28.5 C
Tirana
E premte, 4 Korrik, 2025

“Shokët e 7×7=313 me lekë të mykura, qytetarët me zor nxjerrin muajin”, Basha në “Log”: Socialistët e ndershëm të ndëshkojnë trafikantë, banditë dhe të korruptuar në qeverisje

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Log” në News24, u bëri thirrje socialistëve të ndershëm që të reflektojnë dhe të mos e mbështesin më Edi Ramën dhe drejtuesit e korruptuar. Ai ironizoi situatën në Durrës, duke thënë se qyteti ka “dy kryebashkiakë”, të dy nën hetim, përfshirë edhe Erion Veliajn, të cilit, sipas Bashës, i janë gjetur euro të mykura në bodrum.

“Ju që hiqni nga goja për t’u shkolluar fëmijët, mendohuni mirë për kë po votoni,” u shpreh Basha, duke shtuar se pushteti i Ramës ka sjellë trafikantë, banditë dhe të korruptuar në qeverisje. Ai i ftoi qytetarët të mos e votojnë më këtë model dhe t’i japin drejtësisë shansin për të ndëshkuar të gjithë përgjegjësit. “Kush është me Edi Ramën në këto zgjedhje, është kundër Shqipërisë,” përfundoi Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Lali Eri është në Durrërs, i vetmi qytet me dy kryebashkiakë në botë sot është Durrësi. Ka kryebashkiaken në detyrë të Durrësit, edhe ajo nën hetim penal. Ka dhe kryebashkiakun e Tiranës i cili po kështu është nën arrest sepse i kapën lekë të mykura në bodrum.
O socialistë, para të mykura! Ju nuk bëni dot një javë pushime, ai kishte 500-she të mykura. Kishte marrë një apartament ngjitur me të vetin dhe e përdorte si kasafortë, kishte euro të mykura atje. Ju që e keni votuar tre herë, mendohuni mirë, matuni mirë ditën e diel. Ju që njësoj si shumica e shqiptarëve hiqni nga buka e gojës për t’u çuar fëmijët në shkollë dhe shikoni se si ua ka keqpërdor besimin, shikoni çfarë ju kanë sjell. Keni votuar për ndryshim për 2013-ën, çfarë ju sollën? Trfikantë, përdhunues, banditë, të korruptuar, Ilir Metën. Kështu që mendojeni mirë, e keni një mundësi, të paktën të shikoni fëmijët tuaj në sy ditën e hënë, ose duke mos shkuar fare të votoni këtë njeri që tre herë jua ka futur sa herë ka pasur në dorë, ua ka futur dhe ka pasuruar një grup njerëzish gjysmën e të cilëve sot e keni në burg tek 313-ta. Ose të votoni për t’u hakëmarrë përmes drejtësisë për t’i çuar atje edhe gjysmën tjetër të shokëve dhe shoqeve që spërdridhen me mijëra euro rripa, aq sa ju nuk i fitoni brenda një viti. Kështu që thirrja ime për socialistët është të silleni në radhë të parë me përgjegjësi ndaj vetes tuaj, fëmijëve tuaj, familjes tuaj dhe Shqipërisë. Ta keni të qartë, kush është me Edi Ramës në këto zgjehdje është kundër Shqipërisë, kundër fëmijëve të vet, kundër familjes, kundër vetes së vet.

“Sot 7×7=313, është bërë legjendë”, Basha: Rama akoma s’i është përgjigjur pyetjes ku i ka shokët? Vetëm duke fuqizuar SPAK-un, ndëshkojmë ata që vodhën votat dhe taksat!

Në një intervistë në emisionin “LOG”, në News24, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e saj kundër krimit dhe korrupsionit. Basha tha se është absurde që qytetarëve t’u kërkohet të votojnë për numrin 5, për një qeveri që ka anëtarë të kabinetit në burg.

Sipas tij, Hetimet e SPAK e kanë zbardhur që PD në 2021 i fitoi zgjedhjet, por u faktua që u vodhën votat, keni shembullin e Jurgis Cyrbes në Durrës dhe se kjo është arsyeja pse është jetike të fuqizohet SPAK.

Ai gjithashtu tha se edhe vota për numrin 1, u premtohet që të luftohet korrupsionin me Ilir Metën, që është në arrest për fshehje pasurie dhe pastrim parash, dhe krimin me Elvis Roshin, i larguar për përdhunim në grup, është një tallje me qytetarët.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Edi Rama që kërkon votën për numrin 5 që të hap qelitë e të nxjerr gjysmën e kabinetit që ka në burg?
Do ta çojmë votën te numri 1 ku na propozohet të luftohet korrupsioni me Ilir Metën e krimit me Elvis Roshin? Sigurisht që ky do të ishte jo thjesht një harxhim, por do të ishte një tradhëti ndaj familjeve tuaja, ndaj fëmijëve tuaj, ndaj vetes tuaj.
Do zhgërryheni në llucë edhe katër vite të tjera. Ndaj për ne e vetmja alternativë është numri 4, Koalicioni euroatlantik sepse asgjë nuk do të bëhet më mirë nëse nuk fuqizojmë SPAK-un që t’i shkojmë deri në fund betejës që ka nisur e ta mbush plotë e për plotë 7×7=313 me shokët e korruptuar të Edi Ramës dhe me këdo që ka cënuar pasuritë publike, taksat e shqiptarëve dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Si rezultat i vendosjes së interesave personale të Sali Berishës mbi interesat e vendit, mbi interesat e opozitës, mbi interesat e demokratëve, është një PD e cila zvarritet në gjunjë kur duhej të merrte përpara ta fshinte qeverisjen e korruptuar 12 vjeçare të Edi Ramës, zvarritet në gjunjë dhe propozon si ndryshim Ilir Metën dhe Elvis Roshin.
Kemi ardhur në një pikë ku zoti Berisha propozon me të vërtetë njësoj si dhe unë problemi kryesor është korrupsioni dhe krimi, por propozon që korrupsionin ta luftojë me Ilir Metën që ndërkoh është në arrest për korrupsion, për fshehje pasurie, për pastrim parash dhe me Elvis Roshin, ikonën e ligjit të dekriminalizimit i cili u largua nga posti i kryetarit të bashkisë së Kavajës, jo thjesht për krim të organizuar dhe për drogë, po për përdhunim në grup. Që është fqaja e zezë e Edi Ramës dhe e PS, ky e merr dhe e sjell si alternativë.
Hetimet e strukturës së posaçme, e kanë zbardhur që PD në 2021 i fitoi zgjedhjet, por u faktua që u vodhën votat, keni shembullin e Jurgis Cyrbes në Durrës.
Ne e dimë nga përgjimet se zgjedhjet e 2021 u masakruan nga Edi Rama. Kjo është arsyeja pse ne themi se është jetike të fuqizohet SPAK, kurse ata duan tja presin krahët SPAK.

“Refuzoni Aleancën për Shpëtimin e Metës”, Basha thirrje demokratëve: Tek Koalicioni Euroatlantik numri 4 keni demokratët e sakrificave,ish-të përndjekur, pronarë dhe sipërmarrës

Në emisionin “Log” në News24, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka bërë një thirrje tjetër për demokratët që po reflektojnë dhe që kanë reflektuar se shokët tuaj të sakrificave, në të gjitha betejat me Edi Ramën, ata që kanë protesuar me ju kundër korrupsionit të Edi Ramës, i kanë tek Koalicioni Euroatlantik, në lista të hapura.

Sipas tij, tek numri 4 ka 55 nga 140 kandidatë të përndjekur ose pasardhës të të përndjekurve, përfaqësues të pronarëve, të sipërmarrësve dhe demokratë të sakrificave.

Ai më tej tha se të shohin 1-shin mirë, pasi është i mbushur me njerëz të cilët kanë luftuar kundër demokratëve, që kanë bërë pazare me Edi Ramën, që kanë vjedhur pronën, që kanë poshtëruar të përndjekurit. Basha gjithshtu ironizoi duke thënë se zgjedhja është Koalicioni Euroatlantik numri 4 dhe jo ASHM- Aleanca për Shpëtimin e Metës.

“Thirrja ime për demokratët që po reflektojnë dhe që kanë reflektuar është: shokët tuaj të sakrificave, ata që ju kanë dalë për zot, në të gjitha betejat me Edi Ramën, ata që kanë protesuar me ju kundër korrupsionit të Edi Ramës, ministrave të tij, kryebashkiakëve të tij që janë arrestuar, i keni tek Koalicioni Euroatlantik, numri 4, në lista të hapura.
Shikojeni 1-shin mirë, se e keni të mbushur plote me njerëz të cilët kanë luftuar kundër demokratëve, që kanë nxjerrë demokratët në opozitë, që kanë bërë pazare me Edi Ramën, që kanë vjedhur pronën, që kanë poshtëruar të përndjekurit që i kanë dosjet e korrupsionit dhe dosjet e sigurimit të shtetit dhe ne kemi 55 nga 140 kandidatë të përndjekur ose pasardhës të të përndjekurve. Kemi përfaqësues të pronarëve, të sipërmarrësve, keni demokratët e sakrificave, partia e vërtetë demokratike në këto zgjedhje është Koalicioni Euroatlantik numri, 4 kurse ajo tjetra, ASHM- Aleanca për Shpëtimin e Metës” – tha Basha.

“Vota për nr 4, votë pro SPAK-un”, Basha: Tallje me shqiptarët të kërkosh votën për ata që janë në arrest apo për të shpëtuar shokët nga 313-ta

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një interviste në emisionin “Log2” në News24, tha se është absurde që qytetarëve t’u kërkohet të votojnë për numrin 5, për një qeveri që ka anëtarë të kabinetit në burg. Ai gjithashtu tha se edhe vota për numrin 1, u premtohet që të luftohet korrupsionin me Ilir Metën, që është në arrest për fshehje pasurie dhe pastrim parash, dhe krimin me Elvis Roshin, i larguar për përdhunim në grup, është një tallje me qytetarët.

Basha apeloi për një votë masive për Koalicionin Euroatlantik, numrin 4 në fletën e votimit, si e vetmja alternativë që garanton luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Ai përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar për SPAK-un dhe theksoi se vetëm një drejtësi e fortë mund të çojë përpara betejën kundër abuzimit me pasuritë publike dhe të ardhmen e vendit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Edi Rama që kërkon votën për numrin 5 që të hap qelitë e të nxjerr gjysmën e kabinetit që ka në burg? Do ta çojmë votën te numri 1 ku na propozohet të luftohet korrupsioni me Ilir Metën e krimit me Elvis Roshin? Sigurisht që ky do të ishte jo thjesht një harxhim, por do të ishte një tradhëti ndaj familjeve tuaja, ndaj fëmijëve tuaj, ndaj vetes tuaj. Do zhgërryheni në llucë edhe katër vite të tjera. Ndaj për ne e vetmja alternativë është numri 4, Koalicioni euroatlantik sepse asgjë nuk do të bëhet më mirë nëse nuk fuqizojmë SPAK-un që t’i shkojmë deri në fund betejës që ka nisur e ta mbush plotë e për plotë 7×7=313 me shokët e korruptuar të Edi Ramës dhe me këdo që ka cënuar pasuritë publike, taksat e shqiptarëve dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Si rezultat i vendosjes së interesave personale të Sali Berishës mbi interesat e vendit, mbi interesat e opozitës, mbi interesat e demokratëve, është një PD e cila zvarritet në gjunjë kur duhej të merrte përpara ta fshinte qeverisjen e korruptuar 12 vjeçare të Edi Ramës, zvarritet në gjunjë dhe propozon si ndryshim Ilir Metën dhe Elvis Rioshin. Kemi ardhur në një pikë ku zoti Berisha propozon me të vërtetë njësoj si dhe unë problemi kryesor është korrupsioni dhe krimi, por propozon që korrupsionin ta luftojë me Ilir Metën që ndërkoh është në arrest për korrupsion, për fshehje pasurie, për pastrim parash dhe me Elvis Roshin, ikonën e ligjit të dekriminalizimit i cili u largua nga posti i kryetarit të bashkisë së Kavajës, jo thjesht për krim të organizuar dhe për drogë, po për përdhunim në grup. Që është fqaja e zezë e Edi Ramës dhe e PS, ky e merr dhe e sjell si alternativë.

“I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313”, Basha në “Pisk”: Ajo që na dallon nga të tjerët është që programin e bazojmë tek lufta kundër korrupsionit. Vota për numrin 4 është që lekët të kthehen tek qytetarët

Fraza 7×7=313 u bë refreni i kësaj fushate, që tregon realitetin e hidhur të qeverisë me zyrtarët e korruptuar në qeli dhe që u kthye në thirrjen kryesore në çdo takim elektorale të drejtuesit politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.

Por drejtuesi i emisionit “Pisk”, Altin Tufa, ka shkuar më tej duke hapur emisionin me Bashën me një këngë që në thelb kishte mesazhin 7×7=313.

Gjatë intervistës, ai pyeti dejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik se ku i ka shokët. Basha iu përgjigj duke thënë se shumë prej tyre i ka në fushatë, një pjesë i ka në Shqipëri dhe në Hoallandë dhe se i vetmi vend ku nuk ka shokë është 7×7=313.

“Basha shokët i ka në fushatë, shokët e fëmijësrisë një pjesë i ka këtu, një pjesë i ka jashtë si gjithë ne. Shokët e studeimeve i kam në Holandë, pjesën më të madhe. Një pjesë në Amerikë, një pjesë nëpër Europë. Në një vend Basha s’ka asnjë shokë që është 7×7=313, atje s’kam asnjë shokë” – tha Basha.

Ai gjithashtu tha se ajo që e dallon Koalicionin Euroatlantik nga partitë e tjera, është se programin e bazon tek lufta ndaj korrupsionit. Sipas Bashës, që paratë të kthehen tek qytetarët duhet që të korruptuarit të shkojnë tek 7×7=313. Për këtë ai tha se garancia është vota për numrin 4 që lekët të shkojnë tek pensionisti, të shkojnë tek rinia, të shkojnë tek pronarët, të shkojnë tek të përndjekurit.

“Të gjitha këto i ndan vetëm një fill i përbashkët që na ndan me çdo forcë politike. Pse them të tjerët janë si piramida, çfarë ju vjen në mend e premtojnë. Oligarkët dhe shokët e Ramës tek 7×7=313, është zgjidhja jonë. Pa këtë asgjë nga programi nuk relizohet. Pse? Sot këto para vidhen nga shokët e Ramës tek 7×7=313. Vet KLSH thotë që vidhen 1 deri në 2 miliardë euro vit për vit. Prandaj më 11, ditën e diel, zgjedhja që do bëjnë shqiptarët: a do vazhdojnë edhe 4 vite lekët tek 7×7=313, apo do t’i kthejmë lekët në pensione, në kompensiom të pronarëve në vlerë tregu, në investime për rininë, për fermerët dhe për sipërmarrjen shqiptare. Me votën për 5-ën, vazhdojnë lekët të shkojnë tek 7×7=313, me votën për 1-shin, fatkeqësisht thotë se do ta luftojë korrupsionin me Ilir Metën e me Vis Roshin. E vetmja votë që lekët mos të shkojnë tek 7×7=313, të shkojnë tek pensionisti, të shkojnë tek rinia, të shkojnë tek pronarët, të shkojnë tek të përndjekurit është vota për numrin 4.

12 VITET E REGRESIT QË SHPOPULLUAN DHE FALIMENTUAN KORÇËN

Nga Marinela Ziu

Nën drejtimin e Niko Peleshit, shkurtit 2007 – maj 2025, Korça u plak, Korça u tkurr, Korça u vak.

Një grua e moshuar më tha mbrëmë: “a moj çupë, Korça ka firaksur. Ime bijë me djalin më ikën në Gjermani. Djalin ma pushuan nga puna këta të shtetit. Dhëndrit i vunë një gjobë në biznes dhe e mbylli”.

⚠️
Korça ka pazar me kafene, pazar fjalësh dhe avujsh.
Destinacion i ndryshuar i një pazari me histori, nga më të vjetërit në Shqipëri, atëherë kur Korça ishte qendër e madhe tregtare, por nuk është më.

Sot në pazar shikon biznese që falimentojnë, qepena që mbyllen, qilare që përmbyten me rreshjet më të para.
Gjatë javës pazari është një rotondë godinash bosh, me aktivitet thuajse ‘zero’.

Nikua mesa duket do kafene dhe fjalë pazari, i prirur ndaj jetës parazitare, pa vizion, pa plan dhe pa strategji, shkatërroi pazarin e dyqanxhinjve tregtarë, shitësve dhe zanatçinjve, prodhuesve të vegjël dhe bizneseve të vogla, duke e bërë Pazarin një shesh kafenesh me emërtime nga diktatura e zymtë, si: “kooperativa”, “komiteti” etj., që ua dha miqve të tij me një financim dhuratë nga FShZH.

⚠️
Korça ka një kullë, një shëmti urbane, që zaptoi një shesh, gëlltiti qindra milionë për të qenë godina e parë, ndoshta dhe e vetme në botë, jo-funksionale, që shteti ndërton me paratë e shqiptarëve.

“Rrush e kumbulla milionat e shqiptarëve”, më tha një taksixhi, që ngryset e gdhihet dhe i bën shoqëri kullës çiban, në mes të Korçës. “Ide e të gjatit kjo – më tha – dhe ndërtimin mysybet e bëri Nikua me shokë”.

⚠️
Përbri kullës u ngul institucioni i Bashkisë, duke zhdukur Bibliotekën e qytetit, një ndër godinat më të mira në Shqipëri, projektuar për Bibliotekë, nga i madhi ark.Kolevica.
Librat ku janë vallë? Këtë thonë të gjithë. Një ish punonjëse e Bibliotekës dikur, më thotë se atje ka patur shumë e shumë botime të rralla, libra, revista, gazeta, buletine etj. me vlerë, që nuk dihet se ku janë.

⚠️
Korça ka një pedonale pa karakter funksional, nuk është as zonë tregtare, as zonë pushimi, as zonë kreacioni, as zonë muzeale, është një pedonale pa qëllim dhe pa karakter.
Por nuk i mungojnë efektet dhe koloret, pemët me dritka, trungjet me beze shumëngjyrëshe të ylberit.

⚠️
Korça ka dhe një godinë të kundraligjshme përbri Këshillit të Qarkut, Qendër Inovacioni e quajnë, që zaptoi lulishte, trotuar dhe bulevard për të risjellë volume halldupe betoni në mes të Korçës fisnike, që është ndoshta godina më e shëmtuar në Rajon dhe në Shqipëri.

⚠️
Në Korçë në 12 vite janë mbyllur mbi 40% e bizneseve.
Në Korçë nuk ka më oxhak, nuk ka më biznese prodhimi, nuk ka më linja përpunuese.

⚠️
Në Korçë fermerët nuk po prodhojnë më dhe po shkulin drufrutorët.
Fermerët sërish morën rrugën e emigrimit.

⚠️
Në Korçë ka më shumë vdekje, sesa lindje dhe popullata është plakur ndjeshëm.

⚠️
Në Korçë në këto 12 vite, afro 60% e popullsisë është larguar.

⚠️
Kolonja është shndërruar në qytet fantazmë.
12 vite që Nikua nuk e sjell dot më pranë Kolonjën me Korçën, sepse rruga nuk mbaron dot punimet, rruga i rrëzohet si “kalaja e Rozafës”, nga mallkimi korrupsion.

⚠️
Devolli është harruar totalisht, një Bashki në skajet lindore të Republikës, që shpëtimin banorët e gjejnë tek shteti fqinj dhe tek largimi masiv.

⚠️
Ndërsa Pusteci dhe Prespa e mrekullueshme dhuruar nga natyra dhe Zoti, me njerëz punëtorë dhe të ndershëm, në 12 vite është përdorur për t’u rrëmbyer votën, qoftë edhe ato pak vota.
Minoriteti maqedonas trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, si t’i ketë në ngarkim tjetër Republikë.

Këto dhe qindra e qindra të tjera janë dështimet e Rilindjes dhe Niko Peleshit.

Qeverisje pa vizion, pa strategji, pa plan, pa përkushtim, qeverisje me qëllim të vetëm vjedhjen dhe korrupsionin, shoqëruar me propagandë dhe fasada.

Korçën e plakën, Korçën e goditën demografikisht dhe ekonomikisht, si asnjë qark tjetër dhe kjo është vepër e Rilindjes dhe Niko Peleshit.

* Ku e ka aeroportin Nikua?
* Ku e ka gazifikimin Nikua?
* Ku e ka termoizolimin Nikua?
* Ku e ka stadiumin Nikua?
* Ku i ka freelancer-at Nikua, me paga 3 mijë euro?
* Ku e ka IPARD-in Nikua?
* Ku i ka 100 fshatrat turistikë Nikua?
* Ku i ka kanalet vaditës dhe kulluese Nikua?

Ku i ka? Ku i ka?
KEA po ju thotë: NUK I KA.
As ka për t’i patur!

‼️
KOALICIONI EUROATLANTIK
Drejtuesit e tij, kandidatët e tij e kanë edhe vizionin, edhe strategjinë, edhe burimet humane që janë prezente kudo në Rajon, kanë vendosmërinë dhe përkushtimin, për t’i dhënë Korçës dhe Korçarëve prosperitet, dinjitet dhe integritet, zhvillim dhe për ta bërë atë konkurrente sërish.

Korça meriton më shumë
✅ Voto4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto️ Marinela Ziu

Një krahasim i tre programeve ekonomike: PS, PD dhe Kualicionit EuroAtlantk KEA; si mënyra më e qartë e seriozitet para qytetarëve!

Nga Sidi Hasanaj

1. Programi Ekonomik i PS, premtime të madha (si çdo fushatë) por shumë pak të realizueshme:

PS e ka vendosur fokusin e saj te rritja e pagave dhe shtetin si motor kryesor të ekonomisë:
900 euro paga minimale? 1,500 euro mesatare? 100,000 vende pune?

Partia Socialiste po shet ëndrra me shifra që nuk lidhen fare me realitetin ekonomik të vendit.

Ekonomia shqiptare ka 48% të GDP-së nga shërbimet, me bujqësinë e lënë pas dore dhe industrinë në hije. Rritja 4% që premtohet është thjesht inercia e zakonshme, jo zhvillim real.

Pa rritje produktiviteti, pa mbështetje për biznesin e ndershëm, dhe me një treg të kapur nga oligarkët, këto paga të “reja” janë vetëm letra për fushatë.

Nëse nuk ndryshon mënyra se si qeveriset ekonomia — me transparencë, konkurrencë dhe drejtësi — qytetarët do të vazhdojnë të jetojnë me më pak se 7 dollarë në ditë, ndërsa pak të zgjedhur do bëhen më të pasur

——————————————————————————

2. Programi ekonomik i Partisë Demokratike (PD)

Për periudhën 2025–2029 PD ka prezantuar një platformë që synon të ulë barrën fiskale dhe të rrisë mirëqenien e qytetarëve. Megjithatë, mjaftojnë disa analiza ekonomike të cilat qartësisht sugjerojnë se ky program përmban kontradikta të theksuara mes uljes së të ardhurave buxhetore dhe rritjes së shpenzimeve publike, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e tij financiare.

Ulje të konsiderueshme të taksave

PD propozon një sërë masash për të lehtësuar barrën fiskale:
• Vendosja e një takse të sheshtë prej 10% për të gjitha burimet e të ardhurave. 
• Eliminimi i taksës për bizneset e vogla dhe profesionet e lira. 
• Ulja e TVSH-së në 15%. 
• Reduktimi i taksës së shitjes së pronës nga 15% në 2%. 
• Heqja e taksave mbi karburantet. 

Këto masa synojnë të stimulojnë rritjen ekonomike dhe të përmirësojnë klimën e biznesit, veçanërisht për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, por kanë një kontraditë të madhe:

Rritje e shpenzimeve publike

Paralelisht me uljen e taksave, PD premton:
• Rritjen e pagës minimale në 500 euro. 
• Rritjen e pagës mesatare në 1,200 euro. 
• Vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh. 
• Rritje të konsiderueshme të pensioneve. 

Këto premtime përkthehen në një kosto shtesë vjetore prej rreth 4 miliardë euro, që përbën gati gjysmën e të ardhurave vjetore të shtetit.

⚖️ Kontradikta dhe rreziqe fiskale

Këto shifra të premtive të programit të PD sugjerojnë se kombinimi i uljes së të ardhurave nga taksat dhe rritjes së shpenzimeve publike krijon një boshllëk të madh buxhetor. Në një skenar pesimist, ndikimi i masave të propozuara mund të çojë në një humbje të të ardhurave buxhetore prej deri në 97 milionë euro. 

Kjo situatë mund të detyrojë shtetin të rrisë borxhin publik ose të shkurtojë shpenzimet në sektorë të tjerë, duke rrezikuar stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit.

Një qasje populiste më shumë sesa e djathtë

Megjithëse PD e prezanton veten si një parti e djathtë, programi ekonomik i saj përmban elementë që nuk përputhen me parimet tradicionale të së djathtës, si reduktimi i rolit të shtetit dhe promovimi i iniciativës private. Në vend të kësaj, programi mbështetet në rritjen e shpenzimeve publike dhe ndërhyrjen e shtetit në ekonomi, një qasje që i afrohet më shumë populizmit sesa politikave të djathta liberale.

Programi ekonomik i PD-së përmban premtime populiste që, në mungesë të një plani të qartë për financimin e tyre, rrezikojnë të jenë të paqëndrueshme dhe të dëmshme për ekonominë e vendit. Premtime boshe për të marrë votat e qytetarëve!

——————————————————————————-

3. Përse KEA Ka Një Program të Realizueshëm për Financat Publike, Ndryshe Nga Ai i PS dhe PD?

Në kontrast, Kualicioni i Demokratëve Euroatlantikë (KEA) ka një program të realizueshëm për financat publike që përfshin reforma të thella dhe të qëndrueshme që kanë si qëllim stabilizimin dhe rritjen e mundësive ekonomike të vendit.

Liria Ekonomike si Themel i Zhvillimit të Qëndrueshëm

Historia ekonomike e Shqipërisë është ajo e një shteti që ka ndërhyrë në mënyrë të tepërt në jetën ekonomike të qytetarëve. Për dekada, politika fiskale dhe rregullatore ka rënduar iniciativën private, duke favorizuar jo konkurrencën e ndershme, por lidhjet klienteliste me pushtetin.

Në vend të një tregu të hapur dhe të barabartë, është ndërtuar një sistem ku privilegjet shpërndahen nga lart-poshtë, përmes të ashtuquajturve “investitorë strategjikë”. Ky model ka dështuar të prodhojë zhvillim të qëndrueshëm, punësim cilësor dhe mirëqenie për shumicën e qytetarëve.

Programi ekonomik i Koalicionit të Demokratëve Euroatlantikë (KEA) përfaqëson një kthesë të qartë drejt një ekonomie të bazuar në liri, konkurrencë dhe barazi para ligjit. Ku besohet se fuqia e vërtetë transformuese qëndron te qytetari i lirë, jo te burokracia shtetërore.

~Një Shtet i Kufizuar, Një Treg i Lirë

Shteti duhet të përmbushë funksionet bazë: rendin, drejtësinë dhe mbrojtjen e pronës. Përtej këtyre, ai duhet të tërhiqet nga ndërhyrja në ekonomi, për t’u dhënë hapësirë individëve të krijojnë pasuri, të investojnë dhe të punësojnë të tjerët.

KEA propozon:
• Ulja e barrës fiskale, përmes eliminimit të taksave për bizneset e vogla dhe vendosjes së një takse të sheshtë 9% për tatim-fitim, divident dhe të ardhura personale.
• Thjeshtimin e sistemit tatimor për të reduktuar informalitetin dhe për ta bërë ekonominë më të parashikueshme.
• Kufizimin e taksave vendore në maksimum 1% të xhiros për bizneset e vogla dhe të mesme.

Këto masa do të rrisin formalizimin, do të ulin koston e të bërit biznes dhe do të kthejnë Shqipërinë në një mjedis tërheqës për investime të vërteta, jo për marrëveshje të mbyllura në zyrat e pushtetit.

~Fund Favoritizmit dhe Monopoleve të Politizuara

Një treg i lirë nuk mund të bashkëjetojë me privilegje të posaçme për një grusht individësh të lidhur me pushtetin. Ndërkohë që mijëra biznese paguajnë taksa të larta, të ashtuquajturit “investitorë strategjikë” përfitojnë nga lehtësira të padrejta – deri në përjashtim të plotë nga taksat.

KEA planifikon përmes programit të saj për:
• Eliminimin e të gjitha privilegjeve fiskale të veçanta;
• Vendosjen e një rregulli të njëjtë për të gjithë, ku çdo sipërmarrës ka të njëjtin trajtim ligjor dhe tatimor, pa përjashtime dhe pa favorizime politike.

Vetëm kështu krijojmë një klimë konkurruese të vërtetë, që vlerëson aftësinë dhe inovacionin, jo lidhjet dhe lobimin.

~Zhvillim nga Poshtë-Lart, jo nga Zyrat e Ministrive

KEA beson se zhvillimi nuk është një proces që mund të drejtohet nga qeveria me plane qendrore. Zhvillimi ndodh kur individët janë të lirë të ndjekin interesat e tyre në një mjedis të drejtë dhe të parashikueshëm.

Kjo filozofi përkthehet në politika konkrete:
• Heqja e tatimeve për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë;
• Bashkimi i tatimeve dhe doganave në një institucion të vetëm, për të luftuar korrupsionin dhe për të reduktuar burokracinë;
• Heqja e taksës prej 240 lekësh për litër të karburantit, që rëndon çdo qytetar dhe biznes në vend.

~Subvencione për Prodhim, jo për Administratë

Ndërhyrja publike në ekonomi duhet të jetë selektive dhe e drejtuar drejt sektorëve prodhues, jo për të mbajtur në këmbë një administratë të fryrë dhe joproduktive.

KEA propozon:
• 100 milionë euro në vit si subvencione direkte për fermerët;
• 50 milionë euro investime vjetore në infrastrukturë rurale, për të ulur kostot dhe për të mbështetur zhvillimin e zonave më të varfra;
• Një reformë që kanalizon fondet publike drejt atyre që realisht prodhojnë, jo drejt zyrtarëve që administrojnë projekte pa ndikim të matshëm në ekonomi.

Nga Shteti te Qytetari

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë plane zhvillimi të hartuar në ministri. Ka nevojë për më shumë liri, më shumë besim te qytetari, dhe më pak ndërhyrje.

Programi i KEA është një ftesë për të kthyer modelin: nga zhvillimi i komanduar, tek zhvillimi i mundësuar. Nga klientelizmi, te konkurrenca. Nga privilegji, te meritokracia.

Vetëm përmes lirisë ekonomike të vërtetë mund të arrijmë rritje të qëndrueshme, punësim të denjë dhe një standard më të lartë jetese për të gjithë qytetarët shqiptarë

Rajmond Dervishi kallëzon penalisht Edi Ramën: “VKM për faljen e gjobave, shkelje flagrante për të blerë vota”

Rajmond Dervishi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, ka depozituar një kallëzim penal ndaj Kryeministrit në detyrë, Edi Rama. Kallëzimi i është drejtuar z. Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në qendër të kallëzimit është vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 9 maj 2025, përmes të cilit falen gjobat administrative të vendosura gjatë periudhës 2015–2024. Sipas Dervishit, kjo është një përpjekje e qëllimshme për të ndikuar në vullnetin e zgjedhësve, vetëm 24 orë para përfundimit të mandatit të qeverisë.

Dervishi e cilëson këtë akt si një shkelje të rëndë të Kodit Penal, Kodit Zgjedhor, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Postim i plotë:

“Kur kemi hyrë në 24 orëshin e fundit të qeverisë në detyrë, hajduti permanent i kthyer në kleptoman të vesuar, Kryeministri në detyrë Edi Rama, i trëmbur nga sondazhet reale që nuk e nxjerrin dot me 71 mandate, në shkelje të rëndë të Kodit Penal, Kodit Zgjedhor dhe të parimeve themelore të Kushtetutës së RSH dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ka miratuar më datë 9.5.2025 VKM-në për faljen e gjobave administrative të vëna nga qeveria e tij gjobëvënëse nga viti 2015 deri në vitin 2024. Miratimi i kësaj VKM-je në këtë fashë kohore ka për qëllim deformimin e vullnetit të zgjedhësve për t’i gënjyer për një grusht votash.”
– Rajmond B. Dervishi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Tiranë

Lulzim Basha tregoi se nuk është vetëm/ Mitingu që foli me fytyrat plot shpresë

Mitingu përmbyllës i Koalicionit Euroatlantik, tregoi dhe njëherë se ky grupim është mjaft serioz dhe se ka brenda tij një potencial të jashtëzakonshëm.

Pamjet që erdhën dje nga mbyllja e fushatë së Koalicionit Euroatlantik, treguan reflektimin e thellë të atyre demokratëve që kanë zgjedhur të jenë aty me qëndrimet e palëkundura, pa interes për karrige dhe me besim se Shqipëria meriton më shumë.

Figura si Pëllumb Seferi, Hysen Xhura, Taualanda Jupi, Orjola Pampuri, Endri Hasa, Xhemal Bushati, Xhevdet Amuli, Neli Demi, Shemsi Premçi, Marinela Ziu, Gazmend Koduzi, Nevila Nika e plot emra të tjerë personalitetesh tregojnë pastërtinë dhe integritetin që mbi të gjitha kanë pranuar të garojnë me lista të hapura, ku fiton ai që merr më shumë vota.

Lulzim Basha tregoi se nuk është vetëm/ Mitingu që foli me

Retorika e Lulzim Bashës ishte e qartë, qytetarët duhet të votojnë mendjen e kthjellët, dhe jo ta çojnë votën për ata që i kanë shokët tek 313 dhe as për ata që duan të nxjerrin shokët nga po ai vend.

Korrupsioni dhjetra vjeçar merr fund vetëm me njerëz me intigritet politik dhe kjo nuk është e lidhur me numrin e votave por me parimet e qarta politike.

Lulzim Basha tregoi se nuk është vetëm/ Mitingu që foli me

Ndaj ai takim dje tregoi se nuk bën kompromis me parimet e qarta pro drejtësisë dhe pro një qeverisjeje pa korrupsion/Alfapress.al

Hetim për korrupsion zgjedhor/ Nënkryetarit të bashkisë së Belshit i kontrollohet banesa!

Një hetim i nisur nga prokuroria e Elbasanit, për blerjen e votave, ka çuar në kontrollin e banesës dhe makinës të nënkryetarit të bashkisë Belsh.

Mësohet se ndaj Maringlen Balit dhe zyrtarëve të tjerë në Belsh, është hapur një hetim penal për korrupsion në zgjedhje, duke sjellë nevojën e prokurorisë së Elbasanit, për të ndërhyrë në zgjedhje.

Burimet thanë se gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur lista emrash të banorëve që janë të regjistruar për të votuar në Zgjedhjet Parlamentare 2025.

Ky hetim është vetëm një nga disa nga dosjet e prokurorisë së Elbasanit, e cila pak ditë më parë hapi një dosje tjetër për zyrtarët e bashkisë Peqin dhe Elbasan, pasi ndanin shpërblime financiare për punonjësit e tyre. ndërkaq kontrolle janë zhvilluar edhe nga SPAK në zonën e Shkodrës.

Në total në prokuroritë në rrethe janë regjistruar 54 procedime që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Prej tyre policia ka dorëzuar 27 raste, SPAK 9, subjekte politike 7 raste, 2 janë denoncuar nga qytetarët dhe 9 të tjera janë nisur nga vetë prokurorët. Tirana mban vendin e parë për nga numri i procedimeve me 14 të tilla e pasuar nga Dibra me 9, e më tej Elbasani, Lezha dhe Fieri me 5 raste.

Paralelisht hetime po vijojnë dhe nga Struktura e Posaçme.