13.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Basha publikon videon e Dumanit për amnistinë: Thelbi i pazarit është që Rama të mbajë pushtetin, ndërsa Berisha të vijojë teatrin

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka publikuar një video nga deklarimi i kreut të SPAK, Altin Dumani ditën e sotme në Kuvend, ku shprehej se nga amnistia e votaur në parlament nga 117 deputetë, përfituan dhe të dënuar nga GJKKO.

Duke iu referuar kësaj, Basha thotë se kushdo që kishte një dyshim për pazarin Rama-Berisha kundër drejtësisë, tanimë e ka me fakte.

Në postimin e tij në facebok, ai më tej shkruan se pazari po vazhdon me sabotimin e reformës zgjedhore, me vulën dhe me goditjen e SPAK, që sipas Bashës e gjitha bëhet që Rama të rri në pushtet dhe Berisha të vazhdojë teatrin.

Postimi i plotë i Bashës:

Kushdo që kishte ndonjë dyshim për pazarin Rama-Berisha kundër drejtësisë, tanimë, i ka me fakte.

117 persona të dënuar ose në ndjekje penale për korrupsion nga SPAK/ GJKKO përfituan nga amnistia Rama-Berisha.
40 persona të dënuar për korrupsion u liruan.
65 të dënuar për korrupsion përfituan zbritje dënimi.
12 persona u përjashtuan nga ndjekja penale për korrupsion.

Pazari i nisur me amnistinë vazhdoi me sabotimin e Reformës Zgjedhore, me vulën dhe vijon me goditjen ndaj SPAK-ut.

Thelbi i marrëvshjes është që Rama të mbaj pushtetin, ndërsa Berisha të vijojë teatrin, gjasme, opozitar.

Dumani nxjerr zbuluar Manjën dhe Gaz Bardhin/ Ja sa të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia

Gjatë raportit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, duket se ka nxjerr zbuluar marrëveshjen e realizuar nëpërmjet Ulsi Manjës dhe Gazment Bardhit për amnistinë penale, të cilët u betuan dhe u stërbetuan se nuk do të përfitonte askush prej të dënuarve për korrupsion nga GJKKO-ja.

Edhe pse në atë periudhë, PD e drejtuar nga Basha shprehu shumë herë shqetësimin për atë marrëveshje si një goditje që i bëhej drejtësisë së re, SPAK dhe GJKKO, palët e përfshira në atë pazar e mohuan shumë herë një gjë të tillë.

Koha e solli sot, që kreu i institucionit të SPAK-ut, Altin Dumani, të hedhë dritë përfundimisht mbi atë marrëveshje dhe sa përfituan nga pazari Manja-Bardhi lidhur me amnistinë penale.

Gjatë fjalës së tij kreu i SPAK-ut, Dumani, u shpreh:

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është në të drejtën e tij të miratojë amnistinë dhe kështu ka vepruar. Ajo që dua të them është që nga ky ligj kanë përfituar subjekte të cilët janë dënuar nga Gjykata e Posaçme. Për shembull, dyzet persona kanë përfituar përjashtimin nga dënimi, 65 persona kanë përfituar nga zbritja e dënimit, sipas nenit 5 të ligjit 33/04.”

Kjo deklaratë e Altin Dumanit i jep përfundimisht fund spekulimeve dhe nxjerr në pah të vërtetën e pazarit Manja-Bardhi, të cilët nëpërmjet votës për amnistinë penale synuan t’i çonin një mesazh kreut të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO-së lidhur me të korruptuarit e të dyja palëve, që nëse prokuroria dhe gjykata i dënon, politika nëpërmjet pazarit dhe marrëveshjes i liron.

Halli familjar i Berishës si hall edhe i PS-së

Nga Desada Metaj

Në mënyrë krejt të palogjikshme dhe të jashtëligjshme për më shumë se 4 orë kreu i SPAK Dumani u përball me deklaratat politike të deputetëve të PD që në bazë të rregullores së Kuvendit duhet të pyesnin sot kreun e Prokurorisë së Posaçme për raportin e punës të vitit 2023.

Halli familjar i Sali Berishës dhe i disa deputetëve të PD që janë nën hetim pasuror nga SPAK, ishte sot dhe halli i PS, deputetëve dhe drejtueses së seancës plenare. Kjo u pa qartë kur katandisja e deputetëve të PD me pyetje banale, detaje hetimore dhe halle personale madje dhe kërcënuese ndaj shefit të SPAK gjeti hapësirën dhe miratimin në heshtje nga mazhoranca.

Kush deputet nuk e di që kreu i prokurorisë së çdo niveli nuk mund të japë përgjigje për një çështje nën hetim? Kush deputet nuk e ka kuptuar që çështjet e SPAK janë në proces që kërkon kohë dhe hapësirë për shkak të personave të përfshirë? Kush ligjvënës nuk e ka kuptuar që tashmë ish zv kryeministër, ish ministra apo kryetarë bashkie janë nën hetim apo pas hekurave? Jam e bindur që të gjithë edhe pse shumica me formim bazik e dinë këtë. Por interesi nuk ua do të sillen si deputet. Bullizim, denigrim dhe kërcënim, kjo ishte gjuha e deputetëve të opozitës me qeshjen nën zë të mazhorancës.

Në asnjë nen të rregullores nuk është shkruar që raportimi i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme duhet pasuar me pyetje disa orëshe të hallexhinjve të Kuvendit. Ermonela Felaj që drejtonte sot seancën si rrallëherë gjeti mirëkuptim me kolegët e PD dhe bashkë me ta shijoi gjatë deklarimet politike dhe karshillëkun me të bërtitura që Albana Vokshi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe të tjerë në kor dhe sinkron i bënë Altin Dumanit. Madje dhe gjuhën kërcënuese të Bujar Leskajt e kaloi pa vëmendje.

Altin Dumani ishte sot në parlament për të raportuar për veprimtarinë e SPAK në vitin 2023. As për të treguar sekrete hetimore, as për të folur për dosje të veçanta, madje as për të treguar ku ndodhen hetimet për Sali Berishën, familjen biologjike dhe politike të tij. Nuk ishte as për të shuar kuriozitetin për banalitetet dhe thashethemet që qarkullojnë brenda “elitës” politike dhe të biznesit.

Të lejosh që kreu i SPAK të përballet me demagogjinë e Sali Berishës, duke i dhënë hapsirë retorikës politikës përballë drejtesisë do të thotë që i trembesh SPAK po aq sa ata që sot me fjalimet e tyre treguan frikë dhe inat me prokurorine e posaçme. PS dhe PD nuk kanë nevojë të na tregojnë se njëra është më pak e keqe se tjetra, se njëra ka hajdutë më të sofistikuar e tjetra më banalë. Mjafton skena e sotme, ku fytyrat e majmura të deputetëve të PS ishin sinkron me hakërrimet e opozitarëve pazarxhinj.

Nje institucion ku beson mbi 70% e shqiptarëve, bullizohet, denigrohet dhe kërcënohet në shkelje të ligjit dhe me shkeljen e syrit nga mazhoranca. Sepse frika nga SPAK i ka bërë bashkë. Dhe kur frika bën bashkë një klasë të tërë politike, asgjë e mirë nuk e pret një vend të zhytur në korrupsion.

Për fat të keq të shqiptarëve sigurisht.

Përfshirja e punonjësve të policisë së shtetit në krim? Altin Dumani ngre shqetësimin: Në 3 vite pune të SPAK janë proceduar penalisht 69 efektivë

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka ngritur në Kuvend shqetësimin e përfshirjes së punonjësve të policisë së shtetit në krim.

Sipas drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në 3 vite punë të SPAK janë proceduar 69 punonjës policie.

“Është shqetësim që jemi përpjekur ta adresojmë te policia e shtetit tek Ministria e brendshme duke komunikuar e shkëmbyer edhe informacione e të dhëna se si mund të përmirësojnë bashkëpunimin e të shtyjmë më para hetimet tona”, tha ai.

Altin Dumani: Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit është konstant dhe shumë i mirë.

Kemi komunikim institucional të përditshëm, punonjës të policisë së shtetit janë të angazhuar në hetimet tona të përditshme sepse hetimet të vetëm nuk i bëjmë dot, përdorim edhe oficerët e policisë gjyqësore të policisë së shtetit që kanë rolin e tyre në hetimin e çështjes.

Pyetja ka lidhje me një deklaratë time lidhur me një shqetësim timin lidhur numrin e punonjësve të policisë se shtetit të përfshirë në krim ku kam përmendur nja rreth 69 punonjës policie që në 3 vite pune të SPAK janë proceduar penalisht, është shqetësim që jemi përpjekur ta adresojmë te policia e shtetit tek Ministria e brendshme duke komunikuar e shkëmbyer edhe informacione e të dhëna se si mund të përmirësojnë bashkëpunimin e të shtyjmë më para hetimet tona

“Supozohet se unë kam vdekur”- Donald Trump shfaqet me veshin e fashuar: Mjeku e quajti mrekulli, më tha se…

Donald Trump ka folur sërish për atentatin, duke thënë se ai “supozohej të kishte vdekur”, ndërsa e quajtur tentativën për vrasje si një “përvojë surreale”.

 

“Unë nuk supozohet të jem këtu, supozohet të kem vdekur”, tha Trump, duke folur për Neë York Post ndërsa ishte rrugës për në Milëaukee për Konventën Kombëtare Republikane.

Trump mbante një fashë të bardhë që mbulonte veshin e tij të djathtë, por ndihmësit e tij nuk lejuan të merrej asnjë fotografi, tha Post.

“Mjeku në spital tha se ai kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ai e quajti atë një mrekulli”, shtoi Trump.

Ai tha se nuk do të ishte nëse nuk do ta kthente kokën pak djathtas për të lexuar një tabelë për emigrantët e paligjshëm. Në atë çast, ajo që do të kishte qenë një e shtënë vrasëse, në vend të kësaj i gërvishti një pjesë të vogël të veshit.

Trump tha se ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e larguan atë nga skena, ai donte të vazhdonte të fliste me mbështetësit, por agjentët i thanë se nuk ishte e sigurt dhe ata duhej ta çonin në spital.

Djersiteni tepër? Ja disa prej sëmundjeve që e shkaktojnë dhe si ta “luftoni” përmes trejtimeve në shtëpi

Djersitja si çdo proces që kryen organizmi është gjithashtu shumë normale dhe e nevojshme për trupin.

 

 

Dihet që gjatë stinës së nxehtë trupi djersit më shpejt dhe më shumë, për shkak të përballjes me temperaturat e larta.

Në shumë raste kjo është diçka normale që ndihmon nxjerrjen e toksinave jashtë trupit.

Gjithsesi edhe ky proces nëse fillon e ndodh vazhdimisht, përveçse i dëmshëm mund të kthehet në një bezdisje të madhe.

Shenjat më të vogla të djersës fillojnë e duken mbi rroba, duke krijuar një ndjenjë parehatie të vazhdueshme.

Ka disa shkaqe mjekësore përveç vapës së tepërt se përse trupi reagon në këtë mënyrë.

Në këtë artikull AgroWeb.org, ju tregon disa prej tyre dhe se çfarë simbolizojnë ato në shëndetin e trupit.

Tiroidja hiperaktive

Kur tiroidja e mbi prodhon hormonin e saj, metabolizmi juaj fillon e përshpejton proceset e tij.

Në këtë mënyrë ju filloni dhe djersitni pa pushim, prandaj nëse ndjeni djersitje të mëdha pa shkak faji mund të jetë i tiroides.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike të zemrës apo mushkërive mund të bëhen shkak për djersitjen e tepërt.

Kjo sepse trupi ka vështirësi në funksionimin normal të tij, duke krijuar kështu faza djersitje të mëdha.

Hiperhidroza

Një nga diagnozat më të zakonshme kundër djersitjes së tepërt është hiperhidroza.

Një çrregullim që shkakton mbiprodhim të djersës dhe aktivizon gjëndrat e djersitjes.

Në botë rreth 15 milion njerëz vuajnë nga hiperhidroza.

Njerëzit e prekur nga kjo sëmundjet kanë sasi të mëdha djerse zakonisht në duar, këmbë dhe fytyrë.

Ushqimet e duhura

Një nga mënyrat më të mira për të shmangur këto probleme sipas mjekëve është stili i jetesës dhe konkretisht të ushqyerit.

Kjo këshillë vjen krahas trajtimeve mjekësore, ilaçeve apo kurave të ndryshme të cilat janë individuale në çdo rast.

Perimet

Mund të zgjidhni të gjitha perimet jeshile dhe të pasura me ujë pasi mbajnë trupin të hidratuar dhe bëjnë që metabolizmi të funksionojë më qetë.

Ndër të zgjidhni lakrat, spinaq, brokoli, patëllxhanët apo lulelakrat.

Kalciumi

Ushqimet me kalcium janë gjithashtu një metodë e mirë për të mbajtur djersën larg.

Të pasura me këtë proteinë janë kryesisht prodhimet e bulmetit, pra qumështi dhe djathi me nënproduktet e tyre.

Kalciumi ndihmon në rregullimin e temperaturës së brendshme të trupit dhe për rrjedhojë edhe me djersitjen e tepërt.

Vaji i ullirit

Edhe vaji i ullirit funksionon si një mënyrë e mirë për të rregulluar temperaturën e trupit dhe për të qetësuar metabolizmin.

Ndaj vendoseni të parin në listën e ushqimeve dhe vajrave tuaj të preferuar.

Bananet

Bananet e pasura me kalium kanë elektrolite që ndihmojnë organizmin të vetë hidratohet.

Gjithashtu edhe sasitë e mëdha të magnezit që përmban ndihmon në qetësimin e trupit dhe tretjes.

“Vrasjet janë më të shpeshta në…”- Kreu i SPAK tregon qytetet ku janë aktive grupet kriminale! Dumani në Kuvend: Ja si pastrohen paratë në vendin tonë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në Kuvend ka treguar qytetet ku janë më aktive grupet kriminale në vend, teksa u shpreh se vrasjet janë më të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.

 

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se në kryeqytet dhe qytete të tjera bregdetare grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave.

“Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja.

Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëve është një problem në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë.

Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.

Në Fushë-Krujë është e pranishme tregtia e armëve, lëndëve shpërthyese, por dhe makinave të vjedhura të cilat shërbejnë si mjete për kryerjen e vrasjeve”, tha Altin Dumani.

Kreu i SPAK tregoi se paratë pastrohen përmes investimit në prona të luajtshme dhe të paluajtshme, si edhe përmes depozitimit të parave në llogari bankare të shoqërive tregtare apo të afërmve të tyre.

“Sa i përket pastrimit të parave investimet në prona të luajtshme dhe pa paluajtshme janë mënyrat kryesore në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë, dhe zona turistike.

Një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen nëllogari bankare në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve.

Kemi pasur edhe një rast të një organizate ndërkombëtare kriminale që synonte pastrimin e parave nëpërmjet skemave të sofistikuara në Shqipëri, por autoritetet e zbatimit të ligjit bashkëvepruan dhe u bë e mundur sekuestrimi kësaj shume parash dhe procedimi penal ndaj disa prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal”, theksoi drejtuesi i SPAK.

U gjet i dhunuar në mes të rrugës nga kalimtarët, përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42 vjeçarit

Gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit nga Bilishti, Rigels Kaso, është përkeqësuar. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se Kaso ndodhet i intubuar për shkak të plagëve të shumta në kokë dhe trup.

Mjekët kanë vendosur ta fusin në intubim në sallën e reanimacionit pasi gjendja e tij është kritike për jetën. Kaso u gjet këtë mëngjes nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë. Policia nuk ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen dhe ende nuk dihet asgjë për autorin apo autorët.

Rigels Kaso ka kryer studimet e larta në Itali, në Universitetin e Palermos dhe prej vitesh punon si inxhiner Telekomunikacioni.

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njoftoi më herët Policia e Tiranës.

Rasti i rëndë ndaj Trump dhe demokracia amerikane

NGA ALBAN DACI

 

Pa dyshime që rasti i atentatit ndaj Trump është shumë i rëndë dhe është i dënueshëm nga të gjithë qoftë për faktin se ai është ish President dhe kandidat për president, por edhe sikur të ishte qytetar i thjeshtë! Historia e SHBA ose e demokracisë amerikane është një histori e gjatë e betejave mes dhunës e disfatës!

Në fakt Demokracia nuk është një çmim që një shoqëri e gjen falas apo për meritë, por është një përplasje e vazhdueshme mes idesh e shpesh herë këto beteja kalojnë në versionin ekstrem!

Një ngjarje e rëndë ndaj Trump do të hap diskutime të mëdha për një periudhë të gjatë ku sigurisht teoritë konspirative do të gjejnë vend për diskutim! Megjithatë, shoqëria amerikane është një shoqëri kryesisht e dhunshme ose një ndër shoqëritë më të dhunshme në Botë e kjo kuptohet duke konceptuar se si e shikojnë ata të drejtën e armës!

Në fakt kjo nuk lidhet me interpretimin e të drejtave të njeriut, por lidhen me idenë e demokracisë qe qytetarët duhet te jenë të armatosur per te mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e tyre kur pushtet bëhej i dhunshëm dhe autoritarë!

Mendoj se reagimi i atij të riut që ishte autori i atentatit ndaj Trump, bën pjesë tek llogjika që kanë qytetarët amerikan në historinë e tyre të qasjes ndaj drejtësisë, demokracisë dhe pushtetit!

Megjithatë, për fat të keq historia amerikane ka pasur edhe ngjarje më të rënda siç është ajo e Lincoln, vëllezërit Kennedy, Martin Luterking, atentati ndaj Regan, ai ndaj Malcolm e mjaft të tjerë! Reagimet ndaj rastit të Trump duke aluduar si një atentat ndaj shpëtimtarit të SHBA e sidomos kur e shikoj nga disa shqiptarë me bën të kuptojnë se nuk e njohin fare historinë e SHBA e flasin sikur e sillen sikur të ishin militant ndaj nje lideri shqiptar!

Disa e aludojnë atentatin më gjuhën e ashpër e stilin e lidershipit karakteristik që ka Trump! As kjo nuk qëndron, sepse nëse shikojmë të kaluarën Vëllezërit Kennedy dhe po ashtu Martin Luterking ishin njerëzit më popullor!

Shtetasit amerikan nuk reagojnë për shkak të gjuhës që përdor një lider, sepse dhuna është pjesë e historisë së tyre demokratike! Amerikanët reagojnë vetëm për qëndrime apo për kauza që i quajnë të patolerueshme! Reagimet e qytetarëve mund të jenë kolektive apo edhe individuale! Rasti i Trump mund të jetë i ngjashëm me atë ndaj Lincoln, por për fatin e mirë nuk pati të njëjtin përfundim!

Si do të ishte historia amerikane nëse atentati ndaj Trump do të kishte një fund tragjik? Këtë nuk di të them, por themelet e demokracisë amerikane do të ishin njësoj! A do të jetë Trump si më parë? Nuk besoj! Ngjarja do të jetë një moment i thellë reflektimi edhe ndaj vetë Trump e reagimet e menjëhershme të bëra nga ai besoj bëjnë pjesë tek ngarkesa traumatike dhe emocionale! A është fitues i sigurt Trump pas kësaj ngjarjeje? Ndoshta do të jetë fitues për shkak se ka një kundërshtar të dobët, por vetë atentati do të ketë fare pak ndikim tek fitorja apo humbja e Trump!

Ka dyshime se mund të arratiset, Drejtoria e Burgjeve refuzon shoqërimin e Dritan Dajtit në gjykatë, avokati: Keni në dispozicion 6 mijë policë rendi

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka refuzuar të shoqërojë në Gjykatën e Elbasanit Dritan Dajtin, pasi ka dyshime të bazuar në informacione se ai mund të arratiset.

 

Avokati i Dajtit, sot në Gjykatën e Elbasanit ku mbahet seanca në lidhje me kërkesën e tij për lirim nga qelia me pretendimin se ka përfunduar dënimin, është shprehur se mos realizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është jo normale, pasi aktualisht janë 3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Shqipëri.

“3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Republikën e Shqipërisë, nuk shoqërojnë dot në gjykate një të dënuar. Ndërkohë që tek e njëjta gjykatë, në vitet ‘99-‘00. Janë gjykuar në praninë e tyre në salle. Bëhet fjalë për banda të viteve ‘97”, u shpreh ai sipas Neës24.

Seanca e mëparshme u shty për shkak se nuk u arrit të mundësohej lidhje online, për këtë shkak edhe seanca e sotme do të zhvillohet me video konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit.