25.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Shoqëria ka nevojë për drejtësi

Deputetja e PD Albana Vokshi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku mazhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me vendimet e miratuara dite me pare ne Komisionin e Ligjeve per heqjen e kompetences se Presidentit per te propozuar kryetarin e ILDKP.

Albana Vokshi

Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut sot në Shqipëri rrezikohen jo vetëm nga dhuna shtetërore, por më së shumti nga varfëria. Shqipëria sot nuk prodhon asgjë, përveç propagandës. Papunësia vazhdon të jetë në nivelin prej 17.3%, 1 ndër 3 të rinj sot janë në kërkim të një pune, një ndër 2 gra janë në kërkim të një page për të ushqyer fëmijët…dhe papunësia vazhdon të rritet cdo ditë te gratë…që ë bën edhe më shqetësues këtë trend. Ata nuk kanë më asnjë shpresë për dritë në fund të tunelit. Aktivistët e të drejtave të fëmijëve kanë vënë alarmin dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit sepse 100 mijë të mitur jetojnë në kushte varfërie ekstreme dhe shkojnë në shkollë të uritur dhe të veshur keq. Organizatat ndërkombëtare raportojnë që 50 mijë fëmijë shqiptarë punojnë në rrugë për të nxjerrë bukën e gojës edhe për familjet e tyre dhe qindra fëmijë romë dhe egjiptianë shfrytëzohen për lypje. Kjo është arsye pse Shqipëria po braktiset çdo ditë nga shqiptarët. Kjo është një strategji e qeverisë, për të larguar nga vendi popullësinë aktive, rininë e cila në kushte të tjera, të një ndërgjegjeje qytetare do të ishte prijëse e revolucioneve demokratike.

Rama me politikat korruptive, ja doli të zhysë ekonominë shqiptare në krizë të thellë: Prodhimi i Brendshëm Bruto ka ngecur, Deficitet fiskale janë të larta, ekonomia ka rënë në deflacion, konsumi për herë të parë pas kaq vitesh është në rënie të lirë. Bizneset dhe qytetarët janë në një ankth për atë cka po ndodh apo mund t’ju ndodhë cdo ditë në një shtet, ku askush nuk gjen një portë të hapur për drejtësi. Problemi më i madh sot, është kriminalizimi. Rama ja doli që në më pak se tre vjet qeverisje rilindase të kriminalizojë cdo gjë, cdo fushë dhe sektor jetik. Rama kriminalizoi administratën publike, krimilalizoi Qeverinë dhe Parlamentin, e cdo ditë kërkon të kapë edhe pushtetet e tjera. Grupet Kriminale kanë kapur Ramën dhe Qeverinë dhe bëjnë ligjin pa pasur frikën e shtetit ligjor. Fenomeni I Lazaratit u replikua në të gjithë Shqipërinë, tashmë trafiku i narkotikëve është në duart e 2-3 bandave kriminale të lidhura me Qeverinë. Në më pak se tre vjet Qeverisje, Rama ja doli që të kthejë Korrupsionin në sistem të përhapur kudo, në cdo nivel apo degë qeverisje.

të gjitha raportet evidentojnë shkeljen e të drejtave themelore të qytetarëve: shqiptarët nuk kanë punësim, shqiptarët nuk kanë strehim, shqiptarët nuk kanë ushqim, shqiptarët nuk kanë edukim e shendetesi, shqiptarët nuk kanë shpresë dhe asnjë mundësi. E në këto kushte, shqiptarët ikin, pa e kthyer kokën pas. . . për të rigjetur shpresën e humbur…për të rikthyer ëndërrat e humbura të fëmijëve të tyre. Është e trishtueshme sidomos për ne politikanët, kur dëgjojmë që shqiptarët vazhdojnë të zënë vendin e dytë pas Sirisë (vend në konflikt) për azilkërkues në Gjermani, dhe muajt e fundit kemi zënë një vend të parë për azilkërkim në Hollanë. -100 mijë shqiptarë aziluan vetëm në një vit të dëshpëruar, të mjeruar e pa shpresë; – 200 mijë të tjerë kërkojnë ëndrrën amerikane… – Eurstat para disa javësh vuri alarmin se 30 mijë fëmijë kanë kërkuar azil në 2015 në vendet e BE e që rrezikojnë trauma psikologjike për mospranimin, e për rikthim në vendin e tyre E gjithë kjo paradë shifrash, raportesh duhet të na bëjë ne deputetëve të këtij parlamenti, por më së shumti qeverinë dhe maxhorancën të reflektojë, qoftë edhe për një moment!!! Po largohen qytetarët e vendit tonë!!! Po largohen intelektualet dhe ndërhyrja e shtetit kërkohet në mënyrë urgjente!!! Ndaj, të nderuar kolegë, unë isha shumë shpresëplotë që ky pr.ligj do të ndikonte sadopak në zbutjen e varfërisë që ka pllakosur vendin. Por pasi lexova pr.ligjin dhe relacionin kuptova që vetëm ky nuk ishet qëllimi i tij.

Kryeministri, “udhëheqësi i lartë” i korrupsionit në Shqipëri me këtë pr.ligj ka urdhëruar “entourazhin” të zbusë me propagandë varfërinë e tejskajshme, që perjetojnë mijëra familje shqiptare. Ndryshimet ne “Projekt-ligjn për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, pritet që të thellojnë varfërinë edhe në 9 qartët e tjera. Skema për përfituesit e ndihmës ekonomike bëhet burokratike me ligj! Hartuesit duket se kanë qënë në presion për të bërë një draft, që nuk kuptohet as nga vetë ata… Në ligj flitet për aplikimin e një formule pikëzimi që asnjëherë nuk bëhet publike.  Tallja me të pamundurit i kalon kufijtë humanë, kur në shifrën e vetme që gjejmë në relacion është shuma që përfitojnë familjet e fermerëve me të ardhura të pamjaftueshme. Me paketën solidare të mashtruesve, familjet fermere pa ta ardhura ndihmohen me më pak se 800 lekë në muaj! Tronditëse dhe sjellje kriminale me 40 mijë familje në nevojë që sipas statistikës zyrtare të ministrisë marrin më pak se 800 lekë në muaj ndihmë ekonomike ose vetëm 10 bukë në muaj… Rezultatet i projektit pilot për ndihmën ekonomike, i financuar këto 3 vite nga Banka Botërore ruhet “top sekret” dhe ndalohet edhe për Komisionin Parlamentar të Cështjeve Sociale. E gjithë ajo që dihet e që propagandohet cdo ditë është që po pastrohet skema e Ndihmës Ekonomike, që janë hequr mbi 20 mijë familje nga Skema e Ndihmës Ekonomike e këtë vit pritet të hiqen akoma më shumë; që janë hequr mbi 1000 Persona me Aftësi të Kufizuar nga skema e invaliditetit e këtë vit pritet që të largohen më shumë…. Në ministrinë e mirëqënies kërkuam informacion të detajuar në lidhje më zbatimin e projektit pilot, me aplikimin e formulës dhe peshat specigfike. Si kishte ndikuar ajo në 3 qarqet? Sa ishte niveli i varfërisë në to??? Por ky informacion nuk na u vu në dispozicion. Ekzekutivi vazhdon në mënyrë arrogtante të shkelë kushtetutën e të mos raportojë të legjislativi. Në kemi dyshime të bazuara në fakte që regjistri elektronik kombëtar i përfituesve do të përdoret për shantazhe politike të njerëzve në nevojë në prag zgjedhjesh. Qeveria do të mundohet të blejë votën më bukën e gojës së fëmijëvë në familjet në ndihmë ekonomike. Përderisa kjo është një nismë e inicuar në 2010, në një varg negociatash jo të lehta me BB dhe grupet e interest që u konkludua me miratimin e marrëveshjes prej 38 mln Eurosh në prill 2013, ne kemi bindjen që është një mëkanizëm I duhur dhe I domosdoshëm për të pastruar skemën e ndihmës ekonomik e për të kaluar mbështetjen sociale te shtetit te ata më në nevojë.

Mendja juaj e mbrapshtë do blejë vota me bukën e gojës së fëmijëve të varfër. Dhe unë dhe kolegët e mij deputetë s’do mund t’i japim zgjidhje halleve të shumta të qindra qytetarëve e pacientëve që që në orët e para të mëngjesit zënë rradhë të onkologjiku në pritje e në shpresë që do mund të marrin barin apo kurën e nevojshme për të shpëtuar jetën e tyre; në s’do mund ti japim zgjidhje problemeve të shumta të Inës, kryëfamiljares me dy fëmijë (6 dhe 10 vjec) të cilët detyrohet ti mbyllë në shtëpi kush shkon për seancën e rradhës së kimios në spital…por që 35 mijë lekëshi i Ndihmës ekonomike nuk i mjafton për të paguar faturat e dritave, ujit, ushqimpër fëmijët e jo më për kurat e saj të shtrenjta…ndaj herë pas here detyrohet ti ndërpresë ato nëse spitali nuk ja siguron. E në këto kushte… A nuk do të ishte më mirë që 340 mln eurot që kanë vajtur në xhepat e klientëve të Qeverisë për vetëm 3 koncesione të panevojshme në shëndetësi, të shkonin për projekte që do rrisnin punësimin, që do zbusnin varfërinë, do përmirësonin infrastrukturën në shkolla, spitale, kopshte, rrugë?? Të shkonin për rritje pagash e pensionesh dhe për buxhetin social në ndihmë të njerëzve në nevojë?? Është pak të thuash se po qeverisemi si në komunizëm…! Propaganda socialiste, më shumë dua partinë se Shqipërinë, njofton një të vërtetë të trishtë: varfërinë ! Ndaj sot Shqipëria ka nevojë për optimizëm. Qytetarët dhe biznesi kanë nevojë të shohin shpresë. Shoqëria ka nevojë të ndjejë drejtësi.

Varfëria në kulm, qeveria punon për krimin

Arjola Halimi

Nuk e di nëse ishte një sinkroni rastësore ose jo, por pikërisht sot kur do të flisja mbi këtë projektligj të ndimës ekonomikë nga qyteti i Cërrikut më vijnë disa telefonata se ka mbi dy muaj që qytetarëve atje u vonohet pagesa e ndihmës dhe se qytetarët nuk e kanë marrë ende këtë pagesë. Pra me pak fjalë ka më shumë se dy muaj vonesë që nuk e marrin dhe kjo sipas tyre është një përsëritje e vazhdueshme. Kujtoj se ndërsa keni qenënë opozitë keni qenë shumë të ndjeshëm ndaj momenteve të tilla. Cfarë ka ndodhur që nuk jeni më? Ka ndodhur vetëm një ndryshim. Ju jeni pushteti? Ju keni bërë ndryshimin duke i shumuar e shpeshtuar ku s’ka ku vejë raste të tilla. Nëse nuk e marrin ndihmën ekonomike që të shlyejnë detyrimet e prapambetura unë nuk u jap dot sërish me listë ushqime thotë një tregëtar sepse kështu i bie të falimentoj dhe vetë pasi nuk kam me se të bëj furniimet. Me pak fjalë i keni lënë të pangrënë. Por jam shumë e sigurt që kjo bie në vesh të shurdhët.

Për tu rikthyer tek projektligji ndryshimi tjetër i parashikuar nëtë përpos ndryshimit të parë që ka të bëjë me shtrirjen e formulës së pikëzimit në të gjithë vendin së bashku me mbartjen e gjithëabuzimeve me të cilat ju e aplikuat këtë formulë në qytetet pilot, është kalimi i shqyrtimit të kritereve dhe të drejtës së vednimmarrjes, nëse të takon ose jo ndihma ekonomike, jo më bashkive por shërbimit social i cili sikusre dihet është në rang qarku. Përkatësisht neni 10 i projektligjit actual që sjell ndryshimet e nenit 27 në ligjin ekzistues. Kjo edhe njëherë nuk tregon gjë tjetër veçse përpjekjen tuaj për tëkontrolluar dhe për të centralizuar gjithçka,çdo shërbim, çdo fond të mundshëm. See verifikoka më mirë shërbimi social se sa bashkia qëështë shumë herë më pranë qytetarit dhe njeh më nga afërgjëndjen ekonomike sociale të familjes, këtë gjëndje. Këtë se beson as budalla më pak i mençur në këtë vend. Është më se e kuptueshme se doni kontroll mbi gjithçka dhe sigurisht nuk kanë përse bëjnë përjashtim për ju edhe fondet që lidhen me ndihmën ekonomike, edhe pse janë fonde për shtresën më të të varfër të shoqërisë sëë këtij vendi. Ua keni shtuar e ndërlikuar sorrollatjet që duhet të heq një qytetar me këtë projektligj për të përftuar këtë ndihmë ekonomike. Këtë keni bërë. Jo bashkia, jo shërbimi social shtëror. Nuk është e qartë se ku duhet të aplikojë qytetari pavarësisht administratorit vendor pasi nuk dihet se sa e qartë do të jetë bashkia dhe ky i fundit kur nuk jemi ne të qartë në lidhje me kriteret që duhet të plotësohen për ta përftuar ndihmën ekonomike. Për rrjedhojë qoftë edhe për aplikimin.

Në fakt një qytetar në pamundësi të tilla ekonomike pasi për këtëështë subjekt në projektligj, kur e ka të vështirë të paguaj qoftë edhe pagesën e udhëtimit që mund ti duhet të bëjë nga vendi ku banon për të shkuar në destinacion zor se mund të përftojë nga kjo. Thuhet se mund të ankohet pranë bashkisë por në të shumtën e rasteve bashkitë në këtë errësirë të plotë informacioni që kanë patjetër që do ti referojnë rastet tek shërbimi social dhe qytetarët do tu duhet të udhëtojnë vetë atje. D. m.th sorrollatje pas sorrollatje e qëllimtë në mënyrë që të ketësa më pak aplikime dhe sa më shumë abuzime. Keni thënë në projektligj koeficientë dhe ndryshore të përcaktuara qartë të dala nga lidhjet reciproke dhe objektive me statusin ekonomik dhe varfërinë. Si përcaktohet statusi ekonomik? Treguesit për varfërinë?

Keni thënë vlerësimi bio-psiko-social multidisiplinar në lidhje me faktorët që mund të dëmtojnë aftësinë e një individi për punë. E shprehur kështu është për tu përgëzuar por keni thënë bazuar në dokumentet e përgatitura nga mjekët, (jo psikologët dhe punonjësit social) dhe intervistat e zhvilluara, e jo bazuar në kritere të standartizuara sikurse i ka gjithë bota duke i lënë mjekët të paqartë ose duke krijuar  hapësira të pafundme për abuzime. Masat përjashtuese nga skema e ndihmës ekonomike për familjet të cilat nuk zbatojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi, thuhet në projektligj, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, pra nuk i keni përfshirë në ligj. Kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike thuhet në nenin 3 (ose neni 10 i ndryshuar) vlerësohen sipas nevoja dhe gjëndjes së varfërisë. Kriteret dhe detajet e formulës përcaktohen prapë me VKM. Se ku është transparenca dhe qartësia këtu ec e mere vesh kur kryeministri juaj së bashku me ministrat përgjegjës ligjërojnë nga mëngjesi nëdarkëdhe dëshmojnë njëherazi paaftësinë e tyre për ta njohur varfërinë e jo më për ta legjitimuar atë për njerëzit në nevojë. Në fakt për kryeministrin tonë Shqipëria lulëzon në investime, zhvillime dhe bum ekonomik.

Tani meqë e di që do thoni se me këtë projekligj keni hequr ndihmën e pjesshme dhe e keni bërë atë të plotë e do na e shisni këtë për arritje kujtoj qytetarët se kjo nuk do të thotë se numri i atyre që e përftojnë do të rritet apo se do të mbetet i njëjtë aty ku është. Gjasat janë që të ulet. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse ekeni vështirësuar edhe më shumë proçesin jo për shkak të formulës, dhe dixhitalizimit të proçesit, projekt i nisur nga ne, po përmes abuzimit dhe mungesës së skajshme të transparencës. Për ta përfunduar dua të vë nëdukje edhe disa fakte të tjera që nuk kanë lidhje me ligjin në fjalë po me abuzimet tuaja dhe ministrinë në fjalë. Kështu nga një hetim i kujdeshëm kur 160 milionë dollarëve nuk u dihet vendi se ku kanë shkuar, personat me aftësi të kufizuar, aftësi ndryshe, jo vetëm që nuk kanë e as do të kenë rritje të pagesës së invaliditetit, por një pjesë e tyre nuk do të përfitojnë pasi ju qëllimisht vazhdoni të zbatoni kritere të vjetëruara dhe gjeni çdo ndërlikim të mundshëm në ligj që për këtë pagesë të përftojnë sa më pak persona. Kyështë një problem i ngritur disa herë dhe që dëshmon edhe njëherë pandjeshmërinë tuaj pasi edhe kur paaftësia e tyre është lehtësisht e verifikueshme ata nuk e përftojnë pagesën e invaliditetit sepse kriteret tuaja janë orientuese dhe jo të standartizuara. Ndërkohë që bota evolon në lidhje me sëmundshmërinë, invaliditetin dhe aftësinë e kufizuar ju vazhdoni të përdorni kritere që e kufizojnë tej mase mundësinë e përfitimit të kësaj pagese nga qytetarët dhe këtë e bëni qëllimisht. Së dyti keni miratuar një ligj sipas së cilit edhe pse mund të kesh mbi 30 vjet punë por nuk ke mbushur moshën e pensionit dhe papritur sëmuresh, nuk mund të përftosh shërbim shëndetësor nëse nuk ke paguar të pakëtn 12 muaj sigurime në 5 vitet e fundit. Pra punon gjithë jetën dhe nuk u siguroni as atë palo shërbim shëndetësor që me të drejtë I takon çdo qytetarë aq më tepër dikujt me kaq vite pune. Nuk keni lënë më vend pa bërë abuzime.

Së fundi dua tu kujtoj se nuk ka asnjë ditë, asnjë moment që dal në rrugë për të takuar qytetarë dhë që shqetësimi i tyre kryesor përpos halleve pafund qe u keni mbarsur mbi shpinë, të mos jetë abuzimi me faturat e energjisë. Rritët çmimin e energjisë në vlerë për kilovat, hoqët fashën mbrojtëse të limitit prej 300 kilovatësh. Nuk ka sesi të mos vijnë kaq të kripura faturat e energjisë elektrike për këtë shkak dhe për shkak të abuzimeve shpesh të pabesueshme nga OSHE. Janë me qindra qytetarë që enden dyerve të OSHE dhe tëgjykatave për mbifaturime marramendëse të energjisë elektrike për të gjetur të drejtën e tyre, që në të shumtën e rasteve nuk e gjejnë dhe që sipas jush detyrohen fillimisht të paguajnë pastaj të ankohen. Nuk janëdy, pesë apo 10 raste, janë me qindra, madje me mijëra mund të them pa frikë. As një masë ndaj OSHE. Asnjë përpjekje për të ndalur abuzimet edhe pse jemi në situatë alarmi. Në fakt nuk ka se si tëishte ndryshe, kjo sepse sot shqiptarët nuk kanë qeveri. Ata udhëhiqen nga një organizatë kriminale.

Rama gënjeu për Prokurorinë në shërbim të Shullazit e Tahirit

Rama gënjeu dje Parlamentin kur tha se policia ka kërkuar përgjim për Emiljano Shullazin dhe nuk e ka marrë lejen nga Prokuroria. Kryeministri ka sqaruar disa herë procedurën e ndjekur nga policia për arrestimin e Shullazit. Ai është përpjekur të bëjë me faj Prokurorinë, e cila sipas Kryeministrit ka vonuar deri në mesnatë të lëshojë urdhrin e arrestit, ndërkohë që policia e kishte shoqëruar Shullazin. Duket e qartë bindja e Kryeministrit se, Prokuroria ka vonuar në lëshimin e urdhër arrestit, më keq akoma, ka refuzuar kërkesën për përgjim. Pra, Kryeministri foli për një krizë të fortë në raportet mes policisë dhe Prokurorisë. Sipas tij, Prokuroria dhe policia, dy institucionet ligjzbatuese të shtetit nuk bashkëpunojnë, pra rendi dhe siguria në vend nuk funksionon. Kjo ishte një deklaratë e rëndë e thënë nga goja e kreut të qeverisë.
“Policia e ka ndaluar Shullazin dhe më pas ka kërkuar nga Prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë pas mesnate, ndërkohë që personazhi në fjalë ishte në qeli. Është kërkuar autorizimi për përgjimin dhe nuk është arritur”, ka thënë Rama.
Por pak çaste pas tij, ministri i Brendshëm e përgënjeshtroi Kryeministrin duke thënë se ishte një lapsus. “Ishte lapsus i Kryeministrit, kur tha se Prokuroria nuk ka pranuar kërkesën për përgjim. Por, e vërteta është se policia ka referuar çdo material”, tha Tahiri.
Ndërkohë Kryeministri Rama e kishte përsëritur deklaratën më shumë se një herë, në replikë me Palokën e Topallin. Pra, nuk duket i besueshëm versioni i ministrit Tahiri, që kishim të bënim thjesht me një lapsus.
Ajo çfarë konfirmoi Rama përmes kësaj deklarate është një konflikt i hapur mes ministrit Tahiri dhe Prokurorisë për çështjet e krimit. Se kush ka të drejtë dhe se kush është i lidhur me krimin kjo nuk ka asnjë pikëpyetje për opinionin. Tahiri është një zëdhënës i hapur bandave dhe krimit të organizuar, ndërsa për kryeprokurorin Llalla deri tani nuk ka pasur një deklaratë që ta akuzojë atë për lidhje të tilla kriminale.
Rama e bëri atë deklaratë për të mashtruar opinionin dhe për të mbrojtur hapur ministrin e tij. Po përse duhet ta mbronte duke sajuar një gënjeshtër të rëndë, të cilën u detyrua më pas që ta përgënjeshtronte vetë Tahiri? Arsyeja është e thjeshtë. Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur natën e arrestimit të ortakut të Ramës në krimin e organizuar, Shullazit. Prokuroria ka kërkuar me ngulm arrestimin e Shullazit dhe hezitimi i policisë për të zbatuar vendimin e Prokurorisë ka detyruar kryeprokurorin që të thërrasë në një takim edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Pas këtij takimi dhe paralajmërimeve të forta që Rama ka marrë direkt, është lejuar që Shullazi të arrestohet.
Gënjeshtra e djeshme e Ramës dhe tërheqja prej saj përmes ministrit të Krimit nuk bëri gjë tjetër veçse konfirmoi para të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se kreu i qeverisë dhe ministri i tij i Brendshëm qëndrojnë prapa të gjitha krimeve të Shullazit.

20 mijë zyrtarë nuk plotësojnë formularët e dekriminalizimit

Janë mbi 20 mijë persona që punojnë në administratën shtetërore dhe nuk kanë dorëzuar akoma formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Nëse nuk e bëjnë këtë gjë deri më 5 maj që është edhe afati i fundit ligjërisht, ata rrezikojnë të shkarkohen nga puna.
Këtë apel e ka bërë vetë ministrja e Inovacionit, Milena Harito, e cila i bëri thirrje punonjësve të administratës të dorëzojnë formularin e plotësuar.
“Deri tani 3 mijë vetë e kanë dorëzuar”, tha Harito, e cila nënvizoi “është e rëndësishme që çdo njeri të bëjë vetëdeklarimin se ligji e parashikon kështu. Deri më 5 maj është afati i fundit dhe çdo njeri që është subjekt i ligjit, shkarkohet automatikisht nga puna nëse nuk e dorëzon. Unë vetë e kam plotësuar, fare i thjeshtë, s’ka asnjë vështirësi”.
Ky apel është për administratën, theksoi ministrja, e cila nënvizoi se informacioni është publik ndaj çdo njeri është mirë të interesohet.
Po përse këta zyrtarë nuk po e dorëzojnë formularin e dekriminalizimit? Pyetja ka si përgjigje shkallën e lartë të kriminalizimit të administratës. Nëse vërtet do të kishin njerëz pa problem, ata nuk do të kishin asnjë pengesë që të plotësonin formularët e dekriminalizimit.
Deklarata e djeshme e ministres është një ogur i keq. Një arsye tjetër është fakti se kjo administratë nuk e njeh dhe nuk kërkon që të zbatohet ligji i dekriminalizimit. Kjo është thënë hapur edhe nga kreu i qeverisë sipas të cilit ligji është antikushtetues dhe tani të njëjtën gjë duket se po bën edhe pjesa më e madhe e administratës.
Brenda 19 ditësh përfundon afati që Parlamenti i ka dhënë administratës për të përmbushur formularin e dekriminalizimit. Halli i të inkriminuarve është fakti se ligji parashikon dënim me burg nëse ata gënjejnë në plotësimin e formularit. Po në rast se ata nuk e plotësojë? Përgjigjja e kësaj pyetje sipas ligjit është se ata do të humbasin vendin e punës. Të inkriminuarit që e dinë se i kanë letrat e hapura për krimet e tyre dhe që janë pjesë e administratës të këtij pushteti duket se kanë gjetur mënyrën më të butë për t’u larguar, duke mos dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Në këtë rast ata evitojnë deklaratën e rreme se nuk janë të penalizuar dhe në të njëjtën kohë i shpëtojnë dhe burgut dhe dalin para njerëzve të tyre si cuba që nuk pranonin të përmbushnin një formular si ai i dekriminalizimit.
Procesi i dekriminalizimit është prova më e fortë e ekzistencës së këtij pushteti dhe të stabilitetit në vend. Është e qartë se Rama nuk do të pranojë të largojë kriminelët sepse pa ata ai nuk mund të fitojë asnjë palë zgjedhje. Këta të inkriminuar nuk do të plotësojnë formularët e dekriminalizimit sepse kanë dëgjuar shefin e tyre që ka deklaruar se ligji është antikushtetues. Fakti se 20 mijë punonjës të këtij pushteti nuk pranojnë të plotësojnë formularin është një paralajmërim i keq për atë që mund të ndodhë në rast se Rama do të sfidojë ligjin e dekriminalizimit.

Rama ia kaloi edhe avokatit të Milit të partisë

Eduard HALIMI

Një gjë, për t’iu përgjigjur drejt dhe shkurt propagandës së kryeministrit në mëngjes, se medemek ne nuk qenkemi në tavolinën e Reformës në Drejtësi. Kemi gati draftin, tha Rama, por nuk e votojnë. Eshtë gati drafti zoti Majko? Nuk është gati drafti. Pse? Sepse ekspertët ndërkombëtare me ekspertët tanë dhe me ekspertët tuaj, po e rishikojnë draftin që ta përputhin me Venecian. Dhe po ju them këtu, që ditën e parë që ekspertët ndërkombëtarë do sjellin draftin për Byronë Kombëtare të Hetimit, për Prokurorinë Speciale, për kontrollin e gjithë gjyqtarëve për aspektet e korrupsionit, atë  ditë, të nesërmen, grupi parlamentar do të shkojë ta votojë. A e kemi thënë këtë në komision zoti Majko, zonja Hysi. E kemi thënë pra. Dhe e them prapë këtu, dhe kjo është përgjigje e drejtpërdrejtë. Atë ditë që do të vijnë ato amendamente kushtetuese që siç ramë dakort në komision do të shoqërohen bashkë me ligjet që kanë të bëjnë me Byronë Kombëtare të Hetimit, me Prokurorinë Speciale me kontrollin e gjithë gjyqtarëve, ne do të vijmë t’i votojmë që të nesërmen. A kemi thënë këtë para një jave? Dhe po ashtu, a ramë dakort që nuk do të bënim retorikë jashtë? Por, meqenëse kryeministri mashtroi, jam i detyruar ta them këtë. Opozita është aty dhe është gati menjëherë që nesër të votojë të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me byronë, por jo siç e donte Edi Rama, që në program e kishte në Ministrinë e Brendshme, por siç tha Venecia, të jetë tek Prokuroria Speciale.Tani, dua të theksoj një gjë. Këtë javë ka një ngjarje të madhe. Eshtë një ngjarje që të paktën i madh e i vogël gjeti një ngushëllim. Eshtë arrestuar Mili, është arrestuar Mili. Doli kryeministri dhe bëri dhe atë që avokati i Milit nuk e bëri. Nuk e tha avokati i Milit që Prokuroria kishte hezituar dhe kishte nxjerrë urdhër me vonesë, sepse për Gjykatën kjo do të thotë që arrestimi është i paligjshëm, se shoqërimi është i paligjshëm. Nuk e tha, nuk arriti ta thonte dot avokati i Milit. E tha kryeministri këtu. Po në çdo vend normal, kryeministri, kur arrestohet kreu i një bande, se të gjithë ju e dini që Mili kreu i një bande ishte, për këtë dini dhe bini dakort të gjithë që kishte bandë, apo jo, del dhe e përshëndet organin e akuzës. Por si nuk doli një herë kryeminsitri të falenderonte sot Prokurorinë. Çfarë janë ata? Edhe ata kanë nevojë për pak mbrojtje, kanë nevojë për pak kurajo. Si nuk doli të lavdëronte punën e Prokurorisë? Ti dilte në krah grupit të prokurorëve. Por të vetmen gjë që bëri, sulmoi Prokurorinë. Sulmoi Prokurorinë, duke thënë prit se aty ka disa kleçka. Madje, arriti deri atje sa tha që ka përgjime ilegale dhe se policia nuk bën përgjime ilegale. Pra, duke hedhur dyshime, supozoj unë, si njeri i të drejtës, mbi ato prova që ekzistojnë aty për Milin e partisë. Tani Mili i partisë dhe Reforma në Drejtësi bashkohen në një pikë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe nuk e kemi lançuar ne si opozitë, jua ka thënë ambasadori amerikan, u ka thënë prej gjashtë muajsh, arrestoni Milin e partisë dhe arrestimi i Milit të partisë në mënyrë të padiskutueshme është hapi i parë i Reformës në Drejtësi.

Në mos keni armë gjeni, a duhet ligj i ri për armët?

I pari ja mbathi nga Parlamenti, i dyti është zverdhur, pas propozimit të Ish-Kryeministrit Berisha se shqiptarët me ligj duhet të vetmbrohen nga kjo organizatë kriminale, e cila ka ushtrinë e krimit të Shullazit që vret, që merr peng, që gjobit biznesmenët, që vjedh paratë e shqiptarëve, që e kthen vendin në një plantacion droge, ku biri i deputetes ekzekuton 5 qytetarë, ku deputeti vret në oborrin e komisariatit dhe bandat lëshohen të armatosura në të gjithë Shqipërinë duke ekzekutuar zgjedhjet për të siguruar pushtetin e përjetshëm të tyre. Kur shteti bie në gjunjët e një organizate kriminale, atëhere këtu nuk ka më siguri për askënd dhe kujtdo i lind e drejta të vetmbrohet. Kjo nuk është gjuha në një vend normal, por kjo është gjuha që njeh një i cmendur që e ka kthyer vendin në një inkubator krimi. Kur qytetarët dëgjojnë faktet e tmerrshme të lidhjeve të kreut të qeverisë dhe ministrit të Brendshëm me kreun e krimit të organizuar, Shullazi, atëhere kush mund ti mbrojë qytetarët? Në kushte të tilla e vetmja zgjidhje mbetet vetmbrojtja nga një organizatë kriminale përmes një ligji të ri për armët.
Këto janë vetëm disa nga fotot e vrasësve me pushtet të Ramës nga të cilat qytetarët nuk ka kush i mbron ndaj po kërkohet vetmbrojtja. Kryeministri dhe ministri i Brendshëm nuk do të dënohen pse Shullazi godiste me antitank biznesmenët që nuk i paguanin gjobën, por për faktin se u shndërruan në ndërmjetësues dhe garant pagesash për biznesmenët e tjerë që ishin në listën e gjobvënies së Shullazit. Ata nuk do të akuzohen pse Shullazi vriste për të grabitur prona, por për faktin se e ndihmuan bandën që të legalizonte, hipotekonte dhe çertifikonte mbi 100 prona të grabitura në tre vite.
Me atë që tha në Parlament, Kryeministri Rama na ka bindur se jeta e çdo shqiptari është në rrezik, pikësëpari prej tij, ministrit të Brendshëm dhe bandave që kanë mbushur Parlamentin, administratën, policinë dhe rrugët e Shqipërisë. Ky rrezik vjen nga fakti se ky pushtet është shndërruar në një bandë që atë para dhe pasuri që nuk ta merr përmes taksave dhe tatimeve ta merr përmes Shullazëve që i ka në çdo lagje, fshat dhe qytet.
Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që pasi Shullazi të shantazhon, të gjobit, të grabit dhe të vret, kryeministri justifikohet “nuk e di se çfarë ka Mili kohët e fundit. Nuk është mirë”. Vetëm në Shqipëri ndodh që ministri i Brendshëm të justifikojë ushtarllëkun e tij ndaj një krimineli me shprehjen “kushdo që do të ishte sot ministër i Brendshëm do të ishte i lidhur me Shullazin”. Vetëm në Shqipëri ndodh që kryeministri është kapobandë dhe çdo ministër, parlamentar, nëpunës i administratës dhe kriminel në vend është thjesht një ushtar i pushtetit të tij absolut, që merr frymë vetëm për të pasuruar dhe zgjatur jetëgjatësinë në karrige të absolutit.
Tragjike, por e vërtetë, vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që propaganda e pushtetit të sulmojë kandidatin për rektor për faktin, sepse nuk fliste publikisht se e kishte rrahur dhe kërcënuar me jetë Shullazi i kryeministrit. Tragjike, por kur një kryeministër që bën orgji dhe vret e pret qytetarët me banditë që ruhen me policë, kur një ministër i Brendshëm që bën me gisht shefin e tij për pafuqinë e tij dhe shndërron Shqipërinë në pashallëk të drogës, kur një armatë policësh që mund të qëndrojnë në detyrë vetëm nëse mbyllin sytë kur kalon Shullazi me armë, me pengje dhe me drogë, i kanë lënë qytetarëve vetëm një alternativë: vetëmbrojtjen.
Shqiptarët kanë patuar periudha pa fund në historinë e tyre kombëtare që të mos kenë shtet, të kenë një shtet pushtues, ose një pushtet kriminal, por gjithnjë përballë tyre janë mbrojtur ose kanë vdekur me armë në dorë. Jo rastësisht tre herë ka lulëzuar krimi i bandave në Shqipëri, fillimisht kur komunistët morën pushtetin në ’44, kur rimorën pushtetin me armë në ’97 dhe në 2013 kur mblodhën qelbësirat anë e kënd vendit. Këto janë edhe tre rastet, kur kriminelët janë futur në Parlament, mes tyre dhe gjakpirës.
Tani që Shullazët të vënë tritol dhe të djegin biznesin, të rrëmbëjnë fëmijët, paratë dhe pasuritë për t’i ndarë me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, dhe policia është e paaftë që të të mbrojë, shqiptarëve ju duhet dhënë e drejta të vetëmbrohen. Qoftë edhe përkohësisht sa të shporret Rama dhe banda e tij nga pushteti. Qytetarët meritojnë mbrojtje. Ata të gjithë nuk mund dhe nuk duan të ikin nga ky vend, ndaj ligji duhet t’i mbrojë. Shumë vende perëndimore të Europës dhe SHBA i lejojnë qytetarët të mbajnë armë për të mbrojtur veten, familjen dhe pronën. Në një këngë labe thuhet “në mos keni armë gjeni, ia rrëmbeni atij qeni”. Do ishte mirë t’u merreshin armët banditëve, por sa kohë shteti është vënë në shërbim të krimit, ligji duhet të miratohet për t’i ardhur në ndihmë qytetarit.

A.Shahini

Thirrje për vetmbrojtje dhe me ligj si amerikanët

Ish kryeministri Berisha propozoi dje në Kuvend hartimin e një ligji të ri, i cili do tu mundësojë qytetarëve shqiptarë që të mund të pajisen me armë për vetmbrojtje.
“Unë kam një kërkesë për qytetarët shqiptarë sot. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre, sepse nuk kanë asnjë siguri. Nëse ju, o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t’ua kthejmë me të njëjtat mjete dhe ju të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Të armatosen, sepse armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre dhe me urgjencë të sjellim ligjin. T’u japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka siguri, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen, sigurisht hidhen sepse janë me bandat dhe sigurinë jua japin bandat.
Opozita është këtu për të qëndruar dhe do të qëndrojë fuqishëm. Dhe ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve, për kërcënimet ndaj opozitës, ne jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi juve në mënyrën më solemne. Vetëm një gjë: ju dhe ata që ju japin zemër juve, jeni më frikacakët e kësaj toke. Jeni si minjtë, që do të kërkoni vrima për t’u futur dhe nuk do të gjeni dot. Nuk mundeni ju të trajtoni shqiptarët në këtë mënyrë. Nuk mundeni ju të përzeni dhe spastroni shqiptarët nga vendi i tyre.
A nuk ishte Shqipëria në vitin 2011-2012, nuk ishte një gjendje brilante ekonomike, gjithmonë Shqipëria me probleme ka qenë dhe ai shtet që thotë Edi Rama (Gjermania), ishte i pranishëm prej vitesh, por ai shtet u përdor në dy vjet vetëm nga 432 vetë sipas Byrosë Federale gjermane, asnjë më tepër. Po pse? Njerëzit nuk kishin, por kishin pak shpresë. Erdhi Edi Rama patën edhe më shumë shpresë, normale, sepse një shumicë që vjen, vjen pa diskutim me një nivel të ri shprese, por Rama është vrasësi i shpresës.
Shpresën e vret kur nuk bën ligjet, kur nxjerr një kasë të urryer mbi ligjin.
Shpresën e vret kur bandat bëjnë ligjin.
Shpresën e vret kur Kostandini i Partisë shtrin përdhe katër djem të rinj dhe ia lënë djalin ish-prokurorit të vdesë vetëm për të fshehur gjurmët e krimit. Për të dalë pastaj Ledi Makbeth në tapetin e kuq të Kryeministrisë, si heroina e partisë që po jep dorëheqje. Një korbë e zezë, djali i së cilës, ka çuar në atë botë pesë persona. Secili nga ju që nuk dënoni këtë, jeni aksioner në këto akte.
Shpresën e vret kur Frroku i ka duart me gjak.
Shpresën e vret kur liron me presion ndaj gjykatësve, deputetin tënd, që shkon dhe i bie me revole tjetrit në pragun e shtëpisë së tij dhe tjetrit në Komisariatin e Policisë dhe shkon e na e sjell këtu.
Shpresën e vret kur kapet fabrika më e madhe e miellit në Ballkan dhe ke me pronarët e saj kilometra telefonata, si kryeqeveritar i vendit.
Shpresën e vret kur në çdo krim të shëmtuar të bandave bën vetëm një gjë prish provat.
Shpresën e vret kur Shullazët e tu fitojnë çdo tender.
Shpresën e vret kur thërret dëshmitarë të Shullazit dhe i detyron të thonë se nuk kanë ditur se cilin kanë ortak. Sepse është Pandi Carapuli në mes. Ai Fezga, Kodra si quhet, që ta dini juve, ai është apo ka qenë menaxher tek Carapuli, para 2-3 vitesh u ankohej miqve të mi që ky Pandi më jep një rrogë të ulët dhe dua të iki, kur na del tani milioner, blen “Vollgën”, blen Ramën e Gjushin me lecka. Fezga ka Carapulin dhe Carapuli është Rama, se Carapuli është ndërtuesi i sarajeve të Surrelit. Carapuli është një lloj banditi më i lig se Shullazi, sepse midis atij që e bën dhe atij që fshihet, më i poshtër njëqind herë është ai që fshihet. Por Carapuli është Rama, s’është kush tjetër.
Shpresën e vret kur në regjistrër prish banesat, bizneset dhe lë sarajet e tij me Koço Kokëdhimën, duke shkelur të gjitha ligjet e shtetit në Qeparo. Shpresën e vret kur një njeriu, të një kompanie të rojeve të sigurisë, të cilit iu vodh banka ose vodhi bankën, të cilit vetëm për këtë minimumi i duhej hequr licenca dhe të përjashtohej nga gara. Por nga 6 tendera që kishte fituar më 2013 ka fituar vitin e kaluar 58 tendera. Sigurisht që juve ju fut shuka dollarësh dhe eurosh në gojë dhe ju bën juve të kakarisni këtu.
Po më thoni ju lutem a mund t’i jepet një firme që ju vodh banka 58 tendera? A mendohet në këtë mënyrë. Dhe pastaj më hiqni mua vërejtje. Ju mund të më hiqni mua një mijë herë vërejtje, nuk ka gjë në botë që mua më ndalon pa e thënë. Kam ndërgjegje unë. Nuk mund të lejoj që një njeri të marrë 58 tendera, sepse duhet të hanë edhe ca të tjerë. Nuk mund të pranoj kurrë unë një njeri, që përdor mandatin këtu për të marrë tenderat me vëllain e vet. Mos 58, janë 16 tendera, i kam lexuar herës që shkoi. Apo Abazi. Zotëria doli këtu dhe u shante me gjuhë ordineri. Pse u revoltua!? Çfarë i thashë? Se tenderi i Kokoneshit me 3.3 milionë dollarë u prokurua, u firmos nga një kompani që solli një ofertë më të shtrenjtë, sepse kompania Salillari ofroi një ofertë 1 milion dollarë më pak sesa Kokoneshi. Nëse t’i hidhesh se unë të akuzoj kot, të kam dhënë një muaj afat, nuk kam folur, aty i kam pasur dokumentet dhe nuk kam folur pasi kam pritur sa përfundoi firmosja e kontratës. Dhe rezultoi se e dinte (Braçja). Çfarë tha? U tërhoq kompania tjetër tha. Ai tender anulohej 100 herë për çdo njeri që ka integritet. Si jepet tenderi me 33% më shumë një kompanie, vetëm për të mbushur xhepat. Ju kërkoni që të hesht, por jo. Unë nuk luftoj më për karrierë. Asgjë në këtë botë nuk mund të më pengojë mua për të mbrojtur interesin publik ashtu si unë e mendoj. Harrojeni se punoj për gjë tjetër, harrojeni se punoj për njeri tjetër, për asgjë në botë, përveçse për interesin publik, siç e gjykoj pa pretenduar se kam monopolin e së vërtetës”.

Washington Post: Berisha, ligj për armët

Deklarata e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për armatosjen e qytetarëve shqiptarë, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, përveç atyre lokale.
“Washington Post” shkruan sot se, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha u bëri thirrje këtë të enjte qytetarëve që të armatosen, duke thënë se qeveria nuk po arrin të përballet me krimin.
“Duke folur në seancën javore parlamentare, Berisha akuzoi qeverinë për lidhje me bandat e krimit dhe tha se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për sigurinë publike. Berisha gjithashtu bëri thirrje për një ligj të ri për të lejuar posedimin e armëve. Armëmbajtja aktualisht është e paligjshme në Shqipëri dhe thirrja e tij është kundër ligjit gjë që mund të dënohet me 10 vjet burg”, shkruan “WP”.
Më pas tabloidi amerikan përcjell deklaratën e Berishës: “U bëj thirrje të armatosen”.
Duke iu drejtuar qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ai shtoi: “Nëse ju, si një organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët, unë garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm të kthehen tek ju me të gjitha mjetet, në mënyrë që ju të mos dini ku të futeni”, përcjell “WP”.

Organigrama e ushtrisë së Shullazit

Ish kryeministri Berisha zbardhi në Parlament organigramën e Ushtrisë, se si Emiljano Shullazi terrorizonte Tiranën dhe Durrësin.
“Ky Parlament është shndërruar nga tempull demokracie në një strofull krimi, i cili në çdo seancë nuk merret dot me problemet e jetës tuaj të përditshme, por merret vetëm me krimin qeveritar, me hajdutërinë qeveritare, merret vetëm me skandalet dhe vjedhjet e pafundme të qeverisë dhe bandave të saj. Ky i Shullazit është rast i rrallë. Duhet ta pranojmë, se me lidhjet e tij direkte me Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, ai de fakto ishte në mënyrë absolute nënkryetari i kësaj qeverisje. Emiljano Shullazi, meqë përmendët kohën e qeverisë sime është arrestuar katër herë, në një kohë kur ishte me Dritan Dajtin, me të cilin ti mbaje lidhje të ngushta, por që u këput në kryq më vonë dhe që na vrau katër oficerë policie, ndërsa Emili yt është arrestuar jo një, por katër herë, në një kohë kur prej tre vitesh atij i është dhënë imunitet absolut. Ai bën ligjin në Ministrinë e Brendshme, në Drejtorinë e Tiranës dhe ka vendosur në terror si kurrë në historinë e tij qytetin tonë, Portin e Durrësit. Të gjitha këto vetëm për një arsye, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Edvin Shullazin dhe Saje Qorrin. Unë dua t’ju them ju këtu dhe flas për ju qytetarë, se ky këtu (Rama) e ka shndërruar qeverinë në një organizatë kriminale, këtu kam me dhjetëra fotografi të ushtrisë së Shullazit, të armatosur me të gjithë llojet e armëve nga më modernet, nga snajperët tek armët e tjera. Ja ku e keni se si ruhej ai. Çfarë ndodhte në lagjen e tij? Terror i paparë. Dëshmi tronditëse kam këtu, nga oficerë policie, të cilët thonë se në lagje jetohej në terror të plotë. Kryebanditi nga ushtria e tij quhej “gjeneral” dhe kur ai vendosej në kafe “Beku” tek Parku i Autobusëve, nga ora 5 deri në 8 zbarkonin aty ushtarët e tij, sikur të ishin mafia më e fortë e botës, të cilët i thoshin oficerit të policisë “largohu këtej, o shef ti bëj si të duash po ne të themi që më mirë të mos rrish këtu, se ne po ruajmë gjeneralin. Nuk mund të të përshkruaj se çfarë kam dëgjuar në atë lagje në të cilën jo vetëm punoja, por ku kisha dhe fatkeqësinë të jetoja”.
Në Policinë e Shtetit absolutisht ka njerëz të ndërgjegjshëm, kanë mbetur përsëri njerëz të talentuar, këtu kam të gjithë organigramën e Ushtrisë, se si kryekrimineli që terrorizonte Tiranën dhe Durrësin. Ja ku i keni, këto nuk i kam nxjerrë unë, por agjentët e Policisë Kriminale, janë punë e shkëlqyer dhe e ndërgjegjshme e agjentëve të Policisë Kriminale. Por çfarë bënin me ta? Ju thoshin se “gjenerali” është i paprekshëm. Ndodhi vrasja në Rrugën e “Kavajës”, ndodhi atentati i Qafë-Kasharit, në komunikatën e parë të policisë, korrekte e Drejtorisë së Tiranës, thuhej se në Qafë-Kashar mori një plumb në shpinë Emiljano Shullazi dhe se në makinën e tij u gjetën armë, u gjetën gëzhoja, u gjetën shtatë mijë euro. Me ndërhyrjen direkte të Sajë Qorrit dhe të atij që s’është më në krye të policisë, gjithçka u ndryshua. U deklarua se ngjarja e Qafë-Kasharit s’ka asnjë lidhje me ngjarjen e Rrugës së “Kavajës”, u deklarua se nuk ka të plagosur fare, se Emili i Partisë nuk është plagosur, u harrua gjaku që kishte derdhur dhe si përfundim Emili i Partisë, pasi iu pastrua gjaku dhe krimi, u nis drejt Lulzim Bashës dhe i tha se “po dole në atë dritare, kokën ta masim me plumb”. Dhe ne e denoncuam këtë.
Zotëria që thotë se ka ekzistuar gjatë periudhës sonë, po ka ekzistuar dhe ne e arrestuam katër herë, është dënuar disa herë. Ka patur një incident me Vasilika Hysin dhe Besnik Baren. Kishin një zyrë elektorale ata dhe kishin nxjerrë autoparlantët, por “gjenerali” zhurmë nuk donte, ndaj dhe i prishi aktivitetin. Çfarë pësoi? U arrestua brenda 12 orësh. Për hir të së vërtetës, duhet të them këtu se Edi Rama i detyroi deputetët e tij që të bëjnë kallëzim, ata bënë kallëzim dhe ai u arrestua. Kjo është e vërteta. Por ndërkohë, gjuajti me bazuka shtëpinë e kryetarit demokrat të Farkës, ndërkohë u bë gjithçka për të zhdukur provat.”

Klodeta i telefonoi Shullazit pas kërcënimit të Profesorit

Prokuroria për Krime të Rënda bën gati fletë-thirrjet për shumë biznesmenë, zyrtarë të lartë e të ndryshëm të administratës shtetërore, noterë, gjyqtarë e profesorë të universiteteve, që do të pyeten për dosjen e Emiljano Shullazit. ABC News ka mësuar se prokurorët Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, kanë bërë gati listën e personave që do të thirren me cilësinë e të dëmtuarve apo personave që kanë dijeni për çështjen, ku përfshihet emri i Shullazit dhe “banda” e tij.
Burimet thonë se, në mesin e emrave që do të thirren, janë biznesmenë të ndryshëm dhe të njohur në Shqipëri, disa prej të cilëve janë “gjobitur” nga Shullazi dhe pjesa tjetër janë personat që kanë ndërmjetësuar apo ndihmuar biznesmenët për shuma të caktuara parash. Në mesin e këtyre personave me rolin e ndëmjetësve mes Shullazit dhe biznesmenëve të ndryshëm për të ulur gjobat e vendosura, janë përfshirë edhe prokurorë, gjyqtarë apo edhe zyrtarë të lartë të administratës shtetërore.
Burimet thonë se përveç këtyre, grupi hetimor thotë se do të marrë në pyetje zyrtarë të lartë të Hipotekës në Tiranë dhe Durrës si dhe punonjës të tjerë, të cilët kanë kryer veprime konkrete për pronën e ish-hotel “Vollgës” apo pronave të tjera në kryeqytet. Në pyetje do të merren edhe drejtorë të ndryshëm të institucioneve dhe persona që rezultojnë se kanë komunikuar me Shullazin apo bashkëpunëtorët e tyre. Por kësaj liste dhe hetimit të Prokurorisë, nuk do t’i shpëtojë edhe kandidatja për rektore, Klodeta Dibra, në emër të cilës dyshohet se banda e Emiljano Shullazit ka kërcënuar profesorët Mynir Koni dhe Dhori Kule.
Burimet bëjnë të ditur se Dibra, përveç se i kishte në lagje të fortët e rrugës së “Kavajës” dyshohet se ka komunikuar me ata pas përplasjes me Profesor Konin në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Për llogari të kësaj dosje, Prokuroria thotë se do të pyeten edhe disa noterë në Tiranë dhe Durrës që kanë përpiluar disa kontrata, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu, pyetjes do t’i nënshtrohen edhe gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit dhe Tiranës, të cilët janë shprehur në favor të Shullazit dhe bandës së tij, me vendime që bien ndesh me ato të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses. Këto vendime, dyshohet se janë dhënë nga frika e presionit dhe kërcënimeve të vazhdueshme, duke regjistruar edhe prona të caktuara, si ish-hotel “Vollgën” në Durrës apo prona në Tiranë.
Një prej provave që u paraqit kundër Gilmando Danit në sallën e gjyqit ishte një bisedë e përgjuar telefonike mes tij dhe ish kreut të Hipotekës së Durrësit, gjatë së cilës Dani interesohej për “dhuratën” ish-hotel Vollgës. “Pse nuk e regjistron atë pronën? Të gjitha dokumentet janë në rregull”, mësohet të jetë shprehur Dani në atë bisedë”.Sipas Prokurorisë, kjo telefonatë është bërë pasi dokumentacioni ishte depozituar në Hipotekë, por kjo e fundit po vononte procedurën. Prokurorët thanë se ish kryeregjistruesi i Hipotekës në Durrës është rrahur nga banda e Shullazit. Përveç tij janë rrahur dhe kërcënuar edhe dy punonjës të Hipotekës në Tiranë.
Kujdesi që ka pasur Emiliano Shullazi për të folur sa më pak në telefon për shkak të dyshimeve se përgjohej e ka bërë të vështirë gjetjen e provave direkte kundër tij. Për këtë arsye në përgjim, janë mbajtur njerëzit pranë tij.

Profesor Koni jo vetëm që është rrëmbyer, por edhe është dhunuar nga Shullazi

Prokuroria ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë një jave në rrugët e kryeqytetit për të parë lëvizjet e eskortës së të dyshuarit Emiljano Shullazi dhe “bandës” së tij. Nga ana tjetër, Prokuroria ka administruar në dosje edhe pamjet filmike të rrugës “Fortuzi” në kryeqytet dhe pranë tunelit, ku profesor Koni është kanosur dhe dhunuar nga tre persona. Burimet thonë se, përveç kërcënimit, profesor Koni edhe është dhunuar fizikisht, duke i kërkuar të tërhiqet nga gara. Si pasojë e këtij kërcënimi, burimet thonë se Profesor Koni ka udhëtuar brenda ditës drejt Italisë, ku ka marrë vajzën dhe është kthyer në Shqipëri për arsye sigurie. Duke komunikuar vetëm me Profesor Dhori Kule, i cili i kishte premtuar se do të ngrite këtë shqetësim, që më pas u denoncua publikisht nga ish-Kryeministri Berisha.
Burimet i thanë ABC News se prokurorët kanë administruar pamje të kamerave të sigurisë të rrugëve, bizneseve dhe ambienteve të ndryshme në Tiranë, gjatë një jave, që nga data 11 prill deri në mbrëmjen e 17 prillit. Kjo për të parë lëvizjet e eskortës së Emiljano Shullazit dhe të dyshuarve si pjesëtarë të bandës së tij. Në mesin e këtyre kamerave, janë administruar edhe ata të një hoteli të njohur në vend, ku është pikasur momenti i kërcënimit ndaj Profesorit Dhori Kule. Në këto pamje, që po ekzaminohen nga Policia Shkencore e Ministrisë së Brendshme, thonë burimet, duket qartë lëvizja me shpejtësi e tre makinave që ndalen pranë Profesor Kules në hyrjen e hotelit.
Në pamje, duket qartë se Profesori Kule ishte me tre persona të tjerë, kur i janë afruar makinat dhe personat ende të paidentifikuar që dalin prej makinave, duke i kërkuar profesorit të afrohet pranë dritares së njërës prej makinave, ku flet me një person që dyshohet se ka qenë Emiljano Shullazi. Për identifikimin e fytyrës së personave që ndodheshin në eskorten prej tre makinash, Prokuroria po pret përfundimin e akt-ekspertimit të Policisë Shkencore që po punon për zbardhjen dhe identifikimin e tyre.
Në deklarimet që Profesor Kule ka dhënë para hetuesve, ka treguar me detaje të gjithë veprimet e kërcënuesve dhe bisedave që ai ka bërë me personat e tjerë për këtë kërcënim. Gjithashtu, ai ka treguar edhe për bisedën me kryeministrin Edi Rama dhe takimin një orësh me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe drejtorin e Policisë së kryeqytetit Ervin Hodaj, disa orë para shoqërimit të Emiljano Shullazit.

R.POLISI

Banorët e Vlorës rrethojnë Parlamentin, deputetja e PS: Shkoni te deputeti i zonës

Banorët që preken nga zgjerimi i rrugës Transballkanike në Vlorë, protestuan dje para Parlamentit për nivelin e ulët të çmimit që qeveria ka akorduar për t’i shpronësuar për shtëpitë. Me pankarta në duar, banorët kërkuan zgjidhjen e menjëhershme të problemit të tyre, në të kundërt ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave. Banorët thanë se, kërkojnë shtëpi ose dëmshpërblim me vlerën e tregut në këmbim të shtëpive që po prishen për ndërtimin e rrugës Transballkanike në Vlorë.
Mes protestuesve nga Vlora ndodhej edhe kryetari i degës së PD të Vlorës, Moisi Meminaj. Protestës së banorëve që kishin ardhur nga Vlora për të protestuar para Parlamentit iu bashkua edhe kreu i grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka. Pas nisjes së seancës parlamentare, protestuesve ju bashkua edhe Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma.
“Kryeministër bëhu njerëzor! Çmimet për banesat e rrugës Transballkanike janë diskriminuese”, “Larg duart nga pronat tona”, ishin disa nga thirrjet që banorët i drejtuan kryeministrit të vendit gjatë protestës. Asnjë përgjigje dhe reagim! As kryeministri që është deputet i zonës së Vlorës dhe asnjë nga ministrat nuk denjuan të dëgjojnë kërkesat e banorëve që kishin ardhur nga Vlora për të protestuar në Tiranë.
Protestuesit i kanë zënë rrugën një deputeteje të PS, duke i kërkuar që ta ngrinte zërin në Parlament për kërkesat e tyre të drejta, por ajo u është drejtuar protestuesve se nuk kanë punë me të, por me deputetin e zonës. “Nuk keni punë me mua, unë nuk jam deputete e zonës tuaj. Zgjidhjen kërkojeni tek deputeti i zonës”, iu drejtua deputetja socialiste protestuesve të Transballkanikes.
Prej disa ditësh, banorët janë hedhur në protestë në qytetin e Vlorës. Tre ditë më parë, ata protestuan para zyrës së kryeministrit në Vlorë. Banorët rrethuan zyrën e kryeministrit në Vlorë dhe i bënë apel Ramës, që të shikojë me prioritet çështjen e shpronësimeve të tyre, pasi çmimi i përcaktuar nga qeveria nuk përputhet me vlerën e tregut. Banorët kërkuan takim me kryeministrin Rama dhe paralajmëruan përshkallëzim të protestave, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Ata u shprehën se janë hedhur në protestë prej disa ditësh, por askush nuk u jep përgjigje për shpronësimin. “Asnjë nuk na jep asnjë përgjigje, kemi ardhur këtu tek zyra e Edi Ramës se këta thonë të gjitha i ka Edi Rama. Nëse i ka Edi Rama, ai duhet të na presë se jemi qytetarë të vjetër të Vlorës. Nëse Edi Rama në Vlorë, në një fshat më të humbur të Shqipërisë ka shtëpi me 200 euro dhe me tokë 50 euro, unë i propozoj Edi Ramës të më japë shtëpinë e tij dhe i jap 300 euro”, u shpreh një nga banorët gjatë protestës para zyrës së Ramës në Vlorë.
Ndërkohë, një ditë më parë banorët bllokuan aksin rrugor Vlorë-Fier për më shumë se një orë. Mjaft qytetarë vlonjatë i janë bashkuar protestës së banorëve që kërkojnë një proces të drejtë të shpronësimit, pasi me vlerat e dhëna nga qeveria, ata nuk mund të sigurojnë dot strehim.
Protesta e banorëve të Vlorës mbështetet edhe nga Dega e PD. “Protesta dhe rezistenca është e vetmja rrugë për qytetarët. Banorët kërkuan mbështetjen e PD dhe ne iu përgjigjëm kërkesës së tyre. Partia Demokratike qëndron në mbështetje të plotë të tyre. PD do të mbështesë qytetarët dhe do të ndjekë në çdo hallkë institucionale grabitjen dhe dhunimin e së drejtës së pronësisë’, u shpreh kryetari i PD të Vlorës.

Dëmshpërblimi për përmbytjet, banorët e Levanit bllokojnë rrugën

Dhjetëra familjarë të fshatit Ferras, Njësia Administrative Levan, kanë protestuar dje në hyrje të kthesës së Qarrit në aksin e vjetër rrugor Levan-Vlorë. Banorët kanë përshkallëzuar protestën, pasi thonë se ende nuk janë dëmshpërblyer për përmbytjet e vitit 2015. “Jo 7 milion tjetri, 10 milion tjetri. Të gjithëve t’u japin nga 100 mijë lekë të hajë populli. Jo ashtu si duan këta”, tha një banor.
Sipas tyre, janë 400 familje të dëmtuara që ende nuk kanë marrë asgjë, ndërkohë që ndihmat janë ndarë në mënyrë selektive. “Po na bëhet padrejtësi e madhe, jemi shumë të indinjuar. U lutemi instancave kompetente të marrin masa”, u shpreh një banor tjetër.
Banorët akuzojnë komisionerët e qeverisë që bënë vlerësimet sipas përkatësisë partiake apo nëpërmjet ryshfetit. Ata kërkojnë që komisionerët të vihen para ligjit. “Komisioni që ka ndarë ndihmat për përmbytjet të thërritet dhe të vihet para përgjegjësisë kujt ja ka dhënë dhe kujt nuk ia ka dhënë”, u shpreh një nga banorët gjatë protestës.
Protesta e banorëve të Ferrasit është e disata në harkun e pak ditëve. Familjet e prekura nga përmbytjet, një javë më parë patën dhe takim me Prefektin, por pa mundur të gjejnë një zgjidhje për çështjen e dëmshpërblimit.
Nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, megjithëse ka kaluar më shumë se një vit. Nga ana tjetër, asnjë kompensin nuk është bërë për dëmet në bujqësi dhe banesa. Protesta është mbështetur nga PD lokale në Fier. Drejtuesi i saj Luan Baçi tha se në listat e hartuara për marrjen e kompensimeve janë futur të afërm të anëtareëve të Komisionit të Vlerësimit apo drejtuesve të tij.

Korçë, tregtarët paralajmërojnë ngritjen e çadrave para Bashkisë

Tregtarët e pazarit të Korçës kanë protestuar dje kundër vendimit të Këshillit Bashkiak, që i detyron ata të largohen nga pazari, nëse nuk ndryshojnë destinacionin e biznesit. Të grumbulluar para Bashkisë, tregtarët i bënë thirrje kreut të saj që të mbledhë Këshillin Bashkiak për të kërkuar anulimin e këtij vendimi që do të nxjerrë të papunë më tepër se 100 tregtarë.
Protesta e tregtarëve korçarë është mbështetur edhe nga aktivistët e Shoqërisë Civile, të cilët e konsideruan vendimin e Këshillit Bashkiak jo vetëm në shkelje të Kushtetutës, por edhe me prapavijë korruptive. Bashkia, sipas tregtarëve, u ka kërkuar që të mbyllin dyqanet në dy ditët e ardhshme, por ata kanë refuzuar, duke paralajmëruar ngritjen e çadrave para Bashkisë për të vijuar protestat.