. Përkundrazi, kishin kaluar një natë krejtësisht të qetë, një nga ato netë kur hëna vigjëlon simfoninë e yjeve dhe humanet jetojnë me ëndrra ndoshta edhe abstrakte për të nesërmen. Sigurisht, edhe këtu kishte pasur herë pas here ndonjë shi të butë të sajuar nga trazirat e çastit, kishte sjelleë trazira edhe ndonjë erë e provokuar nga pakënaqësia e atij populli, por gjithmonë arsyeja kishte qenë një dhe e vetme, perfeksionimi i lumturisë individuale, si e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugën prosperitetit shoqëror.
E kush mund të ishte konkretizimi më korrekt i kësaj nate të fundit se sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mishërimi i një pavarësie të ngritur mbi vizionin e demokracisë si i vetmi shteg drejt një të nesërmeje ku sfidat e forta ekzistenciale nuk mund të trondisin lirinë e individit, e para garanci legjitime e jetës.
Pra, me pak fjalë, ja ku kthehemi sërish në atë që politikisht quhet ideologji, ose më saktë, unë do ta artikuloja si justifikim i vizionit politik apo argumentim i zgjidhjeve politike. Lideri që tregoi se ideologjia ishte prioritet i kauzave të tij politike, ishte ndoshta lideri më pozitiv i politikës së brendshme dhe të jashtme të SHBA, ai që theu barrierat  e Luftës së Ftohtë (për aq sa mund të flasim për përfundim të Luftës së Ftohtë), duke u renditur si një nga ata presidentë që ndërmorri reformat më ndikuese ekonomike.
Ishte Ronald Reagan, aktori atraktiv hollivudian, biri i një emigranti për të cilin Amerika nuk kishte qenë me plot kuptimin e fjalës “toka e premtuar”. Reagan-i u bë President i SHBA, si kandidat i republikanëve, por interesi dhe angazhimi i tij politik nisi me demokratët. Pyetjes se përse u largua nga demokratët, Regani iu përgjigj në mënyrën më të sinqertë politikisht: “Nuk u largova unë nga demokratët, por demokratët u larguan nga vizionet dhe politikat demokrate!” Ç’ka do të thotë se ideologjia demokrate diktoi zgjedhjen e tij politike, duke dëshmuar se nuk mund të jesh një lider efektiv nëse nuk beson në premtimin që artikulon, nëse nuk je i bindur në reformën që merr, nëse nuk e ke të projektuar imazhin e shtetit që dëshiron të krijosh.
Një lider nuk mund të jetë kurrë demokrat, socialist, republikan apo socialdemokrat i suksesshëm nëse profili i tij politik nuk mishëron në asnjë detaj ideologjik. Kjo do të ishte ekzaktësisht e njëjta gjë si të predikosh një fè duke qenë ateist apo si t’i lutesh Zotit duke qenë satanist. Nuk mund të flasësh në emër të grupit politik që ndërton nëse nuk  je promotor i vizionit të tij, në të kundërt rrezikon tendencialisht të shndërrohesh në një përdorues të mirë të kauzës  politike me të vetmin qëllim, pushtetin pa asnjë funksion kombëtar.
Arsyeja se përse e sjell shembullin e Ronald Reagan si një nga përfaqësuesit më të denjë të politikës amerikane është në funksion të dhënies së një mesazhi esencialisht të rëndësishëm për politikën e brendshme në Shqipëri.  Nëse ka një lider që mund të merret si model, është profili i tij për arsye të aplikimit radikal të parimeve republikane në një kohë ekonomikisht të vështirë për SHBA-në.
Edhe pse aspak paragon i SHBA, Shqipëria është në një stad politik që imponon si zgjidhje unikale forcimin e një opozite reganiste, e cila të mund të adaptojë vizionin e pastër demokratik të tij në ambientin socio-politik shqiptar. Zgjedhjet e ardhshme nuk mund të zhvillohen në të njëjtën simfoni të kësaj faze para-demokratike, ashtu si nuk mund të jenë sërish sfondi ku programet politike pa asnjë ideologji ose më saktë me një ideologji tendencialisht unidimensionale, i shpërndahen shqiptarëve si broshura të reklamimit të premtimeve thellësisht abstrakte dhe të papajtueshme me aktualitetin dhe potencialin e Shqipërisë.
Eshtë koha kur reformimi i opozitës të ridimensionojë bazën e saj demokratike, duke hedhur ide për një program politik jo i bazuar mbi preferencën e mundshme të shqiptarëve, por besnik i principeve eko-politike të demokratëeve. Nuk mund të jetë instrument i suksesit politik ofrimi i një programi i ngritur mbi parashikimin për atë ç’ka mund të tërheqë më shumë elektoratin.
Situata ekonomike, sociale dhe klima politike është në një debulesë të pa rekuperueshme, e cila lehtësisht mund të shndërrohet në subjekt të një ndryshimi favorizues për opozitën me anë të një platforme politike jo më të përshtatur me preferencat mazhoritare të shqiptarëve, por e aplikuar ekzaktësisht sipas principeve demokrate. Ajo që zgjon koshiencën e elektoratit duhet të jetë theksi i supremacisë së reformave demokrate, prioriteti i platformës së djathtë si manifest i një progresi, i cili garantohet si rezultat i ndërthurjes së lirisë së gjithkujt për gjithçka me bashkëpunimin për drejtësinë dhe meritokracinë.
Shqiptarëve u duhet bërë e qartë se nuk ekziston asnjë shtet i mirëqenies i ngritur mbi perceptimin kolektiv, ç’ka nënkupton se individi dhe liria e tij për ta ndërtuar të nesërmen sipas vizionit dhe mundësive personale është kushti qendror për të arritur një progres shoqëror eksponencial. Shqiptarët duhet të kuptojnë se taksimi progresiv, ashtu siç do të thoshte Reagan-i, është vrasësi numër një i aftësive ekonomike të secilit ashtu siç është edhe zhdukje e konkurrencës duke demoralizuar arritjet imprenditoriale të sipermarrësve. Si rrjedhim, për një shtet ekonomikisht të fuqishëm, taksimi i drejtë do të ishte ai i sheshtë në masën jo më tepër se 10%, një zgjidhje që e lejoi Reagan-in të ulte në një kohë rekord inflacionin galopant. Shqiptarët duhet të mësohen të besojnë se një ekonomi që funksionon nuk mund të premtojë më tepër asistenca sociale sesa vende pune, ashtu siç nuk mundet t’i garantojë çdo individi një jetesë që vetëm punësimi arrin ta sigurojë.
Një tjetër mekanizëm që opozita duhet të ngrejë fortësisht kundrejt filozofisë ekonomike të qeverisë aktuale është prioriteti i iniciativës së lirë private, si e vetmja filozofi kapitaliste e aftë të shumëfishojë numrin e të punësuarve. Një shtet ekonomikisht deficitar, me një borxh publik alarmant, nuk mund të aplikojë taksa disfatuese ndaj biznesit të mesëm dhe atij të vogël, për sa kohë qëe nuk ka potencialin ekonomik t’i garantojë nënshtetasve të tij nevojat minimale të jetesës duke zëvendësuar denjësisht kontributin e këtyre bizneseve.
Ajo që duhet të parashtrohet me gjithë forcën politike nga ana e opozitës, janë pasojat shokuese të disa reformave, të cilat të diktuara nga institucionet ndërkombëtare, sigurisht që kanë qenë në funksion të përmirësimit të situatës ekonomike, por të cilat duhet të përshtaten me karakterin dhe fizionominë e shteteve të ndryshme pa u aplikuar si prerje standarde. Vetë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë qenë objekt i kritikave të politikave ekonomike ndërkombëtare, për arsye të ofrimit të modeleve standarde të cilat shokojnë ekonomitë e vendeve në zhvillim.
Deflacioni aktual në Shqipëri, fenomeni pa asnjë lloj zgjidhjeje afatshkurtër ekonomike, ka ardhur si pasojë e rënies së sasisë së parasë në qarkullim, duke shkatërruar fuqinë blerëse të shqiptarëve e si rrjedhojë, duke provokuar falimentimin e bizneseve.
Opozita duhet të hedhë në tryezë një shpjegim të kthjelleët për cilindo, një shpjegim të faktit se shërbimet e një shteti nuk mund të jenë kurrsesi “falas”, për sa kohë që shteti i mirëqenies për definicion, nuk është absolutisht asgjë më tepër se sa thjesht administrator efiçent i të ardhurave të nënshtetasve të tij, të cilët përmes një sistemi të drejtë dhe tëe kontrolluar, kontribuojnë për cilësinë e shërbimeve shëndetësore, arsimore, ligjore dhe sociale. Duhet të theksohet se dinjitetin për të kritikuar cilësinë e një shërbimi, nuk ta jep perceptimi i shërbimit shtetëror si donacion, por kontributi yt qytetar për ta përfituar. Kjo evidenton faktin se përse një “mjeksi falas” është përrallë nga e kaluara, e cila nuk është e aplikuar në asnjë vend që mund të merret si referent zhvillimi.
Këto janë disa nga dimensionet e karakterit ekonomik, në të cilat opozita duhet të derdhë gjithë energjitë e saj duke korrigjuar me vendosmëri pretendimin për një mungesë të së djathtës. Më tepër impakt do të kishin aspektet e karakterit social, theksimi se shkelja e të drejtës së individit fillon nga mostrajtimi i barabartë si i aftë dhe si kontribues i denjë i shoqërisë.
Tendenca për t’i konsideruar shqiptarët si invalidë me të vetmin motiv për të ngritur në piedestal natyrën heroike të një qeverie populiste nuk është në paralelizëm me principet demokratike. Shteti nuk dhuron asgjë për askënd sepse nuk ka fuqinë reale për të bërë një donacion të tillë. Shteti ofron dhe përgjigjet për gjithçka nëse qytetarët e tij, janë të lirë për t’u rritur financiarisht dhe për të kërkuar përmirësimin e shërbimit të shtetit.
Nëse mazhoranca aktuale pretendon të jetë votuar për një program të majtë, nuk ka asnjë motiv që justifikon arrogancën dhe represionin ndaj Shoqërisë Civile si mekanizëm i zhdukjes së zërit të kundërshtisë, i cili drejtpërdrejt cenon integritetin dhe reputacionin e një qeverisjeje. E aq më tepër nuk mund të justifikohet prononcimi krenar për një mungesë të sindikatave nga një force politike që pretendon të ketë kandiduar me frymën e majtë.
Natyrisht që është e pamundur të shtrosh në dimensionin e një artikulli një vizion politik të aplikuar në fusha të ndryshme të pushtetit, aq më tepër kur bëhet fjalë për vizionin e djathtë, i ardhur si produkt i dinamizmit të shoqërive perëndimore të ngritura mbi parimet e demokracisë. Megjithatë, mesazhi në vetvete duhet të ritheksojë se është çasti i duhur për një opozitë reganiste, e cila nëse vepron me shpejtësi në aktualitetin eko-politik shqiptar, do të fitojë pa dyshim mundësinë e projektimit të zhvillimit mbi një plan multidimensional, por tërësisht të ngritur mbi parimet e së djathtës së vërtetë, e asaj të djathte që në vend të lëmoshës sociale ofron konkurrencë, në vend të klientelizmit ofron meritokraci, në vend të taksave goditëse ofron uniformitet, në vend të defiçencës së shërbimeve “falas” ofron shërbime të denja të merituara. Eshtë koha për atë të djathtë që nuk i sheh më shqiptarët si invalidë në masë, si vend infinitivisht në zhvillim, por që i hedh në arenën e testimit të aftësive dhe potencialit për një progres urgjent.
Pranvera Shehaj – Studente në degën  “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, pranë  “Università degli Studi di Trento”, Itali

BB: 1.4 milionë ushtria e të mjerëve në Shqipëri

Shqipëria është zhytur në mjerim. Ushtria e të varfërve në vend është sot më e madhja, që nga rënia e komunizmit. Banka Botërore thotë se 46.2 për qind e familjeve shqiptare ose 1.4 milionë qytetarë shqiptarë janë në kufijtë e ekzistencës. Pavarësisht se më shumë se 150 mijë shqiptarë kanë lënë vendin gjatë tre viteve të fundit, qeveria e korruptuar ka rekrutuar qindra mijëra shqiptarë të tjerë në ushtrinë e të varfërve. Shqipëria i është rikthyer rekordit të zi të mjerimit, nga i cili u mendua se u largua një herë e përgjithmonë, kur institucionet ndërkombëtare financiare pesë vjet më parë na kualifikuan si vend me të ardhura të mesme të larta.
Fytyra e vërtetë e një qeverie është ndjeshmëria që tregon ndaj të varfërve. Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e drejtuar prej tij jo vetëm që nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të ulur varfërinë në vend, por i kanë shpallur të varfërit dhe të papunët si dembelë, të sëmurë mendorë, të paaftë dhe armiq të qeverisë. Ndërsa nuk ofron asnjë alternativë për gjysmën e popullit të vet, politikat ndëshkuese të zbatuara nga qeveria e tij, përmes taksave të larta, faturave të dhunshme të alternuara me korrupsionin galopant qeveritar kanë bërë që qindra mijëra familje shqiptare të mos kenë sot as mjetet më minimale të jetesës. Statistikat e qeverisë dhe propaganda e pushtetit na tregojnë si një popull të lumtur, pavarësisht se gjysma e shqiptarëve nuk kanë para për të blerë edhe bukë thatë.
Kur erdhi në pushtet deklaroi, se në Shqipëri janë 1 milion të varfër, por statistikat ndërkombëtare tregojnë se sot kemi 1.5 milionë të tillë dhe janë më të pashpresë se kurrë. Nisur nga parashikimet e zymta të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian, rënia e ritmeve të rritjes ekonomike të Shqipërisë në 2 për qind për këtë vit, nënkupton më pak vende pune, më pak investime, më pak të ardhura dhe të paktën edhe 50 mijë qytetarë të tjerë që do të futen në listat e të mjerëve.
Prej tre vitesh në Shqipëri janë aplikuar vetëm masa antiekonomike dhe sociale. Taksat janë dyfishuar, shërbimet publike janë bërë më të shtrenjta, fondet e ndihmës sociale janë ulur, duke i bërë të aksesueshme për një numër gjithnjë e më të vogël varfanjakësh. Detyrimi me policë, me gjykata, burg dhe pranga për të paguar faturat e energjisë elektrike ka rënduar edhe më gjendjen ekonomike të 50 për qind të familjeve shqiptare.
Nisur nga rënia e ndjeshme e fuqisë blerëse në Shqipëri, që reflektohet në rënien e inflacionit në minimumin historik, ose deflacion, pra në shifra negative nënkupton automatikisht se shifra prej 46.2 për qind e shqiptarëve që jetojnë me më pak se 5 dollarë në muaj duhet marrë me rezerva. Pa frikë numri i shqiptarëve që vuajnë për bukën e gojës në këtë vend shkon në më shumë se 65 për qind. Në një situatë kur qeveria ka ndaluar investimet publike, ka përkeqësuar llogaritë kombëtare me një borxh nga më të lartët në histori, skemat korruptive të koncesioneve kanë bërë që qindra milionë Euro të buxhetit të shkojnë në xhepat e kryeministrit, ministrave, familjarëve dhe klientëve të tyre.
Institucionet ndërkombëtare që kanë përsëritur shqetësimin e tyre për mënyrën se si jepen koncesionet në Shqipëri, në mënyrë diplomatike kanë dalë haptazi kundër skemave të korrupsionit, që kanë bërë që pasuritë publike dhe financat e shqiptarëve të shkojnë në xhepat e një grupi të vogël oligarkësh që përdorin parajsat fiskale për të fshehur fitimet e tyre marramendëse.
Në një studim të mëparshëm, Banka Botërore ka llogaritur që ritmet e rritjes ekonomike të Shqipërisë nën 6 për qind nuk bëjnë asgjë për të ngushtuar hendekun mes ekonomisë shqiptare dhe asaj europiane. Përkundrazi, e mbajnë edhe më larg Shqipërinë nga Europa, të paktën edhe për 50 vitet e ardhshme.
Kjo qeveri ka shumë ngjashmëri me ato të komunizmit, por sa i takon mungesës së vizionit për zhvillimin ekonomik dhe politikave shtrënguese dhe represive i ngjan qeverisë së Adil Çarçanit. Paaftësia për të ndërmarrë reforma, mungesa e politikave zhvilluese, goditja brutale ndaj inisiativës së lirë, korrupsioni dhe kriminaliteti i lartë po i vë shqiptarët gjithnjë e më shumë në një luftë frontale me qeverinë. Revolucioni që po provokon ky kryeministër dhe kjo qeveri do të shpërthejë shumë shpejt. Të mjerët dhe të revoltuarit janë përditë përballë dyerve të pushtetit, mjerë banda në pushtet, kur ata t’ua shqyejnë dyert dhe t’i marrin zvarrë rrugëve. E pashmangshme!

Rrëfimi i korrierit: Tonelatat e drogës të Ndonit të Këlcyrës

Kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni është përfshirë në trafikun e drogës drejt Greqisë. Denoncimi publik është bërë nga një qytetar nga Përmeti, Bardhi Nunollari, i cili ka publikuar në rrjetin social You Tube, një intervistë ku rrëfen se si kreu aktual i Bashkisë Këlcyrë e kishte detyruar të transportonte me makinën e tij mbi 1 ton kanabis në Greqi.
Bardhi Nunollari rrëfen me detaje aktivitetin e dikurshëm dhe se si trafikonte drogë për llogari të kreut të Bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni me kamionin e tij. Ai thotë se ka bërë 12 vjet burg për kanabisin e kryebashkiakut të Këlcyrës që e dërgoi në Greqi. Nunollari shprehet se, transportin e drogës e ka bërë disa herë për Ndonin, kryetarin e Bashkisë së Këlcyrës të zgjedhur nga Partia Socialiste. Më tej, ai thotë se kreu aktual i Bashkisë së Këlcyrës jo vetëm që nuk u dënua si bashkëpunëtor në trafikun e drogës, por tashmë ka një detyrë të lartë shtetërore.
Më pas, Nunollari thotë se ka komunikuar nga burgu edhe me prokurorët, të cilëve iu ka treguar për implikimin e Ndonit, por kjo nuk është marrë parasysh. Bardhi Nunollari kërkon që shteti të vërë para përgjegjësisë kreun aktual të Bashkisë së Këlcyrës si bashkëpunëtor në trafikun e drogës. Për këtë, ai thotë se u ka paraqitur prova prokurorëve, por nuk është nisur asnjë hetim ndaj Ndonit, sepse ka një funksion të lartë shtetëror.

-Sa vjet jeni dënuar dhe pse jeni dënuar?
Quhem Bardhi Nunollari. Jam nga Përmeti. Kam qenë në burg 12 vjet. Jam dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik të lëndëve narkotike. Vuajtja më ka bërë që të them ca gjëra që më takon, sepse nuk ka patur drejtësi. Kam patur shok Klement Ndonin, rrinim bashkë për dhjetë vjet në Përmet natë për natë te lokali “Familjari” në qendër të Përmetit, besoj se e dini ku ndodhet. Në një moment, kur unë arrita të blija një kamion që unë të punoj, Ndoni m’u bë pjesë e jetës së përditshme. Ai më kërkonte që unë të bëja një punë për të, që të dërgoja 1 ton hashash në Janinë. Rezistova se nuk desha, por me këmbënguljen e tij, sepse ai më tha se i kemi marrë masat, s’ke punë fare t’i sa të arrish atje. Kështu, arritëm në atë pikë sa ai më ofroi 10 mijë euro. Mua m’u duk një tarifë shumë e madhe që unë s’i kisha bërë për 10 vjet dhe më pëlqeu si pazar dhe thashë, hajt ta bëj.

-Po më pas çfarë ndodhi?
Më mori një ditë në telefon, më tha bjere kamionin poshtë në Këlcyrë. E çova kamionin në Këlcyrë. Ai më tha merre kamionin dhe shpjere në Durrës. E mora kamionin dhe e çova në Durrës e lashë në një parking dhe kam ikur e kam ardhur në Përmet. Pas një jave, ka qenë ditë e dielë më ka marrë në telefon. Ka qenë ora 7:00 e mëngjesit dhe më ka thënë, hajde se kamionin e ke te shtëpia. Vajta në Këlcyrë dhe më tha hajde të pimë një kafe. E pashë kamionin, hapa mushamanë, s’më pëlqeu fare ishte bërë bërrnut. Kishte nja dy defekte, u mërzita, ai më tha hajde hamë një drekë. Unë u mundova të mos shkoja fare, por ma mbushi mendjen dhe shkuam në një lokal në Ballaban, ishte me dy shokë. Ma mbushi mendjen, duke më thënë mos e vri mendjen për atë punë se e kemi rregulluar ne në doganë. Ti mos e vri mendjen fare, shpjere kamionin matanë dhe shpjere në Janinë, ku të themi ne. Vajtëm në Këlcyrë, ikëm nga Këlcyra dhe vajtëm në Ballaban. Në Ballaban ndenjëm te një lokal, ishte me dy shokë të tjerë, as emrat nuk ua di se s’më ka lidh puna ndonjëherë me ta. Aty u mërzita një çikë nga kamioni se ishte rrëmujë dhe piva nja dy dopio raki. Pasi hëngrëm drekë ikëm në Këlcyrë dhe mora kamionin te shtëpia e Klement Ndonit. Kamionin e kishte në shtëpi, hapi derën e madhe të oborrit e nxora prej atje dhe u nisa. E kam lënë kamionin m’u tek xhamia e Këlcyrës, ndenja një çerek ore atje, piva dhe një kafe dhe kam ikur direkt për në Greqi.

-Vetëm u nise për në Greqi?
Rrugës për në Greqi deri në doganë më ka shoqëruar vetë Klement Ndoni. Kam vajtur në doganë, deri tek kthesat e fundit në Çarçovë, ai ishte nga mbrapa, më pas nuk e pashë se çfarë drejtimi mori. Pasi kam vajtur në doganë më vulosën pasaportën, pasi kam marrë vulën jam nisur. Në momentin që kam vajtur tek trau i doganës, personi doganier që ishte aty i tha policit të shërbimit; ktheje mbrapsh. Më kthyen mbrapsh. Kam ndenjur gati një çerek ore aty me kamionin ndezur. I thashë, çfarë problemi ka, më tha dale se kemi një verifikim. Në atë moment, marr telefonin se po kontrollonin nëpër goma ata dhe marr Klement Ndonin dhe i them, ka gjë nëpër goma se po më kontrollojnë gomat. Jo, më tha mua, s’ka problem, s’ka asnjë gjë dhe po rrija ashtu i qetë. Bënë kontrollin dhe kaluan gati 40 minuta, vetë shefi i doganës e pa kamionin nga para, nga mbrapa dhe brenda, arrita momentin dhe ika. Kalova, u hodha nga gardhi dhe ika në Greqi, e lashë kamionin.

-Pasi le kamionin në Greqi çfarë bëre?
Pas shumë mundimesh kalova në shtein grek, komunikime me këtë person nuk pata më për momentin. Mora vesh se më kishte shpallur policia në kërkim. Nga shumë njerëz merrja telefonata kërcënuese me telefonin që kisha në Greqi dhe më thoshin, ke kalamajtë këtu, kujdes andej, biseda provokuese. Më thoshin mos u mërzit. Vetë personi më thoshte dënimin do ta ulim, kemi gjetur avokat. Dhe më dhanë numrin e telefonit të tij. Kam kontaktuar me avokatin, më kërkuan një prokurë, ia bëra prokurën në Athinë. Më dërguan prapë haber dhe më thanë se, prokura e parë nuk ishte e vlefshme, pasi duhej vulosur nga ambasada. Kam bërë prokurën e dytë e kam dërguar dhe në këtë moment filluan gjyqet. Nuk kisha njeri nga familja që të merrej me gjyqet, vetëm një herë kam folur me avokatin dhe më tha mos u ngatërro fare se unë nuk bëj punë pa lekë, unë nga ata persona s’kam marrë asnjë lek nga Ndoni. Si përfundim mora dënimin.

-Si u njohe me vendimin e Gjykatës?
Mora vesh nga njerëzit e mi që kisha marrë një dënim prej 12 vjetësh. E pashë se nuk kisha ç’të bëja më në Greqi dhe erdha në Shqipëri. Kam ardhur në Përmet dhe u dorëzova në polici. Para se të shkoja në polici, kam bërë një intervistë në televizionin “Ahos”, kam thënë që kam marrë një dënim nga Gjykata shqiptare dhe kam ardhur të bëj dënimin. Pastaj vajta në komisariat, aty më pyetën si u dorëzove, jo po nga erdhe, pyetje që s’kishin lidhje fare me çështjen e dënimit. Kam vazhduar burgun në Tepelenë, nga Tepelena më kanë çuar në Rrogozhinë. Në vitin 2008, pasi kisha bërë 3 vjet burg më kanë dënuar për trafik të lëndëve narkotik prej 1 ton e 150 kg në bashkëpunim, pasi sasia është shumë e madhe. Dhe të ardhurat e mia nuk e përballonin vleftën se sa lekë bënte malli. Çfarë kisha, pasurinë time që kisha bërë me djersë, ma sekuestroi Prokuroria, me makinë, kamion dhe lekë që kisha në bankë.

-Ju thoni se dënimi ishte i padrejtë, a kërkuat që të rihapej çështja?
Unë kërkova zbardhjen e çështjes nga Prokuroria. Bëra letër në Ministrinë e Drejtësisë, më kanë ardhur dy prokurorë në Rrogozhinë. U kam treguar se si rodhën ngjarjet dhe për personin që më kishte dërguar për të transportuar drogën, Klement Ndonin dhe më thanë do të vijmë prapë. Pas dy muajsh, prokurorët më kanë sjellë në Rrogozhinë vetë personin, Klement Ndonin. Në momentin e parë që jemi ulur në tavolinë, prokurorët më thanë, a e njeh këtë personin? Ajo ishte një pyetje qesharake. Krijova një urrejtje dhe thashë, që të harrosh një person për të cilin të bësh 12 vjet burg, kjo është qesharake dhe ata e morën çështjen qesharake. Ata më thanë do të vijmë prapë dhe çështja ime ngeli një enigmë dhe nuk mora vesh se çfarë u bë.

-Çfarë të thanë prokurorët?
Prokurorët kërkuan provat, u kam treguar provat reale si ka filluar ngjarja nga fillimi deri në fund. Nuk më bënë tip analize, më thanë dakord do të vazhdojnë hetimet dhe të kthejmë përgjigje. Përgjigje unë nuk mora dhe sot e kësaj dite pas 12 vitesh që dola nga burgu nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kam qenë në doganë kam folur me personin, dhe më tej s’kam patur më kontakte fare.

-I kryet të gjitha vitet e burgut?
Mbarova burgun, pas 12 vjetësh dhe megjithëse akuza ishte në bashkëpunim nuk u dënua ai që bashkëpunoi. Në momentin që kam parë në televizon që Klement Ndoni u bë kryetar bashkie, jam habitur se si ka mundësi që ia arriti qëllimit, megjithëse ishte bashkëpunëtor me mua në trafikun e drogës të vihej në krye të një institucioni kaq të lartë. Klement Ndoni merrej me një baxho qumështi dhe merrej me trafik droge.

-Pse doni ta jepni këtë intervistë?
Unë intervistën e jap, sepse e ndjej veten shumë të ulët, kur shikoj që drejton Bashkinë një njeri… Në radhë të parë kërkon drejtësi, sepse kam bërë një burg që nuk më takonte. Drejtësia duhet të ishte e barabartë si për mua edhe për bashkëpunëtorët duhet të bëjnë burg edhe ata ashtu siç u takon. Kërkoj drejtësi, drejtësia nuk është vetëm për fukaranë është edhe për ata që janë në pushtet.

-A keni kontaktuar tani së fundi me Klement Ndonin?
Me Klement Ndonin nuk kam asnjë lloj kontakti, as dua t’i shoh surratin. S’dua të kem asnjë kontakt me të.

Nga dekriminalizimi tek zgjedhjet, 5 pikat e platformës së opozitës

Garantim i votës së lirë, i numërimit të votës, financimi i partive, zbatimi i dekriminalizimit dhe garantim i lirisë së medias. Këto janë pesë shtyllat e platformës opozitare në lidhje me zgjedhjet. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi dje në një takim aleatët e opozitës me të cilët u ra dakord për një qëndrim të përbashkët në tri pika kryesore përsa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një sistem që përfaqëson interesat e qytetarëve, si dhe garantimin përmes platformës opozitare të rimëkëmbjes ekonomike.
“Kemi rënë dakord të konsolidojmë qëndrimet tona për tri çështje kryesore: zgjedhje të lira dhe të ndershme, sistemi që të garantojë përfaqësimin e shqiptarëve dhe platforma opozitare me taksa të ulëta, garantimin e pronës private, garantimin e lirisë si rrugën për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike drejt një ekonomie të fortë me një të ardhme të sigurtë. Procesin zgjedhor, zgjedhjet e lira dhe të ndershme që janë prioriteti i parë dhe më i rëndësishmi i Shqipërisë”, tha Basha për mediat pas takimit.
Duke u ndalur konkretisht tek çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kreu i PD theksoi se, “Mundësia e qytetarëve për t’u shprehur me votën e tyre për keqqeverisjen, regjimin oligarkik dhe kriminal që është përgjegjës për shpunësimin masiv të tyre, për varfërinë, për eksodin masiv janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë po kështu mundësia për të zgjedhur midis programeve dhe për të nxjerrë vendin nga kriza. Ndaj e gjithë vëmendja e opozitës, e gjithë vëmendja e koalicionit opozitar përqendrohet tek ky prioritet i prioriteteve: Garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
Kreu i PD renditi pesë shtyllat kryesore ku bazohet platforma e opozitës në lidhje me zgjedhjet. “Platforma opozitare, strategjia jonë, e cila po rakordohet me të gjithë partitë politike pjesëmarrëse në këtë tryezë e do të rakordohet edhe me parti të tjera politike që kanë shprehur interesin t’i bashkëngjiten tryezës, parashikon: 1.  garantimin e votës së lirë, 2. garantimin e numërimit të votës. Për këto të dyja ka një sërë opsionesh ku nuk përjashtohet mundësia për votimin elektronik, numërimi elektronik, i cili është tashmë një realitet ligjor që duhet respektuar që në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo kërkon përgatitje. 3. Çështja e financimit të partive, që do të thotë kriminalizim i donacioneve private, financim i drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit. Por jemi të hapur të diskutojmë çdo alternativë tjetër që pamundëson miliardat e korrupsionit qeveritar të derdhen me lugë kafeje për të blerë votën e për të ushtruar presion mbi votuesit. E padyshim 4. zbatimi deri në një i ligjit të dekriminalizimit dhe 5. garantimi i lirisë së medias”, tha Basha, ndërsa theksoi se këto janë 5 shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet propozimi i opozitës, i cili do të marrë formë finale pas diskutimit të kësaj platforme nga të gjithë partitë e koalicionit opozitar.
Çështja e dytë, tha Basha, ka të bëjë me sistemin, ku partitë dhe kryetarët e partive opozitare kanë diskutuar në një frymë të hapur për të gjitha opsionet që garantojnë përfaqësimin sa më të mirë të qytetarit shqiptar në vendimmarrjen e nesërme parlamentare. “Për t’i dhënë fund këtij hendeku të tmerrshëm midis realitetit të dhembshëm të çdo shqiptari – 47% e të cilëve jetojnë në nivel varfërie sipas Bankës Botërore – dhe një Parlamenti të mbushur me të korruptuar, kriminelë, banditë që nuk përfaqësojnë asgjë përveç trilleve të kryetarit që i ka sjellë aty. Kjo mbetet pjesë e dialogut – sepse jo gjithçka mund ta vendosë në mënyrë të njëanshme koalicioni ynë – por për të cilin do të mbështetemi në përvojat më të mira, duke përfshirë edhe zgjerimin e kontrollit parlamentar mbi qeverisjen, edhe sistemin ‘bikameral'”, u shpreh kreu i PD.
Ai tha se janë një sërë opsionesh, të cilat do të diskutohen me mirëbesim ndërsa theksoi se: “mirëbesimi mund të ekzistojë vetëm nëse garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, kjo do t’i paraprijë diskutimeve për sistemin. Të gjitha opsionet që i mundësojnë një përfaqësim qytetarit shqiptar në Parlament. Që qytetari ta dijë se kush është deputeti apo deputetja që e përfaqëson dhe deputeti apo deputetja në Parlament ta dijë se kë qytetar përfaqëson.
Pra, mbushjen e këtij hendeku të tmerrshëm antidemokratik të krijuar si rezultat, kryesisht të inkriminimit të elitës së deputetëve dhe i kusarizimit të profesionit të deputetit, që ka qenë edhe beteja jonë e fundit dhe në vazhdim për çështjen e mandatit të atyre që abuzojnë me pushtetin për të përfituar materialisht”.
Përsa i përket platformës ekonomike, Basha tha: “Së treti, kemi diskutuar për çështjen e platformës opozitare, propozimin tonë për t’i dhënë shqiptarëve një ekonomi që prodhon, punëson dhe pasuron shqiptarët. Dhe jo një ekonomi të dobët, një të sotme dhe të nesërme të pasigurt për hir të një grushti oligarkësh që rrëmbejnë miliardat e buxhetit të shtetit. Që kanë shndërruar shëndetësinë përmes kryehajdutit dhe kriminelit të luftës Ilir Beqaj në sektorin ku torturohen shqiptarët. Të një klime biznesi që nxit investimet e brendshme dhe të huaja dhe nuk i fik ato pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë, e cila në gjashtë muaj vazhdon të ulë interesin, por pa asnjë reagim pozitiv nga ekonomia. Dhe të një sensi realiteti nga qeverisja për të ndihmuar biznesin dhe jo një sensi donkishotesk prej Borati si ai që shprehu sot Edi Rama, ku në vend të ulte kokën dhe të reflektonte për atë që i thotë Banka Botërore, thërret ‘urra, urra!’ për mosushqyerjen e fëmijëve shqiptarë, për rënien e punësimit, për eksodin, për korrupsionin”, tha kreu i PD.
Basha tha se për koncesionet e tmerrshme të bashkëhajdutit të tij Ilir Beqaj dhe hajdutëve të tjerë, të cilët citoi ai “kanë bërë të mundur që Shqipëria në dy vite e gjysmë të trefishojë numrin e personave në mjerim e varfëri, që Shqipëria të bjerë në gjithë indekset e eksportit, importit, investimeve, besimit të konsumatorit dhe të vetmit që hedhin vallen e ‘Napolonit’ janë këta pushtetarë të korruptuar, të cilët grabisin nga mëngjesi deri në darkë, plaçkisin nga mëngjesi deri në darkë pa frikë se mund të ndëshkohen nga ligji dhe Kushtetuta sepse e shohin veten e tyre mbi ligjin dhe Kushtetutën”.

A.Shahini

Shkeljet dhe afera kriminale me helikopterin e Gjeneralit

Një ish-komandand i Regjimentit të Helikopterëve ka denoncuar dje shekljet e rënda ligjore dhe aferat kriminale të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Komandandit të FA. Denoncimi i tij është publikuar dje nga ish kryeministri Berisha, i cili thekson se të dhëna e denoncuara nga ish komandandi janë tejet kompromentuese për Kodhelin dhe gjeneralin.
“Po ndjek me vëmendje ngjarjen e helikopterit. Ti duhet ta dish që kam qenë komandanti i Regjimentit të Helikopterëve 2000-2004 dhe të dy pilotët ishin studentët e mi. Për kapterin e Bordit të jatin e ka po prap në Farkë dhe janë spiunë ordinerë që prej kohësh dhe me shumë probleme në komunitet.
Janë këto shkelje: Në bord duhet të ishte tekniku i helikopterit në mënyrë të pa diskutueshme. Për fluturimin në ujë pilotët duhet të kishin me pa tjetër jelekët e shpëtimit. Koha e ngritjes dhe uljes më duket diferencë e vogël në kohë të lë përshtypjen se ka pasur devijim të rrugës së fluturimit” thekson ish komandandi.
Ai thekson se gjetja e pjesës së gabinës 300 metra larg vendit të ngjarjes ose të rënies të lë përshtypjen se është nxjerrë nga uji për të bërë manipulim, sepse kutia e zezë është ose qëndron në kabinë.
“Kapteri është veshur në mënyrë të jashtëligjshme, por duhet siguruar dhe njëherë. Përpara se helikopterët të mereshin ky që sot është komandanti i F Ajrore kanë shkuar në Euro Kopter për të bërë pazaret dhe më pas e bënë gjeneral. Unë nuk kam firmosur në procesverbale në komisionin e miratimit të projektit, sepse çmimi ishte aforfe dhe shumë i lartë i krahasuar me tregun si dhe numri në rritje me helikopterë të vegjël dhe me shumëllojshmëri tipesh përbënte një abuzim financiar  dhe në mision.
Ky është major Ibri “tmerri” i gazetarëve dhe operatorëve që i kërcënoi me jetë dje gjatë nxjerrjes së helikopterit. Ky “trimi” na tha dje se nqs e filmojmë ju pres kokat dhe jua fus në llucë. Firma e mirëmbajtjes është tepër e dyshimtë ka në interes Arjan Krajën sektretar i përgjithshëm i MM, Vladimir Avdin si dhe komandantin e Helikopterit të Shëndetësisë, Bert Xhafën nuk ka asnjë mundësi teknike dixhitale të sofistikuar për Kuger e Ec 145” thuhet ndër të tjera në denoncim.

Si u shkatërrua kutia e zezë e helikopterit

Kutia e zezë është çarë dhe është hapur për të zhdukur provat e korrupsionit qeveritar që çoi në krim shtetëror me jetët e dy pilotëve.
Ish-Kryeministri Berisha akuzon ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Baze për thyerjen e kutisë së zezë të helikopterit të ushtrisë, që u rrëzua në Liqenin e Shkodrës.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se “Për të fshehur krimin e shëmtuar shtetëror, Mimi dhe gjeneral Trafiku thyejnë kutinë e zezë! Të dashur miq, çdo qytetar i këtij vendi sot duhet të shtrojë pyetjen se pse është hapur kutia e zezë e helikopterit që ra nga veç 15 metra lartësi mbi liqen?
Kutia e zezë është projektuar për të rezistuar edhe shpërthime nga lartësi shumë të mëdha, ajo ka rezistuar dhe është gjetur e padëmtuar dhe në avionët e rrëzuar me raketa apo valixhe tritoli ose e rënë në mijëra metra thellësi të detit. Por në vendin e korrupsionit më të lartë qeveritar në botë, kutia e zezë çahet dhe hapet për të zhdukur provat e korrupsionit qeveritar që çoi në krim shtetëror me jetët e dy pilotëve. Kjo është bërë vetëm e vetëm me urdhër të Edi Ramës. Ky është një turp dhe krim makabër qeveritar i Edi Ramës dhe banditëve të tij! sb”, shkruan Berisha.

Krimi, dëshmitarit të helikopterit i mbyllet goja

Gerald Baramuça, i vetmi i mbijetuar i ngjarjes tragjike të rënies së helikopterit është kërcënuar me urdhër të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për të mos dhënë asnjë  të dhënë dhe asnjë dëshmi që mund të hedhë dritë mbi të vërtetën e ngjarjes. I marrë në pyetje nga prokurorët që kanë marrë në dorë hetimin e çështjes, Baramuça, në mënyrë të papritur është shprehur se nuk mban mend asgjë nga çfarë ka ndodhur.  Ndaj tij është ushtruar presion dhe kërcënime në mënyrë që të mbajë gojën mbyllur mbi atë çfarë ndodhi në të vërtetë të mërkurën që kaloi. Dëshmia e dhënë nga Baramuça për Oficerët e Policisë Gjyqësore të Tiranës nuk shërben për asgjë, përsa i përket hetimeve.  Dy ditë më parë, ai kishte folur në një media të shkruar. Kishte treguar se si ra papritur helikopteri EC 145 mbi Liqenin e Shkodrës, se si kishte kërkuar ndihmë dhe pasi ishte nxjerrë në tokë, i kishte rënë të fikët. Kishte rrëfyer se si e kishte marrë menjëherë mamanë në telefon për t’i thënë se ai ishte mirë.  Baramuça u la katër ditë në qetësi, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ai ishte në pjesën e prapme të helikopterit të ushtrisë dhe u ndihmua nga disa banorë të zonës për të dalë nga liqeni.  Baramuça ka dhënë detaje mbi atë çfarë ndodhi pavarësisht gjendjes së tij të rënduar psikologjike. Ai ka këmbëngulur se në bordin e helikopterit EC 145 nuk ka pasur asnjë avari deri në momentin e rrëzimit në Liqenin e Shkodrës. Sipas tij, nuk ishte shënuar asnjë difekt teknik deri në atë moment. Ai ka rrëfyer se ngjarja ndodhi papritur, ndërsa po fluturonin në një kuotë të ulët shumë të ulët mbi liqen. “Koha ishte shumë e mirë-tregoi ushtaraku, ndërsa në kabinë nuk kishte asnjë sinjal alarmi apo avarie deri në momentin e përplasjes”. Ai ka përjashtuar faktin se helikopteri është qëlluar nga jashtë apo është sulmuar. Baramuça ka treguar edhe si shpëtoi nga aksidenti. Ai ka treguar se ndodhej në pjesën e pasme të helikopterit dhe se është hedhur në ujë, duke shpëtuar vetëm një krah të thyer. Por pas kërcënimeve dhe presioneve të urdhëruara nga ministrja e Mbrojtjes, Baramuça ka heshtur duke mos treguar asgjë rreth asaj që ndodhi në të vërtetë. Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar ashpër edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili akuzon ministren e Mbrojtjes për heshtjen e Baramuçës. “Heshtja e ushtar Baramuçës akuzon implikimin e Mimit dhe gjeneral Trafikut në rrëzimin e helikopterit në të cilin vdiqën dy pilotë! Mimi dhe gjeneral Trafiku e izoluan për ditë të tëra nga hetuesit, ushtarin profesionist që ra nga helikopteri me ndërgjegje të plotë në ujë dhe kërkoi dhe ndihmën e peshkatarëve që e shpëtuan atë. Duket se, me porosi të Mimit dhe gjeneral Trafikut, nën kërcënimin e tyre mafioz, ushtar Baramuça që ka pësuar një frakturë në një ekstremitet, ka mbyllur gojën duke deklaruar se nuk mban mend asgjë se si ra helikopteri, paçka se ra sy çelë dhe po i kthjellët kërkoi ndihmë peshkatarëve dhe shpëtoi”, shkruan Berisha në reagimin e tij.  Ai thekson se, goja e mbyllur e Baramuços është një dëshmi tjetër që akuzon rëndë Mimin dhe gjeneral Trafikun për përgjegjësinë dhe implikimin e tyre direkt në fundin tragjik të dy pilotëve tanë. “Akuzë e re për ta është edhe gjetja e thyer e kamerave të helikopterit, paçka se ai ra në ujë. Burime të besueshme njoftojnë se ditë pas rënies së helikopterit në territorin e liqenit të rrethuar nga ushtria, janë dëgjuar eksplozione të cilat nuk mund të kishin lidhje me eksplozivë të hedhur nga peshkatarët, pasi ata nuk lejoheshin të afroheshin në territorin e ruajtur nga ushtria! Shtoj këtu se gjatë këtyre ditëve Mimi dhe gjeneral Trafiku bëjnë përpjekje, presione antiligjore për të ndërhyrë në procesin e hetimit”, shprehet Berisha.

Arben Shahini

Rama, shembull i trukimit të zgjedhjeve edhe në Francë

Rama ka hyrë tashmë në historinë e së majtës europiane, por edhe më gjerë si simbol i trukimit dhe manipulimit të zgjedhjeve. Alarmi ka ardhur nga eksponentë të lartë të socialistëve francezë, të cilët kanë paralajmëruar drejtuesit e partisë së tyre se po “tenton të bëjë zgjedhje sikurse bën Rama në Shqipëri”.
E majta franceze po bëhet gati për të zhvilluar zgjedhje brenda partisë. Socialistët do të duhet të vendosin se si do ta zgjedhin kandidatin apo kandidatët e tyre për garën presidenciale të vitit 2017.
Por kundërshtarët e Presidentit Francois Hollande kanë shprehur shqetësimin se këto “primare” po organizohen vetëm për të legjitimuar atë dhe jo për të bërë një garë reale. Ish–ministrja e Kulturës, Aurelie Filippetti, thotë se socialistët francezë që mbështesin Hollande po kërkojnë të ndjekin modelin shqiptar.
Në një artikull në gazetën “Le Parisien”, ajo flet për rrezikun e “primareve alla shqiptare”, të organizuara vetëm për të religjitimuar Francois Hollande.
Ajo shprehet: “Ata ëndërrojnë primare alla shqiptare: një kandidat i vetëm, Francois Hollande dhe asnjë kandidat të spikatur”.
Partia Socialiste e Francës e ka shtyrë për në qershor vendimin nëse do të ketë një apo disa kandidatë. Sekretari i Parë dhe disa të afërm të Presidentit të vendit janë shprehur pro kandidaturës së vetme të Francois Hollande.
Por sipas ish–ministres Filippetti, në këtë mënyrë socialistët po mbysin garën brenda partisë, akuza këto të njëjta të bëra në Shqipëri nga deputeti Ben Blushi dhe disa deputetë të tjerë kundër Edi Ramës, pasi ai vendosi të mos lejojë garën për kreun e partisë.
Kërkesës për të zhvilluar garë për kreun, Rama iu kundërpërgjigj me referendumin e së shtunës, për të legjitimuar qëndrimin e tij në krye të PS–së.
Sipas asaj që deklaron Filippetti, kjo mënyrë e të bërit zgjedhje në Partinë Socialiste të Shqipërisë, do të mbahet mend si një fenomen politik. Filippetti ka qenë anëtare e kabinetit qeveritar francez deri në vitin 2014. Ajo është ish-bashkëshortja e ekonomistit të njohur francez, Thomas Piketty. Ajo e ka kritikuar vazhdimisht Presidentin Hollande edhe për politikat qeverisëse, duke thënë se qeveria franceze nuk është më e së majtës.

I damkosur si manipulues

Damkë më të keqe për një lider politik nuk do të mund të kishte. Rama është sot simbol i së keqes dhe shkeljes së rregullit bazë të demokracisë, atij të votës së lirë. Një damkosje e tillë nënkupton qartërisht një lider autoritar me prirje diktatoriale që shtyp të drejtën themelore mbi të cilën pluralizmi politik, të drejtën e zgjedhjes dhe të zgjedhurit. Këtë e bëri hapur brenda partisë së tij, duke zëvendësuar zgjedhjet në strukturat drejtuese me referendumin ku e shpalli veten të përjetshëm. Një model i tillë i imponuar me pahir është sot një rrezik jo më për rrëshqitjen e një partie tek një model autoritar, por një rrezik për të gjithë shoqërinë. Vetëm pak orë pas farsës së atij referendumi, Sekretari Organizativ i PS, Klosi doli para mediave dhe deklaroi se këto standarde do të duhet të implementohen edhe në zgjedhjet parlamentare. Kjo deklaratë e Ramës përmes gojës së sekretarit të tij është një paralajmërim për të gjithë shqiptarët dhe opozitën. Rama po kërkon që të mbetet në pushtet përmes varrosjes së zgjedhjeve dhe votës së lirë. Atë që bëri në parti po kërkon ta bëjë në zgjedhjet parlamentare. Kjo është e vetmja mënyrë që ai shikon të mbajë pushtetin. Ai e di se me zgjedhje të lira, Rama del në opozitë, ndaj dhe beteja e tij e vetme është varrosja e zgjedhjeve të lira. Në funksion të kësaj skeme është edhe zvarritja pa fund e procesit të dekriminalizimit dhe ngritja e Byrosë së Hetimit. Implementimi i këtyre dy reformave madhore do të bënte që Rama të shihte veten në opozitë dhe tani ai po lufton për të zëvendësuar standardet demokratike me ato të partisë-shtet, gjë që nuk do të mund të bënte gjë tjetër veçse do të afronte destabilizimin e vendit.

Berisha: Edi Rama bëhet famëzi në mbarë Europën!

Ish-Kryeministri Berisha ka ironizuar Ramën në lidhje me deklaratat e ish-ministres franceze, e cila në një deklaratë të saj tallej me mënyrën se si është katandisur PS sot nën drejtimin e Ramës. “Socialistët në Francë: Mos të bëjmë primare si Edi Rama në Shqipëri! Ish-ministrja e Kulturës e Francës, Aurellie Filippetti thotë se socialistët francezë nuk duhet të bëjnë zgjedhje me një kandidat të vetëm (alla Edi Rama) (alla shqiptarçe). Kjo dëshmon se Edi Rama është bërë famëzi në të majtën europiane me standardin e tij zgjedhor”, shkruan Berisha.

Arben SHAHINI

Si e manipuloi Rama referendumin

Referendumi së pari ka ngjallur hije dyshimi, sepse nga votimi janë përjashtuar së paku 18 mijë socialistë ose gati 20% e zgjedhësve potencialë.
Në korrik të vitit 2015, në një takim me të rinjtë e PS në Jalë, Rama shpalli objektivin e tij për rritjen e anëtarësisë.
Ai tha në atë takim se, objektivi është që nga 100 mijë anëtarë të PS-së deri në atë moment, anëtarësia e PS-së do të shkojë në 150 mijë, në vitin 2017. Pra, me shifrat e vetë Ramës PS ka humbur saktësisht 18428 anëtarë, në raport me korrikun e kaluar dhe të gjithë ata që janë anëtarësuar në fushatën që pasoi nga korriku deri më tani.
Sepse është bërë ky falsifikim kuptohet lehtë: Që referendumi të quhet i vlefshëm duhet që në votime të dalin më shumë se 50% e anëtarësisë. Por frika se mos shumë nga socialistët bojkotojnë, pasi e kanë kuptuar falsitetin e kësaj gare, i ka shtyrë socialistët ta ulin numrin e votuesve?
Po pse kjo frikë nga bojkoti dhe falsiteti i garës?
Sepse për të shkuar deri në referendumin, qëllimi i të cilit ishte të shmangte garën e kreut aktual me kandidat alternative përballë u bë një seri shkeljesh dhe manipulimesh.
Së pari, sepse vetë referendumi ishte i paligjshëm ashtu siç tha vetë në kongres hartuesi i statutit të ri të PS, Fatmir Xhafa. Ai ishte i paligjshëm, sepse normalisht ai nuk mund të kishte fuqi prapavepruese për një garë që duhej bërë tri vite më parë. Por ai ishte i paligjshëm ashtu sikurse tha Xhafa, sepse nëse socialistët e votuan vetë statutin e ri në kongres, atëherë ata këtë nen e kishin miratuar në këtë statut, prandaj 9 prilli ishte i panevojshëm.

Basha: Dalja nga kriza vjen përmes programit të PD

Kryetari i PD, Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës mbi situatën ekonomike në vend ndërsa ka renditur me shifra situatën dramatike që po kalon vendi ku mjerimi dhe varfëria sa vijnë e shtohen. “Vetëm Borati do të kishte kurajon të fliste për suksese të ekonomisë shqiptare. Por ja që kemi liderin global që e quan sukses faktin se sipas Bankës Botërore, 46.2% e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë, pra janë të varfra. Se konsumi ra 2.3% gjatë vitit 2015 dhe po kështu fuqia blerëse e shqiptarëve. Se papunësia u rrit edhe në tremujorin e fundit. Se në 2015 eksportet ranë 4.9%, importet ranë 1.4%. Se kreditimi në dhjetor 2015 ra 2.3%. Se qeveria nuk mblodhi, por vodhi 400 milionë dollarë taksa dhe akciza në vitin 2015. Se e rriti borxhin në 72.2% për palma, fasada dhe “Jaguarë”” tha Basha.
Kreu i PD thekson se programi i PD është e vetmja alternativë që do të nxisë rimëkëmbjen ekonomike dhe do të nxjerrë vendin nga kriza. “Kjo është kriza e ekonomisë shqiptare dhe e çdo familje të vendit. Por Borati jeton në sukseset e tij personale që janë qindra milionë euro për vete, që janë vilat, luksi e parajsat fiskale. Nuk ka përmirësim, por vetëm përkeqësim me këtë qeveri. Dalja nga kriza dhe një ekonomi e fortë që prodhon, punëson dhe pasuron shqiptarët vjen përmes programit të PD: Taksa të ulëta, liri ekonomike dhe luftë krimit e korrupsionit qeveritar” u shpreh kreu i PD.

Reflektimi i Obamës

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se gabimi më i madh i presidencës së tij ishte dështimi për t’u përgatitur për pasojat në Libi pas ndërhyrjes së udhëhequr nga NATO për të përmbysur udhëheqësin e Libisë Moammar Gadhafi në vitin 2011, duke e lënë vendin në kaos. Presidenti Obama reflektoi mbi arritjet dhe dështimet gjatë dy mandateve të tij në Shtëpinë e Bardhë në një intervistë për rrjetin Fox News, duke i thënë gazetarit Chris Wallace se ndërhyrja në Libi për të mbrojtur civilët nga regjimi i Gadafit ishte gjëja e drejtë për të bërë. Pasi udhëheqësi libian u vra, muaj pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane filluan sulmet ajrore, ky vend i Lindjes së Mesme u la në kaos që vazhdon sot e kësaj dite. Milicitë morrën kontrollin duke formuar dy parlamente dhe qeveri rivale dhe Libia u bë një pikë kryesore nisjeje për emigrantët që përpiqen të arrijnë Evropën, duke ndihmuar dhe nxitur krizën e emigracionit në kontinent. Një qeveri e përkrahur nga  Kombet e Bashkuara ka arritur në kryeqytetin Tripoli, por asnjë nga parlamentet rivale nuk e ka mbështetur deri tani zyrtarisht marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja. Presidenti Obama tha se sot e sheh Libinë si një “vend në kaos” dhe në një intervistë tjetër për revistën Atlantic u shpreh se pas operacionit të Libisë, kryeministrit britanik David Cameron “iu shpërqëndrua vëmendja” nga një sërë ngjarjesh të tjera. Presidenti Obama gjithashtu kritikoi ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy për keqmenaxhimin  e ngjarjeve në Libi pas rrëzimit të Gadafit. Zoti  Obama tha se arritja e tij më e madhe gjatë viteve në Shtëpinë e Batdhë ishte shpëtimi i ekonomisë nga një depresion i madh në vitet 2008 dhe 2009 kur rënia ekonomike ishte më e keqja që nga koha e krizës së madhe të viteve 1930.  Miliona punëtorë u pushuan nga puna, shumë prej tyre madje humbën shtëpitë, duke mos qënë në gjendje të paguanin kreditë, megjithatë ekonomia a SHBA mbetet më e madhja në botë dhe shkalla e papunësisë sot ka rënë në nivele historike. Presidenti Obama, i cili largohet nga detyra janarin e ardhshëm, tha se dita më e mirë e presidencës së tij ishte në vitin 2010 kur kongresi miratoi reformën kombëtare të kujdesit shëndetësor që u quajt “Obamacare”, një plan që u ka dhënë sigurim shëndetësor miliona njerëzve të cilët ishin të pasiguruar për arsye financiare. Shumica e kundërshtarëve republikanë të presidentit demokrat ende e kritikojnë planin Obamacare. Megjithëse ndërmorrën disa përpjekje, ata nuk arritën ta shfuqizonin dhe nuk ishin as në gjendje të binin dakord mbi një plan për ta zëvendësuar atë. Presidenti Obama tha se dita më e keqe e presidencës së tij ishte gjatë vizitës në qytetin e vogël Njutaun, të shtetit Kënektikat, dy ditë pasi një person i armatosur vrau 20 nxënës dhe gjashtë mësues në fund të vitit 2012.