19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Donald Trump habit me deklaratën: Nëse Kamala Harris fiton, Lufta e Tretë Botërore është praktikisht e garantuar

Pas xhamit antiplumb, Donald Trump nisi një sulm të ashpër ndaj rivales së tij, Kamala Harris.

 

Manjati republikan, kandidat për t’u rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë, i cili zgjodhi të mbajë një fjalim në shtetin kyç të Karolinës së Veriut, argumentoi edhe një herë se zëvendëspresidentja demokrate i përket “të majtës radikale”, duke thënë se miliona vende pune do të shkatërrohen “menjëherë” në rast të fitores së saj.

Ai bëri edhe një deklaratë të papritur, duke thënë se nëse Kamala Harris fiton në nëntor, praktikisht Lufta e Tretë Botërore është e garantuar.

“Në të gjithë botën, kundërshtarët tanë e dinin se nuk mund ta merrnin Amerikën si të mirëqenë kur unë isha kreu i forcave të armatosura”, vazhdoi Trump. Por “nëse shoqja Kamala fiton në nëntor, është praktikisht e sigurt se Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë,” shtoi ai.

Studimi/ Ekspërtët e alarmuar: Vdekjet nga i nxehti në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit

Vdekjet nga i nxehti në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, thotë një studim i fundit.

 

I ftohti vret më shumë njerëz në Evropë sesa i nxehti, dhe disa thonë se ndryshimet klimatike do të reduktojnë ato vdekje.

Por një studim i publikuar në revistën “Lancet Public Health”, ka gjetur se numri i vdekjeve mund të rritet sidomos te njerëzit e moshuar dhe më të cenueshëm ndaj temperaturave të rrezikshme.

Nëse bota arrin temperaturën katastrofike prej 3 ose 4 Celsius, studiuesit kanë thënë se rritja e numrit të vdekjeve nga i nxehti do ta tejkalojë atë nga i ftohti.

Studiuesit kanë theksuar se rezultatet sugjerojnë se ndryshimet klimatike mund të paraqesin “sfida të paprecedentë” për sistemet publike shëndetësore, veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit, raportoi The Guardian.

Inceneratori i Tiranës fundos financiarisht edhe Durrësin

Një fjalë e urtë popullore thotë se “kripa është e lirë në Durrës, por e ha qiraja rrugës.” Tani qytetarët e Durrësit po e provojnë vetë këtë. Sigurisht jo me kripën, por me plehrat.

Afera e dyfishtë e Eko Parkut në Porto Romano dhe Inceneratorit të Sharrës ka krijuar një situatë falimentuese në Bashkinë e Durrësit. Tani menaxhimi i mbetjeve po gllabëron gati një të tretin e buxhetit të bashkisë, një normë kjo tre herë më e lartë se sa mesatarja e bashkive të tjera të vendit.

Shifrat janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas KLSH, vitin e kaluar buxheti faktik i Bashkisë së Durrësit ishte 39.4 milionë euro gjithsej. Por 9.6 milionë euro nga këto shkuan për të financuar vetëm menaxhimin e mbetjeve. Në vitin 2022, shifrat ishin edhe më dramatike, pasi menaxhimi i mbetjeve mori 29.4 për qind të buxhetit total. Kjo është një nga normat më të larta në të gjitha qytetet e Europës dhe arsyeja është inceneratori i Tiranës.

Në vitin 2021, qeveria shqiptare mori vendim që të mbyllte landfillin e Porto Romanos, në të cilin depozitoheshin mbetjet e Durrësit, duke e detyruar qytetin bregedetar të Shqipërisë së Mesme, që t’i depozitonte mbetjet në landfillin e Sharrës. Sapo bashkia e Durrësit nisi të depozitonte mbetjet në Sharrë, kostot e këtij shërbimi u trefishuan menjëherë.

“Kështu nga 370 milionë lekë që ka shpenzuar në vitin 2020 për menaxhimin e mbetjeve, në vitin 2022 Bashkia e Durrësit shpenzoi 964 milionë lekë,” konstaton KLSH.

Rritja dramatike e kostove ka ardhur për shkak të dy zërave. Së pari, tarifës 29 euro për tonë që bashkia e Durrësit paguan tek koncesionari i inceneratorit për depozitimin e mbetjeve në Sharrë dhe së dyti për shkak të transportit të tyre nga Durrësi në Tiranë.

“Në vitin 2020 Bashkia Durrës ka shpenzuar vetëm 17 milionë lekë për transportin e mbetjeve urbane, pasi ato dërgoheshin në Porto Romano. Por në vitin 2022 ajo shpenzoi 151,2 milionë lekë për t’i transportuar mbetjet në Sharrë. Pra 9 herë më shumë,” vijojnë audituesit e KLSH-së.

Të dhënat tregojnë se nga 9.6 milionë euro në vit që Bashkia e Durrësit paguan për menaxhimin e mbetjeve, 4.5 milionë euro janë rezultat direkt i vendimit të qeverisë për ta detyruar atë që të depozitojë mbetjet në Sharrë. Pra, jo për shkak të rritjes së sasisë së mbetjeve që gjeneron Durrësi, as për shak të përmirësimit të këtij shërbimi, por thjesht dhe vetëm për shkak të inceneratorit.

Vendimi për ta detyruar Durrësin, që të depozitonte plehrat në Sharrë është shoqëruar me dyshime të mëdha për korrupsion që në momentet e para. Tani koha po u jep të drejtë. Në fiale, ky ishte një vendim që rriti biznesin e bandës së inceneratorëve, i hapi rruën aferës së Porto Romanos dhe u vodhi qytetarëve të Durrësit 4.5 milionë euro ccdo vit.

“Shqipëria e gjorë ka rënë në dorë të një përbindëshi”- Letra për Musine Kokalarin: Kur studioi jashtë, mbeti kabareve dhe fëlliqi botën me…

Vështrim mbi librin “Sonata e Hënës”, të Eglantina Mandisë

Musine Kokalari është figura më interesante dhe më tragjike midis shkrimtarëve të viteve ’30-të. Më interesante sepse, ndonëse jetoi në një periudhë jo shumë të favorshme, për zhvillimin e gruas intelektuale shqiptare, arriti të fitojë, për hir të talentit dhe kulturës së saj, admirimin e shumë dashamirësve e studiuesve të shquar të kulturës dhe kombit shqiptar, siç qe albanologu Maksimilian Lambertz, i cili shkruante: “Me dhuntinë e një talenti të gjithanshëm si ai i Kokalarit (duke i u referuar veprës se saj), është dhënë një tablo piktoreske e një gjuhe me ngjyra të gjalla të mrekullueshme”. Ndërsa Talavini, mbasi vlerëson stilin dhe gjuhën e veprës së saj, konkludon: “Mund t’ju them se, ju jeni bërë e njohur prej kohësh, si një zë krejt i veçantë”

Kështu u vlerësua Musinea, edhe nga personalitete të tjera, brenda e jashtë vendit. Figura e saj u bë edhe me tragjikja, sepse iu desh të përjetojë dhimbje të padurueshme, tortura të paimagjinueshme, izolimin dhe vetminë vrastare e, megjithatë, u ngrit mbi këto stoike e u bë simbol i pastërtisë, ndershmërisë, forcës morale të gruas shqiptare.

Jeta e Musinesë ishte shumë e shkurtër, po të numërosh çastet e pakta të lumturisë që provoi dhe shume e gjate, po te kujtosh ankthet, vuajtjet, mundimet, që përjetoi deri në fund të jetës. Pikërisht për këto arsye, shkrimtarja Eglantina Mandia, e njohur nga publiku për romanet tregimet, publicistikën, ku me mjaft ngrohtësi, krijoi portrete interesante të grave pjesëmarrëse në lëvizjen për liri e pavarësi (1878-1939). Në vijim të kësaj pune të suksesshme, shkruajti edhe biografinë e letrarizuar të Musine Kokalarit, me titull “Sonata e Hënës”.

Si letrare, Eglantina Mandinë e tërheq njeriu, personaliteti mendjendritur i shkrimtares së re, që kërkonte me këmbëngulje të vërtetën e jetës, për ta bërë thelbin artistik të veprës së saj. Atë e intereson talenti artistik i njëzetvjeçares, e cila që në skicat e para të botuara, zbulon qartë intuitën krijuese, spontanitetin, dashurinë për njeriun e veçanërisht për gruan shqiptare.

“MUZA”, pseudonimi i Kokalarit, që në shkrimet e saj të para, zbulon idetë e veprave të ardhshme, idealet e një shkrimtareje që priret drejt hapësirës dhe emancipimit të shoqërisë së ardhshme shqiptare.…! Dhe pikërisht tani, vjen midis nesh me këtë botim të Eglantina Mandisë, si një premtim i realizuar, si një dhuratë e shumëpritur, ajo grua fisnike, që nuk rreshti gjatë gjithë jetës së ëndërruari dhe shpresuari për popullin e saj.

Jeta e Musine Kokalarit, kësaj intelektualeje të shquar e martire, jep mundësi për të trajtuar vepra interesante, por u desh këmbëngulja në zbulimin e trajtimin e dokumentacionit, simpatia dhe interesi për këtë figurë, talenti i Eglantina Mandisë, si një gjurmuese e palodhur, pasioni i saj, që shkrimtarja të na japë një vepër sa dinjitoze, aq edhe të frymëzuar.

Ja shkurt disa nga meritat e saj:

Eglantina Mandia arriti të grumbullojë një material të pasur faktik, që konsiston në trashëgimin letrar të botuar të Musinesë, në dorëshkrimet, të cilat ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit, në dëshmitë e bashkëmoshatarëve dhe bashkëpunëtorëve të saj, në botimet vlerësuese, në shtypin e kohës, si Lasgush Poradeci, Sotir Kolea, etj.

Këtë material faktik, autorja e zgjodhi, e seleksionoi me kujdes dhe na krijoi përmes tij, atmosferën shoqërore dhe politike, që zotëronte në Shqipëri në ditët e vështira që po kalonte kombi ynë, në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe vitet e para të vendosjes se regjimit totalitar të diktatorit Enver Hoxha.

“I gjithë populli po përjetonte ditë të vështira, por si thonë fjalës, dinim ç’kishim provuar në vorbullën e luftës që përfshiu gjithë botën, po nuk e dinim se ç’fat na priste në të ardhmen”.

Sa kuptimplotë është dokumenti autentik, letra e shkruar nga Mumtaz Kokalari, vëllai i Musinesë, në vigjilje të çlirimit të Tiranës, ku ai, si një vizionar, parashikon dhe trembet nga e keqja që po i vjen Shqipërisë; “nga bashtua i Gjirokastrës”, Enver Hoxha.

“Fatkeqësia e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, – shkruan ai, – është se ka rënë në dorë të një njeriu përbindësh, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar e kur, qe jashtë për studime, nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj., fëlliqi botën me borxhe. Ne intelektualet gjirokastritë, i a dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë”! (Nxjerrë nga gazeta “Luftëtari i Lirisë”, 27 Nëntor, 1994).

Ky parashikim u vërtetua. Pa mëshirë u goditën, u vranë e u burgosën shokët e tij të fëmijërisë, të rinisë, të studimeve, që ia njihnin jetën intime, dy vëllezërit Kokalari, Dr. Enver Sazani, Ing. Sulo Klosi, Sabiha Kasimati, shumë të tjerë.

Dhe Musinea pagoi haraçin e intelektualëve të papërthyeshëm. Ndryshe nuk ka si të kuptohet ajo hakmarrje e zezë, cinike, çnjerëzore, ai persekutim 40 vjeçar. Burgim, internim, izolim, survejim i plotë, vetëm e vetëm që të mos shkruante, që truri t’i mpihej, që jeta t’i tretej në vetminë e plotë.

Po aq autentik, është edhe dokumenti tjetër, fletë nga korrespondenca e Musine Kokalarit, me drejtorinë e spitalit onkologjik, tri letra të shkruara në periudhën tetor-dhjetor 1981, ku Musinea kërkon vetëm kaq, të zbatohet data e parashikuar nga komisioni mjekësor, për operimin e saj. Të lejohej të shtrohet në spital pasdite, sepse në Tiranë, nuk ka ku të rrijë dhe nuk mund t’i përballojë shpenzimet e hotelit. Letra që mbeten pa përgjigje.

…Dhe shkrimtarja Eglantina Mandia, vetëm me këto tri letra, me të vërtetën që rrezatojnë ato për mos interesimin që u tregua ndaj Musinesë nga “mjekësia falas”, e regjimit komunist të asaj kohe, sjell pa komente në epilog fundin tragjik të kësaj martireje.

Këto e të tjera dëshmi, i shërbejnë autores të japë të plotë figurën e Musinesë, si intelektuale e kompletuar, patriote sypatrembur, idealiste, largpamëse, mbledhëse e pasionuar e folklorit dhe shkrimtare e talentuar, përfaqësuese e denjë e së resë shqiptare, që po merrte pjesë, ndonëse me gjysëm zëri, në jetën kulturore e shoqërore shqiptare të viteve ’30-të.

Duke u mbështetur në rrëfime të shoqeve të saj dhe bashkëvuajtëseve, në ditarin intim të vetë Musinesë, të momenteve më tronditëse të jetës, shkrimtarja Mandia, zbulon me mjeshtëri botën e pasur shpirtërore të Musinesë: çiltërsinë prej fëmije, butësinë prej femre, krenarinë dhe forcën e karakterit, cilësi që i dhanë mundësi të përballojë, gjithë stuhitë e jetës. Është meritë e Mandisë, që na zbuloi anë shumë të qenësishme të karakterit të saj.

Ndonëse një grua në dukje shumë e brishtë, ajo përballoi me një forcë të admirueshme karakteri, të gjitha kobet që i ranë mbi krye, duke ruajtur të papërlyer shpirtin e saj, duke mos bërë asnjë lëshim në rrugën e zgjedhur. Me aftësi, autorja thur materialin autentik me trillimin. Kjo vepër është një biografi e letrarizuar;

Mandia rrëfen për një jetë të jetuar me shumë ëndrra, shumë dashuri (mbi të gjitha për atdheun dhe popullin), shumë brenga e shumë vuajtje, duke qëndruar mbi të vërtetën historike, por duke e pasuruar me ndërhyrjet e saj me takt, pa e deformuar këtë të vërtetë.

Ata që e kanë njohur Musinenë, e gjejnë, pas leximit të këtij libri, ashtu siç qe; ata që s’e kanë njohur, e gjejnë ashtu siç do ta donin. Në “Sonata e Hënës”, të bie në sy një stil i larmishëm, që autorja e ka përshtatur në vartësi me momentet e jetës së Musinesë.

Nga lirizmi i frymëzuar, plot dritë i viteve të fëmijërisë, kalohet në analizën e imtë të kërkimeve plot mëdyshje dhe ankthe të heroinës, në përpjekjet e saj për të gjetur të vërtetat e në vitet e universitet; më tej, në një stil konçiz lakonik, të prerë, ku më tepër flet dokumenti për ato momente vendimtare, ku ajo e cakton pozicionin e saj politik midis atyre, që mendojnë e luftojnë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Dhe në fund, një grua fatkeqe, që më kot u ndesh me trazitë e jetës, në epilogun tragjik të veprës. Për figura aq tragjike e njerëzore si Musine Kokalari, është nder e detyrë të shkruhet. Eglantina Mandia ka meritën, ta ketë realizuar këtë peng nderi, me frymëzim e dashuri. Memorie.alNga Drita Siliqi

Fluori mbi masën e rekomanduar ndikon tek inteligjenca e fëmijëve

Një raport i qeverisë amerikane del në përfundimin se fluori në ujin e pijshëm, në masën mbi dyfishin e kufirit të rekomanduar, ndikon tek një koeficient më i ulët i zgjuarsisë tek fëmijët. Provimi i inteligjencës njihen shkurtimisht si IQ.

 

Raporti i bazuar në një analizë të hulumtimeve të publikuara më parë, shënon rastin e parë që një agjenci federale ka përcaktuar “me besim të moderuar” se ekziston një lidhje midis niveleve të larta të ekspozimit ndaj fluorit në ujin e pijshëm dhe IQ më të ulët tek fëmijët.

Ndonëse raporti nuk ishte hartuar vetëm për të vlerësuar efektet shëndetësore të fluorit në ujin e pijshëm, rezultati tregon rrezikun e mundshëm neurologjik nga nivelet e larta të fluorit.

Fluori forcon dhëmbët dhe lufton prishjen e tyre duke zëvendësuar mineralet e humbura, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Shteteve të Bashkuara. Shtimi i niveleve të ulëta të fluorit në ujin e pijshëm është konsideruar prej kohësh si një nga arritjet më të mëdha të shëndetit publik të shekullit të kaluar.

Dr. Ashley Malin është hulumtuese në Universitetin e Floridës e cila ka studiuar ndikimin e niveleve të larta të fluorit tek gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre. Ajo thotë se ky është raporti më rigoroz i këtij lloji.

Raporti i shumëpritur, i publikuar të mërkurën, është hartuar nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë, pjesë e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Raporti që përmbledh studimet e kryera në Kanada, Kinë, Indi, Iran, Pakistan dhe Meksikë, del në përfundimin se pirja e ujit që përmban më shumë se 1.5 miligramë fluor për lirët ka lidhje me koeficientin më të ulët të zgjuarsisë tek fëmijët.

Disa nga studimet e shqyrtuara në raport sugjerojë se fëmijët që kishin ekspozime më të larta ndaj fluorit morën 2 deri 5 pikë më pak në provimin e inteligjencës që njihet si IQ.

Zyrtarët federalë të shëndetësisë rekomanduan në vitin 2015 që uji i pijshëm të kishte një nivel prej 0.7 miligramë fluor për litër. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk duhet tejkaluar kufiri prej 1.5 miligramë fluorin për litër ujë.

Sipas raportit, rreth 0.6% e popullsisë amerikane ose rreth 1.9 milion njerëz konsumojnë ujë me përmbajtje natyrale fluori në masën prej 1.5 miligramë ose më shumë për një litër uji.

“Gjetjet nga ky raport shtrojnë pyetjet se si mund të mbrohen këta njerëz”, thotë hulumtuesja Ashley Malin me Universitetin e Floridës.

Raporti prej 324 faqesh nuk jep konkluzione në lidhje me rreziqet e niveleve më të ulëta të fluorit, duke thënë se nevojiten më shumë studime. Raporti nuk trajton ndikimin e fluorit të tepër tek të rriturit.

Shoqata Amerikane Dentare, e cila e mbështet fluoridimin e ujit, i ka kritikuar variantet e mëparshme të analizës së re dhe hulumtimet e Dr. Ashley Malin. Shoqata tha se ekspertët e saj ende po shqyrtonin raportin.

Fluori është mineral që ekziston natyrshëm në ujë dhe tokë. Rreth 80 vjet më parë, shkencëtarët gjetën se njerëzit që konsumonin ujë me nivele të larta natyrale fluori, gjithashtu kishin dhëmbë më të shëndetshëm, duke nxitur përpjekjet për përdorimin e mineralit për një shëndet më të mirë dentar./VOA

Pas vizitave në vendet e rajonit, kreu i CIA-s, William Burns mbërrin në Presidencën e Kosovës

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është parë duke hyrë në ndërtesën e Presidencës së Kosovës më 22 gusht.

Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit.

Paraprakisht, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në Kosovë. Radio Evropa e Lirë nuk mori konfirmim as nga Presidenca e Kosovës, e as nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Por, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë mesditën e së enjtes e fotografoi aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e Prishtinës.

Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd. Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës, sipas ueb-faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar.

Gazetarët e REL-it po ashtu kanë parë një autokolonë duke u larguar nga zona “VIP” e aeroportit “Adem Jashari” drejt Prishtinës.

Kjo autokolonë është përcjellë nga makina të Policisë së Kosovës.

Në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

Siç tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i Qeverisë amerikane, i cili foli në kushte anonimiteti, arsyeja e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë, ndër të tjera ishte edhe për shkak të retorikës dhe veprimeve shqetësuese separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe Qeverisë së këtij entiteti.

Ndërkaq, më 21 gusht shkoi në Beograd, por kjo vizitë nuk u konfirmua dhe as u mohua nga zyrtarët në Serbi dhe Shtetet e Bashkuara.

Vizita e Burnsit në rajon vjen në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

SHBA-ja dhe shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare kanë kritikuar disa vendime dhe veprime të ndërmarra së fundi nga Qeveria e Kurtit, që janë konsideruar si “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara”.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar Qeverisë Kurti që të rikthehet në “angazhim konstruktiv dhe të ngushtë” me Uashingtonin, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, teksa Uashingtoni po ashtu po kërkon që institucionet e Kosovës të mos e hapin për qarkullim urën mbi lumin Ibër, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.

Vizita e shefit të CIA-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për ish-komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, mund të jetë për shkak se “Rusia po bën një luftë hibride në Ballkanin Perëndimor”.

“Rreziku më i madh i konfliktit është në Bosnje dhe Hercegovinë, përmes Republikës Sërpska, dhe në veri të Kosovës. Vizita e zyrtarëve të lartë në këtë rajon tregon se ata kanë informacione të mjaftueshme për përpjekjet ruse – përmes satelitit të saj, Serbisë – se kjo pjesë e Evropës është në rrezik të një konflikti të mundshëm… dhe është e sigurt që kanë ardhur këtu për t’i dhënë rekomandimet e tyre”, tha Kastrati më 21 gusht.

Burns është ish-ambasador i SHBA-së në Rusi. Ai është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ai është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Ai u emërua nga presidenti Biden në postin e drejtorit të CIA-s në janar të vitit 2021./REL

Shefi i CIA-s në Kosovë? Avioni ushtarak amerikan shihet në zonën VIP të aeroportit të Prishtinës (FOTO)

Mesditën e 22 gushtit, një avion i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, është parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

 

Ambasada amerikane në Prishtinë nuk i është përgjigjur pyetjes nëse Burns po viziton Kosovën. Përgjigje për Radion Evropa e Lirë për këtë çështje nuk dhanë as nga Presidenca e Kosovës, e as nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Avioni i ushtrisë amerikane u fotografua i ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e Prishtinës.

Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd. Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës, sipas ueb-faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar.

“Kemi gjithë javën pa internet”, gazetarja denoncon kompaninë Tring: Askush nuk vjen ta shohë

Gazetarja Ola Xama ka denoncuar kompaninë Tring në një postim në rrjetet sociale, pasi sipas saj prej pothuajse një jave i është ndërprerë shërbimi i internetit, edhe pse paguan rregullisht kontratën. Ajo shkruan se edhe pse kanë telefonuar disa herë kompaninë, duke iu shprehur shqetësimin e tyre, asnjë punonjës nuk ka shkuar për të parë në terren problematikën, ndërsa punonjëset përmes telefonit i thonë se mund të ndërpresë kontratën, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për problematikën e krijuar.

Postimi i gazetares:

Që në fillim të javës interneti nuk punon.

Kemi 3 ditë që marrim në telefon kompaninë Tring të cilën e paguajmë prej 12 vjetësh për të sjellë shërbimin e internetit. Përgjigjja e vetme që marrim është “do t’iu sjellim dikë”, por askush nuk vjen.

Dje madje i thamë që nëse nuk sjellin dikë, do të ndërpresim kontratën e shërbimit. “Ndërpriteni” u përgjigj e qetë punonjësja e kompanisë.

Sot po vrisnim mendjen mos njohim njeri te Tringu që të na sjellë internetin. Pastaj kujtohem që në fakt, unë paguaj këtë firmë të më sjellë internet dhe nuk ka përse të kërkoj mik!

Kompania paguhet prej afro 1 jave për internetin që nuk më sjell. Dhe kur kjo ndodh, pra kur paguan dhe askush nuk trembet, do të thotë që nuk funksionon asnjë hallkë e rregullatorit. Ndaj privati nuk ka frikë dhe punonjësi kalon turnin duke thënë “do të sjell dikë”.

Të vetmit që humbim jemi ne, sepse përveç internetit paguajmë dhe një institucion që duhet të na mbrojë nga abuzimi siç është AKEP, por që nuk është shqetësuar kurrë për konsumatorët. Rastet se si ky autoritet ka vepruar për të mbrojtur aktorët e tregut në vend të qytetarëve janë të panumërta.

“Spiunia” ruse kërkon punë në Shqipëri

Më 21 gusht 2022, e gjithë vëmendja do të shkonte në qytetin e Gramshit të Shqipërisë, ku rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikail Zorin si dhe ukrainasi Fedir Alpatov do të përplaseshin me ushtarët shqiptarë.

Prokuroria shqiptare i akuzoi për spiunazh dhe pretendoi se treshja kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informacione ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare, ndërsa një vit pas ngjarjes, Timofeeva dhe Alpatov do të dilnin nga burgu për t’u ndjekur në gjendje të lirë, ndërsa 23-vjeçari Mikali Zorin vijon ende masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Svetlana Timofeeva thotë se prej një viti jeton në Shqipëri pa asnjë lloj dokumenti dhe për këtë fakt veprimet e saj janë shumë të kufizuara.

Ajo thotë se ka kërkuar leje pune, e cila nuk është miratuar nga gjykata.

“Unë jetoj në Shqipëri pa dokumente, duhet të shkoj në komisariat një herë në muaj, t’i them që jam akoma këtu dhe po pres. Kërkova leje për të punuar përmes gjykatës, për të marrë dokumentet, thjesht për të bërë diçka zyrtarisht në Shqipëri, por gjykata nuk më dha leje. Unë po përdor kursimet e mia, por ato nuk janë të pakufizuara. Unë nuk mund të vazhdoj kështu. Kam kërkuar të punoj në turizëm, të promovoj Shqipërinë, të jem guidë, të bëj diçka këtu, por askush nuk më lejon.” – tha Timofeeva.

Lana i thotë gazetarit Xhensil Shkëmbi se jeta në Shqipëri është e mërzitshme për të edhe pse nuk ka hequr dorë nga hobi i saj, vizita në vendet e braktisura dhe eksplorimi i natyrës.

“Është pak e mërzitshme sepse është një vend i vogël, veçanërisht kur je i papunë. Kam vizituar pothuajse çdo cep të Shqipërisë. Kam vizituar gjithçka, vende të braktisura, kam qenë në ishuj, parqe, pothuajse kudo.” – tha Svetlana.

Lana Sator, siç e ka emrin blogu i saj, ka një kërkesë për autoritetet shqiptare.

“Dua që ata të dëgjojnë nga unë që dua të filloj punë, dua që të më kushtojnë vëmendje, të shohin që unë kam mundësinë të jetoj këtu dhe të promovoj turizmin, dikush duhet të jetë përgjegjës për kërkesën time. Unë jetoj pa dokumente pas një viti sapo kam dalë nga burgu, nuk kam sigurim, nuk mund të përdor bankën, nuk mund të marr as remitanca me ëestern Union. Por një ditë mund të mbarojnë paratë, çfarë do të bëj?” – tha ajo më tej.

Euronews Albania ka kontaktuar me prokurorin e çështjes Kreshnik Ajazi, i cili deklaroi se shtetases ruse i sekuestrohen dokumentet për masën e sigurisë “ndalim jashtë vendit”, por Svetlana Timofeeva i është dorëzuar një dokument që mundëson veprimtarinë e saj në shtetin shqiptar në çdo vend. institucioni./ Euronews

Donald Trump mban tubimin e parë jashtë që pas atentatit, mbrohet me xham antiplumb

Kandidati republikan për president, Donald Trump, e ka mbajtur tubimin e parë jashtë që nga atentati ndaj tij në Pennsylvania, dhe një xham antiplumb është vënë te foltorja e tij për ta mbrojtur teksa ka folur në Karolinën e Veriut.

 

Shërbimi Sekret po ashtu ka qenë prezent përreth vendit ku u mbajt tubimi. Shërbimi ishte kritikuar ashpër pasi Trump ishte plagosur në vesh.

Trump për pak doli jashtë xhamit mbrojtës për të parë dikë në turmë që nuk po ndihej mirë dhe agjentët e Shërbimit Sekret u panë të viheshin në lëvizje.

Kandidati per president foli për sigurinë kombëtare, duke përmendur qasjen e presidentit Joe Biden ndaj Ukrainës dhe tërheqjen e trupave nga Afganistani.