31.5 C
Tirana
E enjte, 3 Korrik, 2025

Video/ Drejtorët e Bashkisë Kamëz rreshtohen para qendrave të votimit për të intimiduar qytetarët, Koalicioni Euroatlantik u bën thirrje organeve të rendit të marrin masa

Në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan, drejtorë dhe punonjës të Bashkisë Kamëz me bexh në qafë rreshtohen në hyrje të shkollave dhe institucioneve ku votohet për të orientuar votën.

E njëjta gjë ndodh edhe tek shkolla “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe, ku drejtori i Gejlbërimit në Bashkisë Kamëz, Prel Gjonpali dhe 6 punonjës bashkie me bexh, bllokojnë hyrjen e Shkollës dhe diktojnë votuesit.

Koalicioni Euroatlantik u bën thirrje organeve të rendit të marrin masat që qytetarët mos të intimidohen nga këta persona.

U denoncua nga vëzhguesi i Koalicionit Euroatlantik, policia arreston qytetaren që fotografoi votën në qendrën e votimit 1694 në Tiranë

Pas denoncimit të Koalicionit Eurpatlantik, policia ka arrestuar shtetasen Alketa Hasani, e cila fotografoi votën e saj.

Prokuroria e Tiranës njofton pas marrjes së denoncimit, është bërë e mundur identifikimi i zonjës në fjalë dhe është arrestuar për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Kujtojmë se rasti në fjalë ndodhi në qendrën e votimit 1694 në Tiranë, tek shkolla “Ali Demi. Vëzhguesi i Koalicionit Euroatlantik, Xhaferr Shahu, ka kapur shtetasen në fjalë duke fotografuar votën.

Njoftimi i Prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, shtetasja A.H. arrestohet pasi fotografoi votën në qendrën e votimit

Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.

Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. duke fotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u dentifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal.

Çudira shqiptare! 101 vjeçaren në Fier nuk e lejojnë të votojë

Një rast i paprecedentë është shënuar në Fier, ku një qytetare e cila është 101 vjeçe nuk voton.

Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Vendos” në Top Channel, i biri i qytetares rrëfen problematikat që ka hasur.

“Të drejtën e votës ajo e ka pasur një jetë të tërë. Këtë radhë nuk e di se ç’pati. Në vend që të gëzojmë që ka kaluar 100 vjeçe, dalin probleme të tilla. Ajo që në orën 6:30 më tha mua hajde të votojmë, se e kishte me qejf. Më dhanë një vërtetim këta të komisionit qendror të shkoja në gjykatë. Shkova në gjykatë dhe më thanë që më duhej një vërtetim nga gjendja civile. Ishte një punonjëse dhe më tha që administratorja nuk ishte paraqitur. Nuk e di çfarë të bëj”, u shpreh qytetari.

Tjetër incident i dhunshëm në Pogradec! Disa persona konflikohen në ambientet e jashtme të një qendre votimi, policia në vendngjarje

Një tjetër konflikt ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Muhamer dhe Esat Minarolli” në qytetin e Pogradecit.

Në ambientet e jashtme të kësaj qendre është shënuar një përplasje fizike, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe personat e përfshirë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Qytetarja në QV-në 1694 në Tiranë fotografon votën, kryetari dhe sekretari i KZAZ nuk njoftojnë policinë

 

Në njësinë administrative nr. 1, konkretisht në QV-në 1694 që ndodhet tek shkolla “Ali Demi”, vëzhguesi i Koalicionit Euroatlantik, Xhaferr Shahu, ka kapur shtetasen Alketa Hasani duke fotografuar votën.

Edhe pse ky veprim është bërë në prezencë të kryetarit dhe sekretarit të KZAZ-së, këta të fundit nuk kanë njoftuar policinë për të bërë veprimet proceduriale, por janë mjaftuar me një procesverbal dhe e kanë lënë të lirë këtë shtetase.

Koalicioni Euroatlantik i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masat e nevojshme.

Zgjedhjet/ SPAK ‘zbarkon’ në çdo qark, mbi 5 mijë forca policie të angazhuar për rendin dhe sigurinë

Ndërsa qytetarët votojnë, SPAK, BKH dhe forcat policore kanë “zbarkuar” në terren për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe parandalimin e krimeve zgjedhore.

Prokurorët e SPAK do të jenë në çdo qark të vendit, kryesisht në zonat të cilat konsiderohen të nxehta si Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Lezha.

Policia ka angazhuar mbi 5 mijë punonjës në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Gjatë votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të kenë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit me komisionet dhe do të veprojë në kohë, konform përcaktimeve ligjore.

Në orën 18:00, shërbimet e policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.

Në bashkëpunim me OSCE-në, KQZ-në dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, janë trajnuar 6838 punonjës police me uniformë, si dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët u angazhuan për hetimin e krimeve zgjedhore. Gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht 6500 punonjës policie, për mbarëvajtjen e aktiviteteve elektorale të zhvilluara në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Basha voton në Njësinë 8 bashkë me vajzën e tij Dafinën: Besoni te Shqipëria votoni për të ardhmen tuaj, brezi i ri ka fuqinë për ndryshim

Basha voton në Njësinë 8 bashkë me vajzën e tij Dafinën: Dilni ushtroni të drejtën tuaj! Veçanërisht brezi i ri të votojë për veten e tyre, për të ardhmen

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga vajza e tij e madhe, Dafina, votuese për herë të parë, ka votuar në Njësinë 8 në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një prononcim për mediat pas votimit, Basha uroi që kjo të jetë një ditë e qetë dhe demokratike, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur qeverinë, parlamentin dhe përfaqësuesit e tyre.

Ai pati një apel të veçantë për brezin e ri, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë.

“Mirëmëngjes! Ju uroj një ditë të paqtë të gjithë qytetarëve shqiptarë. U bëj thirrje të drejtohen drejt kutive të votimit për të ushtruar një të drejtë për të cilën është luftuar dhe sakrifikuar shumë – të drejtën për të zgjedhur me votë qeverinë, parlamentin, deputetët që i përfaqësojnë. E kam këtë thirrje në mënyrë të veçantë për brezin e ri. Në këtë ditë shumë të veçantë për mua, kur vajza ime e madhe Dafina voton për herë të parë, dua t’i drejtohem të rinjve dhe t’u them: sot keni një të drejtë të çmuar për të ushtruar. Dilni nga shtëpia, merrni pak kohë dhe votoni – për veten tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj. Besoni te Shqipëria, besoni te vetja juaj, besoni tek e ardhmja,”
– u shpreh Basha.

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit! Nis zyrtarisht procesi i votimit, qendrat e votimit do të jenë hapur deri në orën 19:00

Në orën 07:00 ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin.

Qendrat e votimit do të jenë hapur deri në orën 19:00. Zgjedhjet parlamentare, nis procesi i votimit, 5225 qendrat e votimit do

Sot do t’u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament. Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Hysen Xhura, kallëzim në SPAK: Po kërcënohem për shkak të kandidimit tim. Policia hesht, autorët me precedentë penalë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Tiranës, Hysen Xhura, ka dorëzuar një kallëzim pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku denoncon një ngjarje të rëndë kërcënimi dhe shantazhi, që lidhet drejtpërdrejt me angazhimin e tij në zgjedhje.

Në denoncimin e dorëzuar, Xhura shprehet se shtetasi Miklovan Arapi, punonjës i IKMT-së pranë Bashkisë Tiranë, së bashku me vëllain e tij Roland Arapi, një person me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë, kanë shkuar pranë pronës së babait të tij dhe kanë kërcënuar me jetë një nga punonjësit e familjes. Më tej, ata kanë penguar dhe shantazhuar punëtorë të tjerë, duke ndaluar aktivitetin e tyre.

“Këto veprime janë të lidhura me fushatën time dhe synojnë të më frikësojnë si kandidat për deputet,” deklaron Xhura, i cili shton se me këta persona ka pasur edhe më parë përplasje, për të cilat ka kallëzuar në SPAK, por pa marrë përgjigje mbi ecurinë e hetimeve.

Më shqetësues, sipas tij, është fakti që ngjarja e sotme është denoncuar menjëherë në Policinë e Shtetit, pranë Besmir Dervishit, shefi i Komisariatit Nr. 3, por institucionet nuk kanë reaguar.

“Autorët janë të njohur për organet e rendit dhe të drejtësisë, por pavarësisht kësaj, Policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Po përballemi me një situatë që ngjan me veprimtari të një grupi të strukturuar kriminal, që ushtron presion dhe dhunë për arsye politike”, thekson Xhura.

Ai i ka vënë në dispozicion SPAK-ut edhe materiale filmike që dokumentojnë kërcënimet dhe deklaron gatishmërinë për të bashkëpunuar me oficerët hetimorë në çdo moment.

“Jam i vendosur të mos tërhiqem përballë frikësimit dhe shkeljes së ligjit. Kërkoj ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar sigurinë time dhe të familjes sime, si dhe mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor të ndershëm,” përfundon ai në denoncimin e tij.

VIDEO/ Basha dhe Aurela takohen rastësisht në rrugët e Tiranës me bashkëshorten e Ramush Haradinajt

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurelën, është parë mbrëmjen e sotme në rrugët e Tiranës.

Ata janë takuar rastësisht me Anita Haradinajn, bashkëshorten e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e cila ndodhej në një nga kafet e Tiranës. Ata shihen teksa përshëndesin njëri-tjetrin, gjë që tregon se kanë miqësi të mirë mes tyre, ndërsa Anita i uron Bashës suksese në zgjedhjet e ditës së nesërme.

Kujtojmë se Lulzim Basha drejton Koalicionin Euroatlantik në këto zgjedhje me numrin 4 në fletën e votimit.