34.5 C
Tirana
E premte, 4 Korrik, 2025

E zuri poshtë masivi i dheut që u shemb, gjendet pas 7 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri

Gjendet pas 7 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë masivi i dheut.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, kur  ndodhi një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km.

Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator Arditi, punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve.

Si pasojë e rrëshqitjes, 29-vjeçari është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.

klos

 

Trafikoi drogë me vlerë 3.3 mln euro në Gjermani, ja sa vite burg kërkoi SPAK për “kokën” e grupit kriminal

SPAK ka kërkuar dënimin me 17 vite burg të Islam Sefës, kokës së një grupi kriminal që trafikoi drogë me vlerë 3.3 mln euro në Gjermani.

 

Nëse dënohet, Islam Sefa përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi do i ulet në 11.4 vite qëndrim pas hekurave.

Ai dyshohet si drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove.

“Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro” informoi sot SPAK.

******

Më 27 Dhjetor 2024, Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për 4 të pandehurit, Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Lala (alias Xaka, alias Sefa), Vidjan Baroka dhe Durim Xaka, që akuzohet se janë pjesë e një grupi të strukturar kriminal të trafikut të drogës.

Rolet e tyre në grupin e dyshuar kriminal, sipas SPAK:

Islam Sefa (alias Xaka), dhe Hajdar Lala (alias Sefa, alias Xaka) drejtues dhe financues në veprimtarinë e paligjshme kriminale të trafikimi të narkotikëve

-Vidjan Baroka dhe Durim Xaka, si edhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar e të dënuar në Gjermani, kanë pasur rol ndihmues.

Grupi raportohet se është tradhtuar nga komunikimet në platformat e enkriptuara, EncroChat dhe SkyEcc, ndërsa nga hetimet e SPAK në bashkëpunim me autoritetet gjermane janë identifikuar 12 persona, 8 prej të cilëve janë shqiptarë dhe 4 gjermanë, të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal të trafikimit të narkotikëve.

“Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja dhe pasi futej në territorin gjerman tregtohej në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si edhe në shtete të tjera të Bashkimit Evropian”, njofton SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë viteve 2020-2021 kanë trafikuar në Gjermani, sasinë prej 1000 kg marijuanë, vlera e së cilës arrin shumën e 3.374.400 euro.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, në ngarkim të 4 të pandehurve;

1. Islam Sefa (alias Xaka) – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 9 episode (ai para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020, 02.02.2021, 24.02.2021 si dhe 01.03.2021), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

2. Hajdar Lala (alias Xaka, alias Sefa) – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 4 episode (të datave 08.04.2020, 30.04.2020, 22.05.2020 dhe 29.05.2020), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

3. Vidjan Baroka – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 4 episode (të datave 08.04.2020, 08.04.2020, 30.04.2020, 22.05.2020), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

4. Durim Xaka – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 7 episode (ai para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020 dhe 02.02.2021), 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, bashkëpunimi gjermano-shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe duke u bazuar tek komunikimet e zhvilluara në platformat e enkriptuara, EncroChat dhe SkyEcc, janë administruar prova në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, të cilat, kanë identifikuar 12 persona, 8 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas gjermanë, të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal të trafikimit të narkotikëve. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja dhe pasi futej në territorin gjerman tregtohej në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si edhe në shtete të tjera të Bashkimit Evropian.
Nga hetimet ka rezultuar dhe është provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë viteve 2020-2021 kanë trafikuar në Gjermani, sasinë prej mëse 1000 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, vlera e së cilës arrin shumën e 3,374,400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Nga aktet e administruara për këtë procedim penal ka rezultuar dhe është provuar se të pandehurit, Islam Sefa (alias Xaka), dhe Hajdar Lala (alias Sefa, alias Xaka) kanë pasur rol drejtues dhe financues në veprimtarinë e paligjshme kriminale të trafikimi të narkotikëve, ndërsa të pandehurit, Vidjan Baroka dhe Durim Xaka dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar dhe dënuar në Gjermani, kanë pasur rol ndihmues.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve që kanë marrë pjesë në këto episode, është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 150 të vitit 2022, numërtimin si procedimi penal Nr. 150/1 i vitit 2024, dhe vijimin e hetimeve.

Ngërçi politik, Presidentja Osmani do të ftojë partitë politike në një takim për zhbllokimin e situatës

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë hapin e parë në lidhje me organizimin e një takimi gjithëpërfshirës për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik. Anëtarë të kabinetit të saj njoftuan se do të kontaktojnë partitë politike për t’u dakorduar për kohën e përshtatshme për organizim të takimit.

osmani

Presidentja Vjosa Osmani do t`i ftojë liderët e partive politike për t’u takuar, në funksion të zhbllokimit të situatës politike.

Njoftimi nga Zyra e Presidentes, u bë një ditë pas thirrjes së PDK-së adresuar Osmanit që ta organizojë një tryezë me qëllim që të gjendet zgjidhje për ngërçin në konstituimin e legjislaturës së re.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Të enjten, përfaqësues të Lidhjes Demokratike thanë se në parim janë pro një takimi që synon të zgjidhet ngërçi politik.

“Ne e kemi vendos këtë propozim në tavolinë. Jemi të hapur të jemi prezentë në takime të tilla për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional. Varet për çfarë ftohet takimi dhe çfarë qëllimi mund të ketë, s’mund të japë përgjigje në pyetje hipotetike, por ka qenë propozim i yni që të gjitha partitë parlamentare të mblidhen diku për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik”, tha Bajrami.

E, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje nuk treguan se si do të përgjigjeshin ndaj një ftese të mundshme të presidentes, për takim të tillë.

Kryetari i kësaj që ka dalë fituese e zgjedhjeve, Albin Kurti, ftoi javën e kaluar në takim kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në takimin që nuk prodhoi zgjidhje, i ka shkuar vetëm Krasniqi.

Nisma “Shqipëria 1 euro” si u ‘arnua’ ligji 6 herë në 24 muaj! Ekspertët analizojnë dokumentin: Mban ‘era’ korrupsion! Pse rrinë larg investitorët e huaj

EMISIONI VETTING

NGA ARMAND KULLAU DHE VJOLANDA PECA

Disa javë para datës së zgjedhjeve në 17 prill 2025, Qeveria Shqiptare do të miratonte vendimin numër 226, që do t’i hapte rrugën privatizimit të bregdetit tek ndërtuesit e komplekseve.

Ky vendim që ndryshon rregullat se si do të privatizohen pronat shtetërore, u jep mundësinë edhe atyre që kanë përfituar kontrata me qira 1 euro, të përvetësojnë truallin me çmimin e referencës. Në këtë rast, pasuri publike me vlerë shumë të lartë do të kalojnë nga shteti te privati me çmimin e referencës që është shumë herë më i ulët sesa vlera reale e tregut.

Zakonisht ndryshimi i ligjit apo arnimi i tij shpejt e shpejt ndodh kur ka urgjencë, por ky nuk ishte rasti. Kërkimet nga “Vetting” evidentojnë se ky ligj që është krijuar në dhjetor të 2014 dhe është ndryshuar së fundmi, mund të fshehë interesat e oligarkisë të mpleksura me zyrtarë të lartë nga Qeveria Shqiptare për përvetësimin e pasurisë publike.

Zanafilla e kësaj prapaskene lidhet me programin “Shqipëria 1 euro”, e cila i mundëson privatit që të marrë pronat shtetërore në përdorim dhe më pas ti privatizojë sipas disa kritereve.

Kjo nismë u miratua fillimisht nga qeveria Berisha, ku në vitin 2006 Partia Socialiste, atëherë në opozitë, e kritikoi ashpër këtë projekt, duke e cilësuar si një përpjekje për të “shitur vendin”.

vetting (13)

Ironikisht, pas ardhjes në pushtet, qeveria aktuale u dha mundësinë përfituesve nga qiradhënia mbi 500 metro katror që të privatizojnë pronat shtetërore nëse konsumojnë mbi 5 vite kontratën dhe në rast se vlera e investimit të kryer prej tij është mbi 150% e vlerës së truallit duke respektuar kushtet e kontratës.

Në fakt, ky program nxjerr në pah një paradoks politik, ku qëndrimet ndryshojnë në varësi të pozicionit të partisë politike në pushtet.

Ndryshimi i ligjit 6 herë në 24 muaj

Gjithçka do të fillonte në 5 shkurt 2014, kur qeveria socialiste do të miratonte vendimin nr.54 për përcaktimin e kritereve, procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo ndryshe të kontratave Shqipëria 1 euro. Praktikisht qeveria e re do të rrëzonte vendimin e qeverisë së mëparshme, ku duhet theksuar se teorikisht kriteret e vendosura në kontratë kishin tavan të lartë për vlerën e investimeve që garantonin rritjen e punësimit dhe kapital të lartë të shtuar në GDP-në e vendit.

Në VKM-në nr.54 në kapitullin V,pika 2, përcaktohej që kompanitë që do të përfitonin nga ky projekt pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, me kontrata qiraje 1 euro duhej të realizonin investime me vlerë 10 milionë euro dhe ky kapital do të investohej në biznesin “FASON”. Në pikën 3 të po këtij kapitulli, Ministria e Ekonomisë mund të propozonte në Këshillin e Ministrave dhënien e kontratave 1 euro edhe me propozim të pakërkuar me vlerë investimi 2 milionë euro. Pra vet biznesi i sugjeron qeverisë, në fusha specifike të veprimtarisë si sporti, kultura, turizmi, trashëgimia kulturore dhe në aktivitete që do te ndikojnë në zgjidhjen e problemeve sociale në zona të caktuara.

vetting (3)

Por çfarë ndodhi?

Nga shkurti 2014 deri në tetor 2016, Këshilli i Ministrave ndryshoi 6 herë ligjin duke zbutur kriteret për të përfituar pasuritë shtetërore, gjë e cila automatikisht do të përjashtonte biznesin e huaj pasi krijoheshin kushte për të favorizuar biznesin vendas.

Konkretisht VKM-ja nr. 54, datë 5.2.2014, do të ndryshohej pas disa muajsh në tetor të po atij viti me 6 VKM të tjera deri në vitin 2016. Pra, brenda 2 muajsh do të kishim kërkesën për ndryshime, mbledhjet e grupit të punës për diskutime dhe në fund do të miratoheshin propozimet me anë të Vendimit Këshillit të Ministrave. Vetëm duke përllogaritur procedurat dhe letërkëmbimet midis institucioneve është e habitshme se si qeveria aktuale brenda një kohë kaq të shkurtër me nxitim kanë bërë ndryshime që lidhen me pasurinë publike.

Cilat janë ndryshimet e fundit?

Në VKM-në e fundit, në kapitullin V, pika 2 përcaktohej që kompanitë që do të përfitonin nga ky projekt pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, me kontrata qiraje 1 euro duhej të realizonin tashmë investime jo me vlerë 10 milionë euro, por maksimumi 500 milionë lekë ose 5 milionë euro. Madje investimi do të diversifikohej pasi për veprimtari të ndryshme, do kishte vlera të ndryshme akoma më të ulëta. Konkretisht për veprimtarinë prodhuese me nivele investimi mbi 300 milionë lekë, përpunim aktiv të mallrave, që do të sigurojnë jo më pak se 50 vende pune dhe veprimtari të agrobiznesit, si grumbullim, përpunim dhe shitje të produkteve bujqësore ose blegtorale, me nivele investimi mbi 100 milionë lekë.

Sipas data analistes Anila Salianji, mënyra sesi kjo nismë vazhdimisht ka degraduar është përshtatur në përputhje të interesave të caktuara sepse në dy vite projektligji është ndryshuar 6 herë dhe përshtatej në mënyrë që të shkonte në përputhje me një investitor.

“Nga krahasimi i VKM-së fillestare me atë përfundimtare vërehen edhe lehtësira që mund të ndikojnë në zbatimin e kontratës. Në VKM-në nr 54 të 2014 parashikohet një gjobë në masën e garancisë së vendosur për kontratat, që është 1 milion euro ose 200 mijë euro, por këto penalitete do të jenë të papërfillshme në VKM-në. 693 të tetorit 2016. Tashmë nëse kompanitë nuk realizojnë investimet sipas projektit të propozuar gjoba do të jetë sa 10% i investimit të parealizuar”, deklaroi për “Vetting” data analistja Salianji.

vetting (17)

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, një nga mangësitë më të theksuara të VKM-së nr. 54 është se nuk ka një kufi të dhënies me qira të sipërfaqeve të pasurisë shtetërore, krahasuar me atë të përcaktuar në planin e biznesit. Në raportin e përpiluar nga auditi kjo është një nga problemet më të evidentuara sepse krijon paqartësi, që nuk favorizojnë klimën e biznesit në vend.

Sipas ekspertit të ekonomisë Mateo Spaho, Shqipëria 1 euro është një falimentim dhe një dëm i madh për vetë Shqipërinë dhe shqiptarët sepse tashmë vendi është ndërkombëtarisht i njohur.

“Problemi që ne kemi është që investitorët e huaj serioz nuk afrohen pikërisht se pasuritë e vendit nuk përdoren në mënyrë transparente dhe si pasojë ata që janë serioz do të duan të bëjnë punë reale. Nuk duan t’i futen çështjeve të caktuara që mundet të mbajnë era korrupsion”, tha për “Vetting” eksperti Spaho.

vetting (16)

Në të njëjtën linjë me Spahon është edhe eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, që shprehet se kjo nismë nuk i ka dhënë nxitje ekonomisë për arsye se ka munguar konkurrenca nga investitorët serioz.

“Vota jote nuk ka çmim”- Mesazhi i Ambasadës së SHBA-ve për qytetarët shqiptarë, dy ditë para zgjedhjeve të 11 Majit: Është e ardhmja jote!

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh për të gjithë votuesit shqiptarë.

 

Përmes mesazhit në Facebook ambasada amerikane i bën thirrje shqiptarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim”, është mesazhi i ambasadës amerikane për qytetarët shqiptarë.

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Mirela Karabina, denoncon presionin e pushtetit për të të votuar njerëzit me dhunë

Nga Mirela Karabina

Kryeplakja e fshatit Kodër Bujars, Arta Preçi i bën presion hapur Z. Muça për të votuar kanditaten e Partisë Socialiste.
Sapo e takova zotërinë dhe po më shpjegonte për rrugën e munguar dhe ujin e pishëm, vjen me motorr kryeplakja, ndalon dhe filloi të bërtasë, dhe ta refjistronte madje, pse kishte marrë fletë-palosjen time.

Ndërkohë fshati nuk ka rrugë dhe ujë të pijshëm dhe familja e zotit Muça ndihmon dhe mësuesit dhe nxënësit me ujë sepse jeton ngjitur me shkollën, ndërsa kryeplakja që ka për detyrë të sjellë ujin e të mbështesë nxënësit dhe qytetarët vjen dhe shantazhon hapur fare.
Madje nuk e pati problem dhe ta filmonin, por ndërkohë që debatonim ne e kishim fikur kameran.
Megjithatë Z. Muça u tregua zotëri i vërtetë, as nuk u tut fare.
Kjo qeveria e Edi Ramës, i ka braktisur qytetarët dhe me orrogancë bën dhe presion.

#elbasanimerironshumë
#shqiperianeritonmeshume
#voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#mirelakarabina

Kodër Bujars, Elbasan, 7 Maj 2025

Naim Meta: Koha për Ndryshim të Vërtetë në Elbasan

Nga Naim Meta

Gjatë këtyre javëve kemi dëgjuar zërin tuaj, shqetësimet dhe shpresat që mbani për të ardhmen. Ju falënderoj për besimin, për përfshirjen dhe për guximin për të folur hapur. Në përgjigje të kësaj thirrjeje të sinqertë, ne kemi ndërtuar programin më të mirë që ka njohur Shqipëria në këto 34 vite tranzicioni të pafund.

Ndërsa afrohet dita e fundit e fushatës, kërkoj mbështetjen tuaj maksimale, jo vetëm votën tuaj, por edhe fjalën tuaj ndaj miqve, familjarëve dhe komunitetit tuaj. Kjo ka qenë një fushatë e vështirë për Koalicionin Euroatlantik, përballë një makinerie të pushtetit 12-vjeçar të korruptuar të Partisë Socialiste, që është shndërruar në një pengesë për zhvillimin dhe drejtësinë.

Të njëjtat figura politike që kanë qenë pjesë e qeverisjeve të kaluara, rikthehen vazhdimisht, ndërrojnë vetëm gunën se ngjyrat politike i kanë të paracaktuara, por me të njëjtat praktika të vjetra.

Miqtë e mi, ka ardhur koha të ndalim këtë cikël. Ka ardhur momenti që vota juaj të jetë për ata që ju shërbejnë me dinjitet, jo për ata që e përdorin shtetin si pronë private.

Votoni për njerëz që i njihni nga jeta e përditshme, që ndajnë hallet dhe sfidat me ju, që nuk jetojnë në kulla por në realitetin tuaj. Siç kanë qenë dje, ashtu do jenë edhe nesër: të thjeshtë, të ndershëm dhe të përkushtuar për ju.

Unë, Naim Meta, ju kërkoj me përulësi votën tuaj për të qenë zëri dhe sherbetori juaj në çdo mundësi që do të më jepni. Votoni për Qarkun e Elbasanit, votoni për interesin tuaj, për familjen, për pronën, për një shtet ligjor dhe meritokraci të vërtetë.

Basha uron Papa Leo XIV: Mishëron frymën e një Kishe që qëndron pranë njerëzve dhe sfidave të kohës.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka uruar Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij si kreu i ri i Kishës Katolike. Në një postim në rrjetet sociale, Basha e cilësoi këtë një moment shprese dhe reflektimi për mbarë botën.

Ai shkruan se si Papa i parë amerikan, me rrënjë në shërbimin misionar dhe përkushtimin ndaj më të pambrojturve, ai mishëron frymën e një Kishe që qëndron pranë njerëzve dhe sfidave të kohës.

Basha i uroi Atit të Shenjtë sukses në misionin e tij shpirtëror dhe njerëzor.

Postimi i plotë i Bashës:

Uroj nga zemra Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij si kreu i ri i Kishës Katolike.
Ky është një moment shprese dhe reflektimi për mbarë botën. Si Papa i parë amerikan, me rrënjë në shërbimin misionar dhe përkushtimin ndaj më të pambrojturve, ai mishëron frymën e një Kishe që qëndron pranë njerëzve dhe sfidave të kohës.

Shqipëria, një vend i vogël me një zemër të madhe, është krenare për traditën e saj të bashkëjetesës fetare, të respektit dhe harmonisë ndërmjet besimeve. Në këto vlera shohim një pikëtakim të thellë me vizionin e Papa Leo XIV, një udhëheqës që frymëzon paqe dhe dinjitet për çdo qenie njerëzore.

Lutem që pontifikata e tij të udhëhiqet nga drita e urtësisë, forca e dashurisë dhe vendosmëria për të mbrojtur të vërtetën, drejtësinë dhe shpresën në çdo cep të botës.
I uroj Atit të Shenjtë suksese në këtë mision të madh shpirtëror dhe njerëzor.

Për një Shqipëri me dinjitet dhe drejtësi. Zgjedhja është Nr. 4 (Koalicioni Euroatlantik)

Nga dr. Eljan Kasa

Në një kohë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, qytetarët përballen me një zgjedhje thelbësore: të mbeten peng i të shkuarës apo të ecin përpara drejt një Shqipërie europiane, të lirë dhe demokratike.

Koalicioni Euroatlantik, i udhëhequr nga Lulzim Basha, ofron një alternativë të qartë dhe të qëndrueshme për të gjithë ata që besojnë në vlerat euroatlantike dhe në një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Përse të Zgjedhim Koalicionin Euroatlantik në fletën e votimit??

Angazhim për integrimin Europian dhe Aleancat Strategjike. Koalicioni Euroatlantik është i përkushtuar ndaj rrugës së integrimit europian të Shqipërisë dhe forcimit të marrëdhënieve me aleatët tanë strategjikë.
Luftë e vendosur kundër korrupsionit. Duke mbështetur institucionet e drejtësisë dhe duke promovuar transparencën, koalicioni synon të çrrënjosë korrupsionin që ka penguar zhvillimin e vendit.
Fokus në mirëqenien e qytetarëve. Programi i koalicionit përfshin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe mbështetjen për familjet dhe të rinjtë.
Qeverisje me integritet dhe përgjegjësi. Me një ekip të përkushtuar dhe me përvojë, Koalicioni Euroatlantik synon të ofrojë një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme, në shërbim të qytetarëve.

Në këtë moment vendimtar, është koha për të bërë një zgjedhje që reflekton shpresën për një të ardhme më të mirë.
Votoni për një Shqipëri me dinjitet dhe drejtësi.
Për një Shqipëri që ecën përpara, për një të ardhme europiane.

Në 11 maj duhet kuptuar që vota nuk është vetëm e drejtë, por edhe përgjegjësi!

Nga Ardi Stefa

Në 11 maj shqiptarët kudo që ndodhen, brenda apo jashtë, duhet të votojnë të lirë, të pa intimiduar, në mënyrë demokratike dhe duke respektuar Kodin Zgjedhor.

Personalisht besoj dhe mbështes fuqimisht SPAK-un dhe BKH në rolin e tyre parandalues dhe hetimin e krimeve të mundshme zgjedhore.

Në 11 maj duhet të zgjedhim që të shpejtojmë pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të ardhmen tonë Euroatlantike…

Në 11 maj duhet të votojmë për mbështetjen, forcimin e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi.

Në 11 maj 2025 duhet të votojmë për përmirësimin e jetës sonë.

Në 11 maj duhet të marrin ndëshkimin e madh me votën popullore, establishmenti, ata individë e parti politike që janë kundër SPAK e Reformës në Drejtësi.

Në 11 maj duhen ndëshkuar masivisht me votë pazaret në kurriz të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre.

Në 11 Maj duhet të ndëshkohen me votë ata politikanë e parti politike, që kanë 35 vite që luajnë me ëndrrat, idealet, të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë; ata politikanë, që lobojnë me para korrupsioni, që na mbajnë peng të interesave personale, që financohen e mbështeten direkt apo indirekt nga qarqe antiperëndimore e antishqiptare.