12.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Joe Biden dënon atentatin ndaj Donald Trump: Nuk mund të lejojmë të ndodhin gjëra të tilla, është e pabesueshme që…

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se “të gjithë duhet ta dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.

 

Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve Trump “është mirë”. Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit.

“Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla. Ideja se mund të ndodhë një dhunë e këtij lloji në Amerikë është e pabesueshme”.

Presidenti Biden, tha se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit. “Unë kam mendimin tim, por nuk kam fakte,” u tha ai gazetarëve, duke u zotuar të se do të japë informacione shtesë kur t’i marrë ato.

Presidenti foli nga qyteti bregdetar Rehoboth i shtetit Delauerë, ku po kalonte fundjavën.

Biden mori “informacionin fillestar” nga këshilltarët e tij pas të shtënave dhe më pas mblodhi zyrtarët e sigurisë për një përditësim më të detajuar nga Kimberly Cheatle, drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas dhe këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë, Liz Sherwood-Randall.

Pas incidentit, fushata e Biden tha se po ndalte të gjitha mesazhet për përkrahësit e tij dhe se do të tërhiqte të gjitha reklamat televizive. Nënpresidentja Kamala Harris tha në një deklaratë se edhe ajo ishte informuar, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj “ndjehen të lehtësuar” që Trump nuk ishte lënduar rëndë.

“Ne lutemi për të, familjen e tij dhe të gjithë ata që janë lënduar dhe prekur nga ky sulm i pakuptimtë,” tha ajo.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Presidenti Biden do të niset nga shtëpia e tij e plazhit në Rehoboth për në Uashington mbrëmjen e së shtunës.

Shënjestra ishin dy motra që jetonin me qira, detaje nga shpërthimi me tritol në Elbasan! Kush është personi që u plagos aksidentalisht, ndodhet në gjendje kritike (EMRI)

Të tjera detaje janë zbardhur nga shpërthimi me eksploziv në derën e një banesë në Elbasan, ku për pasojë mbeti i plagosur një 26-vjeçar, i cili jetonte në banesën ngjitur ku ndodhi shpërthimi.

 

Sipas News24, i plagosur në gjendje të rëndë është Enea Themollari, 26 vjeç, i cili është transportuar  në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte.

Sipas policisë dyshohet se objekt i atentatit ishin dy motra që jetonin me qira në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59 vjeçari.

“Rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë.

Minjtë paralajmërojnë Termetin!

Nga Azgan Haklaj

Mes retorikash e kriticizmash sa dashkeqe po aq dhe mediokre që prej kohësh sponsorizohen e qarkullojnë pa doganë Lulzim Basha dje në një ditë të nxehtë freskoi mendjet e të paqartëve në menyrë shterruese.
Në fakt këtë e ka thenë e materializuar me veprime të qarta polike që kur largoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së por për ata që më shumë vlen zhurma e klithma verbale sesa vendimet e guximshme në kohën e duhur duket se janë të pa mjaftueshme.
Basha foli qartë e saktë dje se mbeshtetja nga SHBA dhe aleatët nuk është një profit individual për tu përvetësuar por një suport për Shqiperinë dhe demokracinë ndaj le të
heshtin ata “snajperistë politikë” që guxojnë ti bëjnë pyetje publike Bashës:
Ku e ke Amerikën?!
Basha hapur e mes rreshtash ju pergjigj atyre “skeptikëve” se Amerika dhe principet e saj demokratike janë në vetë qenien e tij dhe te demokrateve euroatlantikë te cilëve do t’ju prijë pa asnjë mëdyshjr e dilemë kundër trekëndëshit të Bermudës e vendosjes se rregullave të qarta e principeve të pluralizmit, votës së lirë e rotacionit politik demokratik të shumëpritur në vendin tonë.
Vërejtjes tjetër “miqësore” publike nga ish-bashkëpunëtorë (që maten me gishtat që ka njëra dorë) se përse Basha nuk është sa duhet i eger me kundërshtarët politikë unë do ti përgjigjem pa hezitim, por dhe pa autorizim:
Lulzim Basha është modeli i parë i vërtet i liderit politik qytetar në 34 vite.
Nëse ata gjykojnë se po të operosh e notosh në një pellg ku ka bretkosa që në kor këndojnë këngën e tyre duhet te adaptohesh e t’ju bashkohesh, gabojnë!Lulzim Basha duket qartë se nga geni e kultiviteti njerëzor e intelektual nuk mund të përfshihet në këtë skenë tragjikomike që mashtroi e tradhëtoi demokratët 34 vite me radhë.
Pikërisht këto cilësi që trembën dhe bashkuan establishmentin e vjetër në një luftë të përbashkët kundër Lulzim Bashës duke investuar një arsenal të tërë financiar, mediatiko-propagandistik deri në konsipracione të paprincipta ndërkombëtare si rasti McGonigal për ta linçuar e përzënë nga skena politike.
Menduan se e arritën kur si hordhitë e Turgut Pashës e sulmuan ne Selinë e vet në PD.
Menduan se e larguan kur investuan e zhgarravitën një vendim gjyqsor absurd të pagëzuar “karikatura juridike Zhukri”.
Thanë se e demotivuan, atrofizuan dhe përçanë kur hyri në lojë Balluku me akrabatë në Gjykatën e Apelit duke bërë grabitjen e radhës përtej logjikës juridike.
Por gabuan…biles rendë.
Koha e afërt do ta tregojë …ndoshta akoma pa kaluar ky i nxehtë përvëlues.
Basha me thjeshtësi e modesti diplomatike e tha qartë dje.
Nuk ka dorëzim.
Nuk ka tërheqje.
Tërheqjen nuk ta imponojnë disfatistët që ëndrrat i shohin me vulë e ofiqe.
Ata jane Sanço Pançot e demokracisë.
Lulzim Basha është misionar i euroatlantizmit, i cili është skeleti i ekzistencës së demokrattëve.
Lulzim Basha është lidershipi i duhur për kristalizimin përfundimtar dhe implrmentimin e doktrinës konsevatore, larg retorikave populiste, gjuhës se dhunës dhe “revolucioneve”.
Ndaj mos gaboni.
Prisni termet.
Termeti është i vetmi fenomen që nuk të paralajmëron…por ka gjithësesi një sinjal, një
veçori:
Të parët që e ndjejnë termetin janë minjtë….!

Dr. Alfred Nona: Sëmundja që po i merr jetën të rinjve para prindërve

Sëmundshmëria tek të rinjtë është rritur, veçanërisht prekja nga sëmundjet e zemrës. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Vlerësim dhe Matje të Shëndetit, vlerësohet se për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare. Kardiologu Alfred Nona në një intervistë për “Shëndet plus” tregon se shkaktarët kryesor të sëmundjeve kardiovaskulare në moshë të re mbeten: abuzimi me duhanin, alkoolin, drogën si dhe jeta sedentare.

Doktor, statistikat dhe studimet e fundit kombëtare dhe ndërkombëtare flasin për një rritje progresive të sëmundjeve të zemrës tek moshat e reja, kryesisht në Shqipëri. Nisur dhe nga praktika juaj e përditshme e punës, sa i mbështesni këto të dhëna?

Sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare mund të themi se në përgjithësi prekin moshat mbi 50 vjeç tek meshkujt dhe mbi 55-60 vjeç tek femrat. Por, kohët e fundit kemi të prekur edhe në mosha të reja. Unë mund të flas për statistika personale, nga praktika e përditshme e punës, dhe mund të them se sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri janë gati 5 deri në 10 vjet më përpara sesa vendet perëndimore, duke u krahasuar përshembull me Italinë.

Përse kjo rritje më e lartë në Shqipëri sesa në vendet e Evropës Perëndimore?

Stili i jetesës është shkaku kryesor. Pas viteve ‘90 ka filluar një ndryshim i mënyrës së jetesës dhe aktiviteti fizik ka ardhur gjithmonë në rënie.

Shkaqe të tjera janë, jeta sedentare, obeziteti si dhe abuzohet shumë me faktorët e riskut. Në Shqipëri, abuzohet shumë me pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit, në këtë kategori hyn edhe përdorimi i drogërave. Vendi ynë, paradoksalisht, dhe pse është një vend i varfër, ka një përdorim të shtuar të drogërave të forta tek grupmoshat e reja.

Pra, duhanpirja e theksuar, sedentariteti i viteve të fundit, obeziteti mbi mesataren e vendeve perëndimore, përdorimi i alkoolit dhe drogës janë faktorët që me probabilitet të lartë kanë ndikim në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës tek mosha më të reja, krahasuar me brezin e prindërve tanë apo krahasuar me vendet perëndimore.

Këto të fundit kanë bërë politika të rëndësishme për shëndetin publik (mjafton të përmendim luftën që i bëhet duhanpirjes apo promovimit që i bëhet sportit në përgjithësi etj).

Mund ta themi me bindjen më të plotë se nëse do të vazhdojmë me këtë mënyrë jetese do arrijmë në një pikë që do të jetojnë më tepër prindërit sesa fëmijët e tyre. Deri në këto vite jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve është 78 vjeç dhe kjo falë dietës mesdhetare që bazohet tek frutat, perimet, vaji i ullirit, pak yndyrna shtazore dhe drithërat. Mjafton të themi se në SHBA ka një jetëgjatësi prej 78 vjet e tetë muaj. Pra, praktikisht njëlloj me ne, edhe pse kanë një mjekësi shumë herë më të avancuar). Por, kohët e fundit vihet re një shmangie nga dieta e shëndetshme mesdhetare dhe kemi kaluar në konsumim të fortë të yndyrnave shtazore. Formula e një zemre të shëndetshme është të ushqehemi varfër në yndyrna, kripëra dhe sheqerna.

Thatë që Shqipëria është 5-10 vjet përpara sa i takon sëmundjeve të zemrës. Çfarë nënkupton konkretisht kjo?

Pra, siç e thashë këtu abuzohet shumë me faktorët e riskut që bazën e kanë tek sedentarieti, obeziteti, duhanpirja, të cilët në fund të fundit rrisin faktorët e riskut klasik të zemrës, pra, hipertensionin arterial, diabetin, hiperkolesteroleminë etj., duke u finalizuar në sëmundjen e enëve të gjakut dhe këto të fundit në sindromën koronare akute apo infarktin e zemrës. Një tjetër faktor që ne duhet ta përmendim është edhe konsumi i kripës në sasi më të larta sesa normat e lejuara, që janë 6-8 gr në ditë. Kripa ka një lidhje direkte me tensionin e lartë. Duke u rritur prevalenca dhe incidenca e hipertensionit arterial, shtohet edhe rreziku i sëmundjeve të zemrës edhe në mosha të reja.

Nëse i referoheni eksperiencës personale, keni vërejtur një rritje konkrete të rasteve me sëmundje të zemrës tek moshat e reja?

Sa i përket eksperiencës time mund të them se kemi pasur raste me infarkte edhe në moshën 27 apo 29 vjeçare. Në praktikën e përditshme të punës, gjithashtu konstatoj raste gjithmonë edhe më të shpeshta në moshat 30 apo 40 vjeçare.

Përveç faktorëve të riskut që ju përmendët, a ka shkaqe të tjera që ndikojnë në rritjen e numrit të të prekurve? Cilat janë ato?

Sa i përket shkaqeve të tjera që nuk janë arteriosklerotike, theksoj që janë shtuar vitet e fundit, pra shkaqe që nuk kanë të bëjnë me sedentarietetin, obezitetin, diabetin, tensionin, duhanpirjen apo kolesterolin e rritur. Mund të jenë patologji të ndryshme morfofunksionale apo çrregullime elektrike të zemrës që falë një diagnostikimi gjithmonë edhe më të saktë në Shqipëri, mund të japin përshtypjen e një prevalence apo incidence të shtuar, por e vërteta është që evidentohen më tepër kohët e fundit. Këtu përfshihen të gjitha ato sëmundje që mund të shkaktojnë edhe arrest kardiak. Pra, një ndalje të menjëhershme të zemrës. Përmendim këtu displazinë aritmogjene të ventrikulit të djathtë, sindromën e Brugadës, sindromën e QT së shkurtër, kardiomiopatinë hipertrofike, sindromën e Ëolf Parkinson Ëhite etj. Këto sëmundje që përmenda prekin kryesisht të rinjtë.

Rol tjetër për rritjen e numrit të rasteve tek të rinjtë kanë edhe sëmundjet e lindura apo kongenitale edhe këto vetëm për faktin së në Shqipëri kanë filluar të diagnostikohen më tepër dhe jo se janë shtuar raste të reja. Po ashtu incidencat (rastet e reja) me malformime të zemrës janë 8 apo 10 fëmijë në 1000 lindje, shifër kjo konstante në kohë. Këto malformime kardiake mund të arrijnë deri në moshë madhore pa u identifikuar më parë dhe të diagnostikohen vetëm tek të rriturit, pasi fillojnë të shprehen simptomat.

Po sa i përket sensibilizimit për sëmundjet kardiovaskulare?

Sensibilizimi këto vitet e fundit për sëmundjet kardiovaskulare në veçanti ka ndodhur apo po ndodh më tepër tek moshat e reja, dhe kjo është shpresëdhënëse, sepse janë ata që përdorin me tepër internetin apo rrugë të tjera dhe marrin informacione për patologji të ndryshme. Mund te themi qe ka një përmirësim të kulturës mjekësore në Shqi

“Demokratët Euroatlantikë do të jenë në zgjedhje”/ Basha shpërndan videon: Gara se kush është më pak i korruptuar, Rama apo Berisha, nuk është zgjidhje për shqiptarët

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka ndarë një video nga bashkëbisedimi me të rinjtë, në të cilën ai komenton vendimin e vulës dhe hapat që do të ndjekin pas vendimmarrjes së Këshillit Kombëtar.

Sipas Bashës gara e ardhshme elektorale nuk mund të zhvillohet nën sloganin se kush është më pak i korruptuar, Rama apo Berisha, por duhet të ketë një alternativë që tejkalon kryeministrin dhe ish-kryeministrin. Ndër të tjerat Basha thekson se demokratët euroatlantikë do të jenë në zgjedhje me ofertën dhe ekipin e tyre.

Fjala e Bashës:

Nga ana ligjore ky është një vendim katastrofë. Është sikur t’ju vijë dikush në shtëpi t’ju thotë, çohuni se kjo nuk është shtëpia juaj, është shtëpia ime dhe nuk ke të drejtë as të ankohesh në Gjykatë. Dhe pikërisht, në rradhë të parë, për të mos pranuar padrejtësinë dhe në rradhë të dytë, për të mos pranuar që Sistemi i Drejtësisë t’i kthehet rrugëve të vjetra, do të bëjmë apelin, do ta çojmë në Gjykatë të Lartë. Do ta çojmë në çdo shkallë të Drejtësisë, deri në Strasburg. Sepse nuk mund të pranojmë, që padrejtësia të kthehet në normë në këtë vend.

Bëhen gati t’i servirin shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme, pyetjen: Kush është më pak i korruptuar, Edi Rama, apo Sali Berisha? A është kjo pyetja që zgjidh hallet e shqiptarëve?

Ndërkohë, tjetri është i përcaktuar non grata Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe. Është aktualisht në arrest shtëpie dhe hetim për korrupsion. Është përjashtuar me vendimin tim. Dhe ti nga mëngjesi deri në darkë, çohesh me obsesionin e Sali Berishës. Në fakt, duhet të shkojmë te qytetarët me një ofertë politike. Nëqoftëse identiteti jonë është anti-berishizmi atëherë më vjen keq, por duhet të përgatiten për një fund simetrik. Ça do të thotë kjo? Që në momentin kur të mos ketë më berishizëm, nuk ka më Parti Demokratike Euroatlantike?

Nuk jemi fraksion i Berishës. Madje, as nuk e pranojmë Berishën për fraksion. Rrugët tona janë ndarë njëherë e mirë. Asgjë s’ka ndryshuar.

Demokratët euroatlantikë patjetër do të jenë në zgjedhje. Kjo alternative do të jetë para shqiptarëve. Alternativa që mos të zgjedhim më kryeministrin, apo ish-kryeministrin, por të zgjedhim një rrugë të re për vendin, do të jetë para shqiptarëve.

Protestë

Nga Pashk Ndoci

Perse PD ka zaptuar sheshet gjithmonë dhe zgjedhjet nuk i ka fituar kurrë mbas vitit 1992?
Demokratët do të mbahen mend për numrin e madh të protestave opozitare të zhvilluara, nga ana tjetër historia i ka ndëshkuar, kur kemi fituar, edhe atëherë me ndihmen e të majtëve, Metes, Xhuvelit, Rames dhe shkermoqjes së brendshme të PS. Justifikime ka plot per humbjet e PD, por arsye kryesore është devijimi nga e djathta reale dhe ndërtimi i një PD-je me program të djathtë, por me njerëz të majtë sa per karrige dhe luftes ndaj eksponenteve të djathtë. Pra kemi aderuar në një parti që ka qënë fallco në organizim të strukturave, në demokracinë e brendshme dhe në programin e saj!

Partia Demokratike e ka filluar betejen e saj në Sheshin Skenderbej me rrëzimin e statujes së diktatorit komunist dhe nuk u nda nga Sheshi Skenderbej per 33 vite. I takonte ta mbante ketë staturë sepse aty u promovua liria dhe pluralizmi. Nëse shikojmë sot çfarë ka ndodhur per keto 33 vite, PD është një misionare e dështuar. Dikush do të thotë se kemi fituar në vitin 2005, por nuk është e vertetë, ne morem 70 mandate ku njëri prej tyre ishte ai i Luan Skuqit i dhuruar nga Edi Rama, i cili futi kandidat socialist përballë po kandidatit socialist që mundësoi PD të fitojë në një zonë që fitonte xhaketa e një të majti.

Protestat e PD kanë qënë gjithnjë me një motiv dhe slogan publik, por gjithnjë ato kanë patur nga mbrapa një qëllim tjeter. Është shumë gjatë të analizojmë çdo protestë, prandaj po merremi me ketë të fundit, e cila u nis me kerkesen per lirimin e liderit opozitar, u korigjua me kerkesat ndaj Edi Rames per qeveri teknike dhe per rotacionin politik. Kush nuk do ti donte keto dy kerkesat e fundit? Por populli nuk i besoi keto edhe sepse jane kerkesa absurde, por edhe sepse ky popull është mësuar me mashtrimet e PD dhe nuk doli masivisht në protestë.

Cila ishte arsyeja kryesore e kësaj proteste?

Së pari, ka të bëjë me betejen e brëndshme brënda PD, të tregojë se kjo parti ka kryetar Sali Berishen dhe mos të harxhojnë frymë grupi Gaz Bardhit apo Jorides. Nga ana tjeter është një presion që u bëhet ndjekësve euroatlantik të Lulzim Bashes që t’i lëkundë ata në qëndrimet e tyre, një betejë që duan ta fitojnë pa kosto, ti marrin ata demokratë si “delet” e humbura…
Së dyti, dhe që është më e rëndësishmja, kjo protestë ka të bëjë me presionin ndaj drejtësisë dhe ndaj SPAK, u tha atyre që të mos guxojnë të veprojnë ndaj SB, IM, dhe gjithë kupoles së korruptuar të Partisë Demokratike e deri në bazë, por kryesisht ndaj këtyre të parëve. Kjo është shumë e rëndë, nuk e di se kush mundet ta besojë se PD vjen në pushtet duke bërë presion ndaj drejtësisë?
Pra edhe kesaj herë, demokratët e gjorë u perdoren per qellime të mbrapshta, fatkeqësisht…
Sa më shumë të vonojë drejtësia, aq më shumë është Edi Rama në pushtet. Kjo dyshe qeveri – opozitë kanë mbyllur rrugët per krijimin e një poli të ri opozitar, të gjitha metodat do ti perdorin që të mos krijohet. Rruga e vetme është një lëvizje antiestablishment, edhe se unë personalisht i perkas sadopak establishmentit moral!

Krahasimi me Europën, paga minimale në Shqipëri 6 herë më e ulët se në Gjermani

Pagat minimale në Evropë: Si krahasohen Shqipëria me të gjithë vendet e tjera të kontinentit?

Përqindja e punënjësve që marrin pagë minimale është më e lartë se 10% në shumicën e vendeve në të gjithë Europën.

Ky vit shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës në vendet anëtare të BE-së, por edhe për vendet kandidate ku bën pjesë Shqipëria, sepse direktiva e re e BE-së për pagat minimale duhet të hyjë në ligj deri më 15 nëntor të këtij viti.

Nuk ka ende një pagë minimale në 5 vende të BE-së. Njëzet e dy nga 27 shtetet anëtare të BE-së kanë një pagë minimale kombëtare. Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë ende një pagë minimale me ligj. Qipro prezantoi një në fillim të vitit të kaluar.

Midis 10 vendeve kandidate potenciale, tetë vende kanë një pagë minimale kombëtare. Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina kanë të gjitha një, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova jo.

Vendet Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) të Norvegjisë, Zvicrës dhe Islandës nuk kanë një pagë minimale kombëtare.
Pagat minimale për vendet e BE-së ndryshojnë shumë, me pagat minimale mujore bruto që aktualisht variojnë nga 477 Euro në Bullgari në 2,571 Euro në muaj në Luksemburg.

SHIFRA E DITËS: Krahasimi me Europën, paga minimale në
Paga minimale është më shumë se 2,000 Euro në Luksemburg, Irlandë, Holandë dhe Gjermani, ndërsa për Francën një e tillë është 1,767 Euro dhe 1,323 Euro për Spanjën.

Paga minimale është nën 1000 euro në 14 nga 22 shtetet anëtare ku ka një pagë minimale kombëtare.
Shifra varion nga 360 euro në Maqedoninë e Veriut deri në 613 euro në Turqi midis vendeve kandidate dhe kandidate potenciale. Në Shqipëri paga minimale është vlerësuar më 1 janar të këtij viti nga Eurostat në 385 Euro (40 mijë lekë të reja) me kursin e vitit të kaluar të këmbimit.

Bullgaria (477 €) ka një pagë minimale më të ulët se Turqia, Serbia dhe Mali i Zi, të cilat të gjitha janë vende kandidate.

SHIFRA E DITËS: Krahasimi me Europën, paga minimale në
Analiza sipas PPS, Shqipëria e fundit

Ndryshimet në pagat minimale janë dukshëm më të vogla në standardin e fuqisë blerëse (PPS), i cili ofron një krahasim më të drejtë.
PPS është një “njësi e monedhës artificiale” e përcaktuar nga Eurostat, bazuar në diferencat e nivelit të çmimeve midis vendeve. Një njësi PPS mund të blejë teorikisht të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend, pra, është fuqia reale blerëse. Për shembull një gjerman me paratë që merr në Gjermani, PPS tregon vlerën reale nëse i shpenzon në çdo vend tjetër paratë.

Paga minimale, e rregulluar për PPS, aktualisht varion nga 542 Euro në Shqipëri (më u ulëta) në 1,883 Euro në Gjermani (më e larta).
Përveç Gjermanisë, kjo shifër ishte mbi 1250 euro në Luksemburg, Holandë, Belgjikë, Francë, Irlandë, Poloni, Slloveni dhe Spanjë.

Çekia, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Bullgaria shënuan pagën minimale më të ulët në PSS midis vendeve të BE-së me një pagë minimale në PPS nën 1,000 euro.
Disa vende kandidate si Turqia, Serbia dhe Mali i Zi kishin nivele më të larta pagash se vendet e BE-së si Estonia, Letonia dhe Bullgaria, por shifra mbetet nën 1,000 euro për të gjitha vendet kandidate dhe kandidate potenciale, për të cilat ka të dhëna.

Pensionistë të kursyer, politikanë të shfrenuar

Si do të ndikojë në ekonominë botërore brezi kursimtar “baby boomer”? Ata po kursejnë si kurrë më parë. Por edhe kjo mund të mos i ulë normat e interesit

Perëndimorët e brezit “baby boomer” (siç quhen ata njerëz të lindur në vitet 1946-1964), janë brezi më i pasur që ka jetuar ndonjëherë, por nuk shpenzojnë si të tillë. Sipas raportimeve të ndryshme, të moshuarit po ruajnë para mënjanë, shkruan The Economist.

Shkaqet për këtë janë të shumta: zgjatja e periudhës së jetës të kaluar si pensionist, nevoja për të ruajtur para për banimin në një azil, pasiguria e pashmangshme se për sa kohë do të jetojnë, si dhe dëshira për t’ua kaluar pasurinë fëmijëve.

Ndërsa në mesin e viteve 1990, amerikanët e moshës 65-74 vjeç po shpenzonin 10% më shumë se të ardhurat e tyre, që nga viti 2015, e njëjta grupmoshë është treguar kursimtare e madhe.

Vërejmë një gjendje të ngjashme në të gjitha shtetet e pasura të botës, nga Kanadaja në Japoni. Ky brez, që shpesh dallohet për lundrimet me kroçiere luksoze dhe pushimet në Château Margaux, duket se në fakt, është shumë dorështrënguar.

Kjo ka rëndësi sepse pensionistët janë aq të shumtë dhe të pasur, sa që sjellja e tyre mund të nxisë tregjet e kapitalit. Brezi “boomer” i Amerikës ka një vlerë neto prej 76 trilionë dollarësh, ose e barasvlefshme me mbi 1 milion dollarë për njeri.

Për dekada, kursimet e tyre për pension kanë ndihmuar në uljen e normave të interesit, të cilat në një periudhë afatgjatë, pritet të baraspeshojnë kursimet dhe investimet globalisht.

Por ekonomistët kishin hamendësuar se, me ardhjen e fundit të karrierës, brezi “boomer” do të hapte kuletat, duke përmbysur këtë prirje. Disa ekonomistë madje shqetësoheshin se pensionistët që do të likuidonin me shpejtësi asetet, mund të shkaktonin trazira në tregun e aseteve.

Nuk duket se ka pasur një përmbysje të tillë. Në një pamje të parë, kjo mbështet tezën se së shpejti, do të bien ndjeshëm normat e interesit, të cilat kanë qenë vazhdimisht të larta këtë vit ndërsa bankat qendrore kanë luftuar për të mposhtur inflacionin.

Në nivel global, pritet vazhdimi i plakjes së popullsisë dhe rritjes së kursimeve.

Një grup akademikësh vlerëson se trysnia për rënien e interesave, për shkak të ndryshimit demografik, po bëhet më e fortë, jo më e dobët me kalimin e viteve, për shkak të plakjes së popullsive në ekonomitë e mëdha si Kina, Japonia, Gjermania dhe, me kalimin e kohës, edhe India.

Problemi është se kursimi privat është vetëm një nga nxitësit e normave të interesit. Askush nuk do të ishte më i lehtësuar se qeveritë, nëse do të binin normat e interesit.

Por yield-et e bonove afatgjata janë të larta pjesërisht sepse financat e qeverive janë në një gjendje aq të keqe, saqë borxhet e tyre mund të shkatërrojnë “cunamin” e kursimeve.

Borxhet publike të Amerikës parashikohet të rriten përsëri sa gjysma e rritjes së ekonomisë, gjatë dekadës së ardhshme, duke arritur në 48 trilionë dollarë (sa 116% e PBB-së).

Buxhetet e një së tretës së vendeve të pasura, po shkojnë në një drejtim që është i paqëndrueshëm në planin afatgjatë.

Pjesërisht, huamarrja e tepërt reflekton rritjen e shpenzimeve qeveritare për të moshuarit, qoftë nëpërmjet shërbimeve të përgjithshme si kujdesi shëndetësor falas dhe pensionet, ose ndihmat e posaçme për pensionistët e varfër.

(Edhe pse brezi “boomer” mesatarisht është i pasur, të moshuarit në gjendje të vështirë ekonomike janë ende të shumtë në numër, në terma absolutë).

Huamarrja e tepërt ka ardhur gjithashtu nga nevoja e madhe për investime të gjelbra, për të eliminuar emetimet e karbonit, si dhe nga rritja e shpenzimeve për zhvendosjen e zinxhirëve të ndjeshëm të furnizimit dhe forcimin e mbrojtjes së vendeve.

FMN-ja parashikon se shtetet e pasura, do të kenë nevoja shtesë vjetore për shpenzime, prej 6-7% të PBB-së, deri në vitin 2030. Investimet më të larta të sektorit privat në ndjekjen e këtyre qëllimeve do të ndikojnë gjithashtu në baraspeshën midis kursimeve dhe investimeve, si dhe rritjen e shpenzimeve kapitale për Inteligjencën Artificiale.

Po bëhet gjithnjë e më e pamundur që kursimet, madje edhe ato të popullsisë së moshuar, të mund t’i financojnë të gjitha këto me një çmim të ulët, sidomos në një kohë kur qeveritë po kthehen në proteksioniste dhe po harxhojnë para me bollëk për politika joefikase industriale.

Dëshira globale për të investuar mund të tejkalojë kërkesën për të kursyer, madje edhe atë të brezit koprrac “baby boomer”./Monitor.al

Tre “stacione” ku shumica popullore opozitare firon në pakicë politike

Nga Preç Zogaj

Sondazhet periodike të “Euronews Albania“ dhe “Report TV” tregojnë se pakënaqësia e qytetarëve me qeverinë e Ramës luhatet mes 63-67 përqind.
Në pamje të parë, duke marrë marrë parasysh faktin se pakënaqësia konstante me shtrirje në kohë është potencialisht një votë opozitare, të krijiohet përshtypja se fitorja e opozitës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm është më e qartë se kurrë dhe po i buzeqesh asaj si llokum nga vitrina e zhvillimeve.

Të njëjtët sondazhe fotografojnë ndërkaq një pamje tjetër të shpërndarjes së parapëlqimeve apo votës për subjektet dhe krerët politikë të PD-së dhe aleatëve të saj. Të gjithë këta së bashku dalin më pak se PS dhe Rama.

Rama i ka votues, pra i çon në kuti ata 33-37 përqind që e mbështesin. Të cilët, falë abstenimeve, shkojnë tej dyzet e pesë përqindëshit në përllogaritjen e votës së përgjithshme në kuti. Opozita nuk i çon të vetët.
Sfida numër një e saj është ta çojë në kutitë e votimit, të pathërmuar, shumicën antiqeveritare. Një fjalë goje. E lehtë për ta thënë.

Jo vetëm sondazhet korente, por edhe tubimet si ky i fundit që duhet të celebronte marrjen e vulës dhe logos së PD-së nga Berisha, tregojnë se rruga për përmbushjen e kësaj sfide është e gjitha në ngjitje. Me shanse minimale për sukses nëse kjo opozitë qëndron kështu siç është sot.

Një pengesë e parë është lidershipi. Lidershipi është vetë alternativa. Krerët e harkut opozitar rreth Partisë Demokratike, duke filluar me Berishën e Metën e duke vazhduar me gjithë të tjetër janë po ata që kanë qenë prej dekadash, të provuar në majat e pushtetit disa herë. Berisha dha dorëheqjen në vitin 2013, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e atij viti. Por nuk iku. Qëndroi kryetar i kryetarit. “Për të fituar përmes një tjetri kësaj here”, siç ishte shprehja e një diplomati perëndimor. Ai hapi një zyrë paralele ku konkuronte kryetarin legal me konferencat e shtypit dhe me agjendën e takimeve të rëndësishme.

Ndërkombëtarët, duke e kuptuar të vërtetën e dualizmit në drejtimin e Partisë më të madhe opzitare, e gjenin te Berisha zgjidhjen e ngërçeve politike që krijonte kjo parti. Shembulli më domethënës është ai i zyrtarit të Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Lee në vitin 2017. Ai e negocioi te Berisha mbylljen e “çadrës së lirisë”, votimin nga PD të komisioneve parlamentare të reformës në drejtësi dhe shkuarjen e saj në zgjedhje. Vetë Berisha, duke folur për këtë takim pati deklaruar se negociatori amerikan përdori “metoda të avancuara”.

Mungesa e rrotacionit real në drejtim i ka ekspozuar PD dhe satelitët e saj si parti private-familjare të liderëve që nuk dinë të ikin. Si të tillë, këta krerë e kanë vënë popullin opozitar pas murit, ia kanë zënë kokën me derë: “Ose na voto sërish ne, ose vrit veten. Ne këtu jemi. Nuk humbim gjë”.

Pengesa tjetër, e dyta, ka lidhje me një kontradiktë në sjellje dhe artikulim për një çështje më ndjeshmëri të lartë publike. Që është shpresa popullore për të luftuar pandëshkueshërinë shumëvjeçare në sferat e larta; askush të mos ndjehet më mbi ligjin; kush ka abuzuar të përgjigjet para drejtësisë. Kjo shpresë ka marrë jetë e ushqehet nga investimi historik amerikan për ngritjen dhe funksionimin e drejtësisë së pavarur në Shqipëri e në veçanti nga hetimet gjithnjë e më intensive të SPAK.

Opozita e denoncon me të drejtë dhe me sukses shpeshherë korrupsionin kapilar të qeverisë. Nga ana tjetër sulmon me të gjitha bateritë institucionin që është ngarkuar me ligj të godasë dhe po e godet korrupsionin. Që është SPAK. Në rrafshin e impaktit publik kjo është një kontradiktë e madhe që e shumëzon me zero retorikën e saj kundër korrupsionit. SPAK gëzon e do të vazhdojë të gëzojë, nëse vazhdon përpara, mbështetjen e një shumice solide shqiptarësh ku ka shumë e shumë opozitarë që mezi kanë pritur t’i shohin para ligjit zyrtarët dhe ish zyrtarët e korruptuar. SPAK është emri i shpresës dhe besimit të tyre. Është naivitet i madh të mendohet se qytetarët do të zgjedhin me votë të kthehen te pandëshkueshëria e vjetër.

Thënë këto, askush nuk pret që krerët në hetim të opozitës të lavdërojnë SPAK-un. Por për akuzat që u ngrihen personalisht, ata duhet ta bëjnë betejën e tyre aty ku është vendi, në institucionet e drejtësisë.

Një pengesë e tretë nga renditja, por jo nga rëndësia, është tërheqja e zgjedhësve opozitarë në sprovën e padëshirueshme, madje turpëruese për t’i thyer hundët SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë që kanë të njëjtat qëndrime ndaj personave të sanksionuar prej tyre. Është fakt se Berisha ka plot mbështetës që nuk duan t’ja dinë për këtë. Por ata nuk janë e s’do të jenë ndonjëherë shumicë popullore që merr pushtetin. Ka me mijëra e mijëra demokratë e opozitarë që e refuzojnë principialisht sprovën e turpit të lartpërmendur.

Në të tre këto “stacione” (Pse tre e jo katër e pesë? mund të thotë ndokush), opozita e Berishës me aleatët e tij ka humbur e do vazhdojë të humbasë votues nga blloku i shumicës popullore antiqeveritare. Duke ndikuar automatikisht që pakica e Ramës të dalë në vend të parë në zgjedhje.
Shifrat janë pubike. Paralajmërimet janë dhënë. Berisha e di zgjidhjen e fitores. E ka vetë në dorë ta japë./Liberale.al

Nuk kanë më banorë, këto 5 bashki rrezikojnë të shkrihen

Tkurrja e popullisë që evidentoi censi i vitit 2023 ka vënë në rrezik ekzistencën e disa bashkive në vend. Të paktën 5 prej tyre kanë një rënie të ndjeshme të numrit të banorëve nën 5 mijë banorë, çka ka vënë në pikëpyetje nevojën për të qënë ende bashki.

Numrin më të ulët e ka bashkia Pustec në Qarkun e Korçës, me 1843 banorë, e ndjekur nga ajo e Libohovës në Qarkun Gjirokastër me 2765 banorë, Këlcyrës me 4400 banorë, Fushe-Arrësit me 4878 banorë dhe Konispoli me 4898 banorë.

Ndërsa nga 61 bashki që ka vendi, 9 të tjera kanë nën administrim një popullsi prej më pak se 10 mijë banorësh.

Për ekspertët kjo tkurrje e popullsisë që ka ardhur si rezultat i flukseve migratore, duhet të adresojë një sërë problemesh që lidhen me shërbimet.

Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie: Kjo tkurrje ka ardhur sa nga problemet ekonomike të tyre po ashtu edhe për të kërkuar një jetë më të mirë dhe janë kryesisht migratorë. Duhet parë se si ka shërbyer në tërësi shërbimet e këtyre minibashkive të vogla nëpër qarqet e ndryshme të vendit.

Sipas Gjokutajt, censi i 2023 ka nxjerrë nevojën edhe të një ndarje të re administrative.

Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie: Të shikohet ndarja e administrative për mbajtjen e qytetarëve pranë vendbanimeve te tyre për të bërë edhe njëherë politikat dhe për të riformatuar edhe njëherë atë që nxori censi.

Bashkitë të cilat kanë më pak se 10 mijë banorë janë Poliçani, Dropulli, Memaliaj, Përmeti, Tepelena, Kolonja, Puka, Delvina, Himara./Tv Klan